Dukati

Ambasadorja Yuri Kim thirrje shoqërisë civile nga Vlora: Kontribuoni për një demokraci më të fortë

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar sot një takim me një grup përfaqësuesish të shoqërisë civile, me të cilët ka diskutuar mbi zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Gjatë takimit në Vlorë, ambasadorja Kim i bëri thirrje shoqërisë civile që të nxisë të gjithë qytetarët të votojnë, veçanërisht të rinjtë, duke informuar votuesit për të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre, si edhe duke kontribuar për një shoqëri më të drejtë dhe demokraci më të fortë në Shqipëri.

“Gjatë vizitës së saj sot në Vlorë, Ambasadorja Kim u takua me një grup përfaqësuesish të shoqërisë civile për të dëgjuar pikëpamjet e tyre mbi zgjedhjet e ardhshme. Grupi diskutoi mbi integritetin e kandidatëve, edukimin e votuesve, çështjet e barazisë gjinore dhe rëndësinë e monitorimit të zgjedhjeve.

Ambasadorja theksoi rolin që shoqëria civile duhet të luajë në zgjedhjet e ardhshme duke nxitur të gjithë qytetarët të votojnë, veçanërisht të rinjtë, duke informuar votuesit për të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre, si edhe duke kontribuar për një shoqëri më të drejtë dhe demokraci më të fortë në Shqipëri”, thuhet në mesazhin e ambasadës./NOA.al

Ambasadorja Yuri Kim thirrje shoqërisë civile nga Vlora: Kontribuoni për një demokraci më të fortë Read More »

Rama: PS u riktheu njerëzve shpresën!

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim elektoral në Kamëz, prej ku foli për rindërtimin dhe vaksinimin.

Rama tha se të dyja këto i bëri politika, ndërsa shtoi se “ishte politika që e la Kamzën pa asnjë shpresë për vite të tëra, pa asnjë shpresë për një çerdhe, kopsht, shkollë, kanalizime”.

Më tej, kryeministri theksoi se për Kamzën nuk është bërë as një e njëmijta e asaj që baballarët dhe nënat kanë bërë për familjet e tyre.

“Së bashku me Rakipin kemi shkuar derë më derë, kemi takuar njerëz të zakonshëm shqiptarë të fortë, familje njerëzish me shumë karakter. Nuk i kemi pyetur me kë je, as na ka interesuar fare nëse janë majtas apo djathtas, por thjesht i kemi qëndruar pranë cdo ditë, derisa i kemi sistemuar fillimisht në shtëpi me qira të paguara nga qeveria, ku të gjithë ata që presin të hyjnë në apartamente do të qëndrojnë deri në momentin kur të marrin çelësat e apartamentit të ri.

Ajo çka i bashkon të gjithë njerëzit këtu në Kamëz është historia e përbashkët e fillimit të një rruge jashtëzakonisht të vështirë, historia e përbashkët e ardhjes nga zonat e tjera, nga periferi shumë të varfra, nga të katër anët, për të ndërtuar këtu të ardhmen për fëmijët, një jetë tjetër, të re, ndryshe. Shumëkush ndoshta është larguar edhe nga këtu për të shkuar në emigracion, për një jetë më të mirë, për të mos lënë asgjë pa bërë që familja të bëhet më e fortë.

Besoj se si askund tjetër, këtu në Kamëz, çdo njeri i arsyeshëm, çdo baba, çdo gjysh, që i ka duart me kallo, se e ka ndërtuar tullë për tullë shtëpinë e re, e kupton shumë mirë çfarë duhet të them kur them se shtëpia e re, shtëpia ku njeriu investon për një të ardhme më të mirë, nuk ndërtohet sa hap e mbyll sytë, duke ndenjur këmbë mbi këmbë, duke pritur që dikush tjetër ta bëjë për ty apo që të tjerë të të sjellin lekët, tullat, tjegullat dhe ti ta bësh kollaj. Çdo shtëpi këtu është ndërtuar me gjakun dhe me djersin e sakrificave të jashtëzakonshme.

Njësoj si me tërmetin, me Covid-in, që shtëpia merr nga jashtë, familja reziston, vazhdon, nuk dorëzohet. Sa e sa herë baballarëve këtu në Kamëz, gjatë ndërtimit të shtëpisë, ju kanë munguar lekët.

Përtej shtëpive, mua më vjen shumë keq, por ka një fakt shumë të vërtetë, që politika nuk ka bërë për Kamzën as një të njëmijtën e asaj që cdo kryefamiljar dhe cdo nënë, në cdo shtëpi këtu, ka bërë për familjen e vet. Kamza është vendi ku mund të flasësh pa asnjë gajle se mos nuk të kuptojnë, për faktin se kush mendon që politika është kot, është diçka e keqe, se nuk i duhet dreqit, gabon rëndë, sepse pikërisht ishte politika që e la Kamzën pa asnjë shpresë për vite të tëra, pa asnjë shpresë për një çerdhe, kopsht, shkollë, kanalizime.

Është politika që sot po i bën të mundura të gjitha këto. Po të mos ishte politika, sot ne nuk do të ishim duke prekur numrin 300 mijë të shqiptarëve të vaksinuar. Po të mos ishte politika, qindra mijëra gjyshër e gjyshe nuk do të ishin çliruar nga armiku i padukshëm. Vaksinat nuk erdhën nga qielli, i solli politika. Rindërtimin nuk po e bën ndonjë dorë e padukshme, po e bën politika. Sot Shqipëria po del nga tuneli i pandemisë dhe shumë e çuditshme, po del shumë më shpejt se shumë vende të tjera”, tha Rama./NOA.al

Rama: PS u riktheu njerëzve shpresën! Read More »

A je gati të bashkëpunosh me Bashën?/ Rama: ‘Patjetër, padiskutim, por me një kusht, të…’

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur sërish për mundësinë e një bashkëpunimi me liderin e opozitës, Lulzim Basha.

Rama t hotë se është gati të shkojë përtej të gjitha ndasive të 30 viteve të fundit, por thekson se Basha me përgjigjien e tij dje tregoi se nuk është lider.

Ai shton se që të bësh diçka të tillë si bashkëpunimi, duhet fillimisht të rrish pa gjumë.

“Dje i thashë një gazetari, më pyeti si do ndodhi po nuk morët votat. PS do t’i fitojë zgjedhjet, kjo nuk diskutohet. Por çështja nuk është do fitojë apo jo, por si ne do shkurojmë kohën, do afrojmë të ardhmen, si ta prekim të ardhmen shumë më shpejt, ndërsa përndryshe nuk do të bëheshim bashkë.

Ndaj më pyet e thotë, e di fitore fitore, por më lini ta nxjerr këtë mendim. E di se fitorja nuk diskutohet, më lini të nxjerr mendimin, që t’ju them se fitorja nuk është për mua, as për elisën, Dallëndyshen, nuk është për ministrat e drejtorët, por për njerëzit e zakonshëm. Më lini ta them, fitorja është ëpr gjithë ato gra që shohin televizor dhe luajnë mendsh kur shohin politikanë që kacafyten, burra që i japin gojës deri në atë pikë sa tmerrohesh, për ato vajza që janë shumë më jetës sociale, shumë më të pranishme se dje në jetën sociale. Ju duhet një fitore që shkon përtej pandemisë, politikës, dhe që shkon.

Më thotë gazetari, a je gati të bashkëpunosh me Bashën? Patjetër, padiskutim, por me një kusht, të ndahet nga Saliu e Iliri.

Dhe Basha përgjigjet, përgjigjia e tij është thjesht dhe vetëm pohimi i fatit që ai nuk është lider, udhëheqës, ai është udhëndjekës i Saliut dhe Ilirit.

Unë për Shqipërinë dhe shqiptarët jam gati të shkoj përtej të gjitha ndasive të 30 viteve. Por që ta bësh këtë duhet të jesh lider, udhëheqës, duhet të kesh forcën e karakterit, duhet të kesh vizionin e të ardhmes, duhet që të jetosh së brendshmi me hallet ,stresin, me ëndrrat e njerëzve. Duhet të rrish pa gjumë kur njerëzit janë pa çati. Pa gjumë kur njerëzit janë pa gjumë he ata se kanë ankthin si do dalin nga padnemia. Duhet ëtë jesh mishërimi i karakterit shqiptar që adhurojmë në vjersha,e rrëfime. Nëse ne e mishërojmë më 25 prill dhe e kthejmë në fuqi të madhe transformuese nuk e ndal Shqipërinë asgjë”, tha Rama./NOA.al

A je gati të bashkëpunosh me Bashën?/ Rama: ‘Patjetër, padiskutim, por me një kusht, të…’ Read More »

Njoftim/ Çdo qytetar, i cili mund të ketë informacion mbi vendndodhjen e këtij të moshuari, është i lutur që të telefonojë në numrin 129 të Po licisë së Shtetit

Largohet nga banesa një i moshuar në Maliq.

Bëhet fjalë për V. K., 82 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit me ndor.

Nga ana e Po licisë, po punohet për gjetjen e tij.

Çdo qytetar, i cili mund të ketë informacion mbi vendndodhjen e këtij të moshuari, është i lutur që të telefonojë në numrin 129 të Po licisë së Shtetit.

NJOFTIMI

Maliq

Më datë 13.04.2021, rreth orës 16:00, është larguar nga banesa e tij në Maliq, shtetasi V. K., 82 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit m endor. Nga ana e P olicisë, po punohet për gjetjen e tij.

Çdo qytetar, i cili mund të ketë informacion mbi vendndodhjen e këtij të moshuari, është i lutur që të telefonojë në numrin 129 të P olicisë së Shtetit.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin./noa.al/

Njoftim/ Çdo qytetar, i cili mund të ketë informacion mbi vendndodhjen e këtij të moshuari, është i lutur që të telefonojë në numrin 129 të Po licisë së Shtetit Read More »

Meta thirrje SPAK: Të hetohet v jedhja e të dhënave të qytetarëve

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kërkuar sot nga SPAK dhe institucionet e drejtësisë të hetojnë për vj edhjen e të dhënave të qytetarëve.

Meta foli nga Pogradeci nga ku ngriti akuza ndaj PS-së për një gjest të papranueshëm dhe të poshtër.

Meta tha se koha kur shqiptarët kishin frikë nga qeveria ka mbaruar përgjithmonë.

“Drejtuar SPAK dhe institucioneve të drejtësisë për të hetuar me shpejtësi ngjarjen më të fundit, skandaloze atë të keqpërdorimit dhe të vj edhjes nga ana e PS në çdo lloj forme që kjo ka ndodhur të të dhënave personale të të gjithë qytetarëve shqiptarë, të dhëna që mbrohen nga ligji dhe që përdoren vetëm për interesin publik”.

“Është një shkelje e papranueshme dhe e poshtër e çdo norme dhe çdo morali për të vendosur bazën e të dhënave personale në dispozicion vetëm një force politike, të asaj që ka kapur shtetin dhe që nuk pranon të lërë pushtetin dhe për këtë arsye përdor këto forma të poshtra dhe për këtë arsye iu bën presion qytetarëve shqiptarë. Koha kur shqiptarët kishin fr ikë nga qeveria ka mbaruar përgjithmonë, data e fundit ishte 2 marsi”, deklaroi Presidenti Meta.

Presidenti i vendit Ilir Meta u shpreh po ashtu se demokracia në vendin tonë nuk ka për t’u bërë ku rban.

Meta theksoi se Vlora ia ka bërë Ramës gati dhomën e psikiatrisë.

“Kjo qeveri ka ikur nga mendja, përpos të tjerave. Qeveritë që do vijnë do kenë frikë nga populli dhe askush nuk do cenoj interesat e qytetarëve dhe askush nuk mund të intimidojë ata, e t’i zhbëjë me qytetarë nga Bangladeshi apo shtete të tjera. Nuk jam këtu për t’u marrë me njeriut që është certifikuar për çrr egullime. Fundi i marrëzisë është 25 prilli, demokracia nuk do bëhet ku rban.

“25 prilli do jetë triumfi i djemve dhe vajzave për të ardhmen e tyre dhe bashkëmoshatarëve të tyre, për t’i kthyer nga jashtë vendit. Njeriu që duhet të ishte në burg për Dibrën dhe për t’i bërë tërmetin Vlorës, kanë zgjedhur Afrim Qendron, që duhet të ishte në burg, që kontrollon gjithçka që të ndrydhin vlonjatët. Por, Vlora përherë ia ka bërë vora. Vlora është e lënduar dhe ia ka bërë dhomën e psikiatrisë, Ramës gati. Përgjigjen do e marrin te sheshi i Flamurit më 25 prill”, u shpreh Meta.
/NOA.al

Meta thirrje SPAK: Të hetohet v jedhja e të dhënave të qytetarëve Read More »

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi feston sot ditëlindjen, ja surpriza që mori

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është surprizuar ditën e sotme nga të rinjtë e LRI-së në të gjitha degët e kësaj force politike, teksa kanë zgjedhur ta urojnë publikisht.

Disa nga të rinjtë kishin përgatitur një tortë me hartën e Shqipërisë dhe në krye kishte qirinjtë.

Surpriza u shoqërua edhe me tupanë apo bandelora falenderuese në të cilën shkruhej:

“Me ty, drejt fitores madhështore”.

Edhe Kejdi Mehmetaj ndau një video nga urimi i të rinjve të LRI-së së Fierit.

“LSI Fier ju uron ditëlindjen! Monika Kryemadhi”.

“Edhe 100 vite të lumtura!” .

“Ditëlindja juaj do të jetë ogur i mbarë për fitoren e 25 Prillit!”, shkruhej në mesazh urimi.

Kujtojmë se sot kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi feston 47-vjetorin e lindjes.
/NOA.al

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi feston sot ditëlindjen, ja surpriza që mori Read More »

Kryeministri Rama për herë të parë jep një datë konkrete për ujë 24 orë në gjithë vendin

Bashkia e Delvinës iu shtua zonave me furnizim 24 orë ujë të pijshëm, pas dekadash jo vetëm të mungesës së ujit, por edhe të ndotjes së tij nga një rrjet totalisht i amortizuar.

Investimi për rinovimin e rrjetit të ujësjellësit ka realizuar 24 kilometra rrjet shpërndarës, së bashku me lidhjet e reja për familjet.

“Ka patur vetëm 5 deri në 6 orë në ditë. Kjo është faza e parë që mbulon 75 % të bashkisë, mbetet edhe një pjesë shumë e vogël. Është vetëm një lagje në periferi të qytetit për të cilën e kemi gati projektin”, – u shpreh kryetarja e Bashkisë së Delvinës, Majlinda Qilimi, gjatë vizitës që Kryeministri Rama bëri në ujësjellësin e ri.

“Depoja prej 900 metër kub është e ndarë në dy dhoma, për furnizimin 24 orë të popullatës. Kemi ndërhyrë me rehabilitim rrjeti dhe lidhje të reja familjare. Projekti mbulon nevojat për rreth 10, 000 banorëve të qytetit të Delvinës,” – shpjegoi inxhinieri i zbatimit të projektit, ndërsa shtoi se në qytet kishte mbi 50 vjet që nuk ishte ndërhyrë në përmirësimin e rrjetit të furnizimit.

Kryeministri Rama tha se jo vetëm në Delvinë, por furnizimi me ujë 24 orë do të zgjidhet përfundimisht në të gjitha bashkitë e vendit, brenda vitit 2022. Kështu Rama doli me një datë konkrete për ujë 24 orë në vend, pasi në fillim të fushatës kishte thënë brenda mandatit të mundshëm deri në 2025.

“Kjo ishte një torturë shumëdekadash që tashmë mori fund. Këtu dhe në shumë pika të tjera kemi 24 orë ujë, kemi rreth 120 kantiere në punë, drejt përfundimit ose në proces. Brenda 2022, do kemi ujë 24 orë për të gjitha zonat e banuara urbane dhe gjithë fshatrat me intensitet banimi. Do jetë një çështje plotësisht e mbyllur, nuk do jetë më temë debatesh dhe fushatash dhe kjo është një arritje domethënëse”, – u shpreh Kryeministri.
/noa.al

Kryeministri Rama për herë të parë jep një datë konkrete për ujë 24 orë në gjithë vendin Read More »