Dukati

Mero Baze: ‘Rama fiton pushtetin, Basha fiton…’

Nga Mero Baze
Rezultate e para të exit polle-ve, të cilat nuk shquhen për ndonjë traditë besueshmerie në Shqipëri, kanë nxjerrë Edi Ramën fitues të zgjedhjeve në Shqipëri, me një rezultat të ngushtë me mandate, me kundërshtarët e tij.

Në të vërtetë, pritshmëria për disa qarqe në Jug është larg asaj që paraqesin exit poll-et, kështu që ka shanse që Edi Rama ta thellojë fitoren.

Por përtej kësaj, sot fitorja më e madhe ishte procesi zgjedhr, integriteti i tij dhe qetësia e kultura me të cilën u votua.

Përkundër përpjekjeve të presidentit të Republikës, i cili pati një natë të keqe, mbushur me anëtarë të partisë së tij të arre stuar për blerje vote dhe spazma des tabiliteti p siqik, shqiptarët dolën masivisht në votime dhe vendosën tashmë për të ardhmen e vendit.

Nëse rezultate e exit polle-ve konfirmohen, Edi Rama po merr mandatin e tij të tretë për të qeverisur vendin i vetëm.

Lulzim Basha nga ana e tij ka arritur të ngrejë PD-në në kuotat e saj më të larta qyshkurse drejtohet prej tij, për çfarë duhet përgëzuar.

Ai tashmë është kryetar i asaj partie, pasi ka mundur të bëjë një garë në të cilën për herë të parë e ka rritur PD-në. Gjithë garat e tjera i ka h umbur.

Kundërshtarët e tij në parti, mund t’i vër sulen si hu mbës në zgjedhje, por të gjithë duhet të kemi paraysh se shk atërrues i fushatës së tij ishte gjuha e Sali Berishës dhe Ilir Metës dhe skenaret e tyre për gja kderdhje, të cilat Lulzim Basha bënte sikur nuk i shikonte.

Pjesëmarrja në votime, përkundër perceptimit se po rritej, në fakt po shkon tek viti 2017, dhe gjithë perceptimi erdhi nga ritmi i ndryshëm i votimit paradite.

PS nuk mendoj se ka hu mbur terren në Durrës dhe Tiranë në atë masë që parashikojnë exit polle-t, edhe pse me ato është fituese.

Ndërkohë në Gjirokastër rezultati është 3 me 1 në favor të PS, për shumë arsye që lidhen me gjendjen në terrren dhe verifikimin e trupës votuese, duke qenë qark i vogël dhe jashtë çdo llogarie matematike 2 me 2, mes PS e PD.

Parashikimi i Baton Haxhiut që PD merr dy mandate në Gjirokastër bën për të qeshur dhe PD-në. I vetmi që kishte shans të merrte mandatin e katërt ishte Tavo, por dhe ai e ka humbur.

Por pavarësisht këtyre de bateve, tani fjalën e kanë kutitë e votimit. Duhet pritur me qetësi dhe përgjegjshmëri rezulati prej tyre dhe duhet pranuar.

Exit poll-et si gjithnjë do ngelen lajme, por jo sondazhe në Shqipëri.

Mero Baze: ‘Rama fiton pushtetin, Basha fiton…’ Read More »

Meta: ‘Qytetarët e Shqipërisë i kanë mirëkuptuar shqe tësimet e mia’

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se është i interesuar për mbarëvajtje të procesit zgjedhor nga Kukësi deri në Sarandë. Meta deklaroi, se reagimet e tij kanë ardhur për shkak se situata ka qenë e te nsionuar. Kreu i Shtetit tha se duhet shmangur skenari i zgjedhjeve të kaluar që sipas tij, na kanë lënë pas të tjerëve në procesin e integrimit në BE. Meta tregoi edhe një bisedë me Zija Çelën për tonet e ash pra duke shtuar me ironi se kur institucionet nuk funksionojnë atij i mbetet vetëm zëri.

“Jam interesuar që procesi të ketë mbarëvajtje kudo që nga Kukësi deri në Sarandë. Ka pasur edhe mjaft probleme. Situata ka qenë e t ensionuar dhe kjo ka sjellë reagim të fortë nga ana ime sepse kam vënë re që ka pasur presion mbi qytetarët. Unë e di sa të rëndësishme janë këto zgjedhje. Jemi 7 vjet pas Serbisë për çeljen e negociatave dhe 9 vjet pas Malit të Zi. Ne kemi qenë para atyre në vitin 2006. Jemi këtu për shkak të mungesës së besueshmërisë në institucione. Rëndësi ka të kthehet normaliteti në vend.

Nëse unë kam ngritur zërin nuk ka ardhur për arsye se nuk kam ditur të hesht, por në qoftë se ne e dimë që historia e zgjedhjeve të kaluara, Shijakut dhe Dibrës që janë kusht nga Bundestagu, na kanë mbajtur p eng për kaq kohë, çfarë mund të bëj unë kur bëhen gjithë ato kallëzime. Nëse do të pranojmë dhe të ecim në këtë drejtim që Shqipëria të harrojë edhe për katër vite të tjera atë proces.

Si mund të themi se po punohet për h etimin e kr imeve zgjedhore që ndodh një ngjarje tra gjike me një vi ktimë dhe personat e përfshirë kanë qenë të kallëzuar nga opozita dy tre javë përpara. Ata ftohen më 30 prill për të dhënë dëshminë e tyre. Unë vajta e pashë vetë ngjarjen në Kavajë. Nëse ti i shkon dikujt në shtëpi ai ka të drejtë të bëjë çdo gjë. Sot jam shumë i qetë sepse kam kohë që e pres këtë ditë që të flasë sovrani.

Gjithmonë kam punuar që presidenti ta ketë votën të barabartë me qytetarët. Të gjithë kemi vendosur të jetojmë në një sistem që është i bazuar në pluralizmin politik. Jemi këtu ku jemi sepse kemi shkelur kushtetutën. Qytetarët e Shqipërisë i kanë mirëkuptuar shqe tësimet e mia. Unë do të vazhdoj ta ul zërin edhe më shumë. Zija Çela më thotë zërin pak. Unë them zërin kam se këto të tjerat nuk funksionojnë”, tha Meta./NOA.al

Meta: ‘Qytetarët e Shqipërisë i kanë mirëkuptuar shqe tësimet e mia’ Read More »

Kryemadhi: ‘Fitorja e opozitës është e jashtëzakonshme’

Kur mbetet edhe më pak se një orë nga mbyllja e votimit, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka dalë në një konferencë për mediat iu ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë.

“Edhe 43 minuta na ndajnë nga mbyllja e kutive të votimit. Për të gjithë ju gra dhe vajza, të cilat jeni robtuar duke bërë punët e shtëpisë, lërini për 5 minuta dhe drejtojuni qendrave të votimit. Për të gjithë ju burrat, që keni luftuar gjithë këto kohë për të mbajtur familjet tuaja, drejtohuni në qendrat e votimit dhe bëhuni pjesë e ndryshimit”.

“Për të gjithë ju gjyshër dhe gjyshe, të cilët nuk keni pasur mundësi për të lëvizur, merrni në telefon nipërit tuaj që t’iu marrin me makinë dhe t’iu çojnë në qendrat e votimit.

Monika Kryemadhi u shpreh e sigurt se ata që kanë votuar masivisht deri tani, kanë votuar pro ndryshimit.

“Ndryshimi ka ardhur, bëhuni edhe ju pjesë e ndryshimit. Është e jashtëzakonshme pjesëmarrja, por edhe një votë është e domosdoshme për ta çuar Shqipërinë më shpejt në Europë. Jam jashtëzakonisht optimiste. Projeksionet janë të jashtëzakonshme, fitorja e opozitës është e jashtëzakonshme. Ftoj të gjithë ata që janë skeptikë, të cilët nuk besojnë tek institucioni i votës në këto 43 minuta që kanë mbetur të drejtohen me vrap në qendrat e votimit”.

“Dua të falënderoj të gjithë ata që kanë votuar, të gjithë ato të rinj dhe të reja që kanë qenë pjesë e këtij procesi, të gjithë ata burra dhe gra që duan ta ndryshojnë Shqipërinë dhe duan të sjellin më vërtetë atë klimë, atë frymë dhe atë entuziazëm. Mjafton që të shikoni qendrat e votimit, mjafton të shikoni fytyrat e të rinjve dhe të rejave që janë rrugëve të Tiranës, të Durrësit, të Elbasanit, të Korçës, të Shkodrës, të Sarandës, të Vlorës që ndryshimi është aty”.

Kryetarja e LSI kishte një thirrje në fund, kur mbeten edhe pka minuta nga mbyllja zyrtare e kutive.

“Bëhuni pjesë e ndryshimit. Votoni, votoni, votoni. Sot më shumë se kurrë vota juaj ka vlerë. Sot vota juaj ndan përfundimisht tranzicionin. Sot përfundimisht vota juaj i jep drejtimin Shqipërisë drejt Europës, më të sigurt se kurrë”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi: ‘Fitorja e opozitës është e jashtëzakonshme’ Read More »

Zgjedhjet e 25 Prillit/ Ndodh inc identi i parë (foto)

Më pak se 24 orë nga nisja e procesit të votimit për zgjedhjet e 25 Prillit ka ndodhur edhe inc identi i parë.

Është pezulluar shpërndarja e materialeve zgjedhore në KZAZ-në 15 në Kurbin.

Burime nga ky qyetet bëjnë me dije se shkak për këtë është bërë një dritare që ka qenë e hapur në gjatë natës në këtë qendër.

Dy shohet se mund të jenë futur persona në brendësi të KZAZ ku ndodhen dhe materialet zgjedhore.

Procesi është pez ulluar deri në sqarimin dhe verifikimin e plotë të situatës./NOA.al

Zgjedhjet e 25 Prillit/ Ndodh inc identi i parë (foto) Read More »

Meta letër Bashës dhe Kryemadhit: ‘Përgjegjësia juaj ndaj Popullit Shqiptar është historike’

Presidenti i Republikës Ilir Meta iu është drejtuar me një letër opozitës së bashkuar, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, vetëm një ditë para mbylljes së fushatës elektorale të 25 prillit.

Bëhet me dije se në letrën e Metës, mes të tjerash shkruhet se “Përgjegjësia juaj ndaj Popullit Shqiptar është historike për të rivendosur rendin kushtetues dhe shtetin e së drejtës”.

Meta letër Bashës dhe Kryemadhit: ‘Përgjegjësia juaj ndaj Popullit Shqiptar është historike’ Read More »

‘Në 4 vitet e ardhshme do të bëj 12 herë më shumë për Vlorën seç kam bërë dhe kemi bërë në këto 2 mandate që po mbyllim, 12 herë më shumë’

“Sot ju them ju vlonjatëve ju e keni në dorë, ju e vendosni nëse në 25 prill juve më jepni mua dhe Partisë Socialiste 9 mandate unë po ju them që në 4 vitet e ardhshme do të bëj 12 herë më shumë për Vlorën seç kam bërë dhe kemi bërë në këto 2 mandate që po mbyllim, 12 herë më shumë”.

Me këto fjalë iu drejtua sot qytetarëve të Vlorës Kryeministri Edi Rama gjatë takimit përmbyllës të fushatës elektorale.

“Kur të vij dita që të jenë zgjedhjet e pas katër viteve unë do të vij këtu dhe atje në ekran do pasqyrohet kjo që thashë sot dhe Vlora e pas 4 viteve do të jetë 12 herë më e mirë se kjo që është sot”, – tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “Kur them Vlora jo vetëm bashkinë e Vlorës, kur them Vlora them Himara, Saranda, kur them Vlora them Labëria, Selenica, unë kur them Vlora them Shqipëria”.

“Vlora sot është padiskutim vendi më i bukur ku mund të nisen për të shkuar në Shqipëri. Deri dje a ju kujtohet si e lanë Vlorën edhe të majtët e të djathtët. Të majtët thoshin ata i kemi në xhep të djathtët thoshin ata me ne s’bëhen kurrë dhe te dyja palët ia kishin kthyer kurrizin këtij vendi që i jep kuptim shqiptarisë”, – theksoi Rama.

Kryeministri Rama tha se “sot Vlora flet me pamjen e saj, me ndryshimin e brendshëm të saj që vazhdon dita ditës, flet me numrin e kaq shumë sipërmarrjeve të vogla, që janë hapur dhe hapen javë pas jave, muaj pas muaji, flet me entuziazmin tuaj”.

‘Në 4 vitet e ardhshme do të bëj 12 herë më shumë për Vlorën seç kam bërë dhe kemi bërë në këto 2 mandate që po mbyllim, 12 herë më shumë’ Read More »

Kapet turku në Vlorë duke paguar për vota

Afera e shitblerjes së votave në Shqipëri po zgjerohet edhe me vende jashtë saj, pasi një shtetas nga Turqia rezulton i përfshirë në këtë skemë ma nipulimi zgjedhor.

Noa.al mësoi sot se specialistët për He timin e Kr imeve në Kom isariatin e P olicisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe go ditjen e kr imeve zgjedhore, proceduan pe nalisht shtetasin turk A. B., 23 vjeç, banues në Vlorë dhe shtetasin J. M., 24 vjeç, banues në Vlorë.

Po licia e Vlorës ka bërë të ditur se ka nisur procedim pe nal ndaj dy personave, pasi aku zohen për “Ko rrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Korr upsioni pasiv në zgjedhje”.

Bëhet e ditur se pro cedimi ka nisur ndaj shtetasit turk Abdulgafur Balikci, si dhe ndaj shtetasit Jorisild Muçaj.

Abdulgafur Balikci
Shtetasi J. M. dy shohet se në kohë të ndryshme ka ma rrë një shumë lekësh nga shtetasi A. B., për sigurimin e disa emrave personash të njohur prej tij për dhënie vote në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021.

Nuk është ende e qartë se për cilën parti politike ka qenë i angazhuar shtetasi turk Abdulgafur Balikçi në ble rjen e votave kundrejt favore financiare.

Materialet i kaluan Pro kurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe Prokurorisë së Posaçme SPAK Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Kapet turku në Vlorë duke paguar për vota Read More »

Meta reagon lidhur me audio-përgjimin që publikoi sot gazetari Artan Hoxha: Mos e detyroni popullin të arr estojë të paudhët

Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me audio-përgjimin që publikoi sot gazetari Artan Hoxha.

Në audio-përgjim përfshihej kreu i Kadastrës, Artan Lame.

“Një audio-përgjim tro nditës, që provon se për “Rilindjen” shqiptarët janë “mish për top”, ndërsa zyrat e shtetit, që paguhen me taksat tona, janë kthyer në strofulla të fuksave, ba nditëve, të kor ruptuarve, shke lësve të ligjit dhe “taksidarëve” të biznesit kr iminal të votës”, shkroi Meta përmes reagimit në Facebook.

“Pres nga Drejtësia të zgjohet dhe të nisë menjëherë he timet për këtë skandal të rëndë, që meriton nd ëshkim”.

“I bëj thirrje P olicisë së Shtetit, të bëjë kujdes dhe të ndalë përpjekjet për man ipulimin e provave të fl agrancës të kri mit zgjedhor”.

“Mos e detyroni popullin të arr estojë të paudhët!”, mbylli reagimin e tij kreu i shtetit.

Në audio-për gjimin e drejtorit të Kadastrës, që është publikuar nga gazetari investigativ Artan Hoxha, Lame dëgjohet të japë direktiva të qarta, gjatë kësaj fushate elektorale ndërsa flet për çështjen e legalizimeve.

Në audio përgjimin, të cilin gazetari Hoxha e ka publikuar në facebook, Lame thotë se nga 170 mijë dosje legalizimesh, vetëm 60 mijë bëhen, kurse për mbi 100 mijë të tjerë situata duhet mbajtur va rur.
/NOA.al

Meta reagon lidhur me audio-përgjimin që publikoi sot gazetari Artan Hoxha: Mos e detyroni popullin të arr estojë të paudhët Read More »