Dukati

Itali/ Studentë shqiptarë të Mjekësisë mbledhin fonde për pajisje mjekësore në ndihmë të Shqipërisë

Studentë të Mjekësisë në Itali kanë nisur një mbledhje fondesh për të ndihmuar spitalet shqiptare me mjete të nevojshme.

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko ka bërë të ditur rastin, ku specializantët shqiptarë në Itali kanë ndërmarrë këtë iniciativë në ndihmë të vendit të tyre.

“Mjekët bëjnë pjesën e tyre. Ne bëjmë pjesën tonë”, kjo është nisma e studentëve të mjekësisë dhe specializantëve shqiptarë në Itali, për t’i ardhur në ndihmë QSUT-së dhe spitaleve rajonale në Shqipëri. Serxhio Tresa, Rezarta Kolleshi, Klorinda Çaushallari, dr. Klodian Meço dhe Ina Varfaj, janë bërë bashkë, për të ndihmuar Shqipërinë në këtë kohë kaq të vështirë. Studenti i Mjekësisë, Sergio Tresa thotë se si fillim kjo fushatë nisi si një akt sensibilizimi dhe të gjithë ata që kanë mundësi, duhet të reagojnë duke e ndihmuar me aq të ardhura sa ata kanë mundësi.

“Fushata synon së pari, të sensibilizojë qytetarët mbi nevojat e domosdoshme për më shumë pajisje mbrojtëse për stafin që punon në vijë të parë të shërbimit mjekësor, si dhe për shtimin e pajisjeve për frymëmarrjen e mushkërive. Kështu të gjithë ata që kanë mundësi të kontribuojnë në luftën kundër këtij armiku të padukshëm”, ka thënë ai.

Të rinjtë kanë zgjedhur një platformë shumë të besueshme për mbledhjen e fondeve siç është GoFundMe.

Të gjitha fondet do të mblidhen online në mënyrë të tillë që gjithçka të jetë sa më transparente për publikun. Ndërkohë që ecuria do të publikohet në detaje dhe mënyrë sistematike në rrjetet sociale. Deri më tani, janë arritur të mblidhen mbi 1 mijë euro dhe numri i personave që kanë kontribuar është 44.

Nisma ka vetëm pak ditë që është bërë publike, ndërsa fondet janë gjithmonë në rritje. Njerëzit janë duke kontribuar gjithnjë e më tepër. Studentët presin donacione pozitive për shtimin e pajisjeve për frymëmarrjen e mushkërive./atsh

Itali/ Studentë shqiptarë të Mjekësisë mbledhin fonde për pajisje mjekësore në ndihmë të Shqipërisë Read More »

Indeksimi i pensioneve në masën 2.3%, nga sot realitet për 669 500 pensionistë të çdo kategorie

Nga sot indeksimi i pensioneve në masën 2.3% bëhet realitet për çdo pensionist në vend.

Pavarësisht situatës me Pandeminë COVID19, Qeveria mbetet e angazhuar të bëjë realitet cdo masë për të mbuluar nevojat ekonomike të pensionistëve, prindërve dhe gjyshërve.

Nga vendim i Qeverisë shqiptare për indeksimin e pensioneve përfitojnë 669 500 qytetarë, që marrin pension të çdo kategorie nga shteti shqiptar.

Me indeksimin prej 2.3% e ardhura minimale nga pensioni bëhet 16 219 lekë në muaj, ndërsa ajo maksimale nga pensioni bëhet 28 639 lekë në muaj.

“Ky indeksim favorizon edhe 12 mijë nëna të vetpunësuara në sektorin bujqësor dhe 14 mijë përfitues të ardhshëm të pensioneve, duke e çuar në total numrin e përfituesve në 682 800”, bëri të ditur ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj./atsh

Indeksimi i pensioneve në masën 2.3%, nga sot realitet për 669 500 pensionistë të çdo kategorie Read More »

Italia arrin pikun e COVID-19

Me më shumë se 105 mijë të infektuar, mbi 77 mijë italianë ende pozitivë dhe pothuajse 12 500 të vdekur, Italia arriti kulmin e infeksionit për koronavirusin, deklaroi kreu i Mbrojtjes Civile italiane, Angelo Borrelli.

”Por, ky kulm është një rrafshnaltë malore, përpara se të filloni të shikoni zbritjen”, theksoi ai.

”Situata në territoret veriore mbetet më dramatike, por jugu është akoma në rrezik, dhe askush nuk mund dhe duhet të mendojë se mund të largojë vëmendjen”, tha Borrelli.

”Pa masat e marra dhe pa respektimin e tyre do të llogariten shumë më shumë vdekje. Kur kjo të mbarojë, do të jetë shumë e vështirë të rimarrim distancën që tani ndan njerëzit. Duhet të jemi në gjendje të afrohemi me tjetrin gradualisht, pa e humbur besimin”, deklaroi kreu i Mbrojtjes Civile italiane, Angelo Borrelli./atsh

Italia arrin pikun e COVID-19 Read More »

Bilanci i COVID -19 në botë

Më shumë se 757 940 raste infektimi dhe 36 674 të vdekur u regjistruan në 184 vende dhe territore të botës, që nga fillimi i epidemisë.

Ndër këto raste, të paktën 148 700 sot konsiderohen të shëruar.

Që nga vlerësimi i bërë një ditë më parë në orën 17:00, janë regjistruar 3 430 vdekje të reja dhe 60 195 raste infektimi në mbarë botën.

Vendet që kanë njoftuar më shumë raste të reja vdekjeje në 24-orëshin e fundit janë Italia me 812 vdekje, Spanja me 812 dhe SHBA me 477.

Kina (përjashtuar territoret e Hong Kongut dhe Makaos) regjistroi gjithsej 81 470 raste, përfshirë 3 304 vdekje dhe 74 051 të shëruar. 31 raste infektimi dhe 4 vdekje u njoftuan midis të dielws dhe të hwnws.

Që nga dita e djeshme, Angola ka njoftuar vdekjet e para nga COVID-19. Botsvana ka njoftuar diagnostikimin e rastit të parë të infektimit.

Europa – 413 832 raste (26 543 viktima).

Azia – 106 891 raste (3 837 viktima).

SHBA dhe Kanadaja – 160 532 raste (2 898 viktima).

Lindja e Mesme – 51 377 raste (2 856 viktima).

Amerika Latine dhe Karaibet – 15 334 raste (357 viktima).

Afrika – 5 113 raste (163 viktima).

Oqeania 4 865 raste (20 viktima)./atsh

Bilanci i COVID -19 në botë Read More »

Katër gra nga e gjithë bota për një qëllim/ Infermierja shqiptare në faqen e parë të “La Repubblica”

Infermierja shqiptare, Ornela, së bashku me tre koleget e saj nga Kolumbia, Afrika dhe Italia, ishin sot në faqen e parë të përditshmes italiane, “La Republica”.

Gazeta italiane i ka kushtuar një artikull falënderues dhe vlerësues shqiptares dhe vendeve të ndryshme që janë sensibilizuar me situatën e rëndë që ka prekur Italinë për shkak të pandemisë COVID 19, ku vetëm në Itali kanë humbur jetën mbi 10 000 persona.

Sipas gazetës në fjalë, Ornela është në mesin e katër grave që së bashku përbëjnë një ekip të palodhur, vendosur në dhomën e urgjencës ku vijnë dhjetëra ambulanca çdo ditë.

“Katër gra nga e gjithë bota për një qëllim: të ndihmojnë pacientet e COVID-19 në spitalin e Cremona. Protagonistë të kësaj fotoje janë Bea, Ornela, Iolanda dhe Chiara”, thekson “La Repubblica”.

Shqipëria ka dërguar dy ditë më parë 30 mjekë dhe infermierë në Breshia, një nga zonat më të prekura nga COVID 19, në shenjë solidariteti./atsh

Katër gra nga e gjithë bota për një qëllim/ Infermierja shqiptare në faqen e parë të “La Repubblica” Read More »

Mjeku Kalo: Qëndroni në shtëpi edhe pse me vështirësi ekonomike, jeta është më e vlefshme

Mjeku i njohur pranë shërbimit infektiv në Qendrën Spitalorë Universitare “Nënë Tereza”, Tritan Kalo ka përsëritur edhe një herë thirrjen drejtuar shqiptarëve për të qëndruar në shtëpi.

Ai iu ka kujtuar qytetarëve që ndonëse mund të ndodhen në kushte të vështira ekonomike, gjëja më e rëndësishme në këto momente është shëndeti. Andaj, ai ka bërë apel për të qëndruar të gjithë në banesa, me qëllim frenimin e përhapjes së COVID-19.

“Kurdoherë me ju dhe për ju… Shërbimi i Sëmundjeve Infektive, QSUT, 28.03.2020… Bashkëqytetarë, ju lutem, ju lutem vejani veshin këshillave tona… mos dilni në asnjë mënyrë nga shtëpitë tuaja pa ndonjë arsye madhore për shëndetin… E dimë që shumë prej jush janë në vështirësi ekonomike, por jeta e juaj është më e vlefshme se gjithçka… kjo ëndërr e keqe me emrin COVID-19 një ditë do të kalojë, por jetët tuaja të paçmimta askush nuk mundet t’ua rikthejë… Dita nis për së mbari me dy infermierët e turnit në pavijonin e parë, Anxhela dhe Mandi, të dy plot dëshirë dhe vullnet për t’ju shërbyer të sëmurëve tanë… kurrë nuk mundet të harrohet në këto ditë edhe kontributi i Policisë së Shtetit, të cilët po sakrifikojnë jo pak për të ruajtur rendin rreth ngrehinës së Covid-19, sikundër konvencionalisht njihet tashmë, Shërbimi i Sëmundjeve Infektive… Së bashku ne do t’ia dalim mbanë me siguri, ndaj ju lutem, na dëgjoni dhe mbi të gjitha mos nguroni të dëgjoni zërin e Ndërgjegjes suaj… Vetëndërgjegjësohuni”, – u shpreh Kalo./atsh

Mjeku Kalo: Qëndroni në shtëpi edhe pse me vështirësi ekonomike, jeta është më e vlefshme Read More »

Ndërron jetë në Spitalin Infektiv pacientja 52-vjeçare nga Vlora

Mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një paciente 52-vjeçare nga Vlora, e konfirmuar me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi sot se, 52-vjeçarja ishte e shtruar prej katër ditësh në spitalin infektiv në QSUT, ndërsa dy ditët e fundit gjendja e saj ishte rënduar dhe po trajtohej në terapi intensive.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, pacientja që vuante nga hipertensioni, nuk arriti të mbijetojë.

52-vjeçarja është viktima e nëntë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes të së ndjerës dhe apelon qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e izolimit dhe distancimit social si dhe të telefonojnë urgjencën kombëtare në numrin 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes./atsh

Ndërron jetë në Spitalin Infektiv pacientja 52-vjeçare nga Vlora Read More »

Fjalët e Shenjta/ Rama: O ju njerëz, kolera është si zjarri i ndezur dhe ju mund të jeni lëndë djegëse e tij, andaj shpërndahuni

Kryeministri Edi Rama zgjodhi sot të tjera fjalë të shenjta për të përcjellë mesazhin e tij, ndërkohë që gjithë bota po përballet me pandeminë e COVID-19.

“Amër ibnul Asi, kur e mori udhëheqjen e Shamit në kohën e Omerit r.a iu drejtua popullit me këto fjalë pasiqë ishte shfaqur sëmundja e kolerës duke thënë: “O ju njerëz, kolera është si zjarri i ndezur dhe ju mund të jeni lëndë djegëse e tij, andaj shpërndahuni që zjarri (kolera) mos të ketë me çka të ndizet dhe kështu ai shuhet”. Kur e dëgjuan shpërndanë dhe shpëtuan me lejen e Allahut”.

Ishin këto fjalë të shenjta që zgjodhi sot Kryeministri Rama për të përcjellë mesazhin e tij, ndërkohë që autoritetet shtetërore kanë marrë masa drastike duke kufizuar lëvizjen, si masë parandaluese për kufizimin e përhapjes së COVID-19./atsh

Fjalët e Shenjta/ Rama: O ju njerëz, kolera është si zjarri i ndezur dhe ju mund të jeni lëndë djegëse e tij, andaj shpërndahuni Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com