Dukati

Djali i Naim Frashërit: Babai donte një teatër të ri që në vitet ’60, protesta e injektuar politikisht

“Në atë teatër kam mbi 35 vjet të jetës time, por dhe jetën artistike të babait tim, por duke parë degradimin e asaj godine dhe burimin e shumë sëmundjeve nga lagështia, kalbësia dhe të asnjë komoditeti për krijimtarinë artistike të aktorëve, isha pro prishjes së tij”.

Kështu deklaroi sot aktori Anil Frashëri, djali i Artistit të Popullit Naim Frashëri, në një intervistë për media lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar.

I pyetur nëse Naim Frashëri ka bërë ndonjë koment për këtë Teatër, Anili shprehet se “ka patur dëshirë për një teatër të ri që në vitet ’60 dhe këtë e ka ngritur në autoritetet e asaj kohe, por përgjigjja ka qenë “s’ka para””.

“Babai im që shumë rrallë zihet në gojë, si një nga themeluesit e Teatrit kombëtar dhe Hamleti i parë që foli në gjuhën tonë të bukur shqipe, ka patur dëshirë për një teatër të ri që në vitet ’60 dhe këtë e ka ngritur në autoritetet e asaj kohe, por përgjigja ka qenë “s’ka para””, tha ai.

“Sigurisht ajo godinë ishte një pjesë e madhe e jetës tonë si familje, pasi e ndiqnim babanë në rolet e tij, si grimohej, çfarë përdorte për shfaqjen dhe kryesoren lodhjen e tij, mbas çdo shfaqje aq sa, as për të na përqafuar, s’na përqafonte dot. Me një fjalë, ajo do mbetet në memorien tonë jo si godinë, por si shprehja më e madhe e emocioneve të babait dhe tonat gjithashtu. Pra nuk harrohet. Sa për trashëgiminë mendoj se ajo ruhet në memorien tonë si familjare dhe në memorien e atij spektatori që e ndoqi deri në fund të jetës së tij”, tha ai.

I pyetur lidhur me protestën e Aleancës që ka kundërshtuar prej më shumë se 2 vitesh prishjen e Teatrit Kombëtar, Anil Frashëri tha se “për protestat e aleancës së Teatrit mendoj se u ekzagjerua dhe po përdoret politikisht se përveç 2-3 që kanë lidhje me artin, asnjë tjetër nuk e përfaqëson atë dhe aq më pak të kenë parë më shumë se dy apo tre shfaqje”.

“Flas për pjesën më të madhe të tyre se ka dhe dashamirës të teatrit. Pra protestat e tyre nuk i shërbejnë Teatrit dhe artistëve por janë të injektuara politikisht, ndaj unë distancohem nga ata”, tha ai.

Sa për ngritjen e një teatri të ri siç ka qenë, Anil Frashëri tha se “jam absolutisht kundra, sepse vetëm platea mund të quhej disi e rregullt, ndërsa skena dhe anekset e saj nuk përmbushnin asnjë kusht për teatër”.

“Projekti i ri më duket ambicioz, por duhen marrë patjetër mendimet e komunitetit artistik se ç’duhet apo hequr nga ai projekt. Si projekt është madhështor, që i bën nder atyre që nuk rrojnë më, të tashmes dhe të ardhmes të Teatrit kombëtar”, tha ai.

Ai tha po ashtu se, Naim Frashëri gjithmonë në familje fliste për kushtet shumë të vështira në skenë, lagështia, i ftohti i madh, skena e kalbur etj. “Çdo vit kalonte bronkopneumoni të rënda dhe kaloi një pleurit të rëndë dhe u shtrua në Sanatorium. Kushtet e vështira të punës e kishin dëmtuar shëndetin e tij dhe ndikuan në ikjen nga kjo jetë”, shtoi ai.

Sipas tij, “gjatë interpretimit të Hamletit gjunjët i kishte copë nga gozhdët dhe gllënçkat që kishte skena, sepse Hamleti binte shumë herë në gjunjë gjatë shfaqjes”.

“Do t’u bëja thirrje komunitetit teatror të mos përçahen dhe të shohin drejt për të mirën e tyre dhe spektatorëve, të tregojnë dinjitet, profesionalizëm dhe të rrinë larg akuzave e sharjeve, siç kam parë këto ditë nëpër media. Të qëndrojnë larg politizimeve të tyre. Arti që bëjnë i takon vetëm popullit dhe jo politikës”, tha ai. (newsbomb.al)

Djali i Naim Frashërit: Babai donte një teatër të ri që në vitet ’60, protesta e injektuar politikisht Read More »

CDC: COVID-19 nuk përhapet lehtë nga prekja e sipërfaqeve të infektuara

Pasiguria lidhur me koronavirusin ka qenë burim i madh ankthi gjatë kësaj pandemie, ndërkohë që shkencëtarët janë përpjekur të zbulojnë jo vetëm një trajtim për sëmundjen, por edhe fakte themelore për ekzistencën e saj.

Megjithëse shumë janë shqetësuar për përhapjen e infeksionit përmes artikujve, si sende ushqimore ose dërgesa me postë, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), kanë publikuar udhëzime të përditësuara duke thënë se koronavirusi nuk përhapet me lehtësi nga prekja e sipërfaqeve ose objekteve.

“Mund të jetë e mundur që një person të infektohet me COVID-19 duke prekur një sipërfaqe ose objekt që e ka virusin në të dhe pastaj të prekë gojën, hundën ose ndoshta sytë. Kjo nuk mendohet të jetë mënyra kryesore e përhapjes së virusit, por ende po mësojmë më shumë rreth tij”, njoftoi CDC.

Megjithatë, CDC thekson se virusi përhapet me lehtësi nga personi në person.

Si masa paraprake kundër infeksionit, organizata vazhdon të rekomandojë që njerëzit të lajnë duart shpesh me sapun dhe ujë, si edhe të mbajnë distancë nga njëri-tjetri. /atsh

CDC: COVID-19 nuk përhapet lehtë nga prekja e sipërfaqeve të infektuara Read More »

Balla deputetit të opozitës në Parlament: Mos bëj teatër mbi Teatër, ndiq procedurat

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla i është përgjigjur deputetit të opozitës Ralf Gjoni në lidhje me kërkesën e tij për Komision Hetimorë për Teatrin.

Në përgjigje të kërkesës së deputetit Gjoni, Balla tha se “që duhet të bëjë letrat”.

“Do kërkoja mirëkuptimin e çdo kolegu që të vijnë në Kuvend dhe të luajnë Teatër mbi Teatër. Se sa të dhëmb ty shpirti për teatrin unë e di dhe e mirëkuptoj. Bëni propozimet, bëj letrat djalë. Mëso që procedura është e përcaktuar për çdo lloj nisme. Kam mbështetur kërkesën e ardhur nga opozita për interpelancë “, tha Balla./atsh

Balla deputetit të opozitës në Parlament: Mos bëj teatër mbi Teatër, ndiq procedurat Read More »

Vlorë, pastrohet rrjeti i kanalizimeve në “Lungomare”

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Vlorë vijon punën për pastrimin e rrjetit të kanalizimeve në qytet, si dhe përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm për qytetarët.

“Sektori i Kanalizimeve pastroi sot rrjetin në “Lungomare” ku punonjësit kryen kontrollin e linjës me telekamerë, si dhe larje të rrjetit me autosondë”, bëri të ditur UK Vlorë.

Uk Vlorë thekson se “punonjësit punuan edhe për remontin e stacionit të kanalizimeve të ujërave të zeza Nr. 208 tek ish-Delfini. Po ashtu, u punua për pastrimin e këtij stacioni, për ta bërë sa më funksional”.

Ndërkohë që ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime ka nisur prej ditës së djeshme një kontroll në të gjithë qytetin e Vlorës dhe në njësitë administrative për të evidentuar konsumatorët që shpërdorojnë ujin e pijshëm. 9 grupet e shpërndara në terren do të kalojnë çdo ditë në “sitë” të gjithë territorin e qytetit.

Për shkak të shpërdorimit, disa zona periferike dhe fundore në qytet dhe në Njësitë Administrative, me rritjen e temperaturave hasin probleme në furnizim./atsh

Vlorë, pastrohet rrjeti i kanalizimeve në “Lungomare” Read More »

Arrestimi i dy efektivëve/Ndarja e Policisë nga ata që nuk e meritojnë nderin e të shërbyerit në radhët e saj do vijojë me rigorozitet

Ministri i Brendshëm Sander Lleshaj tha sot se “Policia e Shtetit, SHÇBA dhe Prokuroria finalizuan sot një operacion të rëndësishëm, në sajë të të cilit, krahas të tjerëve, u arrestuan edhe dy punonjës policie për përfshirje në veprimtari kriminale”.

Lleshaj shton se “procesi i ndarjes së Policisë nga ata që nuk e meritojnë nderin e të shërbyerit në radhët e saj do të vijojë me rigorozitet të plotë. Policia është jo vetëm imazhi i drejtuesve të saj, por edhe i vetë shoqërisë. Si e tillë ajo duhet dhe do të jetë larg kujtdo që nuk i shërben me nder dhe angazhim interesit publik”.

“Përgëzime për këtë operacion të suksesshëm për Policinë, SHÇBA dhe Prokurorinë”, tha ai.

Operacioni policor i koduar “Shënmëri 2020” i shtrirë në 5 qytete për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike u finalizua me sukses duke vendosur në pranga 19 persona. /atsh

Arrestimi i dy efektivëve/Ndarja e Policisë nga ata që nuk e meritojnë nderin e të shërbyerit në radhët e saj do vijojë me rigorozitet Read More »

Ronaldo zhvillon stërvitjen e parë me ekipin e Juventusit

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo do të stërvitet sot me ekipin, njoftoi federata.

Sipas gazetarit, Romeo Agresti, portugezi tashmë ka mbërritur në bazën e Juventusit.

Ai u kthye në Torino më 5 maj dhe, pas kësaj, u karantinua për 14 ditë.

Fillimisht, vazhdimi i kampionatit të Serie A ishte planifikuar për në 13 qershor, por Italia i ndaloi ngjarjet sportive deri më 14 qershor.

Tani pritet që kampionati të rifillojë më 20 qershor. /atsh

Ronaldo zhvillon stërvitjen e parë me ekipin e Juventusit Read More »

Meta: Shembja e Teatrit Kombëtar, akt cubash dhe i paligjshëm

Presidenti Ilir Meta e cilësoi sot shembjen e Teatrit Kombëtar, “një akt të programuar shkombëtarizues”.

“Shkatërrimi i Teatrit Kombëtar, nuk ishte thjesht dhe vetëm një akt cubash, antikushtetues dhe i paligjshëm, por një akt i programuar shkombëtarizues”, tha Meta.

Më herët, Kreu i Shtetit ka deklaruar se “mbështet fuqimisht një hetim ndërkombëtar për shkatërrimin antikushtetues, të paligjshëm dhe në mënyrën më antieuropiane të Teatrit Kombëtar”.

Ai është shprehur i gatshëm të bashkëpunoj me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, si dhe me çdo institucion europian dhe ndërkombëtar për Kulturën./atsh

Meta: Shembja e Teatrit Kombëtar, akt cubash dhe i paligjshëm Read More »

Zbrazja e godinës së Teatrit/ Policia e Shtetit është sjellë si Polici europiane

Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot ndërhyrjen profesionale të Policisë së Shtetit ndaj protestuesve te Teatri Kombëtar, ndërsa theksoi se “nuk ka pasur dhunë”.

Në një intervistë televizive, Rama tha se “Policia nuk ka pasur absolutisht asnjë pajisje kur ka hyrë për të nxjerrë njerëzit, sepse është përgatitur për ta bërë ndërhyrjen në mënyrën më të butë të mundshme”.

“Opozita thotë shumë gjëra. Sigurisht që Policia e Shtetit ka përgjegjësinë dhe ka detyrën të zgjedhë metodën, kohën dhe të gjithë mënyrën se si operon, por logjika më e thjeshtë ta do që në 4:30 të mëngjesit ka më pak mundësi për t’u përplasur me njerëz të investuar për të krijuar përplasje, që aktrojnë si të dhunuar, të goditur e të shkelur në të drejtat e tyre”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se “nuk e di se ku justifikohet uzurpimi nga një pakicë njerëzish në mënyrë antidemokratike i një godine publike për të bërë rezistencë ndaj ‘regjimit’”. “Pikërisht pse është sistem demokratik dhe nuk ka fytyrën e një regjimi por e tepron madje në durimin në kërkim të gjuhës së arsyes, për 2.5 vjet u bë ajo që nuk ndodh. Në cilin vend të botës tolerohet një gjë e tillë. Policia bëri veprimin që i takonte. Është shumë e shëmtuar dhe fyese për të gjithë ata njerëz nën uniformën e Policisë dhe tejet e padrejtë që Policia të vendoset nën goditje”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se “Policia e Shtetit shqiptar edhe në këtë rast është sjellë si polici europiane”. “Nuk kam parë asnjë skemë, pamje apo provë për të kundërtën”, tha Rama.

“Në një vend ku protestuesit vriteshin me plumba luftarak, kryeministria ishte një kështjellë e mbushur me kallashnikov që qëllonin me plumba luftarakë, janë plagosur me plumba luftarak gazetarët. Policia ndërmori një operacion për të zbrazur një godinë të zaptuar në mënyrë të paligjshme. Policia e Shtetit është provokuar, sulmuar fizikisht dhe gjendur në pozitë shumë të vështirë aty, ku ishte në fakt një grupim politikisht i vendosur dhe barrikaduar”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se “prania e Policisë nuk është dhunë dhe bilanci i gjithë kësaj dhune janë 2 policë në spital, pasi nuk di të ketë pasur ndonjë protestues”.

“Sa jam unë këtu në këtë zyrë, nuk do të gjeni nëse ka një polic në tejkalim dhe e tepron diku”, tha Rama. /atsh

Zbrazja e godinës së Teatrit/ Policia e Shtetit është sjellë si Polici europiane Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com