Dukati

Pse koronavirusi po vret me ritme të larta pacientët me diabet?

Ndërsa rastet e reja me koronavirus po rriten në SHBA, një studim i ri tregon se gati 40 për qind e pacientëve që kanë vdekur nga COVID-19, vuanin nga diabeti.

Mes atyre personave nën 65 vjeç që kanë humbur jetën, gjysma kishin sëmundje kronike. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve analizuan më shumë se 10 mijë vdekje në 15 shtete dhe në Nju Jork, nga muaji shkurt deri në maj.

Jonathan Wortham, një nga epidemiologët që drejtoi studimin, ei quajti gjetjet “jashtëzakonisht të qarta”, me ndërlikime serioze për ata që vuajnë nga diabeti.

Sipas një studimi tjetër të agjencisë “Reuters” u identifikua një normë e lartë diabeti në mesin e atyre personave që kishin vdekur nga COVID-19 në 12 shtete dhe në kryeqytetin e vendit Uashington.

Zyrtarët e dhjetë shtete, përfshirë Kaliforninë, Arizonë dhe Miçiganin thanë se nuk kishin raportuar diabetin dhe e sëmundjet të tjera të fshehura ndërsa pjesa tjetër nuk u përgjigj, duke dhënë një pamje jo të plotë për hartuesit e politikave dhe ekspertët klinikë në përpjekjet e tyre për të mbrojtur ata që janë më në rrezik.

Shkalla e vdekshmërisë nga diabeti ështe rritur që nga viti 2009 dhe tejkalojnë shumicën e vendeve të tjera të industrializuara. Komunitetet e afrikano-amerikanëve dhe latino-amerikanëve vuajnë nga diabeti në nivele më të larta se amerikanët e bardhë dhe janë prekur gjithshtu në mënyrë të shpërpjestuar nga COVID-19.

“Diabeti është tashmë një pandemi e ngadaltë ndërsa COVID-19 është përplasur si një valë e shpejtë”, thotë Elbert Huang, profesor i mjekësisë dhe drejtor i Qendrës së universitit të Çikagos për Kërkime e Politika mbi Sëmundjeve Kronike.

Mbajtja nën kontroll e diabetit, ndër masat më të mira për t’u mbrojtur kundër COVID-19, është bërë më e vështirë pasi pandemia ka krijuar probleme me kujdesin mjekësor, mundësinë për aktivitet fizik dhe rutinën e shëndetshme ushqimore.

Çmimi i lartë i insulinës gjithashtu ka detyruar disa njerëz të vazhdojnë të punojnë, që ta paguajnë ilaçin thelbësor, duke i ekspozuar ata përballë rrezikut ndaj virusit në mënyrë që të kenë mundësi. Ndërsa vendi po përballet me një krizë ekonomike, miliona amerikanë kanë humbur vendet e punës e tyre dhe sigurimin shëndetësor që ua paguante punëdhënësi.

Pjesa më e madhe e kësaj mund të ishte parashikuar dhe adresuar me një përgjigje më gjithëpërfshirëse kombëtare thotë A. Enrique Caballero, i Shkollës Mjekësore të Harvardit dhe studiues i sëmundjes së diabetit.

Zyrtarët e lartë të shëndetësisë duhet të kishin bërë më shumë për të theksuar kërcënimin për njerëzit me diabet dhe për të lehtësuar frikën e tyre për vizita në spital, tha ai duke shtuar se ata duhet të përqëndroheshin më shumë tek ndihma që pacientët të menaxhojnë gjendjen e tyre në shtëpi.

Hartuesit e politikave kishin paralajmërim gjerësisht se COVID-19 paraqiste një rrezik të lartë për pacientët me diabet. Në vitin 2003, gjatë shpërthimit të koronavirusit të njohur si SARS, më shumë se 20 për qind e personave që humbën jetën vuanin nga diabeti.

Në vitin 2009, gjatë pandemisë së gripit H1N1, pacientët me diabet u përballën trefish me rrezikun e shtrimit në spital. Kohët e fundit në vitin 2012, kur u shfaq sindromi i frymëmarrjes MERS, një studim zbuloi se 60 për qind e pacientëve që u shtruan në repartet e kujdesit intensiv apo humbën jetën, vuanin nga diabeti.

Megjithatë pandemia e COVID-19, ka zbuluar ndërlikime të panjohura më parë pasi po zgjat më shumë dhe ka infektuar shumë më shumë njerëz sesa epidemitë e mëparshme të koronavirusit, thotë Charles S. Dela Cruz, një mjek-shkencëtar i universitetit “Yale” dhe Drejtor i Qendrës së Hulumtimit dhe Trajtimit të Infeksioneve Pulmonare.

Mjekët paralajmërojnë se pandemia e koronavirusit indirekt mund të çojë në një rritje të ndërlikimeve të lidhura me diabetin dhe numër më të madh shtrimesh në urgjencë, humbje të shikimit, sëmundje të veshkave dhe dializë.

“Frika ime është që ne do të shohim një cunami problemesh pasi kjo të përfundojë”, thotë Andrew Boulton, president i Federatës Ndërkombëtare të Diabetit dhe një profesor në Universitetin e Mançesterit në Angli.

Studiuesit janë përpjekur prej muajsh të tërë për të zbuluar lidhjet mes diabetit dhe koronavirusit, duke zbuluar një seri dobësish. Virusi sulmon zemrën, mushkëritë dhe veshkat, organet të dobësuara tek shumë pacientët me diabet.

Sipas studime COVID-19 gjithashtu vret më shumë njerëzit e moshuar, obezët ose ata me tension të lartë, shumë prej të cilëve gjithashtu kanë diabet.

Pse koronavirusi po vret me ritme të larta pacientët me diabet? Read More »

Goditet grupi m.afioz ndërkombëtar i k.okai.nës, 6 të arrestuar në Argjentinë, Shqipëri dhe Costa Rica

Policia e Shtetit njofton se ka finalizuar një tjetër operacion ndërkombëtar për goditjen e grupeve mafioze në fushën e trafikimit të drogave të forta.

Sipas njoftimit, u finalizua Operacioni “Magma 2020”, për goditjen e pjesëtarëve të organizatës mafioze “Ndrangheta”. Operacioni u zhvillua në të njëjtën kohë në Shqipëri, Itali, Argjentinë e Costa Rica.

Në kuadër të këtij operacioni, nga Interpol Tirana, në bashkëpunim DVP Tiranë dhe me mbështetjen e FAST ALBANIA, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimi, shtetasi B. S., i quajtur “Xhaxhai”, përfaqësuesi i Ndrangheta-s në Shqipëri dhe në zonën e Ballkanit dhe në veçanti përfaqësuesi i familjes mafioze “Bellocco”. Shtetasi B. S. ka marrë pjesë në blerjen e rreth 20 kg kokainë në Spanjë. Po në kuadër të operacionit është bërë dhe arrestimi në Elbasan, më 26 maj 2020, i shtetasit A. C., i cili ka qenë i shpallur në kërkim.

Në të njëjtën kohë në Argjentinë u bë arrestimi i shtetasve: F. S., korrier dhe njeri i besuar i Ndrangheta-s, i cili bënte lidhjen mes Amerikës së Jugut dhe Kalabrisë. Ky shtetas kryente për llogari të organizatës kriminale, detyra të ndryshme operative dhe transport të dokumenteve sekrete; G. P., lindur në Romë, me emrin M. P., me banim në Buenos Aires, ishte personi që bënte lidhjet midis furnizuesve të drogës të Amerikës së Jugut dhe familjeve mafioze italiane. Gjithashtu merrej dhe direkt me eksportin e substancave narkotike; F. P., lindur në Argjentinë, bashkëpunëtor i ngushtë i F. M., i cili u arrestua edhe në operacionin e kryer në nëntor 2019. Shtetasi F. P., falë rrjetit të tij të bashkëpunëtorëve në Argjentinë, merrej sidomos me anashkalimin e kontrolleve doganore dhe pastrimin e parave. Me bashkëpunimin e Interpol San Hoze në Costa Rica u arrestua në qytetin Jaco, shtetasi F. D., lindur në Velletri/Itali, bashkëpronar i një hoteli Casino në Costa Rica. Ky shtetas ishte vendosur në Costa Rica dhe ishte bërë pikë referimi për organizatat kriminale. Roli i tij ishte që të bënte të mundur dërgimin e kokainës në Itali, si dhe u siguronte anëtarëve të organizatës bazën logjistike dhe akomodimin në Costa Rica.

Ky operacion, i koordinuar me forcat e Policisë argjentinase, të Policisë shqiptare dhe asaj të Costa Ricas, si dhe me UCI Albania, dëshmon se qasja globale ndaj Ndrangheta-s, e arritur përmes projektit I-CAN dhe bashkëpunimit ndërkombëtar policor, është mënyra kryesore për të luftuar një kërcënim që ka ndotur në heshtje ekonominë e mbi 30 vendeve të botës dhe që duhet të luftohet përmes një veprimi të fuqishëm të rrjetit./atsh

Goditet grupi m.afioz ndërkombëtar i k.okai.nës, 6 të arrestuar në Argjentinë, Shqipëri dhe Costa Rica Read More »

Rama përkujton Bajo Topullin: Vëllai i duhur në një luftë për kauzën e duhur

Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar sot Bajo Topullin, veprimtar i çështjes kombëtare, arsimtar në periudhën e fundme të Perandorisë Osmane dhe më tej kryetar i bashkisë Gjirokastër pas pavarësisë së shtetit shqiptar.

Në rubrikën e tij në Facebook, “Homazh”, kryeministri Rama sjell vargjet e patriotit shqiptar nga Reka, Josif Bagerit.

“Quhet Bajo ky zotnia Topulli (Fehmi Bajrami), Profesor asht efendia,
Trim i flaktë si Luani ». Bajo Topulli që si sot e plot 90 vjet më parë u nda nga jeta, ishte mu si në vargjet e patriotit shqiptar nga Reka, Josif Bagerit, sojli si pak të tjerë, filiz i një rrënje të sertësh po të drejtësh me nam. As një shekull nuk na ndan nga vdekja e tij e megjithatë, kur i afrohesh personazhit të tij ai është kaq i jashtëzakonshëm, sa ngjan sikur ka ekzistuar vetëm në imagjinatën e ndonjë shkrimtari lavdithurrës”, – shprehet Rama.

Kryeministri tregon se “Bajua i 14 brezave të Topullarëve, fisi i të cilëve, siç vetë ai shkruan, « zë larg shumë », ishte një lloj sojliu romantik me mendjen të mprehur, po aq sa tehun e kamës që mbante në brez në mes të komitëve. Ke ç’të mësosh edhe sot nga parimi i tij i «formës pesëçe »”.

“Kur u bë shpirti udhëheqës i Komitetit të Manastirit, diku nga 1906, kërkoi që secili anëtar, të mos ishte « këpucëgrisur », që do të thoshte sipas tij spiun dhe të mos shitej për «5 grosh», që do të thoshte sipas fjalorit të kohës sonë, i korruptuar. E kush spiun dhe i korruptuar nuk ishte, duhet të sillte me vete pesë persona pa këto dy njolla të zeza, për të formuar një grup në rrjetin e një anëtarësie të disiplinuar dhe të përgjegjshme. Jemi mësuar me emrin e Bajo Topullit si vëllai i Çerçizit, e në njëfarë mënyre duke u mjaftuar me aq, i kemi hyrë në hak diturisë sonë mbi njerëzit e rrallë që kanë lënë gjurmë në këtë vend”, – tha Rama.

Por, shtoi Rama, Bajua ishte shumë më tepër se sa vëllai i duhur në një luftë për kauzën e duhur.

“Në këtë ditë përkujtimi për të, uroj të gjeni kohë e t’i afroheni personazhit të tij shumë mbresëlënës”, – shprehet Rama./atsh

Rama përkujton Bajo Topullin: Vëllai i duhur në një luftë për kauzën e duhur Read More »

Llogoraja, peizazhi mahnitës që të ofron malin dhe detin!

Parku Kombëtar i Llogorasë, rreth 40 km në juglindje të Vlorës është një destinacion turistik dhe shërben si një urë tranziti për të dy llojet e turizmit, atë bregdetar dhe atë malor.

Kryeministri Edi Rama uroi sot mirëmëngjes me pamje nga Llogoraja duke ftuar turistët vendas e të huaj ta vizitojnë në fundjavë.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga Llogoraja që të kujtojnë çfarë magjish ruan ky vend, Shqipëria, me malin dhe detin aty pranë, diellin dhe flladin, ju uroj një të premte të mbarë para një fundjave mbrëmjesh me muzikën e natyrës në bregdet”, – thekson Rama.

Llogoraja ka potencial të madh për zhvillimin e eko-turizmit, sportet e ajrit, ekskursionet dhe udhëtimet. Ky është një vend klimatik, sepse këtu përzihen të dyja klimat, malore dhe detare e freskët. Për tifozët sportivë ky park ofron mundësi akomodimi në hotele luksi.

Mjedisi pyjor në Llogora, shtrihet në një sipërfaqe prej 1500 hektarësh, por vetëm 1080 prej tye janë përfshirë në territorin e Parkut Kombëtar, që mbrohet me ligj të veçantë. Mes pemëve, dominojnë pisha e zezë dhe bredhi./atsh

blob:https://www.facebook.com/4b5b24cf-831f-4ed1-a692-2af1e80aec8f

Llogoraja, peizazhi mahnitës që të ofron malin dhe detin! Read More »

Eksperti ‘i shtang’ të gjithë me paralajmërimin e fortë: Koronavirusi mund të…

Eksperti i sëmundjeve infektive dhe drejtori i Qendrës për Hulumtim të Sëmundjeve Infektive në Minesota, Michael Osterholm, ka thënë se ka shumë mundësi, që bota nuk do të shpëtoj kurrë nga koronavirusi, shkruan CNN.

“Ne kurrë nuk do ta zhdukim këtë virus”, tha Osterholm në Newsroom të CNN, duke krahasuar këtë virus me HIV-in.

Ai gjithashtu ka theksuar se ne do të duhet të pregatitemi të përballemi me të gjatë gjithë jetës, mirëpo nuk do të mund ta zhdukim kurrë.

Osterholm tha gjithashtu se ndërsa po bëhen përparime të theksuara në gjetjen e vaksinës efektive të Covid-19 ky do të jetë vetëm hapi I parë drejt mposhtjes së koronavirusit, ndërsa tha se nuk duhet të mbështetemi tek vaksina, por duhet të vazhdojmë të mbajmë të gjitha masat e këshilluara nga ekspertët (mbajtja e maskës, distancimi social, pastrami I vazhdueshëm I duarve). /Gazeta Express

Eksperti ‘i shtang’ të gjithë me paralajmërimin e fortë: Koronavirusi mund të… Read More »

Çabej u ndoq për 28 vjet nga Sigurimi i Shtetit/ AIDSSH publikon dosjen për herë të parë

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka publikuar për herë të parë dosjen e Profesor Eqrem Çabej i cili u ndoq për 28 vjet nga Sigurimi i Shtetit, deri ditën që mbylli sytë.

AIDSSH në kuadër të kurimit të së shkuarës nga regjimi komunist vazhdojnë të publikojë dosjet e Sigurimit të Shteti të figurave të larta të politikës, shkencës, letërsisë dhe artit për të hedhur dritë mbi të vërtetën e regjimit.

“Për shkak të formimit dhe jetës më shumë se 30-vjeçare mes Europës e Shqipërisë, Çabej pozicionohej natyrshëm tek elita e vjetër, pa parti, e shkolluar jashtë, që vinte nga familjet e mëdha dhe që nuk mund të pranonte një regjim që më së pari, u merrte lirinë”, shprehet AIDSSH.

Po ashtu, AIDSSH shton se “të gjitha këto u bënë shkak që ai të cilësohej që në fillim prej regjimit, si element i rrezikshëm, me probleme ideologjike e politike. Dosja formulare nr. 2383 e Eqrem Çabejt, që tregon përndjekjen ndaj tij nga viti 1952 deri më 1980, u arkivua disa muaj pas vdekjes, në janar të 1981, me vlerë historike”./atsh

Çabej u ndoq për 28 vjet nga Sigurimi i Shtetit/ AIDSSH publikon dosjen për herë të parë Read More »

Matteo Salvini publikon foton e veçantë me qeleshen shqiptare

Kreu i partisë së ekstremit të djathtë në Itali, LEGA NORD Matteo Salvini ka publikuar mëngjesin e sotëm një foto nga shtëpia e tij. Salvini i buzëqeshur teksa mban në dorë një kapele të Rojeve Bregdetare italiane, por vëmendjen e ka marrë një detaj shqiptar.

Në raftin pas tij ndodhet një qeleshe tradicionale shqiptare, me shqiponjën dhe shkrimin “ALBANIA”.

“Mirëmëngjesi miq. Sot do të jem në Lampeduza. Italia dashuron dhe mbrohet, kufijtë mbrohen”, shkruan Salivini. Lampedusa është një nga pikat kryesore të zbarkimi te emigrantëve nga kontinenti i Afrikës

Matteo Salvini njihet si politikan i ekstremit të djathtë dhe është shprehur disa here dhe kundra emigrantëve në shtetin fqinj.

Matteo Salvini publikon foton e veçantë me qeleshen shqiptare Read More »

Thirrja e mjekes së Sanatoriumit: Vendosni maskën për të mbrojtur jetët tuaja dhe tonat

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka shpërndarë mesazhin mjekes së spitalit universitar “Shefqet Ndroqi”, Dr. Loreta Bica, e cila bën thirrje të vendoset maska.

“Jo rrallë dëgjoj të pyetet: E vërtetë? Në pak ditë shoh një spital të mbushet frikshëm me të sëmurë në gjendje të rëndë! Shoh mjekë, infermierë, sanitare që luftojnë për të lehtësuar dhe për të shpëtuar sa më shumë jetë. Duket sikur e kanë harruar rrezikun e madh që i kërcënon në luftën me Covid-in. Me të vërtetë e frikshme. Por COVID-9 është armik shumë i dobët, nëse e luftojmë të gjithë bashkë! Ju lutemi mbroni jetët tuaja dhe jetët tona, thjeshtë duke vendosur maskën. Së bashku mund dhe do t’ia dalim”, apelon mjekja Loreta Bica./atsh

Thirrja e mjekes së Sanatoriumit: Vendosni maskën për të mbrojtur jetët tuaja dhe tonat Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com