Dukati

Cfarë po ndodh në Kakavijë, radhë të gjata, tensione

Situatë e tensionuar paraqitet ditën e sotme në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, në të cilën janë krijuar radhë thuajse 20 kilometra.

Emigrantë shqiptarë që presin të kthehen në Greqi, prej orësh tashmë janë bllokuar në trafikun e krijuar, duke sjellë një situatë të tensionuar paraditen e sotme.

Ata kanë zbritur nga mjetet dhe kanë bllokuar rrugën, teksa kërkojunë që të kalojnë kufirin.

Qytetarë të shumtë e kanë gdhirë natën në kufi, pas mbylljes së pikës së kalimit në orën 22.00. Kjo ka bërë që në shenjë proteste ditën e sotme të bllokojnë rrugën, duke mos lejuar asnjë mjet që të kalojë.

Po ashtu ata kanë debatuar me policinë kufitare, duke kërkuar zgjidhje.

Këto ditë është shtuar fluksi i kthimit të emigrantëve, pasi duke nisur nga data 16 gusht të gjithë qytetarët që do të hyjnë në Greqi, duhet të bëjnë një javë karantinë.

Shkak për vonesat bëhet edhe tamponi që ju merret udhëtarëve në Kakavijë, për të zbuluar nëse janë prekur nga koronavirusi.

Ndërkohë hyrjet në shtetin grek nëpërmjet pikave të kalimit në Kakavijë dhe në Kapshticë janë të mbyllura nga pala greke për udhëtarët dhe automjetet si në hyrje edhe në dalje të Greqisë gjatë fashës së orarit 22:00-06:00, deri në një njoftim të dytë.

Pikat e kalimit të hapen për qytetarët dhe automjetet çdo ditë nga ora 06:00 deri në 22:00. /noa.al

Cfarë po ndodh në Kakavijë, radhë të gjata, tensione Read More »

Vërtet çmenduri/ 52-vjeçari i vë fl akën vetes dhe më pas propozon për martesë të fejuarën

Një burrë nga Anglia ka bërë një veprim me të vërtet të çmendur, për të propozuar për martesë të fejuarën e tij.

Ai zgjodhi një mënyrë sa të veçantë, aq edhe të rrezikshme për jetën.

Shihet teksa ulet në gjunjë dhe dikush i vë fl akën në trup, duke shkaktuar momente paniku.

52-vjeçari Riky Ash zgjodhi këtë propozim shumë të guximshëm për të impresionuar të fejuarën e tij.

Për fat të mirë gjithçka shkoi në rregull, dhe vajza tha “po”. /noa.al/

Vërtet çmenduri/ 52-vjeçari i vë fl akën vetes dhe më pas propozon për martesë të fejuarën Read More »

Dalin rregulla të reja lidhur me të gjithë ata beqarë që duan të shkojnë tek partneri apo partnerja në Gjermani

Dalin rregulla të reja lidhur me të gjithë ata beqarë që duan të shkojnë tek partneri apo partnerja në Gjermani.

Aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” bën me dije se Qeveria Federale Gjermane njofton se partnerët e pamartuar mund të hyjnë në Gjermani nga vendet e treta të cilat nuk janë në listën “e sigurt” – përfshihet këtu edhe Shqipëria – për vizita afatshkurtra te partneri që jeton në Gjermani (gjermanët, shtetasit e BE-së ose shtetasit e vendeve të treta me të drejtën e qëndrimit në Gjermani).

Nëse personi në fjalë nuk ka pasaportë të Bashkimit Europian apo vizë gjermane, duhet të përmbushen kushtet e mëposhtme:

-Çifti është në një marrëdhënie/partneritet afatgjatë dhe të dy partnerët janë takuar personalisht në Gjermani të paktën një herë, ose çifti ka një vendbanim të mëparshëm të përbashkët në një vend tjetër deri vonë.

Dokumentet e mëposhtme duhet të paraqiten për hyrjen në Gjermani si dëshmi:

1) Një ftesë nga personi që jeton në Gjermani, si dhe një kopje e dokumenteve të identitetit të personit që lëshon ftesën,

2) një deklaratë për ekzistencën e marrëdhënies, të nënshkruar nga të dy partnerët dhe duke përfshirë detajet e kontaktit të të dy partnerëve;

3) Dëshmi të tjera të përshtatshme për takimet e mëparshme personale, në veçanti pullat e pasaportave, dokumentet e udhëtimit / biletat e fluturimit ose një vendbanim të përbashkët në një vend tjetër; mund të sigurohen edhe dokumente shtesë siç janë fotot, postimet në media sociale, korrespondenca postare / emaili etj.

Pavarësisht nga kriteret e theksuara më lart, vendimi nëse lejohet hyrja është në diskrecionin e Policisë Federale Gjermane në kufi, thotë njoftimi zyrtar i shtetit gjerman. Të gjithë udhëtarët duhet të ndjekin ende kërkesat e karantinës së shtetit përkatës federal të Gjermanisë. /noa.al

Dalin rregulla të reja lidhur me të gjithë ata beqarë që duan të shkojnë tek partneri apo partnerja në Gjermani Read More »

Banorët e fshatit mbushin ujë me gomar si në mesjetë

Fshati i njohur në Vlorë për vreshtarinë dhe prodhimin e verës së kuqe, prej më shumë se 30 vitesh vuan problematikën e mosfurnizimit me ujë të pijshëm.

Banorët shprehen se në rubinetat e tyre vjen 1 orë ujë vetëm në mbrëmje vonë, gati afër mesnatës, por edhe ai nuk mund të konsumohet për tu pirë.

“Uji që ne paguajmë, është i papijshëm. Vjen 1 gjysëm ore apo 1 orë në 48 orë”, thotë një banor.

Nisur nga kjo, një herë në javë ata dalin me bidona në duar në anë të rrugës për ta blerë me lekë.

“Gomarin e zë frika të vijë nga kullota në shtëpi, se e di që e presin bidonat. Ujin e blejmë me lekë. E marrim 250 lekë të vjetra një bidon”.

Por paradoksi është se dhe pse me një orë ujë në ditë, ata paguajnë faturën afrofe që shkon gati 2 mijë lekë në muaj. /Ora

Banorët e fshatit mbushin ujë me gomar si në mesjetë Read More »

Po licia e Shtetit sqaron rregullat e kalimit në Kapshticë e Kakavijë: Formulari për testin e koronavirusit duhet të…

Policia Shqiptare njofton qytetarët që duan të kalojnë drejt Greqisë për rregullat e reja.

Pas ndryshimit të orareve të kalimit në Pikën Kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës, po licia sqaron dhe për formularin me testin negativ për COVID me të cilin duhet të jenë pajisuar ata që duan të kalojnë. Ndërkohë që shtetas të BE apo me leje qëndrimi në vendet e BE dhe vendet e tjera të treta nuk lejohet te hyjnë nëpërmjet P.K.K. Kakavije dhe Kapshticë për në Greqi.

NJOFTIMI:

🔵 Autoritetet policore greke👮, njoftojnë se nga ora 2️⃣2️⃣:0️⃣0️⃣ deri në orën 0️⃣6️⃣:0️⃣0️⃣, Pikat e Kalimit të Kufirit Kakavije dhe Kapshticë 🛂🚧 nga pala greke do të jenë të mbyllura për udhëtarët 🧍‍♂️ dhe automjetet 🚗 si në hyrje edhe në dalje të Greqisë🇬🇷.

🔵 Pikat e kalimit🛂 do të jenë të hapur për qytetarët dhe automjetet çdo ditë nga ora 0️⃣6️⃣:0️⃣0️⃣ deri në 2️⃣2️⃣:0️⃣0️⃣, ora Shqiptare.

🔵 Policia e Shtetit👮 🇦🇱 fton qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që të ⚠️ shmangin lëvizjet dhe udhëtimet gjatë orarit që Pikat e Kalimit janë të mbyllura 🛂⛔pasi mjetet dhe udhëtarët nuk do të lejohen nga Policia Kufitare 🇦🇱 që të parkojnë apo qëndrojnë në territorin doganor e kufitar 🚧🛂.

🔵 Gjithashtu Policia e Shtetit njofton qyetarët se sipas njoftimit zyrtar të autoriteteve greke, duke filluar nga data 16 Gusht 2020, do të lejohet që të hyjnë në Greqi🇬🇷 nëpërmjet Pikës së Kalimit të Kufirit Kakavije🛂 vetëm 750 shtetas në ditë.

🔵 Duke filluar nga data 17 Gusht, do të lejohet hyrja në Greqi nëpërmjet Pikës Kalimit Kufirit Kakavije🛂 për 750 shtetas në ditë të cilët përveç formularit PLF duhet të jenë pajisur me vërtetim në gjuhën angleze që vërteton se kanë kryer testimin për Covid-19🔬 dhe kanë rezultuar negativ. Formulari duhet të përmbajë rezultatin negativ, numër pasaporte dhe emër mbiemër.

🔵 Karantinë nuk do të ketë.

🔵 Lejohet të kalojnë kufirin vetëm shtetas grekë, shtetas shqiptarë e të huaj me leje qëndrimi greke dhe minoritarë me kartën përkatese, të gjithë duke qënë të pajisur me PLF dhe analizën negative Covid-19.

⛔ Shtetas të BE apo me leje qëndrimi në vendet e BE 🇪🇺 dhe vendet e tjera të treta nuk lejohet te hyjnë nëpërmjet P.K.K. Kakavije dhe Kapshticë për në Greqi.

🔵 Policia e Shtetit 👮 🇦🇱 apelon që të gjithë qytetarët të ndjekin udhëzimet e autoriteve për lëvizjet në kufi si dhe të respektojnë me rigorozitet masat mbrojtëse me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19 😷.

Po licia e Shtetit sqaron rregullat e kalimit në Kapshticë e Kakavijë: Formulari për testin e koronavirusit duhet të… Read More »

“Sjellje e papërgjegjshme e të rinjve në klubet në bregdet”/ Braçe: Mos bëni politikë me COVID-19

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka ngritur një tjetër shqetësim në lidhje me përhapjen e virusit, nga sjellja e papërgjegjshme e të rinjve në klubet dhe restorantet në bregdet, ku distancimi social dhe mbrojtja nga COVID-19 duket se është një gjë e panjohur për ta.

Braçe shprehet se në të gjithë këtë harbim të të rinjve, edhe më shqetësuese është sjellja e politikanëve, të cilët në vend që të edukojnë dhe mësojnë rininë se si të mbrohen, bëjnë deklarata që nxisin sjellje të tilla dhe dëmtojnë punën e qeverisë dhe institucioneve në gjobat që vendosin.

“Boll bëre politikë me sëmundjen! Spitali është i fundit! Ndaj boll me politikë kriminale ndaj spitaleve ku ka aq shumë përkushtim, pasion, dashuri, dëshirë, punë e sakrifica sa kurrë nuk i ke parë kund! Kjo sëmundje ka rregullat e saj e as që kanë lidhje me politikën; kanë lidhje me ty si qenie e përgjegjshme e që shpërndan këtë përgjegjshmëri; jo mllef, urrejtje, ligësi, provokime, politikën e ulët të njohur tashmë!”, shprehet Braçe

“Janë të thjeshta rregullat; mbaj distancë fizike, mbaj maskë kur nuk rri dot larg, laj duart! Kaq! Spitali nuk hyn në to! Spitali është i fundit dhe në të gjithë botën është kështu!”, shton Braçe.

“Urdhëro, shihi këto video të së shtunës mbrëma dhe të dielës, vetëm pak ditë më parë, në Jalë, Palasë, Lekurs! Përse nuk u flet këtyre? Çfarë t’u bëjë spitali këtyre e prindërve të këtyre? Ta bëjë qeveria? Po patjetër, por sa ndërhyn qeveria aty ti e quan cenim të lirisë kushtetuese, sa zbaton qeveria masat ligjore aty ti thërret për masa ekstreme të papërshtatshme për realitetin ekonomik!”, thekson Braçe

“Shihi pak shishet e shampanjës që nuk pihen, por spërkasin ajrin, njëri-tjetrin e pastaj pishinën, si realitet ekonomik! Ky është problemi! Spitali do mbahet falë punës e sakrificës së punëtorëve të mjekësisë, por sjellja e tillë është sfidë e ulët ndaj çdo mjeku e infermieri, laboranti, farmacisti, sanitari që rrezikon jetën për të sëmurë prej harbimit apo të infektuar nga kalamajtë e harbimit! Ndaj boll me politikën me sëmundjen! Është e neveritshme!”, tha Braçe.

“Tani kam diçka me tatimet; shihni kuponë ju ke këto vaskat me shishe shampanje?!”, shton ai./atsh

“Sjellje e papërgjegjshme e të rinjve në klubet në bregdet”/ Braçe: Mos bëni politikë me COVID-19 Read More »

100 vjetori i Lu ftës së Vlorës/ Rijetëzohet kënga himn, dëshmi unike e trashëgimisë shpirtërore

Në kuadër të 100-vjetorit të Lu ftës së Vlorës është bërë rijetëzimi i këngës himn “VLORA, VLORA”. Pas restaurimit të këngës së Kongresit të Lushnjë, ky është rasti i dytë i rijetëzimit të trashëgimisë historike artistike në fushën e muzikës patriotike.

Lajmin e ka bërë të ditur akademiku Vasil Tole i cili bën të ditur se rijetëzimi i këngës himn është bërë i mundur nga këngëtari zë artë Josif Gjipali dhe kompozitori i mirënjohur Klodian Qafoku përmes riharmonizimit, riorkestrimit për orkestër simfonike dhe rikëndimit të saj.

“Kjo këngë u krijua gjatë Luftës së Vlorës nga shqiptaro-amerikani i madh Thoma Nasi, dirigjenti i Bandës Kombëtare VATRA, pjesëmarrës në atë luftë, mbi poezinë e vlonjatit të rrënjës Ali Asllani. Thoma Nasi theksonte se dëshira për një muzikë të re, i dha atij mundësinë të kompozonte shumë këngë. Njё nga çastet më të paharruara të veprimtarisë së “Vatrës” në front më 1920 ishte kur pas largimit të italianëve, të gjithë shqiptarët që kishin marrë pjesë në luftë u futën në Vlorë me bandën në krye duke kënduar Vlora, Vlora, bjeri më të lumtë dora”, shprehet Tole.

“Kënga pati sukses të menjëhershëm dhe brenda pak ditëve u përhap në të gjithë Shqipërinë. Në një nga transmetimet e saj në radio, Dorothe Thompson tha se shqiptarët kur hidheshin në sulm kundër italianëve këndonin këngën “Vlora, Vlora”. Kjo këngë është bërë një nga klasiket shqiptare dhe ende këndohet sot. Gjëja që më ka habitur e befasuar më shumë është se si këngët që shkruaja arrinin të shpërndaheshin pothuajse brenda natës në të gjithë vendin dhe të këndoheshin e ekzekutoheshin pa nota të shtypura nga orkestrat vendase. Kudo që vizitonim qytete të mëdhenj a të vegjël, popullata vendase do të na përshëndeste duke kënduar këto këngë”, tha Tole.

Akademiku Tole shton se, “kënga në fjalë, si trashëgimi shpirtërore e asaj epopeje vjen në 100-vjetorin e Luftës së Vlorës si dëshmi unike e asaj lufte heroike që ribëri Shqipërinë. Ajo do të shpërndahet në një botim të veçantë si CD, për pjesëmarrësit e konferencës shkencore që do të organizojë Akademia e Shkencave si dhe për publikun e gjerë”.

“Kënga ka qenë pjesë e repertorit të korit LIRA të Korçës, Ansamblit të Ushtrisë, Orkestrës Frymore të Forcave të Armatosura dhe korit të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit”, tha Tole./atsh

100 vjetori i Lu ftës së Vlorës/ Rijetëzohet kënga himn, dëshmi unike e trashëgimisë shpirtërore Read More »

Humb jetën drejtori i birrës së famshme shqiptare, prej disa ditësh përballej me COVID-19

Drejtori i Përgjithshëm i birrës Peja ka humbur jetën sot, dyshohet se prej disa ditësh përballej me COVID-19. I ndjeri humbi jetën rreth moshës 42 vjeç.

Raportimet nga Kosova flasin për shtrim në spitalin e Shkupit të Ernest Jusufit, prej disa ditësh.

Njoftimin e bëri sonte i afërmi i të ndjerit, Laert Jusufi:

“Me pikëllim të thellë iu njoftoj se djali i agjes Ernest ka ndërruar jetë. Kjo vdekje e papritur dhe e hershme e tij na ka pikëlluar të gjithëve, sepse kemi humbur një person të dashur, të matur e të kujdesshëm me të gjithë. Pushofsh në paqe”.

Humb jetën drejtori i birrës së famshme shqiptare, prej disa ditësh përballej me COVID-19 Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com