Dukati

Një ngjarje tr onditëse ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Llogara

Një ngjarje tr onditëse ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Llogara.

Recepsionisti i një kompleksi turistik është gjendur pa shenja jete.

Sipas policisë, mëngjesin e sotëm, në fshatin turistik të Llogarasë dyshohet se është ve tëv arur me litar në një objekt shtetasi K. A., 50 vjeç, banues në Vlorë, i cili punonte si recepsionist në këtë kompleks.

Nga këqyrja e trupit të pajetë nuk vërehen shenja dh une apo dëmtime të tjera përveç asaj të shkaktuar nga vet ëvarja.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/NOA.al

Një ngjarje tr onditëse ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Llogara Read More »

I doli pula përpara, shoferi humb kontrollin e makinës/ Përplaset me murin e një shtëpie (foto)

Mund të duket e pazakontë, por një pulë është bërë shkak i një aksidenti të rëndë në Verulam të Afrikës së Jugut.

41-vjeçari që po drejtonte automjetin, devijoi rrugën pasi i doli përpara një pulë, e për pasojë u përplas me murin e një shtëpie.

Për pasojë mbeti i plagosur rëndë shoferi i automjetit.

Sipas “Daily Mail”, makina shembi një pjesë të murit të shtëpisë ku u përplas, por për fat të mirë nuk mbeti i lënduar asnjë nga banorët e saj.

I doli pula përpara, shoferi humb kontrollin e makinës/ Përplaset me murin e një shtëpie (foto) Read More »

Kinematografia në zi/ Shuhet në moshë të re aktori i njohur

Lajmin e hidhur për vdekjen e aktorit të njohur amerikan e ka konfirmuar familja e tij.

Në moshën 43 vjeçare aktori i njohur, Chadwick Boseman, humb betejën pas sëmundjes së rëndë.

Ai vuante nga kanceri dhe ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Los Angeles pranë familjes së tij.

Boseman vuante nga kanceri në zorrën e trashë, por kurrë nuk ka folur publikisht rreth diagnozës.

“Chadwick ishte një luftëtar i vërtetë dhe këmbënguli gjatë githë kësaj lufte. Ai ju solli shumë nga filmat që ju tashmë dashuroni”- thuhet në deklaratën e familjes.

Chadwick Boseman lindi më 29 nëntor 1977 në Anderson të Koralinës së Jugut.

Ai ka luajtur në filmat si: The Kill Hole, Gods of Egypt, Marshall, Get on Up, Captain America: Civil War, Spider-Man: Homecaming, Avengers: Infinity War, Black Panther etj.

Kinematografia në zi/ Shuhet në moshë të re aktori i njohur Read More »

Rama ironi me Bashën: Hapu det se vajmedet ka dalë të të mbrojë Lulzimi me PD!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për çështjen e detit.

Rama ka ironizuar kreun e PD-së, Lulzim Basha, që i ka dalë detit në mbrojtje.

“Hapu det se vajmedet ka dalë të të mbrojë Lulzimi me PD!”, – shkroi Rama në Twitter.

“Të qash për ata që vazhdojnë e hanë për djathë sapunin e PD apo të qeshësh me këtë Artist që s’e ka shokun për të bërë sikur? Je i madh Lul, sinqerisht, shyqyr s’u more me shitje djathi se do kishim mbetur pa copën e sapunit!”, – shkroiRama në reagimin e tij.

Kujtojmë se Basha mbante detyrën e ministrit të Jashtëm kur u arrit marrëveshja e detit me Greqinë, në vitin 2009, marrëveshje që u rrëzua asokohe nga Gjykata Kushtetuese.

Lidhur me pretendimet e Greqisë, për një marrëveshje tjetër, por mbetet ende e paqartë se cila është ajo, kjo çështje ka ndezur debate të ashpra politike në Tiranë.

/NOA.al

Rama ironi me Bashën: Hapu det se vajmedet ka dalë të të mbrojë Lulzimi me PD! Read More »

Gruaja më e fuqishme në planet Merkel jeton në një shtëpi të thjeshtë : Punoj për popullin!

Është gruaja më e fuq ishme në botë, mirëpo nuk është e dhënë pas luksit dhe markave të shtrenjta.

Bëhet fjalë për kancelaren gjermane Angela Merkel, e cila jo rrallëherë është vënë në fokus të mediave për shkak të jetës modeste që bën.

Merkel, përkundër të ardhurave nga pozita e rëndësishme që mban në shtetin gjerman, jeton në një banesë me qira në Berlin.

Ajo bashkë me burrin e saj prof. Dr. Joachim Sauer, jeton në një banesë në katin e 4-të në Am Kupfergraben 6, në “Muzeun e Ishullit”, në një hapësirë prej vetëm 80 metrash katrorë.

Gruaja më e fuqishme në planet Merkel jeton në një shtëpi të thjeshtë : Punoj për popullin! Read More »

Vjen reagimi nga qeveria shqiptare për zgjerimin e kufijëve detar të Greqisë me 12 milje

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, tha të mërkurën në një reagim të saj për Zërin e Amerikës, se zgjerimi i kufirit detar të Greqisë nuk ka të bëjë me kufirin ujor shqiptaro-grek.

Reagimi i autoriteteve shqiptare pasoi deklaratën e bërë të mërkurën në parlament nga Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis se qeveria e tij do të paraqesë një projektligj, për të shtyrë kufirin perëndimor të ujërave territorialë në Detin Jon nga 6 në 12 milje detare. Zoti Mitsotakis po ashtu deklaroi se Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias kishte vënë në dijeni edhe homologët e tij italian dhe shqiptar.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë iu përgjigj interesimit të “Zërit të Amerikës” për këtë temë, duke thënë se “lidhur me deklaratat për zgjerimin së shpejti të gjërësisë së Detit Territorial të Greqisë nga 6 në 12 milje detare, theksojmë se kjo është një çështje që rregullohet nga e drejta ndërkombëtare dhe konkretisht nga Konventa e së Drejtës së Detit (UNCLOS) e Montego Bay e vitit 1982”.

Ministria e Jashtme shprehet se “Shqipëria dhe Greqia, si shtete fqinje që ndajnë zona detare, janë tashmë të angazhuara për arritjen e një marrëveshje të re në frymën e mirëkuptimit dhe interesit reciprok, bazuar në parimet dhe normat e së drejtës së detit, praktikën ndërkombëtare, si dhe duke respektuar dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese”.

Në reagimin e saj për VOA, Ministria e Jashtme shton se “Greqia, ashtu si çdo shtet tjetër palë e konventës, aty ku e lejon gjeografia dhe për sa kohë që nuk cënohen të drejtat sovrane të një shteti tjetër, gëzon të drejtën që të zgjerojë gjerësinë e Detit Territorial sipas parashikimeve të UNCLOS”.

Shqipëria dhe Greqia po diskutojnë gjatë vitet e fundit mbi përcaktimin e kufijve detarë midis tyre. Një marrëveshje e mapërshme mes dy qeverive u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë dhe bisedimet nisën nga fillimi me grupe të reja negociatore.

Në një mesazh në Tëitter të martën, Ministri i Jashtëm grek Niko Dendias, shkruante se kishte folur në telefon me Kryeministrin Edi Rama lidhur me marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet në rajon.

Ministri i Jashtëm i Greqisë pritet do të shkojë së shpejti në Tiranë për bisedime me homologun e tij shqiptar./balkanweb

Vjen reagimi nga qeveria shqiptare për zgjerimin e kufijëve detar të Greqisë me 12 milje Read More »

Jozefina Topalli: LB (Basha) ka përçarë e shkatërruar PD-në. Nëse vërtet do donte largimin e Edi Ramës, LB duhet të largohet nga kryetari i partisë

Jozefina Topalli refuzon të plotësojë formularin e vetëdeklarimit, edhe pse ishte një ndër emrat më të votuarat nga baza e PD-së, Shkodër.

Topalli u shpreh se “Partia nuk demokratizohet as me formularë, as me komisione”, duke refuzuar kështu propozikin për t’u rikthyer sërish në PD, gati një vit para zgjedhjeve parlamentare.

“LB (Basha) ka përçarë e shkatërruar PD-në. Ai nuk beson në asnjë parim të partisë që lindi 3 dekada më parë. Në këto kushte, nëse vërtet do donte largimin e Edi Ramës, LB duhet të largohet nga kryetari i partisë. Me një drejtim të ri të gjithë do bashkoheshin realisht pa formularë dhe pa komisione, dhe Rama nuk do të kishte më shans për të drejtuar vendin”.

E njohur si kritike e fortë e Lulzim Bashës, Jozefina, megjithatë ishte ndër emrat e propozuar nga baza demokrate në Shkodër.

Ndërkohë refuzimi sjell automatikisht përjashtimin e saj nga faza e dytë e procesit të përzgjedhjes së kandidatëve të mundshëm të PD-së, pasi në udhëzimin e selisë blu parashikohet se mosdorëzimi në kohë i formularit të deklarimit, nënkupton heqjen dorë nga mundësia për të qenë kandidat i mundshëm.

Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve e heq personin e propozuar nga baza nga lista e kandidatëve, të cilët i nënshtrohen edhe fazës së dytë.

Ish-kryeparlamentarja dhe ish nën-kryetarja e PD-së ka vendosur kështu që të mos rikthehet, për aq kohë sa kryetar i forcës politike ku ajo bëri pjesë, të jetë Basha.

/NOA.al

Jozefina Topalli: LB (Basha) ka përçarë e shkatërruar PD-në. Nëse vërtet do donte largimin e Edi Ramës, LB duhet të largohet nga kryetari i partisë Read More »

Kreu i Kadastrës fton ‘cuna dhe goca’ të aplikojnë për vende pune: Merreni me radhë nuk bëhesh drejtor menjëherë

Kreu i Kadastrws, Artan Lame, përmes faqes zyrtare të institucionit qw ai drejton, dha njoftimin për 23 vende të lira pune,

Ai dha edhe qytetet ku janw hapur vende pune dhe duke hequr termin “nuk ka profesionistw”, u thotë ‘çunave dhe gocave’ se jeta ka edhe të përpjeta, “por punw ka”.

“Nuk fillohet jeta direkt drejtor. Fillohet edhe si specialist i thjeshtë, pastaj pas disa vjetësh kur ke fituar eksperiencë bëhesh edhe shef sektori, e më pas po qe i aftë edhe drejtor. Po fillojeni një herë”, shkroi Lame, kur dha njoftimin.

E PLOTË NGA ARTAN LAME:

PUNE KA!

Më informojnë nga zyra e personelit se në Drejtorinë e Kadastrës Krujë janë 7 vende të lira, në drejtorinë Pogradec 5, në Gjirokastër 4, në Lezhë 7 vende. Duhen inxhinierë (ndërtimi, arkitektë, gjeoinformatikë, topografë, gjeodetë) dhe pak ekonomistë.

Drejtoria Krujë (që në fakt është në Fush-Krujë për shkak se shumica e problematikave janë poshtë në fushë) është fare pranë Tiranës, le më pastaj Fush Kruja, që është gati periferi e Tiranës. Dhe të mos ketë djem e vajza që të duan të shkojnë deri atje për të punuar!

Eshtë kollaj të bëhet ironi fejsbukjane me frazën e kryeministrit “Punë ka, po s’ka profesionistë”, por është e vështirë ta hedhësh poshtë atë në shumë raste.

Ej çuna, goca, jeta ka edhe të përpjeta. Nuk fillohet jeta direkt drejtor. Fillohet edhe si specialist i thjeshtë, pastaj pas disa vjetësh kur ke fituar eksperiencë bëhesh edhe shef sektori, e më pas po qeve i aftë edhe drejtor. Po fillojeni një herë.

Natyrisht që të zanatçinjtë e fejsbukut do ju shkurajojnë me të thënën se konkurset janë farsë, se i fitojnë vetëm bijtë e partisë, po ju bëni tuajën, ejani dhe do ta shihni.

Ndërkaq që po shkruaj, këto vende janë ende të lira duke ju pritur!

Në Krujë janë 7 vende të lira;

në Pogradec 5 vende;

në Gjirokastër 4 vende;

në Lezhë 7 vende.

ARTAN LAME

/NOA.al

Kreu i Kadastrës fton ‘cuna dhe goca’ të aplikojnë për vende pune: Merreni me radhë nuk bëhesh drejtor menjëherë Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com