Ka reaguar menjëherë kryeministri Edi Rama, pas marrëveshjes historike mes Serbisë dhe Kosovës, arritur sot në Shtëpinë e Bardhë, në prani të Presidentit Donald Trump.
Kryeministri Rama me anë të një mesazhi në Twitter, pas marrëveshjes tha se nuk ka “asnjë tradhëti burra”, duke i paraprirë kështu akuzuave të mundshme ndaj kryeministrit Abdullah Hoti.
“ASNJË TRADHËTI BURRA!”, – shkroi Rama.
“Urime Kryeministrit Hoti për marrëveshjen e arritur me Serbinë, e cila s’është fundi po vazhdimi i të vetmes rrugë drejt njohjes përfundimtare: Dialog për gjithçka, Bashkëpunim për çka mundet sot, Këmbëngulje për çka duhet nesër!”, – ishte mesazhi që lëshoi kreu i qeverisë Shqiptare, pak çaste pas arritjes së marrëveshjes historike, në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë.
Një fëmijë 4 vjeç ka mbetur i bllokuar në katin e pestë të një pallati në Gjirokastër, duke alarmuar fillimisht familjen dhe më pas po licinë.
Familja e fëmijë së izoluar në banesë, në rrethana të paqarta, ka thirrur uniformat blu për ndihmë, të cilat falë ndërhyrjes së shpejtë të ekipin të emergjencave, kanë mundur të nxjerrë fëmijën, fatmirësisht pa pasoja.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e një pallati, afër lagjes “11 Janari” të Gjirokastrës.
Nuk bëhet e qartë se në ç’rrethana është bllokuar fëmija. Dyshohet se ishte lënë i vetëm dhe mund të jetë mbyllur brenda, nga ndonjë pakujdesi e tij.
Është nxjerrë nga rezervuari trupi i 19-vjeçarit nga fshati Borje i Kukësit që u m byt dje.
RE NEA ka nxjerrë sot në mëngjes trupin e djalit teksa gjithë natës familjarët kanë pritur duke e gdhirë në pritje të një palombari për 8 orë në mënyrë që trupi i pajetë i djalit të tyre të prehej në paqe.
“Familja ka pritur në breg të liqenit duke qarë pa reshtur” dhe “Njerëzit kanë ndejt tërë natën aty duke sfiduar te ftohtin. Gjynah babai te qaj trupin e djalit aty dhe jo ne shtëpi. Kjo tregon çfarë shteti jemi”, kanë qenë disa prej raportimeve.
19-vjeçari i identifik uar si Sejmir Bajrami, u m byt pasditen e djeshme në rezervuarin e fshatit Novosejë. Mësohet se i riu nuk dinte not teksa ishte futur në rezervuar të lahej me disa shokë. Trupi i pajetë ndodhej në rezervuar në një thellësi prej 16 metrash.
Kryeministri Edi Rama vendosi të marrë përsipër drejtimin e qarkut të Durrësit, para zgjedhjeve të vitit 2021, por duke lënë enigmë nëse do të kandidojë sërish në Vlorë, gjatë zgjedhjeve të ardhshme.
Në kërkim të mandatit të tretë, çka do të ishte historik për një parti shqiptare pas rënies së komunizmit, kryeministri Rama nuk përjashton as mundësinë e ndryshimit në qeverisje.
“Se kam udhëhequr unë fushatën elektorale të Vlorës asnjëherë as më përpara. Udhëheqësi i fushatës elektorale ka qenë dhe është Damian Gjiknuri”, – sqaroi Rama.
“Kështu kjo është fake news. Unë kam marrë përsipër të kujdesem për Durrësin, sepse është një zonë me rëndësi të posaçme, në këtë fazë kur ne na duhet të ndërtojmë aty një shembull spektakolar të ndërtimit pas gjithë asaj tragjedie që kaloi Durrësi”, – tha Rama në një inervistë për “Top Channel”.
“Është pjesa më e dëmtuar dhe pjesa më sfiduese e rindërtimit, pasi aty do të duhet të bëjmë një punë shumë të madhe”, – shtoi më tej kreu i qeverië.
“Kemi ecur shumë me projektet. Siç dihet, ose për ata që se dinë, e përsëris se për rindërtimin në Durrës ne kemi një marrëveshje që unë e kam bërë me princin e Emirateve të Bashkuara. Janë Emiratet e Bashkuara që do të na mbështesin financiarisht dhe me ekspertizë teknike në mënyrë që të arrimë të bëjmë diçka fantastike në Durrës. Kështu që nuk ka lidhje e dyta me të parën apo e para me të dytën. Pastaj unë jam edhe nga Durrësi, edhe nga Vlora jam, edhe nga Shkodra madje”.
Rama foli edhe mbi faktin se vetëm 3 nga 14 ministra delegoi të udhëheqin fushatën në qarqe, para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
“Edhe kjo nuk lidhje, nuk e kuptoj se ku qëndron lidhja. Kur vjen puna tek drejtimi qarqeve dhe këtu nuk flasim njëherë për udhëheqjen e fushatës, fushata është akoma larg,” – u shpreh Rama.
“Këtu flasim për ata që janë kujdestarë në këtë fazë por kjo është për t’u parë në proces dhe kush do të lodhet do të kalojë në vijën e dytë dhe mund të shkojë në stolin e rezervave. Kush do të ketë energji do të shkojë në sulm deri në fund” – shtoi ai. – “Kështu që nuk është përfundimtare as nuk ka lidhje je ministër apo s’je ministër. Të qenit ministër ose jo ministër nuk lidhet me këtë sepse varet se ku të kërkon partia siç i thonë”.
Megjithatë, për momentin kryeministri Rama tha se nuk do të ketë ndryshime në qeveri.
100-vjetori i Luftës Kombëtare të Vlorës bëri bashkë në qytetin historik studiues, autoritetet vendore, deputetë të qarkut Vlorë si dhe përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, Muzeu Historik Kombëtar dhe Muzeu Kombëtar Vlorë, të cilët ishin dhe organizatorët e ekspozitës së realizuar me këtë qëllim.
Ekspozita përmbante dokumente që datonin që nga fillesat e organizimit të luftës, deri në fund të çlirimit të qytetit të Vlorës, foto të vullnetarëve në luftë, telegrame për çlirimin e vendit, fotografi nga festimet e çlirimit, dekoratat dhe vlerësimet për heronjtë e luftës, si dhe krahës ekspozitës ishin paraqitur disa objekte muzeale.
Lufta e Vlorës, e njohur ndryshe si Lufta e 20-ës, ishte një seri betejash mes forcave italiane dhe patriotëve shqiptarë për zotërimin e qytetit të Vlorës.
Kjo luftë zgjati 3 muaj dhe më 3 shtator 1920 pas shumë luftimesh, forcat shqiptare arrijnë të çlirojnë qytetin duke i detyruar pushtuesit italianë të largohen jo vetëm nga rrethi i Vlorës, por edhe nga Saranda, Durrësi dhe Shëngjini. Nuk duhet lënë pa përmendur dhe kapedani Hodo Zeqiri i cili ka qenë një ndër heronjtë dhe udhëheqësit legjendarë të kësaj lufte.
Ekspozita do të jetë e hapur për të gjithë vizitorët gjatë gjithë ditës së sotme në pedonalen e Vlorës./atsh
Gjatë fjalës së tij për zgjedhjet e ardhshme, kryeminstri Edi Rama i quajti kundërshtarët politikë “humbës kronikë”.
Pas kësaj deklarate ka reaguar kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shpërndarë foto me të rinjtë e partisë që drejton, ajo thotë se:
“Kryeministri i dështuar refuzon të shohë alternativën më të mirë. Këta të rinj dhe të reja janë gjenerata tjetër e udhëheqësve të Shqipërisë. Është koha për të ecur drejt Evropës.”
Rama sot kërkoi nga Elbasani një mandat të tretë qytetarëve, ndërsa tha se shqiptarët nuk kanë alternativë më të mirë se ai.
Ish-deputeti i PD-së, Edi Paloka ka reaguar pas fjalimit të Kryeministrit Rama në Elbasan i cili kërkoi mandat të tretë qeverisës.
“Filloi xhaja të zbulojë armiq të brendshem madje dhe të padukshem…
Këto janë shenjat kur fillon e te kap plakja keq, fillon dhe gjen armiq të padukshëm edhe brenda stanit që ke zgjedhur vetë.
Ka filluar të rrjedhë nga pleqëria, se nuk besoj se dikush ja ka mbush mendjen se me këtë stil demode mund të frymëzojë ndokënd… veç Taulantit dhe shokëve të tij të Toyta Yaris”, shkruan Paloka në Facebook.
Më herët edhe kreu i Qeverisë thumboi demokratët duke thënë se janë humbës kronikë.