‘E mbajti pe ng disa orë, tentoi ta hi dhte nga dritarja’/ Vajza tregon tmerrin pasi u nda nga i dashuri: Më ka fshoi hundën
Një vajzë 29-vjeçare që pas njohjes virtuale u lidh me një djalë katër vjet më të vogël se ajo, vendosi ta mbyllë historinë e dashurisë pasi E. K., e gënjeu për moshën. Por ky vendim nuk u prit aspak mirë nga 25-vjeçari, i cili e dh unoi dhe to rturoi atë, e mbajti peng me kërkesat që ajo të ndërronte mendim. Por më vonë, pasi e qëlloi, e mbajti pe ng disa orë, tentoi ta hidhte nga dritarja, dhe lidhur me kabull, 25-vjeçari tentoi të frikësojë edhe të ëmën dhe të vëllanë e saj, këtë të fundit duke tentuar ta përplasë me automjetin e tij.
Kjo ngjarje raportohet për gazetën ‘Si’ nga burime policore që rrëfejnë se historia e pabesueshme ndodhi në perimetrin Rinas-Tiranë, ndërkohë që E. K., u arrestua ditën e kaluar, pasi tentoi të vrasë vëllanë e ish-të dashurës dhe pasi dështoi i shkatërroi atij makinën në prani të një sërë dëshmitarësh që ishin komshinj të familjes. I riu nuk ka folur ende përpara policisë, por gjendja e tij psikologjike u përshkrua e tensionuar dhe jashtë kontrollit. Gjithçka nisi me mbylljen e pushimeve verore të çiftit me katër vjet diferencë moshe. Por dhunën fillimisht e konfirmon në polici nëna e 29-vjeçares, e cila përshkruan shenjat në fytyrën e të bijës, hundën e dëmtuar dhe sytë e mbyllur nga keqtrajtimi.
“Kur ime bijë u kthye nga Turqia ku shkoi me të dashurin e saj, sapo hyri në shtëpi ishte e mufatur, me fytyrë të ënjtur dhe sytë e mbyllur nga të nxirat. U tmerrova, por më tha, – jo mami, nuk do shkojmë në polici, nuk do ta telefonojmë policinë. Reagoi dhunshëm sepse e lashë”. Por gjendja u përkeqësua më tej sipas burimeve policore të gazetës Si të cilat për veprime të dhunshme, armë mbajtje të ftohtë dhe shkatërrim prone arrestoi të dashuruarin e nervozuar që nuk pranon ndarjen dhe nuk e konsideron si shkak mbylljen e historisë, pasi ai është më i vogël se e dashura.
Rasti më flagrant ndodhi këtë të hënë në Tiranë, kur i riu sipas policisë i doli me makinë vëllait të ish-të dashurës dhe e goditi. Dëshmia në policinë e Farkës u vendos ekskluzivisht në dispozicion të gazetës Si nga burime pranë këtij komisariati. I vëllai me inicialet L. A., tregon se ditët e fundit kishte parë në lagje një tip të çuditshëm që shfaqej i nervozuar. E pashë që një ditë ndaloi dhe bëri gjeste të turpshme. E identifikova. Ai qarkullonte me një Audi A6. Të nesërmen me këtë makinë, kur po qëndroja në rrugën “Bill Klinton” kjo makinë mu afrua me shpejtësi dhe për pak më shtypi. Ai u afrua qëllimisht pranë meje për të më vrarë. Më pas ai u afrua me shpejtësi drejt mjetit tim që e kisha të mbyllur dhe e goditi. Automjeti im ‘Ford Focus’ ka dalë jashtë kontrollit, nuk ndizet më”, shprehet vëllai i vajzës.
Por burimet tregojnë se pas heshtjes nënë e bijë, shokuese është dëshmia e të resë që ka pranuar se gjithçka nisi nga një ftesë në Facebook, bisedave të përgjithshme shoqërore dhe prezantimit të një djaloshi të pjekur dhe me plane serioze. I riu e rriti moshën duke gënjyer, por tha edhe të vërteta sikurse i tregoi vajzës se ishte me arsim të lartë dhe në pritje të një pune të mirë.
“U njoha në fillim të vitit. Në muajin maj ne dolëm për herë të parë. Nga njohje shoqërore krijuam më tej lidhje intime. Ai nuk ma kishte treguar moshën e vërtetë, dhe që ishte më i vogël se unë. Përkundrazi pretendonte që ishte më i madh se unë”. Sipas burimeve, e reja e zbuloi këtë fakt kur çifti u largua për pushimet e verës në Turqi.
“Gjatë kësaj kohe mësova shumë gjëra rreth tij dhe gënjeshtrave, ndaj e njoftova kur të ktheheshim në Shqipëri lidhja merrte fund”.
Çifti sipas këqyrjeve në sistemin TIMS i mbylli pushimet në datën 1 shtator dhe zbriti në Rinas. “Në Rinas kishim konflikt për motiv krejt banal. Kur po ktheheshim rrugës ai filloi të më godasë me grushte në fytyrë, më lidhi me kabullin e karikuesit të telefonit në qafë. Pastaj më rrëmbeu telefonin që mos të njoftoja familjen”, jep detaje A. A., e cila kujton se gjatë gjithë rrugës është dhunuar në mënyrë kafshërore.
“Kur mbërritëm, më çoi në shtëpinë e tij jashtë vullnetit tim, tentoi të më hedhë nga kati i tretë dhe ishte i shqetësuar se mos i tregoja mamit”. E reja jep më tej detaje të frikshme se si ajo i shpëtoi nga duart dhe se si u nxitua për t’u arratisur nga banesa e të dashurit.
“Dola nga banesa dhe ai më arriti në oborr. Më tha hip në makinë se do të çoj në shtëpi. Iu luta të hiqte thikën që e mbante zakonisht në makinë. U bind dhe zbriti e la tek parvazi i shtëpisë. Por kur hipi në makinë më kafshoi hundën dhe më dhembi aq shumë sa zbrita nga makina dhe bërtita me të madhe. Në këtë moment E zbriti dhe filloi të më godasë sërish”, tha ajo.
29-vjeçarja këmbëngul para policisë se këtë skenë mund ta dëshmojë edhe mamaja e të riut, e cila ka dalë menjëherë në oborrin e shtëpisë private. Në ditët në vijim e reja u kërcënua nga ish i dashuri përmes rrjeteve sociale dhe telefonit dhe për këtë shkak policia pohon jo zyrtarisht se ajo u mbyll në shtëpi nga frika. Në një rast ajo kishte shkuar në polici për të kërkuar urdhër mbrojtjeje, por kishte ndërruar rrugë sapo ka parë të dashurin duke qarkulluar në lagje me automjetin luksoz. Asaj nuk i ka shkuar në mendje që ta telefonojë policinë e të kërkojë ndihmë përmes numrit pa pagesë.
Por kupa është mbushur pak më vonë. Kur i riu nuk është frenuar para asnjërit nga të afërmit e ish të dashurës. E ëma shton se ditët kur A. A u kthye në banesë ajo ishte gjithandej e mavijosur dhe me sytë e mbyllur nga dhuna. ‘Më tregoi që kishin mbyllur çdo gjë me njëri-tjetrin, se do ta falte dhe se nuk dëshironte të përzihej policia në këtë çështje. Por ime bijë ankohej se përditë ai e kërcënonte përmes telefonit, facebookut, adresave false e-maileve dhe çdo mënyre tjetër online, sapo zbulonte që ish e dashura e bllokonte llogaritë”. Policia thotë për gazetën Si se i riu, me arsim të lartë dhe i papunë u arrestua edhe për përndjekje dhe dhunë për shkak të marrëdhënieve në dëm të ish të dashurës. Gjatë kontrollit në automjetin luksoz, policia zbuloi dhe një thikë, sikundër kishte treguar e reja. A. A sipas burimeve të gazetës Si u pajis me urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje.