Kur dukej se marrëdhëniet mes Turqisë dhe Greqisë po shkonin drej normalitetit, media turke “Yeni kafak” që cilësohet si pro-Erdogan i ka kushtuar një artikull krahasimit të dy ushtrive në vend.
Në artikull shkruhet se Greqia nuk do të jetë në gjendje të përballet me ushtrinë turke jo vetëm tani, por as pas 10 vitesh.
Mediat turke kanë bërë një përllogaritje të gjendjes në të cilën ndodhet shteti grek, duke i llogaritur edhe plakjen e popullatës, duke e kthyer në fakt epërsinë luftarake.
Pas tensioneve në Mesdheun Lindor, Greqia njoftoi blerjen e një numri të madh armatimesh.
Qeveria e Athinës, e cila ka caktuar një buxhet prej 10 miliardë euro për mbrojtjen e vendit, ka në plan të zgjasë shërbimin e saj ushtarak nga 9 në 12 muaj.
Autoritetet ushtarake greke janë të mendimit se duke blerë avionë luftarakë Rafale nga Franca dhe modernizuar fregatat e marinës, ata do të ri-ekuilibrojnë fuqinë.
Por a është vërtet kështu? Por sipas gjeneral brigade Fahri Erenel, pavarëisht se çfarë masash merr Greqia, në 10 vjet peshorja do të anojë nga ana e Turqisë, kjo pasi edhe popullsia është drejt plakjes.
Ndërsa Turqia ka fuqi të mëdha mbrojtëse si në tokë, ashtu edhe në det,”-shkruhet ndër të tjera në artikull.
Kryeministri Edi Rama flet në një intervistë për DW për dyzimet gjermane ndaj konferencës së parë për negociatat me BE, zgjedhjet në Shqipëri dhe rolin si kryetar i radhës i OSBE-së.
Deutsche Welle: Zoti Rama, cili është qëllimi i vizitës suaj në Gjermani?
Edi Rama: Jam i ftuar në një forum të rëndësishëm të politik-bërjes në Bavari, me një qëndresë të shkurtër në Berlin, ku u takova me një grup përfaqësuesish të Bundestagut dhe të sektorit privat për të biseduar për perspektivën ekonomike dhe politike të vendit, si edhe perspektivën në këto dy drejtime.
Ju nuk patët rastin të takoheshit me Kancelaren Angela Merkel. Cila qe arsyeja?
Nuk kam ardhur në këtë udhëtim për të takuar Kancelaren Merkel. Kam ardhur për të shkuar në forumin e politik-bërjes dhe ndalesa e mbrëmshme (17.09.shën red.) në Berlin ka qenë thjesht dhe vetëm për të nderuar ftesën e një përfaqësie të gjerë politikanësh dhe sipërmarrësish që dëshironin të ndanin me mua opinione dhe që kanë një interes të veçantë për Shqipërinë. Me Kancelaren jemi në kontakt të vazhdueshëm dhe s’ka asnjë problem.
Shqipëria është në pritje të datës së negociatave. Kur mendoni se do të fillojë konferenca e parë ndërqeveritare?
Këtë do ta shohim në varësi të vendimit që do të marrë Këshilli Europian. Por ajo që është e padyshimtë, është që ne po ecim në mënyrë intensive në hedhjen e hapave të mëtejshëm dhe, pavarësisht se çfarë do të vendosë Këshilli Europian, që ne e dimë që është një vendimmarrje që varet shumë më tepër nga dinamikat e brendshme, se sa nga çfarë bëjmë ne, ne do të vazhdojmë me vullnet dhe me durim. Dhe shpresoj që Konferenca do të ndodhë në fund të këtij viti, dhe nëse nuk ndodh në fund të këtij viti, ajo do të ndodhë vitin e ardhshëm dhe kjo është thjesht një çështje, që e përsëris ka të bëjë me dinamikat e brendshme në Bashkimin Europian.
Megjithatë, qarqe nga grupi CDU/CSU në Parlamentin Gjerman ngurrojnë të fillojnë negociatat me Shqipërinë, pasi janë të zhgënjyer nga ndryshimi i Kushtetutës që u bë menjëherë pas arritjes së marrëveshjes zgjedhore me ndërhyrje të fortë nga pala ndërkombëtare.
Gjermania është një vend demokratik. Ka vend për të gjithë zërat. Ajo që unë besoj është që, në konkluzion, ne kemi bërë gjënë e duhur për vendin tonë, kemi bërë gjënë e duhur për sistemin zgjedhor, dhe kemi bërë gjënë e duhur në funksion të ambicies sonë për të konsoliduar më tutje procesin zgjedhor dhe procesin demokratik. Dhe jam i bindur që, pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme që janë absolutisht legjitime, kjo nuk do të përbëjë asnjë arsye për të pasur ndonjë rezervë mbi Shqipërinë.
Një temë tjetër që shikohet sërish me rezerva në të njëjtat qarqe është ligji anti-shpifje. A keni ndër mend ta ndryshoni në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecies?
Gjermania ka një nga ligjet më të fortë kundër shpifjes dhe faktikisht ne dëshironim që të kishim një ligj që të bazohej në modelin gjerman, por duke qenë se ne jemi një vend shumë më i vogël se Gjermania dhe me shumë më pak zë se Gjermania nga miqtë tanë në Këshillin e Europës apo në OSBE na u tha që ne nuk mund të aplikojmë ligjin gjerman, sepse do të ishte një ligj i rrezikshëm për Shqipërinë. Kjo është bota ku jetojmë. Ne kemi bërë një ligj, i cili është absolutisht i domosdoshëm, do të marrim në konsideratë rekomandimet e Komisionit të Venecias, por Shqipërinë, si vatrën më të nxehtë të shpifjeve në Europë, ne nuk do ta lëmë.
Shqipëria është para zgjedhjeve. Çfarë do të bëni ju për të garantuar që pas zgjedhjeve Shqipëria të ketë një sistem të fortë pluralist partiak që përfaqësohet edhe në parlament?
Nuk ka qenë ndonjëherë në diskutim sistemi pluralist që nga viti 1990. Sistemi pluralist vihet në diskutim, nëse një qeveri apo një shumicë pengon pjesëmarrjen në zgjedhje. Nuk vihet në diskutim, nëse një parti vendos të ikë nga zgjedhjet. Është një vendim katastrofik për ata që e marrin. Sigurisht, nuk është një vendim që i bën nder vendit apo që ndihmon në shkëlqimin e demokracisë. Por nuk është absolutisht një vendim që cenon pluralizmin.
Shqipëria është aktualisht kryetare e radhë së OSBE-së. Ju keni dalë me një propozim për të ndërmjetësuar në konfliktin me Bjellorusinë., i cili është mbështetur dhe nga Gjermania. Çfarë mund të bëjë Shqipëria në këtë konflikt?
Ne kemi drejtimin e OSBE-së dhe unë jam shumë krenar, që drejtimi i OSBE-së ka pasur dhe ka admirim nga të gjithë partnerët. Oferta jonë për Bjellorusinë në funksion dhe në emër të OSBE-së, jo në emër të Shqipërisë, është një ofertë që është mbështetur tërësisht nga të gjithë partnerët, nga Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania dhe vendet e tjera të Bashkimit Europian. Ka rënë në vesh të shurdhët në Minsk deri tani që flasim, ndërkohë që situata e të drejtave të njeriut aty përkeqësohet dhe padyshim, unë e konsideroj këtë një gabim strategjik të autoriteteve në Bjellorusi, pasi OSBE-ja nuk ka qëllim të imponojë asgjë pasi të lehtësojë rrugën për të hapur një kanal dialogu me opozitën.
Ju erdhët në Gjermani, pasi më parë kishit qenë në Turqi dhe Greqi. Kjo e fundit aktualisht po përballet me një krizë të fortë refugjatësh. Gjermania po i vjen në ndihmë dhe ka vendosur të marrë 1500 refugjatë. Jo të gjithë e përshëndesin këtë vendim, si e shikoni ju dhe si mendoni se mund të zgjidhet kriza e refugjatëve aktualisht?
Gjermania është një model i admirueshëm edhe falë kancelares Merkel është një shembull absolutisht domethënës, kuptimplotë, frymëzues për mënyrën se si bota e civilizuar dhe sesi demokracitë e kësaj bote duhet t’i qasen çështjes së të drejtave të njerëzve që ikin nga situata shumë të rënda dhe kërcënuese për jetën e tyre. Ndërkohë që besoj që në këtë aspekt, Turqia dhe Greqia kanë një rol të dorës së parë dhe patjetër që ky është një nga aspektet ku mund të shihet fare qartë se sa e rëndësishme është Turqia për Evropën.
Ju ishit më parë në Turqi dhe Greqi, ku u takuat me presidentin turk Erdogan dhe kryeministrin Mitsotakis. A mund të ndërhyjë Shqipëria për zbutjen e konfliktit Greqi-Turqi?
Ne jemi shumë të vegjël për të bërë të tilla punë të mëdha për botën. Por patjetër, besoj që mundësia për të thënë fjalën tonë, për të thënë fjalën time, është një nga rrugët për të nxitur komunikimin, dialogun, dhe kam bindjen, që, duke njohur të dy liderët që ju përmendët, që nëse ata ulen së bashku, patjetër që do të gjejnë zgjidhjen. Nuk ka nevojë për interferenca dhe ndërhyrje të tjera, sepse bëhet fjalë për dy liderë me një staturë dhe një talent politik të padiskutueshëm. Sigurisht që presidenti Erdogan është një figurë e fortë dhe një figurë që ka një peshë të madhe. Por edhe kryeministri Mitsotakis është përfaqësuesi i një vendi që ka një rëndësi të madhe për Europën. Turqia është strategjike për sigurinë e Europës, Greqia është strategjike për kufijtë e Europës dhe Greqia dhe Turqia besoj që do ta gjejnë rrugën që të mirëkuptohen, dhe kjo do të jetë një e mirë e madhe për të gjithë Europën.
Presidenti Thaçi i ka akorduar presidentit amerikan, Donald Trump, një çmim. Një deputet norvegjez e ka propozuar Trumpin për Çmimin Nobel. A mendoni se e meriton ai këtë çmim?
Këtë e di komisioni i Çmimit Nobel, unë mendoj që nuk më takon mua të përcaktoj rezultatin e gjithë analizës që do të bëjë komisioni i Çmimit Nobel.
Bisedën e zhvilloi Anila Shuka
“Njerëzit që e kanë të shkatërruar jetën e tyre, kanë një tendencë të fortë për t’i fajësuar njerëzit e tjerë kur gjërat shkojnë keq”.
Ne të gjithë kemi hasur njerëz si këta në jetën tonë. Këto janë llojet e individëve që personifikojnë fjalën “viktimizim”. Me fjalë të tjera, ata refuzojnë të jenë përgjegjës për çdo gjë që mund të japë një ndjenjë përgjegjësie. Në vend të kësaj, ata me kujdes do ta zhvendosin përgjegjësinë në një tjetër gjë apo personqë nuk meriton të trajtohet keq.
2. Ata që gjithmonë ankohen
“Çdo budalla mund të kritikojë, të dënojë dhe të ankohet – dhe shumica e budallenjve e bëjnë këtë gjë”.
Është vërtet e padurueshme të keni pranë dikë që vetëm ankohet. Do të ishte shumë mirë, nëse do t’i mbanin ankesat e tyre për vete; por jo, në vend të kësaj, ata zgjedhin t’i shprehin ato për këdo dhe për të gjithë ata që do t’i dëgjojnë. Ndërveprimi me dikë që vazhdimisht ankohet është i vështirë, pasi shpesh është pothuajse e pamundur të fitohet në debate. Njerëz të tillë shpesh nuk janë as racionale në debatet e tyre të brendshme apo të jashtme. Pra, ju ngelet vetëm të dëgjoni dhe të mos kërkoni sqarime.
3. Ata që janë të mbushur me inat
“Mendjet e forta diskutojnë idetë, mendjet mesatare diskutojnë ngjarjet, mendjet e dobëta diskutojnë njerëzit”.
Thashethemet (ndoshta) ekzistojnë në çdo kënd dhe trazirë të këtij planeti. Shpesh, pasiguria është në rrënjët e thashethemeve, pasi zbulimi në lidhje me një qenie njerëzore bën që gazetarët të ndihen më mirë. Mjerisht, këta individë shpesh përfitojnë nga rrethanat negative që dikush kalon dhe kjo gjë është e trishtë, por kështu ndodh. Ky është realiteti.
4. Ata që janë të interesuar vetëm për të fituar vetë
Njerëzit e tillë shpesh janë manipulues mjeshtra dhe përdorin këtë qëndrim të predispozuar për vetëpërfitim. Përveç zotërimit të një dhuntie për manipulimin, individë të tillë gjithashtu kanë një cilësi të fortë narcisiste – dhe mund të bien shumë nën narcisistin demografik.
Sa i përket manipulimit, ata përpiqen të ndërhyjnë në botën emocionale të të tjerëve. Këtë e bëjnë për të krijuar një ndjenjë të fajit dhe të shqetësimit tek të tjerët.Mos bëni asnjë gabim duke u besuar atyre, pasi do të humbisni vetë në fund. Njerëzit e tillë i shohin të tjerët si një mjet për një përfitim vetjak, për asgjë më tepër.
5. Ata që kërkojnë vëmendje
“Gjithçka që bëni për vëmendjen është arsyeja pse ju nuk e keni vëmendjen e dikujt”.
Ata që duan të jenë në qendër të vëmendjes, shpesh herë janë fjalëshumtë dhe të bezdisshëm.
Në shumë mënyra, ky është një nënprodukt i një mendjeje të pazhvilluar. Fëmijët kërkojnë vëmendje, dhe asgjë nuk është shumë e gabuar në lidhje me këtë. Truri i një fëmije është ende në zhvillim.
Por kur një burrë apo një grua e rritur vazhdon të këmbëngulë për të kërkuar vëmendje , kjo gjë është sigurisht një anomali psikologjike.
Mjeku i njohur infeksionit Pëllumb Pipero u shpall “Qytetar Nderi” nga bashkia e Skraparit, vendi ku ai lindi dhe u rrit.
Pipero u nderua me motivacionin “Për veprimtari të shquara profesionale dhe akademike përgjatë gjithë karrierës së tij në fushën e mjekësisë, veçanërisht atë të sëmundjeve infektive si dhe për kontrollin e çmuar profesional e publik në përballimin e situatës së pandemisë së shkaktuar nga Covid-19”.
Në ceremoninë e organizuar para bashkisë së qytetit ishin të pranishëm jo vetëm përfaqësues të pushtetit vendor, por edhe qytetarë të Skraparit, kolegë e familjarë të mjekut, që siç duket “harruan” për pak çaste këshillat e autoriteteve shëndetësore dhe protokollet e pandemisë për distancim social dhe janë parë duke u përqafuar e shtrënguar duart mes tyre.
Pas marrjes së titullit, Pipero u shpreh se, jo vetëm u emocionua por edhe u befasua për titullin e madh të qytetarit të nderit që mori nga Këshilli Bashkiak i Skraparit.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, vizitoi sot Muzeun Historik në “Sinë, në truallin e Kastriotëve, vendin e origjinës të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, – siç edhe u shpreh ai.
‘Kënaqësi të vizitoja Muzeun Historik dhe të njihesha nga afër me të dhëna interesante për betejat heroike të zhvilluara për mbrojtjen e kombësisë, territorit dhe identitetit tonë europian”, – shtoi Presidenti Meta pas kësaj vizite.
“Të bëhet zemra mal kur sheh djemtë dhe vajzat e Dibrës të lartësojnë traditat dhe vlerat tona duke na bërë të ndihemi krenarë!”
Kreu i shtetit e mbylli mesazhin, që e shoqëroi edhe me foto përkatëse, përmes fjalëve:
“Thelbësore që rinia jonë të njohë rrënjët kombëtare, për të mbrojtur më mirë të ardhmen europiane të Shqipërisë”.
Ky është Frank Haçhem nga Hampshire, Britania e Madhe, që edhe këtë vit mban rekordin Gines si personi më i shkurtër në botë dhe është shofer autobusi.
E çuditshme është se ka thënë se nuk ka nevojë për ta modifikuar automjetin, por mjafton të rregullojë sediljen.
Është vetëm 1 metër e 36 çentimetra, por kjo nuk e ka penguar aspak që të bëjë këtë punë.
Ky është viti i dytë që ai mban rekordin Gines. /noa.al/
Presidenti Ilir Meta, komenton çështjen aq shumë të diskutuar të detit me Greqinë, lidhur me 12 milje të ujërave shqiptare.
Nga konferenca e sotme për mediat në Presidencë, kreu i shtetit tha se është një problem mjaft i ndjeshëm edhe brenda vendit për vetë historinë.
“Presidenti ka qenë gjithmonë koherent dhe bashkëpunues me qeverinë tonë, me institucionet tona, pasi ne të gjithë përfaqësojmë një palë në fund të fundit. I kam plotësuar të gjitha detyrimet dhe kam qenë shumë bashkëpunues me qeverinë. Prej gati 20 ditësh kemi dërguar një kërkesë zyrtare në përmbushje të detyrimeve, ende nuk kemi përgjigje. Jam i duruar. Kemi shkruar dhe më parë kërkesa, por nuk kemi marrë përgjigje. Asnjë nuk luan me një çështje të tillë, apo me çështje të tjera që kanë të bëjnë me marrëdhëniet me Greqinë”, u shpreh Meta.
Ai shtoi se qëndrimi i Presidentit është koherent, i qartë dhe parimor, në raport me të gjithë dhe sipas tij, pavarësisht mistrecllëqeve, qëndrimi i Presidentit ka qenë shumë i qartë.
Sipas tij, nuk ka pasur asnjë rast, kur ka pas mungesë bashkëpunimi nga Presidenti.
“Presidenti nuk ka qëndrime të dyfishte apo të trefishta, por vetëm një qëndrim, që çështja të zgjidhet sa më shpejt dhe të jetë çështje besimi mes dy vendeve, jo të minojë këtë marrëdhënie përmes qëndrimeve të pasinqerta, që ndryshojnë në vazhdimësi, sipas konjukturave të çastit, sepse miqësia është mjaft e rëndësishme të zhvillohet dhe forcohet”, deklaroi Meta.
Kjo është pyetja të cilës deputetja Rudina Hajdari iu përgjigj duke u shprehur se Edi Ramës i ka ardhur fundi dhe se ai nuk do të marrë një mandate të tretë. Në emisionin Open deputetja e opozitës parlamentare theksoi se kryeministri aktual çfarë kishte për të dhënë e ka dhënë dhe tashmë është koha që ai të largohet.
“ Jam përfaqësuese e opozitës parlamentare dhe një platforme të re politike kështu që dua ta veçoj pak veten nga pjesa tjetër e të ftuarve. Për sa i përket qeverisjes Rama, jam e bindur që Rama dha ça kishte për të dhënë, por dhe mori më shumë se sa dha.
Shqipëria nuk ka progres me të. Asnjë hap përpara. Kemi pasur regres dhe jo progres. Nuk do e marrë një mandat të tretë, se janë bërë bilancet, dhe kemi regres në ça do lloj prizmi ta shikosh,” tha Hajdari.