Gjykata e Lartë pranon rekursin e bërë nga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe regjistron dosjen për rishqyrtimin e çështjes.
Ky regjistrim vjen pasi Tahiri ankimoi vendimin e Apelit të dhënë më 26 qershor, ku çështja në ngarkim të ish-ministrit u kthye për rishqyrtim, teksa ky i fundit kërkon pushimin e çështjes dhe prishjen e vendimit.
Ilir Panda do të jetë relatori i çështjes e cila tashmë do të shqyrtohet në Gjykatën e Lartë.
Ankimimi u bë nga ish-ministri dhe i pandehuri tjetër Jaeld Çela, që të dy të akuzuar për “shpërdorim detyre”.
Saimir Tahiri është akuzuar si i dyshuar për lidhje me grupin “Habilaj” që merrej me trafik droge drejt Italisë dhe se i krijonte lehtësi grupit në aktivitetin kriminal.
Ish-ministri u shpall fajtor dhe u dënua në shkallën e parë, vetëm për shpërdorim detyre me 3 vite e 4 muaj shërbim prove, duke u akuzuar se nuk kishte marrë masa për parandalimin e kanabizimit të vendit dhe nën akuzën e përfshirjes së efektivëve të policisë në këtë aktivitet kriminal.
Mirëpo ky vendim u rrëzua në Apel, duke e rikthyer dosjen për rishqyrtim nga e para. /noa.al
Bashkia e Vlorës iu drejtohet me një thirrje të rëndësishme të gjithë qytetarëve, duke iu kërkuar të bëjnë kujdes, për shkak të motit të keq.
Në njoftimin e publikuar në ‘Facebook’, bashkia thekson se moti do të shoqërohet me shira të dendur dhe erëra të forta, ndaj dhe qytetarët duhet të shmangin sa më shumë lëvizjet me makina.
“Te dashur qytetare!
Duke parë kushtet e motit nê Vlorë, por edhe në të gjithë vendin, do ju luteshim të shmangnit të gjitha lëvizjet me makina për shkak të shirave të dendur dhe erërave të forta. Paralajmërimet e meteorologëve për përmbytje, na bëjnë të jemi të kujdesshëm.
Kujdesuni për veten dhe familjarët tuaj!
Për çdo nevojë vendosni kontakt me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet publike të Bashkisë”, thuhet në njoftimin e bashkisë.
Aktori i humorit, Julian Deda, në rolin politik si përfaqësues i PD-së, mbi pretendimet e kundërshtarit, për të fituar mandatin e tretë historik, tha se në vend të këtij pretendimi, rilindasit i “pret burgu”.
Julian Deda u shpreh i sigurt në fitoren e PD-së, në zgjedhjet e 25 prillit 2021.
“Duan mandat të tretë. E duan me çdo kusht, me çdo çmim. Ky fakt i ka egërsuar tmerrësisht shumë. Janë bërë bisha. Frika më e madhe e tyre është, si të justifikojnë pasurinë marramendëse që kanë vënë gjatë këtyre viteve”, – tha Julian Deda.
Ai mbyll reagimin e tij me fjalët “Mos e vrisni mendjen çuna dhe goca rilindase, burgu për burra është…!”
Julian Deda, përfaqësues zyrtar politik i PD-së, shpreson të kandidohet për deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka reaguar sot përmes një videoje, që ka shpërndarë në profilin saj Facebook, ku shfaqet anëtarja e kryesisë së partisë së saj, Floida Kërpaçi.
Kjo e fundit ishte në Gjimnazin “Ismail Qemali”, Tiranë, ku tha se “Dëgjova shqetësimin e Endrit, shqetësim për të gjithë të rinjtë dhe familjet e tyre!”
Sakaq, nga ky shqetësim, Monika Kryemadhi është shprehur para pak çastesh në reagimin e saj, se “përballimi i COVID në shkolla kërkon masa konkrete dhe jo propagandë”.
“Testimi dhe masat mbrojtëse për nxënësit dhe shkollat janë detyrim i qeverisë”, – është shprehur ajo.
Kryetarja e LSI ka pasur edhe një thirrje ndaj Ramës.
“Kryeministër dhe qeveri mjaft kursyet për shëndetin e nxënësve në shkolla, kur nuk kurseni miliarda për koncesione”- ishte reagimi i Kryemadhit.
Më herët Floida Kërpaçi përmes videos që u shpërnda edhe nga Monika Kryemadhi, teksa ishte në Gjimnazi “Ismail Qemali”, tha:
Qeveria shqiptare të mos luajë filmash me propagandën që prodhon, por të ndalojë presionin ndaj nxënësve dhe mësuesve që viti shkollor të vazhdojë i rregullt, pa ndërprerje dhe pa eksperimente me shëndetin dhe edukimin e brezit.
Duhet të ndalojmë largimin e të rinjve nga Shqipëria!
Agron Tufa, shkrimtari dhe ish-drejtori i Institutit për Studimin e Kr imeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri, ka zbuluar dhe ka publikuar sot një tjetër emër, i cili sipas tij, i ka shërbyer e Sigurimit të Shtetit në kohën e komunizmit.
Sipas postimit të bërë nga Tufa në “Facebook”, bëhet fjalë për studiuesin dhe shkrimtarin Nasho Jorgaqi.
Sot Nasho Jorgaqi është plot 88-vjeç, por nuk dihet se kur është bërë zbulimi i tij, apo edhe pse nuk është publikuar në kohën kur Agron Tufa mbajti për shumë vjet detyrën e Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri, apo edhe më herët, pas rënies së ko munizmit.
Gjithsesi, Nasho Jorgaqi i cili njihet kryesisht për studimet si dhe biografinë mbi figurën e Fan Nolit, aktualisht është në një moshë të thyer.
Sakaq, Tufa ka publikuar sot dokumentet, të cilat tha se tregojnë bashkëpunimin e Jorgaqit me Sigurimin e Shtetit.
Tufa dekalron se Nasho Jorgaqi njihej me pseudonimin “dragoi”, ndërsa e cilëson atë si spiunin më jetëgjatë të Sigurimit të Shtetit komunist.
Shkrimtari Tufa thotë se Jorgaqi jo vetëm që spiunonte në Shqipëri, por ai përdorej nga Sigurimit i Shtetit si agjent edhe për diasporën.
“NASHO JORGAQI SPIUNI I SIGURIMIT TË SHTETIT ME PSEUDONIMIN “DRAGOI””
Nga Agron Tufa
Autori i (mender me thanë) romanit propagandistik “Mërgata e qyqeve” në 2 vëllime, Nasho Jorgaqi, libër të cilin e ka ribotuar disa herë, edhe tani, dhe për të cilin këmbëngul në intervistën tek gazeta “Nata”, se gjoja ka vlera letrare, – ky Nasho Jorgaq, studiuesi, profesori, shkrimtari, kritiku, kandidati për zv/ministër me 1997 – ka qenë spiun! Ndoshta spiuni më i vjetër e më jetëgjatë i Sigurimit të shtetit komunist. Një spiun, bashkëpunëtor i neveritshëm i Sigurimit.
Një spiun veteran.
Një spiun kan-kar i Sigurimit, Kadri Hazbiut , Ramiz Alisë dhe KQ të PPSH. Me veprën e tij ai mbetet një sigurims trushpëlarës, të cilit edhe sot e kësaj dite nuk i është fikur urrejta për ata që diktatura i quante “armiq të popullit”. Pseudonimi i Nasho Jorgaqit ka qenë “Dragoi”.
Dëmi, kuptohet, ka qenë shumë i madh, ka marrë më qafë shumë njerëz, jo vetëm me spiunimet e para në Institutin e Lartë Pedagogjik “Aleksandër Xhuvani”, por më vonë, me radhë, me shkrimtarë shqiptarë të Shqipërisë dhe sidomos të Kosovës. Nasho Jorgaqi sponsorizohej fuqishëm nga regjimi diktatorial si agjent edhe për diasporën.
Meqenëse një katastrofe të tillë personaliteti aq katran, sa ç’është shkarrashkruesi Nasho Jorgaqi “Dragoi”, nuk di nga t’ia nisësh, po mjaftohemi vetëm me një këshillë për të: “Meqë partia ta botoi në qindramijëra kopje paçavuren tënde propagandistike mbi “zbulues” krejtësisht të dështuar si megallomanët qesharakë Isuf Mullahi e Hasan Luçi, meqë e ke nxirë letrën me dialogje të gatshme përgjimesh, tani ke rastin të shkruash romanin tënd të jetës, jo më me spiunë të dështuar, por me një spiun tejet të sukseshëm, siç ke qenë vetë”.
Dhe diçka: ti qe i ke quajtur mërgimtarët politikë antikomunistë “qyqe”, ty pra, nuk të shkon gjithë ai pseudonim i fryrë “Dragoi”. Sepse ti je një orl, thjesht orl, që ushqehet me kërma e coftina.
P.S: Rezervoj, pas kësaj një neveri, që do ta afishoj publikisht për ata miq me dy fytyra që i qasen, bashkëpunojnë dhe dalin foto me këtë varrmihës të kulturës.
Kryeministri Edi Rama pas takimit me strukturat e Partisë Socialiste dhe disa biznese të Vlorës, ka preferuar të pijë kafe me disa gra të moshuara.
Ai është ulur për kafe me të moshuarat vlonjate, në një lokal të zonës.
Rama duke biseduar me to, shfaqet shumë i qeshur, i qetë dhe madje i relaksuar.
Duket se gratë e moshuara të qytetit bregdetar i kanë krijuar atmosferën e duhur Ramës.
“Me gjyshet vlonjate dhe nipat e mbesat e tyre”, shkruan Rama krahas fotove.
Kryeminsitri Edi Rama pas dy mandateve në Vlorë u shpreh i sigurt se do të kandidojë në të njëjtin qark, edhe në mandatin e tretë, të paktën si deputet.
Ish-deputetja e Partisë Demokratike bën përgjegjës Kryeministrin Edi Rama për largimin e shqiptarëve nga vendi.
Përmes një reagimi në Facebook, Tabaku shkruan se Rama u la shqiptarëve azilkërkimin si peshqesh në këto 7 vite.
“Shqipëria në azilkërkim. Ky është peshqeshi që u la shqiptarëve qeverisja e Ramës në këto 7 vite. Faktet janë kokëforta dhe nuk i zbeh dot asnjë formë e propagandës bajate të Rilindjes: 219 000 të larguar”, shkruan ish-deputetja.
Sipas Tabakut, “mesatarisht 31307 shqiptarë në vit janë larguar nga vendi që nga dita kur Rama ka nisur të flasë dhe të aplikojë vizionin shterpë mbi ekonominë dhe politikën”.
Ndërkaq, duke iu referuar asaj që shkruan znj. Tabaku, “1 në 3 të larguar janë të rinj. Të dështuar në gjithçka, veç dëshirës për të gënjyer. Të vjetër dhe pa vision”.
“Shqipëria në Punë dhe shqiptarët në shtëpinë e tyre të madhe Shqipëri. Ky është vizioni ynë, dhe për këtë do të punojmë çdo ditë me seriozitet dhe përkushtim”, përfundon Tabaku. /noa.al/
Presidenti Ilir Meta ka shfrytëzuar Ditën Ndërkombëtare të Turizmit për të përcjellë edhe mesazhin se si ky sektor është keqpërdorur.
Kreu i shtetit shkruan se vendi ka potencial të jashtëzakonshëm, por që në shumë raste është keqshfrytëzuar.
Meta thotë se është momenti për reflektim dhe për të reflektuar, në mënyrë që ky sektor të marrë frymë.
Mesazhi i Metës:
E bekuar me det e brigje, male, alpe dhe bukuri natyrore mahnitëse, me një popull mikpritës e me vlera të spikatura kulturore, Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm turistik, por më së shumti të keqshfrytëzuar, të pazhvilluar dhe të fjetur.
Një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë kombëtare e familjare, i goditur së fundmi dhe nga pasojat e rënda të COVID-19, meriton më shumë vëmendje për zhvillimin e qëndrueshëm të zonave me pasuri natyrore të mrekullueshme dhe të gjithë Shqipërisë.
Turizmi nuk janë vetëm hotelet e luksit dhe resortet me 5 yje!
Turizëm në radhë të parë janë bujtinat mikpritëse familjare me gatime e prodhime bio në çdo stinë, që duhet të mbështeten nga shteti.
Turizëm është trashëgimia e çmuar kulturore, janë muzetë, kalatë e parqet arkeologjike që meritojnë të promovohen, si dhe sa duhet.
Turizëm janë brigjet, malet e lumenjtë përrallorë, e të gjitha pasuritë natyrore kombëtare, që në vend të gjenerojnë të ardhura për familjet shqiptare, keqshfrytëzohen nga koncensionarë.
Ndaj sot, në Ditën Ndërkombëtare të Turizmit është momenti për të reflektuar mbi domosdoshmërinë për t’i dhënë frymëmarrje këtij sektori jetik për ekonominë, nëpërmjet një plani konkret, të qartë dhe efikas, që do të frenonte edhe shpopullimin e vendit, duke rikthyer shpresën për zhvillim të qëndrueshëm dhe të ardhme të sigurtë në këtë vend të bekuar nga Zoti.