Dukati

Ditë zie për presidentin Meta, ndahet nga jeta miku i tij: Kurrë nuk kërkoi të përfitonte nga miqësia jonë

Kreu i Shtetit Ilir Meta është në zi pasi miku i tij ka ndërruar jetë. Me një mesazh të ndjerë kushtuar besnikërisë dhe vlerave njerëzore të mikut të tij, Meta shkuar se ai fitoi betejën me virusin , por nuk mund të fitonte ndaj pasojave që COVID-19 i la nga pas. Kreu i shtetit tregon se ai kurrë nuk ka përfituar nga pozicionet që ka pasur dhe se ishte një njeri me zemër të madhe.

“Ndaj dhimbjen për humbjen e një miku besnik e zemërmirë, Hekuran Dokos, i cili edhe pse arriti ta largojë virusin nga trupi i tij nuk arriti t’i mundë pasojat që i la. Hekurani ishte një bashkëpunëtor në kohë të vështira, i palëvizur në bindjet e tij. Ai kurrë nuk kërkoi të përfitonte nga miqësia jonë, përkundrazi la vend në zemrën e miqve të tij nga karakteri që kishte, integriteti dhe vlerat e larta njerëzore.

U prehsh në paqe miku ynë Hekuran Doko! COVID-19 vazhdon të jetë rr ezik e kërc ënim për jetët tona. Është e rëndësishme për secilin të tregojë kujdes personal duke respektuar të gjithë masat e këshilluara nga ekspertët dhe të lehtësojmë punën e mjekëve e personelit shëndetësor në këtë betejë të gjatë e të vështirë. Njëkohësisht edhe institucionet shtetërore duhet të tregojnë më tepër përgjegjshmëri”, shkruan Meta.

Ditë zie për presidentin Meta, ndahet nga jeta miku i tij: Kurrë nuk kërkoi të përfitonte nga miqësia jonë Read More »

Fjalim i shkruar në 1653/ ‘Ju jeni një tufë përçarësish dhe armiq të çdo qeverisjeje të mirë. Ju jeni një bandë mjerane mercenarësh qo do ta shisnit vendin tuaj për një lugë çorbë, njësoj si Juda tradhëtoi Zotin për 30 aspra’

Një faqe “Alternativa Civile” në Facebook, që i referohet fjalimit historik mbajtur në vitin 1653 nga gjenerali kontravers britanik Oliver Cromwell, në momentin e shpërndarjes së Parlamentit, që pasoi qeverijen e ngritur pas dënimit me vdekje të mbretit Çarli 1, e ka ndarë për publikun shqiptar, pasi 370 vjet më pas duket se është aktual sot për Shqipërinë.

“Ju jeni dërguar këtu nga populli për t’i lehtësuar problemet dhe fatkeqsitë, por u shndërruat vetë në problemin dhe fatkeqësinë e popullit”, thotë gazetari dhe publicisti Mentor Kikia, i cili ka bërë gjithqashtu publike fjalimin e plotë të gjeneralit.

Alternativa Civile: Një fjalim i shkruar në 1653 për politikanët shqiptarë

“Ju jeni një tufë përçarësish dhe armiq të çdo qeverisjeje të mirë. Ju jeni një bandë mjerane mercenarësh qo do ta shisnit vendin tuaj për një lugë çorbë, njësoj si Juda tradhëtoi Zotin për 30 aspra.

A ju ka mbetur më ndonjë thërrime virtyti?

A ka mbetur ndonjë ves që ju të mos e keni?

Ju nuk keni më shumë fe as se kali im. Paraja është Zoti juaj. Kush nga ju nuk e ka shitur ndërgjegjen për para?

Ju prostituta të ndyra, a nuk e keni përdhosur e njollosur këtë vend të shenjtë, duke e kthyer tempullin e Zotit në një vend hajdutësh me parimet tuaja imorale? Ju jeni bërë të urryer e të paduruar për të gjithë kombin. Ju jeni dërguar këtu nga populli për ti lehtësuar problemet dhe fatkeqsitë, por u shndërruat vetë në problemin dhe fatkeqësinë e popullit”.

Mendoni se ky fjalim i drejtohet parlamentit dhe politikës shqiptare?

E keni gabim, ky është një fjalim historik i mbajtuar në vitin 1653 nga gjenerali kontravers britanik Oliver Cromwell, në momentin e shpërndarjes së Parlamentit, që pasoi qeverijen e ngritur pas dënimit me vdekje të mbretit Çarli 1.

Përtej vlerësimit që historia ka për Cromwell, po mendoni që fjalimi i tij vlen edhe sot për Shqipërinë? Epo nuk është faji i gjeneralit”.

/Noa.al

Fjalim i shkruar në 1653/ ‘Ju jeni një tufë përçarësish dhe armiq të çdo qeverisjeje të mirë. Ju jeni një bandë mjerane mercenarësh qo do ta shisnit vendin tuaj për një lugë çorbë, njësoj si Juda tradhëtoi Zotin për 30 aspra’ Read More »

Lajm i mirë për shqiptarët/ BE synon të zgjerojë dhe lehtësojë bashkimet familjare, me emigrantët

Komisioni i Bashkimit Evropian synon të zgjerojë dhe lehtësojë bashkimet familjare, me emigrantët.

Shumë shqiptarë kanë vuajtur deri tani, në përpjekje për t’u bashkuar me familjarët e tyre, që jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të BE-së. Ata që janë dyndur në ambasada, kanë pritur me muaj dhe me vite, apo kanë gjetur rrugë të tjera jo edhe aq të përshtatshme, ose kanë mbetur pa u bashkuar kurrë me familjen e tyre, nuk do të kenë më të njëjtin fat, pasi BE ka hartuar një draft, që pritet të miratohet, për të lehtësuar rrugët e bashkimit familjar.

Kjo edhe për të shmangur lëvizjet e paligjshme, ku shpesh ndodh që të përfitojnë trafikantët.

Drafti për emigracionin nuk specifikon asnjë kombësi, por si shembull, shqiptarët që duan t’i bashkohen një familjari të tyre në Gjermani, Francë, Holandë, Itali etj, apo në vende të tjera të BE-së, pritet të jenë më të privilegjuarit, për shkak edhe të numrit të lartë të emigrantëve dhe përkatësisë Europiane.

Synohet të lehtësohen procedurat e bashkimimit të anëtarëve të familjes, duke përfshirë vëllezërit e motrat me familjet e formuara në vendet në tranzicion, përmes Paktit të Ri të Migracionit për Migracionin dhe Azilin.

Komisioni i BE ka shpalosur propozimin e tij të ri për një Pakt mbi Migracionin dhe Azilin, i cili mbulon një gamë të gjerë elementesh që janë të nevojshëm për një qasje gjithëpërfshirëse dhe të përbashkët Evropiane për migracionin.

Ndër të tjera, pakti i ri synon të zëvendësojë procedurat joefikase që shkaktojnë mosfunksionim në sistemin evropian të menaxhimit të azilit dhe migracionit, duke futur procedura të integruara si shqyrtimi i hyrjes dhe vendimmarrja më e shpejtë.

Propozimi synon gjithashtu ta bëjë më të lehtë rrugën për migrantët e aftë, për të ardhur në Evropë (jo vetëm për ata që janë vende Europiane, si Shqipëria, që pritet të kenë edhe më shumë lehtësira), pasi Komisioni pohon se Evropa po mbetet prapa në garën globale, për tërheqjen e më të talentuarve dhe më të kualifikuarve në botë.

Ndër ndryshimet e tjera që Komisioni dëshiron të bëjë përmes paketës së paraqitur më 23 shtator, është një përkufizim më i gjerë i “anëtarit të familjes”, duke përfshirë vëllezërit e motrat dhe familjet e formuara në emigracion, në mënyrë që të forcojë ribashkimin e familjes.

Për shembull, një vajzë apo djali i ri, i fejuar, ose i sapomartuar, apo që e ka ndërtuar familjen jashtë nuk mund të pengohet për t’u bashkuar me anëtarë të tjerë të familjes, si deri tani, nëse janë mundësisë, në rast se të dyja palët e kërkojnë një gjë të tillë.

Pra, synohet që të shmangen burokracitë dhe kriteret të mos jenë më aq të kufizuara si deri tani.

Sipas Paktit të Ri, duke zgjeruar zbatimin e kritereve të familjes, zgjerimi përfshin kategori të tjera, të cilat deri më sot konsideroheshin si lëvizje të paautorizuara.

Sipas propozimit, ndërsa rregullat e përgjegjësisë janë të njëjta për dy kriteret, ato do të çojnë në një pasqyrë më të saktë të flukseve migratore në BE, si dhe pasqyrimet më të detajuara të Shteteve Anëtare, për t’u përballur me sfida specifike, se cilët emigrantë po vijnë dhe se çfarë nevojash kanë në vetvete BE-ja.

/NOA.al

Lajm i mirë për shqiptarët/ BE synon të zgjerojë dhe lehtësojë bashkimet familjare, me emigrantët Read More »

Vlorë/ 60-vjeçari humb jetën duke punuar tokën,përmbyset mjeti

Një 60-vjeçar ka humbur jetë tr agjikisht pasditen e sotme.

Ngjarja është raportuar në fshatin Trevllazër të Vlorës.

Burimet zyrtare thonë se burri, i identifikuar si Mihallaq Koçi, ishte duke punuar tokën me zetor.

Aksidentalisht mjeti u përmbys dhe kjo rezultoi fatale për jetën e tij.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. /noa.al/

Vlorë/ 60-vjeçari humb jetën duke punuar tokën,përmbyset mjeti Read More »

Dita botërore të të moshuarve/ Meta: Rritje e menjëhershme e pensioneve, jo vetëm gjel për Vit të Ri

Me rastin e ditës botërore të të moshuarve, Presidenti Ilir Meta shpreh mirënjohje, respekt dhe vlerësim ndaj tyre, ku thotë se kanë dhënë shumë për përparimin dhe begatinë e familjeve dhe atdheut tonë.

Kreu i shtetit ngre shqetësim se pavarësisht kontributeve dhe sakrificave të jashtëzakonshme në këtë drejtim, Dita Botërore e të Moshuarve, e gjen sot këtë kategori të margjinalizuar, në gjendje tejet të rënduar, pothuajse të braktisur nga shteti dhe të shkëputur nga fëmijët e larguar masivisht në emigrim.

Sipas tij, trajtimi me pensione të ulëta dhe indeksimet minimale, e bëjnë ende të papërballueshme jetesën e tyre në raport me çmimet e tregut dhe kostot e jetesës ndër më të lartat në rajon, aq sa të ardhurat mujore, nuk ju mjaftojnë as për të paguar ilaçet, energjinë elektrike dhe ujin.

“Me nivelin më të lartë të sëmundshmërisë, trajtimi i tyre shëndetësor nga institucionet shtetërore në raport me të ardhurat dhe nevojat që ka kjo kategori, është thuajse i papërfillshëm. Braktisja, vijon të jetë gjithashtu një plagë e rëndë. Vetmia që përjeton kjo kategori prej shpopullimit, dramës së madhe të popullit tonë dhe familjes shqiptare në vitet e fundit, është e papranueshme dhe kërkon një zgjidhje të menjëhershme duke rikthyer shpresën në radhë të parë për fëmijët e tyre për të ndërtuar të ardhmen në vendin tonë dhe pranë familjeve”, shkruan Meta.

Presidenti kërkon rritje të ndjeshme dhe të menjëhershme të pensioneve, ndihmë ekonomike të prekshme për përballimin e kostove të medikamenteve, energjisë elektrike dhe ujit dhe trajtim të veçantë shëndetësor e social, si disa nga masat efektive që meritojnë adresim të menjëhershëm.

Meta thotë se është koha për të kthyer në veprim shërbimin me përulje dhe vlerësimin e merituar ndaj tyre, jo vetëm me mbulimin e pagesës për blerjen e gjelit për Vit të Ri, por nëpërmjet masave konkrete që ofrojnë zgjidhje të qëndrueshme, solidaritet dhe përkrahje. /a.y/noa.al

Dita botërore të të moshuarve/ Meta: Rritje e menjëhershme e pensioneve, jo vetëm gjel për Vit të Ri Read More »

Naftëtarët e Ballshit në ditën e katërt të grevës së urisë: Nuk e lëmë grevën, jemi të mbytur në borxhe

Naftëtarët e Ballshit kanë hyrë në ditën e katërt të grevës së urisë. Me kalimin e ditëve gjendja e tyre po rëndohet dhe kjo reflektohet në shëndet.

Sokol Dautaj, kreu i sindikatës së naftëtarëve deklaroi se po ushqehen vetëm me ujë dhe sheqer.

Grevistët thonë se nuk heqin dorë nga greva pasi janë të mbytur në borxhe.

“Kjo uzinë është bërë me forcat e prindërve tanë me gjakun e tyre, dhe vijnë hajdutë nga jashtë dhe bashkëpunojnë me këta tanët dhe na lënë në rrugë. Është gjynah që ti lësh këta njerëz kështu pa një ndihmë pa asnjë gjë, shokët kanë filluar që të kenë probleme me shëndetin, dhimbje koke, tension, marrje mendsh. Nuk kemi rrugë tjetër, duam djersën tonë. Nuk duam as luks dhe as lëmoshë, duam djersën ton”, tha njëri prej tyre.

Naftëtarët pretendojnë se kanë disa muaj, deri në mbi një vit rroga pa marrë, duke thënë se kanë mbetur në mes të rrugës dhe puna është ndërprerë dhe se pavarësisht protesës në Tiranë, askush nuk i priti. /a.y/noa.al

Naftëtarët e Ballshit në ditën e katërt të grevës së urisë: Nuk e lëmë grevën, jemi të mbytur në borxhe Read More »

Basha: Të zbatohet plani ynë me 5 pika

Pas takimeve që pati me përfaqësues të biznesit të vogël në Durrës, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i bëri thirrje Kryeministrit Edi Rama për të pranuar planin e PD me 5 pika për përballimin e situatës prej pandemisë së koronavirusit.

“Ne propozojmë mbrojtje për mjekët dhe infermierët, rritje të pagave për ta dhe rimbursim të të gjthë atyre që kurohen nga shtëpia. Rimbursimit total i të sëmurëve me Covid-19 duhet të jetë hapi i parë. Paga e parë e premtuar prej 1000 euro për mjekët dhe 500 për infermierët duhet të aplikohet. Së dyti hapja e shkollave e ka rritur rrezikun e përhapjes së Covid.

Duhen maska dhe dezinfektues në shkolla, çdo fëmijë duhet të studjojnë në distancë. Kalojmë tek ekonomia, xhepat e shqiptarëve janë bosh. Të gjithë ata që kanë humbur punën, duhet të marrin 160 mijë lekë në muaj në gjashtë muajt e ardhshëm”, u shpreh Basha.

Ai shtoi se biznesi i vogël duhet të marrë edhe një çek në 6 muaj e ardhshëm, ndaj kërkoi që plani i opozitës me 5 pika është një plan kundër krizës dhe bëri thirrje që të zbatohet menjëherë. /noa.al

Basha: Të zbatohet plani ynë me 5 pika Read More »

Basha, Ramës: ‘Gërrvërret prej palaçoje nuk e mbulojnë dot dështimin tënd dhe krizën ku i ke zhytur njerëzit’

Kryedemokrati Lulzim Basha, reagon ndaj ironisë së Kryeministrit Edi Rama, i cili tha më herët “Programi i Lulit është një tramvaj me shalqin që nuk piqen kurrë, me Ilirin makinist, Monikën fatorino, Saliun shkarkues gazrash dhe vetë Lulin pasagjer VIP”.

Basha e quan kreun e qeverisë palaço dhe e akuzon se nuk e mbulon dot dështimin ku e ka futur vendin.

“Gërrvërret prej palaçoje nuk e mbulojnë dot dështimin tënd dhe krizën ku i ke zhytur njerëzit. Pas çdo gërrvërri ti fsheh vjedhjet e qeverisë prej miliona eurosh, si mbrëmë me inceneratorët. Para që duhet të shkojnë te shëndetësia, të papunët, pensionistët e biznesi në krizë”, shkruan Basha në Twitter.

Përplasjet në distancë mes Ramës dhe Bashës, nisën, pasi lideri i opozitës nga Durrësi kërkoi që të vihet në zbatim plani me pesë pika i Partisë Demokratike për rimëkëmbjen pas pandemisë së koronavirusit.

Basha, Ramës: ‘Gërrvërret prej palaçoje nuk e mbulojnë dot dështimin tënd dhe krizën ku i ke zhytur njerëzit’ Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com