Dukati

Horoskopi/ Duhet pozitivitet dhe energji

Dashi

Duhet pozitivitet dhe energji. Nëse një histori nuk funksionon, hiqni dorë prej saj. Vijimi i debatit nuk hyn në punë. Ndonjë problem i mbartur mund të gjejë zgjidhje gjatë kësaj dite.

Demi

E enjtja do të jetë mjaft pozitive, ndaj përqendrohuni tek njerëzit që ju duan vërtetë. Në këtë moment do të keni dëshirë për të dashuruar. Ndërsa në punë mund të ketë zhvillime të reja të favorshme.

Binjakët

Ky është një moment i favorshëm për dashurinë dhe emocionet, ndaj nuk duhet të vendosni punën para çdo gjëje tjetër. Ndonjë problem në punë mund të zgjidhet lehtësisht.

Gaforrja

Do të ndiheni disi nervoz gjatë kësaj dite. Dashuria dhe emocionet nga ana tjetër do të jenë mjaft pozitive. Ndërsa puna do të shohë një periudhë të frytshme.

Luani

Do të jeni mjaft nervoz gjatë kësaj të enjteje dhe kjo gjë do të bjerë në sy kryesisht në punë, ku dikush do ju inatosë. Në dashuri duhet të ruani qetësinë dhe gjërat do të ecin më së miri.

Virgjëresha

Duhet të pushoni më shumë gjatë kësaj dite. Dashuria nga ana tjetër nuk do të jetë në ekuilibër. Ndërkohë ndonjë miqësi mund të transformohet në diçka më shumë.

Peshorja

Në këtë periudhë mund të përballeni me probleme dhe debate lidhur me paratë. Ky është momenti i duhur për të vepruar. Në punë do të keni mundësi që të përshpejtoni ritmin, veç me kujdes.

Akrepi

Do të përballeni me shumë nervozizëm gjatë kësaj dite, për shkak të ndikimit të kundërt të Hënës dhe Diellit. Bëni mirë që të sforcoheni disi për të shmangur debatet dhe problemet. Në punë duhet të bëni kujdes.

Shigjetari

Në sferën profesionale do të keni mundësi që të rinisni pas një periudhe pezull. Ndërsa sa i takon ndjenjave, përpiquni që të shmangni situatat e dyjëzuara. Do të keni dëshirë për të dashuruar dhe përkushtuar më shumë.

Bricjapi

Kjo e enjte do të jetë mjaft pozitive dhe e mbushur me energji. Takimet do të jenë mjaft të favorizuara, shkruan noa.al. Keni dëshirë për zhvillime pozitive dhe ndryshime në disa aspekte të jetës suaj.

Ujori

Ju pret një ditë nën ritmin e duhur, ndaj mundohuni që të mos stresoheni shumë. Merrni të gjitha masat e nevojshme para se të investoheni diku. Në dashuri duhet vëmendje, pasi do të përballeni me momente tensioni.

Peshqit

Keni nevojë që të pushoni më shumë. Nëse ka diçka që ju bën të ndiheni keq, është momenti për tu përballur. Në dashuri situata do të përmirësohet disi. Ndërsa në punë duhet të tregoheni të kujdesshëm.

Horoskopi/ Duhet pozitivitet dhe energji Read More »

Fatkeqësisht më kanë qëlluar kundërshtarë disa politikanë që nxjerrin në publik idiotësinë e tyre

Kryeministri Rama deklaroi pasditen e sotme se nuk pati më motiv për ta vazhduar gjyqin me gazetarin e Bild pas njohjes me shefat editorialistë të kësaj gazete në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

“Në greqishten e vjetër ‘idiot’ quhej personi që s’duhet të merrej me çështje të interesit publik, po vetëm me punët e veta. Fatkeqësisht më kanë qëlluar kundërshtarë disa që politikën e kanë si nevojë personale dhe jashtë nxjerrin papushim në publik idiotësinë e tyre”, u shpreh Rama në reagimin e tij.

“Por paçka se fatmirësisht ky popull ua njeh erën prej kohësh dhe as u afrohet më, sqarimet duhen bërë për popullin, jo për ta! U njoha me shefat editorialistë të BILD gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih dhe kaluam aq bukur, sa nuk pata më motiv për ta vazhduar gjyqin. Njerëzore!” – thotë Rama. /atsh

Fatkeqësisht më kanë qëlluar kundërshtarë disa politikanë që nxjerrin në publik idiotësinë e tyre Read More »

“Sofra e mbretëreshave” mirëpret kalin e qyqes për këtë vit

Ashtu si vitin e kaluar, çifti i kalit të qyqes (Neophron percnopterus) ka preferuar stacionin e ushqimit suplementar të ndërtuar nga PPNEA në luginën e Drinos dhe është fotografuar nga kamerat kurth.

Zv/ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Ornela Çuçi, duke publikuar fotot e çiftit të kalit të qyqes, në luginon e Drinos, thekson se, “ky ritual do të vazhdojë gjatë gjithë procesit të folezimit, ku me lëshimin e vezëve njëri nga prindërit do kujdeset për ngrohjen e tyre ndërsa individi tjetër do kujdeset të furnizojë folenë me ushqim duke e marrë pikërisht nga ky stacion ushqimi”.

“Pas ushqimit te vazhdueshëm të zogjve në fole, stacioni do të vizitohet dhe vetë nga të vegjlit e kalit të qyqes, në mënyrë që ata të përgatiten për fluturimin e parë për mbijetesë drejt Afrikës. Menaxhimi i vazhdueshëm nga AdZM Gjirokastër i këtij stacioni, ka tërhequr shpendë të ndryshëm, duke përmbushur dhe qëllimin kryesor së fundmi me vizitën e kalit të qyqes. Ushqimi i sigurt është thelbësor për mbijetesën e kalit të qyqes dhe rimëkëmbjen e popullatës së këtij lloji, ‘të rrezikuar’ në nivel botëror”,- thekson zv/ministrja Çuçi./atsh

“Sofra e mbretëreshave” mirëpret kalin e qyqes për këtë vit Read More »

Pampuri: Fasoneritë duhen mbyllur, rrezik për shtimin e infeksionit

Ish- deputetja e PD-së Orjola Pampuri deklaroi sot se “përkeqësimi i situatës me fasoneritë është dështim i qeverisë, prandaj mbyllja e tyre është masa e duhur për ndalimin e përhapjes së virusit”.

Në një deklaratë për mediet, Pampuri tha se “të dhënat zyrtare konfirmojnë shqetësimin tonë se mbajtja hapur me kokëfortësi e fasonerive i ka kthyer ato në vatra të rrezikshme të përhapjes së infeksionit”.

“Në Krujë janë 18 persona të tjerë që kanë rezultuar pozitiv. Të gjithë punonjës fasonerie, kryesisht gra dhe vajza. Urojmë që të dhënat të pasqyrojnë realitetin dhe virusi të mos jetë përhapur akoma më shumë, por edhe kaq sa është, kemi një situatë shumë problematike. Brenda pak ditësh, një person i vetëm ka kontaminuar 86 të tjerë, duke na faktuar 3 gjëra të rëndësishme: Se virusi ka aftësinë të përhapet me shpejtësi. Se fasoneritë, si vend me përqëndrim të lartë, janë vendi ideal për përhapjen e virusit. Se qeveria është përgjegjësja kryesore për situatën e krijuar”, tha ajo.

Ajo tha se qeveria duhet të kishte mbyllur fasoneritë që në momentin e parë të shpërthimit të epidemisë. /atsh

Pampuri: Fasoneritë duhen mbyllur, rrezik për shtimin e infeksionit Read More »

Shqipëria, vendi më i sigurt për të bërë turizëm këtë verë!

Kryeministri Rama tha se agjenci turistike mendojnë se Shqipëria është vendi ku mund të bëhet turizëm këtë verë, pasi nuk ka probleme me COVID-19, por ne do ecim me kujdes.
Në lidhje me periudhën e turizmit dhe lehtësimit të masave për turizëm, Rama tha sonte se “kemi pas disa interesime nga Itali, Çekia, Japonia për turizëm, dhe agjenci të rëndësishme turistike mendojnë se Shqipëria është vendi më i sigurt për të bërë turizëm këtë verë se praktikisht nuk ka probleme me COVID.
Marrja e këtij vendimi është një barrë shumë e madhe, nuk di çfarë të them tani se do shikojmë dhe të tjerët”.
“Pra, do ecim me kujdes duke parë dhe të tjerët, por ne nuk jemi Reali, Barcelona, por ne do bëjmë atë që mundemi me forcat që deri tani nuk na kanë lënë në baltë dhe na shohin si shembull dhe po thonë, si po ia dalin kaq kollaj”, tha ai.

Shqipëria, vendi më i sigurt për të bërë turizëm këtë verë! Read More »

Profesor Dhimitër Kraja rikthehet në frontin e luftës kundër COVID-19/ Balla: Shembull i shkëlqyer

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka përshëndetur aktin e doktor Dhimitër Krajës, i cili pas shërimit, rikthehet në vijën e parë të luftës kundër COVID-19.

Balla shprehet se “profesor Dhimitër Kraja është rikthyer tek Infektivi për të rifilluar shërbimin ndaj të sëmurëve në luftën kundër COVID-19. Në mars ai u prek nga COVID-19 vetëm pak ditë pasi ishte kthyer nga pensioni, pikërisht për të dhënë kontributin e tij në këtë situatë të jashtëzakonshme”.

Po ashtu Balla tha se akti i doktor Krajës është shembull i shkëlqyer.

“Doktori i nderuar Dhimitër Kraja, i cili e la qetësinë e pensionit për të shkuar pranë pacientëve, është sot i shëruar plotësisht dhe është përsëri në krye të detyrës. Një shembull i shkëlqyer. Shëndet dhe mbarësi doktor! Mirënjohje pafund”, tha Balla./atsh

Profesor Dhimitër Kraja rikthehet në frontin e luftës kundër COVID-19/ Balla: Shembull i shkëlqyer Read More »

Ministria e Shëndetësisë: 21 raste të reja, shkon në 539 numri i të infektuarve

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë të ditur se nga rezultatet e testimeve në 24 orët e fundit janë konfirmuar 21 raste pozitive me COVID-19, duke e çuar numrin e të infektuarve në 539.

Albana Fico, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik tha sot në komunikimin për mediet se “në 24 orët e fundit janë testuar 253 persona të dyshuar me COVID-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 21 raste pozitive me COVID19”.

“Nga rastet e reja 11 i përkasin Shkodrës dhe kemi 4 raste në Tiranë, 4 raste në Krujë dhe hartës i shtohet Kurbini me 2 raste”, tha Fico.

Sipas saj, deri në këto momente janë testuar 5080 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 539 raste./atsh

Ministria e Shëndetësisë: 21 raste të reja, shkon në 539 numri i të infektuarve Read More »

Meta: Situata nën kontroll, të gjitha përpjekjet e qeverisë pozitive

Presidenti Ilir Meta tha sot se situata aktualisht paraqitet e qëndrueshme në drejtim të menaxhimit dhe qeveria duhet mbështetur në luftën kundër COVID-19.

Gjatë një interviste televizive, Meta tha se në spitale nuk ka mbingarkesë.

“Fakti që nuk ka mbingarkesë në spitalet kryesore, që duhet të përballojnë ballafaqimin me epideminë, është pozitive, sepse situata edhe mund të dilte jashtë kontrollit. Po të krahasojmë me vendet e tjera të rajonit ka rezultate të qëndrueshme. Nuk ka vend për shkujdesje për respektimin e kufizimeve. Sot në Maqedoninë e Veriut për një ditë shpërthyen 100 e ca raste. Pra duhet ruajtur gjithmonë përqendrim”, tha ai.

Në lidhje me ndryshimet në Kodin Penal, Meta tha se ka patur një boshllëk në trajtimin e situatës me pandeminë.

“Në Kodin Penal është e vërtetë se ka një boshllëk të trajtimit të një situate të tillë. Sigurisht që ndryshimi i Kodit është i rëndësishëm, por duhet bërë në mënyrë të përgjegjshme sipas procedurave, sepse nuk mund të ndryshohet në mënyrë të vazhdueshme dhe nën presionin e situatave të caktuara. Ka ndryshime thelbësore midis draftit të parë dhe atyre të sotme. Ne kemi dhënë mendimet tona si institucion, të cilat i bëmë publike, në mënyrë që këto ndryshime të ishin në përputhje me Kushtetutën dhe frymën e saj, por edhe me Konventën e të Drejtave të Njeriut”, tha ai.

Meta tha se është momenti për ta mbështetur qeverinë në luftën kundër COVID-19.

“Qeveria është nën presione të forta, sepse është vetë situata që imponon vendimmarrje jo të lehta. Është momenti për ta mbështetur qeverinë dhe është një situatë që kurrsesi nuk mund të përdoret me veprime abuzive në raport me mirëqeverisjen. Unë jam shumë i kënaqur që përballimi i pandemisë është angazhim i të gjithëve, i qeverisë dhe opozitës. Kjo është baza e një suksesi në menaxhimin e kësaj krize”, tha ai.

Sa i përket masave të marra nga qeveria dhe mbështetjes financiare, Presidenti tha se “të gjitha përpjekjet janë pozitive, por është e rëndësishme që të jenë sa më efektive. Pra të zbatohen, të shkojnë aty ku duhet në mënyrë sa më transparente. Ky është një proces i vazhdueshëm dhe reflektues. Kemi të bëjmë me një proces, kishim paketën e parë për të cilën duhen bërë përpjekje më energjike për zbatimin e saj. Paketën e dytë duhet më shumë transparencë, qartësi në mënyrë që të jetë sa më gjithëpërfshirëse dhe të gjitha shtresat e përfshira në të ta ndiejnë këtë mbështetje. Na duhet ende të punojmë për të mbajtur këto angazhime deri në fund./atsh

Meta: Situata nën kontroll, të gjitha përpjekjet e qeverisë pozitive Read More »