Dukati

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 33 raste të reja dhe 25 të shëruar në 24 orë, rriten të shtruarit në Infektiv

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka informuar se brenda 24 orëvë të fundit janë identifikuar 33 raste pozitive me koronavirus.

Eugena Tomini shefe e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në Institutin e Shëndetit Publik u shpreh se “vijon të ketë shtrime të reja te qytetarëve që kanë nevojë për trajtim spitalor si pasojë e Covid19. Aktualisht në shërbimin infektiv po marrin trajtohen 82 pacientë, 10 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 1 është i intubuar”.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 239 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 33 raste pozitive, kryesisht raste të reja ne proces hetimi si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive.

Tomini shtoi se “shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 23 të prekur në Tiranë, 8 në Shkodër dhe nga 1 rast në Pogradec dhe Kamëz. Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 25 qytetarë, duke e çuar në 1159 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë janë aktualisht 792 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës”.

COVID-19 – Statistika (22 Qershor 2020)
Testime totale 23692
Raste pozitive 1995
Raste të shëruara 1159
Raste Aktive 792
Humbje jete 44 (Qarku Tiranë 24, Durrës 9, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 5, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 366
Durrës 150
Shkodër 133
Vlorë 54
Fier 37
Korçë 18
Lezhë 14
Elbasan 10
Kukës 8
Gjirokastër 1
Berat 1/atsh

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 33 raste të reja dhe 25 të shëruar në 24 orë, rriten të shtruarit në Infektiv Read More »

Sot, dita me numrin më të lartë të shtrimeve që nga fillimi i epidemisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ripërsëritur thirrjen për ndërgjegjësim pas trendit në rritje të rasteve të konfirmuara pozitivë.

Ministria e Shëndetësisë ka informuar se sot është dita me numrin më të lartë të shtrimeve që nga fillimi i epidemisë. Sipas shifrave të bëra publike, aktualisht janë 82 të shtruar dhe më shumë se 790 raste aktive në të gjithë vendin.

Eugena Tomini shefe e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në Institutin e Shëndetit Publik u shpreh se “gjatë javës që lamë pas kemi patur një trend të rritur të rasteve të konfirmuara pozitiv, zgjerim të fashës së moshës së prekur me simptoma të shprehura, shtim të rasteve të hospitalizuara, por kemi pasur edhe humbje jete. Kjo situatë ka reflektuar faktin që kemi ende ndërgjegjësim të ulët për respektimin e masave, por dhe prezencë të virusit me të njejtin nivel trasmetueshmërie. Ndaj Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet qytetarëve, të tregojnë kujdes në ambientet e punës, aty ku ofrohen shërbime dhe në çdo ambient publik, për të respektuar masat e higjienës, distancës fizike, shmangni kontaktet dhe vendosni maskat kur nuk është e mundur të ruhet distanca”.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka apeluar qytetarët për vetëndërgjegjësim, që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura, për të ruajtur distancën fizike prej 1.5 metër nga njëri-tjetri, për të ruajtur higjienën personale dhe për të mbajtur maskat kudo ku nuk respektohet dot distanca.

“Bizneset të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë: të dezinfektojnë ambientet, të kryejnë ajrosjen rregullisht, të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët, siç e përcaktojnë protokollet e autoriteteve shëndetësore.Shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve. Shmangni çdo lloj grumbullimi, pasi janë rrezik për përhapjen e infeksionit.Familjarët e pacientëve në spitale të shmangin sa më shumë vizitat, kurse të moshuarit kur është e mundur të shmangin kontaktet me qendrat shëndetësore, por të kontaktojnë nëpërmjet telefonit me mjekun e familjes për barnat me rimbursim.
Telefoni në linjën e gjelbër 0800 40 40 me mjekun tuaj të familjes, për këshillim psikologjik apo informacion për Covid19.Nëse keni shenja klinike, nëse dyshoni se jeni i prekur me Covid19, eshte e rendesishme te qendroni te izoluar dhe telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127″, tha Tomini./atsh

Sot, dita me numrin më të lartë të shtrimeve që nga fillimi i epidemisë Read More »

‘Treshe Dukatit me famë, kënga që çudit dynjanë’ – Nga Sejmen Gjokoli

Nga Sejmen Gjokoli

TRE BURRA QË BËJNË KËNGË…

– Për treshen e famshme të Dukatit; Leko Gjoleka, Bego Vangjeli e Sulo Bozhani,
dekoruar me “Mjeshtër i Madh”.-

Do nisnin të bënin emër qysh kur ishin njëzet vjeçarë, atë kohë kur në FFK të Lezhës, andej nga viti ’66 i shekullit të kaluar, do këndonin këngën që hyri e mbeti gjatë në histori : “Pesqind vjet kanë kaluar,
Kapedan o Skënderbe…”, me tekst të rapsodit që më von do njësohej me vet grupin e Dukatit, Dule Havari.
Në fakt në skenë, jashtë fshatit e Vlorës, ishin ngjitur dy vite më parë, më 1964 kur në Elbasan do organizohej një koncert i madh për shkollën shqipe.
Këto ishin dy daljet e para për tre djemtë e rinj dukatas në skena kënge, dy dalje që i prinë daljes së madhe të vitit 1968, në Kalanë e Argjirosë, aty ku nisi FFK i Gjirokastrës dhe që, prej at’here, edhe dukatasit e këngës nuk do të ktheheshin më pas.
Në Festivalin e parë të Gjirokastrës u ngjitën me këngë, valle e cyla dyjare, ndërkohë që pesë vite më pas, në 1973 me të rrallën Pika Gjoleka do të trondisnin mjediset polifoni-dashëse me të pa përsëritshmen plot pathos e ritme si erë Llogarai ” O trima flini të qetë…”.
E veçanta e grupit historik të Dukatit, veç këngës e valles plot shpirt e dufe, mbetet një Treshe karakteristike që ka lindur atyre anëve, është lëvruar e përsosur po aty e tjetër kund as mund të kopjohet e as mundesh ti afrohesh.
Deri sot e pa ngjizur në tjetër derë.
Kjo këngë, ky lloj të kënduari, pa as më të voglin dyshim djepin e ka në Dukat.
Dhe ka mbi gjysëm shekulli që zot autentikë ka tre burra. Të tre të pa ndarë, të tre tok, të tre shok, të tre kokë më kok.
Leko Gjoleka, Bego Vangjeli e Sulo Bozhani – tre burrat e këngës monumentale, gati proverbiale…Një pirosti e përkryer njerëzore si e prerë për këtë mënyrë të kënduari.
Tre burra që të vetëm e pa asnjë tjetër e pa u kuptuar fare, ashtu me bërrylin e dorës mbështetur mbi njerën këmbë e pëllëmbën diku nën vesh e mbi faqe, harmonizojnë katër e më shumë zëra bashkë.
Edhe ja marrin, edhe ja kthejnë, edhe ja hedhin e mbajnë iso por…seç nxjerrin edhe ndonjë avaz tjetër që vetëm ata mund ta realizojnë.
Treshja me famë e Dukatit shënon një rekord pjesëmarrje kur mëson se është deklamuar në 8 Festivale Kombëtare Folklori nga ku në të gjitha është shpallur laureant.
E kush sa ka dëgjuar ” O Dervish Aliu dole” apo “Ranë kartërat në Vlorë” apo lirikën e kadifenjtë ” Atje te lisi në brinjë,
Moj Maro, moj Marinë…”.
Në vitin 1989, në përbërje të Ansamblit ” Labëria” të Vlorës, treshja e famshme e Dukatit do befasonte artëdashësit francezë, ndërsa vite më pas me mrekullinë e tyre do çudisnin nga skenat e Italisë, Moldavisë e Hollandës, këtë herë në përbërje të Grupit Folklorik ” Bilbili” të Vlorës, duke treguar jo vetëm fuqinë integruese të kulturës së brezave por mbi të gjitha nevojën që ka çdo kohë e çdo shoqëri për artin e vërtetë. Për këngën që vjen nga rrënjët e nga shpirti i popullit.
Urime Leko Gjoleka, Bego Vangjeli e Sulo Bozhani !
Urime miqtë e mi për vlerësimin e lartë!
Me siguri edhe dekorata e akorduar ndjehet mirë me Ju, se ju jeni të admirueshëm e të pa kontestueshëm.
Përmes zërit e shpirtit det, ju keni derdhur e selitur për mbi gjysëm shekulli me aq shumë mjeshtëri, pasion e dashuri këngën e rrallë.
Për vëndin Tuaj, për Kombin Tuaj !
Tani Dukati ka dy kulla trashëgimie, dy monumente kulturore që duhet ti ruaj e konsiderojë si të shenjta:
Në fushën materiale atë të Dervish Aliut, në atë shpirtërore këngën e tre burrave mbledhur kokë më kokë, si tre majat e maleve rrotull.

‘Treshe Dukatit me famë, kënga që çudit dynjanë’ – Nga Sejmen Gjokoli Read More »

Ministria e Shëndetësisë: 71 raste të reja dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale duke i bërë apel qytetarëve dhe bizneseve të respektojnë masat e vendosura për mospërhapjen e COVID-19, njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 71 raste të reja infektimi dhe 1 humbje jete.

Genta Qirjako, nga Instituti i Shëndetit Publik në përditësimin e kësaj të diele tha se vijon të ketë shtrime të reja te qytetarëve që kanë nevojë për trajtim spitalor si pasojë e Covid19. Aktualisht në shërbimin infektiv po marrin shërbim 78 pacientë, 10 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 1 është i intubuar.

“Në 24 orët e fundit një humbje jete është shënuar në Spitalin Infektiv. Një 62-vjeçar nga Tirana i shtruar në gjendje të rëndë, i intubuar, nuk arriti dot të mbijetojë me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor të Spitalit Infektiv. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerit”,- tha Qirjako.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 327 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 71 raste pozitive, kryesisht raste të reja në proces hetimi si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive. Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 31 të prekur në Tiranë, 12 në Shkodër, 6 në Fier, nga 5 raste në Krujë dhe Vlorë, 4 në Pogradec, 3 në Durrës, 2 në Kamëz, dhe nga 1 rast në në Mirditë, Lezhë, Kukës”,- vijoi Qirjako.

“Në 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë, duke e çuar në 1134 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë janë aktualisht 784 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel të gjithë qytetarëve për të ruajtur distancën fizike prej 1.5 metër nga njëri tjetri, për të ruajtur higjienën personale dhe duke larë duart vazhdimisht, mbani maskat kudo ku nuk respektohet dot distanca”,- shtoi ajo.

“Qytetarët të konfirmuar pozitivë me shenja të lehta apo pa shenja si dhe ata që janë të dyshuar dhe janë në pritje te përgjigjies, të respektojnë karantinën dhe të qëndrojnë të vëtëizoluar. Shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve. Shmangni çdo lloj grumbullimi, pasi janë rrezik për përhapjen e infeksionit”,- këshilloi Qirjako.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet qytetarëve, të tregojnë kujdes në ambientet e punës, aty ku ofrohen shërbime dhe në çdo ambient, për të respektuar masat e higjienës, distancës fizike, shmangni kontaktet dhe vendosni maskat kur nuk është e mundur të ruhet distanca. Cdo biznes duhet të zbatojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë, për të ruajtur shëndetin e punonjësve dhe qytetarëve.

Familjarët e pacientëve në spitale të shmangin sa më shumë vizitat, të moshuarit kur është e mundur të shmangin kontaktet me qendrat shëndetësore, por të kontaktojnë nepermjet telefonit me mjekun e familjes për barnat me rimbursim. Me linjën e gjelbër 0800 40 40 mund të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëse keni shenja klinike, nëse dyshoni se jeni i prekur me Covid19, eshte e rendesishme te qendroni te izoluar dhe telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127.

COVID-19 – Statistika (21 Qershor 2020)
Testime totale 23453
Raste pozitive 1962
Raste të shëruara 1134
Raste Aktive 784
Humbje jete 44 (Qarku Tiranë 24, Durrës 9, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 5, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 361
Durrës 151
Shkodër 127
Vlorë 54
Fier 37
Korçë 17
Lezhë 16
Elbasan 10
Kukës 8
Gjirokastër 2
Berat 1/atsh

Ministria e Shëndetësisë: 71 raste të reja dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit Read More »

Kontribut të jashtëzakonshëm për trashëgiminë tonë kulturore/ I jepet lamtumira historianit dhe shkrimtarit, Moikom Zeqo

Autoritete të larta shtetërore, politikanë, familjarë e miq zhvilluan sot homazhe në Muzeun Historik Kombëtar, në nder të studiuesit, historianit dhe shkrimtarit të njohur, Moikom Zeqo, i cili ndërroi jetë disa ditë më parë.

Presidenti Ilir Meta u shpreh se “Moikom Zeqo ishte një i majtë në bindjet e tij, një i majtë me bindje të forta demokratike”. “Ai ishte ndër kontribuesit kryesor të hapjes dhe të emancipimit të PS-së, të mbështetjes së të rinjve si unë por edhe të tjerëve, Majko e të tjerë, për të bërë një transformim të së majtës në Shqipëri dhe për të ndërtuar një alternativë konkurruese në momentet më të errëta të së majtës, fundi i ’91-1992. Edhe brenda PS-së ai ishte një personalitet gjithmonë kritik e parimor, një personalitet i cili ishte gjithmonë problematik me çdo lloj pushteti, por i dashur dhe i adhuruar nga qytetarët për vlerat që kishte”, tha Meta.

Sipas tij, “Moikom Zeqo kishte një vështrim shumë largpamës dhe gjithmonë u vendos në anën e duhur të historisë e të zhvillimeve”. “Ndaj sot të gjithë ndihen se kanë humbur diçka nga vetja e tyre. Ai është një personalitet që i dha Shqipërisë shumë më tepër se sa mori prej saj. Padyshim që është një personalitet me kontribut të jashtëzakonshëm për atë mbrojtje të shkëlqyer që i ka bërë historisë kombëtare, trashëgimisë tonë kulturore, por edhe për atë vështrim kritik që kërkonte gjithmonë një Shqipëri më të drejtë, përfshirëse dhe humane në shërbim të qytetarëve më të thjesht”, tha Meta.

Ai tha se “për të gjitha këto ai do të mbetet një personalitet frymëzues për të ardhmen dhe për të gjithë, sidomos për gjeneratën më të re”.

Edhe Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, bëri homazhe në nderim të ish-deputetit, intelektualit të shquar poliedrik, Moikom Zeqo.

Ruçi shoqërohej nga Zëvendëskryetarja, Vasilika Hysi, dhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko tha se historiani Moikom Zeqo do të mbetet për të gjithmonë një mik.

“Për mua ai mbetet shok, mik. Është pjesë e asaj kur flasim për grupin parlamentar të PS, kam në mendje grupin më të mirë që kemi pasur grupin ’91-’96. Ai ishte ndër më të veçantit e atij grupi. Nuk e them se është rasti, por ai i tillë ishte. Jo vetëm ishte një politikan i mirë, por mbi të gjitha një njeri i mirë”,- tha Majko./atsh

Kontribut të jashtëzakonshëm për trashëgiminë tonë kulturore/ I jepet lamtumira historianit dhe shkrimtarit, Moikom Zeqo Read More »

Monitorime nënujore në parkun kombëtar detar Karaburun-Sazan

Stafi i Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura Vlorë së shpejti do të jetë gati për të asistuar dhe realizuar edhe monitorime nënujore në parkun kombëtar detar Karaburun-Sazan.

ADZM Vlorë bën të ditur se “po vijon asistenca e projektit të UNDP Albania për rritjen e kapaciteteve të stafit të parkut kombëtar detar Karaburun Sazan . Në vijim të protokolleve të monitorimit shkencor, së shpejti stafi do të jetë gati për të asistuar dhe realizuar edhe monitorime nënujore në zonë “.

Pjesë e grupit që po trajnohet është stafi i Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura, staf dhe studentë të Universitetit të Vlorës, dega Biologji.

Kursi intensiv i zhytjes ofrohet falë një bashkëpunimi dhe me kontributin e përbashkët të projektit të UNDP Albania për Zonat e Mbrojtura, Federata Shqiptare e Zhytjes dhe Federata shqiptare e Shpëtimit në Ujë./atsh

Monitorime nënujore në parkun kombëtar detar Karaburun-Sazan Read More »

Gazetarët nga Kosova vizitojnë Vlorën/ Kryebashkiaku Leli: Këtë verë turizmi të flasë shqip

Prej dy ditësh një grup gazetarësh nga Kosova ndodhen në qytetin bregdetar të Vlorës, në kuadër të promovimit të turizmit.

Paraditën e sotme grupi i gazetarëve vizitoi qendrën historike të qytetit, ku u prit edhe nga kryetari i bashksië së Vlorës, Dritan Leli.

“Vlora është qyteti i historisë, natyrës së mrekullueshme dhe njerëzve mikpritës. Në zonën historike në Vlorë ndodhen gazetarë nga Kosova, shqiptarë matanë bjeshkëve, ashtu siç jemi ne nga kjo anë e bjeshkëve në bregune detit në Vlorë ku historia ka një përzierje fantastike me natyrën, me njerëzit e mrekullueshëm dhe mikpritjen vlonjate”, – tha Leli.

Ai shprehu bindjen se çdo gjë e transetmuar nga gazetarët e Kosovës do të jetë një shtysë e madhe për të gjithë ata që akoma janë në dilemën se ku do të bëjnë pushimet këtë verë.

“Unë do të këshilloja të zgjidhnin Vlorën dhe jo pa qëllim në spotin publicitar që qyteti ka përgatitur me mbështetjen e bizneseve të qytetit dhe natyrisht të gazetarëve të Vlorës, kemi zgjedhur simbolikën e Farit. Do të doja shumë që në të gjithë territorin e bashkisë së Vlorës të dëgjoja atë që thashë dje në takimin me ministrin e Turizmit në Kosovë aksentin e shqiptarëve matanë bjeshkëve”, – nënvizoi Leli.

Kryebashkiaku Leli u shpreh se “kemi shumë dëshirë që Vlora të vizitohet nag turistë të huaj, të ketë vizitorë nga Italia, Polonia, Sllovenia, Austria , Danimarka, etj, por do të donim që këtë verë turizmi të flasë shqip”.

“Dy vjet më parë nuk bëhej fjalë që në këtë shesh të mund të kaloje apo të shikoje objekte që janë rikonstruktuar së fundi. Ndërkohë që duke bërë shëtitoren “Ismail Qemali” të vish në rrugën ku Ismail Qemali dhe Isa Boletini bashkë me njerëzit që shpallën pavarësinë kaluan së bashku, të bësh një ndalesë në shtëpinë e Margiosë, të zonjës së lavdishme që qëndisi flamurin. Të vish në zonën historike të Vlorës për të gjithë ne do të thotë shumë”, – theksoi Leli.

Leli foli edhe për muzeun e hibraizmit që, sipas tij do të jetë unik në botë.

“Ne do të tregojmë shembullin e bashkëjetesës që ne e tregojmë gjithmonë dhe është një nga vlerat e mëdha që ne mbartim”, – tha Leli./atsh

Gazetarët nga Kosova vizitojnë Vlorën/ Kryebashkiaku Leli: Këtë verë turizmi të flasë shqip Read More »

Parashikimi i motit, e mërkurë 17 qershor 2020

Moti sot parashikohet i paqëndrueshëm. Hera herës kthjellimet do të pasohen nga zhvillime vranësirash.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se reshjet e shiut do të vijojnë me intensitet të ulët e mesatar. Lokalisht në orët e paradites reshjet do të marrin karakter shtrëngatash me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim e lehtë e mesatare, kryesisht në bregdet. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 17/23 re diell shi rrufe
Kukës 15/25 re diell shi rrufe
Lezhë 17/25 re diell shi rrufe
Dibër 12/25 re diell shi rrufe
Durrës 17/25 re diell shi rrufe
Tiranë 18/26 re diell shi rrufe
Elbasan 17/26 re diell shi
Berat 14/28 re diell shi
Vlorë 17/27 re diell shi
Korçë 12/22 re diell shi
Gjirokastër 12/28 re diell shi
Sarandë 15/26 re diell shi/atsh

Parashikimi i motit, e mërkurë 17 qershor 2020 Read More »