Aurora

Sondazhi/ Merkel liderja botërore më e pëlqyer nga shqiptarët

Angela Merkel, kancelarja që u shpreh hapur ndarjes së Kosovës është liderja e huaj që simpatizohet më shumë nga shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë. Në këtë përfundim arrin një anketim i agjencisë së njohur të sondazheve ‘Gallup International’ për popullaritetin që liderët botërorë kanë në shtete të ndryshme të botës.

82% e të pyeturve në Shqipëri dhe 77% e të pyeturve në Kosovë kanë mendim pozitiv për Kancelaren gjermane.

Për numrin e simpatizantëve të Merkelit, Shqipërinë e kalon vetëm Vietnami me 1% më shumë. Aq popullore sa në Shqipëri e Kosovë, ajo nuk është as në vendin e saj ku pëlqehet nga 54% e pyeturve.

Pas Merkelit, simpatinë e shqiptarëve e ka marrë Papa Françesku. Kreu i Kishës Katolike Botërore pëlqehet nga 77% e të pyeturve në Shqipëri, ndërsa në Kosovë e kanë ndër liderët më pak të preferuar.

Interesant është fakti se Presidenti rus Vladimir Putin simpatizohet më shumë nga shqiptarët se ai amerikan Donald Tramp. Diferenca është me 1% në favor të Putinit.

Megjithatë duke qenë edhe kombi më pro-amerikan në botë, Trump gëzon më shumë mbështetje mes shqiptarëve sesa në të gjithë vendet e tjera të rajonit. Ndërsa Vladimir Putin në Ballkan mbështetet më së shumti nga serbët dhe grekët.

Në sondazhin e zhvilluar në 55 vende të botës, më popullori është Papa Françesku që ka një mbështetje 56%.

Mes 12 liderëve, më pak i vlerësuari është Hasan Rohani i Iranit me një nivel vlerësimi 24%. Anketimi përfshin periudhën Tetor – Dhjetor 2017.

Sondazhi/ Merkel liderja botërore më e pëlqyer nga shqiptarët Read More »

Pse Duhet Të Hani Shalqi Çdo Ditë – Dhjetë Arsye Të Forta Për Shëndetin

Shalqini është një nga frutat më të lëngshme e të shëndetshme për organizmin.

Ai është jashtëzakonisht i pasur me vitamina, minerale dhe fibër.

Përfitimet që njeriu merr nga shalqini janë të mëdha.

Më poshtë mund të mësoni nga AgroWeb.org, vlerat e mëdha të shalqinit dhe sigurohuni që të mos të mungojë më në tryezat tuaja.

Mund ta përfshini në sallata të ndryshme të gjelbra shoqëruar me djathë sipas dëshirës.

Shëndeti I Zemrës

Shalqini është i pasur me amino acide të cilat ulin tensionin e gjakut.

Shëndeti i zemrës përmirësohet edhe nga antioksidantët të cilët ulin rrezikun e atakut në zemër.

Mbrojtje Për Gjymtyrët

Shalqini përmban pigmente natyralë që luftojnë inflamacionin në gjymtyrë.

Disa studime, të cilave u referohet AgroWeb.org, thonë se falë konsumit të shalqinit, njerëzit janë më pak të prekur nga reumatizma ose artriti.

Antioksidantët

Ngjyra e kuqe e shalqinit i atribuohet likopenit, një antioksidant që ul rrezikun e radikaleve të lira apo diabetit.

Shalqini përmban më shumë likopen se domatet dhe çdo perime tjetër.

Mbrojtja e Lëkurës

Ngrënia e shalqinit shërben si mburojë për lëkurën.

Antioksidanti likopen ndihmon organizmin edhe ndaj djegieve nga dielli.

Shëndeti I Syve

Një racion me shalqin plotëson 30% të nevojës ditore për vitaminë A, e cila është thelbësore për shëndetin e syve.

Hidratim

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, 92 përqind e përmbajtjes së shalqinit është ujë, ndaj ky frut është ideal për hidratimin e organizmit.

Mungesa e lëngjeve dhe ujit në organizëm e drobit atë.

Zbutja E Lëkurës

Shalqini përmban vitaminat A, B6 dhe C të cilat ndihmojnë në mbajtjen e lëkurës të butë e të lëmuar.

Shalqinin mund ta shfrytëzoni edhe si një maskë lëkure duke përzier lëngun e tij me kos.

Mbajeni 10 minuta dhe më pas shpëlajeni.

Më Shumë Energji

Uji, antioksidantët dhe amino acidet tek shalqini e bëjnë atë ideal për njerëzit që kryejnë aktivitete fizike intensive.

Shalqini përmban edhe shumë kalium, një mineral që ushqen muskujt dhe garanton më shumë energji.

Sheqeri Në Gjak

Niveli i glicemisë tek shalqini është 80, por falë karbohidrateve që ai përmban, do të thotë se si frut nuk arrin të rrisë nivelin e sheqerit në gjak.

Tretja

Njerëzit që vuajnë nga koliti nuk duhet t’i thonë ‘jo’ shalqinit sepse është një frut shumë i lehtë për t’u tretur.

Shalqini është i butë dhe i lëngshëm ndaj nuk i bën dëm stomakut.

Pse Duhet Të Hani Shalqi Çdo Ditë – Dhjetë Arsye Të Forta Për Shëndetin Read More »

Ky është antibiotiku natyral, që mund ta përgatisni në shtëpi!

Nëse doni të mbroni veten nga gripi apo ftohjet, ky ilaç i fuqishëm, i cili mund të përgatitet  në shtëpi do të rrisë sistemin tuaj imunitar dhe do t’ju mbrojë nga çdo virus i mundëshëm.

Ky antibiotik natyror është shumë i lehtë, i thjeshtë dhe në të njëjtën kohë është shumë i lirë. Gjëja më e mirë në lidhje me të është se nuk ka efekte anësore dhe është absolutisht i sigurt.

Përbërësit:

  • 2 lugë çaji mjaltë
  • 1 thelb hudhër
  • 2 lugë çaji pluhur xhenxhefil
  • ½ lugë çaji kanellë
  • 1/2 litër lëng limoni i freskët
  • ½ lugë çaji speca djegës pluhur

Si ta përgatisni:

Përgatisni lëngun e freskët të limonit dhe pastaj shtoni kanelle, spec djegës pluhur, pluhur xhenxhefill dhe hudhër të grimcuar. Përziejeni mirë dhe pastaj shtoni mjaltin.

Vendoseni këtë përzierje në një enë qelqi dhe të lereni në temperaturën e dhomës për 3 orë. Pastaj ruajeni në frigorifer.

Si ta konsumoni për të rritur sistemin tuaj imunitar:

1 lugë gjelle çdo mëngjes

Nëse keni të ftohje:

1 lugë gjelle 3 herë në ditë para ushqimit/Gazeta shëndeti

Ky është antibiotiku natyral, që mund ta përgatisni në shtëpi! Read More »

Parashikimi i motit, 14 gusht 2018

Moti për ditën e sotme parashikohet i kthjellët me vranësira kalimtare në orët e mesditës dhe pasdites, por kryesisht vranësira transparente.

Sipas shërbimit meteorologjik ushtarak, në zonën e Jugut në mesditë dhe pasdite, parashikohen vranësira mesatare dhe të dendura.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim 2-8 m/sek në bregdet. Deti i forcës 3 me lartësi vale 1.4 metër.

QYTETETTemperaturat në °C
Shkodër20/35 diell; re kalimtare
Kukës18/32  diell; re kalimtare
Lezhë20/34   diell; re kalimtare
Dibër18/29  diell; re kalimtare
Durrës22/34  diell; re kalimtare
Tiranë23/35  diell; re kalimtare
Elbasan22/35  diell; re kalimtare
Berat20/36  diell; re kalimtare
Vlorë21/35  diell; re kalimtare
Korcë17/29  diell; re kalimtare
Gjirokastër19/34  diell; re kalimtare
Sarandë21/34  diell; re kalimtare

/atsh

Parashikimi i motit, 14 gusht 2018 Read More »

Aktori mesazh Ramës: Projektet i ke të papara, por fshi by**** me to!

Aktori i Portolallise, Rezart Veleshnja, ka ironizuar me kryeministrin Edi Rama ne rrjetet sociale.

Ai e ka kritikuar për mos investimin ne zonat turistike te vendit qe vizitohen nga turiste te shumte te huaj gjate veres.

Se fundmi ai ka qene ne banjat termale të Bënjës, ne Përmet, nga ku ne nje video ne Instagram, Veleshnja ka kete mesazh per kryeministrin Rama:

“Gjynah per brezat e rinj qe kane perseri fatin e keq te jetojne sic po jetojme ne”. Teksa per projektet i sugjeron Rames t’i “përdorë kur shkon në tualet”.

Aktori mesazh Ramës: Projektet i ke të papara, por fshi by**** me to! Read More »

Armët e zjarrit, Policia shton kontrollet në Vlorë dhe Sarandë

Policia e Shtetit ka intensifikuar kontrollet për sekuestrimin e armëve të zjarrit pa leje në zonën e Vlorës dhe Sarandës, duke arrestuar 2 persona.

Policia bënë me dije se “në kuadër dhe në zbatim të Plan-Masave të marra nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, për evidentimin dhe kapjen e ndalimin e personave të cilët posedojnë armë zjarri pa leje, strukturat e kësaj Drejtorie kanë vijuar kontrollet e imtësishme në të gjithë territorin e qarkut Vlorë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë ushtruar kontrolle, në ambiente të hapura, kontrolle ndaj automjeteve dhe personave që dyshohet se mund të posedonin apo qarkullonin me armë, si dhe në lokale e banesa.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, ditën e sotme, Policia e Vlorës, ka evidentuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasin, O.A., 19 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u krye pasi në lagjen “24 Maji”, gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pistoletë tip “Zastava”, pa leje.

Ndërsa një tjetër rast u konstatua ditën e djeshme nga Policia e Sarandës në lagjen “Nr. 1”, ku gjatë kontrollit në ambjentet e një lokali u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri pistoletë, 3 gramë kanabis dhe u arrestua shtetasi B.M., 38 vjeç, banues në Tepelenë.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme proceduriale.

Policia e Vlorës do vijojë kontrollet për të evidentuar e goditur çdo rast të armëmbajtjes pa leje. Gjithashtu fton të gjithë ata që kanë informacion lidhur me veprimtaritë e kundraligjshme, të telefonojnë në numrin 0694110242 ose 112, duke u siguruar anonimatin dhe reagim të menjëhershëm për goditjen e çdo paligjshmërie”, thuhet në deklaratën e Policisë. /atsh

Armët e zjarrit, Policia shton kontrollet në Vlorë dhe Sarandë Read More »

Ura Vajgurore, ndërhyrje infrastrukturore në fshatrat e lëna në harresë prej vitesh/foto

Bashkia e Urës Vajgurore po vijon me sigurimin e infrastrukturës së nevojshme rrugore në të gjitha njësitë administrative.

Kështu, pas përfundimit të rrugës së re në Hallaxhias, aktualisht po vijon puna në fshatin Krotinë, ku një tjetër rrugë është asfaltuar. Sipas kryetares së bashkisë së Urës Vajgurore, Juliana Memaj, punimet do të vazhdojnë çdo ditë për ndërtimin e infrastrukturës së re rrugore që do të ndihmojë në zhvillimin e mëtejshëm të këtyre zonave.

Sipas saj, po ndërhyhet me të gjitha mundësitë që zona, të cilat kanë vite në harresë, të marrin përkujdesjen e bashkisë.

Ura Vajgurore, ndërhyrje infrastrukturore në fshatrat e lëna në harresë prej vitesh/foto Read More »

Ankorohet “St. Damian”, mbi 1200 turistë italianë vizitojnë Sarandën

Plazhi i mrekullueshëm i Sarandës është padyshim një nga atraksionet më të preferuara për pushuesit vendas dhe sidomos ata të huaj, të cilët zgjedhin të pushojnë në vijën bregdetare “magjike” të këtij qyteti.

Ditën e sotme në portin e Sarandës është ankoruar anija “St’Damian”, e cila në bordin e saj transportonte më shumë se 1200 turistë italianë si dhe mbi 150 makina, shifra të cilat u konfirmuan për Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH) nga drejtoresha e Portit të Sarandës, Kozeta Statha.

“Anija ‘St’Damian’ konsiderohet anije turistike dhe vjen me listë të mbyllur, vetëm me italianë dhe qëndron 1 ose 2 javë. Sot kishte më shumë se 1200 pasagjerë dhe mbi 150 makina. Ata kanë përfaqësues në Sarandë, një agjent detar, i cili njofton për të gjitha këto anije turistike, duke bërë njoftimin në port te kapitaneria dhe te policia kufitare, që bëhet 24 orë para nisjes së tragetit, për të parë nëse ka kalatë të lirë për ankorimin e saj. Këto lloj anijesh vijnë rreth orës 05:00 ose 06:00 të mëngjesit dhe rreth orës 12 të drekës niset për në Itali grupi që ka ardhur 1 javë ose 2 javë para, duke mos marrë asnjë udhëtar në bordin e tyre, përveç atyre italianë”, – thekson drejtoresha.

E pyetur rreth shërbimeve si dhe organizmin e kapitenerisë së portit për ankorimin dhe sigurinë e turistëve, drejtoresha Statha shprehet se nga ana e tyre po bëhet një punë mjaft e mirë, si në ankorim, por edhe në urimin e mirëseardhjes së parë për turistët.

Drejtoresha e Portit të Sarandës bëri me dije për ATSH se gjatë javëve në vijim pritet që anije të këtij lloji të sjellin edhe më shumë turistë italianë, ku numri i tyre mund të jetë edhe mbi 2000 mijë.

“Kjo anije erdhi sot për herë të parë, por tre të hënat e mëparshme kemi pasur anije të tjera që na kanë vizituar, me një numër mjaft të lartë turistësh.

Tri të hënat e para erdhi “Red Stari” ndërsa kjo anije që ka ardhur sot ka bërë rezervime edhe për 5 herë të tjera për të ardhur në Sarandë.

Numri më i vogël që ka sjellë kjo anije ka qenë rreth 400 veta, sot shikoj më shumë se 1200 dhe sipas komunikimit që kemi pasur, edhe axhendën, herës tjetër do të jenë më shumë se 2 mijë turistë në këtë anije”, theksoi Statha.

Saranda është kthyer në një destinacion turistik mjaft i dashur jo vetëm për turistët vendas por edhe ata të, të cilët zgjedhin të pushojnë pranë detit të pastër dhe qetësisë që të ofrojnë plazhet e jugut të Shqipërisë./atsh

Ankorohet “St. Damian”, mbi 1200 turistë italianë vizitojnë Sarandën Read More »