Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kërkuar nga presidenti Hashim Thaçi që të mos bëjë pazare me territorin e Kosovës. Përndryshe, Kurti paralajmëron shkarkimin e Thaçit me demonstrata.
Kreu i Vetëvendosjes ka thënë se nuk e pranojnë asnjë marrëveshje që nënshkruhet ndërmjet presidentit të Kosovës dhe të Serbisë, sepse, sipas tij, presidenti Thaçi nuk ka legjitimitet as autorizim nga Kuvendi që ta përfaqësojë Kosovën në bisedimet me Serbinë.
Lidhur me idenë e presidentit Thaçi për korrigjim të kufijve me Serbinë, Albin Kurti tha se korrigjimi i kufijve është shprehje e gabueshme me pasoja të dëmshme.
Nga James Jay Carafano pjesërisht një dëshirë që luftërat në këtë rajon, të mbeten një gjë e së kaluarës. Po aq e rëndësishme, Shtetet e Bashkuara shpresojnë që e ardhmja e Ballkanit Perëndimor, do të jetë ajo e një kontributori të paqes dhe prosperitetit në komunitetin transatlantik.
Ankesat se Shtetet e Bashkuara po heqin dorë nga Europa, dhe janë indiferente ndaj fatit të rajonit, janë thjesht të gabuara. Megjithatë, Uashingtoni mund të bëjë shumë më tepër se të menduarit e dëshiruar, për të transformuar Ballkanin Perëndimor, nga një “fuçi baruti”, në një rajon që rrezaton progres. Në vend se të përfaqësojë fragmentimin dhe ndarjen, rajoni duhet të jetë një shembull i integrimit.
Ndarja e Ballkanit nga kaosi
Pak më shumë se një vit nga tani do të jetë një tjetër përvjetor:20-vjetori i përfundimi të luftës së fundit ballkanike. Ndërsa rajoni nuk ka vuajtur nga një konflikt i hapur gjatë kësaj periudhe, Ballkani Perëndimor mbetet ende një vend i trazuar, shpesh i cituar si pjesa më e brishtë e Europës. “Pothuajse dy dekada pas luftës, kjo nuk është paqe”- pohoi një aktivist i të drejtave të njeriut. “Çështja shqiptare dhe serbe, nuk janë të mbyllura në Ballkan; është Izraeli dhe Palestina e Europës”.
Gjendja aktuale e shteteve të Ballkanit Perëndimor, bën nervozë shumë njerëz. Në një epokë ankthi në të gjithë Europën, nuk është e dobishme nëse pjesët e saj më problematike të fillojnë të lëkunden. Problemet në Ballkan, refuzojnë të zhduken për dy arsye:paratë dhe gjeografia.
Ekonomitë e rajonit, po dëmtojnë pjesën tjetër të Europës.
Lajmi i mire, është se rajoni është destinacioni kryesor për pushime të lira. Lajmi i keq, është se Ballkani është një vend ku me pak para, blihet shumë ndikim. I vendosur ndërmjet Adriatikut dhe Detit të Zi, Ballkani është udhëkryqi midis Veriut dhe Jugut. dhe Lindjes dhe Perëndimit.
Pak pjesë të Europës, kanë një pozitë të tillë.
Përveç Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian, lojtarët kryesorë përfshijnë Rusinë, Kinën, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katarin, Turqinë dhe Kinën. Përveç kësaj, fqinjët e afërt të rajonit, duke përfshirë Greqinë, Austrinë dhe Kroacinë, kanë interesat e tyre për të mbrojtur.
Një rëndësi të madhe, ka se si përdoren paratë dhe ndikimi. Ndër shqetësimet kryesore, janë masat aktive nga ana e rusëve për të penguar integrimin në BE, duke penguar zgjerimin e NATO-s, dhe për të siguruar dominimin e fuqisë ruse. E dëmtuar nga ekonomitë e paqëndrueshme dhe ndërhyrjet e jashtme, Ballkani Perëndimor përballet me dy sfida të vazhdueshme.
E para është siguria. E dyta është hapja e vendeve të pakta të punës, dhe krijimi i pasurisë. Në fushën e sigurisë, rajoni jeton nën hijen e vazhdueshme të konflikteve të pazgjidhura, të cilat edhe pse nuk kërcënojnë të përshkallëzohen në luftë të hapur, krijojnë marrëdhënie ndarëse, që minojnë stabilitetin dhe integrimin rajonal.
Shqetësimi kryesor është e ardhmja e Bosnje-Hercegovinës, ndërsa problematike mbetet edhe marrëveshja e statusit përfundimtar të pazgjidhur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Dobësia e dytë e madhe e rajonit, është mungesa e zhvillimit ekonomik dhe integrimit.
Për më tepër, pabarazitë në rajon janë shqetësuese. Ekonomikisht, Serbia po i tejkalon fqinjët e saj në ecurinë ekonomike. Kjo krijon disbalanca, që mund të destabilizojnë më tej rajonin. Ndikimet kundërvepruese për të adresuar këto sfida janë zbehur, ndërsa kërcënimet janë zvogëluar– një gjendje vegjetative që thjesht e lejojn “tumorin” të zgjerohet dhe jo e kundërta.
Dikur, shumë njerëz besonin se anëtarësimi në BE, do t’i zgjidhte të gjitha këto sfida. Kjo nuk është më e vërtetë.
Rruga drejt anëtarësimit në BE, është dëshmuar kokëfortësisht e ngadaltë. Për më tepër, angazhimi i BE-së me rajonin, pësoi një pengesë të turpshme në konferencën e fundit të Londrës, që sipas shumë dëshmive nuk shënoi asnjë përparim. Një sfidë shtesë, është se nëse rajoni nuk zbaton reforma që do të liberalizonin realisht ekonominë (duke nxitur kështu rritjen dhe krijimin e vendeve të punës), hyrja në BE do të inkurajonte vetëm largimin e popullsisë dhe kapitalit në pjesë të tjera të Evropës.
“Amerika e Para” dhe Ballkani
Një partneritet i fortë transatlantik, është një element kyç i Strategjisë Kombëtare të Sigurisë të SHBA-së. Zhvillimi i fundit që Shtetet e Bashkuara do të dëshiron të shihnin, është një Europë e destabilizuar nga problemet e Ballkanit, sikurse ishte në vitet 1990.
Zyrtarët amerikanë, duke përfshirë zv/presidentin dhe sekretarët e shtetit dhe të mbrojtjes, kanë shprehur tashmë interesin e madh të Amerikës, për të luajtur një rol më të fuqishëm në rajon. Ballkani Perëndimor, mund të luajë një rol kryesor në vizionin e Amerikës, për një komunitet më të fortë transatlantik.
Një rajon i integruar dhe i begatë, mund të ndihmojë në ndërtimin e bazës së një Europe më të fortë. Përveç sigurisë së ofruar nga NATO, dhe kohezionit të komunitetit europian, Shtetet e Bashkuara mund të ndihmojnë në nxitjen e një sërë marrëdhëniesh dypalëshe, që do të bëhen një motor i fuqishëm i rritjes ekonomike, një korridor për të siguruar pavarësinë energjetike të tregut të lirë dhe një besim realisht ndërtues për sigurinë evropiane.
Këto marrëdhënie dypalëshe, nuk do të zëvendësonin BE-në apo NATO-n. Përkundrazi, ato do të siguronin një themel të shteteve-kombe të forta dhe të sigurta, që do t’i bënin më të forta këto aleanca.
Plani 5-pikësh
Të dëshirosh dhe të ndërtosh një Ballkan më të mirë, janë dy gjëra të ndryshme. Në fund, Shtetet e Bashkuara duhet të angazhohen seriozisht. Elementet ekzistojnë në strategjinë amerikane, por Uashingtoni duhet të lëvizë më shpejt.
Amerika duhet të promovojë në mënyrë aktive një ekuilibër të sigurisë rajonale, rritje ekonomike dhe qeverisje së përgjegjshme në të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe vendet përreth. Ky është ilaçi më i mirë si ndaj luftërave të brendshme në rajon, por edhe ndikimit të dëmshëm të aktorëve të jashtëm.
Energjia
Nuk mjafton që Shtetet e Bashkuara të mbështesin ndërtimin e një korridori energjitik Veri-Jug. Uashingtoni duhet të ndihmojë për ta bërë atë realitet. SHBA-ja, duhet të vazhdojë të kundërshtojë seriozisht ndërtimin e gazsjellësit “Nord Stream II”, dhe të ofrojnë mbështetje të fuqishme për Iniciativën e Tri Detrave. Për më tepër, Uashingtoni duhet të mbështesë zhvillimin e energjisë bërthamore në rajon, dhe ndërtimin e një korridori jugor të gazit, që nuk varet nga Rusia.
Investimet ekonomike
Korporata e Investimeve Private Përtej Detit, USAID dhe Korporata e Mijëvjeçarit, janë të gjitha aktive në rajon. Sidoqoftë, rajoni ka nevojë për investimet amerikane private.
Qeverisja
Investimet e reja në Ballkanin Perëndimor, nuk do ta bëjnë atë një vend më të mirë, pa një qeverisje të përgjegjshme. Shtetet e Bashkuara, duhet të përqendrohen në mënyrë konstruktive në elementet e qeverisjes që ndikojnë tek liria ekonomike, duke përfshirë luftimin e korrupsionit, forcimin e sundimit të ligjit dhe reduktimin e punësimit në sektorin publik, uljen e taksave dhe borxhit publik.
Siguria
Uashingtoni duhet të vazhdojë të ecë në dy shtigje në të njëjtën kohë në Ballkan – zgjerimin e NATO-s (në veçanti, pranimin e Maqedonisë në NATO), dhe nxitjen e bashkëpunimit të sigurisë dypalëshe me Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Ballkanit dhe fqinjët e tyre.
Strategjia
Shtetet e Bashkuara, duhet të vazhdojnë të zbatojnë një strategji globale, që i nxit rivalët strategjikë – duke përfshirë Rusinë, Iranin dhe Kinën – t’i japin fund politikave të jashtme destabilizuese që dëmtojnë interesat e SHBA-së.
Ushtrimi i presionit ndaj tyre, do të bëjë që në fund edhe Rusia dhe Kina ta cilësojnë një Ballkan Perëndimor të lirë, të qëndrueshëm dhe të begatë, si një mundësi të mirë për të pasur më shumë fitime të ndershme në rrafshin ekonomik, se sa si një treg i varfër brenda sferës së tyre të ndikimit. / “National Interest” – Bota.al
Ushqimet që konsumojmë nuk janë aspak të sigurta, mirëpo kur kjo ndodh edhe me vajin është vërtet për t’u habitur.
Në treg gjenden plot shishe vaj ulliri me etiketa “extra virgin” mirëpo në vend të vajit konsumatorët marrin përzierje industriale.
Vaji i ullirit është një produktet ushqimor që falsifikohet me lehtë në vendin tonë. Top Channel tregon se si vaji I ullirit pavarësisht kategorisë që ai ka ekstra i virgjër, i virgjër, apo dhe vaj ulliri nuk është i tillë. Madje nuk futen në kategorinë e vajit të ullirit.
Orladan Kyçuku, specialiste e ullirit dhe vajit të ullirit tha:
“Në supermarketet e vendit tonë mora tre vaj ulliri: ekstra të virgjër. të virgjër dhe vaji ulliri më pas ato i dërgova pranë Institution të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë për analiza. Këto janë rezultatet e analizave dhe kërkojmë një interpretim nga ana juaj nëse ky vaj ulliri është sipas standardeve që kërkon ligji i vajit të ullirit për Shqipërinë.Komuniteti Evropian për vlerën K232 ka një limit, i cili nuk duhet të jetë më shumë se 2.5 ndërkohë rezultatet tona kanë dalë 2.6 pra është mbi limit. E njëjta gjë vihet re edhe tek K 270 ku standardi e ka 0.25 ndërkohë që këtu ka dalë 0.75 pra është një vlerë shumë e lartë për të qenë në kategorinë e ekstra të virgjër. Ju e keni marrë për vaj ulliri të virgjër përsëri ngelemi tek koeficenti i përthithjes së dritës i cili është me parametra që nuk i përkasin kësaj kategorie. I ka më të larta se sa duhet të jetë norma. Dhe treguesit organo shqisor nuk i ka brenda limiteve ky vaj nuk futet në kategorinë e vajit të virgjër.Tani kalojmë tek vaji i tretë i cili është vaji i ullirit. Koficenti i cili jep shumë herë vlera më të larta se sa është karakteristikë e vajit të ullirit. Prandaj të treja vajrat që ju keni analizuar nuk i përkasin kategorisë që ato janë të paraqitura në etiketën që ju keni marrë vajin.”
Fshati ynë ka qenë i vogël, me 10-12 shtëpi (u mpak në Grekun e parë, ku shumica e familjeve shkuan në Berat dhe nuk u kthyen më) dhe, si i tillë, dasmë apo gosti të ishte, ishin të gjithë aty të mëdhenj e të vegjël në të gjitha ditët e ritualit. Tani, pas kaq vitesh, më vinë në mend disa prej kronikave të tyre. Njëra nga të cilat ka të bëjë me Kurveleshin.
Sabriu ishte një nga burrat më të mirë të fshatit. Kishte qenë njeri i “i dalë” dhe si xhandar kishte bredhur “bythën e dreqit”, siç kisha dëgjuar të thoshin! Në dasma, kur vinte radha e këngës, ai, pas këngëve me avazin tonë, sado që ishte i pari i muhabetit, kërkonte leje të këndonte një këngë që nuk ishte e anëve tona. E bënte aq shpesh këtë në dasma a gosti, saqë dihej, dhe në kohën e caktuar pjesëmarrësit i drejtoheshin Sabriut: “Shkrepja tani”! Dhe ai ia niste, në fillim vetëm, më pas bashkohej edhe një tjetër dhe më pas akoma bashkoheshin të gjithë që ishin aty me një iso jo si jona, me lëvizje buzësh gjoja këndonin, por në të vërtetë nxirrnin një zanore të zgjatur, “o”, “e” apo “ë” midis “e”-së dhe “ë”-së. “Kurvelesh, zemra ime, Kurvelesh”, ia merrte Sabriu! Sakaq gratë linin punët matanë e grumbulloheshin te dera të dëgjonin. Kur shikoja këtë skenë, unë, si i vogël që isha, nuk e kisha mendjen te kënga, por te ai Kurveleshi, që zihej aq shpesh në gojë. Vrisja mendjen ç’të ishte ai, burrë, grua apo çfarë!?…Por që ishte gjë e mirë, e mirë do të qe, derisa ishte zemra e Sabriut. Vonë, kur shkova në shkollë, e mësova se ç’ishte Kurveleshi!…
Dhe ja tani pas kaq e kaq vitesh jam “në zemrën e Sabriut të ndjerë”, në Kurvelesh, madje në atë të sipërmin, që është çatia e Labërisë, me një qiell drite mbi krye. Janë pesë fshatra; Nivica, Rexhini, Gusmari-historikisht qendra e nënprefekturës, Progonati dhe Lekdushi. Si gishtërinjtë e një dore, të cilët s’bëjnë dot pa njeri-tjetrin. Natyra ngjason me një pikturë impresionuese të kapur pas reve. Në sfond, mali i Gribës (Këndrevica) 2221 m, qarkuar me malet e tjera. Njerëzit janë të rrëmbyer si rrëketë, dhe shumë krenarë. “Brenda humnerave pellazge dhe kanioneve të shumta e të frikshme, është historia e banorëve të zonës, zërat njerëzorë. Dhe kjo s’është një krahinë çfarëdo, por krahina emërshquar e Kurveleshit. Aty s’kanë vlerë lekët, qofshin edhe flori, s’ka peshë pushteti, qoftë edhe i sulltanit, aty ka vlerë krenaria dhe fjala, e cila, para se të thuhet peshohet me kandar dhe vret njëlloj si plumbi!…” (Mihal Gjergji, “Ngjyrat e mendimit”, Tiranë 2010, fq 56.)
Në vitet 1908-1919, u hapën edhe shkollat e para shqipe në këtë krahinë; në Nivicë nga Shuko Dalipi, në Gusmar nga Magrip Bana, në Progonat nga Shaqo Buxo, në Lekdush nga Sinan Tare Kërpi.
I paçmuar është edhe kontributi i mëmëdhetarit gusmariot Bilal Rukia, në hapjen e këtyre shkollave, këtu dhe në treva të tjera, aq sa drita e të cilit i verboi shovinistët grekë, të cilët e masakruan këtë pishtar në lartësitë e fshatit Pilur, në fushën e Vanovës.
Pushka dhe pena, një binom i pandarë i këtyre banorëve. Kudo që të rrëmosh, qoftë edhe sipërfaqësisht, është pëllëmbë e histori.
Rexhini krenohet me atdhetarin, publicistin dhe luftëtarin e arsimit kombëtar, Saliun, që jemi mësuar ta njohim si Sali Nivica. “Saliu ishte portë e shtyllë, a thue nji shkamb në të cilin tash 10 vjet i turren tallaze të mëdha pa mujtë me e bremun kërkund…”. Janë fjalët vlerësuese të Gjergj Fishtës, më shumë se çdo titull apo dekoratë e munguar.
Po Rexhini ka përkundur në djepin e tij edhe komandantin e famshëm të Bilbilenjve, kordhëtarin Bilbil Shako. (“Dale bej, të ndez cigarë/ Se s’jam çanaku me dhallë/ Po jam Bilbili me pallë…”)
Gusmari, një vatër qëndrese dhe bujarie, i pakrahasueshëm me asnjë fshat tjetër, kryesisht me shtëpi dykatëshe dhe odat e stolisura të burrave; të Gumene, Duke, Bane, Gjergje, Horjete, Gjoke, Çele etj. Vendlindja e Hasan Gjostojës që luftonte në krah të Zylyftar Podës, në kalanë e Melesinit. (“Hasan Labi bën dyfek/ Shtatë ditë e shtatë netë/ Sa dridhej foshnja në djep…”, e pas këtij luftëtari rendën të tjerë trima, Xheladin Serjani (“Kucoi”), i cili luftoi me tri mbretëri, Mero e Xhafer Gumeni, Rakip Duka, Xhafer Meta e deri te luftëtarët e fundit, dëshmorë të atdheut, Sami dhe Tafil Skëndo Gjergji, Çobo Mërkuri, Zigur Gjoka etj. Edhe vendlindja e rapsodëve popullorë, aq shumë të njohur, Ali Dine e Tahir Bana.
Pikërisht këtu, në Gusmar, dua të përshkruaj edhe një veçori interesante. Me polifoninë labe, të cilën do më pëlqente ta quaja simfonia labe, ka ngjashmëri interesante edhe ligjërimi i grave (kolli), të cilat vajtojnë një trim të vrarë apo një jetë të humbur. Vetëm atëherë, oda e burrave është e detyruar të heshtë, në nderim të perëndive.
Veziko Gumeni, simboli i dhimbjes dhe qëndresës njerëzore, do kujtohet gjatë, shumë gjatë, edhe nga brezat e ardhshëm, për vajtimin e mençur dhe drithërues. Çuditërisht, vdekja është më e uritur se mjerimi i banorëve, ndoshta kjo e shtyn të jetë e pamëshirshme.
Progonati, fshati më i madh i krahinës, vendlindja e Hetem Totos (ministër i Brendshëm në Mbretërinë e Zogut), Ismail Leskos, i Bilbilenjve, i Asllan Kucës, (dhëndër i Zylyftar Podës), një nga më të besuarit e Ali Pashë Tepelenës, i Asim Zenelit dhe dëshmorëve të tjerë, të cilët ranë martirë për këto troje. Fshati me numrin më të madh të alpinistëve dhe organizatorëve të ekipit të futbollit të zonës.
Lekdushi arsimdashës, një fshat i vogël, por interesant, për peizazhin dhe njerëzit e tij. Pikërisht nga ky fshat është shpërngulur edhe fisi e familja e Çelo Picarit, shekuj më parë, dy apo treqind vjet, për t’u vendosur në një kohë doemos të vështirë në fshatin tjetër ngjitur, Picar. Dhe historia e këtij luftëtari të shquar njihet nga bashkëkohësit tanë. Vendlindja e Mustafa Matohitit, luftëtar vizionar dhe orator, viktimë e idealizmit të tij.
Nivica, i dyti pas Progonatit për numrin e banorëve, me histori interesante, me pika të shumta kulmore, emra që kanë lënë gjurmë në kujtesën kolektive apo të shkruar, dhe një natyrë piktoreske.
Emrin e këtij fshati e mban si mbiemër një prej figurave të ndritshme të krahinës, Hodo Bej Nivica. Është luftëtari legjendë i rezistencës antiosmane, krahas Tafil Buzit, Veis Vasjarit, Zenel Gjolekës e Çelo Picarit. (“Fushë e Delvinës u nxi/ Tetë mijë suvari/ I shkreti Hodo Ali/ I kish djemtë çilimi…”).
Historia është e mbushur me emra të tjerë trimash niviciotë, deri te dëshmorët e fundit të luftës së dytë botërore, Dalip Seferi, Abaz Aliu (Malaj), etj. S’mund të flitet për Nivicën pa u ndalur së pari te miti-Hodo Ali, që ka ushqyer imagjinatën e disa brezave: “Si gjerdan mbi supe/ Të mban Këndrevica/ Vështron thellë në kohëra/ Hodo bej Nivica/ Ja, përtej Delvinës/ Paska rënë mavrija/ Plagët e Janinës/ I lidh Çamëria/…Lotët që s’ta puthën/ Syrin si fajkua/ Po i nxjerr nga shpirti/ Për dhimbjet e tua…”– (Mihal Gjergji, “Udhë të këputura”, Tiranë 2017, fq 13.).
Krahina e Kurveleshit të sipërm ka nxjerrë personalitete të kulturës, artit, e historisë; mendimtarin Ismet Toto, historianin e mirënjohur Pëllumb Xhufi, poetët e shquar Agim Shehu dhe Mihal Gjergji, sikurse të tjerë autorë të gjinive të ndryshme; Halil Qëndro, Ibrahim Gani, Martin Cukalla, Daut Gumeni, Azis Gjergji, Agim Basha, Izet Qulli, Çobo Skënderi, Veli Hodaj etj. E, të pesë fshatrat, kanë valltarë e këngëtarë virtuozë, të vlerësuar në festivalet kombëtare. Do përmendja emblematikët e valles labe, Remzi Banën e Alush Milorin: Xhufkat e kuqe ua puthte era, teksa nisnin shqiponjat për të fluturuar larg, ndërsa palët e fustanellës kërkonin lartësitë.
Brenda kësaj vlere, ka vendin e tij të padiskutueshëm edhe mësuesi model, njëkohësisht edhe poet popullor, Halo Malaj, autor i teksteve të këngëve.
Largohem nga Nivica duke vërshëllyer me buzë ison e lehtë drithëruese të asaj kënge që përcjell kryetrimin e këtij fshati, pikërisht në një ditë të bekuar, kur e enjtja ia dorëzon pushtetin “të xhumasë”, ditës së faljes: “Të ënjtën dhe të xhumanë/ Hodo trimi e dha xhanë/ Hingëllin i shkreti kalë/ Hingëllin e s’do të hajë/ 20 trima dot s’e mbajnë…”
U zgjatëm pak në historinë e këtyre fshatrave, që përbëjnë zemrën Labërisë, pasi këtu, si askund tjetër në Shqipëri, historia i hyn në hak, i lë pak vend gjeografisë. Labëria është unike në kulturë materiale e shpirtërore, me zanat blegtorinë, pushkën dhe këngën.
Kurveleshi është një hapësirë unike, me nuanca gati të padallueshme nga një zonë në tjetrën brenda tij. Një i huaj, psh, si unë, e ka të vështirë, që, në gjithë atë etni të lebërve, të vërë kufij: të ndajë Kurveleshin e Sipërm me atë të Poshtmin; Kurveleshin e Tepelenës me atë të Gjirokastrës; të Lumit të Vlorës me atë të Dukatit; të Bregut me atë të Delvinës etj. Këta janë kufijtë natyrorë, por karakteri i fortë lab, trimëria, humori dhe kënga labe kanë çarë më tej, kanë zgjeruar ëmbël dhe butë këtë kufi në Myzeqenë e Vogël (e Vlorës), Mifol; në Mallakastër përtej Vjosës; përtej Memaliajt, përtej Drinos në Rrëzë të Gjirokastrës, madje edhe përtej Gjirokastrës, në Lazarat etj.
Thesaret e historikë dhe natyrorë të Nivicës
Në fshatin, dikur më të zhurmshëm e më të bujshëm të Labërisë, shkretia dhe heshtja është vrasëse. Dy “thesaret” më të mëdhenj, që ka ky fshat, kalaja mbi, dhe kanionet poshtë tij, përbëjnë kompleksin historiko-natyror më unik dhe më të rrallë, që, edhe me qiri ta kërkosh, vështirë ta gjesh në të gjithë Shqipërinë. Nivica që herët ka zgjuar interesin e studiuesve të huaj, të cilët, sapo u është dhënë rasti, kanë “vrapuar” në këtë fshat. Nuk është munduar kot deri këtu gjeografi i famshëm Skilaksi, 50 vjet p.k për të parë nëse ky qytet ishte Amantia apo ndonjë tjetër. Diçka ka ditur konsulli francez pranë Ali Pashë Tepelenës, Pukëvili, i cili që në ditët e para të mbërritjes në Janinë, ka lënë mënjanë punët diplomatike dhe ka shpejtuar për në Nivicë. Pas tij, fshatin e ka vizituar H. Holand, duke i lënë radhë topografit dhe arkeologut të shquar të kohës, njëkohësisht konsulli anglez pranë Ali Pashë Tepelenës, William Martin Lik. Në fillim të shekullit të 20-të Nivicën e ka vizituar udhëtarja e shquar angleze, Edith Durham. Ajo i ka lënë Nivicës dy kujtime të rralla, një hartë të zonës dhe një vizatim në formën e një skice, ku shihen portrete të burrave të fshatit të Nivicës në shtëpinë ku ajo kishte bujtur. Por në Nivicë, në vitin 1930, u ngjit edhe i famshmi L. M. Ugolin, zbuluesi i Butrintit dhe i Foinikes.
Por Nivica ka edhe ca thesare të tjerë natyrore, janë thellinat poshtë fshatit, janë kanionet, për të cilët është folur pak më parë. Vetëm tani vonë, me lëvizjen e turistëve, ata janë jo vetëm të njohur, por edhe të vizitueshëm.
Kanionet fillojnë sa kalon fshatin Bёnç duke ndjekur të kundërtën e rrjedhës së lumit, ku në krah të djathtë ndodhet mali i Çoçkos me shumë shpella që mund të vizitohen. Në këto shpella u strehua çeta e Bilbilenjëve të ndjekur nga turku. Këtë kanion të madh e kanë krijuar lumi i Nivicës me degët e tij, si përroi i Lekdushit, përroi i Progonatit, i Gusmarit dhe i Gjonmushit, qendra është Guva e Nivicës. Kanionet në lashtësi kanë qenë të lidhur me ura si rrugë kalimi të fshehtë në kohë rreziku nga kalaja e Nivicës për në vendbanimin e hershëm Gradishtë, Progonat dhe Gusmar. Duke u nisur nga Guva në drejtim të rrjedhës së lumit, në krahun e majtë e përball kalasë, në lindje, ndodhen dy ujëvara, ajo e Pesjakut dhe ajo e Kastravicës. E para, me një lartësi 30 – 40 m dhe, e dyta, me një lartësi rreth 100 m, ku uji bie vertikalisht dhe në fund ka krijuar një gropë të madhe. Në kohë me shira ka një pamje madhështore.
Zagoi i Vasos është një vend disi i sheshtë me bimësi të gjelbër në mes të shkëmbinjve dhe në të gjitha anët rrethuar me humnera të thikta. Më pas vjen Vinja, i shfrytëzueshëm nga banorët, kryesisht për dimër për dhitë. Dhitë i çonin duke ndërtuar ura dhe skela, bagëtia qëndronin atje deri në pranverë, sepse s’kishte rrezik as nga egërsirat as nga njerëzit, pasi nuk shkonin dot.
Një tjetër kanion ka qenë Drimoi, disi i shfrytëzueshëm, me 4 – 5 ha tokë të sheshtë për 20-30 krerë dele ose dhi.
Veç kanioneve në Nivicë dhe rrethinat fqinje ka shpella të panjohura dhe të pa eksploruara, që përbëjnë një resurs turistik për zonën. Do të përmendim disa prej tyre: Shpella Kishë e Drimoit, e përdorur nga banorët në kohën e dy luftërave, të Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore. Ka marrë emrin Kishë, ndoshta do të ketë qenë kish eremiti. Shpella e Guvës, ndodhet në humnerën poshtë kalasë; Shpella e Labës, Shpella e Gjonushit, Shpella e Aliqënde, Shpella e Ariut, Shpella e Gusmos, e Murtajës, Gropa e Merje etj.
Në aspektin njohës, flutura është insekt i rendit lepidoptera. Ajo është emërtim i përgjithshëm për disa lloje kandrash fluturuese, me katër krahë të mbuluar me luspa të imëta si pluhur, me ngjyra të ndryshme, me feçkë e brirthë për të thithur dhe për të ndier, disa prej të cilave dëmtojnë bimët. Një flutur shumohet me vezë. Kur një flutur femër çiftezohet i lëshon vezët mbi një pemë dhe ngordh. Prej vezës del një qenie që quhet vemje. Fluturat e fillojnë jetën si larva (vemje të spërdredhura të cilat lindin nga vezët). Larvat hanë shumë gjethe dhe kur arrijnë madhësinë e duhur, ngjiten pas degëve. Ato formojnë guaska të forta të quajtura krizalida. Brenda krizalidës, larva shndërrohet në flutur. Kur flutura formohet plotësisht, ajo del nga krizalida. Por ka disa veçori dhe karakteristika të këtyre sopecieve, të cilat njohja jonë nuk i percepton. Në vijim ju sjellim fakte interesante, që mbase nuk i keni ditur, për këto krijesa të brishta dhe të bukura njëkohësisht…
Fluturat mund të shohin ngjyrën e kuqe, të gjelbër dhe të verdhë. Krahas këtyre ngjyrave, ato shohin dhe disa ngjyra ultraviolete, që janë të pakapshme për syrin e njeriut.
Fluturat më të shpejta mund të fluturojnë 5.4 metra në sekondë, derisa molat (fluturat e natës) mund të fluturojnë deri në 11 metra në sekondë.
Fluturat nuk mund të fluturojnë nëse temperatura e trupit te tyre bie nën 30 gradë Celsius.
Fluturat janë vizatuar edhe në afreskat e egjiptianëve, para 3.500 vjetësh.
Ekzistojnë rreth 24.000 lloje të fluturave, derisa molat janë edhe më të numërta – me rreth 140.000 lloje.
Gonepteryx rhamni është një lloj i fluturës që jeton 9-10 muaj, që është jetëgjatësia më e madhe në botën e fluturave. Disa lloje tjera ndërkaq, jetojnë fare pak, disa javë, disa ditë, apo dhe vetëm disa orë.
Disa lloje të fluturave nuk hanë fare, sepse nuk u janë zhvilluar goja e as organet e tretjes sa ishin larvë.
Shumë flutura shijojnë këmbët e tyre për të parë nëse gjethet ku dëshirojnë t’i lëshojnë vezët janë ushqim i shijshëm për vemjet.
Fluturat kanë katër krahë të tejdukshëm. Ngjyrat në krahë krijojnë luspa të vogla që ngjasojnë me pluhurin, ndërsa vetë krahët janë shumë të ndjeshëm dhe mund të thyhen fare lehtë.
Disa lloje të fluturave, si fluturat Monarke, janë flutura shtegtare – gjatë dimrin shkojnë në vise të ngrohta. Migrimi i tyre është fantastik, ndërsa ato kalojnë me mijëra kilometra.
Një fluturë e zakonshme peshon sa dy petale trëndafili.
Disa lloje të fluturave, si ato monarke, krijojnë toksina që i largojnë grabitçarët prej tyre.
Fluturat nuk mund të mbijetojnë vetëm me nektar. Ato pinë ujë në pellgje ku marrin mineralet e domosdoshme.
Fluturat janë shkurtpamëse. Zakonisht nuk shohin më larg se 3 metra.
Antarktiku është kontinenti i vetëm ku nuk janë gjetur fluturat.
Pas bletëve, fluturat janë pjalmuesit e dytë më të mëdhenj në botë.
Një prej treguesve më të mirë të një eko-sistemi të shëndetshëm dhe të barazbeshuar është prania e fluturave.
Shkencëtarët që merren me studimin e fluturave quhen lepidopteristët.
Ekzistojnë katër faza në ciklin jetësor të fluturës: veza, larva, pupa dhe flutura e rritur.
Një flutur mund të lëshojë 100 deri në 4.000 vezë.
Bonus-fakt: Çdo vit, më 14 mars, shënohet dita: “Mësoni diçka për flutura!
Anije të mbytura shekuj më parë, ngarkesa me verë e vaj ulliri, amfora të mëdha që “prehen” në fund të detit shqiptar. Janë pasuri arkeologjike të veshura me histori po aq interesante. Prej gjashtë vitesh, ekspedita shqiptaro-amerikane në bordin e anijes “Herkules” është vënë në kërkim të këtyre thesareve. Deri më tani janë 6 “relikte” që datojnë më shumë se 2000 vjet më parë që janë zbuluar, përfshirë edhe të tjera të një rëndësie të dytë. Inxhinierë e arkeologë, ndihmuar nga teknologjia më e lartë i janë kthyer sërish bregut shqiptar. Gjiri i Vlorës është destinacioni i këtij viti, ndërkohë që aktualisht ekspedita është vendosur në veri të ishullit të Sazanit. Zhytje, skanime, përpunim të dhënash. Arkeologu Adrian Anastasi, drejtori i palës shqiptare, tregon se edhe këtë vit janë etiketuar pika të cilat do të verifikohen. Mundësia e një zbulimi të ri në fazën e fundit të ekspeditës nuk përjashtohet. Gjetja e fundit, ishte zbulimi vitin e shkuar të një anije 2100-vjeçare, 30 metra të gjatë në perëndim të ishullit të Sazanit. Mbytja e kësaj anijeje gjatë periudhës së Republikës Romake kaq pranë brigjeve shqiptare, u hamendësua se mund të kishte lidhje edhe me betejat e luftës civile, zbarkimin e Jul Cezarit dhe ushtrisë se tij në gjurmët e Pompeut. Shumëkush mund të mendojë se arkeologët gjurmojnë zona të caktuara, ku nga burime historike apo gojëdhëna thuhet se është mbytur një anije. Në fakt, nuk ndodh kështu. “Kërkimet që bën ekspedita janë kërkime matematikore, pra duke kontrolluar çdo metër të hapësirës ujore me teknologji të lartë. Deri më sot ne nuk kemi kërkuar sipas sinjalizimeve apo burimeve antike. Kërkimet tona janë shumë të sakta, pasi skanohet i gjithë bregdeti dhe jo sipas zonave të caktuara. Kjo metodologji ka kosto më të lartë, por edhe rezultatet janë më të larta. Deri tani janë zbuluar 19 relikte historike nga shek I-IV para Krishtit e deri në disa anije të Luftës së Dytë Botërore”, thekson Auron Tare nga Qendra Shqiptare e Kërkimeve Detare.
Burimet antike
Sa anije mund të jenë mbytur në brigjet shqiptare? A ka të dhëna për vendndodhjen e tyre? A u kanë rezistuar shekujve? Kureshtja e gjithsecilit në këtë pikë mund të çojë në shumë pyetje të këtij lloji. Sipas Tares, burimet antike flasin gjithmonë për mbytje të anijeve në brigjet e Ilirisë apo Epirit antik. “Nga burimet e shkruara ne kemi një database shumë interesante, por duhet thënë se deri më tani nuk kemi mundur të provojmë asnjë nga këto burime për saktësinë e tyre. Jemi akoma në fillimet e kërkimeve, por deri më tani zbulimet janë bërë nga metodologjia e aplikuar dhe jo nga këto burime të shkruara. Është shkruar se në Luftën Civile midis Cezarit dhe Pompeut, i biri i Pompeut, Gnaius Pompeu mbyti një sërë anijesh në hyrje të Orikumit për të bllokuar flotën e Cezarit. Deri tani nuk kemi asnjë të dhënë për të verifikuar këtë burim historik. Po kështu dimë nga burime të shkruara se Flota Normane e udhëhequr nga prijësi i familjes normane, Zhiskardi, luftoi për disa ditë në Gjirin e Butrintit dhe bregun e Sarandës së sotme me Flotën Bizantine dhe Veneciane. Deri tani asnjë gjurmë nuk është gjendur nga kjo flotë, megjithëse burimet thonë se Perandori Komnenu shembi anijen flamurmbajtëse diku afër Butrintit. Po kështu dihet që vëllai i Mbretit të Francës Filipitte Pare, konti Hugh of Vermandois, i cili udhëtonte për në Kryqëzatë më 1096 e humbi flotën e tij shumë pranë brigjeve të Durrësit. Në fakt, ai dhe shpura e tij ia dolën të shpëtonin me not, kështu që anijet e mbytura duhet të jenë shumë pranë brigjeve. Megjithatë pritet që në sezonet e ardhshme të kemi mundësi të verifikojmë edhe këto burime antike nëse janë gjeografikisht të vërteta apo jo. Ndryshon puna me anijet e humbura në konfliktin e Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore. Nga informacioni i mbledhur nëpër arkiva del se në ujërat tanë duhet të jenë mbytur mbi 40 anije italiane, austro-hungareze, franceze, gjermane, një nëndetëse greke, një U-Boat austriak, disa avionë britanikë. Më e famshmja nga këto anije është sigurisht anija flamurmbajtëse e flotës italiane të Mesdheut “Regina Margerita”, e cila u mbyt nga një nëndetëse austriake me 720 vetë në bord, përfshirë edhe një admiral italian, në hyrje të Gjirit të Vlorës. Mbytja e “Regina Margerite” ka qenë një prej lajmeve më të bujshme botërore gjatë Luftës së Parë.Po kështu, gjatë hulumtimit të arkivave kam gjetur se në fakt një prej komandantëve më aktivë të nëndetëseve gjermane gjatë Luftës së Parë në ujërat shqiptare ka qenë një oficer i ri, i cili më vonë u bë një prej figurave më të rëndësishme të Gjermanisë Naziste. Ky ka qenë admirali Kanaris, shefi legjendar i Abwer( Zbulimit Ushtarak) gjerman. Kanaris, i cili operonte nga Baza e Kotorit, ka pasur shumë histori interesante në brigjet shqiptare. Zbulimi i këtyre anijeve të mbytura dhe historia e tyre, do të jetë pjesë e një botimi të veçantë mjaft luksoz, i cili do të sjellë një pjesë të panjohur të historisë shqiptare”, tregon Auron Tare. Sipas tij, i gjithë bregu shqiptar ka mjaft pasuri arkeologjike, sinjë breg i rrahur nga lundërtarë, eksploratorë, udhëheqës, priftërinj, tregtarë etj. Këtu fillonte rruga më e famshme antike Via Egnatia, e cila lidhte Romën me Kostandinopojën dhe më tutje me tregjet orientale të mallrave të luksit.
Dyshimi
Arkeologu Adrian Anastasi thekson se deri më tani e gjithë pjesa e bregdetit jonian deri në 220 metra thellësi është skanuar dhe dokumentuar nga “Herkules”. Për herë të parë, kjo ekspeditë ka realizuar hartat arkeologjike me të dhëna të sakta mbi pasurinë nënujore. Problemi i specialistëve mbetet se çfarë do të bëhet me këtë pasuri pas përfundimit të kësaj ekspedite. Auron Tare mendon se ka një neglizhencë të plotë institucionale, por edhe një paaftësie e shoqërisë për të kuptuar rëndësinë e madhe të trashëgimisë kulturore që kemi. “Për ta ilustruar këtë fakt do të doja të shtoja se për 6 vjet, pala amerikane dhe më saktë Fondacioni RPM Nautical, ka harxhuar shuma të konsiderueshme në identifikimin e pasurive nënujore shqiptare. Shteti ynë dhe institucionet përkatëse deri më sot ka dhënë 0(zero) fonde. Edhe kërkesa jonë për t’u furnizuar me naftë pa taksë nuk është aprovuar dhe anija “Herkules” detyrohet të furnizohet në vendet fqinje edhe pse kjo anije punon për dobi të historisë së Shqipërisë. Edhe dy pulla që ka printuar Posta Shqiptare me zbulimet tona, jo vetëm i ka plot me gabime, por i ka marrë imazhet pa leje duke thyer të drejtën ndërkombëtare të së drejtës së autorit. Përjashtim bën Flota Detare, e cila këta 6 vjet ka qenë shumë e gatshme për të ndihmuar në sektorin e saj. Pala amerikane sot është, nesër ikën diku tjetër. Janë shumë vende në Mesdhe që e ëndërrojnë këtë punë që po bëhet në Shqipëri. Sa ekspedita të tilla operojnë aktualisht në botë? Vetëm 6. Pra Shqipëria ka një fat të madh në mundësinë e njohjes dhe identifikimit të pasurisë së saj kulturore nënujore. Problemi qëndron se deri më tani nuk shikohet asnjë dritë në fund të tunelit për të qenë optimist se diçka do të bëhet edhe në këtë fushë. Askush nuk e ka marrë seriozisht këtë projekt ambicioz dhe nuk ka jo vetëm investime, por edhe një mirënjohje nga Ministria e Kulturës apo institucionet e tjera. Pyetja është se çfarë do të ndodhë pasi projekti të mbarojë? Si do të ruhet kjo pasuri? Kush dhe si do studiohet? A do të ngrihet një muze i trashëgimisë nënujore? Këto dhe plot pyetje të tjera nuk kanë asnjë përgjigje”, thekson Tare. Ndërkohë, Adrian Anastasi shpjegon se ekspedita e përbashkët, shqiptaro-amerikane do të vijojë deri në realizimin e hartave të plota arkeologjike.
Rreziku
Arkeologu Adrian Anastasi, por edhe Auron Tare, kanë dhënë vazhdimisht alarmin për rrezikun që i kanoset pasurisë arkeologjike nënujore nga zhytjet e pakontrolluara. Sipas specialistëve, kjo vjen për faktin se shteti shqiptar nuk ka asnjë kontroll mbi hapësirën ujore. Për vite, vjedhja e pasurive nënujore vazhdon pa u ndëshkuar. “Nuk ka një ligj mbi trashëgiminë nënujore. Nuk ka asnjë departament në MTKRS që të merret edhe me këtë pjesë të trashëgimisë sonë. Nuk ka asgjë”, thekson Tare.
Kërkesa
A do të ngrihet një muze i trashëgimisë nënujore?
Arkeologu i arkeologjisë nënujore, Adrian Anastasi, e sheh të domosdoshme ngritjen e një muzeu për këtë pasuri. Por sipas tij, nuk duhet të jetë thjesht dhe vetëm një hapësirë ku ekspozohen disa relikte. “Koncepti modern i muzeut është një institucion që ekspozimin duhet ta ketë si qëllim të fundit. Më parë duhet të bëhet një punë e madhe kërkimore-shkencore, gjë që i mungon profilit të muzeve në Shqipëri. Një muze i tillë duhet të ketë laboratorin, stafin e specializuar që të bëjë në mënyrë autonome kërkimin shkencor. Ne kemi një trashëgimi të tillë që mund të flasim pa frikë për muze të profilizuar. Ka ardhur koha që të kemi një muze kombëtar të arkeologjisë nënujore që t’u përgjigjet standardeve ndërkombëtare. Kati i tretë i Muzeut Arkeologjik të Durrësit, që aktualisht po i nënshtrohet një rikonstruksioni, mund të shërbente shumë mirë për të bërë një pavijon për arkeologjinë nënujore. Ka material shumë të bollshëm e interesant. U bënë dy vjet që unë po merrem me kthimin e spirancave antike. Janë të kompozuara me dru dhe elemente plumbi, të periudhës arkaike duke nisur nga shek 7 para erës sonë deri në shek 3. Vetëm me studimet e bregut të Jonit kemi gati 80% të tipologjisë mesdhetare të këtyre spirancave dhe kjo tregon se çfarë kontaktesh ka pasur në brigjet e Ilirisë. Nëse studiojmë më pas edhe anijet antike të mbytura në brigjet tona, është një informacion i pafundmë për specialistët e rinj”, thekson Anastasi.
Të dhëna
Një anije në Kepin e Rodonit?
Një anije antike mund të gjendet e mbytur në Kepin e Rodonit. Arkeologu Adrian Anastasi thotë se kanë të dhëna që mund t’i çojnë në gjetjen e një relikti në Kepin e Rodonit. “Janë të dhëna që i kemi marrë e konsultuar me peshkatarët lokalë, sepse ende nuk e kemi përfshirë këtë zonë në ekspeditën tonë”, tregon Anastasi.
Kryevepra botërore “Princi i vogël” e shkrimtarit Antoine de Saint-Exupery vjen për artdashësit nga aktorja e mirënjohur Yllka Mujo, regjisori Armand Bora dhe kompozitori Aulon Naci në një vend sa alternativ aq dhe të vecantë: në Fontanën Monumentale të parkut arkeologjik të Orikut.
Ky spektakël teatror do të zhvillohet ditën e Premte, datë 17 Gusht, ora 19:00
Por përse në sezone të caktuara sikurse gjatë verës, kurba e kriminalitetit rritet?
Duke lënë mënjanë politikën, profesoresha Vasilika Hysi i referohet studimeve ndërkombëtare por edhe librit “Kriminologji” që studiohet nga juristët. Mes faktorëve nxitës llogariten edhe temperaturat e larta.
“Pranohen ndikimi i temperaturave të larta jo për të gjitha llojet e veprave penale, poër për një pjesë të veprave penale që lidhen me pasurinë, dhe me krimet e dhunshme, siç mund të jenë zënkat, rrahjet,plagosjet dhe vrasjet. Kjo lidhet më shumë me ndikimin që ka temperaturat e larta në nddryshimin e aktivitetit rutinë që bëjmë ne si njerëz, duke kaluar më shumë kohë jashtë mjediseve të familjes, në grupe, duke konsumuar më shumë pije alkoolike, duke frekuentuar mjedise ku ka më shumë të rinj, mund të ketë më shumë konsumim dhe të lëndëve narkotike ose pijeve alkoolike. Rëndësi ka familja, shkolla, mejdisi shoqëror, po mbi të gjitha bashkëpunimi i këtij trinomi. Edhe ky duhet të funksionojë pa harruar dhe rolin që luan media, sidomos media që transmetojnë lajmet, ripërsëritja e kronikës së zezë në media ka një impakt negativ në rritjen e kriminalitetit”, thotë ajo.
Duke mos i përjashtuar temperaturat si faktor, ish zyrtari i policise Aleks Hajdari sjell detaje me policeske.
“Problemi kryesor për policinë kanë qenë konfliktet e importuara nga emigrantët nga jashtë, në përgjithësi këto janë vepra penale që është shumë e vështirë dhe për shkak të mungesës së informacionit që ka policia, bashkëpunimit jo real dhe joefektiv me partnerë në vendet ku jetojnë këta persona me precedent kriminal në mënyrë që në momentin që hyjnë në territorin shqiptar të kenë informacionin e nevojshëm se çfarë tendencash kanë dhe me çfarë aktiviteti merren”, thotë ai.
Të dy ekspertët bien dakord në një pikë. “Studimet sistematike për të parë nidkimin, po më pas dhe për të marrë masa për parandalimin”, thotë Hysi.
“Policia duhet të evidentojë më saktë problematikat që ka, përpara se të fillojë sezoni duhet të planifikojë zonat ku popullsia është më e përqëndruar ku mund të themi trefishohet ose katërfishohet numri i banorëve”, thotë Hajdari.
Pothuajse çdo ditë mediat raportojnë ngjarje të kronikës së zezë, siç ishte edhe vendosja e lëndës plasëse në një parukeri në Vlorë për të cilën hetuesit nuk po gjejnë motive se përse është vendosur. /TCH