Aurora

Rinovimi i patentës për vetëm 10 minuta!

Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor Arben Isaraj ka shpejtuar dje procedurën që duhet të ndjekin shtetasit shqiptar për të konvertuar në shtetin grek lejen e drejtimit të mjetit.
Madje Isaraj ka shpjeguar edhe procedurën për rinovimin e lejes së drejtimit, e cila kërkon vetëm 10 minuta kohë, një raport mjeko-ligjor dhe një fotografi.

Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor bën të ditur se edhe shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë në Greqi me patentën shqiptare, por për të realizuar këtë duhet më parë të presim një datë të dytë kur të hyjë në fuqi vendimi.
Sipas Isarajt njohja dhe konvertimi i lejeve të drejtimit ndërmjet shtetit shqiptar dhe shtetit Grek është vendosur me VKM-në Nr. 479, datë më 31.07.2018, është miratuar Marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë, “Mbi njohjen e Ndërsjellë të Lejeve të Drejtimit”.

Në një postim në ‘Facebook’ Isaraj bën të ditur se në momentin që shtetasit shqiptar vendosin rezidencën normale në shtetin grek, ata mund të konvertojnë lejedrejtimin shqiptar, në lejedrejtimin grek, duke paraqitur kërkesën e tyre pranë Drejtorive të Transportit dhe Komunikimit të Rajoneve të Njësive Rajonale në shtetin grek, pas kryerjes së kontrolleve mjekësore që vërtetojnë se personi është i aftë fizikisht të drejtojë një mjet motorik ose një kombinim të mjeteve të kategorisë specifike, si dhe të sigurojë një përkthim zyrtar të lejedrejtimit shqiptare, në gjuhën greke, pa qenë e nevojshme kryerja e testeve teorike dhe praktike.

Për konvertimin e lejedrejtimit shqiptar në lejedrejtimin grek, mbajtësit e saj duhet të kenë moshën e parashikuar në legjislacionin e shtetit grek. “Në momentin që shtetasit grek vendosin rezidencën normale në territorin shqiptar, ata mund të konvertojnë lejedrejtimin grek, në lejedrejtimi shqiptare, duke paraqitur kërkesën e tyre pranë Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor të shtetit Shqiptar, pas kryerjes së kontrolleve mjekësore që vërtetojnë se personi është i aftë fizikisht të drejtojë një mjet motorik ose një kombinim të mjeteve të kategorisë specifike, si dhe të sigurojë një përkthim zyrtar të lejes së drejtimit greke, në gjuhën shqipe, pa qenë e nevojshme kryerja e testeve teorike dhe praktike. Për konvertimin e lejedrejtimit grek në lejedrejtim shqiptar, mbajtësit e saj duhet të kenë moshën e parashikuar në legjislacionin e shtetit shqiptar”-shkruan Isaraj.

MARRËVESHJANë nenin 1 të marrëveshjes parashikohet që secila palë kontraktuese konverton lejet e drejtimit të vlefshme (përveç lejeve të drejtimit të përkohshme, në periudhë prove dhe të llojeve të ngjashme) të lëshuara nga pala tjetër kontraktuese në përputhje me legjislacionin e saj të brendshëm, në rastin kur mbajtësve të lejeve të tilla të drejtimit u është dhënë rezidenca normale në territorin e palës përkatëse kontraktuese.

Palët kontraktuese njohin për drejtimin e mjeteve në territorin e tyre edhe lejet kombëtare të drejtimit të lëshuara nga pala tjetër kontraktuese brenda periudhës së tyre të vlefshmërisë, përveç nëse përmbushen dispozitat e paragrafit të parë të këtijneni.
“Leja e drejtimit e lëshuar nga autoritetet kompetente të secilës palë kontraktuese pushon së qeni e vlefshme për drejtimin e mjeteve në territorin e palës tjetër kontraktuese nga data në të cilën mbajtësit e një leje të tillë drejtimi i jepet rezidenca normale në atë palë tjetër kontraktuese.

Për qëllimet e kësaj marrëveshjeje, termi “rezidencë normale” ka kuptimin që i jepet atij nga legjislacioni i brendshëm përkatës i palëve kontraktuese. Nëse mbajtësi i një lejeje drejtimi të lëshuar nga autoritetet kompetente të secilës palë kontraktuese i është dhënë rezidenca normale në territorin e palës tjetër kontraktuese, autoritetet kompetente të asaj pale tjetër kontraktuese konvertojnë lejen pa kërkuar kryerjen e testeve teorike dhe praktike. Autoritetet kompetente të palës kontraktuese që kryejnë konvertimin kërkojnë një vërtetim mjekësor, i cili vërteton se një person është i aftë fizikisht të drejtojë një mjet motorik ose një kombinim të mjeteve të kategorisë specifike. Për zbatimin e paragrafit të parë të këtij neni, mbajtësit e lejeve të drejtimit duhet të kenë moshën e parashikuar nga legjislacionet e brendshme përkatëse të palëve kontraktuese për lëshimin e kategorisë për të cilën kërkojnë konvertimin”-thuhet nëmarrëveshje.GSH

Rinovimi i patentës për vetëm 10 minuta! Read More »

Lugina e Valbonës, një oaz për turistët gjermanë

Parku Kombëtar i luginës së Valbonës në Shqipëri është një nga pjesët më të bukura të Alpeve shqiptare.

Ambasada Gjermane në Tiranë ka bërë të ditur se vitet e fundit Valbona është kthyer në një oaz për turistët gjermanë të apasionuar për ecje alpine. Deutsche Welle i ka kushtuar një reportazh kësaj pjese turistike, ku vizitorë gjermanë kanë folur për përjetimet dhe bukuritë e natyrës Shqiptare.

“Është natyrë shumë e bukur si dolomitet me male të thepisur. Herën e fundit ishim tek lugina e Jezercës. Një pamje spektakolore me malet dhe liqenet. Jemi të surprizuar se ka më shumë bujtina se para 2 vitesh. Gjatë rrugës mund të blesh plot gjëra për ngrënë dhe për të pirë. Infrastruktura është e mirë”, -shprehet turisti gjerman.

“Ka shumë barinj dhe stane, ku ne kemi blerë djathë, kos dhe qumësht”, -thotë  një tjetër turiste gjermane./atsh

https://www.facebook.com/dw.shqip/videos/1915430705167487/?t=0

Lugina e Valbonës, një oaz për turistët gjermanë Read More »

Inxhinierët e vegjël shqiptarë në Meksikë, për “Lojërat Olimpike te Robotëve”

Disa të rinj shqiptarë të apasionuar pas inxhinierisë, po përfaqësojnë  Shqipërinë në “Lojërat Olimpike të Robotëve”, që kësaj radhe po mbahen në Meksikë.

Pjesëmarrja e Shqipërisë është mundësuar nga FIRST, organizatë jofitimprurëse për inkurajimin e fëmijëve në fushën e STEM (shkencë, teknologji, inxhinieri, matematikë), dhe për këtë ofron katër programe të ndryshme.

FIRST Global Challenge është një nga programet në të cilët Shqipëria merr pjesë për herë të dytë. Skuadrat nga çdo vend i botës ftohen në “Lojërat Olimpike te Robotëve”, dhe çdo vit ka një temë të ndryshme që i adresohet një prej 14 sfidave të mëdha, që ka identifikuar Akademia Kombëtare e Inxhinierisë.

Pjesëmarrësit duhet të ndërtojnë një robot, që të kryejë një lojë në lidhje me një nga temat dhe të konkurojnë në aleanca në një fushë loje. Skuadra e Shqipërisë në “FIRST Global Challenge 2017”, u përfaqësua me temën e pastërtisë së ujit.

Kjo ishte hera e parë që flamuri shqiptar u ngrit në këtë event, në Washington D.C. Skuadra arriti të dalë në vendin e 118 nga 160 vende pjesëmarrëse. Këtë vit “lojërat robotike” po mbahen në Meksikë, dhe tema e zgjedhur është: Impakti i Energjisë.

Por, kësaj radhe, skuadra përfaqësuese përballet me disa sfida të reja, sepse, përveç krijimit të robotit, ekipit i duhet edhe ndihma financiare prej 12 mijë dollarësh, nga të cilat, 3 mijë janë për t’u regjistruar dhe për të marrë kompletin me pjesët e nevojshme për robotin, dhe 9 mijë për shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit. /atsh

Inxhinierët e vegjël shqiptarë në Meksikë, për “Lojërat Olimpike te Robotëve” Read More »

Po bën namin kjo recetë që pasi na e treguan, pula me kos e hudhra do ju lërë pa fjalë

Problemi që haset më shumë kur mishi i pulës gatuhet në furrë, është se bëhet shumë i thatë. Por me kete recete, me kos e me hudhra, e cila përgatitet në shumë pak minuta, krijon një pjatë të mrekullueshme.

Përbërësit për 4-5 persona

Një pulë mesatare, 2 gota me kos, 6-8 thelpinj hudhër, 2-3 lugë gjelle me vaj ulliri, Kripë, Piper, Majdanoz i grirë

Përgatitja e recetës

Pulën lajeni me ujë të bollshëm, pasi ta keni pastruar, ndajeni në disa copa. Pasi t’i keni kulluar, vendosini në një pjatë dhe spërkatni me pak kripë.

Në një tas hedhim kosin, pak kripë e piper sipas dëshirës, dhe i përziejmë në mënyrë që të formojnë një masë të njëtrajtshme.

AgroWeb.org ju këshillon që në rast se përdorni kos të përgatitur në shtëpi, duhet t’i kulloni lëngun që lëshon vetë kosi. Kjo recetë mund të bëhet me çdo lloj kosi, por më ideali është ai i deles, pasi është dhe më kremoz.

Pasi e kemi përgatitur kosin, kalojmë aty copat e mishit të pulës dhe i përziejmë me një lugë druri.

Në një tavë qelqi ose balte, hedhim vajin e ullirit dhe mundohemi që ta përhapim në të gjithë sipërfaqen e saj. Më pas qërojmë hudhrat dhe mjafton t’i ndajmë në gjysmë.

Masën me kosin dhe mishin e pulës e kalojmë në tavë, aty shtojmë dhe hudhrat e prera.

E vendosim për t’u pjekur në furrë të parangrohur me 220 gradë celsius, përreth 40 minuta, ose derisa mishi i pulës të jetë pjekur plotësisht.

Nëse dëshironi t’i forconi shijen kësaj recete mund t’i shtoni dhe disa feta limoni pasi kanë kaluar 20 minuta nga pjekja.

AgroWeb.org ju sugjeron që kur mishi i pulës të ketë marrë një ngjyrë të artë, ta kthejmë nga ana tjetër, kështu do të piqet uniform.

Para se ta servirni në tryezën tuaj, hidhini sipër majdanozin e freskët, të cilin e keni grirë imët, dhe përgatituni për një shije unike.

Mund të shoqërohet me bukë të thekur apo me sallatë perimesh të stinës për një vakt sa më të lehtë.Agroweb

Po bën namin kjo recetë që pasi na e treguan, pula me kos e hudhra do ju lërë pa fjalë Read More »

Po ju japim 10 arsye fantastike, pse nuk duhet t’i hidhni bustinat e çajit kurrë më, ja për çfarë shërbejnë

Nese i keni perdorur ne shtepi, me siguri ne fund i keni hedhur. Epo gabim. Mbajeni mend! Qeskat e përdorura të çajit kane nje perdorim te gjere në përditshmëri, nga estetika deri tek kujdesi për veshjet.

Pastron fytyrën
Nëse keni lëkurë të acaruar apo të prirur ndaj akneve, ajo që duhet të bëni është që çdo mbrëmje pasi të pastroni lëkurën të aplikoni bustinat e çajit në zonat e irrituara të lëkurë. Preferohet çaji jeshil.

Për sytë e enjtur
Pasi të keni pirë filxhanin e çajit bustinën vedoseni në frigorifer për 20 minuta e më pas vendosini mbi sy. Do të shihni që rrathët e syve do të jenë më pak të dukshëm!

Largon erën e keqe të duarve
Nëse keni prerë hudhra apo qepë, me thikë, fërkojini gishtat te bustina e çajit dhe era e keqe do të largohet nga duart!

Në mënyrë që lulet apo bimët të jeni të lulëzuara gjate gjithë vitit, mos harroni të vendosni një bustinë çaji brenda vazos përpara se të mbillni lulet. Më pas shtoni dheun dhe përbërësit e tjerë.

Nese gjatë depilimit priteni, apo pas heqjes së qimeve lëkura është e irrituar përdorni bustinat e çajit për të ndaluar hemorragjinë. Ato gjithashtu kanë veti anti-inflamatore dhe nuk lejojnë që plaga të infektohet.

Era e keqe që vjen nga këpucët bëhet e padurueshme gjatë verës, për këtë arsye aromatizoni këpucë dhe balerinat tuaja me bustinat e çajit.

Po sikur t’ju propozojmë një scrub të ri? Ai me vaj ulliri, limon, sheqer kaf dhe përmbajtjen e bustinave do heqë qelizat e vdekura dhe do i japë një pamje të freskët fytyrës suaj.

Në qoftë se jeni ekspozuar shumë në diell, mund të hidratoni lëkurën duke përdorur bustina të njomura me qumësht.

Një banjë relaksuese
Hidhni disa qese çaji në vaskën tuaj. Antioksidantët në çaj do të mbrojnë lëkurën kundër radikalëve të lirë.

Shplarës për goëjn
Krijoni një gargar më ujë duke hedhur përsëri qeskat e çajit në një gotë.

Po ju japim 10 arsye fantastike, pse nuk duhet t’i hidhni bustinat e çajit kurrë më, ja për çfarë shërbejnë Read More »

Shpërndajeni, shpëtoni jetë shqiptarësh! Mesazhi që po bën namin në internet

Pas ngjarjes se rende qe ndodhi ne Genova te Italise, ku nga shembja e ures Morandi u shkaktuan dhjetra viktima, e mes tyre edhe dy shqiptare, djem te rinj qe humben jeten teksa shkonin ne pune, nje alarm eshte ngritur edhe ne Shqiperi. Se fundmi ne rrjetet sociale po qarkullon foto e nje ure ne Mal te Zi, ku kalojne shume shqiptare. Po behet apel te shperndahet sa me shume qe te mund te parandalohet ndonje tragjedi tjeter e rende.

POSTIMI NE FB: Achtung. Kjo urë ndodhet fare pranë Shqipërisë, në Malin e Zi, pikërisht në rrugën ku kalojnë shumë shqiptarë çdo ditë vere për të bërë plazh drejt Budvas,pranë fshatit Utjeha, pak km pa hyrë në Tivar (Bari). Shperndajeni,shpetoni jetë shqiptarësh.

Shpërndajeni, shpëtoni jetë shqiptarësh! Mesazhi që po bën namin në internet Read More »

Ana e Errët e çdo shenje horoskopi: Bëhuni gati për më të keqen!

Që Luani është krenar, Gaforrja e ndjeshme dhe Demi posesiv është e shkruar në yje. Ndërsa këtu është shkruar ana e errët e çdo shenje horoskopi nga astrologia britanike Stella Hyde. Ajo shpjegon që shenjat e horoskopit kanë edhe anët negative të tyre. Për shembull e dini se mëkati i preferuar i Demit është lakmia dhe se janë të lindur për të qenë manjatë të pasurive të patundshme. Apo se mëkati i preferuar i peshqve është zilia dhe se janë të lindur për t’u bërë diktatorë dhe lordë droge. Mësoni anën e errët të shenjës tuaj.

Dashi I papjekur!

Shenja më impulsive e horoskopit, Dashi, është aq impulsiv sa nuk arrin ta bëjë asgjë pa e menduar një herë mirë. Po ia dha truri, do ta bëjë edhe sikur më vonë të pendohet!

Adoleshentët e kësaj shenje janë gjithnjë të shqetësuar, kapriçozë dhe kërkojnë të ushtrojnë autoritet të madh. Kërkojnë të fitojnë me çdo kusht kur bëhet fjala për konkurrencë. Mëkati i preferuar që kanë është zemërimi. Janë të lindur për t’u bërë eksplorues dhe zjarrfikës

Demi Kokëderr si dreqi!

Një Dem ka gjithmonë të drejtë. Është gati-gati acaruese sa të drejtë ka. E kemi fjalën, ashtu mendon Demi.

Demi do të këmbëngulë me orë, muaj, vite të tëra në një ide edhe kur nuk ka të drejtë, dhe nuk ka asgjë më të lodhshme se kjo. Një Dem s’do t’ia dijë sa energji harxhon: do vetëm të vërtetojë se ideja e tij është e duhura dhe do të ketë sukses. Jo se ia ka vënë ndonjëherë vetes në dyshim.

Nga njëra anë janë të sigurtë, solidë dhe të besueshëm. Por e përkthyer në anën tjetër të zodiakut, do të thotë të mërzitshëm, të fiksuar pas parave dhe pa imagjinatë. Fjala Ndryshim dhe Përshtatje nuk janë pjesë e fjalorit të Demit. Mëkati i preferuar është lakmia. Janë të lindur për të qenë manjatë të pasurive të patundshme.

Binjakët Arrogant!

Me aq shumë personalitete sa ka një njeri i shenjës së Binjakëve, do të zgjedhë pikërisht më të keqin për t’ua shfaqur të tjerëve: arrogantin! Binjakët kanë interes për shumë fusha, por nuk i përkushtohen dot vetëm njërës. Ndaj, shpesh mendojnë se i dinë të gjitha dhe priren të jenë mburravecë. Shtoji kësaj faktin që ndonjëherë thjesht nuk janë aty për të të ndihmuar.

Pas njeriut të sinqertë fshihet një manipulator dinak apo një llogaritës situatash, i aftë të identifikojë dobësitë e të tjerëve dhe pastaj ta shfrytëzojë për avantazhin e tij. Përjetësisht të pakënaqur, dhe të papërgjegjshëm për krizat që përjetojnë. Mëkati i preferuar: Të marrin gjithnjë më shumë se i takon. Të lindur për të qenë agjentë zyrash komunikimi.

Gaforrja Acarues deri në luajtje mendsh!

Gaforrja e ndjeshme, qaramane, mund të preket shpejt për çdo gjë të mundshme dhe ty thjesht të vjen në majë të hundës duke e mbajtur afër. Ka gjithmonë diçka për t’u ankuar, për të mos u kënaqur me të tjerët, se fajin vetes s’ia vë kurrë.

Kjo shenjë egoiste e qelbur thjesht nuk i kapërcen dot gjërat që ti mund t’ia thuash edhe me shaka. Më vjen keq Gaforre, por s’na plas fare nëse të bëmë për të qarë.

Të zemëruar, të ndjeshëm, nuk besojnë te asnjë dhe te asgjë, qahen për çdo gjë. Mëkati i tyre i preferuar është dembelizmi. Janë të lindur për t’u bërë drejtorë.

Luani I çmendur për vëmendje!

Kjo shenjë histerike e shikon veten në qendër të botës edhe kur nuk është. Mund të ketë sharm, dinjitet e të gjitha këto gjëra të një “mbreti xhungle”, por kur fillojnë të të tregojnë vendin se kush është Luani e kush është macja, bëhen patetikë. Nëse nuk u kushton rëndësi, thjesht s’të duan afër.

Përveç krenarisë tipike që ka një mbret, janë dhe arrogantë, intolerantë, egoistë dhe kanë nevojë të ndjehen të dashur nga kushdo. Presin që bota të rrotullohet rreth tyre, dhe janë më shumë për krijimin e aleancave se sa shoqërisë së vërtetë. Mëkati i preferuar është krenaria. Janë të lindur për të qenë mbretër.

Virgjëresha Gjykuese e ndyrë!

Mund të mos e japë veten, por një Virgjëreshë po të mat nga këmbët tek koka. Perfeksioniste siç është, një Virgjëreshë ka standarte të larta, tepër të larta edhe për veten e vet. Edhe pse shpesh janë të sjellshëm dhe kanë sjellje “të përsosur” në shoqëri, shpirti u kalbet nga aq shumë gjykime sa bëjnë gjithë kohës.

Pesimistë dhe të kapur shumë pas detajeve në çdo gjë që ndodh rreth tyre. Kanë një bindje absolute që nuk e kanë kurrë gabim, madje dhe po e dinë që janë gabim, vështirë se e pranojnë. Mëkati i preferuar është kotësia. Të lindur për të qenë kontabilistë mjeko-ligjorë.

Peshorja Lëpirëse!

Peshorja thjesht nuk e prish dot me kënd. Përpiqet gjithë kohës të ruajë barazpeshat dhe nuk e thotë kurrë mendimin e vet të vërtetë për dikë, madje nuk ia thotë as vetes. Duket shpesh sikur shkon nga të fryjë era, sepse një Peshore thjesht nuk do ta ketë inat askush. Bah.

E kanë të vështirë të marrin një vendim dhe të gjejnë një rrugë të mesme në çdo gjë. Ndonjëherë djallëzorë dhe shpeshherë të ndryshueshëm, kapriçozë dhe kundërshtues. Mëkati i preferuar është lakmia dhe përtacia. Të lindur për të qenë ekspertë të modës dhe ekspertë komunikimi.

Akrepi Manipulues!

Akrepi ka shumë gjëra për të thënë në këtë aspekt, por fakti që është më manipuluesi i horoskopit është ndoshta më e tmerrshmja që ka kjo shenjë djallëzore. I sjellin të tjerët si të duan dhe sikur të mos mjaftonte, nëse largohesh nga gjiri i tyre helmues janë hakmarrës si… epo, hakmarrës si një Akrep. Zot na ruaj nga mllefi i tyre.

Vështirë se mund të gjendet një fjalë e përshtatshme për të përcaktuar anën e errët të një Akrepi, por një ndër to është se janë të korruptuar. Mëkati i preferuar i tyre është lakmia për pushtet, para, status social, dëshirë për hakmarrje. Të lindur për të qenë agjentë sekretë ose analistë ekonomikë.

Shigjetari Presh në dorë!

Një Shigjetar mund të jetë njeri i hapur me të tjerët, por ka prirjen të hapet brinjësh! Përveçse i duket se ka të drejtë gjithmonë, nuk është se përgatitet aq sa duhet për temën që diskuton dhe nuk është aspak njeriu i duhur për të dhënë mend.

Vulgarë, posesivë, gojëndyrë e impulsivë që nuk ndalen para asgjëje. Janë një brez me fat lojtarësh kumarxhinj. Mëkati i preferuar është vjedhja dhe lakmia për ata që janë dominues. Të lindur për të qenë mercenarë dhe politikanë.

Bricjapi Interesaxhi!

Ky karrierist i horoskopit nuk do t’ia dijë aspak çfarë duhet të bëjë që të shkojë aty ku do. Shpesh arrogant, kokëfortë edhe kur dukshëm nuk ka të drejtë, një Bricjap është gati t’i bjerë murit me kokë thjesht sepse ia ka thënë truri, por mund të të marrë edhe ty me vete. Bricjapi joshet nga njerëzit e veçantë, por nëse e bezdis sadopak në planet e tij, do bëjë gjithçka që të të zhdukë.

Kopracë, meskinë dhe të këqinj, nuk falin asgjë dhe kanë një durim mendor deri në kokëfortësi sa vështirë të binde për diçka, tepër ambiciozë dhe që bëjnë gjithçka për të ruajtur statusin e tyre të lartë social. Mëkati i preferuar është lakmia. Janë të lindur për të qenë ekspertë politikë.

Ujori

Shkurt dhe qartë, një person me sjellje jo të qendrueshme Vërtet është shenjë që mbahet për mençurinë dhe logjikën e fortë, por kjo e bën një Ujor të jetë gjykues sa s’ua merr mendja. Ka gjithmonë diçka për të thënë për këdo dhe i duket vetja më i miri i të mirëve. Është kritik i tmerrshëm i njerëzve që i rrinë afër, sa të bëhet ferr.

Duke qenë kaq arrogant, mund të kthehet në një qenie të urryeshme. Askush s’mund ta durojë dikë që vetëm ankohet për injorancën e të gjithëve! Vëzhgues të painteresuar të gjendjes njerëzore, të paaftë për të reaguar me spontanitet, antipatikë dhe manipulues të aftë për të fshehur anët e tyre të errëta. Mëkati i preferuar janë përtacia dhe krenaria. Të lindur për të qenë shkencëtarë.

Peshqit

Njeri pa shtyllë kurrizore! E keni parasysh shprehjen: “Mos u bo peshk”? Epo, Peshqit janë të lindur të tillë. Nuk kanë orientim brenda vetes dhe shkojnë nga t’i çojë rryma. Aq ëndërrimtarë dhe krijues sa janë, aq janë edhe të dobët përpara të tjerëve. Më mirë ikin me vrap se të rrinë e të t’i thonë gjërat në sy. Njohës të mirë të artit manipulues, xhelozë joracionalë dhe e kanë të vështirë të shohin një sipër tyre.

Gjithmonë të zgjuar për t’i kthyer gjërat në favor të tyre dhe gjithmonë u pëlqen të dalin pa dëme nga një situatë e vështirë. Mëkati i preferuar është zilia. Janë të lindur për t’u bërë diktatorë dhe lordë droge.

Ana e Errët e çdo shenje horoskopi: Bëhuni gati për më të keqen! Read More »