Aurora

Mësohet autori i sulmit me breshëri kallashnikovi ndaj banesës së reporteres Klodiana Lala

Mësohet autori i sulmit me breshëri kallashnikovi ndaj banesës së reporteres Klodiana Lala.

Burime të besueshme pranë agjencive ligjzbatuese bëjnë të ditur se i dyshuari kryesor për sulmin është Durim Bami, një nga personat VIP të rrjeteve kriminale në Shqipëri.

Njeriu që konsiderohet një nga klientët më të kuotuar për eleminime në këmbim të pagesës ka pasur prej kohësh përplasje me reporteren, në lidhje me një dosje që Klodiana Lala ka për Bamin.

Personi që tashmë ndodhet i lirë por që bëri dy vjet burg, i akuzuar si pjesëtar i një makinacioni së bashku me deputetin Tom Doshi, i cili akuzoi Presidentin Ilir Meta që donte ta vriste, ka kërkuar nga reporterja që të mos mblidhte informacion për të.

Nuk dihen detajet e këtij komunikimi që gjithsesi nuk ka qenë intensiv, por fakt është se Lala prej kohësh ka qenë e kërcënuar jo vetëm për veten por edhe për familjen e saj.

Policia ka nisur menjëherë hetimet, por sipas të gjitha gjasave, këto hetime do të shkojnë në kalenda, si gjithë dosjet e mëdha në vend.

Megjithatë çështja ka marrë menjëherë një diapason ndërkombëtar, pasi kanë reaguar organizmat e rëndësishme botërore.

OSBE ka qenë e para, por mësohet se edhe ambasada amerikane ka qenë në kontakt me Unionin e Gazetarëve dhe Prokurorinë e Përgjithshme për të mësuar më shumë rreth ngjarjes.

Edhe pse Klodiana Lala u kërcënua që prej mëngjesit, media ku ajo punon nuk shkroi asnjë radhë, deri sa ngjarja shpërtheu në mediat e tjera./ Pamfleti

Mësohet autori i sulmit me breshëri kallashnikovi ndaj banesës së reporteres Klodiana Lala Read More »

Fuga: Solidaritet i plotë me gazetaren Lala, Basha humbje kohe

“Solidaritet i plotë me Klodin dhe e gjithë vëmendja tek zbardhja e ngjarjes, se Lulzim Basha është humbje kohe”, tha sot drejtori i Komunikimit pranë Kryeministrit, Endri Fuga.

Në një postim në rrjetet sociale, Fuga shprehet se “Klodiana Lala falënderon qeverinë, policinë dhe ministrin e Brendshëm për gatishmërinë. Basha akuzon Ramën. Me një fjalë avazi vazhdon! Solidaritet i plotë me Klodin dhe e gjithë vëmendja tek zbardhja e ngjarjes, se Lulzim Basha është humbje kohe”.

Banesa e reporteres së njohur të televizionit “News 24” Klodjana Lala është sulmuar mëngjesin e sotëm me breshëri plumbash. /atsh

Fuga: Solidaritet i plotë me gazetaren Lala, Basha humbje kohe Read More »

Rritja e çmimeve në sezonin turistik? Rama: Hotelet plot tregojnë të kundërtën

Kryeministri Edi Rama pohoi sot se Shqipëria këtë sezon turistik ka çmimet më të lira, krahasuar me vendet e tjera të Mesdheut.

Duke folur për pretendimet se në sezonin turistik çmimet janë rritur, kryeministri Rama tha se  çmimet i vendos tregu, jo qeveria.

Më tej, Kryeministri sjell si argument faktin se hotelet dhe restorantet frekuentohen dhe kjo tregon se çmimet janë në interes të pushuesve dhe turistëve.

“Kur ka çmime të larta që e lënë restorantin dhe hotelin bosh, ato sjellin falimentim. Përderisa ka njerëz që frekuentojnë dhe hotelet dhe restorantet janë plot, kjo tregon se ka një balancë dhe çmimet janë në interes të turistëve.” tha ai.

Më tej Rama shtoi se “nga ana tjetër ka dhe një argument që numri i shqiptarëve që pushojnë jashtë shteti është rritut kjo tregon se është rritje të fuqia e konsumit.

“Nuk diskutohet që në Shqipëri, çmimet janë të lira. Nga ana tjetër ka dhe një argument se numri i shqiptarëve që pushojnë jashtë shtetit është rritur. Kjo tregon rritje të fuqisë së konsumt, jo se është më lirë në vende të tjera, por janë dy komponentë që flasin shumë”, tha Rama. /atsh

Rritja e çmimeve në sezonin turistik? Rama: Hotelet plot tregojnë të kundërtën Read More »

Pas sulmit ndaj familjes së gazetares, Unioni i Gazetarëve zbulon çfarë fshihet pas ngjarjes

Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka bërë një reagim pas sulmit mbi banesën e gazetares së kronikës, Klodiana Lala. Në reagimin e UGSH-së, thuhe se, vetë gazetarja Klodjana Lala, i tha zyrës së shtypit të se sulmi është një tentativë e pastër për të frikësuar atë dhe ka ndodhur për shkak të detyrës së saj si reportere.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka mësuar se ngjarja është e rëndë dhe serioze, pasi ndaj banesës së koleges sonë është derdhur një breshëri me plumba, duke rrezikuar jetën e pjesëtarëve të familjes së saj prindërore”, thuhet më tej në deklaratë.

DEKLARATA E PLOTË

UGSH dënon ashpër sulmin ndaj banesës gazetares Klodjana Lala. Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë denoncon me forcë sulmin e kryer në banesën e reporteres së njohur Klodiana Lala në mëngjesin e ditës së sotme. Vetë gazetarja Klodjana Lala, i tha zyrës së shtypit të UGSH-së se sulmi është një tentativë e pastër për të frikësuar atë dhe ka ndodhur për shkak të detyrës së saj si reportere. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka mësuar se ngjarja është e rëndë dhe serioze, pasi ndaj banesës së koleges sonë është derdhur një breshëri me plumba, duke rrezikuar jetën e pjesëtarëve të familjes së saj prindërore.

UGSH i bën thirrje Policisë së Shtetit që urgjent të hetojë ngjarjen dhe të dërgojë autorët para drejtësisë, pasi çdo vonesë do të ndikojë edhe më shumë në acarimin e klimës së lirisë së shprehjes në Shqipëri. Policia nuk duhet të merret me detaje që çorodisin më shumë opinionin por të gjejë autorin ose autorët e kësaj ngjarjeje shumë të rëndë.

Kur sulmohet lajmësi, rrezikohet rëndë një nga të drejtat themelore kushtetuese. UGSH është në kontakt intensiv me organizmat ndërkombëtare në Shqipëri për të kërkuar një angazhim sa më aktiv në mbrojtje të gazetarëve. Ne u bëjmë thirrje institucioneve shqiptare që nga Presidenti i Republikës, Kryeministri dhe veçanërisht Ministria e Brendshme të reagojnë menjëherë duke dënuar ashpër sulmin dhe të merren në mbrojtje reporterët. Zyra e shtypit e UGSH

Pas sulmit ndaj familjes së gazetares, Unioni i Gazetarëve zbulon çfarë fshihet pas ngjarjes Read More »

U sulmua me acid, rrëfehet pas pesë vjetësh Vilma Dule: U dëbova nga autoritete shqiptare, sa herë që mbyll sytë…

Ka rrëfyer për herë të parë pas pesë vjetësh e reja e cila u sulmua me acid në fytyrë teksa doli nga hyrja e pallatit. Vilma Dule tregon gjithçka ajo mban mend nga momenti i sulmit, por mbi të gjitha sesi u dëbua nga autoritet shqiptare, pa pafuqia e tyre për të gjetur autorët duke i thënë se ajo duhet të mbrojë vetën.

“…Administratorja e një Call-Centeri në Tiranë është sulmuar me acid në fytyrë nga një person ende i paidentifikuar teksa dilte nga banesa e saj. Policia njofton se bëhet fjalë për shtetasen Vilma Dule, 26 vjeçe…” Kujtesa nganjëherë bën lojëra, por ky kryelajm i frikshëm atë fund-gushti të athshëm, nuk mund të eliminohet aq lehtë. S’mund të fshihet, s’mund të korrektohet dhe as nuk mund të konsiderohet si një ngjarje e zakonshme që mbush rëndom faqet e gazetave. Një grua mori një goditje përvëluese në mes të kryeqytetit, duke lënë një shenjë të fortë në të gjithë lëkurën e shoqërisë. Ende, asnjë i dënuar!

Nga Andrea Danglli/ Nëse 27 gushti i vitit 2013 nuk do të ekzistonte fare në kalendar, jeta e Vilma Dules do të kishte marrë një tjetër rrjedhë. Pavarësisht se prej pesë vitesh ajo është përpjekur ta kapërcejë këtë datë, netët që ikin dhe ditët që vijnë duket se e kanë mësuar se si ta pranojë atë për të mos u përsëritur më kurrë. Nga e reja e dikurshme që spikaste në çdo ambient, sot në aparencë ka ngelur veç shkëlqimi i syve nga ku reflektohet edhe më shumë dritë. Brenda tyre ka shkreptima shprese, ndriçim vullneti, shkëndija durimi dhe një rrymë që sot mund të nxjerrë nga errësira mjaft njerëz. Ka qenë pikërisht kjo e fundit arsyeja se pse vendosi të thyejë heshtjen duke dhënë intervistën e parë që pas tragjedisë. Tashmë nuk ka më frikë të flasë, ndaj ka vendosur që dritën e syve dhe forcën e fjalëve t’i nxjerrë përpara në luftën e saj për të parandaluar çdo 27 gusht që shfaqet mbi horizont.

“Nga ajo ditë mund të them se çdo qelizë e jetës sime ka ndryshuar. Kujtimi i sulmit dhe i dhimbjes është ende shumë i gjallë. Madje sa herë mbyll sytë më shfaqet përpara çdo moment dhe më trazon pa reshtur. Edhe tani nëse do provoj të mbyll qepallat, më vijnë imazhe nga momenti kur një i ri më sulmoi poshtë pallatit, më vjen koha tek spitali i Traumës që ishte një rreth ferri më vete, më shfaqet vetja kur e kam shikuar në pasqyrë pas ngjarjes dhe… pastaj kujtoj lot që derdheshin deri në mekje. Acidi të transformon në një mënyrë që s’mund ta përshkruaj me fjalë. Ai nisi të më gërryejë lëkurën dhe shpirtin, ashtu siç bën mola kur shkatërron një copë druri. Prej atij momenti i premtova vetes vetëm tre gjëra: S’ka vend për lot, s’ka dëshpërim dhe s’ka mëshirë”,- kujton Vilma, e cila pas sulmit u detyrua të largohej nga Shqipëria për shkak të seriozitetit të djegieve dhe pamundësisë për t’u kuruar nga shëndetësia e Tiranës.

“Sulmi i tronditi të gjithë të afërmit. Frika se unë mund të mos zgjohesha më, ishte prezente për mjaft ditë tek ta. Askush nuk e kuptonte dot se si ky sulm mund të më ndodhte mua pasi nuk i kisha bërë kurrkujt keq dhe në ato momente nuk gjenim dot një ‘pse?’ apo ‘kush?’. S’mund ta fshij dot portretin e babait pranë shtratit të spitalit. Vështirë ta shihja në atë gjendje njeriun që më ka shoqëruar për krahu drejt shkollës prej trazirave në vitin 1997 dhe deri sa nisa rrugëtimin tim për t’u bërë zonja e vetes. Kjo ishte ëndrra e tim eti ndaj unë s’mund ta harroja edhe pse dergjesha në lëngata. Dashuria e tij, familjes, miqve por edhe shumë kolegëve të thjeshtë që punonin me mua, ishin ilaçi më i mirë për të përballuar dhimbjen e atyre ditëve. Pasi e kalova rrezikun për jetën, nuk u përqendrova tek ajo që më ndodhi por tek çfarë kurash duhet të bëja dhe ku. Veprova dhe kërkova zgjidhje në disa klinika të specializuara në Evropë. Atëherë vetëm shërimi kishte rëndësi”,- rrëfen 31 vjeçarja e cila në ato ditë të vështira ju desh ta riprojektonte totalisht jetën e saj.

Kërkoi tek vetja formulën e saj të ringritjes dhe duket se e gjeti. “Besoj se jeta e çdokujt mund të ndryshojë për një sekondë të vetme. Arsye e fortë kjo për të jetuar në të tashmen dhe mos ushqehemi me dilemat e së djeshmes. Këtë e mësova nga dëshira për të mos i dhënë më tepër kënaqësi të më shohin si viktimë ata që më sulmuan. Përkundrazi, ngjarja u shndërrua në një motiv që të rikisha një fytyre normale e cila pavarësisht shenjave do vazhdonte të buzëqeshte. Një fytyrë që të mos më kujtonte urrejtjen dhe zilinë e tyre, por të dëshmonte forcën dhe kurajën time. Dhe kjo është fytyra që unë kam sot. S’është perfekt, por unë e dua si një nënë fëmijën e saj në mënyrë të pakushtëzuar”,- tregon Vilma Dule.

Asaj kohe, e sapo diplomuar për juridik, ju desh të zhvendoset nga karrigia e zyrës tek stoli i spitalit, nga librat e punës mori librat për kurimin e shëndetit dhe nga ëndrra për një karrierë të suksesshme në drejtësi, nisi betejat për të gjetur drejtësinë e saj. Kjo e fundit vazhdon të dhembë ende nga pak, pasi hetuesia shqiptare ka ngelur në pikën 0. E si mund të ndjehet ndryshe një njeri kur për këtë krim kundër jetës dhe dinjitetit, nuk ka asnjë person të ndëshkuar?

“Mbase do t’ju duket e habitshme por unë e doja shumë vendin tim dhe s’kisha lindur për të ikur prej tij. (Ende kam nostalgji për rrugicat, lagjet apo njerëzit që i mbushnin me gumëzhima). Klima e krijuar më shtyu të bëhem azilante politike në Evropë pasi drejtësia shqiptare nuk shfaqi asnjë interes ndaj çështjes sime. Hetues që nuk hetuan, prokurorë që më mbyllën telefonin mbi fytyrë dhe policë që më përcollën duke më ngushëlluar: -Mbro veten dhe ik që këtej se ne s’të mbrojmë dot. Gjyshja ime dikur la Çamerinë për shkak të genocidit grek, ndërsa ironia e jetës bëri që historia të përseritet me mua, ku ndryshe nga ajo unë u dëbova prej indiferencës së organeve shqiptare. Besoj se pjesa më e madhe e shqiptarëve e kuptojnë se çfarë dua të them ”, -shpjegon ajo.

Nisur nga heshtja e organeve përkatëse, 31 vjeçarja është detyruar të marrë vetë rolin e “detektives” për të zbardhur ngjarjen që i transformoi të ardhmen. Duket se pas pesë vitesh, Dule i ka disa përgjigje mbi pikëpyetjet që ngrihen mbi autorin dhe motivet që e nxitën drejt këtij akti barbar. “Të vërtetën e njohim unë dhe të afërmit e mi. Unë u sulmova për arsye profesionale nga meshkuj qe s’pranonin të ishin nën drejtimin e një femre dhe të bashkëpunonin me të. Mbase duket e pabesueshme por zilia, ambicia dhe dëshira për të qenë superiorë ndaj gruas, është një limit që shumë meshkuj e akumolojnë në ambientet e punës. Kujtoj se gjatë kurimit kam ndjekur mjaft hipoteza të çuditshme që hidheshin në shtyp ku njëherë më përshkuanin si të butë dhe njëherë si të reptë, diku më shfaqnin si miqësore dhe diku si armiqësore. Ka pasur abuzime nga media pa menduar se sa herë atyre i shtoheshin klikimet, aq herë edhe mua më shtoheshin plagët. Unë e adhuroja punën që bëja dhe ruaj raporte të mrekullueshme me mjaft kolegë të cilët me mbështetjen e tyre u shndërruan në një patericë të vërtetë. Sa për autorët, besoj se koha do ta thotë një ditë fjalën e saj. Padyshim”, –dëshmon Vilma Duke teksa lutet që drama e saj të mos luhet në jetën e askujt tjetër.

Për të përmbushur këtë lutje, krahas kurimit e reja ka nisur një “luftë të ftohtë” me tregtimin dhe kontrollin e mangët të acidit. “Shitja e lirë e acideve është një rrezik për të gjithë pasi ka shtuar numrin e sulmeve jo veç në Shqipëri, por edhe në Evropë. Një shishe acid mund të gjendet kudo, pasi kushton sa një akullore edhe mund ta blejë çdo idiot pa pasur nevojë të tregojë identitetin. Kam kaluar 5 vite të gjata për të rindërtuar një fytyrë të cilën e shkatërruan për vetëm 5 sekonda. Acidi duhet të konsiderohet nga legjistlacioni si ‘armë’, të ketë kufizim në shitje dhe blerësit të regjistrohen”, -apelon Dule e cila për të thelluar këtë objektiv ka hedhur bazat e një organizate që dita-ditës po përqafohet në disa vende të ndryshme të BE-së.

Me apo pa të, ajo nuk nguron në asnjë moment që të përcjellë mesazhin e saj për të gjithë ata që e kane humbur shpresën dhe sot nuk gjejnë asnjë arsye për të luftuar.  “Kur isha me bust allçie (maska) këndoja dhe që prej atëherë vazhdoj ende të këndoj me aq sa di sa herë më jepet mundësia. Qëndroni të fortë dhe mos e humbni besimin tek fuqia që keni. Edhe pse nganjëherë zbehet, ajo qëndron e strukur brenda nesh dhe duhet ta nxjerrim prej aty. Asgjë dhe askush s’mund ta mposhtë një person te mirë që beson dhe nuk dorëzohet kurrë”, –mbyll rrëfimin “heroina” e historisë së saj Vilma Dule.

Natyrisht që pas kaq shumë kohësh të dendura me pirgje sakrificash, ajo ka shumë për të na treguar, dëshmuar dhe mësuar. Veterania e luftës “Të qëndrojmë në këmbë edhe kur fati devijon rrugën”, na garanton se do vazhdojë të reflektojë buzëqeshjen e veçantë dhe sytë shndritës. Ndaj sot, nesër dhe deri sa të ketë frymë, ajo do vazhdojë të tendosë buzët e saj. Tashmë, Vilma Dule buzëqesh! *Shënim: Prej pesë vitesh Vilma Dule ka refuzuar çdo ftesë mediatike pasi s’ka dashur që mesazhi i saj të viktimizohej prej gjendjes së saj shëndetësore dhe shpirtërore. Pas një kurimi të gjata, ajo sot e ndjen veten më të fortë për të folur publikisht ndaj dhunës në shoqëri dhe për të dhënë kontributin e saj që histori të tilla mos përsëriten më.

U sulmua me acid, rrëfehet pas pesë vjetësh Vilma Dule: U dëbova nga autoritete shqiptare, sa herë që mbyll sytë… Read More »

‘Nuk i bën syri tërr’! Paralajmërimi i frikshëm i Artan Hoxhës: Krimi i lidhur me politikën ka dalë jashtë kontrollit, kallashnikovi…

Reagime të shumta në radhët e gazetarëve kanë ardhur menjëherë pas sulmit që ju bë gazetares së kroniës së zezë, Klodiana Lala. Mes reagimeve është edhe ai i gazetarit të kroniës së zezë, Artan Hoxha. Ky i fundit thekson se ngjarja ka lidhje me detyrën e Lalës si gazetare dhe reportere e shkëlqyer e terrenit, ndërsa shton që ky ishte një mesazh i qartë se vija e kuqe nuk duhet shkelur nga reporteret e terrenit.

Gazetari Hoxha shkruan se Lala është kërcënuar me dhjetëra herë dhe sërish ka goditur më fort, duke i përballuar kërcënimet me forcë, ndërsa shton se ata që e kanë sulmuar këtë herë e dinë mirë sa e fortë është ajo, ndaj dhe tentojnë ta gjunjëzojnë, duke i prekur familjen.

Më tej, gazetari tregon këshillën që ju ka dhënë të gjithë kolegëve të tij pak javë më parë, teksa i ka paralajmëruar të bëjnë kujdes, pasi krimi i lidhur me politikë apo me shtetin është bërë më i fuqishëm se kurrë dhe ka dalë jashtë kontrollit.

“Pak jave me pare i keshillova koleget e mi publikisht, sidomos ata te terrenit, qe te bejne kujdes. Krimi, ai i rruges, i organizuar, i lidhur me politiken apo me shtetin eshte bere me i fuqishem se kurre. Ka dale jashte kontrollit dhe nuk ia ben syri terr para askujt. U kerkova me keqardhje te raportojne deri aty ku nuk rrezikojne jeten e tyre dhe te familjeve te tyre. Sepse ne kete vend nuk ia vlen te rrezikosh me shume”, shkruan ndër të tjera Hoxha.

Postimi i plotë i Artan Hoxhës:

Nuk ka asnje dyshim se bresheria e kallashnikovit qe ka terrorizuar dje ne mesnate familjen e koleges Klodiana Lala ka lidhje me detyren e saj si gazetare dhe si reportere e shkelqyer terreni…. Mesazhi eshte i qarte, vija e kuqe nuk duhet shkelur, nga reporteret e terrenit. Per fat te mire babai, nena e semure, vellai, motra dhe dy vajzat e Klodit qe kane qene ne banese kane shpetuar pa deme. Ngjarja me ka shokuar, me ka lene pa fjale dhe me ka tronditur pa mase. Jo thjesht pse ka vene ne shenjester Klodin me te cilen kam punuar prej 15 vitesh, ngjarja do ishte njelloj e rende sikur kedo nga reporteret apo gazetaret ta kishin vene ne objektiv.

Nuk kam pike dyshimi se Klodi do te shkurajohet apo do te humbe qofte dhe nje fije nga guximi dhe kurajo qe e karakterizon ne profesionin e saj. Nuk eshte hera e pare qe e kane kercenuar. Perkundrazi, per me shume se nje dekade e gjysem qe punoj me te, jam deshmitare dhe kam qene ne krah te Klodit kur e kane kercenuar me dhjetera dhe me qindra here, me te gjitha format e mundeshme. Pavarsisht presionit te pashembullt Klodi i ka perballuar si asnje femer gazetare qe njoh ne kete vend. Gjithnje ka dale me e forte. Trishtimi dhe tronditja kete radhe qendron ne faktin se ata qe e kane cuar mesazhin e dine kete qe sa po thashe me larte. E dine qe Klodi s’ka frike, se ate personalisht nuk e trembin dhe nuk e bejne dot te hesht. Prandaj kane synuar ta gjunjezojne duke vene ne shenjester familjen e saj. Kam punuar me Klodin qysh kur ishte studente, Ia njoh nje nga nje gjithe familjen, nga prinderit, vellai motrat, bashkeshorti dhe dy vajzat e vogla.

Ajo ka nje familje te mbrekullueshme, askush, asnjehere, asnjeri prej familjareve te saj nuk ka patur qofte dhe problemin me te vogel me ndokend. Kjo me trondit me shume. Sapo e mesova ngjarjen ne oret e para te dites, fola me Klodin. E pabesueshme, ishte ne pune ne terren duke pergatitur kroniken e dites. Timbri i zerit te saj nuk kishte asnje grame dridhje, frike apo shenje pasigurie. Ishte shpuze, prush e flake si gjithnje. Klodit nuk ia kam kurre friken, por sot jam me familjen e saj dhe uroj qe ta kalojne me sa me pak tronditje dhe dhimbje ngjarjen e mbremshme. Ajo bresheri kallashnikovi na ka futur te dridhurat te gjitheve, ne dhe familjeve tona. Familjare te Klodit, Ju nuk jeni vetem. Klodi, ti nuk do jesh kurre vetem. Me ty jane gjithe shqiptaret, nga jugu ne veri, nga Alaska deri ne Japoni, cdo nje prej tyre qe do mesoje sot per kete ngjarje.

Pak jave me pare i keshillova koleget e mi publikisht, sidomos ata te terrenit, qe te bejne kujdes. Krimi, ai i rruges, i organizuar, i lidhur me politiken apo me shtetin eshte bere me i fuqishem se kurre. Ka dale jashte kontrollit dhe nuk ia ben syri terr para askujt. U kerkova me keqardhje te raportojne deri aty ku nuk rrezikojne jeten e tyre dhe te familjeve te tyre. Sepse ne kete vend nuk ia vlen te rrezikosh me shume. Nuk kemi nevoje per deshmore ne varreza, kemi bolle, na duhen heronj te gjalle. Nuk paskam gabuar, sensoret e mi kane qene te sakte. Thjeshe nuk mendova se mesazhi i koduar do te vinte kaq shpejt, kaq i forte, kaq i drejtperdrejt…  nje bresheri e gjate kallashnikovi mbi familjen e nje reportereje…. Oh c’kob, cfare trishtimi… Ju kuptuam QARTE zoterinj kriminele. Nuk na late fije dyshimi se me ke kemi te bejme….

‘Nuk i bën syri tërr’! Paralajmërimi i frikshëm i Artan Hoxhës: Krimi i lidhur me politikën ka dalë jashtë kontrollit, kallashnikovi… Read More »

Shpërthen gazetari: Cme keni cr kr me #forzaKlodiana e #metyKlodiana

Nga Taulant Kopliku

Cme keni cr kr me #forzaKlodiana e #metyKlodiana

Nese jeni aq gazetare burra e burrnesha nuk i jargaviteni Fatmir Xhafes duke ia mbuluar aferat sikur mica mbulon m*tin cdo dite.

Merrni e shfletoni, ne sa media tuajat permendet Goni i Mirit? Sa per jush u tallet me Babalen dhe gati na e sollet ne dimensionin e nje te semuri psiqik? Rrini si skuthat duke i bere temena ketij palo minister dhe sot qenkeni zgjuar solidarë me kolegen.

Nese jeni vertete #MeKlodin, pse nuk reagoni fort dhe ne grup ndaj mafias ne pushtet. Nga aty marrin zemer zagaret me pushke, ne cdo qytet ku jane riaktivizuar rrezikshem.


Levizjet qytetare ne bote lindin nga nje shkendije, por tek ne edhe pse po i vihet flaka cdo dite, askush nuk luan b*then. Sepse ju te paret punoni per pushtetin. I beni miq, i shkoni neper festa mondane, putheni ne faqe me ta, ia merrni zarfet, dhe sot na u bete te ndjeshem. Pastaj populli natyrshem ushqehet me cfare i jepni ju. 


Kjo vajze qe sot ju permalloi, ne ndryshim nga ju, ka guxim ti thote gjerat e te perplaset (gje që e ka treguar) e me gjase po paguan me cmim te larte. Ndersa ju…. Ju thjeshte sot vazhdoni e beni tifo per te: #ForzaKlodiana. Pastaj nga neser puthuni me #FatmirXhafen

Shpërthen gazetari: Cme keni cr kr me #forzaKlodiana e #metyKlodiana Read More »

Kolegët solidarizohen me Klodiana Lalën: Lajmësi nuk preket as në kanun, nesër mund të jemi ne

Shumë njerëz të medias janë solidarizuar me gazetaren e kronikës Klodiana Lala, pas sulmit me armë që iu bë mbrëmë banesës së prindërve të saj. Ata kanë dënuar aktin dhe shprehen njëzëri se lajmësi, siç e kanë quajtur ata Lalën, nuk preket as në Kanun.

Desada Metaj:

Sulmi me armë ndaj shtëpisë së prindërve të Klodiana Lalas ndodh jo se nuk shtet… se shteti ka kohë që ka falimentuar përballë krimit…. tregon që nuk ka më as frikë për të sulmuar ata pak gazetarë që thonë të vërteta, që nuk janë pjesë e klaneve apo pazareve të bandave, që nuk bëjne pushime dhe shpenzime përtej të ardhurave që kanë…. tregon që bandat kanë pushtetin dhe qeveritarët kanë rivalitet të fortë me bandat për akses tek kryeministri!

Ervin Goci:

Nuk di si jane rrethanat, po nese eshte sulmuar shtepia nje gazetareje per shkak te detyres, jemi perballe nje situate ku rendi dhe siguria kane rene, dhe gazetaret t’i konsiderojme se punojne ne Siri. Solidaritet me gazetaren, njerezor dhe profesional, uroj qe te kete nje reagim te shpejte nga institucionet, perndryshe, kur preket gazetari, vendi eshte zhytur ne spiralen e terrorit.

Mesila Doda:

“Bella mafia” godet median…

Klodi eshte nga profesionistet e rralla, me integritet e perkushtim ne profesionin e saj. Nese autoret nuk identifikohen dhe denohen, ka nevoje per reagim kolektiv ne mbeshtetje te saj dhe te profesionisteve qe nuk i sherbejne bandave.

Enkel Demi:

U është shtrënguar laku. Në ikje përherë inatin duan ta nxjerrin te gazetarët. Me Kanun lajmësi nuk preket. Por, këta nuk njohin as ligjin e traditës, as të riun.

Njohin vetëm ligjin e mafies, ligjin e të “fortit”, sepse janë fryksa. Kanë bërë kaq dëme, sa e kanë lepurin në bark. Fryksa si i pari i tyre! Të gjithë duhet të jemi me Klodin. Sot, e kishte radhën ajo, nesër ne të tjerët.

Basir Çollaku:

Plumba mbi banesen e gazetares Klodi Lala, ku gjendeshin dhe femijet e saj, jane deshmi e frikshme e agresivitetit te Mafias. Te mbeshtesim kolegen Lala. Sigurisht nuk do qellojne politikane, gjyqtare, prokurore e police. Sepse aty kane shoqerine e biznesin bashke.

Ylli Manjani:

Klodiana Lala ska asnjë shans t’i bëjë keq askujt! Ajo u kërcënua për fjalën e lirë! Normal, për aq kohë sa na qeveris armiku i fjalës së lirë!

Kolegët solidarizohen me Klodiana Lalën: Lajmësi nuk preket as në kanun, nesër mund të jemi ne Read More »