Aurora

Infermierja zonjë, që përshkoi pyllin dhe i shpëtoi jetën 15- vjeçarit të kafshuar nga gjarpri

Mund të cilësohet padyshim si “heroina” e ditës. Meriton nderim dhe respekt të thellë. E pakursyer, e palodhur, me shpirt human, kjo grua i shpëtoi djet jetën një 15 vjeçari që rrezikonte me jetën. Quhet Rruzhdie Xheka. Punon si infermiere në Njësinë Administrative Tunjë të Gramshit.

Dje  në fshatin e thellë malor të Gramshit, Jançe Verri, ndodhi një ngjarje e rëndë. Nepërka kafshoi 15 vjeçarin Ledio Dollani. Gjendja e tij u përkeqësua në pak minuta ndërsa helmi avanconte në organizëm.

Për ngjarjen u njoftua infermierja e cila është nisur menjëherë në këmbë drejt fshatit duke e përshkuar e vetme rrugën në pyll në më pak se një orë.

Sapo ka mbërritur infermierja i ka çarë plagën e kafshimit të gjarpërit, ka thithur helmin dhe ka kryer mjekimet e nevojshme. Gjendja e tij është përmirësuar, ndërsa është monitoruar personalisht nga infermierja me një eksperiencë 20 vjeçare dhe që gëzon respekt në të gjithë zonën.

Pas punës profesionale të kryer familjarët kanë falënderuar infermieren, që u shpëtoi djalin. Ndërsa ajo me modesti është shprehur se ka kryer detyrën, se është vëtë nënë dhe se nuk do të kursehet duke u ardhur në ndihmë gjithkujt që kanë nevojë.

Rruzhdie Xheka shpëtoi nga vdekja 15 vjeçarin pasi nuk kishte kohë për ta transportuar për në spital. Ajo kreu punën e një ekipi të tërë mjekësor që raste të tilla janë mjaft delikate edhe në spitalet më të specializuara. Por në fshatrat e Njësisë Administrative Tunjë banorët shprehen se ajo ka shpëtuar mjaft jetë njerëzish duke iu gjendur në çdo kohë. Rruzhdia e meriton urimin tonë: Shëndet dhe jetë të gjatë “heroinë” e ditëve të sotme” Infoelbasani.al

Infermierja zonjë, që përshkoi pyllin dhe i shpëtoi jetën 15- vjeçarit të kafshuar nga gjarpri Read More »

E dini si gatuhen bërxollat me birrë? Recetën mahnitëse jua themi tani

Kjo eshte nje recete e shijshme e cila mund te pergatitet lehtesisht gjate fundjavave, per te konsumuar dicka ndryshe nga perditshmeria.

Përbërësit:

5 bërxolla

1-2 birra

kripë

piper i zi

piper i kuq

Përgatitja:

Ndezim furrën dhe e lemë të ngrohet. Lajmë mirë bërxollat dhe i vendosim në një tepsi.

I hedhim kripën, piperin e zi dhe të kuq dhe i shtojmë birrën, derisa të mbulohen bërxollat.

E vendosim tepsinë në furrë dhe e lemë të piqet për 1 orë në 200 gradë Celsius.

Bërxollat me birrë mund të shoqërohen me oriz ose patate. Ju bëftë mirë!

E dini si gatuhen bërxollat me birrë? Recetën mahnitëse jua themi tani Read More »

“Më e keqja në Aushvic ishte të ishe një grua shtatzënë”, rrëfimi i pazakontë i mjekes

Historia gruas që praktikoi qindra aborte, për të shpëtuar jetët e grave hebreje

Në vitin 1982 në moshën 72-vjeçare udhëtoi nga Izraeli drejt Nju Jorkut për të marrë një çmim mirënjohje. Gisella Perl, gjinekologia, e cila ishte e burgosur dhe mjeke e grave në kampin e përqendrimit nazist u shpreh se më e keqja që mund t’i ndodhte dikujt në Aushtvic ishte të ishe një grua shtatzanë.

Ajo rrezikoi jetën, ashtu siç e kujtojnë kolegët e saj dhe historianët e Shoah-s, George Weisz dhe Konrad Kwiet për të shpëtuar një numër të pallogaritshëm grash; i ndihmoi të abortonin, ose të provokonte një lindje të parakohshme në rast se kishin shumë muaj shtatzanie dhe në këtë mënyrë të mbijetonin. Heinrich Himmler ishte shprehur se nuk kishte kuptim të shfarosje të rriturit dhe të lije fëmijët të rriteshin dhe të hakmerreshin kundër fëmijëve të tyre dhe nipërve. Kështu në mesin e atyre 6 milionë të vrarë, pjesa më e madhe hebrenj, 1.5 milionë ishin fëmijë. Kur mbërrinin në kampin e përqendrimit femrat shtatzana shkonin direkt në dhomat e gazit. Ato që e fshihnin për një periudhë kohe e vononin këtë fund sepse nuk mund të punonin dhe tradhtoheshin nga ky fakt. Në rast se ishin në fund të shtatzanisë fëmijët kur lindnin mbyteshin ose u injektohej një injeksion vdekjeprurës. Josef Mengele, i cili realizonte eksperimente mjeksore të dhunshme mbi të burgosurit kishte një farë parapëlqimi për binjakët, për të paaftët dhe për gratë shtatzana. “Mengele më tha që ta informoja për këdo grua shtatzanë”, – kujton Perl në një artikull për “The New York Times”. “Më tha që do të shkonin një një kamp tjetër për të marrë ushqim më të mirë, madje edhe qumësht. Gratë e lajmëronin vetë atë; jam shtatzanë”. Megjithatë Perl e dinte që ishte një gënjeshtër.

Në kujtimet e veta “I was a doctor in Auschwitz” (Isha një mjeke në Aushtvic) kujton një ditë të vitit 1944, në afërsi të krematoriumit: “Pashë gra shtatzana të rrahura me shkopa dhe kamzhikë, të kafshuara nga qentë, të kapura nga flokët dhe të goditura në stomak nga çizmet e rënda gjermane. Në ato momente, derisa i binte të fikët i tërhiqnin drejt krematoriumit të gjalla. Atëherë vendosa që kurrë më nuk do të kishte shtatzana në Aushtvic”.

Dhe siç shprehen Weisz dhe Kwiet për revistën mjeksore “Rambam Maimonides” iu bashkua historisë së burrave dhe të grave të burgosura që rrezikojnë jetën për të shpëtuar të tjerët. Në rastin e saj u përball me një dilemë morale, e cila ishte një sfidë e padiskutueshme. Ky vendim i kushtoi shumë, por kuptoi se nëse ajo nuk i ndërpriste shtatzanitë si nënat dhe fëmijët do të vdisnin njësoj. Pavarsisht besimit profesional dhe atij fetar si mjeke dhe si hebreje praktikuese, Perl filloi të realizonte aborte mbi një dysheme të pistë, vetëm me duar, pa i larë, pa instrumente mjeksore, pa anestezi dhe shumë herë në krevatët e marinarit të mbipopulluara dhe të pistë, brenda barrakave për gra në Aushtvic. Perl i dha fund shumë jetëve të fetuseve me shpresën se nënat do të mbijetonin dhe më pas ndoshta mund të kishin fëmijë.

Kishte raste që u ndesh me shtatzani të avancuara, të cilat nuk e lejonin abortin. Atëherë çante qesen amniotike dhe zgjeronte qafën e mitrës me dorë për të nxitur lindjen. Në këto raste fëmijët prematurë vdisnin pothuaj menjëherë shpjegojnë historianët. Pa një kërcënim të zbulimit të shtatzanisë gratë mund të punonin. Perl e kujton kështu një rrethanë: “Asnjëherë dikush do ta kuptojë se çfarë do të thoshte për mua të vrisja ato bebe, por nëse nuk do ta kisha bërë si nënat dhe fëmijët do të ishin vrarë mizorisht”. Në një rast Perl e shtrëngoi një djalë tri ditësh, pasi e kishte puthur më parë.

Gisella Perl lindi në 1907 në nje vend të hebrenjve ortodoksë në Sighetu Marmatiei në Transilvani, Rumani. Ishte një vajzë e avancuar, e para hebreje që mbaroi gjimnazin në fshatin e saj dhe e para grua që hyri në mjeksi. U martua dhe pati dy fëmijë; djalë dhe vajzë. Punonte si gjinekologe kur nazistët pushtuan rajonin në maj 1944. Brenda 5 ditësh gjermantë deportuan 14 000 hebrenj nga fshati, pjesa më e madhe për në Aushtvic ku vdiqën menjëherë. Të burgosur bashkë me të i shoqi dhe djali; vajza u fsheh nga një familje. Kur mbërriti në kamp u nda nga familja e saj dhe u detyrua të merrej me dhurimet e forcuara të gjakut të të burgosurave për t’iu ardhur në ndihmë ushtarëve gjermanë. ”E harruan rassenschande, kontaminimin me gjakun inferior. Ishim shumë inferiorë për të jetuar, por shërbyem për të mbajtur gjallë ushtrinë gjermane me gjakun tonë”, – shkruajti ajo në kujtimet e saj.

Kur Mengele e mori vesh që ishte gjinekologe i ndryshoi detyrë. Pa dhoma, pa mjete trajtonte paientët vetëm me zërin e saj. U rrëfente histori të bukura, i thoshte se një ditë do të festonin ditëlindjen, që një ditë do të këndonin. “I njëjti dëshpërim që po më mbytte u shndrrua në një ndjenjë rebelimi që më nxori nga letargjia dhe më dha një motiv për të jetuar”. Nuk dihet sa gra ka shpëtuar, por e ndjente se edhe ato i shpëtonin të sajën. “Unë duhej të mbetesha gjallë. Varej nga unë shpëtimi i grave shtatzana nga dhomat e gazit. Varej nga unë shpëtimi i nënave dhe nuk kishte mënyrë tjetër veçse shkatërrimit të jetëve të fëmijëve të tyre të palindur”, – kujton ajo. Evakuimi i kampit në vitin 1945 kur po afrohej ushtria ruse çoi drejt vdekjes çerekun e 60 000 të burgosurve në Aushtvic. Në atë periudhë Perl ndodhej në një kamp tjetër në afërsi të Hamburgut, kur u çliruan. Kur mbërritën trupat britanike e gjetën duke asistuar procesin e lindjes së një gruaje. Ishte djali i parë hebre që lindi në liri në Bergen-Belsen. Më pas kërkoi të shoqin dhe djalin në Gjermani për muaj të tërë.

Në fund zbuloi se i kishin vrarë. Në vitin 1947 u përpoq të vetëvritej, i mbijetoi dhe emigroi në Amerikë. “Kur mbërriti u dyshua se Perl kishte kryer krime lufte”, – shprehen Weisz dhe Kwiet, – “Ishte makthi që e priste dhe që Joseph Sargent e rrëfeu në filmin Out of the Ashes”. Arriti të provonte se nuk kishte bashkëpunuar me Mengelen dhe se dëshmia e saj ishte kyç për dënimin e të paktën një mjeku në Aushtvic dhe se dëshmia e saj ishte e ngjashme me dëshmitë e të mbijetuarve të tjerë. Në një rast u njoh me Eleanor Roosevelt dhe me ndihmën e saj mori nënshtetësinë amerikane dhe hapi një klinikë obstetrike në Manhatan, kushtuar në pjesën më të madhe të mbijetuarve të Shoah-s. Rimori jetën akademike dhe investoi në fertilizime në “Hospital Mount Sinai”, ku solli në jetë më shumë se 3000 fëmijë. Vdiq në 16 dhjetor 1988 në Herzliya, Izrael ku kishte emigruar për të jetuar me vajzën. /bota.al/

“Më e keqja në Aushvic ishte të ishe një grua shtatzënë”, rrëfimi i pazakontë i mjekes Read More »

Ja 20 institucionet që prej 26 vitesh mashtrojnë e grabisin pronat dhe detyrojnë shqiptarët, të “dynden” në Strasburg

Përgjimi “Biba-Bianku”, nuk provon vetëm faktin e rëndomtë, që shtetarët dhe politikanët shqiptarë bëjnë pazare në interes të pasurimit e sundimit të tyre, por provon së pari, skenarin e grabitjes dhe (mos)kthimit të pronave.

Denar Biba shkoi në Strasburg, ashtë si dhe të tjerë “suflerë e sekserë” para tij, të dërguar prej pushtetit të PD e LSI, për të bllokuar kthimin dhe dëmshpërblimin e pronave, mbasi pjesë e grabitjes së tyre, janë edhe vetë ata, mbi të cilat kanë ngritur ferma, fabrika, hotele, biznese e saraje luksoze.

Ata ndërhyjnë në Strasburg, sepse atje kanë depozituar ankim-kërkesat për drejtësi, mijëra shqiptarë, viktima të grabitjes së pronave nga shteti, shtetarët, politikanët dhe familjarët e tyre, nga bosët e krimit, oligarkët e nga turma barbarësh, të lidhur me politikën, të mbrojtur me ligje speciale (legalizimi).

Procesi i (mos)kthimit të pronave në Shqipëri, nuk është “paaftësi qeveritare”, por është skenar i përbashkët i klasës politike, që po zbatohet prej 26 vitesh, nga të gjitha pushtetet majtas e djathtas, duke miratuar, rrëzuar e ndryshuar qëllimisht, ligje, vendime, udhëzime e formularë, si marifet vonese, lodhjeje, shpenzimesh e vërdallisje me gjyqe pa fund.

Ndaj dhe pronarët e grabitur, vazhdojnë të “dynden” në Gjykatën e Strasburgut, mbasi në Shqipëri, janë 20 institucione kushtetuese, që duhet të njohin, legjitimojnë, sigurojnë, garantojnë e kthejnë pronën, por që tallen, mashtrojnë e krijojnë terren për grabitjen e saj…

Institucionet shtetërore, të grabitjes dhe (mos)kthimit të pronave

Qeveria, Parlamenti, Agjencia e Kthimit dhe e Kompensimit të Pronave, Këshilli Rregullimit të Territorit, Arkiva e Shtetit, Hipoteka, Gjykata e Faktit, Gjykatat e Apelit, Prokuroria, Avokatura e Shtetit

Gjykata e Lartë, Gjykata Kushtetuese, Shërbimi Përmbarimor Gjyqësor, Drejtoria e Administrimit dhe Shitjeve të Pronave Publike, Komisioni e Pronave në Komunë e Bashki, Agjencia e Inventarizim-Transferimit të Pasurive të Paluajtshme, ALUIZNI, Komisioni Qeveritar i Tokës pranë Prefektit, Komisioni Verfikimit të Pronës në Këshillin e Qarkut, Enti Kombëtar i Banesave

Ja 20 institucionet që prej 26 vitesh mashtrojnë e grabisin pronat dhe detyrojnë shqiptarët, të “dynden” në Strasburg Read More »

Zbulohet kush është kryeqyteti i spiunëve në Evropë, diplomatët: Si jemi përgjuar

Nga Lili Bajer/ Harrojeni Vienën dhe Berlinin. Ekziston një tjetër fole e madhe spiunësh në Europë: Brukseli.

Dyshimet midis zyrtarëve të BE-së, se Britania e Madhe i spiunoi ata për t’i vjedhur planet e mbi Brexit, bënë bujë në mediat britanike javën e shkuar. Por për shumë njerëz në Bruksel, spiunimi si i miqve ashtu edhe armiqve, është thjesht një biznes i zakonshëm.

Për disa agjensi të huaja të inteligjencës, Brukseli është një objektiv, pasi aty ndodhet selia e Bashkimit Europian dhe NATO-s. Për të tjerët, si disa shërbime inteligjence afrikane dhe të Lindjes së Mesme, fokusi është mbi diasporat e tyre të mëdha që banojnë në Belgjikë, të cilat ndikojnë në politikën kombëtare.

Në qershor, kreu i agjencisë së inteligjencës austrisë, Peter Gridling, u tha gazetarëve se “Brukseli tani e ka tejkaluar Vjenën”, kur është fjala për dendësinë e “të ashtuquajturave shërbime të inteligjencës jashtë BE-së”. Ndërsa spiunimi ka qenë gjithmonë i pranishëm në Bruksel, teksa rëndësia e BE-së u rrit së bashku me numrin e ambasadave në qytet, po kështu ndodhi edhe me numrin e spiunëve.

“Lufta e Ftohtë është kthyer”- thekson një ish-zyrtar i lartë i inteligjencës belge, duke shtuar se tani ka më shumë agjentë që veprojnë në Bruksel, sesa në vitet para shembjes së Murit të Berlinit. “Kinezët, rusët, amerikanët dhe marokenet, kanë një prani të madhe në Belgjikë”- shton ish-zyrtari, duke folur me kushte anonimiteti.

Dhe duke zbuluar se Shërbimi Belg i Sigurisë, u ka kërkuar disa agjentëve të huaj të largohen nga vendi gjatë viteve të fundit. Diplomatët në Bruksel, supozojnë se po monitorohen çdo ditë.

“Ka pasur një shqetësim mbi një aktivitet të inteligjencës së huaj”-tha Haurd Gutman, ish ambasador i SHBA-së në Belgjikë.

Zyra e ambasadorit kontrollohej rregullisht për pajisjet e përgjimit, dhe asnjë telefon nuk lejohej brenda në godinë, tha Gutman. Por jashtë, u kuptua se të tjerët po na përgjonin. “Ka kaq shumë njerëz brenda dhe jashtë, sa që s’ka asnjë mënyrë për ta parandaluar atë, ju duhet vetëm të supozoni në çdo kohë, që rusët dhe kinezët po ju përgjojnë”- thotë Gutman.

Ceremonitë e festave kombëtare, kur diplomatët vizitojnë ambasadat në pritjet e dhëna me këtë rast, janë raste të arta për veprimtarinë e inteligjencës, tha Gutman, duke vënë në dukje se atashetë që shoqërojnë ambasadorët në raste të tilla, janë shpesh oficerë të fshehtë të inteligjencës.

“Për shkak të BE-së dhe NATO-s, vendet e tjera kanë një mision thelbësor diplomatik dhe ekonomik në Bruksel, duke krijuar një ambient të pasur për qëllime të të gjitha llojeve të spiunazhit”- tha një ish-zyrtar i lartë i inteligjencës amerikane, i cili nuk pranoi të identifikohej me emër.

“Brukseli është gjithashtu një qytet lehtësisht i depërtueshëm, për të hyrë brenda dhe dalë jashtë, gjë që mund të lehtësojë operacione të ndjeshme”- shtoi ky ish-zyrtar. Vetë Shtetet e Bashkuara, janë larg nga të qënit një palë e pafajshme në skenën e spiunazhit në Bruksel.

Në vitin 2013, “Der Spiegel” raportoi se sipas dokumenteve të dhëna nga informatori Eduard Snouden, SHBA-të kishin kryer një operacion elektronik përgjimi ndaj institucioneve të BE-së në Bruksel – dhe gjithashtu përgjonin misionet diplomatike të BE-së në Uashington dhe Kombet e Bashkuara.

Dy vjet më vonë, revista gjermane raportoi se shërbimet amerikane të inteligjencës kishin tentuar të përdornin objektet gjermane për të spiunuar qeverinë, kompani dhe institucione të tjera, duke përfshirë edhe Komisionin Europian. Komisioni Europian, Këshilli Europian, Parlamenti Europian dhe NATO, kanë secila zyrat e tyre të sigurisë, që punojnë në parandalimin e spiunëve nga depërtimi në godinat e tyre, dhe qasja në dokumenta të rëndësisë së veçantë.

Në vitin 2003, pajisjet e përgjimit u zbuluan në ndërtesën Justus Lipsius të Këshillit Europian, me një hetim zyrtar belg që më vonë tregoi gishtin e dyshimit mbi qeverinë izraelite.

Zyrtarët e sigurisë, përpiqen gjithashtu të paralajmërojnë stafin të ketë kujdes, kur flet për punën në kafenetë dhe restorantet e qytetit. “Ne e dimë se ka fuqi të jashtme, jashtë BE-së, që përpiqen të hyjnë në të dhënat tona”- tha një zyrtar i lartë i sigurisë së BE. “Këshilla jonë e përgjithshme, është që të jemi të kujdesshëm dhe të vëmendshëm në hapësirat publike”.

Ndërsa institucionet ndërkombëtare, përpiqen të kontrollojnë atë që ndodh brenda ndërtesave të tyre, barra më e madhe e punës së kundërzbulimit në qytet bie mbi Shërbimin Belg të Sigurisë Shtetërore. “Çdo shërbim ka njerëzit e vet këtu”- tha ish-zyrtari i lartë i inteligjencës belge, duke shtuar se aktiviteti i spiunazhit në Bruksel, mbulon fushat nga energjia tek mbrojtja, dhe çështjet politike si emigracioni.

“Kemi shërbime miqësore, neutrale dhe jo miqësore”- tha ky person, duke vënë në dukje se agjentët e inteligjencës në përgjithësi punojnë si diplomatë të fshehtë, dhe shpesh deklarohen para Shërbimit të Sigurisë Shtetërore pas mbërritjes në Bruksel. Në një vend të njohur për shtresa të shumta dhe të mbivendosura të qeverisë, koordinimi midis institucioneve të sigurisë belge dhe të BE, lë ndonjëherë shumë për të dëshiruar, thonë ekspertët.

Kur ka “kaq shumë pengesa në ndarjen e informacionit, dhe përgjegjësia e hetimit është vazhdimisht një ping-pong mes institucioneve, si mund të prisni të kapni fajtorin dhe të angazhoheni në veprime të mira?”- thotë Kenet Lazoen, ekspert mbi inteligjencën belge në Universitetin e Gentit.

Autoritetet belge, ndodhen gjithashtu nën presion nga sfidat me të cilat ballafaqohen, veçanërisht pasi Brukseli u bë një objektiv i terrorizmit të radikalëve islamike. Shërbimi i Sigurisë Shtetërore, me një staf prej qindra vetësh, ka një mandat që përfshin ruatjen e e të dhënave mbi terrorizmin, spiunazhin, përhapjen e armëve dhe krimin e organizuar.

“Çdo shërbim, është për momentin i fokusuar tek terrorizmi”- tha ish-zyrtari i lartë i inteligjencës belge. “Ne kemi një problem me personelin, me mjetet, me burimet” tha ky person, duke shtuar se numri i njerëzve në shërbim, duhet të paktën të dyfishohet.

“Fokusi mbi terrorizmin, nuk do të thotë se duhet të humbni fokusin ndaj spiunazhit kibernetik dhe klasik”- tha ish-zyrtari. “Kur nuk investoni në gjetjen e burimeve, humbni pozicionin tuaj të inteligjencës, të cilën është e vështirë ta rifitoni”.

Burimi: Politico.eu / Në shqip nga bota.al

Zbulohet kush është kryeqyteti i spiunëve në Evropë, diplomatët: Si jemi përgjuar Read More »

Donald Lu takon Veliajn, por nuk i reziston dot biçikletës dhe ja ç’bën

Një nga tifozët më të zjarrtë të biçikletave Mobike në kryeqytet është edhe Ambasadori amerikan në vendin tonë Donald Lu. Gjatë një takimi me kryebashkiakun Veliaj në zyrën e këtij të fundit, diplomati amerikan ka hipur në biçikletën Mobike, e cila është një prej mijëra biçikletave që qarkullojnë tashmë çdo ditë në rrugët e kryeqytetit.

“Don mbi rrota . Hej @MobikeAL – Shikoni kush është tjetër tifoz në @USEmbassyTirana! Një aplikacion MOBIKE që punon njësoj për të marrë drejtues edhe nëse jeni në Kaliforni, Uashington ose Tiranë – sistemi i vërtetë i biçikletave të bike -share në telefonin tuaj”, shkruan Veliaj.

Donald Lu takon Veliajn, por nuk i reziston dot biçikletës dhe ja ç’bën Read More »

Edi Rama më në fund viziton Shqipërinë reale: Nuk e prisja të ishte kaq e tmerrshme

Për herë të parë që nga koha që erdhi në pushtet në vitin 2013 Edi Rama që ka nisur tashmë fushatën elektorale, guxoi që të “zbresë” në Shqipërinë reale duke ikur për ca minuta nga ajo e tija virtuale. Kryeministri ka vizituar një familje që jeton në kushte mesjetare, por duket se është bërë “pishman” pasi gjendja e njerëzve dhe e asaj kasolle e kalonte çdo fantazi për mjerimin.

“Nuk e prisja të ishte kaq e tmerrshme”, ka thënë i “habitur”, teksa pyet dy bashkëshortët dhe tre fëmijët se si jetojnë dhe si ja bëjnë kur bie shi.

Mirëmëngjes, kjo sot është ndryshe. Shumë ndryshe. Por desha ta ndaj me ju pa bërë asnjë koment. Ditë të mbarë të gjithëve miqtë e mi”, thotë Rama në faqen e tij në Facebbok ku edhe ka shpërndarë videon e vizitës në këtë familje që kalon çdo limit të varfërisë.. Djali i vogël i familjes I tregon Edi Ramës, se është me nënta e dhjeta në shkollë, pavarësisht se mëson në dritare pasi nuk ka ku të ulet.
Kryeministri iu ka premtuar se shumë shpejt do të ndërhyjë dhe shtëpia do të rregullohet, por nuk ka thënë asnjë fjalë se çfarë do të bëjë qeveria e tij për mijëra familje të tjera që jetojnë në të njëjtat kushte.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1654634484665472/?t=0

Edi Rama më në fund viziton Shqipërinë reale: Nuk e prisja të ishte kaq e tmerrshme Read More »

Mesazhi i Ramës në sy të kryebashkiakëve: Shumë nga ju s’do jenë vitin tjetër, por…

Kryeministri Edi Rama mblodhi sot kryebashkiaket dhe prefektet nga i gjithe vendi, e ne fokus te takimit ishte sezoni turistik veror i ketij viti.

rama bashkiaket

“Bëni reflektimet tuaja e bëni propozimet pa humbur kohë për sezonin e ardhshëm pavarësisht se qershorin e ardhshëm janë zgjedhjet, e shumë nga ju mund të jenë në fushatë shumë mund të mos jenë, po përgatitjet duhen filluar”, iu drejtua Rama kryebashkiakeve.

rama-prefektet

Kreu i qeverisë shprehu keqardhje që disa prej kryebashkiakëve demokratë nuk ishin të pranishëm në këtë takim.

‘S’dua të bëj politikë, por më vjen keq që s’janë të pranishëm kryebashkiakët e PD, ndërkohë që flasim për një temë të përbashkët, s’ka arsye të kemi ndarje politike. Një sipërmarrës në Velipojë më tha si I ishin ulur taksat, porn ë rrugë síshte hedhur asnjë lopatë me rërë. Kjo është këmbanë për Bashkinë e Shkodrës. Secili mund të dëgjojë për këmbana të tilla në të gjithë territorin. Duke pasur vetëdijen se sa shumë janë nevojat tuaja duhet të shohim bashkërisht mundësinë që të bëjmë ndërhyrje të zgjuara’

Mesazhi i Ramës në sy të kryebashkiakëve: Shumë nga ju s’do jenë vitin tjetër, por… Read More »