Aurora

Kush është njeriu i krimit që po pastron drejtësinë?

‘Nuk mund të them se jam i entuziazmuar që sot kemi të paktën një anëtar të Komisionit të Vettingut të lidhur me botën e krimit dhe me zyrtarët më të lartë të Edi Ramës’.

Kjo deklaratë e kaluar pa rënë shumë në sy e liderit të opozitës, Lulzim Basha, mund të jetë pikënisja e një dyshimi të madh për procesin e vettingut. Imagjinoni sesi një komisioner i zgjedhur për të pastruar drejtësinë e korruptuar dhe të inkriminuar, vetë rezulton i lidhur me krimin.

Duke qenë se këtë e thotë shefi I opozitës, është një lajm që duhet të shqetësojë idhtarët e drejtësisë së re.

Pyetja që shtrohet pas kësaj deklarate është se: kush është ky komisioner apo komisionere që merr vendime kaq të rëndësishme mbuluar me hijet e inkriminimit.

Nëse kjo provohet si e vërtetë, atëherë pikëpyetje të mëdha bien mbi Vettingun, pasi të paktën vendimet e marra një nga komisioner apo komisionere e inkrimunuar do të rrëzoheshin.

Deklarata e kryetarit të PD, thënë tërthorazi në konferencën për shtyp, të parën për sezonin e ri, është padyshim një sinjal I fortë se sita e përzgjedhjes së komisionerëve të KPK-së, ka shumë rrjedhje që mund të jenë fatale për një proces kaq madhor sa ç’është pastrimi i drejtësisë nga korrupsioni dhe inkriminimi./korrieri

Kush është njeriu i krimit që po pastron drejtësinë? Read More »

Këtë helm e pini çdo ditë – nuk e dini se sa ai ju vret (Video)

Është e pabesueshme se sa vështirë janë të rrënjosura shprehitë, madje edhe kur e dimë që janë të këqija.

Shumica e njerëzve nuk e dinë se cilat janë ato pasoja negative të konsumimit të pijeve të gazuara për shëndetin.

Sipas hulumtimeve shkencore, ja çfarë efekte negative kanë këto helme në gota për organizmin tonë, transmeton Telegrafi.

1. Në 10 minutat e parë

Një gotë në vete përmban 10 lugë sheqer, që është 100% dozë e lejuar ditore. Në trup arrin edhe fosfori, i cili ka për qëllim shtimin e shijes.

2. Pas 20 minutave

Arrin deri te shtimi i glukozës dhe insulinës, gjë që në mëlçi e bën shndërrimin e sheqerit në yndyrë.

3. Pas 40 minutave

Kafeina në pije absorbohet plotësisht në trup, në afatin prej 40 minutave. Qarkullimi i gjakut shtohet, ndërkaq mëlçia fillon të prodhojë më shumë sheqer në gjak. Truri juaj fillon të bllokojë receptorët e hormonit adenozinë, gjë që pengon ndjenjën e lodhjes.

4. Pas 45 minutave

Tajitja e dopaminës shtohet, gjë që ndikon dukshëm që të ndiheni mirë dhe efekti i tillë është i ngjashëm me atë që jep heroina.

5. Pas 50 minutave

Magnezi, thartira fosforike, kalciumi dhe zinku shkaktojnë shtimin e tretjes së ushqimit. Kjo është e lidhur me sasitë e mëdha të sheqerit dhe të ëmbëltuesve artificialë, të cilët përkufizojnë tajitjen e kalciumit nëpërmjet urinës.

6. Pas 60 minutave

Cilësitë diuretike të kafeinës fillojnë të ndikojnë dhe të gjitha mineralet, duke përfshirë magnezin, kalciumin dhe zinkun të dedikuar për eshtrat, tajiten nëpërmjet urinës.

7. Pas më pak se një orë

Shpërndarja e sheqerit nëpër organizëm është në fazën përfundimtare. Ndiheni plot energji dhe mund të prisni ndryshime të shpeshta të humorit. Bashkë me pijet e gazuara, nga trupi tajiten i gjithë uji dhe materiet ushqyese, të domosdoshme për funksionimin e organizmit. Në fund, rreziku nga zhvillimi i diabetit dukshëm shtohet./njekomb

Këtë helm e pini çdo ditë – nuk e dini se sa ai ju vret (Video) Read More »

Le Figaro (30 Nëntor 1912)/ Ismail Qemali letër Markezit të San-Giulianos, të njohë Pavarësisë së Shqipërisë

Aurenc Bebja*, Francë – 5 Gusht 2017

Gazeta prestigjoze franceze, « Le Figaro », ka botuar të shtunën e 30 nëntorit 1912, në faqen n°2, shkresën diplomatike të Ismail Qemalit drejtuar asokohe Antonino Paternò – Castello-s (1852 – 1914), Markez i San – Giulianos dhe ministër i jashtëm i Italisë.

Çfarë kërkonte udhëheqësi shqiptar ndaj zyrtarit italian ? Në vijim do të gjeni tekstin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja, Blogu « Dars (Klos), Mat – Albania » :

Romë, 29 Nëntor

Kryeministri i qeverisë së përkohshme të Shqipërisë, Ismail Bej Qemali, i ka dërguar Markezit të San Guiliano-s, shkresën në vijim :

« Asambleja Kombëtare, e përbërë nga delegatë të të gjitha trojeve shqiptare, pa dallim feje, e mbledhur sot në qytetin e Vlorës, sapo shpalli pavarësinë politike të Shqipërisë dhe formoi një qeveri të përkohshme përgjegjëse për mbrojtjen e të drejtave dhe ekzistencës së popullit shqiptar – i kërcënuar me shfarosje nga ushtria serbe – si dhe përgjegjëse për çlirimin e tokës kombëtare të pushtuar nga ushtritë e shteteve aleate.

Duke i sjellë në vëmendje Shkëlqesisë Tuaj rrëfimin e sipërm, kam nderin t’i lutem Qeverisë së Madhërisë së Tij Mbretërore që të njohë këtë ndryshim politik jetësor të Kombit Shqiptar.

Shqiptarët, duke u bërë pjesë e familjes së popujve të Evropës Lindore për të cilën janë krenarë si paraardhës të saj dhe duke ndjekur vetëm një qëllim, të jetojnë në paqe me të gjitha shtetet ballkanike e të jenë element stabiliteti, janë të bindur se qeveria e Madhërisë së Tij Mbretërore dhe e gjithë bota e qytetëruar do t‘u rezervojnë atyre një mikpritje të ngrohtë duke i mbrojtur kundër çdo sulmi të ekzistencës së tyre kombëtare dhe kundër çdo copëtimi të territorit të tyre. »

 

(Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania) https://www.darsiani.com/la-gazette/le-figaro-30-nentor-1912-shkresa-e-ismail-qemalit-drejtuar-markezit-te-san-giuliano-s/./njekomb

Le Figaro (30 Nëntor 1912)/ Ismail Qemali letër Markezit të San-Giulianos, të njohë Pavarësisë së Shqipërisë Read More »

Zbardhet dëshmia e panjohur që hedh dritë mbi një ngjarje rrethuar me mister. Si ra heroi i madh, Isa Boletini?

Nga Besnik Dizdari

Kisha kohë që e kërkoja atë libër. Ndoshta disa vite. Dhe kjo, thjesht me shpresë për të gjurmuar edhe më tepër për rënien e heroit të madh, Isa Boletini. Aq më tepër që më mbërrinte disi zbehtë e dhëna se Isa Boletinin e kishte vrarë babai i Milovan Gilas-it. Të ishte e mundur?…
Ndoshta çelësi mund të ishte vërtet libri i Milovan Gilas-it, “Toka pa drejtësi”. Më dukej e çuditshme, madje pak si prej fabule që familja e Milovan Gilas-it të qe përfshirë në rënien e Isa Boletinit. Drejtë me thënë, nuk e besoja fort. Ndërkaq, ka vite që e ndjek veprën tanësore të Milovan Gilas-it.

Kjo, sepse figura e tij, përveçse e lidhur me gazetarinë e historinë, është e shumanshme ngado që ta marrësh. Komunist qysh në vitet ’20, bashkërithemelues i Partisë Komuniste të Jugosllavisë, partizan i orëve të para, pjesë e katërshes së famshme byroiste Tito – Kardel – Gilas – Rankovic, zëvendëskryeministër i Jugosllavisë komuniste, shkrimtar, gazetar, botues i “Borbës”, bashkëpunëtor krejt i afërt i Titos. E
mandej? Mandej disident, kundërkonformist ndaj vetë Partisë së tij, autor i librave dhe shkrimeve që vetvetiu rrëzojnë shoqërinë komuniste, qoftë edhe atë jugosllave, e kësisoj i shndërruar në kundërtitist. Gjëra që pak a shumë dihen këto, qoftë edhe prej disa përkthimeve të dy-tre librave të tij të njohur në shqip.

Dhe mbi të gjitha i papërkulshëm. I burgosur i paraluftës prej Mbretërisë Jugosllave, i burgosur dy herë prej Partisë së tij të Jugosllavisë Komuniste, Hero i Popujve të Jugosllavisë, titull i hequr mbas kthesës së tij, Sergio Romano, një studiues, politolog e gazetar i madh, e ka përcaktuar kështu Milovan Gilas-in: “Një nga intelektualët më
të ndritshëm të Europës Qendrore-Lindore dhe natyrisht më heretiku i komunistëve europianë në vitet e luftës së ftohtë”.Librat dhe shkrimet e Gilas-it, dihet, kanë pasur dhe kanë një jehonë mbarëbotërore.

Është një
marathonë e tanë, tash kundërkomuniste e kundërstaliniste e tij. E nis më 1957-n, me librin e famshëm “Klasa e re. Kritikë e komunizmit të sotëm” (“Nova Klasa. Kritika savremenov komunizma”, Londër 1957). Nuk do
të ndalin librat e tij, rreth 20, duke tronditur sa s’ka ku shkon më edhe lidershipin e Josip Broz Titos. Mandej mbërrin deri dhe te studimet letrare, romanet e histori mirë- filli. Libri i tij i dytë, është ky që ka të bëjë me temën tonë: “Toka pa drejtësi” (“Zemlja bez pravde”).
Më 1956 ai e dërgon librin në shtëpinë botuese “Srpska Knjizevna Zadruga” të Beogradit. Dëshiron që librin ta mbështesë nobelisti Ivo Andric. Por Andric refuzon ta lexojë duke i thënë pa u tronditur aspak:
“Kjo për mua do të krijonte telashe, përderisa jam një anëtar i Partisë”! Edhe pse ky është libri i vetëm i Gilas-it që thuajse s’ka asgjë kundër regjimit titist e shoqërisë komuniste! E ai arrin ta botojë në Nju Jork më 1958, madje duke qenë në burg. Në italisht libri botohet më 1959-n.

Për çudi ka mbetur krejt në heshtje. Ky është ekzemplari që
kam unë në zotërim. Them pa mëdyshje se ky është libri më i ndryshëm prej gjithë të tjerëve që do të vinin më mbas në rritje spektakolare të rëndësisë së tyre.

Kam shumicën e tyre dhe në to ka kaq shumë Shqipëri, saqë deri më sot, në botime të ndryshme disi fragmentare, te ne është e njohur vetëm nja 30 për qind e kësaj “Shqipërie” të tyre. Ia vlen që një herë tjetër t’i kthehem deri në shterim.

Nuk ma merrte mendja se do ta gjeja librin “Toka pa drejtë- si” (“Zemlja bez pravde”). Dhe mû kur i kisha humbur shpresat, papritmas “zbuloj” një bukinist në Romë, i cili oborrin dhe një dhomë të vogël, ndoshta të shtëpisë së tij, i kishte shndërruar pra, në librari të librave të vjetër në një dekor që të dukej se vinte nga Italia e shekullit XIX…

Ai kishte vetëm një kopje të këtij libri të 57 vjetëve më parë. Për çudi një kopje të mirëmbajtur, krejt e re, ndonëse disi fletët e zverdhura, por i pahapur, deri aty sa që faqet e tij nuk ishin prerë, ashtu siç dilnin librat dikur.

E preka plot gëzim dhe m’u kujtua një thënie kuptimplote e Varlam Tikhonovich Shalamov-it (1907-1982), shkrimtar e
poet i shquar rus, përveç të tjerave një bibliofil i madh, i cili i ka vuajtur të gjitha: prej gulagut stalinian e deri te ndalimi i veprës së tij.

Thotë Shalamovi: “Nuk ka gjë më të ëmbël se sa kur të bjen në dorë një libër ende i palexuar”. Këtë ndjesi pata dhe unë teksa kisha në dorë “Toka pa drejtë- si” (“Zemlja bez pravde”) të Milovan Gilas-it. Është
një libër i mrekullueshëm, që i kushtohet fëmijërisë dhe rinisë së parë të Gilas-it.

Por në të vërtetë, më e rralla e këtij libri qëndron sidomos në përshkrimin e jashtëzakonshëm që ai i bën Malit të Zi të periudhës midis dy luftërave. Zakone, histori, luftëra, krime, zhvillime e moszhvillime, atdhetari e trimëri, madje edhe antropologji e etni, kanune e hakmarrje.

Gilas nuk është i mëshirshëm, por them se është tejet realist për ato çka di, ndonëse herë-herë pasioni për të shkruar e bën të bjerë paksa edhe në subjektivizëm. Sidomos kur është fjala për babën e tij. E kuptueshme kjo për këdo.

Ka jo pak Shqipëri ky libër i Milovan Gilas-it (1911-1995) origjinar i Podbishes të Malit të Zi, fshat që ndodhet vetëm nja 150 kilometra larg Shkodrës. Ose më mirë të thuash, libri ka jo pak marrëdhënie shqiptaro-malazeze.

Jemi shpinë më shpinë, dhe them se nuk ka gjë më me vlerë që ta shohësh historinë e vendit tënd duke pasë përpara edhe
historinë e fqinjit tënd, qoftë ai i mirë apo “i keq”. Mbërrita kështu te fragmenti përshkrues i rënies së Boletinit tonë, për herë të parë nën gjykimin e një malazezi të famshëm pra.

Natyrisht, nuk prita se aty do të gjeja elozhe dhe as ditirambe, qoftë edhe prej një Gilas-i. Ajo që u vërtetua pa mëdyshje ishte kjo befasi: se babai i Milovan Gilas-it, Nikola Gilas, është njeriu apo ushtaraku që
drejtoi aksionin e vrasjes së Isa Boletinit. Gilas-i nuk e pranon se babai i tij ka vrarë Boletinin. Por Gilas-i pranon se babai i tij e ka ngritur pushkën për ta qëlluar Boletinin.

Pa pasur kohë megjithatë ta shkrepë, sepse plumbi i një ushtari të Nikola Gilas-it kryen punë më shpejt. Dhe babës së Gilas-it nuk i mbetet gjë tjetër, veçse ta lejë pa e shkrepur pushkën e tij. Atëherë? Atëherë them se nuk ka rëndësi nëse Boletini ynë u vra prej plumbit të Nikola Gilas-it apo të një ushtari të komanduar prej tij. Dhe do apo s’do
Milovan Gilasi, i ati i tij, në njëfarë mënyre, është edhe ai vrasës i Isa Boletinit. Ajo çka shkruan Gilas-i në tregimin e këtij episodi do ta gjeni fjalë për fjalë shkëputur prej librit të tij, e botuar në shqip për herë parë këtu në “Panorama”.

Dhe po t’i bënim një kritikë letrare këtij përshkrimi, që në të shumtën i bën nder aktit heroik të Isa Boletinit, them se kemi të bëjmë me një stil të nivelit të lartë, çka dihet që Gilas-i e ka pasur zotëruar si pakkush.

Është një përshkrim rrëqethës dhe për ne rëndësi ka se përmes tregimit të birit të “vrasësit”, ne gjejmë një afirmim madhështor për
heroizmin e Isa Boletinit. Sigurisht, nuk është aspak e vërtetë ajo që shkruan Gilas-i se: “Heroi i shquar shqiptar Isoja i Boletinëve, zgjodhi pikërisht këtë çast të një rrënimi të përgjithshëm, të dëshprimit dhe të kaosit, për të sulmuar Podgoricën”. As që e kishte ndër mend Boletini një veprim të tillë.

Nuk do të zgjatem në këtë, sepse mjafton të merrni në dorë librin e çmueshëm “Kujtime” të Tafil Boletinit, i pranishëm në Podgoricë në ditën e rënies së axhës së tij Isa, për të kuptuar pavërtetësinë e këtij synimi, gjoja të kaçakëve shqiptarë që “dunë me na djegë e me na plaçkitë Podgoricën”.

Rrénë e madhe kjo, që, për fat të keq, del edhe
nga penda e bukur e një Milovan Gilas-i. “Këtë propagandë e kishte përhapë qeveria, se gjoja shqiptarët rreth kufinit, të shtytun nga Austria, do të na djegin qytetin”, siç e thotë paragjykimin e malazezëve
Tafil Boletini.

Mbrapaskenat e eliminimit të heroi tonë duken qartë që zbrisnin nga vija beogradase, ndoshta edhe e një Pashiçi, duke shfrytëzuar paqëndrueshmërinë e Podgoricës së atyre ditëve.

Të tjerat janë një dinakëri e rrallë, një absurd që do të mbërrijë deri edhe te vizita për ngushëllime e gjeneralit Radomir Veshoviç, që dihet, ishte frymëzuesi i vetë aksioneve të Nikola Gilas-it, babës së Milovanit, siç del qartë edhe nga ajo çka përshkruan ky i fundit në librin e tij. Shkruan Tafil Boletini: “Oficeri komandues me za të naltë urdhnon: “Predajte oruzhje”! (“Dorëzoni armët!”). Axha Isa: “Jo besa kurr s’ia kam dorëzue mbretit, as kralit”. E logjika ta do se ky oficer komandues nuk mund të jetë
tjetër përveçse Nikola, babai i Milovan Gilas-it.

Është ndërkaq, vërtet interesante që si në një “contrappunto” i episodit të rënies heroike të Boletinit, Gilas-i paraprin me përshkrimin e një krimi të shëmtuar të malazezëve ndaj një bashkëkombasi të tyre të pafajshëm, për më tepër i verbër.

Dhe pikërisht nga kjo “antropologji” kriminale, nëse mund të përcaktonim kështu, Gilas-i shkon menjëherë te përshkrimi i rrallë i heroizmit të Boletinit tonë, duke e ngritur figurën e tij deri në lartësinë e një heroi, teksa e mbyll me përcaktimin sublim thuajse të një romantike: “Kur të vjen koha për të vdekur, do të ishte bukur të bije si Isa
Boletini”. A mbaron këtu kjo histori? Them se jo. E pra, cili është fati i Nikola Gilas-it, babës së Milovan Gilas-it?

Edhe në përgjigje të kësaj pyetjeje shkojmë te logjika e palëkundshme se historia shkruhet, por dhe rishkruhet, ngaqë gjithmonë dalin fakte të reja. (Përfitoj nga rasti i këtushëm për të vlerësuar, natyrisht për mendimin tim, dy libra të kohëve të fundit: “Për Gjermaninë” të Bashkim Zenelit dhe sidomos “Pranvera e rrejshme e ’56-s” të Ana Lalajt, çka
them se me seriozitetin e tyre, me shpalosjen e shtjellimin e plot fakteve të panjohura e dokumentacionin, janë një provë e bukur e rëndësisë së rishkrimit të historisë edhe në Shqipërinë tejet të njëanshme në këtë kah.

Po aq mund të them edhe për ribotimin e librit të Uran Butkës për “Luftën civile në Shqipëri”.

E do të guxoja të shtyhesha edhe më tej në vite: askush nuk mund ta injorojë qoftë dhe librin tejet të diskutueshëm të Tahir Kolgjinit për Esat Pashën). Dhe shihni tash se sa thjesht mund të gabohet. Edhe në faqe serioze të internetit të sotëm ku përshkruhet gjatë biografia e Milovan Gilas-it, do të gjesh këtë informacion të rremë, tek shkruhet fjalë për fjalë: “Milovan Gilas-i ka mbetur jetim nga babai qysh i vogël”…

Çka assesi nuk është e vërtetë. Mirë interneti, që siç thotë një studiues aq shpesh është i pasigurt, po një historian si Vladimir Dedijeri?… Dihet ndërkaq, se midis Milovan Gilas-it dhe historianit të Partisë Komuniste të Jugosllavisë, të mirënjohurit Vladimir Dedijer, autori i librit “Marrëdhëniet Jugosllavo – Shqiptare (1939-1948) përgatitur nga Dr. Sofokli Meksi – që ec e gjeje po deshe – sa ka miqësira, bashkëpunim e pësime të përafërta, po aq ka prishje e
moskuptime. Ka shkruar fjalë për fjalë Dedijer-i: “…Është fjala se çka ka ndodhur në Kosovë më 1914-n, me përzanien jashtë saj të serbëve dhe malazezëve dhe të një serie krimesh.

Midis të tjerëve një natë u vra edhe babai i Milovan Gilas-it, Nikola Gilas.” Kundërpërgjigjet Milovan Gilas-i, tek shkruan edhe ai fjalë për fjalë në mbrojtje të faktit të vërtetë dhe të dobësisë së natyrshme për babën e tij: “Babai im është vrarë prej shqiptarëve, por jo për hakmarrje pronarësh, por prej fashistëve më 1943- shin, sepse ishte një
plak i respektuar malazez, babë i bijve të tij komunistë. Dhe jo në ‘një natë’, por ditën për diell”. Një historian i shquar si Dedijer e prapëson vrasjen e Nikola Gilas-it 30 vjet mbrapa, më 1914-n.

Zbardhet dëshmia e panjohur që hedh dritë mbi një ngjarje rrethuar me mister. Si ra heroi i madh, Isa Boletini? Read More »

65% e trupit iu dogj, por i dashuri nuk e braktisi asnjëherë

Eshtë lehtë ta duash dikë për shkak të dukjes. Por, është e vështirë ta duash dikë pa marrë parasysh çfarë.

Pjesa më e vështirë është të biesh në dashuri me personalitetin e dikujt, të qeshurën, shprehitë dhe gjithçka që e bën personin tjetër më shumë sesa veç një trup.

Kështu u dashurua një burrë, i cili pavarësisht se e dashura e tij pësoi aksident dhe u dogj, duke mos u dukur më siç ishte më parë, ai vazhdoi ta dashuronte atë njëjtë, transmeton Gazeta Express.

E lindur në Australi, Turia Pitt po shihte një të ardhme të ndritur përpara. Ajo ishte 24 vjeçe dhe po studionte për t’u bërë inxhiniere. Ajo ishte gjithashtu edhe një vrapuese dhe po trajnohej për të marrë pjesë në një maratonë.

Ajo mori pjesë në një maratonë 100km në vitin 2011, por vetëm disa orë më vonë, e ndodhur në një mal, ajo e gjeti veten të ngujuar mes zjarrit që shpërtheu aty, duke u djegur nga zjarri.

Ajo u shpëtua, por 65% e trupit të saj ishte djegur. Turia kaloi 2 vite në spital, ku iu nënshtrua operacioneve dhe fizioterapisë intensive. Ajo veshte edhe maskë, për të mos i frikësuar të tjerët.

Përgjatë gjithë trajtimit shëndetësor të saj, ishte një njeri që i qëndroi gjithmonë pranë. I dashuri i saj Michael u bë kujdestari i saj. Atë madje e kishin pyetur nëse ka menduar ndonjëherë ta braktisë atë, dhe përgjigja e tij preku shumë njerëz.

“U martova me shpirtin e saj, karakterin dhe ajo është e vetmja femër që do të vazhdojë t’i përmbush ëndrrat e mija”, kishte thënë ai.

Edhe kur ajo ndjehej keq dhe në depresion për gjendjen e saj, ai gjithmonë e mbështeste atë dhe i tregonte sa e dashuron.

Ai vendosi të martohej me të dhe ia bleu unazën përderisa ajo ishte ende duke u trajtuar. Ajo filloi të vraponte përsëri dhe tani është duke punuar me Interplast, një shoqatë bamirëse që u ofron operacione riparimi falas njerëzve që jetojnë në vende të pazhvilluara.

“Sa herë që nuhas tym, më kujtohet ajo ditë menjëherë – dhe nuk mendoj se kjo do të ndryshojë. Por duhet thjeshtë ta pranoj atë, dhe sa herë që nuhas tym, i them vetes ‘është në rregull, asgjë nuk do të ndodh’.

Pavarësisht asaj çfarë ndodhi, një gjë që është e sigurt, atë e mbajti gjallë dashuria. /Gazeta Express

65% e trupit iu dogj, por i dashuri nuk e braktisi asnjëherë Read More »

Mrekullitë shëndetësore që sjell konsumimi i pjeprit

Pjepri është një ndër frutat më të mira për t’u konsumuar në këto ditë të ngrohta vere. I ëmbël, i freskët por edhe tejet i shijshëm, pjepri duhet të jetë patjetër pjesë e listës së frutave që duhen blerë.

Falë përbërjes së lartë në vitamina dhe minerale, mund të konsiderohet “minierë ari”. Për të përfituar më së miri nga vlerat e larta ushqyese të këtij fruti preferohet të konsumohet brenda muajve prill-gusht, që njihet edhe si sezoni i këtij fruti.

Ja 11 përfitimet shëndetësore që merren prej tij me konsumimin e pjeprit:

Anti kancer: Përmbajtja e lartë e karrotenoideve në pjepër mund të parandalojë kancerin dhe të ulë rrezikun e kancerit të mushkërive. Konsumimi i rregullt i këtij fruti është efektiv në parandalimin dhe goditjen që në bërthamë të kancerit që pushton trupin tuaj. Prandaj përfshini pjeprin në dietën tuaj për të parandaluar këtë sëmundje vdekjeprurëse.

Mbron zemrën: Një antikoagulant i quajtur adenozinë i pranishëm te pjepri mund të ndalojë mpiksjen e qelizave të gjakut që shkakton goditje ose sëmundje të zemrës. Pjepri ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës duke holluar gjakun në trup. Përveç kësaj, përmbajtja e lartë e ujit në pjepër ofron një efekt qetësues i cili ndihmon në lehtësimin e aciditetit në stomak.

Mbron veshkat: Vetitë e shkëlqyera diuretike të pjeprit janë të dobishme në shërimin e sëmundjes së veshkave. Kështu, konsumi i rregullt i pjeprave çdo ditë në mëngjes ndihmon në ruajtjen e shëndetit të veshkave.

Ndihmon tretjen: Nëse keni probleme me tretjen, mund të provoni të hani pjepër për të lehtësuar lëvizjen e ushqimeve nga aparati tretës, zorrë, drejt jashtëqitjes. Përmbajtja e lartë e ujit te pjepri është veti e shkëlqyer për sa i takon tretjes pasi ndihmon jashtëqitjen, ndërsa përmbajtja minerale eliminon aciditetin që shpesh shkakton vështirësi në tretje, veçanërisht në stomak.

Jep energji: Shumica e pjeprave përmbajnë vitaminë B të cilat përbëjnë pjesën më të madhe të prodhimit të energjisë në trupin tuaj. Vitaminat B kërkohen nga trupi juaj për të përpunuar sheqernat dhe karbohidratet. Ndaj dhe konsumimi i pjeprit mund t’ju japë energji të konsiderueshme.

Humbje peshe: Ashtu si shumica e frutave të tjera, pjeprat janë ideale për rënie nga pesha. Këta fruta janë në vlera të ulëta natriumi dhe kalorish, po kështu pa yndyrë dhe kolesterol. Përmbajtja e lartë e ujit mund t’ju mbajë të plotë për më gjatë, ndërsa ëmbëlsia natyrale ul fërkimet tuaja për ushqime me sheqer dhe ëmbëlsira me kalori të larta.

Lëkurë e shëndetshme: Një nga vlerat kryesore të pjeprit është përmbajta e lartë e kolagjenit, i cili ruan integritetin e strukturës së qelizës në të gjitha indet lidhëse duke përfshirë lëkurën. Gjithashtu, përshpejton shërimin e plagëve dhe ruan qëndrueshmërinë e lëkurës. Konsumi i rregullt i pjeprit është i dobishëm për ata që kanë lëkurë të thatë.

Kundër plakjes: Me konsumimin e pjeprit ne gjithashtu tonifikojmë lëkurën dhe sigurojnë përfitime kundër plakjes për shkak të pranisë së vitaminave A, B dhe C. Ju mund të përgatisni një maskë fytyre kundër plakjes duke prerë feta të hollë të pjeprit të freskët dhe t’i vendosini këto feta në fytyrën dhe qafën tuaj. Më pas shtrihuni dhe relaksohuni për 15 deri në 20 minuta. Shpëlaj me ujë të freskët. Ky veprim do të freskojë lëkurën tuaj dhe do të sigurojë shkëlqim rinor.

Hidratues i mirë: Pjeprat kanë vetitë shumë të mira hidratuese dhe energjike. Ju mund të përgatisni një maskë fytyrash hidratuese duke përzier kastravec me pjepër dhe mjaltë.

Rrit flokët: Pjepri është burim i mirë i betakarrotenit që konvertohet në vitaminë A brenda trupit. Kjo vitaminë A është jetike për flokët e shëndetshëm dhe rritjen normale të flokëve. Ndaj me konsumimin e pjeprit, kemi rritje të shëndetshme të flokëve. Ashtu si pjesa tjetër e trupit, shëndeti i flokëve varet edhe nga ushqyesit që iu japim folikulave të flokëve për rritjen e tyre. Konsumi i frutave të pasura me vitamina dhe minerale mund të nxisë rritjen e flokëve dhe parandalimin e problemeve të flokëve. Pjepri mund të jetë i dobishëm për flokët tuaj, sidomos për rritjen dhe mbajtjen e tyre sa më të shëndetshëm.
Parandalon rënien e flokëveMangësitë në vitaminat B janë gjithashtu përgjegjës për shkaktimin e humbjes së flokëve. Pasi pjepri është i pasur me vitaminë B, si dhe acidi folik dhe inositol (substancë), të cilat ndihmojnë në parandalimin e rënies së flokëve dhe nxisin rritjen e tyre.

Vlerat ushqyese: Ky frutë është i mbushur me lëndë ushqyese të shëndetshme, që nga vitaminat, mineralet dhe antioksidantët.

Kalori: Ky frut është shumë i varfër në kalori rreth 100 gramë frutë i freskët përmban vetëm 34 kalori.

Vitamina A: Pjepri është një frutë shembullor për sasinë e madhe të vitaminës A. 100 gramë pjepër i freskët përmban më shumë se 112% të sasisë ditore të rekomanduar me vitaminë A, (ky frutë mban rekord për sasinë e madhe të kësaj vitamine)

Antioksidantë: Po kështu është i pasur me antioksidantë dhe flavonoidë, sikurse është betakarroteni, lutein, që luftojnë radikalet e lira dhe përbërës të tjerë, të cilat sigurojnë mbrojtje kundër disa llojeve të kancerit.

Mrekullitë shëndetësore që sjell konsumimi i pjeprit Read More »

‘Do të të vë dinamit poshtë makinës, o plehër’! Kërcënohet gazetari Bledi Mane, publikon mesazhet

Vetëm një ditë pas sulmit me breshëri kallashnikovi ndaj gazetares së njohur, Klodiana Lala, dhe ku gjithçka vijon të gëlojë në opinionin publik, gazetari Bledi Mane ka publikuar në bisedë, ku tregon se është kërcënuar.

Mane publikon në profilin e tij në ‘Facebook’ një bisedë të zhvilluar në ‘Messenger’ me një person, i cili i kërkon të flasë më kundër ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, pasi do t’i ‘hedhë në erë’ me dinamit makinën e tij.

Në fakt, gazetari Mane nuk ka makinë dhe preferon të udhëtojë me mjete publike si qytetarët e thjeshtë, ndaj dhe nuk e dimë se për çfarë makine flet kërcënuesi apo mos ndoshta e ka fjalën për makinën e rrojës së gazetarit. Kërcënimin e ka marrë me ironi dhe vetë Bledi Mane, i cili i kthen të njëjtën përgjigje, teksa i thotë se ka vetëm një makinë, atë të rrojes.

“Nëse kërcënimet nuk janë serioze, nuk mund ti pranojmë”, shkruan Mane, teksa publikon dhe bisedën me personin që e kërcënon.

‘Do të të vë dinamit poshtë makinës, o plehër’! Kërcënohet gazetari Bledi Mane, publikon mesazhet Read More »