Aurora

Varfëria ulur këmbëkryq në Shqipëri por fluturimet me charter bum këtë verë. Si u ndanë mes kompanive

Ardhja e turistëve në Shqipëri, por edhe preferenca e shqiptarëve për të kaluar pushimet në resortet e Turqisë kanë çuar në rritjen e ndjeshme të fluturimeve me charter përmes Aeroportit të Rinasit.

Sipas buletinit mujor të gushtit të Autoritetit të Aviacionit Civil, ndryshimet e fluksit të lëvizjes së pasagjerëve që udhëtojnë me fluturime Charter në Korrik të 2018 sipas të dhënave shkojnë në 79,311 pasagjerë, shifër krahasimisht më e lartë krahasuar me vitin 2017, që ka pasur një rritje prej 65.80% dhe nga viti 2016 në vitin 2017 ku ka shënuar një rritje prej 42.25% të fluksit të pasagjerëve.

Në grafikun e publikuar nga Autoriteti, vihet re se numri i pasagjerëve që fluturojnë me Charter ka pësuar gjithashtu një rritje nga viti në vit ndaj totalit të pasagjerëve. Por në vitin 2018 është më e dukshme rritja pasi ato përbëjnë 23% të totalit, ndërkohë që në 2017 ka qënë 16% dhe në 2016 në 15%. Gjithashtu nëse do të bënim një analizë më të thellë dhe n.q.s do të krahasojmë numrin e pasagjerëve që kanë hyrë dhe atyre që kanë dalë me anë të fluturimeve Charter në/nga TIA, numri i pasagjerëve në hyrje është më i lartë, përkatësisht 40,721 pasagjerë ndërsa numri i pasagjerëve në dalje është 38,590 pasagjerë.

Referuar të dhënave, mbizotëruese në treg për këtë muaj janë fluturimet Charter të cilat zotërojnë 23% duke mbuluar kështu fluksin më të madh të lëvizjes së pasagjerëve për muajin Korrik 2018, me një numër prej 79,311 pasagjerë. Ndjekur nga “Blue Panorama” me një numër prej 59,175 pasagjerë ose 17% ndaj totalit, “Albawings” me 36,363 pasagjerë ose 11% të totalit, “Ernest s.p.a” me 32,257 pasagjer dhe 9% ndaj totalit dhe Alitalia 27,726 pasagjerë ose 8% të totalit mujor. Nisur nga këto të dhëna duke përjashtuar fluturimet Charter, Italia vazhdon të zotërojë përqindjen më të madhe të tregut të transportit ajror për muajin Korrik 2018, duke zënë 45% të totalit, ndjekur nga Turqia me 9%.

Nëse referuar shifrave do të analizonim ecurinë e tregut të transportit ajror në vendin tonë për muajin Korrik të viteve 20162017-2018, vëmë re se kemi një tendencë në rritje të tregut të pasagjerëve që udhëtojnë nëpërmjet ajrit, vit pas viti, sipas të dhnave të Autoritetit të Aviacionit Civil. /Monitor/

Varfëria ulur këmbëkryq në Shqipëri por fluturimet me charter bum këtë verë. Si u ndanë mes kompanive Read More »

Magjia e Karaburunit dhe Sazanit ‘çmend’ turistët e huaj këtë vit (Foto)

Bukuritë dhe magjitë që natyra i ka falur Parkut Kombëtar Detar Karaburun-Sazan ishin ndër destinacionet më mbresëlënëse për 45 000 turistët vendas dhe të huaj. Drejtori i Portit Detar Vlorë, Admir Malaj, tha sot për ATSH-në se “gjatë sezonit turistik verore qershor-gusht, nga porti i Vlorës janë nisur 20 000 turistë, nga pika të tjera me anije 13 000 dhe me mjete të vogla (skafe dhe gomone) 12 000”. Sipas Malaj, rreth 40% e vizitorëve në Karaburun dhe Sazan ishin shtetas të huaj që kishin ardhur nga vende të ndryshme si Polonia , Italia, Amerika, Rusia, Finlanda, Suedia, Gjermania, Kanadaja etj”. italianë, polakë, rusë, etj.

Qyteti i Vlorës gjatë këtij sezoni turistik është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara për vizitorët vendas dhe të huaj. Në portin e Vlorës gjatë muajve të verës operuan anije turistike, të cilat niseshin çdo ditë drejt ishullit të Sazanit dhe gadishullit të Karaburunit. I shpallur në vitin 2010 Parku Kombëtar Detar Karaburun-Sazan, është i vetmi park detar kombëtar i Shqipërisë. Parku ofron atraksione të shumta natyrore, kulturore, historike dhe turistike. Tani zona mund të vizitohet nëpërmjet udhëtimeve ditore që zhvillojnë operatorët turistik që nisen nga porti i Vlorës. Kjo ofron mundësi reale për të vizituar parkun dhe ofruar një dite ndryshe ne gjirin e Vlorës.

Pamje nga ishulli i Sazanit

Mjafton këtu të kujtojmë monumentin e natyrës, Shpellën e Haxhi Alisë (atraksioni me i vizituar nga turistët), gjiri natyror dhe kulturor i Gramës (skaji më i largët jugor i parkut detar), ishullin e Sazanit dhe falezat e tij si atraksioni më i madh që prej hapjes së tij për publikun. Për të gjithë ata që dëshirojnë të kalojnë momente relaksi në natyrën dhe qetësinë, parku detar ofron me brigjet e tij të Shën Vasilit, Shën Janit, Gjirit të Djallit, eksperiencë natyrore unike.

Pamje Karaburuni

Në hapësirat e gadishullit të Karaburunit, në fund, aty ku bashkohet me luginën e Dukatit gjendet Kisha e Marmiroit, ndërsa në faqen jugore, në lartësinë 400 m, në vendin e quajtur Petrunë, gjendet një shpellë shumë e bukur, që quhet Shpella e Dukë Gjonit. Për të gjithë të apasionuarit e zhytjes ofrohen shtigje nënujore për të parë botën unike dhe pasuritë nënujore.tv report

Pamje nga Sazani

Magjia e Karaburunit dhe Sazanit ‘çmend’ turistët e huaj këtë vit (Foto) Read More »

Flet vëllai i Izet Haxhisë: Ja skenari që po bëjnë ata që degjeneruan drejtësinë shqiptare

Vëllai i ish-bodigardit të Sali Berishës, Izet Haxhisë, Ismet Haxhia, në një postim në Facebook, ka reaguar për herë të parë pas rikthimit të Haxhisë në Shqipëri. Në një status në Facebook, Ismet Haxhia thotë se politika po ndërhyn për të mos lejuar rigjykimin e Haxhisë. Sipas tij, politikanët shqiptarë kanë përgatitur një skenar për të mos lejuar zbardhjen e çështjes. Reagimi i Haxhisë, vjen pas dorëheqjes së disa gjyqtarëve njëri pas tjetrit nga gjykimi i dosjes Haxhia.

Statusi i plotë:

Te nderuar miqte e mi. Ka kohe qe ceshtja “Hajdari” ka qene ne qender te opinionit publik, pas ekstradimit te vellait tim nga Turqia, per t’u vene perballe drejtesise ne funksion te zbardhjes se kesaj ceshtje.

Politika duket e trembur, e trembur po shfaqet edhe drejtesia si pjelle fatkeqe e kesaj politike te inkriminuar nder vite.

Dorëheqja e gjyqtareve nuk eshte gje tjeter, pervecse zbatimi i nje skenari te turpshem, nepermjet te cilit kerkohet qe trupa gjykuese te caktohet nga dy persona te implikuar ne kete ceshtje.

Ilir Meta, ne ate kohe kryeminister i vendit, i cili shperbleu me nga 50 milion lekë gjyqtarë e prokurorë, qe ceshtja te perfundonte duke denuar njerez te pafajshen, dhe tjetri Sali Berisha, ne prapaskenen e ketij procesi dhe derigjues i tij, per te mbuluar akuzen e rende si hjekesi i Hajdarit dhe akuzuesi ne prapaskene i Izet Haxhiajt, per te mbuluar krimin e tij.

Ky eshte skenari per te cilin po punojne pa rreshtur, ata qe e degjeruan drejtesine shqiprare ne nje drejtesi klanesh politiko-kriminale.

Flet vëllai i Izet Haxhisë: Ja skenari që po bëjnë ata që degjeneruan drejtësinë shqiptare Read More »

Apeli i Dom Artur Jakut për kriminelët: Mos harroni ju mund t’i shpëtoni policisë, drejtësisë por…

Një apel ka ardhur sot nga Shkodra pas vrasjeve të ditëve të fundit. Ka qenë prifti katolik Dom Artur Jaku ai që ka kërkuar të ndalen terrori dhe vrasjet në Shkodër.

Jaku tha se apeli i tij nuk është për qeverinë sepse ajo do gjykohet në zgjedhje por iu është drejtuar vrasësve. Këto deklarata Dom Artur Jaku i bëri gjatë meshës së predikuar në shtëpinë e motrës se Nënë Terezës, në kuadër të dy vjetorit të shenjtërimit të Nënë Terezës.

“Sot nuk e kam një apel për qeverinë sepse ajo do të gjykohet ditën e zgjedhjeve, por e kam për ata që vrasin, marrin një jetë. Mos harroni ju mund t’i shpëtoni policisë, drejtësisë, mund të jeni të lirë pas një krimi, por mos harroni se ka një Zot që nuk fal marrjen e një jete. Dhuna, terrori, vrasjet në Shkodrën tonë e vendin tonë duhet të ndalen”, tha Dom Jaku.

Dom Jaku ka folur për kohën e komunizmit ku priftërinjtë vriteshin dhe punën e palodhur të Nënë Terezës.

Apeli i Dom Artur Jakut për kriminelët: Mos harroni ju mund t’i shpëtoni policisë, drejtësisë por… Read More »

Shqiptarët po shkojnë në Perëndim për t’i mësuar Europianët se si sigurohet buka

Nga Zef Preçi

Dihet botërisht që për gati gjysmën e shekullit të kaluar, duke filluar nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria socialiste ka qënë “një fanar ndriçues në brigjet e Adriatikut..” Dhe përfundoi aty ku e dimë të gjithë dhe askush në botën e asaj kohe dhe aq më pak sot nuk do të deshironte të kishte atë fat…

Mbas tri dekadash të “tranzicionit permanent” të filluar qysh shekullin e kaluar, Shqipëria socialiste e arriti përsëri lumturinë: gjithçka falas… Faaalaaas: Koncesione…,PPP…, rrugë…, borxh i jashtëm që njeh vetëm rritje, borxhe të prapambetura…, biznese që mbeten prapa…, taksa që njohin vetëm rritje…, ujë i papijshëm që paguhet sa “frëngu pulën”, energji që buron nga lumi dhe kushton sa 1/3 pensioni…, papunësi që “zbutet” rrugëve të Europs…, pensione dhe paga që mbeten në vend nominalisht dhe zvogëlohen sa i takon fuqisë blerëse…,kulla qiellgërvishtëse, që lartësohen sa kohë që ka para droge në qarkullim…, rritje ekonomike që nuk prodhon punësim e mirëqënie…

Të gjitha këto nocione të shkollës së vjetër, përballë “arritjeve dhe fitorjeve” tona. Presim raportin më të fundit të Bankës Botërore (me të dhënat që i kemi “gatuar ne), që t’i besojë edhe më skeptiku, dmth dhe ai që nuk ka bukë të hajë.

Të gjitha këto vijne nga buxheti “Falas” (kujdes: Edmond Tupja mund të thoshte “Fals” në Shqipërinë tonë “tmerrësisht demokratike”…).

Ndërsa europianet, që kanë mbetur pas me reformat, nuk arrijnë dot të kuptojnë lumturinë e Shqipërisë socialiste, prandaj shqiptarët marrin rrugët e botës perëndimore për të përhapur “përvojën e përparuar në sigurimin e bukës… jashtë vendit…”

(Reflektim ndërsa vazhdojne recitimet live në Pallatin e Pioniereve të … më falni, të Kuvendit).

Shqiptarët po shkojnë në Perëndim për t’i mësuar Europianët se si sigurohet buka Read More »

Audiopërgjimi/ A po e kërcënon Denar Biba, Lulzim Bashën? “Kujto takimin e 17 majit vetëm për vetëm me Ramën”

Nënkryetari i KQZ-së Denar Biba ka folur sërish për audiopërgjimin. Biba i akuzuar për shantazh ndaj gjyqtarit të Strasburgut Ledi Bianku për çështjen e pronave bën një analizë të gjatë të çështjes ku përfshihet, ndërsa i kujton kreut të PD-së Lulzim Basha takimin me kryeministrin Edi Rama më 17-18 maj të vitit të kaluar.

“Z.Basha, përpara se të shprehej për takimin tim me z.Bianku, do të bënte mirë të kishte sjellë ndër mend orët e gjata të kaluara vetëm për vetëm me z.Rama në mesnatën e 17-18 majit 2017, si edhe etiketimet e gjithfarë llojshme që i mveshën kësaj bisede keqdashësit e tij politikë. Shumë herë më e parëndësishme ishte biseda ime me z.Bianku, nëse merr parasysh faktin se, si unë dhe ai, nuk kishim asnjë kapacitet vendimmarrës në lidhje me shtyrjen e kërkuar”, thotë Biba ndër të tjera.

Nuk dihet nëse pas kësaj deklarate Biba aludon për ndonjë audio përgjim tjetër dhe kërcënon Bashën apo e merr si shembull për mbrojtjen e tij ndaj asaj që quan “babalizim”.

Ai thotë se biseda të tilla ka pasur e do të ketë, gjithmonë dhe se duke i “babalizuar” ato, opozita nuk bën gjë tjeter veçse, me naivitet, i jep një dimension negativ, krejtësisht të panevojshëm, një instrumenti që më së shumti është në favor të saj.

STATUSI I DENAR BIBËS
“Qasjet” mes shtetareve dhe diletantizmi i politikes
Kur e lexova per here te pare shkrimin e portalit Exit.al ne lidhje me audio-pergjimin mes meje e gjyqtarit te Gjykates se Strasburgut, z.Ledi Bianku, fillimisht nuk me beri ndonje pershtypje kushedi dhe, tani mbrapa, me vjen mire per kete. Te degjuarit e zerit tend permes nje linku, ashtu, publikisht, nuk ishte ndjesi e kendshme, por kjo vetem nga kendveshtrimi i cenimit te privatesise, per me teper ne zemer te gjykates qe mbron te drejtat e njeriut. Transkriptimi i bisedes, nga ana tjeter, me la indiferent, pasi nga teksti i publikuar nuk arrije dot te kuptoje gje.

Por, ndersa minutat kalonin, telefonatat e miqve gazetare shtoheshin dhe me pas, lajmi se kryetari i opozites do te dilte ne konference per shtyp posacerisht per kete ceshtje e do ta etiketonte ate si “shantazh” te qeverise Rama ndaj Strasburgut(!) me dha shqetesim.

I mesuar me lojrat politike prej vitesh tashme, me duhet te verej se ishte nje shqetesim ndryshe. Ishte i perzjere me habi. A mos valle e kishin keqinformuar z.Basha? Une e kujtoja (ajme se jo sakte) biseden dhe isha i bindur se nuk kishte asgje ne te gjithe ate (se ne tekstin e publikuar jo e jo) qe te meritonte vemendjen e kujdoqofte, aq me pak te shnderrohej ne debat publik me akuza e kunderakuza. Jam i vetedijshem per etjen qe ka opozita per skandale qeveritare, por serish, nga pozita e atij qe dinte te verteten, nuk arrija dot ta vendosja tekstin e publikuar ne kornizen e nje skandali. Dje lexova nje shkrim nga Prec Zogaj te “Panorama”, dhe me erdhi mire qe edhe brenda kampit opozitar ka njerez qe e mendojne si une (http://www.panorama.com.al/analiza-klasifikimi-i-bombave-p…/).

Sidoqofte, per tjeter gje u ula te shkruaj.
Se pari, por jo nga rendesia, dua te verej per lexuesin “babalizimin qe iu be nje bisede mes dy miqsh, ndonese ne nje pjese te saj u fol edhe per interesa shteterore. Pergjimi e degradon nje bisede, i humb asaj sinqeritetin dhe e teatralizon. E zhben qellimin e vertete, duke qene se qellimi i njerit prej bashkebiseduesve nuk eshte me diskutimi, perballja e ideve apo zgjidhja e problemit te parashtruar, por ajo cfare do kuptohet nga degjues te trete me pas, kohe me pas. Edhe ne hipotezen se te dy bashkebiseduesit nuk jane ne dijeni te pergjimit, serish, fenomeni “babale” ka potencial te rrenoje nje instrument, i cili eshte shume i rendesishem, vecanerisht ne nivele te larta te shoqerise, aty ku diskutohen politika. Historikisht, marreveshje te medha, te cilat kane vendosur deri edhe fate te nje shoqerie e me gjere, e kane gjenezen e tyre te nje bisede mes vetem 2-3 individesh. Ne historine e viteve te fundit – per te sjelle vetem nje nga disa raste, ishte pikerisht nje bisede e tille mes liderit te pozites dhe atij te opozites qe mundesoi zhbllokimin e situates politike ne vend dhe i hapi rruge zhvillimit te zgjedhjeve ne 2017.

Biseda te tilla ka pasur e do te kete, gjithmone. Duke i “babalizuar” ato, opozita nuk ben gje tjeter vecse, me naivitet, i jep nje dimension negativ, krejtesisht te panevojshem, nje instrumenti qe me se shumti eshte ne favor te saj. Etiketime te tilla si “ndikim”, “shantazh” “sekser”, “korruptim” jane budallalleqe – nese behen nga naiviteti, ose djallezore – nese behen me vetedije. Z.Basha, perpara se te shprehej per takimin tim me z.Bianku, do te bente mire te kishte sjelle nder mend oret e gjata te kaluara vetem per vetem me z.Rama ne mesnaten e 17-18 majit 2017, si edhe etiketimet e gjithefare llojshme qe i mveshen kesaj bisede keqdashesit e tij politike. Shume here me e parendesishme ishte biseda ime me z.Bianku, nese merr parasysh faktin se, si une dhe ai, nuk kishim asnje kapacitet vendimmares ne lidhje me shtyrjen e kerkuar.

Sikunder sqaroi se fundmi edhe Gjykata e Strasburgut, ajo ishte nje procedure qe nuk mund te realizohej en block, por vetem rast pas rasti. Mire per mua nuk mendoi, por z.Basha kishte detyrim te mendonte per imazhin e gjyqtarit shqiptar ne Strasburg dhe te parashikonte sesi do dilte ky imazh pas publikimit te nje bisede krejt te parendesishme per politiken.

Se dyti, dua te ndalem edhe te perceptimi i kesaj bisede dhe koncepti i “papershtatshmerise”. Kjo fjale ne fakt nuk te thote asgje, eshte sa anemike aq edhe keqdrejtuese, duke qene se eshte subjektive ne thelbin e vet. Nje ceshtje qe diskutohet eshte ose e drejte, ose e padrejte, ne kuptim te standarteve morale dhe/ose ligjore, qe e minimizojne subjektivitetin (ne pamundesi per ta zhdukur). Po jap nje shembull per ta konkretizuar idene. Media e famshme amerikane CNN, ne nje editorial te dates 4 Shtator (https://edition.cnn.com/…/a-sense-of-inevitabil…/index.html…) shpreh shqetesimin se nje jurisprudence e tere shumevjecare e Gjykates Supreme mund te ndryshoje nese Republikanet, te cilet kontrollojne Senatin dhe menaxhojne procesin e vetingut te kandidateve, ia dalin te zgjedhin te preferuarin e tyre, z.Brett Kavanaugh si gjyqtar te 9-te.

Sipas CNN, Gjykata Supreme, qe per momentin ka mbetur me 8 anetare, prej te cileve 4 te zgjedhur nga Demokratet – liberale dhe 4 nga Republikanet – konservatore, “qendron ne buze te humneres, me shume te drejta (ato qe lidhen me abortin dhe diskriminimin pozitiv – per te dhene si shembull vetem dy) qe varen nga nje vote e vetme”. Vota dhe qasja qe do adoptohet ne lidhje me to nga gjyqtari Kanavaugh.

Sepse kur behet fjale per te drejta e liri kushtetuese, e drejta i largohet konvencialitetit dhe i qaset filozofise. Natyrshem, nje individ qe s’ka edukimin profesional perkates mund te cuditet sesi thjesht nje gjyqtar i ri mund te ndryshoje kursin qe gjykata me e larte e SHBA ka mbajtur per disa dekada, por per studiuesin e te drejtes kushtetuese kjo eshte lehtesisht e kuptueshme, ndonese jo lehtesisht e pranueshme. Keshtu edhe ne biseden me z.Bianku, une dhe ai ndame qasje te ndryshme ne lidhje me kufizimin e te drejtave individuale. Ne gjykimin tim, atehere dhe sot, shtyrja me disa muaj e detyrimit te Shtetit shqiptar per te paguar disa individe ish-pronare, ishte nje mase e nevojshme ne nje shoqeri demokratike dhe ne interes te publikut te gjere, nga taksat e te cilit do te vilej pagesa. Perkundrazi, ekzekutimi i menjehershem i detyrimit do i linte punonjesit e administrates publike dhe pensionistet pa paga e pensione. Kjo ishte dhe eshte qasja ime filozofike dhe motivimi im ne ate bisede. “Babalizimi” i tekstit dhe kontekstit me tej eshte nje histori naivesh qe ju tashme e dini. Shume zhurme per asgje, vertet, por qe ekspozoi nje diletantizem te frikshem nga nje pjese e politikes shqiptare.

Audiopërgjimi/ A po e kërcënon Denar Biba, Lulzim Bashën? “Kujto takimin e 17 majit vetëm për vetëm me Ramën” Read More »

Nga Tirana në Londër, ja si e bënte trafikun e klandestinëve banda italo-shqiptare

Nga Tirana në Romë dhe më pas në Londër. Këtë rrugë ndiqnin një grup trafikantësh shqiptarë për të dërguar njerëz në Angli.

Tetë persona, shqiptarë dhe italianë janë vënë në pranga mëngjesin e sotëm në Romë.
Siç bëhet e ditur, operacioni është organizuar nga Policia e Romës, në bashkëpunim me Policinë Metropolitane të Londrës.

Arrestimet janë bërë gjatë operacionit të koduar ‘Tower Brigde’.

Nga hetimet është arritur në përfundimin se ura e kalimit të shqiptarëve drejt ëndrrës Angli ishte pikërisht aeroporti i Romës.

Nga Tirana në Londër, ja si e bënte trafikun e klandestinëve banda italo-shqiptare Read More »

A i keni këto simptoma? Ja shenjat që jep në trupin tonë mungesa e vitaminës C

Vitamina C është antioksidanti, antivirali, antibiotiku dhe antihistaminiku më i mirë në botë, sipas Andrju Saul. Më poshtë do të mund të lexoni se me çfarë shenjash të dukshme paraqitet në trupin tonë, mungesa në vitaminë C.

Gjakrrjedhja e shpeshtë nga mishrat e dhëmbëve.
Është shenja më e dukshme e mungesës së vitaminës C, e cila ndihmon në sintezën e kolagjenit që është i rëndësishëm në forcimin e epitelit të mishrave të dhëmbëve. Në mungesë të saj, epiteli nuk mund ta mbrojë dot dhëmbin as nga bakteret, ndaj dhe shfaqet periodontit. Ndërkohë në të shkuarën, mungesa e vitaminës C, lidhej edhe me skorbutin, me rënien e dhëmbëve, si pasojë e dobësimit të mishrave të dhëmbëve.

Rënia e shtuar e flokëve.
Vitamina C ndihmon në rritjen dhe forcimin e flokëve, si pasojë e shtimit të përthithjes së zinkut në zorrë. Në kushtet e mungesës së saj, rrënja e flokëve bëhet më e dobët dhe flokët fillojnë të bëhen më shpejt me yndyrë. Mungesa e vitaminës C ndikon edhe në vonesën në rritjen e flokëve tuaj.

Epistaksis.
Epistaksis është gjakrrjedhja, apo hemorragjia nga hundët. Mekanizmi është krejtësisht i njëjtë me atë të mishrave të dhëmbëve. Mungesa e vitaminës C e dobëson epitelin, dhe sidomos endotelin e kapilarëve, duke çuar në shtimin e hemorragjisë edhe pa shkaqe të dukshme, psh trauma të ndryshme. Edhe në lëkurën e trupit ndodh po e njëjta gjë. Ajo bëhet e thatë dhe e skuqur në formë pullash, të cilat duken gati sikur do të gjakosen nga momenti në moment. Edhe plagët shërohen më ngadalë.

Ke dhimbje në artikulacione.
Kërci i kyçeve, apo artikulacioneve tona është i pasur në fibra të kolagjenit. Duke qenë se vitamina C luan rol vendimtar në sintezën e kolagjenit, është e kuptueshme që mungesa e saj, do të bëjë që të kemi sasi më të ulët të kolagjenit edhe në artikulacione, duke i bërë ato të dhimbshme jo vetëm në ecje, por edhe në qetësi.

Ke imunitet të dobësuar.
Vitamina C lidhet ngushtë edhe me forcimin e imunitetit. Jo më kot, në recetat e mjekëve për trajtimin e gjendjes së gripit, do të mund të lexoni edhe vitaminën C, e cila nuk ka efekte anësore dhe përthithet në sasinë që trupi e ka të nevojshme. Mungesa e saj bën të mundur shfaqjen e shumë infeksioneve, apo virozave të ndryshme, të cilat bëhen ndonjëherë edhe të vështira për t’u trajtuar apo për t’u përballuar nga vetë ne.

A i keni këto simptoma? Ja shenjat që jep në trupin tonë mungesa e vitaminës C Read More »