Aurora

Facebook: Mos e pranoni këtë person sepse do ta pësoni keq !

[sgmb id=”1″]

Facebook ka bërë një paralajmërim për përdoruesit e saj që mos të pranojnë nëse atyre iu vije një kërkesë për miqësi. Bëhet fjalë për një user me emrin Jayden K Smith.

Ai është një haker dhe nëse e pranoni mund të ua merr llogarinë tuaj. Facebook bën thirrje që të bllokohet ky person pasi ka arritur të vjedhë shumë llogari me një mesazh të rrejshëm.

Facebook: Mos e pranoni këtë person sepse do ta pësoni keq ! Read More »

Kardiologu letër të hapur Ramës:As diploma nga “La Sapienza” nuk më mjaftoi të bëhem mjek fshati në Korçë.

[sgmb id=”1″]

Një kardiolog i ka dërguar një letër të hapur kryeministrit Rama pasi ky i fundit u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të tregojnë eksperiencat e tyre negative me administratën. Mjeku tregon se është diplomuar në “La Sapienza” por sërish nuk ia arriti të punësohej në Korçë.

LETRA E HAPUR E KARDIOLOGUT

Eksperienca negative?
Kërkoj ndjesë që në fillim për një parantezë të shkurtër që do bëj.
Jam diplomuar për Mjekësi të Përgjithshme në universitetin “La Sapienza”, me note maksimale.

Më quani idealist, por edhe budalla nëse dëshironi, por pas diplomimit edhe abilitimit në Itali vendosa të kthehesha në kapërcyell të zgjedhjeve të vitit 2009, atëherë kur PD me LSI do keqqeverisnin vendin për katër vite. Pas njohjes së diplomës dhe rregjistrimit tek urdhëri i mjekut aplikova për vendet e lira të punës, asokohe në fshatrat e Korçës, që më thënë të drejtën edhe për të marë vesh se ku kishte vende të lira ishte andrallë më vete pasi drejtuesit lokalë të shëndetit publik vetëm më sorrollasnin.

Pavarësisht diplomës sime, me nota të shkëlqyera për më tepër, as punë në fshat në arrita dot të marr. Të njëjtit drejtues lokalë ma bënë të qartë me gjuhën e tyre të drunjtë se duhet të drejtohesha tek zyra e punës në selinë e PD-së lokale, ku duhet të dorëzoja aty kurrikulumin bashkë me një kërkesë punësimi. Nuk kaloi shumë e në janar 2010 largohem përsëri, drejt Veronës kësaj rradhë, ku pas një konkursi fitoj të drejtën e specializimit për kardiologji, që e përfundoj me rezultate maksimale në qershor 2015. Kthehem përsëri në atdhe. Duhet të them se kësaj rradhe njohja e diplomës mori më shumë kohë, duke u shoqëruar e me një shije të hidhur kur mora në dorë një fletë format A4 të thjeshtë (kur në kohën e Saliut të paktën lëshonin një karton të lëmuar), me një njollë gjalpi në njërin cep, të shoqëruar me udhëzimin që t’a mbaja me kujdes se “nuk lëshojmë duplikat” (absurd më vete ky).

Gjithësesi dëshira ime ishte të punoja në Korçë. I nxitur edhe nga bonusin që kishte vendosur ministria për pozicionin e Kardiologun në Korçë vendos të bëj aplikimin e posaçëm, në fund janari fillim shkurti 2016. Kaloi një muaj dhe nuk marr asnjë përgjigje. Atëherë mendoj të kontaktoj drejtorin e atëhershëm të spitalit të Korçës, me shpresën se mbase do mund të nxiste ministrinë të përshpejtonte procedurat duke qenë se dhe spitali kishte nevojë për kardiolog. Përgjigja që mora më tronditi “sa të jem unë këtu ti nuk vjen të punosh me bonus këtu”. I zoti e jep, tellalli s’e shet. Sot ky zotëri është prefekt i Korçës. Vendos t’i drejtohem përsëri ministrisë personalisht, me anë të disa miqve të mi, arrij të takoj një funksionar të kësaj ministrie duke i shpjeguar situatën. Përsëri takimi më la pa fjalë. Nga mohimi dhe shprehja e padijes që ministria nuk merrej me çështjen e bonusit, kur e vërteta ishte e kundërt, deri tek “ty nuk të takon” apo “pse nuk shkon të kontribuosh për qytetin tënd pa bonus”. Përsëri e njëjta sjellje, i zoti e jep tellalli s’e shet. Me të dalë nga ky takim kam nisur vetëm një email një shefi kardiologjie për të kërkuar informacion nëse kishin nevojë për kardiolog, përgjigja erdhi vetëm në një javë, pas një muaji u nisa në Itali sërish dhe nisa punë, ku jam edhe sot e kësaj dite.

Ndërkohë që në Shqipëri harxhova kot 9 muaj të jetës sime në pritje të lëvizjes së qerres së shteti, që me sa duket nuk lëviz po nuk ja vajise ingranazhet me verdhushka. I vetmi person që është treguar i gatshëm, përtej pritshmërive të mia ishte zoti Niko Peleshi të cilin e kontaktova për tjetër arsye, por që i bëri shumë përshtypje se si kishte mundësi që më kishin sorrollatur pa më dhënë zgjidhje.
Nuk e di sa i ndjeshëm jeni ju z.Rama ndaj faktit që Shqipëria po pëson një hemorragji të pandalshme të mjekëve që largohen njëherë e përgjithmonë nga Shqipëria. Ndoqa vizitën tuaj në urgjencën e Spitalit Shefshqet Ndroqi, edhe fjalët tuaja se do vijnë mjekë italiane të punojnë në spitalet tona, falë pagave të majme që do jepni. Dua vetem t’ju them se punën nuk e bën vetëm paga por mbi të gjitha kushtet e punës.
Gjithë të mirat! – perfundon letra e kardilogut Mano.

Kardiologu letër të hapur Ramës:As diploma nga “La Sapienza” nuk më mjaftoi të bëhem mjek fshati në Korçë. Read More »

A e vodhi vërtet mbreti Zog floririn shqiptar? Ja ç’thonë dokumentet…

[sgmb id=”1″]

Regjimi komunist u shqua për shumë gjëra të mbrapshta në Shqipëri. Një ndër fushatat më mizore që ky regjim ndërmori ishte fushata e mbledhjes së arit, grabitja e tyre dhe më pas pushkatimi i më të pasurve. Por ajo që të habit është fakti se për 50 vjet u vesh me petkun e hajdutit të madh shqiptar mbreti Zog. Po a i vodhi vërtet mbreti Zog arin shqiptarëve?

Sipas gazetarit të njohur Katriot Dervishi në një dosier të plotë për çështjen e arit shqiptar thuhet se mbreti Zog u diktua nga rrethanat ndërkombëtare dhe me vendim të parlamentit shqiptar të lërë Shqipërinë të nesërmen e 7 prillit 1939. Për kohën që flitet thesari i shtetit shqiptar nuk ndodhej në Tiranë por në Romë.

Sipas dokumenteve dhe të dhënave që jep Josephine Dedet në librin e saj “Geraldina, mbretëresha e shqiptarëve” thuhet se Zogu mori me vete vetëm rrogat e ushtrisë. Sipas të dhënave që disponon Arkivi i Shtetit, ministri i Financave Kolë Thaçi tërhoqi sipas të gjitha rregullave shtetërore me autorizimet 2031/65 dhe 2031/79 (të datave 31 mars dhe 3 prill 1939), shumën e 448.535 frangave ari, të cilat ishin në llogari të Mbretit Zog. Në lidhje me këtë drejtori i thesarit Kel Naraçi në relacionin 73/1 të datës 6 qershor 1939, thotë:“I nënshkruemi Kel Naraçi dhe arkëtari i përgjithshëm Ramadan Berberolli pritshin në zyrë sipas telefonatës të ish kryeministrit (Kostaq Kotta). Pas pak arriti në bankë një automobil i pallatit i shoqnuem nga dy ushtarë e një toger i gardës i quajtur Selim Gjoci, i cili …….ftoi të nënshkruemin (K.N) dhe arkëtarin e përgjithshëm që ta shoqëronin tek Mbreti Zog me të gjithë gjendjen e monedhave të arit që u nxorrën nga arka nën vrojtimin e togerit Selim Gjoci, i cili fut në strajca sasinë e tregueme më sipër (448.535 franga ari), e cila sipas thënieve të ish ministrit Kolë Thaçi do të merrej në dorëzim me proces – verbal të nënshkruem prej pjestarëve të Këshillit Ministror që ishte mbledhur në shtëpinë e z.Kostaq Kotta, ku gjetëm Mbretin Zog, midis ministrave Musa Juka, Ekrem Libohova, Faik Shatku dhe Abdurrahman Matit, Xhaferr Ypit, Sotir Martinit, Allaman Çupit, Ndoc Kurti, Jani Dallamanga, Milto Noçka etj…….

Në prani të tyne i lëshuem për anë ku kishte ndenjë Mbreti Zog të 13 strajcat që mbajshin monedhat e arit në llojet e sasitë e tregueme në konfirmacionet bashkangjintur…………

Në shtëpi ndëgjoheshin telefonime, urdhna, nervozitet e qëndrime luftarake në një rrëmujë e tension të papërshkuem……..Ndërkohë meqë aeroplanët po fluturonin përsipër, Mbreti Zog me pjestarët e Këshillit që kish për anë, shkoi te shtëpia e vëllait të vet Xhelalit, ngutësisht tue marrë me vete dhe arin që ish në saketa në anë të tij. Në këtë rast arkëtarit Ramadan Berberolli iu tha të shkonte përsëri në zyrë i shoqnuem prej togerit Selim Gjoci për t`i dhënë edhe ç`ndodhje tjetër në arkë si monedha, banknota, ar, etj, në dorëzim te Mbreti Zog dhe për t`i çuar në shtëpinë e Xhelalit. Z.Ramadan Berberolli dorëzoi në shtëpinë e zotit Xhelal Zogu 118.195 franga ari dhe qëndroi deri në orën 16.00 në shtëpinë e zotni Xhelalit për me mujtë me marrë ndonjë dëftesë nga Mbreti Zog për të gjithë sasinë e arit e të monedhave që arrijshin 566.975 franga ari. Vetëm pas numërimit e në ikje e sipër, pas shumë përpjekjesh, iu mor major Allaman Çupit, adjutant favorit i Mbretit, që të nënshkruante për të, një dëftesë (dorëmarrje) si kopja bashkëngjitur”.

Në tërësi duhet thënë se Mbreti Zog tërhoqi nga arka e shtetit shqiptar në prani dhe me miratim të Këshillit të Ministrave, shumën e përafërt të 567 mijë frangave ar që përbënin 183 kilogram ar. Duhet kujtuar se rroga vjetore e Mbretit Zog ishte 500 mijë franga ari. Po ashtu duhet të kemi parasysh se në favor të tij shkonte edhe shuma e përfituar nga shitja e një pylli në Mat. Siç edhe shikohet Mbreti Zog ka marrë me vete pak më shumë se rrogën e një viti.

Kjo sasi monetare është përdorur në masën më të madhe për të paguar rrogat e personave që shoqëruan Mbretin dhe diplomatë si Faik Konica etj. Ky i fundit ka qenë edhe ndër njerëzit më të paguar (më 13 korrik 1942 për shembull ka marrë një mijë dollarë). Si provë për këtë kemi mundur të gjejmë edhe një pjesë të dëftesë pagesave të përdorura atëherë. Në këto deftesë pagesa figurojnë ndër emrat më njohur edhe Mirash Ivanaj, Mehmet Konica, Abaz Kupi, Hiqmet Delvina, Qemal Butka, Peter Kolonja, Nikola Prifti etj,

Për t`u kujtuar është gjithashtu fakti që pushteti i ri i vendosur pas 7 prillit 1939, sekuestroi edhe shumën e 20 mijë frangave ari të Mbretëreshës Geraldinë, shumë e cila ndodhej në Bankën e Shqipërisë dhe që nuk ishte tërhequar nga poseduesja. Dekreti i ministrit sekretar shteti për Drejtësinë doli më 16 shtator 1939 dhe u botua në “Fletorja Zyrtare” më 5 dhjetor 1939, pasi është mbajtur si “sekret” për disa javë.

Këtë version zyrtar dhe shkresor e konfirmon në kujtimet e saj dhe mbretëresha Geraldinë. Duke qenë se në ato ditë të vështira për popullin shqiptar ajo sapo kish sjellë në jetë djalin e saj Lekën, e përshkruan këtë situatë si kaotike dhe shumë të vështirë. Gjendja e saj shëndetësore ishte përkeqësuar. Ajo deklaron se mbreti Zog mori me vete vetëm aq ar me të cilat pagoi ushtrinë shqiptare për 6 muaj. Faktet treguan që në ekzil gjendja e tyre financiare ishte shumë e vështirë dhe për shumë kohë ato jetuan falë mirësisë së mbretërive të ndryshme që i ofruan mikpritjen e tyre. 

A e vodhi vërtet mbreti Zog floririn shqiptar? Ja ç’thonë dokumentet… Read More »

“Nuk qeveriset nga facebooku, përndrshe vetqeverisim”, shikoni si i përgjigjet Rama qytetarit .

[sgmb id=”1″]

Kryeministri Edi Rama, ka një komunikim të vazhdueshëm më ndjekësit e tij në rrjetin social “Facebook”, ku së fundmi ai u ka kërkuar atyre të flasin lidhur me problemet  që i shqetësojnë.

Një qytetar i shkruan duke i thënë që si kryeministër qe është, duhet ti dije vetë problemet e popullit. Ai thekson se çdo qytetar që i shkruan ka halle dhe probleme të ndryshme dhe është e pamundur për ti zgjidhur.

Por nga ana e tij, Rama nuk ka përtuar të komentojë duke i thënë se është në dijeni të këtij fakti, por të gjithë bashke do ia dalin.

Qytetari:  O zotni i nderuar ti duhet di dish vet peoblemet e shqiptarve, e jo ti thon ato ty se ndryshe vetqeverisim ne,ne shqiperi ka 3 miljon e kusur njerz Dhe kemi 6 miljon e kusur halle……..mos u merr me sugjerime se secili ka halle te ndryshme? Te pershendes #zoti_kryeministër

Rama: Miq, ideja eshte e thjeshte: Pse qeveria, ministrat, duhet te pyesin apo degjojne vetem vartesit dhe mos pyesin e degjojne edhe njerezit e zakonshem?! Une mendoj se teknologjia e re, permes kesaj platforme, na jep nje mundesi fantastike qe te bashkeqeverisim realisht, konkretisht, dhe njerezit e zakonshem mos jene viktima pa goje perballe padrejtesive qe u behen ne zyrat e shtetit, po te mund te komunikojne direkt me qeverine e tyre, me ministrin perkates! Jo vetem kaq, po edhe per nismat e tyre ne komunitet, te mund te gjejne vemendje e mbeshtetje, si edhe te ndajne ne kete platforme opinionet e tyre per ligje, vendime, nisma qeverie😊 E di qe eshte e lehte ta thuash, e veshtire ta besh, por duhet ta bejme dhe do ta bejme se bashku, per nje koalicion kuqezi, me njerezit e Shqiperise jo me politikanet e me partite e tepsise.

“Nuk qeveriset nga facebooku, përndrshe vetqeverisim”, shikoni si i përgjigjet Rama qytetarit . Read More »

Mjeku i shkruan Ramës: Ja sa para më kërkoi shefi i kabinetit të ministrit, për t’u punësuar.

[sgmb id=”1″]

Një mjek i cili emigruar në Britaninë e Madhe pasi nuk gjeti dot punë në Tiranë, ka bërë një denoncim në faqen e tij në facebook, ku tregon raste dhe emra konkretë të korrupsionit në shëndetësi.

Diamant Kuka ka përfunduar shkollën në Universitetin e Prishtinës, siç thuhet edhe në faqen e tij në rrjetin social. Por që të punësohej në QSUT, ish shefi i kabinetit të Ilir Beqjes i kërkoi 15 mijë euro rryshfet.

Më pas Kuka i ka treguar kryeministrit Rama edhe raste të tjera, kur për tu punësuar, duhet të paguaje nga 5 deri në 15 mijë euro.

Statusi i Kukës

Z. Rama, kryeminister i Republikes se Shqiperise,

Nisur nga nisma qe keni ndermarre per te bere “shtet”, dhe kerkoni te denoncojme abuzuesit zyrtare te administrates se deritanishme, po jap eksperiencen time dhe te njerezve te mi.

Mua mu kerkua per nje vend pune ne QSUT 15 mije euro nga ish shefi i kabinetit (Artur Lama) te ministrit te shendetesise, se bashku me kryhajdutin I. Beqaj. Kisha fut miq edhe dy deputet te PS, qe jane edhe sot te rizgjedhur, dhe nuk munden ti mbushin mendjen Ilir Beqaj se une isha mjek i mire (kish rastis tu sherbeja familjareve te ketyre deputeteve), por Beqaj donte eurot vella. Nuk pagova, ika emigrova dhe tash punoj ne UK.

Nje kusherires time i kerkuan euro dhe ajo i dha se ishte familjare, 15 mije euro po nga i njejti person (A. Lama) per te filluar pune si mjeke specialiste ne nje poliklinike ne Tirane. Sot vazhdon punen, akoma si ka bere leket qe ka paguar.

Nje shoku im, beri nderyrje sic e di edhe ti si behen, dhe e uli cminin ne 10 mije euro, po te i njejti person, A. Lama, dhe sot eshte ne pune ne nje poliklinike afer Brrylit. As ky nuk besoj se i ka bere akoma leket qe ka paguar.

Nje mjekje tjeter iu kerkuan 25 mije euro per tu punesuar ne nje maternitet ne Tirane, nga ish drejtuesit e maternitetit dhe ministria (Artur Lama dhe Like Beqaj), do binin dakort ata me njeri tjetrin. Sot me sa kam informacion, nga ai maternitet kane ikur nja 4-5 mjeke nga shteti ne privat sepse eshte rrenuar keq fare dhe nuk fillon njeri kollaj aty po tu japesh lek e jo tu kerkosh, dhe nja 4-5 mjeke po nga ai maternitet mezi po presin te ikin, jane ne proces te mbrojtjes se gjuhes, ose tentativa me rregulluar nje page te mire ne sp. private.

Nje mjeke specialiste te spitali ushtarak ka paguar 8 mije euro me ulje cmimi. E njoh mire se e rekomandova une, se me thane na duhet dhe eshte moment me hy ne pune pa lek, e kisha gabim, i dha leket si ceco, para te ndara nga drejtoria e spitalit me mininistrine e shendetesise.

Nje mjek tjeter qe do shkonte te punonte ne rrethe per mungese mjekesh specialiste, iu kerkua , nga shoku Tur Lama, gjysma e bonusit (1 miljon te vjetra bruto ose diku te 80000 neto qe ti nxorre me VKM), dhe nuk iku fare sa te bente parapagese te Tur Lama, e sot punon ne Gjermani.

Nje infermiere per tu punuesuar ne QSUT iu kerkua 5 mije euro, e nuk mundi te paguaje dhe sot punon ne nje spital privat.

Ka edhe shume e shume raste te tjera, qe ju zoti Kryeminister i dini sepse ju eshte derguar informacion nga te tere rruget e komunikimit deri me sms ne celularet tuaj personal.

Nese ne shendetesi do vazhdoje rekrutimi i personelit me lek e euro, nese lyerja e fasadave do kushtoje me shume se infrastruktura, paisje, mjete, e kushte pune…nese pagesat e personelit te mjekesise do jene ne kete nivel, packa qe pesoi nje rritje modeste, por qe nuk ka asnje vlere me inflacionin dhe cmimet e tregut, mjekesia ka vdekur fare, dhe do e kesh te shtrire ne shtatin e vdekjes dhe per 4 vite te ardhshme, megjithe perkushtimin e mundshem human e profesional te bluzave te bardha qe nuk mund te bejne me shume se kaq.

Nese shendetesia nuk drejtohet nga bluza te bardha nga qendra ne periferi, askujt tjeter nuk i dhimset shendetesia dhe kushdo qe te vije ne drejtim do e kete mendjen vetem te vjedhe ndonje gje. Aman vetem Petrelen e Rakacollin mos i vij se ikem te tere ne Gjermani.

Koncesionet ke mundesi ti besh edhe dy te shpejta, laboratori qe po finalizohet dhe imazheria qe e ke pas ne mendje.

Urgjencen prape leshoje me koncesion se edhe me kete model te atij Bratit e Beqes vdes te gjallet e ngjall te vdekurit.

Suksese ne jete kryetimonier…dhe kujdes kur te zbresesh nga pushteti se te ne do vish prape si pacient!!!!

Timonier mos kujto se bej shaka, se te flas me ne detaje po deshe, me emra e mbiemra, me shifra e detaje, me lidhje te nivelit te larte…deri te njerez shume shume afer teje. Por po e le me kaq, se po qe nevoja marr avionin e vij per 3 ore ne Podgoric, e pastaj marr taksi, se ne Rinas eshte bileta 3 fish.

Mjeku i shkruan Ramës: Ja sa para më kërkoi shefi i kabinetit të ministrit, për t’u punësuar. Read More »

Del në dritë misteri i vdekjes së Mehmet Shehut: Nuk vrau veten, u hoq qafe nga…

[sgmb id=”1″]

Vdekja e Mehmet Shehut vazhdon ende të rrethohet nga misteri. Ka qenë Ilir Bulka, ai i cili ka treguar disa detaje të reja mbi vdekjen e Shehut.

Kur Hoxha vendosi ta hiqte qafe, më parë mendoi që ta komprometonte në sytë e anëtareve të tjerë të Byrosë Politike shqiptare, duke e detyruar djalin e Shehut të fejohej me vajzën e një profesori të Universitetit të Tiranës, i klasifikuar si kundërshtar i regjimit. Mbas kësaj u mblodh një plenum i Partisë, në vijim të të cilit besnikët e Hoxhës bënë një sërë kritikash të mëdha mbi drejtimin e politikës ekonomike të qeverisë”. Mehmet Shehu bëri autokritikë, por kjo i dukej e pamjaftueshme diktatorit”- ka thënë ai.

Asnjë në Tiranë nuk e di se çfarë ka ndodhur në atë dhomë, nëse ishte vetë Hoxha apo ndonjë pasues i tij që qëlloi mbi kryeministrin, por u bë e ditur se Shehun e vranë dy plumba, gjë e pamundur në një vetëvrasje.Përkthyesi ngre dyshime të forta se Shehu mund të jetë qëlluar nga dora e ish- diktatorit Enver Hoxha.

Del në dritë misteri i vdekjes së Mehmet Shehut: Nuk vrau veten, u hoq qafe nga… Read More »

I vetmi ushqim që nuk duhet të hash nëse do të bësh udhëtime të gjata me makinë.

[sgmb id=”1″]

Udhëtimet e gjata me makinë mund të jenë jashtëzakonisht qetësuese, por edhe jashtëzakonisht të tmerrshme. Të jesh i ulur për orë të tëra në trafik kur ke nevojë të shkosh në tualet është një nga ndjenjat më të këqija në botë, prandaj sigurohu për gjërat që ha për të shmangur çdo situatë të pakëndshme gjatë udhëtimeve të tilla.

Të hash gjërat e duhura para një udhëtimi të gjatë me makinë mund të të duket e vështirë, por nuk është e pamundur. Gjithçka që duhet të shmangësh është një pengesë e madhe stomaku…Shmang çdo lloj fast food-i me çdo kusht. NUK i bën trupit asnjë favor, sepse këto lloj ushqimesh kanë përmbajtje të lartë yndyre dhe kripe, dhe kaloritë që kanë vetëm do të të rëndojnë më shumë stomakun duke bërë që gjatë gjithë rrugës të mos ndihesh rehat.

Përveç që janë ushqime që të bëjnë të shtosh në peshë, këto ushqime janë të njohura që shkaktojnë inflamacion, fryrje barku dhe gazra – arsye të mjaftueshme që nuk të duhen gjatë rrugës së gjatë.Kështu, sado joshëse mund të jenë, qëndro sa më larg këtyre ushqimeve kur je për të udhëtuar me orë të gjata. Më e sigurt është të paketosh një vakt të vogël, si mollë apo miks frutash të tjera, për të mbajtur barkun sa më lehtë, por edhe trupin të shëndetshëm.

I vetmi ushqim që nuk duhet të hash nëse do të bësh udhëtime të gjata me makinë. Read More »

Si “mashtrohemi” në rrjetet sociale, ja fotot që tregojnë të vërtetat.

[sgmb id=”1″]

Kur vjen puna për të marrë më shumë like apo komente në rrjetet sociale, të gjithë nuk harrojmë të vendosim disa filtra në fotot që postojmë.

Megjithatë, disa njerëz kanë shkuar shumë më larg se kaq.

Çdo foto e mëposhtme do ju dukej shumë reale nëse e shihnit në rrjete sociale por në fakt nuk keni ditur asgjë për to.

Ju tregojmë disa truke që përveçse do ju habisin, do ju bëjnë gjithashtu të qeshni pafund!

Si “mashtrohemi” në rrjetet sociale, ja fotot që tregojnë të vërtetat. Read More »