Aurora

Sëmundja e rrallë që muskujt i kthen në kocka

Holly LaPrade një 37-vjecare vuan nga një sëmundje e rrallë gjenetike e quajtur fibrodysplasia ossificans progressiva, ose FOP.

Të gjitha muskujt e saj dhe indet e tjera të buta po kthehen ngadalë në kockë, përcjell albeu.com.

Ka vetëm 800 raste të konfirmuara në të gjithë botën dhe nuk ka trajtim ose shërim efektiv për këtë sëmundje.

LaPrade, ka humbur një pjesë të lirisë së saj, por nuk pranon që FOP ta ndalojë atë të ndjekë karrierën e saj si gazetare, apo duke shkuar në koncerte në SHBA për të rritur ndërgjegjësimin e FOP.

FOP sjell që kocka të rritet aty ku nuk duhet, gjatë gjithë jetës së një njeriu.

Shpesh, kocka formon nyje dhe gradualisht zvogëlon lëvizshmërinë.

Sëmundja shfaqet në shpërthime, të cilat shkaktojnë ënjtje, dhimbje dhe gunga të dukshme në trup.

 

Sëmundja e rrallë që muskujt i kthen në kocka Read More »

7 parashikimet e famshme të Bill Gates që mund të realizohen

Mund të jetë nga nevoja e mendimit në perspektivë ose nga frekuentimi i rrjeteve të një niveli të lartë, gjithsesi Bill Gates më shumë se për pasurinë është i njohur për vizionin e tij të ftohtë për të ardhmen. Milioneri, babai i Microsoft-it ka bërë parashikime të goditura (në vitin 1999 kishte cekur përhapjen e smartfonëve dhe median sociale). Ja disa nga parashikimet që ka sjellë kohët e fundit dhe që nuk duken shumë larg nga realizimi.
Do të zhdukim poliomelitin
Në raportin e tij vjetor të 2013 Gates shpresonte se do të zhduknim poliomelitin brenda 6 viteve. Falë një fushate vaksinuese objektivi për vitin 2019 duket se është i afërt. Në vitin 2016 ka patur vetëm 37 raste të reja të paralizës infantile, në fund të viteve 1800 rastet ishin 400 , ndërsa në vitet 1900 gjatë epidemive sëmundja prekte 400 mijë fëmijë çdo vit. Sipas Gates, poliomeliti mund të bëhet sëmundja e dytë pas lisë që zhduket nga suksesi ynë shkencor.
Pagesat do të jenë virtuale
“Brenda 2030 dy miliardë persona që nuk kanë një llogari bankare do t’i lenë ato mënjanë dhe do të paguajnë me celularët e tyre”, shkruante Gates në letrën e tij vjetore të 2015. Në këtë pikë siguruesit e parasë së lëvizshme do të ofrojnë një gamë opsionesh që nga investimet në financim deri në sigurimet. Realisht shërbime financiare të këtij lloji po përmirësojnë dukshëm jetën në vendet në zhvillim me aktivitet ekonomik me rendiment të ulët, me infrastrukturë bankare akoma të pamjaftueshme. Suksesi i M-Pesa, një shërbim pagesash i lindur në Kenia që falë transferimeve të parave online lehtëson mikrokreditë.
Do të rrezikojmë shumë jetë për bioterrorizmin
Në një konferencë në Monako, Gates tha se një nga risqet më të mëdha për shëndetin global është mundësia e patogenëve që përhapen përmes ajrit, të produkteve sintetike me qëllim terrorizmin, p.sh. një version artificial i virusit të lisë ose e një gripi më të fuqishëm se norma. Sipas ekspertëve një kërcënim i tillë mund të realizohet pas 10-15 vitesh. Në një vit një patogen agresiv mund të infektojë më shumë se 30 milionë persona. Kjo është arsyeja se pse milioneri është në krye të fushatës së vaksinimit.
Robotët do të na vjedhin punën
Në këtë ide Gates është pesimist. Brenda 20 viteve të ardhshëm mund të jenë miliona vende të humbura për shkak të robotëve gjithnjë e më shumë efikasë dhe mjaft të avancuar.
Afrika nuk do të importojë më ushqim
Kontinenti afrikan mund të rritë produktivitetin agrar në 50% brenda 2030, duke u kthyer kështu në vend autonom për ushqimin. Afrika aktualisht importon 50 miliardë dollarë nga jashtë edhe pse 70% e banorëve të Afrikës nënsahariane merren me agrokulturë. Zhvillimi i produkteve më ushqyes, rezistentë ndaj sëmundjeve dhe thatësirës, sipas Gates mund të dyfishojë rendimentin agrar të kontinentit.
Bota do të përdorë energji të rinovueshme
Një nga parashikimet më të pritshme mes atyre të Gates është edhe panorama energjike. Brenda 15 vitesh Toka mund të funksionojë në pjesën më të madhe me energji të pastër. Do të ishte një revolucion ambiental dhe ekonomik. Në disa vende mungojnë energjia elektrike, uji, kështu që në orët e natës duhet të pushojë çdo tip i aktivitetit.
Varfëria kështu si e njohim do të zhduket
Të gjitha këto risi në aspektin digjital, vaksina, agrokulturë do të sjellin fundin e varfërisë brenda 2035. Nuk është utopi, por një problem i përcaktimit. Aktualisht Banka Botërore quan varfëri një buxhet të barabartë ose nën 1.90 dollarë. Në më pak se 20 vjet pjesa më e madhe e popullatës mund të dalë nga ky prag për të hyrë në atë të pagesave të mesatarisht të ulëta meqë nivelet e ndihmave për vendet e emergjencës vazhdojnë ende.

7 parashikimet e famshme të Bill Gates që mund të realizohen Read More »

Fotografi të rralla nga varrimi i Naim Frashërit

Naim Frashëri është poeti më i madh i Rilindjes Kombëtare. Ai shkroi gjithë jetën për vendit e vet, por ndërroi jetë në Turqi.

Për të nderuar veprimtarinë e tij, eshtrat u sollën nga Stambolli në atdhe, në vitin 1937. Italianët i ndërtuan një varr monumental e për rrjedhojë i riorganizuan një ceremoni tjetër në 1940 në Tiranë, që dëshmohet nga këto foto të arkivit italian “Luce”.

Të njëjtën praktikë do të ndiqnin edhe komunistët të cilët do të organizonin edhe dy ceremoni të tjera rivarrimi; herën e parë për ta vendosur në lulishten pranë kryeministrisë e herën e dytë për ta vendosur pranë dy vëllezërve të tij.

Fotografi të rralla nga varrimi i Naim Frashërit Read More »

Kjo është surpriza e motit në Shqipëri për natën e ndërrimit të viteve

Edhe përgjatë ditës së premte do të ketë reshje të shiut dhe dëbore në Shqipëri, ndërsa më tej pritet që radhën ta marrë moti i kthjellët.
Gjatë ditës së premte dhe në mbrëmje pjesa më e madhe e zonës malore do të ketë reshje dëborë dhe pjesa tjetër e territorit. Ndërsa bregdeti dhe ultësira perëndimore do të kenë reshje të pakta dhe të përkohshme.

Por ndërsa në këto ditë po ndjeni të ftohtit, sinoptikanët japin një lajm të keq. Temperaturat e ulëta do të na shoqërojnë deri në fund të vitit. Ndërsa dita e ndërrimit të viteve, pra 31 dhjetori, do të jetë i acartë. Temperaturat parashikohet që të bien edhe më shumë. Kështu që për shumë të rinj që kanë menduar që natën e Vitit të Ri ta kalojnë jashtë duke festuar, bëjnë mirë të vishen trashë.

Dita e parë e 2018 do të rikthej reshjet e shiut në të gjithë territorin e vendit.

Kjo është surpriza e motit në Shqipëri për natën e ndërrimit të viteve Read More »

Ushqimet me te mira kurative per shendetin e melcise

Mëlçia e një të rrituri peshon mesatarisht 2.2 kg. Ajo është një nga organet më jetësorë të organizmit.

Është përgjegjëse për shumë funksione duke nisur që nga tretja, metabolizmi, imuniteti, dhe akumulimi i ushqyesve për të cilët trupi ka nevojë.

Për më tepër, mëlçia sekreton substanca të nevojshme për pjesë të tjera të trupit.

Një mëlçi e shëndetshme rregullon përbërjen e gjakut, largon toksinat dhe përpunon ushqyesit, duke lehtësuar proceset e trupit.

Hudhra

Hudhra është fantastike për pastrimin e mëlçisë. Ajo aktivizon enzimat e nevojshme për largimin e toksinave.

Hudhra përmban dy përbërës natyralë që quhen alicinë dhe selenium që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë nga dëmet toksike.

Qitro

Është një burim i mirë i vitaminës C, pektinës dhe antioksidantëve, duke përshpejtuar kështu pastrimin natyral të mëlçisë.

Një prej këtyre antioksidantëve neutralizon radikalet e lira dhe detoksifikon mëlçinë edhe nga metalet e rënda.

Panxhari

Është padyshim një super ushqim që pastron dhe mbështet mëlçinë.

Panxhari përmban flavonoidë dhe beta karoten që përmirësojnë dhe stimulojnë funksionet e mëlçisë.

Panxharët konsiderohen si pastrues natyralë të gjakut.

Limonët

Limonët ndihmojnë në detoksifikimin e mëlçisë falë antioksidantëve që aktivizojnë enzimat pastruese të mëlçisë.

Sasia e lartë e vitaminës C ndihmon në prodhimin e shumtë të këtyre enzimave dhe përmirëson tretjen.

Limonët shumëfishojnë përthithjen e mineraleve nga mëlçia.

Avokado

Avokado ka substanca të fuqishme që pakësojnë dëmet e mëlçisë. Avokado përmban glutathione për të cilën mëlçia ka nevojë të largojë toksinat dhe të funksionojë mirë.

Mollët

Një mollë në ditë, është fantastike për mëlçinë. Molla është pjesë e mbrojtësve natyralë të këtij organi, sepse përmban pektinë që largon toksinat nga sistemi tretës dhe kolesterolin nga gjaku, duke i hequr mëlçisë barrën e padëshiruar.

Arrat

Arrat dhe amino acidet që ato përmbajnë i vijnë në ndihmë mëlçisë për t’u pastruar.

Arrat përmbajnë gluthione dhe acide yndyrore Omega-3 që janë aleatë të një mëlçie të pastër.

Brokoli

Ju duhet të hani brokoli më shpesh, sepse përbërësit e tij largojnë qelizat e dëmshme dhe toksinat e tjera nga organizmi. Fibra tek brokoli përmirëson tretjen.

Ushqimet me te mira kurative per shendetin e melcise Read More »

Cfare i ndodhi Fatmir Xhafës në Elbasan, Policia fshehu incidentin

Mesa duket gjatë vizitës që ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa kishte në Elbasan, ka ndodhur një incident. Një qytetare nga Elbasani i ka shkruar ish-kryeministrit Berisha. Policia e Elbasanit dhe as reporterët prezentë në incident nuk kanë transmetuar asgjë rreth këtij rasti. Ja si e tregon historinë vajza e ish-oficerit të ndaluar nga policia:

“Pershendetje dr Berisha! Une qe po ju shkruaj quhem Rovena Çala. Babai im Bujar Çala ish oficer policie i liruar padrejtesisht nga rilindja bolshevike e Edvin Kristaq Rames jeton momente deshperimi te thelle.

Sot Policia e Elbasanit e ka shoqeruar ne polici. Duket pak si e cuditshme por eshte e vertete. Ja arsyeja e shoqerimit: Rreth ores 14.00 ne Teatrin Skampa Ministri i Brendshem Fatmir Xhafa ishte ne nje nga sallat e hotel Turizmit Elbasan. Sapo doli Ministri nga Turizmi dhe ju drejtua makines babai im Bujari i doli perpara duke e pershendetur me stlin sovjetik duke ngritur grushtin lart. Donte ti bente nje urim special per mireseardhjen ne qytetin e Elbasanit.

Me tej babai vazhdoi duke thirrur: “Rrofte Marksizem-Leninizmi! Rrofte diktatura e proletariatit! Rrofte Komiteti Qendror i Partise Komuniste Shqiptare me ne krye shokun Edvin Kristaq Rama! Ministri Xhafa nuk beri ze, por me bishtin nder shale hipi ne makine dhe u largua. Sigurisht kjo skeme u krye ne prani te mjaft policeve civile e me uniforme te cilet nuk vepruan.

Pas kesaj babin tim ne shtepi erdhi e mori nje fugon policie dhe e shoqeruan ne komisariat. Nuk e kuptoj se cfare vepre ka kryer im ate per tu shoqeruar ne polici. Ai nuk shau askend vecse thirri rrofte, rrofte, rrofte… Pershendetje me te kendshme ministri nuk besoj se ka marre ne asnje vend. Shqetesimi me i madh per babin tim mbetet se sic konstatoi ne komisariat disa police ishin te trembur se mund te pezulloheshin nga detyra per mosveprim.

Eh, policet e shkrete nuk dine ç’te bejne. Veçse nje gje eshte e sigurt se policet nuk jane fajtore dhe s’kane pse te ndeshkohen. Ju lutem dr Berisha shperndajeni kete mesazh. Me respekt”.

Cfare i ndodhi Fatmir Xhafës në Elbasan, Policia fshehu incidentin Read More »

Flet vëllai i Mehmet Shehut tregon detajet e frikshme: Si më ndiqte këmba- këmbës

Duro Shehu, vellai i ish kryeministrit shqiptar Mehmet Shehu ka ndare ne media përjetimet e trishta nga dita e mortit të të vëllait, vdekja e të cilit vijon të mbetet një nga ngjarjet më misterioze të regjimit komunist.

Ju ndodheshit jashtë shtetit kur vrau veten Mehmet Shehu?

Jo, kisha vetëm dy ditë që isha kthyer nga Austria.

Kuroheshit në Austri…

Kisha shkuar aty nga fundi i tetorit 1981. Pra, në kulmin e konfliktit midis Enverit dhe Mehmetit, që edhe pse i rezervohej opinionit, përflitej gjithkund në mjediset e zyrtarëve partiakë. E ndeva këtë edhe në Vjenë, madje që në takimin e parë me personelin e Ambasadës që më priti ftohtë. Acari i marrëdhënieve të tronditura në Tiranë kishte mbërritur edhe atje. Diplomatët, për natyrën e punës që kryejnë, me sa duket ishin njoftuar për këtë histori të pazakontë.

Se bëhej fjalë për përplasjen e numrit Një me numrin Dy të regjimit. Me ambasadorin Musin Kroi dhe sekretarin e parë të Ambasadës Engjëll Koloneci, pinjoll i familjes së Teki Kolonecit, krushkut të Enver Hoxhës, isha njohur dhe më parë dhe kisha pasur raporte të mira, po me sa duket këtë radhë ata ishin futur në njëlloj sikleti. E kuptoja shumë mirë pozicionin e tyre dhe mundohesha që të kisha kontakte sa më të pakta, jo vetëm për t’i ruajtur, por edhe për t’i shpëtuar syrit të njerëzve të Sigurimit, që më gjurmonin ngado nëpër Vjenë. Se të them të drejtën kam pasur jo pak provokime nga njerëzit e këtij kallëpi.

Ju kanë provokuar njerëzit e Sigurimit në Vjenë?

Ata më kanë gjurmuar këmba-këmbës gjatë gjithë kohës që qëndrova aty. Po nuk kanë munguar dhe provokimet nga sejmenët e tyre…

Kur thoni ju kanë provokuar, çfarë keni parasysh?

Më kanë ndodhur ngjarje nga më befasueset gjatë qëndrimit në Vjenë. Ngjarje që inicioheshin nga profesionistët e zbulimit sekret. Mjafton t’ju kujtoj një të tillë për të kuptuar sjelljen misterioze të këtyre njerëzve që dirigjoheshin nga zbulimi politik i Tiranës. Më 29 nëntor 1981, Ambasada jonë atje organizoi një pritje me rastin e festës së çlirimit. Si zakonisht, në të tilla evente ishin ftuar diplomatë të akredituar në Vjenë, miq të Shqipërisë dhe bashkëkombas që jetonin atje. Njëri nga punonjësit e Ambasadës më njoftoi dhe mua të merrja pjesë.

Fillimisht hezitova, por këmbëngulja e tjetrit më bindi dhe shkova. Shkova, por më doli ajo që nuk e prisja. Një çast, gjatë ceremonisë, teksa qëndroja me familjarët e personelit të Ambasadës, m’u drejtua një burrë shtatlartë me mustaqe. Si u përshëndetëm, më pyeti për Mehmetin. “Si e kemi Kryeministrin me shëndet, se kemi dëgjuar që ka qenë sëmurë?”. Aty për aty u mundova të dredhoja, duke i thënë se më kishte ngatërruar me ndonjë tjetër. “A s’jeni ju Duro Shehu, vëllai i Kryeministrit?!”, ma ktheu ai me një shqipe të pastër të dialektit kosovar. Mbeta ngushtë dhe nuk dija çfarë të bëja.

Në rrëmujë e sipër u largova pa rënë në sy. Tërë natën nuk e vura syrin në gjumë. Çfarë ishte ky kosovari që interesohej për shëndetin e Mehmetit. Të nesërmen pyeta një shok të Ambasadës se kush ishte ai kosovari që u takua me mua. Ai më tregoi se është një mik i mirë nga Kosova që kishte ardhur bashkë me vëllain nga Gjermania. Kjo ngjarje e papëlqyeshme më bëri që të kërkoja kthimin në Tiranë, mirëpo zyrtarët tanë atje më detyruan të vijoja kurimin. Ashtu bëra. Në Tiranë u ktheva më 15 dhjetor 1981. Gjatë gjithë udhëtimit jam ndjekur nga afër nga njerëzit e policisë sekrete…

Flet vëllai i Mehmet Shehut tregon detajet e frikshme: Si më ndiqte këmba- këmbës Read More »

Filmohet në liqenin e Prespës krijesa e mistershme, monstra e njohur si “Loch Ness”

Disa shqiptarë kanë arritur të kapin në kamera atë që besohet të jetë një krijesë mitologjike që jeton në liqene, e njohur si monstra “Loch Ness”.

Video është filmuar në Liqenin e Prespës nga banorët e zonës. Personi që filmon me kamera duket teksa nxiton për ta filmuar nga afër.

Nga uji i liqenit shfaqet ajo që duket si qafa e krijesës së mistershme. Ajo lëviz lartë e poshtë derisa zhduket nën ujë.

Banorët thonë se krijesa është identike me atë që u shfaq 5 vite më parë po në liqenin e Prespës por në pjesën greke. Video ka bërë xhiron e mediave ndërkombëtare.

Filmohet në liqenin e Prespës krijesa e mistershme, monstra e njohur si “Loch Ness” Read More »