Kur edhe pak orë ndajnë nga protesta e paralajmëruar e opozitës për t’u zhvilluar më 27 janar, por merren masa për garantimin e rendit dhe sigurisë. Në këtë kuadër me sa duket po merren masa edhe sa i takon sigurisë së godinës së Kryeministrisë.
Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, ka publikuar një foto mbrëmjen e sotme në profilin e tij në “Facebook”, ku disa punëtorë janë angazhuar për të mbuluar me skena hyrjen kryesore të godinës së Kryeministrisë.
“Frika si mullar. Mobilizim mbrojtje pigalit me skela strukturore”, shkruan Jamarbër Malltezi, bashkangjitur fotos.
Kujtojmë se edhe në protesta të tjera janë marrë masa të kësaj natyre, ku pjesa ku ndodhet dritat në hyrjen kryesore të Kryeministrisë është mbuluar me skela. Këto masa merren për të mos ndodhur dëmtime, edhe në rast se ndonjë protestues qëllon me sende të forta në drejtim të Kryeministrisë.
Historia e tyre padyshim përloti të gjithë shqiptarët dhe preku zemrat e të gjithëve. Bëhet fjalë për dy motrat nga Gramshi, të cilat kishin lindur me probleme, duke i detyruar që të ‘ngujohen’ në krevat. Babai i tyre, Hasani, i ftuar në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët” në ‘News24’ apeloi për ndihmë, pasi jetonte në kushte të vështira ekonomike. Lutjes së tij iu përgjigjën shumë shqiptarë.
E për t’i dhënë lajmin e madh, në Gramsh udhëtoi Elvis Naçi. Pasi kreu gjithë procedurat për t’i kaluar në pronësi shtëpinë ku jetojnë prej disa vitesh, Naçi ndau me këtë familje lajmin më të bukur që ata prisnin prej vitesh. Në një letër që lexoi Sidorela njoftohej se shtëpia tashmë është pronë e tyre. Ëndrra e madhe e vajzave u bë realitet.
“Të dashura Aisha dhe Sidorela. Historia e vështirë e familjes tuaj e rrëfyer në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” ka ngritur peshë me qindra dhe mijëra zemra shqiptarësh kudo ku jetojë. Lotët e sinqerta dhe dashuria e baba Hasanit per ju Aisha dhe Sidorela i ka tronditur të gjithë. Por edhe lotët e juaja të kristalta dhe dëshira e zjarrtë për ta parë babain tuaj të lumtur nuk ra në vesh të shurdhër. Të gjithë vëllezërit dhe motrat shqiptare kanë derdhur lot bashkë me ju dhe kanë vendosur më shumë se kurrë që lotët tuaj të hidhërimit të khthejnë në lot gëzimi. Shqiptarët dhuruan me zemër të gjitha paratë e domosdoshme që kjo shtëpi të regjistrohet në emrin e babait tuaj.”
Ta gëzoni dhe si nje fole dashurie ta përjetoni!
Të papërshkrueshme janë emocionet e vajzave dhe babait të tyre për lajmin e mirë që morën. Aisha vajza e sëmurë që nuk është ngritur kurrë në këmbë më parë me emocioneve shprehet pas këtij lajmi: Mu duk sikur u ngrita në këmbë!
Brenda një jave në këtë shtëpi ndodhën shumë mrekullira. Për vajzat ka edhe një lajm tjetër të mirë:
Motrat Pëllumbi do të shijojnë më në fund edhe lirinë. Ato mund t’i lënë përkohësisht shtretërit ku janë gozhduar prej vitesh. Sidorelës iu sigurua një karrige lëvizese ndërsa Aishës nje shtrat i specializuar për gjendjen e saj shëndetësore.
Po ashtu Hasani i cili ishte operuar pasi ka tumor në mushkëri do t’i nenshtrohet kontrolleve të detajuara mjekesore, ndërsa falë zemërgjerësisë së shqiptarëve nuk do detyrohet të dalë e të shesë në rrugë. Për të është siguruar një pagë e mirë mujore, me qëllim që të jetë gjithmonë pranë vajzave. Pagesa është siguruar nga emigrantët shqiptarë nëpër Europë. Edhe bashkëshorta e tij me probleme në dëgjim do të trajtohet.
Mes shqiptareve që dëshirojnë të ndihmojnë, është edhe nje mesues nga Burreli, i cili në një mesazh drejtuar Elvis Naçit shkruante se në pamundësi për të ndihmuar financiarisht, ishte gati të shiste gjakun e tij dhe paratë t’i dhuroheshin Hasanit, Sidorelës dhe Aishes. Pas lajmit se shtëpia është regjistruar në emër të Hasanit, u pa të përlotej moderatorja Ola Bruko dhe Elvis Naci.
Arben Ristani, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, tha në studion e Syri.net se me LSI janë në një bashkëpunim opozitar dhe jo në një ndarje pushteti. Sipas tij, të bashkohesh kundër Edi Ramës dhe pushtetit të tij, që është e keqja e madhe që kemi përpara, nuk ka asgjë të keqe.
Në lidhje me ish-ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri, Ristani tha se ai është shëmbëlltyra e Rilindjes dhe çështja e hetimit të tij nuk është si ato që mund të mbyllen duke thënë se çudia më e madhe 3 ditë zgjat.
“Ata erdhën duke uzurpuar dhe zhbërë policinë e shtetit, sollën të gjithë të larguarit, përfshi këtu edhe ata që ishin larguar nga vetë qeveritë e PS-së më parë, rikthyen në detyrë llumin e llumit, me një ministër pa përvojë, me një njeri që ka tentuar vetëvrasjen në rininë e tij”, tha Ristani.
Sipas tij, pikërisht ky llum bëri që të çonte Policinë në atë drejtim për kanabizimin e vendit, aq sa u çmend Europa nga tonelatat që dilnin nga Shqipëria.
“Droga nuk mbillej në Shqipëri pa shtruar rrugën më parë, që policia nuk do të luftonte fenomenin apo nuk do të kishte bashkëpunim me mafian italiane”, tha Ristani.
Në vijim ai tha se opozita ka një alternativë të përpunuar dhe padyshim që është më e mira, duke mos i kërkuar shqiptarëve timon apo tepsi, por duke i dhënë zgjidhje problemeve.
“Rama do të largohet vetëm me vullnet popullor, shqiptarët kanë dëshirë të mos kthehen më në diktaturë dhe ajo që nis nesër do të vazhdojë deri në largimin e Edi Ramës”, tha Ristani.
Një tjetër rast rrëqethës është publikuar sot në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” në ‘News24’.
Ishte Sidorela e cila rrëfeu se ka një idhull: do donte ta shihte njëherë nga afër kengetarin dhe kantautorin Alban Skenderaj.
Sic thote ajo, muzika e Albanit i qetëson dhimbjet e turpit dhe të shpirtit, e frymëzojnë dhe ajo humbet në tingujt e zërit të tij kur e dëgjon.
“Unë e pëlqej shumë muzikën. Këngëtari im i preferuar është Alban Skënderaj dhe kam shumë dëshirë ta takoj njëhëre. Cdo këngë e tij kur e degjoj, më duket se më lexon shpirtin. E nis ditën me këngët e tij. Kur nuk më zë gjumi dëgjoj këngët e tij. Kur jam me dhimbje dëgjoj këngët e tij. Është një këngëtar, që lum ne që e kemi. Mjafton t’i dëgjoja njëherë zërin, se e kam dëgjuar gjithmonë duke kënduar. Të më merrte Albani mua në telefon? Thjesht do bllokohesha. Nuk do më besohej se do ishte ai. Do doja të ishte dikush pranë meje të më pickonte, të më thoshte, shiko se është vërtet Albani.
Unë kur dëgjoj këngët e tij, humbas. Flasin njerëzit përreth, por une jam duke kënduar këngët e tij. Është emocion që kush ka një idhull më kupton. Ai të frymëzon, jep mesazhe shumë në tekstet e tij që shkruan, në muzikën që bën. Është më i miri, është i paarritshëm. E kam shumë qejf”, tregon Sidorela.
Nëse keni dëgjuar për “hënën blu gjaku” dhe për “super hënën”, pas pak ditësh do të keni mundësinë që t’i shikoni këto dy fenomene së bashku. Fenomeni i cilësuar nga shkencëtaret si Superhena blu pritet të ndodh me 31 janar. Ky kombinim jashtëzakonisht i rrallë i fenomeneve do të miksohet edhe me një të tretë: një eklips total hënor. Diçka e tillë ka që në vitin1866 që nuk ka ndodhur!
“Super hëna” është një fenomen që ndodh 4-6 herë në vit. Ajo përkon me distancën minimale midis Tokës dhe satelitit të saj, hënës. Kjo distancë nuk është gjithmonë e njëjtë dhe mund të ndryshojë. Në sytë tanë, hëna do të shfaqet 14% më e madhe dhe 30% më e ndritshme.
Po me 31 janar, do të ndodhë një fenomen i tretë: një eklips total hënor. Toka do të hyjë ndërmjet Diellit dhe Hënës. Hapësira ku ky fenomen do të jetë më i dukshëm do të jetë nga India në Amerikën Veriore perëndimore.
Për ne të tjerët: një udhëtim me aeroplan do të na e sillte “në pëllëmbë të dorës” këtë magji të natyrës.
Një 65-vjeçar është dënuar me 3 vite e 6 muaj burg vetëm sepse u fotografua teksa ishte duke ecur me biçikletë.
Ka qenë fati i keq i Havzi Bashës i cili ka qenë duke ecur rastësisht në rrugë, kur një 12-vjeçare i tha mësueses së saj që burri i panjohur e kishte ngacmuar seksualisht në ashensor.
Mësuesja i ka bërë foto burrit dhe ua ka dërguar prindërve të së miturës, pa pasur dijeni për atë që do të ndodhte.
Prindërit e vajzës e kanë detyruar mësuesen që të jepte dëshminë e saj në gjykatë, duke u përdorur sipas saj kundër tij.
65-vjeçari ka qenë pjesë e emisionit “Me zemër të hapur”, ku ka treguar kalvarin e vuajtjeve të tij, ndërsa edhe mësuesja e së miturës ka dhënë dëshminë e saj.
Mësuesja tregoi se është çuar me forcë për të dëshmuar në gjykatë ku nuk duhej të thirrej fare pasi nuk ka asnjë rol, përveç asaj që ka bërë një foto pasi vajza ka treguar gishtin e akuzës mbi burrin që ecte me biçikletë. Pa folur me emra por duke nënkuptuar familjarët e vajzës apo më keq akoma edhe autoritetet, mësuesja tha se i kanë bërë presion dhe e kanë kërcënuar duke i thënë se mund t’i bëjnë atë që nuk ia pret mendja.
Ajo ka thënë:
Vetëm me një fjali dhe një foto të vajzës si mund të jepet vendimi. Vajza mund të ketë gabuar. Unë nuk kam asnjë marrëdhënie më as me prindërit e vajzës dhe ajo nuk ishte nxënësja ime. Unë e shoqërova për pak kohë me makinë. E vetmja gjë që kam bërë unë ishte që bëra një foto, pasi vajza e tregoi. Unë nuk e njoh zotërinë dhe nuk duhet të isha thirrur në gjyq. Më kanë bërë presion, më kanë çuar me zor në Gjykatë. Më kanë thënë merr rrobat e zeza, se të bëjmë atë që s’ta pret mendja. Uroj të dalë e vërteta dhe zotëria ta gjejë të drejtën.”
Havzi Basha ka 4 muaj që ka dalë nga burgu ku ka kryer dënimin e plotë. Megjithatë ai është i vendosur për të pastruar emrin e tij, dhe siç tregon ai kjo ngjarje ishte tronditëse pasi ka punuar një jetë të tërë në tregti mes grave dhe vajzave dhe askush nuk ka folur kurrë për të për të tilla gjëra.