Aurora

Integrimi i Ballkanit në BE:Gjermania shuan shpresat: Vendet kandidate…

Qeveria gjermane ka reaguar e rezervuar lidhur me strategjinë e re të Komisionit Europian për Ballkanin, e cila prezantohet sot në Strasburg e që synon t’i japë shtysë integrimit të këtyre vendeve në BE.

Steffen Seibert (picture-alliance/dpa/K. Nietfeld)
Të hënën qeveria gjermane u tregua e rezervuar lidhur me përpjekjen e re të Komisionit Europian që prezantohet të martën në Strasburg nga komisioneri për zgjerimin, Johannes Hahn për anëtarësimin e Serbisë dhe Malit të Zi deri në vitin 2025. Sipas kësaj strategjie, Serbisë dhe Malit të Zi i ofrohet një perspektivë e qartë integrimi nëse kryhen reformat e duhura dhe vendet zgjidhin problemet me fqinjët.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert tha se “e qartë është që këto kandidatë kanë ende për të bërë reforma të zgjeruara në vendet e tyre”. Seibert u shpreh se “nuk do të ketë anëtarësime automatike, për shkak të datave që janë vendosur më parë”, shkruan agjencia gjermane e lajmeve, dpa.

Megjithatë qeveria gjermane e quan shumë të rëndësishme perspektivën europiane të vendeve të Ballkanit. Por sipas zëdhënësit të qeverisë, strategjia për Ballkanin e Komisionit Europian duhet të studiohet një herë mirë, kur të paraqitet të martën. Komisioni pritet të japë vlerësime edhe për perspektivën e anëtarësimit të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë e Bosnje-Hercegovinës.

Edhe një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme gjermane është shprehur, se janë të nevojshme reforma në fushat kryesore si shteti ligjor, aftësia e konkurrencës dhe bashkëpunimi rajonal. “Por veçanërisht müssen që grindjet të zgjidhen para anëtarësimit”, thuhet nga Ministria e Jashtme gjermane.

Integrimi i Ballkanit në BE:Gjermania shuan shpresat: Vendet kandidate… Read More »

Mbi 400 oficerë rusë vijnë për destabilizim e Shqipërisë? Befason me deklaratën ambasadori rus

Ambasadori i Rusise ne vendin tone, Aleksandër Karpushin, ka dhene nje pergjigje rreth gjithe shqetesimeve te fundit ne vendet evropiane, lidhur me prezencës dhe influencën e Rusisë në rajonin e Ballkanit.

Ne nje dekklarate per emisionin “Tonight Ilva Tare”, Aleksandër Karpushin tha se këto pretendime janë jo serioze dhe se nuk ka asnjë provë që i mbështet.

Ai iu referua edhe deklarates se avokatit dhe analistit të njohur Spartak Ngjela, sipas të cilit gjatë protestës së opozitës vitin e kaluar në Shqipëri ishin futur “mbi 400 oficerë rusë”, duke dhene pas kesaj sqarimin e tij.

Reagimi i plotë:

Komenti i Ambasadorit të Rusisë në Tiranë z. Aleksandër Karpushin
në përgjigje të interesit të emisionit “Tonight Ilva Tare”

“Materialet e mediave perëndimore kushtuar temës së Rusisë ka shumë kohë që nuk mund të shihen si burime të informacionit të vërtetë dhe objektiv. Shtrembërimi i rolit real të Rusisë në çështje ndërkombëtare është bërë praktikë e përditshme për to. Prandaj, nuk përbën asnjë surprizë që edhe zgjerimin e Bashkimit Evropian e kanë lidhur me faktorin rus. Të them të drejtën, është shumë e vështirë të flasësh për të gjitha këto në mënyrë serioze, pasi shprehje të tilla si “agresioni rus”, “ekspansioni rus”, “ndikimi rus” janë bërë përfundimisht pjesë e zhargonit të gazetarëve, dhe jo vetëm në Evropën Perëndimore, por edhe në Shqipëri, dhe tregojnë vetëm dëshirën e mediave për të rritur popullaritetin e tyre me anë të titujve “bombastikë”. Është për të ardhur keq që edhe ekspertët shqiptarë bien pre e kësaj mode të re. Dhe është akoma më e trishtueshme që pas akuzave që ngrihen ndaj Rusisë nuk qëndron asnjë provë. Mjafton të rikujtohet deklarata e famshme e analistit të njohur Spartak Ngjela, sipas të cilit gjatë protestës së opozitës vitin e kaluar në Shqipëri ishin futur “mbi 400 oficerë rusë” me qëllim destabilizimin e vendit. Ku kanë përfunduar këta “oficerë”? Vetëm zoti Ngjela mund ta dijë këtë gjë. Dhe ky është një shembull shumë karakteristik.

Po të flasim për vetë Bashkimin Evropian, ne deri më sot nuk kemi dëgjuar asnjëherë që përfaqësuesit zyrtarë të BE-së të kenë shprehur ndonjë shqetësim lidhur me rritjen e së ashtuquajturës “influencë ruse” në Ballkan. Interesat e Rusisë në shtetet ballkanike janë krejtësisht të njëjtë me interesat e saj në rajone të tjera të botës dhe synojnë ndërtimin bashkë me partnerët të një dialogu të barabartë në bazë të respektit reciprok, një bashkëpunim pragmatik ekonomiko-tregtar, si edhe një ndërveprim energjik në fushën e kulturës dhe atë të arsimit. Dhe meqë ra fjala, Rusia kurrë nuk ka dalë kundër perspektivës evropiane qoftë të Shqipërisë, qoftë të vendeve të tjera të rajonit”.

Mbi 400 oficerë rusë vijnë për destabilizim e Shqipërisë? Befason me deklaratën ambasadori rus Read More »

“Nana ime të dua shumë”, fotot e fundit të Tinka Kurtit me djalin që e përloti

Djali i aktores se madhe Tinka Kurti, i cilu u nda nga kjo jete ne nje moshe te re, jetonte në Kanada.

Kur e ëma festoi 85 vjetorin e lindjes, në një aktivitet të zhvilluar më datë 19 dhjetor në Shkodër, ai i dërgoi një video-mesazh surprizë ku i thoshte:

“Nana ime të dua shumë”, teksa Tinka shpertheu ne lot kur degjonte keto fjale.

Ja fotot e asaj dite:

“Nana ime të dua shumë”, fotot e fundit të Tinka Kurtit me djalin që e përloti Read More »

Burri qan me zë në kishë ditën e dasmës, ajo që ndodhi i ka përlotur të gjithë. Nuk kemi fjalë…

Elizabeth dhe Scott u takuan disa vite më parë. Ata ishin shumë të dashuruar. Kështu ata vendosën të martoheshin në 27 janar, por gruaja përgatiti një surprizë të veçantë për të. Për ta bërë burrin e saj të kuptojë se ajo për të bën gjithçka, ajo fshehurazi studioi diçka që ishte thelbësore për Scottin.

Ai kur ishte vetëm pesë vjeç filloi të vuante nga një sëmundje e çuditshme dhe në moshën tetë-vjeçare mbeti plotësisht i shurdhër. Për këtë arsye ai komunikon përmes gjuhës së shenjave.

Çifti u takua në një vend takimi të quajtur Tinder.

Elizabeth tashmë kishte dy fëmijë, por për të, ai ishte mashkulli i jetës së saj dhe donte të bënte diçka për ta habitur atë në ditën më të rëndësishme të jetës së tyre.

Scott-i nuk ia kishte idenë se çfarë po bënte gruaja e tij e re. Kur gruaja arriti në kishë, ajo ndaloi dhe nisi të këndonte këngën e tyre të dashurisë ““A Thousand Years”” nga Christina Perri. Ajo filloi ta këndonte këngën me gjuhën e shenjave, në mënyrë që partneri i saj ta kuptonte.

Gruaja nisi të studionte gjuhën e shenjave, sapo ajo u takua me Scott.

Tre muaj para dasmës, ajo memorizoi tekstet, për ta bërë këtë në ditën më të rëndësishme të jetës së tyre.

Kur burri i saj pa këtë surprizë, ai filloi të qante me zë. Ai ishte shumë i lumtur me atë që kishte bërë gruaja e tij.

Shikoni edhe videon, do t’ju bëjë të qani:

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=LLhMsNNH_Ws][youtube https://www.youtube.com/watch?v=CZ8-o9GsV4c]Burri e ka parë këtë moment për të paktën njëqind herë dhe çdo herë për të është sikur të ishte i pari.

Burri qan me zë në kishë ditën e dasmës, ajo që ndodhi i ka përlotur të gjithë. Nuk kemi fjalë… Read More »

Këto janë vendet më injorante në botë

Një studim i ri ka zbuluar se njerëzit e disa prej vendeve më të zhvilluara të botës nuk janë në dijeni për terma të rëndësishme apo informacione bazike rreth shtetit të tyre.
Studimi i kryer nga Ipsos MORI vlerësoi perceptimin e 22.133 njerëzve në mbarë botën që kanë të bëjnë me tema të cilat zhvillohen në vendin e tyre.

Subjektet përfshinin shkallën e vrasjeve dhe vetëvrasjeve, vdekjet si rezultat i terrorizmit, adoleshentë shtatzënë, të burgosurit e lindur jashtë vendit dhe çështjet shëndetësore siç janë vaksinat dhe diabeti.

Çështje e tjera të përfshira në intervista përfshinin besimin fetar, konsumin e sheqerit dhe alkoolit dhe përqindjen e njerëzve që përdorin Facebook dhe smartphones.

Rezultatet treguan se njerëzit në pothuajse të gjitha 38 vendet që morën pjesë në studim ishin injorantë për temat e lartpërmendura, por disa ishin vërtet keq.

Të dhënat e përpiluara treguan se skandinavët ishin shumë të informuar për atë që po ndodhte brenda dhe jashtë vendit, si në Danimarkë, Norvegji dhe Suedi, ky krjo e fundit mbante vendin e parë në vendet skandinave.

Ndërsa, ana tjetër e studimit na tregon se tre vendet e fundit mbaheshin nga Filipinet, Brazili dhe Afrika e Jugut.

Britania e Madhe u rendit e nënta në saktësinë e përgjigjeve, e ndjekur nga Shtetet e Bashkuara, më pas në gjashtëmbëdhjetëshen përfshihej Rusia, Gjermania dhe Kina.

Ka pasur disa ndryshime të rëndësishme në rezultatet e këtij studimi që nga versioni i 2016-ës.

Në atë kohë, India ishte vendi me popullsinë më injorante, ndërsa Holanda konsiderohej të ishte më pak e paditur.

Në vitin 2017, India u ngrit në katër vende ndërsa Holanda kishte pësuar një rrëshqitje me 19 vende.

Individët që morën pjesë në studim ishin të moshës ndërmjet 16 dhe 64 vjeç, me intervistat që ndodhën midis 28 shtatorit dhe 19 tetorit 2017.

Këto janë vendet më injorante në botë Read More »

BE hap dyert për Shqipërinë, e fton ende pa u çelur negociatat

12 vende të BE-së kanë propozuar krijimin e një samitit vjetor në BE, me liderët e Ballkanit Perëndimor ku përfshihet dhe Shqipëria.

Propozimi ka ardhur nga shtetet: Austria, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Irlanda, Italia, Lituania, Letonia, Malta, Polonia, Sllovenia dhe Sllovakia.

Sakaq, në samit do të marrin pjesë, liderët të Ballkanit perëndimor, ku përveç Shqipërisë përfshihen dhe Bosnja, Mal i Zi, Maqedoni dhe Serbia shkruan Reuters, transmeton newsbomb.al.

Në propozimin e tyre përfshihen 12 pika ku njëra prej tyre është lejimi i ministrave të jashtëm, për të marrë pjesë në mbledhjet e BE-së për fusha të tilla si mjedisi, shëndeti, transporti dhe politika e jashtme. Propozimi do t’i dorëzohet Komisionit Evropian.

BE hap dyert për Shqipërinë, e fton ende pa u çelur negociatat Read More »

Darka e 7 diplomatëve në Tiranë, çfarë po ndodh…

Të paktën 7 diplomatë po darkojnë në një restorant pranë qendrës së Tiranës. Prania e një prej ambasadorëve është njoftuar në rrjetet sociale nga pronari i restorantit, ndërsa në darkë janë të pranishëm 4 ambasadorë, dy këshilltarë dhe një funksionar i lartë i trupit diplomatik.

Sikundër mësohet, organizator i darkës është diplomati amerikan në Tiranë dhe duket se ka lidhje me vizitën e Ambasadores së Kanadasë në Itali, e cila duket se ka vizituar kryeqytetin shqiptar. Madje ajo shoqërohet nga Marc-Antoine Dumas, që është funksionar i lartë i kësaj ambasade po në Itali.

Nga të dhënat mësohet se në darkë, janë të pranishëm edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman dhe Makoto Ito, ambasadori i Japonisë në Shqipëri.

Të pranishme në darkë janë edhe dy këshilltare të dy ambasadave të rëndësishme në Tiranë, asaj franceze dhe italiane.

Mësohet se në tavolinën e rezervuar, ndodhen edhe emrat e secilit prej pjesmarrësve.

Darka e 7 diplomatëve në Tiranë, çfarë po ndodh… Read More »

Tanimë është e qartë, filloi lufta e arrestimeve.

Nga Artur Zheji.
Tanimë është e qartë, filloi lufta e arrestimeve.

Për habi prokuroria po e lufton krimin simbas ngjyrës politike, nga ku edhe kuptohet sinjali i alarmit, që u dha në protestën e 18 Dhjetorit, kundër zgjedhjes së zhurmshme të Arta Markut, protestë e cila fillimisht m’u duke e sforcuar.

Kjo që po ndodh është një film i vjetër dhe bardhë e zi, që brezi im dhe i Edi Ramës, e ka përjetuar 1973-81, ku në harkun e 8 viteve, diktatori bëri një shfarosje të brendshme, nga parandjenja e vdekjes së tij fizike. Padyshim Shqipëria është një vend i korruptuar, thellë dhe mirë dhe në çdo qelizë. Dhe lufta kundër korrupsionit real është e mirëpritur, qoftë nga kryeprokurorja e re dhe nga kushdo tjetër.Porse të rradhisësh një serë arrestimesh njëngjyrëshe, duke peshkuar në rradhët e funksionarëve të një partie të vetme, ose në rradhët e funskionarëve të Opozitës, ndihur nga pushteti i sotëm, është një akt korruptiv edhe më i thellë.

Dhëntë Zoti, që zonja Arta Marku, të mos jetë pjesë e një loje të tillë dhe dhëntë gjithashtu Zoti që kryeministri ynë, te jetë duarjashtë kësaj gjëme, që quhet persekutim politik.Nuk ka mënyrë më të mirë se sa kjo, për të sabotuar Reformën në Drejtësi, nuk ka mënyrë më të mirë se sa “Rastësia e pazakontë”, që të “korruptuarit” të kenë vetëm një ngjyrë të caktuar politike, ndërsa të “ndershmit” të jenë edhe ata, vetëm ngjyrë rozë.Kjo e hedh në erë Reformën në Drejtësi dhe nuk është trumbetimi i fillimit të saj, por fillimi i Fundit të kërkesës së vërtetë të shqiptarëve për një Drejtësi të Drejtë.

Është kjo rruga e duhur?

Sigurisht të gjithë duhet të presin provat, por askush nuk merr dot përgjigjen bindëse, nëse ky është byreku i Tepsisë së re, të pushteti të ri.Ku është parë që “mëkatarët” përcaktohen nga tesera e partisë dhe të “ndershmit” përcaktohen përsëri nga tesera e partisë?

Ky është një film bardhë e zi, i kohërave të kaluara, që nuk ka Piktor që e ngjyros dot me ngjyra bindëse…

Tanimë është e qartë, filloi lufta e arrestimeve. Read More »