Aurora

Basha reagon për deklaratat e Ramës: Ky gënjeshtar kërkon t’i japë mend edhe Kosovës

Pas deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama,i cili kritikonte qeverinë e Kosovës, ka ardhur dhe reagimi i kreut të opozitës Lulzim Basha.

Me anëtë një statusi në “Facebook”, kreu i PD, Basha e ka cilësuar Ramën si turpin e shqiptarëve dhe gënjeshtar të droguar. Sipas tij, Rama nuk njeh më kufij, pasi shkatërroi Shqipërinë tani kërkon t’i japë mend edhe Kosovës.

Basha reagon për deklaratat e Ramës: Ky gënjeshtar kërkon t’i japë mend edhe Kosovës Read More »

Bujar Asqeriu: Kur më tronditet Robert Ndrenika, unë nuk pyes për njeri

Shpërthimi ndaj zyrtarëve dhe qeveritarëve të korruptuar i aktorit Bujar Asqeriu bëri bujë në rrjetet sociale. Ndërkohë debati lidhur me teatrin duket se është ende i nxehtë.

Përmes deklaratës së tij, Asqeriu denoncoi kushtet e mjerueshme ku ndodhen artistët, tentativën për të zhvendosur teatrin dhe ndryshimet për ligjin e artit dhe kulturës.

Ai tha se qeveritarët vjedhin vendin, pasurohen vetë dhe kjo është arsyeja përse nuk ka më para për artin dhe kulturën.

Ndërkohë sot, i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Asqeriu tha se deklarata e tij erdhi pas akumulimeve për një kohë të gjatë.

“Unë nuk bëra kalkulime mendimesh dhe fjalish, nuk vajta në shtëpi mora lapsin të shkruaj këtë apo atë. Ato ishin fjalë që mua më ishin akumuluar sepse ne nuk jemi njerëz që hamë bukë dhe flemë gjumë. Bujar Aqeriu nuk u ngrit për teatrin e nënës dhe babait të tij, teatri është i të gjithëve. Unë kam folur me kohë nëpër gazeta. Nëse kryeministri mua më thotë do bashkëqeverisim, unë i falem atij dhe i them plaga ime është kjo…, do ta bësh apo jo? Ku ishte kjo ministre 5 vjet, flinte gjumë kjo?”, tha Asqeriu.

Aktori shtoi më tej se këtë nismë e mori pas deklaratës së aktorit Robert Ndrenika dhe shokëve të tij, të cilët kanë humbur jetën ende pa dalë në pension.

“Unë e mora nismën, sepse kur më tronditet Robert Ndrenika, unë nuk pyes për njeri. Unë kam parë shokët e mi të vdesin pa dalë në pension, unë nuk pyes për njeri, kjo është tragjedia dhe kësaj ata duhet t’i përgjigjen. Ne s’kemi kërkuar vilë, por të bëhet e jetueshme, ne s’mund të rrimë edhe në kasolle edhe me çadër. Miqtë e mi, teatri është juaji, i shqiptarëve”, shtoi aktori.

https://streamable.com/3ras3

Bujar Asqeriu: Kur më tronditet Robert Ndrenika, unë nuk pyes për njeri Read More »

Ish-kryeprokurori, probleme serioze me shëndetin? Adriatik Llalla shkon me urgjencë në spital

Ish kryeprokurori i Shqipërisë Adriatik Llalla është paraqitur me urgjencë në ambjentet e Spitalit Amerikan 3 dhe ka kërkuar të bëjë një vizitë të zemrës dhe rezonancë të kokës pasi gjendja e tij shëndetësore dhe mendore paraqet rrezik jete.

Burime konfidenciale nga Spitali Amerikan konfirmojnë se Adriatik Llalla nuk ka qenë i shoqëruar as nga rrojet e tij personale dhe as nga familjarët.

Deri tani Adriatik Llalla nuk mund të vizitohet pasi ende nuk ka bërë pagesën paraprake. Pritet të vinë familjarët e tij të sjellin paratë e më pas të vazhdojë procedura e zakonshme e shtrimit spitalor.

Ish-kryeprokurori, probleme serioze me shëndetin? Adriatik Llalla shkon me urgjencë në spital Read More »

Shokon gazetarja e njohur: Femrat që punojnë në TV, kanë aftësi…

Një deklaratë e fortë nga gazetarja dhe prezantuesja Aulona Musta për koleget e saj që punojnë në televizion.

Teksa ishte e ftuar në puntatën e radhës të “90 sekonda me Eraldon”, në “Eduasportin.com”, Aulona ka komentuar edhe mënyrën se si shumica e femrave punësohen në TV.

E pyetur se sa rol ka talenti për të qenë pjesë e televizionit, Aulona e njohur për natyrën e saj të drejtpërdrejtë, ka dhënë një përgjigje që jo shumë persona kanë guxim ta shprehin.

sda

“Për fat të keq sot dhe e këtë e them me bindje se pjesa më e madhe e atyre që janë në ekran, nuk janë në bazë të meritës, por janë sepse kanë aftësi të tjera, jashtë ekranit, te zyrat e shefave, aftësi gojore, por jo në ekran se në ekran belbëzojnë zakonisht”, tha Aulona.

Shokon gazetarja e njohur: Femrat që punojnë në TV, kanë aftësi… Read More »

Haradinaj i përgjigjet Ramës: Mos u merr me Kosovën, Shqipëria të del boll

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar menjëherë pas deklaratave të bëra nga Edi Rama, në lidhje më atë se demarkacioni ishte debat i shpikur nga politika e brendshme e Kosovës.

Ai në profilin e tij në Facebook ka shkruar  se Edi Rama nuk ka çfarë të flasë për shpikjet politike në Kosovë.

“Le të merret me shpikjet e veta brenda Shqipërisë se i dalin boll”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë në emisionin “Zona e Pavarësisë” në “Klan Kosova”, se problematika rreth demarkacionit u shpik nga politika e brendshme e Kosovës.

Sipas Ramës, kjo ka rrezikuar seriozisht reputacionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. 

Rama për demarkacionin:

“Unë kam preferuar gjithmonë që debatet me miqtë e mirë këtu në Prishtinë t’i bëj në mënyrë diskrete, sy me sy, por çështja e demarkacionit u kthye dhe është sot e gjithë ditën në një gur që rëndon mbi qafën e Kosovës dhe që ka krijuar një pështjellim jo të vogël, në mes atyre që janë fuqia që lindi shtetin e Kosovës, partnerët strategjikë ndërkombëtarë të shqiptarëve”, ka pohuar Rama, njofton Klan Kosova.

“Demarkacioni do të çlirojë më në fund popullin e Kosovës nga pengesa e tmerrshme e vendosur nga BE-ja për të lëvizur lirisht në Europë, pasi nuk ka qenë e drejt që kjo lëvizje të kushtëzohet me demarkacionin dhe është e turpshme për Bashkimin Europian. Këtë ua kam thënë në sy të gjithëve atyre që kam takuar në BE”.

“Por çështja e Demarkacionit ka edhe një komponentë tjetër; ka rrezikuar seriozisht reputacionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ka rrezikuar besimin dhe mbështetje e partnerëve strategjikë të Kosovës dhe shqiptarëve, pasi refuzimi për ta ratifikuar këtë marrëveshje është mungesë serioziteti nga Kosova”.

“Në ndërkohë që miqtë e mëdhenj të shqiptarëve janë të angazhuar në zgjedhjen e problemit real mes shqiptarëve dhe serbëve, demarkacioni është një problem i shpikur nga politika e brendshme e Kosovës që nuk ka asnjë bazë reale dhe që është një padrejtësi ndaj njerëzve të këtij vendi”.

“Por unë kam ndeshur një mur të shurdhër sa herë kam folur për këtë dhe sa herë kam përcjell këtu atë që kam dëgjuar në takimet me homologë në nivelet më të larta të marrëdhënieve ndërkombëtare”.

“Atëherë më është dashur që edhe publikisht të them atë që duhet të thënë dhe shpresoj shumë që Kuvendi i Kosovës të ratifikojë këtë marrëveshje dhe ta mbyllë këtë kapitull që duhet harruar një orë e më parë, pasi ka ngritur pikëpyetje në sytë atyre që e lindën shtetin e Kosovës pa asnjë arsye dhe është e pajustifikueshme nga pikëpamja strategjike të bësh gabim të kësaj natyre”.

Haradinaj i përgjigjet Ramës: Mos u merr me Kosovën, Shqipëria të del boll Read More »

Plazhet sekrete të Karaburunit

Karaburuni është gadishulli më i madh që ndodhet në territorin e Shqipërisë. I shtrirë në pjesën jug-perëndimore të vendit ai ndodhet midis gjirit të Vlorës dhe detit Jon.

Me një gjatësi prej 16 km, Karaburuni shërben si kufiri ndarës midis deteve Adriatik dhe Jon.

Peizazhi i çuditshëm i tij ofron forma nga më të ndryshmet si gjire të vegjël, pllaja, shpella karstike, kepe, plazhe, shpate të zhveshur, maja malesh, etj. Midis tyre mund të përmendim gjiret me emra të çuditshëm si ai i Ariut, Dafinës, Raguzës së parë, Raguzës së dytë, Ravenës, Shën Janit, Shën Vasilit,etj.

10 000 lekë të vjetra kushton një udhëtim nga Vlora në Karaburun me skaf turistik, ku plazhet e mrekullueshme dhe natyra e virgjër të bëjnë të harrosh realitetin nga vjen.

Karaburuni është pjesë të zonës tektonike të Sazanit. Dukuria aq e përhapur të Karstit e bën gadishullin të pabanueshëm për shkak të mungesës së ujit të pijshëm. Aty evolucioni natyror ka krijuar një sërë kepesh si ai i Gallovecit, Gjuhëzës etj. Pikërisht kepi i Gjuhëzës që ndodhet në veri-perëndim të tij përbën edhe pikën më perëndimore të Shqipërisë dhe ndan Detin Jon nga ai Adriatik.

Me siguri që një pjesë e mirë juaja akoma nuk ka pasur fatin të prekë nga afër këtë mrekulli detare mbi dhe nënujore të vendit tonë, i cili mes të tjerash, këtë pranverë u shpall edhe Park Kombëtar, duke përfshirë edhe ishullin e Sazanit. Një nga arsyet e shumta të mosfrekuentimit të kësaj perle është edhe mungesa e infrastrukturës, duke qenë se nuk ka rrugë përgjatë gadishullit, pra mund të lëvizet vetëm nëpërmjet detit, me varka ose motorë uji.

Deri tani jemi mësuar që panoramën e gadishullit ta shijojmë nga pikat e shumta të larta të Vlorës, ndër të cilat taraca e detare eKuzum Babait ose  nga verandat e Hotel Konomit, në pikën turistike të Ujit të Ftohtë. Por të vizitoni nga afër vijën bregdetare të gadishullit në formën e gishtit të madh të dorës, është një përvojë e rrallë, e pangjashme me asgjë tjetër.

Për t’ju krijuar një ide më të qartë ju kureshtarëve dhe adhuruesve të natyrës se çfarë keni humbur deri tani, po ju themi shkurtimisht se vija bregdetare e Karaburunit është rreth 70 km dhe përfshin segmentin bregdetar Orikum-Palasë. Pra, nëse distanca Vlorë-Himarë (që ju e njihni) është 70 km, dhe nëpërtë herë shikoni det e herë tokë, vija bregdetare e Karaburunit ju ofron mrekullinë kilometrike të plazheve që nuk mbarojnë,gjire të virgjër ngjyrë smeraldi, plazhe të bardhë, shkëmbinj të thikët, shpella misterioze, një blu të thellë të ujit ku shket varka juaj që vështirë se do t’ju dalin kollaj nga mendja.

Imagjinoni një ditë të tërë të kaluar krejtësisht të shkëputur nga bota, ku shoqëri ju bëjnë vetëm dielli, deti, zhurma e valëve që përplasen në shkëmbinj apo shushurima që takon rërën e ashpër e të bardhë ku thyhen rrezet e diellit.

Nuk keni nevojë të eksploroni mijëra kilometra larg, nëpër ishujt e pabanuar të tropikut. Keni plot plazhe të tilla në Karaburun.

Ata që duan të shtyhen më shumë në aventurë mund të guxojnë të zhyten dhe poshtë detit i pret të botë tjetër ku banorë janë koralet, peshqit, një botë nënujore nga më të pasurat e gjithë bregdetit të Shqipërisë.

Pa dyshim që për pajisjet dhe instruksionet për zhytje duhet t’i keni marrë masat paraprakisht. Por nëse nuk doni t’i futeni aventurës së zhytjes, botën e mrekullueshme nënujore mund ta soditni edhe me pajisje të thjeshta si syze uji, tub zhytës etj. Në këtë drejtim mund t’jundihmojë edhe shoqata e zhytësve profesionistë “Ekspedita BLU”, e cila na ka ofruar edhe disa prej fotove për reportazhin tonë.

Si shkohet në Karaburun?

 

Nëse nuk doni të stepeni nga mungesa e rrugës për të vajtur deri në Karaburun, plazhet e tij të mahnitshme mund t’i shijoni duke kërkuar transport një-ditor me varkë ose motorë uji.

Nisjen mund ta bëni nga cilado pjesë e bregdetit të Radhimës ose Orikumit, portit të Vlorës ose portit të vogël të jahteve që është ngritur në Orikum. Operatorët turistikë të zonës së Vlorës ju ofrojnë ture ditore ku ju mund të merrni me vete gjithçka, ashtu siç mund të bëni kur niseni zakonisht për në piknik.

Hotelet e njohura përballë gadishullit, si Paradise Beach, Grand Hotel, Regina apo Helia, ju ofrojnë jo vetëm ekskursione dhe guida që mund t’ju shoqërojnë deri në Karaburun dhe vijnë ju marrin në një orë tëcaktuar më parë nga ju, por ju ofrojnë ture për të eksploruar gjithë zonën.

Nëse doni më shumë

Nëse nuk kënaqeni thjesht me detin dhe diellin, mund të zgjeroni argëtimin tuaj me kulturë.

E gjithë Vlora ofron histori, lashtësi, arte dhe gjithë linjat e mundshme që ju lidhin me turizmin kulturor, por në zonën që jukemi ofruar këtë herë, do t’ju rekomandonim Parkun Arkeologjik të Orikumit, i cili ndodhet pikërisht aty ku ju mund të nisni udhëtimin. Oriku i Vjetër është një nga vendet që ju tregon për historinë e lashtë të qytetërimit të Vlorës.

Për eksploruesit e natyrës, në Gadishullin e Karaburunit, ndodhet Shpella e Haxhi Alisë, detarit të njohur të Mesjetës së Vonë, i cili kishte ngritur në këtë shpellë portin për flotën e tij. Ndodhet nëKaraburun, midis kepave të Gjuhëzës dhe Golovecit. Është formuar nga karsti nëgëlqerorë, mbi 30  m e gjatë, 10-15 m elartë e gjerë 10-12 m, e lartësi 10-12 m.

Gjiri dhe Shpella e Gramës është një nga gjërat interesante që mund të vizitoni gjatë aventurës tuaj. Ndodhen në bregdetin e malit tek vend i quajtur  “Rrëza e Kanalit”. Gjiri futet disa qindra metra në tokë, me brigje shkëmbore, me faleza, ndoshta dhe me shpella nënujore.

Është përdorur si vendstrehim i anijeve gjatë furtunave. Këtu ndodhet gurorja e Gramës, ku në antikitet, skllevërit kanë gdhendur emrat dhe shënime të tjera, që përbëjnë mesazhe të rëndësishme për studiuesit. Vizitohen  nëpërmjet udhëtimit nga Vlora apo Himara.

Barriera koralore e Grykës së  Djallit është një habitat koralor, midis Sazanit dhe Karaburunit, në thellësi rreth 10 m. Ka vlera shkencore didaktike, turistike dhe bukuri të rrallë. Vizitohet duke shkuar me anije në ishullin e Sazanit.

Në Karaburun gjiri më i famshëm është ai i Gramës (Gramatë), që në greqisht do të thotë “shkrime”e që ndodhet në pjesën perëndimore të Karaburunit. Qysh në periudhën antike këtu ankoroheshin anijet,të cilat dallgët e detit mund ti përplasnin në shkëmbinjtë e gadishullit. Të strehuar këtu udhëtarë të shumtë nga vende të ndryshme të mesdheut kanë lënë shënimet e tyre, të cilat i kanë gdhendur në faqet e shkëmbinjve.

Mbishkrimet më të vjetra nisin që nga shekulli i III-të p.k., dhe vazhdojnë gjatë periudhave të mëvonshme, duke shkuar deri në shekullin e XIX. Mbishkrimet e para ju kushtohen perëndive dhe janë lutje për shpëtim nga furtuna në det. Ndërsa në të tjera mbishkrime përmendet figura historike të Romës si Pompeu, Dolabela, Mark Antoni ose Konsulli Tit Statit Tauri.

Ndërkohë që interes paraqet edhe një mbishkrim i vitit 1396, i cili tregon se gjatë udhëtimit të tij për në Francë u strehua nga stuhia në Gramata, vetë Perandori Bizantin Joani i V-të Paleolog.

Mbishkrimet janë bërë kryesisht në gjuhën antikegreke, latine, dhe greqishten Bizantine. Shpesh herë ato shoqërohen edhe me vizatime të ndryshme dhe simbole nga më të larmishmet.

Studimi i mbishkrimeve të Gramatës ka tërhequr vëmendjen e studjuesve. Nga arkeologë e historianë mund të përmendim Leon Hezein, Paolo Sestierin, Karl Paçin, Hamondin, etj. Ndërkohë që ishte i parihumanisti Italian, Kiriaku i Ankonës i cili u befasua me mbishkrimet e Gramatës, pas vizitës që bëri këtu në vitin 1435. Gjatë eksplorimit të tij arkeologjik, të bërë në Shqipëri, ai la në shënimet e tij punimet e para të mirëfillta të kësaj displine shkencore.

Shpellat e Karaburunit

Dukurisë e Karstit ka bërë që në gadishull të ketë shumë shpella. Janë gjithësej 20 të tilla përgjatë gjithë vijës bregdetare, nga ku mund të përmendim shpellën e Haxhi Aliut, atë të Dukë Gjonit, shpellën pranë gjirit të Ariut, Shpellën e Pëllumbave, shpellën e Inglizit, Shpellën e Thellë, etj.

Por shpella më e madhe dhe më e famshmja është ajo e Haxhi Aliut, një nga më të mëdhatë në Shqipëri. Shpella ka formën e një kulmi me lartësi 60 m dhe thellësi 40 m. Brenda saj ndodhet një liqen ivogël, ndërsa në mure vihen re shenja bloze, dhe gjurmë zjarresh.

Sipas legjendës, Shpella dikur është përdorur nga Pirati i njohur i shekullit të XVII-të Haxhi Aliu. Këtu ai strehohej së bashku me anijen dhe njerëzit e tij. Pozicioni i favorshëm i Karaburunit i ofronte këtij pirati mundësinë e plaçkitjes së anijeve napolitane, turke, veneciane, dalmate, etj. Pasi u vra nga venecianët Haxhi Aliu u varros së bashku me të birin në Sazan. Por varret e tyre nuk janë gjendur asnjëherë.

Një tjetër shpellë e Karaburunit është edhe ajo e quajtur e Inglizit. E mori këtë emër gjatë viteve të Luftës së II-të Botërore kur SOE, Drejtoria e Operacioneve të Posaçme me qendër në Kajro, krijoi një bazë detare për misionet e saj që vepronin në Shqipëri për të mbështetur rezistencën antifashiste. E quajtur Seaview (Riviera,) ajo shërbeu për misione të ndryshme në këtë rajon që nuk kontrollohej nga gjermanët.

Aventura vazhdon

Ata që duan të shtyhen më shumë në aventurë mund të guxojnë të zhyten dhe poshtë detit i pret të botë tjetër ku banorë janë koralet, peshqit, një botë nënujore nga më të pasurat e gjithë bregdetit të Shqipërisë.

Gjiri dhe Shpella e Gramës është një nga gjërat interesante që mund të vizitoni gjatë aventurës tuaj. Ndodhen në bregdetin e malit tek vend i quajtur  “Rrëza eKanalit”. Gjiri futet disa qindra metra në tokë, me brigje shkëmbore, mefaleza, ndoshta dhe me shpella nënujore.

Plazhet sekrete të Karaburunit Read More »

Dashuri historianësh Rusë për Shqipërinë

Pikërisht këto kohë, kur janë shtuar debatet në lidhje me identitetin e shqiptarëve, Skënderbeun, etj, për Shqipërinë po shfaqet një interes i paarsyeshëm i historianëve rusë, të cilët interesohen për historinë e tjetërsimit të bizantinizmit tonë në një prani proto-ruse

 

Vitet e fundit vihet re një “dashuri” e posaçme e “historianëve” rusë për t’u marrë me të kaluarën e historisë së Shqipërisë. Rusia jo vetëm nuk është aleat strategjik i Shqipërisë, por është edhe shtet aleat i vendeve të tilla si Serbia. Është shumë i njohur fakti se gjithnjë kur ka interes rus ndaj Shqipërisë rezultati apo efekti është negativ. Pra kjo duhet të kuptohet si veprim i një shtetit jo dashamirës ndaj Shqipërisë në të gjitha kuptimet e mundshme, pavarësisht kohës kur japin efektin e tyre. Njëri prej historianëve rusë është edhe Aleksei Pentkovskiy. Për herë të parë ky historian, i njohur edhe si mik i presidentit Putin, ka ardhur para disa vitesh në vendin tonë për të bërë studime në Orikum e Radhimë, zonën e sipërme të lumit të Vlorës midis Vlorës dhe Tepelenës. Interesi i tij ka qenë studimi i gjurmëve të sundimit bullgar të Car Borisit I. Interesi i Alekseit duket se është manuali i rendit të shërbesave fetare ortodokse i quajtur “Tipikon”, të cilin mendon ta gjejë në këtë zonë pasi gjatë periudhës së pushtimit u ndërtuan disa kisha në të cilat mendohet se ndodhet ky manual. Gjithashtu Aleksei është shprehur se nëpërmjet gjetjes se manualit mund të argumentojë edhe toponimet sllave në këtë zonë. Kërkimet e historianit rus nëpër kisha me gjasa për t’i paraqitur bullgarët e asaj kohe si rusë po zhvillohen me intensitet në rritje. Gjurmët e pushtimit bullgar janë të pakta. Në këtë mënyrë motivimi i historianit rus për t’i gjetur ato duket i çuditshëm.

Goditja e identitetit shqiptar që herë shfaqet në debate të kota mbi origjinën e Skënderbeut p.sh., jo në pak raste nxitet në mënyrë të dukshme e të padukshme nga faktorë që të çojnë në Rusi. Kjo përpjekje e ka zënë pothuaj në gjumë vigjilencën kombëtare shqiptare. Sigurisht është e kuptueshme se një interes rus që prek të kaluarën kombëtare të Shqipërisë, e alternuar me veprime që nuk janë studimore, por që kamuflohen si të tilla.

Manualin në fjalë, Aleksei është mundur ta gjejë edhe në arkiva, ndonëse nuk ka gjasa që të jetë një i tillë.

Krahas këtij historiani është vënë re edhe një tjetër që po thellon kërkimet, i quajturi Matvey Lomonsov i cili interesohet për dokumentet mbi zbulimet e arkeologut Leon Rey.

Dashuri historianësh Rusë për Shqipërinë Read More »

Teatri i ri Kombëtar/ Kumbaro: Partneritet me qeverinë dhe Bashkinë për një ndërtesë dinjitoze!

Ndërtimi i godinës së re të Teatrit Kombëtar do të bëhet në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, Ministrinë së Kulturës e Bashkinë Tiranë.

Kështu deklaroi ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro nga Pallati i Kongreseve, në Koncertin që hapi Vitin Kulturor Austri – Shqipëri 2018 “ Vienna Salutes Tirana”,  nga ku theksoi se “tashmë është marrë premtimi nga qeveria në bashkëpunim edhe me Bashkinë  për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar me parametra bashkëkohore dhe dinjitoze”.

Duke u ndalur tek kultura, Kumbaro tha se  ajo tashmë e ka kaluar provën e saj në të gjitha disiplinat: ajo është në Europë, ka krijuar atë lidhje shpirtërore vlerash të domosdoshme për integrimin.

Në këtë event edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj theksoi se “në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, me Kryeministrin, me ministren e Kulturës dhe të gjithë dashamirësit , ne do të kemi një Teatër Kombëtar të paprecedentë në të të gjithë Europën”.

Pavarësisht debatit që ka lindur këto ditë mes artistëve dhe Ministrisë së Kulturës, të gjithë bien dakord për nevojën e një Teatrit të ri Kombëtar, ndërsa  në debat është përfshirë edhe kryeminsitri Rama, i cili ka thënë se nuk do të ketë teatër me kullë. Aktualisht godina ekzistuese e Teatrit Kombëtar, e ndërtuar para Luftës së Dytë Botërore, ndodhet në kushte mjaft të këqija duke mos ofruar minimumin si për aktorët që punojnë aty, por edhe për publikun në sallë.

Teatri i ri Kombëtar/ Kumbaro: Partneritet me qeverinë dhe Bashkinë për një ndërtesë dinjitoze! Read More »