Aurora

Erjon Braçe sulmon Policinë e Shtetit

Nga ERION BRAÇE.

Kam besuar deri ne fund se do te merreshim vesh. Kam biseduar per kete me te gjithe. Por, nuk qenka e thene. Tani eshte koha t’i referohemi ligjit per kontrollin policor mbi kartat e identitetit te cdo shtetasi qe ben tifo per Partizanin, ne stadiumin e Tiranes e jo vetem. Eshte fakt i rende qe, kjo kerkese e policise aplikohet vetem ne Tirane dhe as ne Shkoder, as ne Lac, as ne Kukes, as ne Durres, as ne Vlore, as ne Korce, as ne Gjirokaster, as ne Lushnje, as kerkund tjeter, vecanerisht ne kategorite inferiore te “gares” se F$HF; vecanerisht aty ku dhuna ka qene barbare. Me e rende eshte kur ndodh ajo sic dje; ne te njejtin stadium, ate te Tiranes, tifozeve te Partizanit iu kerkohej karte identiteti, nderkohe qe atyre te Kukesit jo, madje iu sugjerohej te kishin mushama per te mos u lagur nga shiu! KY ESHTE KUFIZIM I PATOLERUESHEM I LIRISE DHE TE DREJTAVE INDIVIDUALE! Kapercim i patolerueshem edhe i ligjit “Per Sportin”, aty ku thote se legjitimohet policia ne kerkesen e saj.

Cfare thote ligji;
Neni 50: Detyrimi për njoftimin e Policisë së Shtetit
Organizatori i një veprimtarie sportive është i detyruar të njoftojë Policinë e Shtetit me shkrim të paktën shtatë ditë kalendarike përpara zhvillimit të saj, me qëllim planifikimin e të gjitha masave të nevojshme të sigurisë për mbarëvajtjen e saj. Në këtë njoftim, organizatorët duhet të përcaktojnë edhe shërbimin privat të sigurisë fizike (SHPSF) të kontraktuar për marrjen e masave të sigurisë në mjediset sportive.
Shenim: Pra, sherbimi privat i sigurise fizike eshte nje element kyc per kryerjen e nje sere veprimesh ne funksion te sigurise publike ne ndeshjen respektive. Pa te, ndeshja nuk mund te luhet. Dhe ka arsye per kete! Shihni nenin vijues.

Neni 51: Ruajtja e rendit dhe e sigurisë publike
1. Ruajtja e rendit dhe e sigurisë publike në mjediset sportive është detyrë institucionale e organeve të Policisë së Shtetit.
2. Administratorët e objekteve dhe mjediseve sportive, në bashkëpunim me klubet sportive, nëpërmjet shoqërive private të sigurisë fizike, duhet të marrin këto masa:
a) të kryejnë kontrollin rigoroz të tifozëve në portat e hyrjeve në mjedisin sportiv;
b) të kryejnë sigurimin e vendkalimeve publike në mjedisin sportiv;
c) të kryejnë drejtimin e spektatorëve tek ulëset në mjedisin sportiv dhe mbajtjen e tyre nën kontroll;
ç) të kryejnë sigurimin dhe mbrojtjen e lojtarëve nga futja e tifozëve në mjedisin sportiv.
3. Administratorët e mjediseve sportive marrin masat për caktimin e një ambienti të përshtatshëm për drejtuesit e njësisë policore për monitorimin e situatës së rendit publik në mjedisin sportiv.
Shenim: Shoqërive private të sigurisë fizike ngarkohen ekskluzivisht nga ligji per kontrollin e plote, rigoroz, thuhet ne piken a, te tifozeve ne pikat hyerese. Pra, punonjesit e shoqërive private të sigurisë fizike.

Ne asnje rast ligji nuk thote se kete e ben policia. Per me teper, ligji nuk i jep te drejten policise te kerkoje identitetin e shtetasit qe hyn ne stadium. Nuk thuhet kerkund, ne asnje nen, sic edhe lexoni te zeze ne te bardhe. Nese ky rregull vendoset, atehere ai duhet te jete i njejte per te gjithe, kudo, ne cdo cep te cdo stadiumi te vendit dhe ky kontroll kryhet nga shoqërive private të sigurisë fizike. Policia nuk permendet kerkund per kete detyre! Policia pooo, ka detyrime te tjera, qe jane te rendesishme e qe duhet t’i kryeje, duke i njoftuar publikisht, individualisht, tek F$HF, klubi sportiv dhe shtetasi per te cilin eshte marre nje vendim administrativ perjashtimi nga hyrja ne stadium.

Tamam sic thuhet ne nenin vijues.
Neni 53: Ndalimi i hyrjes ne mjediset sportive
1. Ndalohet hyrja deri ne nje vit ne mjediset sportive e personave, ndaj te cileve jane zbatuar dispozitat e parashikuara në nenin 49 te ketij ligji, me shumë se nje here.
2. Ndalohet hyrja ne mjediset sportive deri ne dy vjet e personave, ndaj te cileve janë zbatuar dispozitat e parashikuara në nenin 49 te ketij ligji, me shume se dy here.
3. Vendimin per ndalimin e hyrjes në mjediset sportive e jep Komisioni i Shqyrtimit te Kundervajtjeve Administrative prane komisariatit te Policise se Shtetit, nen juridiksionin e të cilit zhvillohet veprimtaria sportive, ku eshte konstatuar kundervajtja.
4. Menyra e ngritjes dhe funksionimit te Komisionit te Shqyrtimit te Kundervajtjeve Administrative përcaktohet me urdher te Drejtorit te Policise se Shtetit.
5. Komisariati i policise njofton me shkrim personin, ndaj te cilit jepet vendimi, federaten shqiptare te sportit perkates dhe klubin sportiv, tifoz i te cilit eshte personi.
6. Kunder vendimeve te Komisionit te Shqyrtimit te Kundervajtjes pranë komisariatit te policise, per sanksionet e parashikuara ne ligj, behet ankim brenda 30 diteve nga data e marrjes se vendimit, sipas dispozitave te ligjit per kundervajtjet administrative, ne Komisionin e Shqyrtimit te Ankesave. Perberja, kompetencat dhe procedurat e funksionimit te Komisionit te Shqyrtimit te Ankesave përcaktohen me urdher te Drejtorit te Policise se Shtetit.

Pra, Ligji eshte shume i qarte. Nuk ka rregull te imponuar nga ligji per identifikim masiv, kolektiv ne hyrje te stadiumeve; Nuk ka detyre te imponuar nga ligji per policine per te kryer kontrollin e identitetit ne hyrje te stadiumeve; Nje komision i ngritur ne komisariatin qe mbulon territorin, ku zhvillohet nje ndeshje futbolli, shqyrton dhe vendos per cilin shtetas ndalon deri ne dy vite te hyje ne stadium. Individualisht dhe kurre kolektivisht, madje vetem per nje tifozeri, duke konsumuar nje diskriminim te hapur. Per ligj flet policia dhe shume mire ben. Tani te zbatoje ligjin e para, sic i takon dhe kaq. Asgje me shume se ligji.

* Deputet i Kuvendit Shqiptar, përfaqësues i PS

Erjon Braçe sulmon Policinë e Shtetit Read More »

“Shqipëria dhe Kosova me një president të përbashkët”, Rama shpjegon deklaratën që shkaktoi debate

Në një Intervistë ekskluzive për Top Channel, kryeministri Edi Rama ka sqaruar deklaratën e bërë prej tij në ditën e Pavarësisë së Kosovës për një President të përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë. Një deklaratë që ka shkaktuar shumë debate.

“Nuk bëra asnjë deklaratë. Një fjali e lirë u shkëput nga konteksti dhe kthye në një program politik. Në fjalën e atij rasti, i lejova vetes që të vrapoj me imagjinatë, se si mund të jetë 20-vjetori i Pavarësisë së Kosovës. Është sport kombëtar, por edhe ndërkombëtar, që shkëputet një fjali nga konteksti dhe pastaj bëhet një histori. Por besoj se askush nuk më ndalon të imagjinoj.

Sa i përket pastaj artikulimit, se si kjo mund të ndodhë nga ana legjislative imagjinata ime nuk ka shkuar deri aty”, ka deklaruar kryeministri Rama për Top Channel.

“Shqipëria dhe Kosova me një president të përbashkët”, Rama shpjegon deklaratën që shkaktoi debate Read More »

Raporti me shifra të frikshme, shqiptarët populli më…

Një raport i Frontex, agjencia e Bashkimit Evropian që merret me menaxhimin e kufijve të përbashkët të BE-së, tregon se shqiptarët janë kombësia e tretë më e përjashtuar nga Europa, pas ukrainasve me 37 mijë hyrje të mohuara dhe rusëve me 36 mijë hyrje të mohuara.

Pavarësisht se shqiptarët janë një ndër grupet kryesore të kombësive që tentojnë të kalojnë me dokumente të falsifikuara, kjo nuk ka qenë baza për refuzimet.

Ndër 32 mijë raste, gati 11 mijë shqiptarë janë refuzuar për shkak se nuk kanë dokumentacionin përkatës që justifikon qëllimin dhe kushtet e vizitës.

9,331 shqiptarë janë refuzuar në kufijtë evropianë për shkak se janë gjykuar si pa mjetet e duhura për të qëndruar në periudhën e deklaruar dhe pa para për t’u rikthyer në vend.

8,363 shqiptarë ndërkohë kanë qenë në listën e alarmit për refuzimin e hyrjes në regjistrin kombëtar.

1,945 shqiptarëve u është mohuar hyrja për shkak se kishin qëndruar mbi 3 muaj gjatë periudhës 6-mujore në territorin e shteteve të BE, një fakt që flet mbi ndërgjegjësimin e ulët të qytetarëve mbi rregullat e lëvizjes së lirë.

Numri i lartë i refuzimeve ka ndikuar në shtimin e rasteve të kalimit të paligjshëm të kufirit me 22%, duke arritur në 6500 kalime ilegale, më shumë se çdo shtet tjetër sa i takon kufijve tokësorë.

Raporti me shifra të frikshme, shqiptarët populli më… Read More »

Arta Marku shpërngulet plotësisht në Tiranë, Garda merr në mbrojtje banesën e re

Pas vendimit të qeverisë për t’i paguar qiranë, Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku është transferuar përfundimisht në Tiranë. Sipas burimeve për Report TV Garda e Republikës ka marrë në ruajtje banesën e saj në lagjen e njohur si “Selvia”, pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

Marku ka një javë që është transferuar në Tiranë në banesën e re që i është siguruar nga Shteti, ndersa për një muaj rresht ajo udhëtoi çdo ditë drejt Shkodrës, ku ka edhe banesën e saj.

Marku u zgjodh në detyrën e përkohshme vetëm me votat e shumicës parlamentare dhe mes kundërshtimeve të ashpra të opozitës, e cila ndezi edhe tymyes e flakadënë në sallën e Kuvendit teksa Marku betohej.

Arta Marku shpërngulet plotësisht në Tiranë, Garda merr në mbrojtje banesën e re Read More »

Kryeministri Rama i habit të gjithë, me këmbë mbi tavolinë në studion e Mustafa Nanos

Këtë të martë, emisioni “Provokacija” i gazetarit Mustafa Nano në ABC News, nisi disi ndryshe. Me këmbë mbi tavolinë, u shfaqën Kryeministri Edi Rama dhe gazetari Mustafa Nano.

Në emision u diskutua fillimisht për klasën politike dhe performancën e Parlamentit shqiptar gjatë gjithë këtyre viteve, duke e krahasuar me Parlamentin britanik.

Edi Rama: “Besoj që ka një përmirësim të ndjeshëm në këtë legjislaturë falë drejtimit të Kuvendit që është shumë i ngjashëm me drejtimin që pamë në video. Nga ana tjetër, më ha mendja se koha duhet të bëjë akoma të vetën”.

Mustafa Nano: “Kam përshtypjen se ju e vazhdoni traditën e Kryeministrave për të bërë atë shoë hidh e pritë, përdorni ndonjëherë edhe batuta. Ju i përdorni sepse Parlamenti është kështu apo ju i përdorni sepse kështu ju dalin, teatri me plëncin nuk janë shumë parlamentare”.

Edi Rama: “Sigurisht që në parlamentin tonë ka momente banaliteti që janë shumë më larg se sa çdo gjë tjetër në raport edhe me një kafene të rëndomtë fshati. Përsa më përket, unë përpiqem që të jem në atë nivel (nivelin e Parlamentit anglez)”.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=FEElStIRFdg]

Kryeministri Rama i habit të gjithë, me këmbë mbi tavolinë në studion e Mustafa Nanos Read More »

Amantia:Rrenojat e nje qyteti antik

Amantia rrënojat e një qyteti antik është një monument kulture që ndodhet në qarkun e Vlorës, Shqipëri [1].

Emri i saj u përmend për herë të parë në shekullin e IV para Krishtit.Amantia u themelua në fund të shekullit V para Krishtit Ajo ndodhet në një kodër dhe është e fortifikuar me mure. Në shekullin e III-të para Krishtit qyteti u forcua ekonomikisht dhe nxori monedhat e tij të para.Në vitin 268 para Krishtit, qyteti preu monedhën e vet. Ka ende gjurmë të tempullit të Afërditësteatrit dhe stadiumit.

Sapo hyn në luginën e Shushicës, në juglindje të Vlorës, midis kodrave që shtrihen në këmbët e malit të Kudhësit, të tërheq vëmendjen, një majë shkëmbore e vetmuar, e cila ngrihet lartë si një kon i madh. Një majë tjetër shkëmbore, shihet edhe nga lindja, duke ardhur nga Tepelena. Të dy majat shkëmbore formojnë një kreshtë, e cila zgjatet gati 1 km. me drejtim verilindje-jugperëndim. Kuota më e lartë e saj është 613 m. mbi nivelin e detit dhe ndodhet në skajin verilindor. Mbi këtë kreshtë dhe përreth saj, janë të shpërndara shtëpitë e fshatit Ploçë. Në këtë kreshtë dhe poshtë saj, ruhen rrënoja të ndryshme të një vendbanimi të lashtë, ai i Amantisë.

Amantia u zhvillua si qytet në kodrën e lartë dhe në tarracat e saj. Në kohët e lashta pllaja e sipërme e kodrës ishte e rrethuar me mure fortifikimi. Qyteti u zhvillua jashtë këtyre mureve, përreth Akropolit.

Kjo ka bërë që Amantia të mos kish pamjen e qyteteve të tjera ilire. Godinat dhe banesat e tjera u ngritën në sheshet dhe tarracat e mëdha të sajuara , të zgjeruara dhe të forcuara me mure, në anët e ndryshme të kodrës.

Ajo lidhet me luginat e lumenjve Vjosa dhe Shushica dhe me rrugët e lashta , që kalonin nëpër to. Ky pozicion bëri që Amantia të shëndërrohej në një nyje të rëndësishme në marrëdhëniet tregtare midis bregdetit jugor të Ilirisë dhe krahinave të brendshme.

Në shek.IV p.e.s. Amantia filloj të zhvillohej si një qendër e rëndësishme skllavopronare, duke marrë në shek.III-II p.e.s. pamjen e një qyteti të vërtetë antik. Ajo mbeti si e tillë deri në fund të shek. I p.e.s. Në kohën perandorake, Amantia e humbet rëndësinë e saj të dikushme. Në fund të antikiteti përmendet si një qendër peshkopate, por në mesjetë ishte zhdukur si qytet.

Kërkimet e para për identifikimin e rrënojave të Amantisë filluan në shek. XIX. Që në gjurmimie e para ajo u lokalizua në rrënojat e fshatit Nivicë të Kurveleshit nga Pukvili. Ka pasur dhe lokalizime të tjera(Vajza). Por më vonë do të mbizotëronte mendimi se Amantia duhet kërkuar në Ploçë dhe jo gjetiu. Nga kërkimet dhe gërmimet sistematike u zbulua se Amantia, ka qenë një qendër e rëndësishme e kësaj krahine të Ilirisë së Jugut dhe se për një kohë të gjatë ka pasur një jetë ekonomike dhe shoqërore të gjallëruar dhe një kulturë materiale dhe shpirtërore të përparuar.

Rezultate imazhesh për foto kalaja amantia vlore

Amantia:Rrenojat e nje qyteti antik Read More »

Habit drejtori i Ujësjellësit: Askush s’më mori në telefon kur i lashë 3 ditë pa ujë

Drejtori i Ujësjellësit në qytetin e Sarandës, Sheme Lulo është i mendimit që furnizimi me tetë orë ujë në ditë është mëse i mjaftueshëm për banorët e qytetit bregdetar.

I ftuar në emision, në një TV lokal, drejtori socialist ka habitur duke thënë se ka provuar qëllimisht t’i lërë banorët edhe tre ditë pa ujë, për të kuptuar se sa kërkesë ka. E pas kësaj prove ai shton se askush nuk u ankua.

DEBATI NË STUDIO
Sa orë ujë furnizohet në ditë Saranda?
Sheme Lulo: Rreth tetë orë
Është e mjaftueshme kjo për banorët, për qytetarët
Sheme Lulo: Po unë i kam lënë edhe tre ditë pa ujë, pa i furnizuar për të parë se sa kërkesë ka. Nuk i ka rënë asnjëri telefonit tim e të thotë shiko se jam pa ujë (qesh)

Habit drejtori i Ujësjellësit: Askush s’më mori në telefon kur i lashë 3 ditë pa ujë Read More »

Nis mbledhja e dëshmive nga regjimi komunist, Veliaj: Ligji për hapjen e dosjeve po jep rezultat

“Edhe muret kanë veshë”, kështu titullohet nisma e re e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentat e ish Sigurimit të Shtetit që nisi sot, më 20 shkurt, në përvjetorin e 27-të të rrëzimit të shtatores së ish diktatorit, e që i kushtohet mbledhjes së dëshmive të të gjithë atyre që vuajtën gjatë regjimit komunist. Bashkia e Tiranës është e para që e ka mbështetur këtë projekt, i cili kurohet nga kryetarja e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentat e ish Sigurimit të Shtetit, Gentjana Sula, dhe synon të sjellë në dritë një copëz historie, përmes përjetimeve personale.

Në 27 vjetorin e rënies së shtatores të ish diktatorit komunist, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim kryetaren e AIDSH, Gentjana Sula, dhe ideatoren e këtij projekti, artisten Alketa Xhafa Mripa, me të cilat bisedoi mbi mundësitë e bashkëpunimit për realizimin e kësaj nisme, që do të krijojë mundësi që shumë njerëz të sjellin dëshmitë dhe përjetimet e tyre personale në vitet e regjimit komunist, ndërsa për të rinjtë të njohin një pjesë të historisë më të errët të vendit tonë.

Veliaj theksoi se ky projekt sjell një alternim të artit me historinë, për të prurë në memorien e brezit të sotëm ngjarje dhe vuajtjet e mijëra shqiptarëve në regjimin komunist. “Bashkia e Tiranës do të përfshihet në aktivitetet që do të zhvillohen në kryeqytet sepse besoj se nëse nuk i kushtojmë burime në kohë, energji dhe në financa këtij operacioni të pastrimit të vetvetes, humbasim një shans historik. Ndaj, kjo nismë meriton gjithë përgëzimin tonë, ju uroj punë të mbarë dhe mirëpres ta finalizojmë në datën 9 maj, ku jo vetëm përkujtojmë ditën e rënies së fashizmit dhe “Ditën e Europës”, por edhe reflektojmë pak se çfarë solli rënia e fashizmit në Shqipëri. Në shumicën e Europës rënia e fashizmit solli lirinë, kurse në Shqipëri solli pranga të tjera”, u shpreh ai.

Gjithashtu, kreu i Bashkisë së Tiranës shprehu kënaqësinë që falë ndryshimeve (në kohën kur ishte Ministër i Mirëqenes Sociale dhe Rinisë) në ligjin për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë, si dhe me miratimin e ligjit për hapjen e dosjeve, sot këto dy procese kanë ecur paralelisht, duke dhënë rezultatet e pritshme për të gjithë ata që vuajtën në diktaturë.

“Më vjen mirë që kemi ecur me kompensimin financiar të ish të përndjekurve, jemi thuajse në këstin e 8-të. Më vjen shumë mirë që në disa simbolika, duke qenë se sot është përvjetori i rënies së shtatores, në qendër të sheshit ‘Skënderbej’ kemi vendosur njeriun e thjeshtë dhe jo shtatoren e ish diktatorit. Po i shohim dukun këtij ligji të rëndësishëm për hapjen e dosjeve, ku shumë autoritete me peshë në qytetin dhe në vendin tonë, po i hapin dosjet e tyre për publikun”, shtoi Veliaj.

Kryetarja e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentat e ish Sigurimit të Shtetit, Gentjana Sula, falenderoi Bashkinë e Tiranës për mbështetjen dhe theksoi se ky projekt do t’i japë zë shumë dëshmive dhe përjetimeve të atyre që kanë vuajtur mizoritë e sistemit të shkuar. “Jemi këtu për të mbledhur mesazhet e pathëna që kanë mbetur gjatë diktaturës, përjetime, vuajtje, shija e kurajës dhe e solidaritetit. Është një projekt i Autoritetit, që bashkë me dosjet, që janë përgjithësisht instrumente të shtypjes dhe denigrimit të personave të rëndësishëm të shoqërisë sonë të asaj kohe, dhe dëshmive gojore, ta themi historinë në 360 gradë. Pra, për të thënë atë që është shkruar, por edhe për atë që është përjetuar në atë kohë”, tha Sula.

Artistja Alketa Xhafa Mripa theksoi se kjo nismë, përmes artit dhe historisë, kërkon të provokojë mbi të shkuarën. “Të gjithë janë të mirëseardhur, të tregojnë ndonjë rrëfim apo histori që e kanë dëgjuar prej gjyshërve, familjes, për kohën e regjimit barbar që ka ndodhur këtu në Shqipëri. Kjo nuk është një dhimbje vetëm për viktimat dhe familjarët, por për të gjithë kombin shqiptar”, tha ajo.

Projekti do të mbledhë histori në mbarë vendin, duke përzgjedhur kontributet më të mprehta nga secili rajon ku kanë ndodhur këto drama çnjerëzore, për t’u projektuar në një monument ose pikë referimi në disa qytete të Shqipërisë si: Tiranë, Durrës, Shkodër, Vlorë, Gjirokastër, Korçë, Tepelenë, Berat, Elbasan, Burrel etj. Fraza poetike apo thënie që buronin nga tragjedia njerëzore e shtypjes së çdo forme të lirisë, do të shkëputen nga dorëshkrime, dokumentime apo arkiva personale të personazheve të internuar, që artistja do të hulumtojë nëpër territorin shqiptar. Më pas këto “tekste të ndaluara” do të projektohen në formate të mëdha, në të njëjtën datë (09 maj 2018), dhe në të njëjtën kohë nëpër qytete të ndryshme.
thumbnail_Kryebashkiaku Erion Veliaj gjate pritjes me kryetaren e   AIDSH%2c Gentjana Sula (1)

thumbnail_Kryebashkiaku Erion Veliaj gjate pritjes me kryetaren e   AIDSH%2c Gentjana Sula (2)

thumbnail_Kryebashkiaku Erion Veliaj gjate pritjes me kryetaren e   AIDSH%2c Gentjana Sula (3)

Nis mbledhja e dëshmive nga regjimi komunist, Veliaj: Ligji për hapjen e dosjeve po jep rezultat Read More »