Aurora

Selenica, pasuri nëntoksore dhe varfëri mbitoksore…

Rreth vitit 1700 datojnë dëshmitë e para për emrin e qytezës së bitumit të Selenicës, e cila deri më sot njihet me këtë emër. Historia dhe emri i Selenicës është i lidhur kryesisht me nxjerrjen, përpunimin, po dhe me eksportimin e këtij minerali të rrallë…

Nga AGIM JAZAJ

 Pasi lë qytetin e Vlorës, pas 25 km rrugë mund të shkosh me furgonët e linjës, me Çinen, Zagollin, Banin, a Babushin në qytezën e Selenicës, qëndra e bashkisë së Labërisë, qyteti që njihet për Bitumin, ose Ziftin, me një pasuri të hershme, të rrallë nëntoksore dhe me një varfëri të skajshme, aq të dhimbëshme, mbitoksore…

Rrugën sikur e kanë “kafshuar qëntë” – thonë njerëzit, i bën të tërë maraz dhe i frikson nga gropat, nga shmangia e tyre prej drejtuesve të mjetevë, duke bërë afrimin deri në fërkimin-përplasjen e mjeteve më njëri tjetrin, sa i zë drithërimi udhëtarët, çdo ditë përgjatë këmbimit të mjeteve në këtë rrugë të ngushtë…

Dhe këtë dhimbje e sheh kudo, më tutje tek cilido edhe në rrugët e qytezës së Selenicës, të cilat janë kaq të “robëruara”, të zbrazura dhe kaq të trishta tek njerëzit që takojmë, shkëmbejmë bisedat, pse jo dhe pimë kafen me këta njërëz të rrallë, të cilët kanë një peshë në qytezën e kësaj miniere dhe të quajtur si “minierë” e kësaj shoqërie, në qytezën e minierës si me; Minella Muçin, ish nëndrejtor i kësaj miniere, Ilirian Caushaj, ish drejtues në qytezën e Selenicës, me regjisorin Paskal Kota, etj.

Edhe këto ditë që shkuan dhe shënuan rrjeshjet më të mëdha deri më tani, Selenica i kaloi me humbje më të vogla, ose me aspak humbje. As përroi-(lum) i “Otimës” që ka tmerruar përgjatë dimrave selenicarët, kaloi “paq” këtë dimër.

Gjithëkush e shënon fortë dhe e krahason këtë vit me llohën më të mëdhe. Stacioni i ujit të pijshëm, i përmbytur në vitin 2015 dhe i ringritur e venë në punë në gjysëm e parë të vitit e 2017-ës, as këto rrjeshje të mëdha dhe dalja nga shtrati si asnjë vit tjetër i Vjosës, si cingërisën asnjë fije stacionit të pompimit të ujtit.

E dini pse? E thonë gjitha selenicarët. Sepse projektimi nga bashkia e Selenicës, u parashikua, projektua dhe u realizua nga ideatori; Përparim Shamemataj- kryetari i Bashkisë, duke paraparë rrezikun e rreshjeve, daljen nga shtrati të lumit Vjosë, me rreshjet më të mëdha.

Pra, syri i këtyre drejtuesve sheh shumë larg… Dhe pikërisht themelet (pista) e këtij ujësjellësi janë ngritur aq lartë, saqë edhe uji që vërshoi sivjet, ishte gati 2 metra mbi këtë dalje të tërbuar. Ja, pra, njerëzit që parashikojnë, shohin edhe “pas malit”, projektojnë dhe realizonë projekte dhe vepra me jetëgjatësinë shekullore dhe u shërbejnë brezave të tërë, mendojnë dhe punojnë në behar dhe marin masa për dimrin!

Njerëz që kanë pasionin për punë dhe vepra, ndjeshmërinë e dhëmsurinë, u dhëmb për vendin e tyre, bëjnë dhe lënë vepra, gdhëndin emrin e tyre…

Por, ndonjë gjurmues të ligësisë, zanatçij- fletërrufetist, shënonte dhe sulmonte në këndin e “fletë rrufeve” (fb) me daljen dhe përmbytjen e lumit Vjosë në “Bishtin e Malit”. Por, cilido me haberin minimal e di nga hershmëria se; dalja e lumit Vjosë, nuk doli vetëm sivjet, por ai del çdo vit. Sepse tokat në “Bisht i Mali”, janë shumë të ulëta dhe çdo ves shiu i ka përmbytur. Këtë e dëshmon dhe e provon edhe publicisti i njohur, biri i Armeni; Flamur Haxhiraj, i cili i ka kënduar mëse 4 dekada Armenit dhe Vlorës, ka shkruar shpesh edhe për përmbytjen e “Bishti i Malit”, në faqet e shtypit të kohës, por dhe ish drejtuesi i kooperativës;  Arsim Canaj, si heq presje ndaj kësaj përmbytjeje, e cila është e pa shmangëshme, ndodh për shkak të shtrirje së tokës e jo për arsyen e daljes së lumit.

“Doni më Për Belulin” -u jepte xhevap edhe Arsmi- këtyre fletërrufetistëve të thekur.

SELENICA ME ARIN E ZI

  Selenica me “arin e saj të zi”, shtrihet në jugun e kodrave të fshatit Treblovë dhe në veri, deri në buzë lumin e Vjosës. Në jug dhe në perëndim Selenica kufizohet me kodra. Ndërsa në veri kufizohet me lumin e Vjosës, i cili është njëkohësisht dhe kufiri midis Vlorës dhe Fierit. Ndërsa në jug qyteza e Bitumit kufizohet me fshatin e Treblovës, në lindje me fshatin Rromës dhe Resulaj, po vendburim bitumi, i shtrirë edhe në këtë fshat. Gjithashtu në kufi, më në lindje të vendburimit, kufizohet me fshatin Karbunar, ndërsa në perëndim edhe me fshatin Armen.

Qyteza e Selenicës sundohet gjithashtu nga lartësitë që shtrihen me qëndër: Malet e Kudhësit dhe të Gribës. Në hartën e këtij teritori shtrihet miniera e bitumit, por dhe e nënprodukteve: Rërat Bituminoze dhe Zhavori Bituminoz.

Miniera e Bitumit të Selenicës është shumë e vjetër, e përmendur përgjatë udhëtimeve të hershme prej historianëvë të shquar të lashtësisë si: Aristoteli, Vitruvi, Straboni, Plutraku, po dhe nga disa prej historianve të kohëve tona, si ata Francez, Italian që janë marë dhe kanë pasur ineresa të lidhura me vendin tonë.

Selenicën e përmend përgjatë udhëtimit të tij, rreth vitit 1670 edhe prej historianit turk Çelebi, i cili pasi vizitoi Gjirokastrën, Tepelenën, vijoi duke zbritur edhe në Vlorë, madje deri dhe në kalanë e Kaninës.

 “Pas dy orësh kaluam me anije lumin e Gjirokastrës dhe katundin e Mekatit, hymë në teritrorin e Vlorës. Në këtë vend është një mal me zift. Këtu punojnë shumë punëtor, të cilët kanë hapur me qindra shpella, nga të cilat nxjerrin zift, në copa të mëdha si arka dhe këto u’a shesin tregëtarërve frëng, të cilët vijnë dhe e blejnë me njëherë. Punëtorët e kësaj miniere, të cilët vinë këtu nga njëzetë katunde myslymanësh përrreth, si shpërblim për punën e tyre janë përjashtuar nga gjithë taksat shtetrore. Perveç këtyre në këtë minierë punojnë duke qënë të lidhur me pranga edhe të gjithë kriminelët e dënuar me burgim të përjetshëm.

Këto male janë çudia e të madhit Zot. Sipër ato janë të mbuluara me gjelbërim, ndërsa në brëndësi të tyre janë mbuluar me sërë të zezë”.

DËSHMITË DATOJNË…

 Rreth vitit 1700 datojnë dëshmitë e para për emrin e qytezës së bitumit të Selenicës, e cila deri më sot njihet me këtë emër. Historia dhe emri i Selenicës është i lidhur kryesisht me nxjerrjen, përpunimin, po dhe me eksportimin e këtij minerali të rrallë, i cili ka ndikuar edhe në rritjen, zhvillimin e saj, po pa e marë gjithë atë vlerë dhe vlerësim gjithashtu që i ka dhënë vendit përgjatë ekzistencës së saj, kontributit në ekonominë kombëtare.

Shfrytëzimi çnjerëzor i bërë mbi bitumin në minierën e Selenicës shënohen në fillim e shekullit të kaluar prej shoqërive të huaja shfrytëzuese.

Viti 1830 shënohet si viti i parë i minierës e organizuar prej një shoqërie angleze.

Shënohet në historikun dhe e pasuron historikun e kësaj miniere kontributi i shquar dhe i shënuar nga themeluesi i shtetit shqiptar Ismail Qemali, kur ai bënte pjesë në administratën e Lartë të Perandorisë, i cili me peshën e tij ndërhyri në dhënien me konçension të këtij vendburimi, të bitumit perandorisë Osmane!

Gjatë kohës së mbretit Zog, minierën e shfrytëzuan shoqëritë italiane.

Ndërsa shfrytëzimi në mënyrë të organizuar ka filluar rreth vitit 1870, kohë kur vendburimi, i arit të zi i’u dha me konçension një shoqërie angleze. Ndërsa në vitin 1886 miniera i kaloi Bankës Osmane në Kostandinopojë. Në shtator të vitit 1891 i kaloi për shfrytëzim shoqërisë FRANCEZE të bitumit, me qëndër në Paris. Në vitet 1914- 1916, u ndërpre puna në këtë minierë për shkak të luftës. Përgjatë periudhës 1916- 1920, miniera u shfrytëzua dhe kontrollohej nga ushtria italiane. Ndërsa, po në vitin 1920 i kaloi me konçension shoqërisë italiane S.I.M.S.A.

Dhe prej muajit qershor të vitit 1945 deri në tetor të vitit 1996, minierën e bitumit të Selenicës e shfrytëzoi dhe zhvilloi shteti shqiptar.

Pas Luftës së Dytë Botërore miniera e Bitumit mori një zhvillim të vrullshëm, ku u hapën shumë sektor të rinjë pune, nga ku u punësuan shumë njerëz në këtë minierë të madhe, po dhe u zhvillua infrstruktura,arsimi, kultura, sistemi tregëtar, etj.

Miniera e Bitumit Selenicë ndër të rrallat në botë ka dhënë ndër vite kotribut të çmuar, madje mbi të tjerat miniera për zvlilimin e industrisë minerare të vendit, si dhe për xhvillimin e ekonomisë. Gjithashtu ka vlera sa të rralla historike si, në grevat dhe lëvizjet e puntorisë dhe të shoqërisë…

Ndaj shfrytëzimit të minierës dhe shfrytëzimit të njerëzëve, shënohen dhe njihen revoltat e punëtorëve të kësaj miniere në vitet 1937, 1940, 1941, 1942, kulmojnë me revoltat e minatorëve të kësaj miniere…

Është për t’u shënuar se në qytezën e Selenicës, në minierën e Bitumit kishte një prurje të njërëzve nga gjithë trevat e krahinës së Labërisë, kryesisht të Vlorës, nga gjithë fshatrat, pothuajse nga Shkoza, Dushkaraku, Kuçi, Fterra, Gorishti, Bolena, Vranishti, Velça po edhe nga gjithë rrethet e Tepelenës, Gjirokastrës, Mallakastës, bashkë me çobenët, që janë pothuaj autoktonët, maxhorancë në këtë qytezë, kanë shkuar me një harmoni dhe krushqi të lakmueshme, të cilën e ruajnë edhe sot, kur i sheh në xhiro, në biseda, aktivitete, kafe, në të mira dhe në dhimbje pranë njëri- tjetrit….

PELLGU MINERALMBAJTËS DHE DEKOVILI…

Pellgu mineral mbajtës i Selenicës ka qënë i njohur qysh në lashtësi. Përfituesit e parë të këtij produkti, asfalti kanë qënë osmanët, të cilët e sunduan për shumë shekuj vendin.

Më pas është një shoqëri franceze nga fundshekulli nëntëmbëdhjetë që e shfrytëzoi. Ekspedita italiane vijoi shfrytëzimin e saj përgjatë luftës së Parë Botërore, kohë kur vendi ynë u bë shesh luftimesh dhe ata ndërtuan edhe dekovilin e parë, me gati 30 km të gjatë që lidhte minierën me Vlorën, deri në portin e saj, në Skelë. Gjithashtu në atë kohë u ngrit dhe një fabrikë në Vlorë, për përpunimin e asfaltit dhe nxjerjen e vajrave minerale. Prodhim i asfaltit arriti deri në 15. 000 ton në vitin 1939, si dhe me prodhimin e vajrave lubrifikante. për të cilat industria italiane ishte e ndërvaruar aso kohe nga tregu i huaj.

Aktviteti i kësj fabrike u ndërpre gjatë vitit 1943, kur vendi u pushtua nga nazizmi gjerman. Ndërsa dekovili, ose hekurudha më e vjetër dhe e para e vendit nga Selenica në Vlorë dhe anasjelltas, është shfrytëzuar deri në ditët e sistemit socialist. Dekovili qëndronte në qafën e Koçiut, në Alikokë, ku dhe bënte shkarkesën e bitumit në forma të rrumbullakta, të zeza për të marrë rrugët e tregut të botës. Pra deri në vitin 1991 ky dekovil punoi përgjatë rrugës Selenicë-Vlorë dhe anasjelltas.

Gjithë ata që kanë punuar dhe drejtuar në këtë lokomotivë, dekovilin si një ndër ta; Liço Liçaj e kujton me nostalgji… Dhe nga drejtimi i këtij dekovili, i cli njihet ndër të parët mashinist, ose “kapiten” i dekovilt, duke marë spunton prej andej, e më pas do të drejtonte edhe teknikën luftarake, në ish repartet e ushtrisë Popullore shqiptare

Dekovili vinte gati dy herë në ditë me ngarksa nga miniera për ne Port-Vlorën me Bitumin e përpunuar në format, si të djathit dhe trasportoheshin për në portin e Skelës, nga ku mernin rrugët e tregut të botës!

HERONJTË E MINIERËS

 

Ata që kanë dhënë kontributin, po dhe jetën e tyre në këtë minierë janë me dhjetëra dhe shënohen në faqet i historikut të kësaj miniere, të mbetur në kujtesën dhe dhimbjet e njerëzve, të brezave. Ata që hynin me fytyrën e pastër dhe dilnin me fytyrat e nxira, ata që hynin të gjallë, por mendonin dhe putheshin me njerëzit e shtëpisë, futeshin qindra metra nën tokë, dhe ndesheshin edhe me gazin, që të mbyste, me zjarrin që shkatohej në brendësi të galerive, a do të dilnin përsëri mbi tokë?…

Në vitin 1982, gjatë një shpërthimi të ndodhur në thellësit e galerivë gjetën vdekjen 10 përsona, minatorë dhe u plagosën 15 të tjerë, por kjo tragjedi u mbajtë si sekret, pa e bërë publike nga sistemi i asaj kohe.

Në gjithë harkun e kësaj miniere janë shënuar edhe shumë humbje të jetëve njerëzore, si dhe të gjymtuar në gjithë procest e punës së saj, tejet të vështira si nën tokë e mbi tokë, duke punuar në kushtet e përqindjes së lartë të gazrave, po ashtu dhe në repartet e shkrirjes së bitumit, në një temperaturë të lartë për përgatitjen e formave të bitumit për eksport, etj.

Edhe në vitin 1998 janë shënuar humbja e jetëve të pesë minatorëve që punonin qindra metra në thellësitë e saj: Refat Tozaj, Mynyr Gargaj, Enver Jaçaj, Bardhosh Hyseni e Bastri Imami, të cilët janë ndarë nga jeta në mënyrë tragjike, duke lënë pas dhimbjen tek njerëzit dhe të mbetur në kujtësën e tyre dhe të shënuar në historikun e kësaj miniere nga më të rrallat, të vjetrat jo vetëm në vend, por edhe në botë.

NË STENDAT E MINIERËS, NË KUJTESËN NJERËZORE 

Njërëzit që kanë punuar e drejtuar, në çdo sektor të kësaj minierë të madhe të arit të zi, kanë shënuar emrin e tyre të bardhë, të mbetur në përjetësi, të skalitur edhe në memorjen e fadromistit të njohur, Hysen Keqaj, (dhe jo vetëm) i cili e lidhi jetën me këtë minierë, i kujton me respektin e veçantë këtë armatë drejtuesish si ish drejtorët: Faro Xhankua, Sihat Muçaj, Gudar Toto, Osmën Bezhani, Nazmi Durua, Miti Xhako, Miti Bombaj, Nesti Rrapaj, Luftar Kamberaj, etj

Në këtë amfiteatër, në stendat e kësaj miniere zenë vend edhe zonjat- zonja si: Nasibe Aliaj, Vera Selimi, Agafi Likaj, etj.

Duke vijuar me specalistët e zot, inxhinierët dhe teknikët më në zë, të cilët edhe nga ata (që janë larguar nga kjo jetë), jetojnë në qytezën e Selenicës si inxhinierët: Nazmi Duraj, Isuf Bodo. Rustem Osmanaj, Maliq Hoxhaj, Milo Lati, Koçi Beko, etj.

Në mierën e Selenicës ka lënë gjurmë edhe “Heroi i Punës Socialiste” dhe ish deputeti i Kuvendit Popullor, po edhe njeriu popullot: Shefit Ramadani, si dhe drejtuesi dhe specialsti i njohur dhe mbetur i gjallë, kur është larguar nga bota e të gjallëve, heroi i shkrimeve të shtypit të kohës: Qemal Qazimi, ish shefi i Kazanit, një ndër sektorët me të vëshitirë të kësaj miniere.

Në këtë memorje dhe në historikun e saj mbeten edhe drejtuesit, e shquar në sektor të rëndësishëm si: Lame Shaho,Thoma Bombaj, Thoma Ziu, Thoma Leçi, po dhe specialistët e novatorët e shquar, Skënder Xhaferi, Todi Llambi, etj

Por, në memorjen e selenicarëve dhe stendat e muzeut të kohës të Selenicës, janë gdhëndur edhe internimet dhe izolimet nga sistemi i familjeve të: Beqir Ballukut, Hito Çakos, Nesti Kerenxhi, Dashnor Mamaqi, Vera Ngjela, Fatmir Belishova. etj.

Selenica ishte një thesarë i nëntokës, por dhe një tmerr i veçantë, vend i internimit për njerëzit që shquheshin dhe çmoheshin, si kundërshtar të regjimit.

Edhe për këta njërëz, kujtesa e njerëzve të këtueshëm, ka vendin e saj…

KOHA E NDRYSHIM-RRËNIMIT

 Gjatë periudhës së ndryshimit- rrënimit të sistemit, miniera kaloi sërish në disa duar, në shoqëri private vendase dhe të huaja.

Në tetorin e vitit 1996, miniera, pjesa kryesore, gati 70 % e saj  kaloi në pronësi të shoqërisë aksionere “VEFA” sh.p.k.

Në shkurt të vitit 2001, po kjo pasuri kombëtare, i kalon shoqërisë; “Bitumi” sh.a, e cila u privatizua tërsisht nga shoqëria Franceze K.L.P, dhe themeloi shoqërinë: “SELENICË BITUMI”.

Qyteti edhe mbi këtë pasuri të rrallë, duket shumë i vuajtur. Rrugët e veta janë në ditët e hallit.

Për të shkuar në Selenicë jo vetëm rruga është shumë e ngushtë, por edhe me një surogato asfalt, të kohës së “baba qemos” . Asfalt i thençin, kur maunet supertonëshe kalojnë çdo minutë me bitumin e Selenicës.

Pra, me ketë pasuri kombëtare të rrallë, shtrohen rrugët e botës  dhe nuk shtrohet rruga e Selenicës, fatkeqsishtë është qyteti që i ka rrugët më të shkreta.

Një riparim, hedhja e një dore asfalti ju bë kësaj rruge në kohën kur ishte ministër i transporteve Sokol Olladashi- thonë banorët e kësaj qyteze.

Njerëzit e këtyre anëve e lidhnin aksionin e ish ministrit Olldashit, njëherazi me ndjeshmërinë e tij me qytetin e Selenicës, me vitet e familjes së tij gjatë internimit në këtë qytet, sa të përligjur me të drejtën parësorë të asfaltimit dhe të modelit të rrugëve, vendi që nxjerr bitum, shtron dhe asfalton botën dhe ka të pa asfaltuar rrugën e vet…

Shkojnë përshtat vargjet e poetit tonë Çajupi:

“Mjaftë punove për të tjerë,

 o fatkeq,

Kujto vendin ku ke lerë,

 dhe tek heq”…

TRUPA KRIJUESE…

Njerëzit e artit dhe të pëndës, të të gjithë gjinive kanë qënë e dhënë kontributin e tyre në qytezën e Selenicës. Aty ka qënë Kinoklubi “Minatori”, funksiononte trupa artistike, dhe trupa teatrore, grupet artisike të këngëve dhe valleve- thotë regjisori i njohur Paskal Kota.

Selenica ashtu siç kishte pasuri të rrallë nëntoksore, një mineral që nuk i gjëndet shoqe në Europë, përveç këtu, kishte dhe talenet në gjithë fushat.

Aty janë dalluar dhe shënuar emra krijuesish të publicistikës dhe letërsisë si: Kujtim Qalliu e Kujtim Mema, Baxhul Merkaj e Novruz Abilekaj, Josif  Prifti e Faruk Myrtaj etj, në këtë qytet të minatorëve!  Tashmë qyteti i minatorëve rrudhet përditë. Njërëzit largohen nga ky thesar dhe kërkojë rrugët e mbijetesës nëpër botë…

Selenica, pasuri nëntoksore dhe varfëri mbitoksore… Read More »

10 shtetet me rezervat më të mëdha të arit

Ari, si duket, është në rrugën e rënies në 13 vjetët e fundit.

Ne i kemi mbledhur shifrat nga dhjetë shtete me rezervat më të mëdha të arit.

10. India

Sasia zyrtare e rezervave të arit:
557.7 tonelata;

Përqindja e rezervave të huaja në ar:
8.4%

Qeveria është munduar që t’i frenojë njerëzit nga blerja e këtij metali të çmueshëm. Importi i arit është cilësuar si shkaktar për deficitin e lartë korrent të shtetit. Guvernatori i Bankës Qendrore të Indisë, Raghuram Rajan, ka thënë se vendi mund t’i paguajë borxhet e tij me ar.

9. Holanda

Rezervat zyrtare:
612.5 ton

Përqindja e rezervave të huaja:
54.0%

Një pjesë e rezervave të arit të Holandës mbahen në SHBA, dhe disa në Kanada e në Mbretërinë e Bashkuar. Rreth 10% mbahen në Amsterdam. Më herët, vjet, Holanda deshi ta kthente arin e saj në vendlindje.

  1. Japonia

Rezervat zyrtare:
765.2 tonelata

Përqindja e rezervave të huaja:
2.6%

Rezervat e arit në Japoni në vitin 1950 ishin vetëm 6 tonelata dhe banka e saj qendrore hapin më të madh të rritjes së tyre e bëri më 1959, duke rritur ato në 169 tonelata,  deri në vitin 2012. Më 2011, Banka e Japonisë ka shitur ar rreth 20 trilonë jen për ta qetësuar situatën në vend pas cunamit dhe aksidentit nuklear.

  1. Rusia

Rezervat zyrtare:
1,015.1 tonelata

Përqindja e rezervave të huaja:
8.3%

Banka Qendrore e Rusisë e kaloi shifrën prej 1. 000 tonëve për herë të parë në tremujorin e tretë të vitit 2013.

  1. Zvicra

Rezervat zyrtare:
1,040.1 tonelata

Përqindja e rezervave të huaja:
8.3%

Më 1977 ishte propozuar që të shitej një pjesë e rezervave të arit, sepse ato më nuk konsideroheshin të jenë  të “nevojshme për qëllime të politikës monetare,” sipas Këshillit Botëror të Arit. Në maj të vitit 2000 filloi shitjen e 1,300 tonelatave, të asaj pjese që konsiderohej të jetë ari i tepërt. Nën CBGA1 1,170 tonelata ishin shitur, dhe 130 tonë të tjerë ishin shitur nën CBGA2. Zvicra nuk ka deklaruar të ketë plane për shitje të arit nën CBGA3.

  1. Kina

Rezervat zyrtare:
1,054.1 tonelata

Përqindja e rezervave të huaja:
1.2%

Ari ende llogaritet si përqindje e vogël e 3,7 trilionë $ të rezervave valutore të Kinës, krahasuar me mesataren ndërkombëtare prej 10%. Krijimi i rezervave të arit do të jetë vendimtar për Kinën, përderisa ajo mundohet që ta internacionalizojë valutën e saj dhe shpreson ta bëjë valutë rezervë, sipas Financial Times.

  1. Franca

Rezervat zyrtare:
2,435.4 tonelata

Përqindja e rezervave të huaja:
66.1%

Franca ka shitur 572 tonelata ari nën CBGA2, dhe jashtë marrëveshjes ajo ka transferuar rreth 17 tonelata në Bankën për Marrëdhënie Ndërkombëtare në fund të vitit 2004, si pjesë e blerjes së aksioneve të BIS. Franca nuk ka deklaruar për plane të shitjes së rezervave të arit nën CBGA3

Banka e Francës tha se ajo nuk do të shesë rezerva të arit, sepse ofron besim dhe diversifikim, dhe mund të absorbojë paqëndrueshmëri në bilancin e saj, raporton Reuters.

  1. Italia

Rezervat zyrtare:
2,451.8 tonelata

Përqindja e rezervave të huaja:
67.2%

Italia nuk ka shitur ari nën CBGA 1 apo 2 dhe nuk ka deklaruar shitje nën CBGA3. Por, në 2011, bankat Italiane shikonin për blerje të mundshme në Bankën e Italisë dhe ta përkrahnin bilancin e saj para stres testit.

  1. Gjermania

Rezervat zyrtare:
3.387,1 tonelata

Përqindja e rezervave të huaja:
68,7%

Gjermania i ka reduktuar rezervat e arit në tetor. The Bundesbank çdo vit i shet gjashtë deri në shtatë tonelata Ministrisë së Financave. Gjermania ka shitur nën CBGA 1 dhe 2 me qëllim të prerjes së monedhave të arit. Në vitin e parë të CBGA3 (2008 – 2009), Bundesbanka ka shitur rreth 6 tonelata, si edhe 4,7 tonelata që nga shtatori 2011.

  1. Shtetet e Bashkuara

Rezervat zyrtare:
8.135,1 tonelata

Përqindja e rezervave të huaja:
71.7%

Shtetet e Bashkuara kanë rezervat më të mëdha të arit që nga 1952, kur totali i rezervave ishte 20,663 tonelata. Rezervat për herë të parë kanë rënë nën 10,000 në vitin 1968.

10 shtetet me rezervat më të mëdha të arit Read More »

5 ditët më të mira të muajit mars për të prerë flokët

Astrologët, siç e dini, janë në gjendje të shpjegojnë gjithçka na ndodh në jetë me lëvizjen e Hënës.

Nuk mbeten thjesht këshillat e gjysheve. Edhe flokët, të gjatë apo të shkurtër, ndikohen nga Hëna dhe sinjalet e saj. Nëse i presim në ditët më të mira, atëherë stimulojmë rritjen ose jo në periudha të ndryshme.

Sa i përket muajit mars, astrologët thonë se ditët më të mira për të prerë flokët dhe për të stimuluar rritjen e tyre janë:
19 mars, 2018
20 mars, 2018
21 mars, 2018
24 mars, 2018
31 mars, 2018

 

5 ditët më të mira të muajit mars për të prerë flokët Read More »

3 mijë shqiptarë nuk lejohen të udhëtojnë në BE, ja arsyeja

Më shumë se 3 mijë shtetas shqiptarë nuk janë lejuar të udhëtojnë drejt vendeve të BE-së gjatë dy muajve të parë të këtij viti, pasi ka pasur dyshime se ata do të kërkonin azil.

Në të gjitha pikat e kalimit të kontrollit kufitar, në zbatim të planit të masave për parandalimin e azilkërkimit të shtetasve shqiptarë në vendet e BEsë, ka vijuar zbatimi i masave shtesë për këtë qëllim.

Masat kanë konsistuar në sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për pasojat e qëndrimet përtej afateve dhe azilkërkimin e pabazë. Policia tha dje se, në drejtim të kontrollit të shtetasve shqiptarë, që kalojnë kufirin shtetëror, plotësimin e kushteve për udhëtim drejt vendeve të BE-së, për periudhën 1 janar – 28 shkurt 2018, janë prapësuar nga Policia Kufitare në Pikat e Kalimit Kufitar 3307 shtetas, nga këta 246 minorenë.

Nga Policia Kufitare janë intensifikuar operacionet e rikthimit të shtetasve shqiptarë, në bashkëpunim me Frontex-in dhe me vendet e destinacionit. Për periudhën 1 janar – 28 shkurt janë kryer 156 operacione me 1044 shtetas të kthyer, nga këto 7 operacione janë zhvilluar me kërkesën e Policisë Kufitare shqiptare në bashkëpunim me Frontex-in, si dhe 149 operacione nga vendet e destinacionit. Gjatë këtyre dy muajve janë trajtuar 31 kërkesa dhe janë riatdhesuar 21 të mitur.

Të gjitha rastet e riatdhesimit të të miturve të pashoqëruar janë trajtuar në bashkëpunim me shërbimin social shtetëror. Është intensifikuar mbikëqyrja e kufirit për parandalimin e kalimeve të paligjshme të kufirit. Për periudhën të cilës i referohet Policia e Shtetit, janë kapur 311 shtetas shqiptarë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Vëmendje i është kushtuar edhe forcimit të kapaciteteve profesionale të shërbimeve kufitare për identifikimin e dokumenteve të udhëtimit të falsifikuara, duke zhvilluar trajnime të specializuara dhe të avancuara. Në këtë drejtim, gjatë 2 muajve janë proceduar 45 shtetas me dokumente udhëtimi të falsifikuara.

3 mijë shqiptarë nuk lejohen të udhëtojnë në BE, ja arsyeja Read More »

Kriza e emigrantëve/ Greqia nis dëbimin e shqiptarëve të paligjshëm

E gjendur në mes të krizës së emigrantëve, Athina zyrtare duket se ka vendosur të marrë masa të ashpra kundrejt emigrantëve të paligjshëm, sidomos atyre nga Shqipëria.

Në zonën e Janinës janë arrestuar 11 shtetas shqiptarë, si dhe personat që kishin marrë përsipër t’i kalonin në mënyrë të paligjshme në Greqi.

Por sikur të mos mjaftonte kjo, në afërsi të Delvinakit, pranë kufirit me Shqipërinë, patrullat policore kanë ndaluar pas një përndjekjeje një furgon në karrocerinë e të cilit ndodheshin gjashtë shtetas shqiptarë pa dokumente.

Shoferi i furgonit, një shtetas grek 41 vjeçar, e braktisi furgonin, ndërsa gjashtë shtetasit shqiptarë, të moshës nga 25 deri 51 vjeç, do të dërgohen në prokurori.

Megjithatë, një tjetër operacion u zhvillua 40 km nga pika kufitare e Kakavijës, ku u ndalua një automjet të drejtuar nga një 37 vjeçar shqiptar.

Sipas “Faktor,al”, pesë bashkatdhetarët që kishte për pasagjerë, dy meshkuj dhe tre femra, ishin që të gjithë pa dokumente hyrjeje por shoferi kishte ofruar t’i çonte në destinacion kundrejt pagesës.

Kriza e emigrantëve/ Greqia nis dëbimin e shqiptarëve të paligjshëm Read More »

Nuk do ta besoni : Sulltanesha që “sfidoi” Kosemin ishte me orgjine…

Eshtë një nga personazhet më të rëndësishëm të telenovelës Kosem dhe që ka lënë gjurmë të forta edhe në histori, por a e dini Sulltaneshë Safija ishte shqiptare?

Ajo lindi në vitin 1550 në fshatin Rez të Dukagjinit. Në moshën 13 vjeçare ajo u mor nga Sulltaneshë Mihrimaja, e bija e Sulltan Sulejmanit, si skllave për Sulltan Murat III.

Në moshën 16 vjeçare ajo solli në jetë djalin e Sulltan Muratit III, Sulltan Mehmetin III, e më vonë Sulltaneshë Aishen dhe Fatmën.

Sulltaneshë Safija, emri i të cilës më parë ishte Sofie, pati një marrëdhënie monogame për shumë vite me Sulltan Muratin III.

Ajo madje u akuzua nga Sulltaneshë Nurbanu, e ëma e Sulltan Muratit III se i kishte bërë magji që ai të mos kryente marrëdhënie me konkubinat e tjera të haremit.

Pas kësaj, të gjitha shërbëtoret e Sulltaneshë Safijes u burgosën dhe u torturuan.

Sulltan Murati III pati marrëdhënie edhe me konkubina të tjera.

Sultaneshë Safija e përmbajti xhelozinë, ajo madje u kthye në këshilltaren e tij për çështjet më të rëndësishme të perandorisë.

Ajo ishte një nga sulltaneshat më të rëndësishme dhe më të pushtetshme të Perandorisë Osmane.

Nuk do ta besoni : Sulltanesha që “sfidoi” Kosemin ishte me orgjine… Read More »

Rrëfimi i një doktori siberian: Shtypni këtë pikë në trupin tuaj dhe të gjitha dhimbjet do të ndalojnë brenda 30 sekondave

Edhe pse nuk është një trajtim mjekësor i njohur, akupresioni praktikohet për mijëra vjet. Shumë prej këtyre metodave janë në gjendje që të zvogëlojnë dhimbjen. Para se të shkoni në farmaci për ilaçe, provoni këtë metodë. Ju merr vetëm disa sekonda!

Vetullat

Direkt sipër hundës, ku vetullat takohen dhe janë sinuset e fytyrës. I shtypni fort për të lehtësuar dhimbjen. A keni vënë re se ky është vendi i parë që filloni të keni dhimbje koke? Mundohuni ti shtypni dhe do të ndiheni më mirë.

Masazhoni vazhdimisht muskujt me dorë, për të ulur dhimbjet e kokës. Një pikë tjetër acupressure është vendosur në mes të qafës dhe kokës. Masazhojeni këtë zonë në një lëvizje rrethore.

Vendi midis gishtit të madh dhe gishtit tregues

Pika e madhe e akupressurës gjendet midis gishtit të madh dhe gishtit tregues. Herën tjetër kur të përjetoni dhimbje koke, shtypni këtë pjesë dhe ajo do të zhduket ngadalë.

Gishtin e madh dhe gishtin e indeksit

Rreth 2 cm nga gishti i madh dhe gishtit të indeksit gjendet një pikë acupressure. Shtypeni atë dhe dhimbja do të zhduket.

Veshët

Përdorni gishtat për të masazhuar veshët në një lëvizje rrethore. Ky masazh shkakton disa pika akupresure dhe ju do të ndiheni shumë më mirë.

Sytë

Pjesa mes vetullave, mbi hundë njihet ndryshe si syri i tretë. Kjo është një tjetër pikë që kur e shtypni, hiqni dhimbjen e kokës.

Shpina

Nëse jeni të lodhur ose të stresuar, provoni të fërkoni shpinën për disa minuta dhe do të ndjeni se energjia është kthyer. Pse të pini kafe ose pije energjike kur keni një mënyrë natyrale për të rivendosur energjinë.

Këmbët

Shtypni pjesën e mesit të këmbës për të hequr qafe dhimbjet e kokës të shkaktuara nga stresi.

Pikat e akupresionit

Përdorni gishtat për të shtypur pikat e akupresurës. Kur aktivizohen këto pika, ato lëshojnë tensione muskulare dhe përmirësojnë qarkullimin.

Rrëfimi i një doktori siberian: Shtypni këtë pikë në trupin tuaj dhe të gjitha dhimbjet do të ndalojnë brenda 30 sekondave Read More »

Momenti emocionues i nënës që shpërthen në lot, kur para syve i shfaqet i biri të cilin nuk e kishte parë 10 vite

jë djalë i ri kishte vendosur ta befasojë nënën e tij të cilën nuk e kishte parë për 10 vite, duke iu shfaqur papritmas në shtëpi. Në video shihen se si prindërit e tij nuk mund të ndalin lotët, e në veçanti nëna e tij e cila në një moment shokohet kur e sheh të birin.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=C3adVptyxs0]

https://youtu.be/C3adVptyxs0

Momenti emocionues i nënës që shpërthen në lot, kur para syve i shfaqet i biri të cilin nuk e kishte parë 10 vite Read More »