Aurora

I moshuari kërkon të shkojë në azil, ja çfarë I thotë bashkëshortja…

E Diela Shqiptare nisi këtë të dielë me një zotëri të moshuar, Eqeremin. Ai ka kaluar një jetë të vështirë, pasi gruaja e parë jo vetëm që e braktisi, por edhe e ka mashtruar. Eqeremin dhe bashkëshorten e tij aktuale Vera i bashkuan fatkeqësitë që të dy kishin kaluar para se të njiheshin. Historia e Eqeremit dhe Verës është shembulli më i mirë i partneritetit, përkushtimit, mirënjohjes dhe dashurisë pa kushte. Teksa Eqeremi flet, krejt natyrshëm rrëmben respektin e gjithë audiencës dhe pa dyshim atë të Verës, e cila e shpreh fort dhe me zë të lartë gjithë mirënjohjen dhe dashurinë që ka për bashkëshortin.

Eqeremi tregon si u njoh me Verën: Me zonjën Vera jemi njohur në ’96 dhe unë kisha një fatkeqësi dhe ajo kishte një fatkeqësi. Historia ime ishte, se unë isha i ndarë nga gruaja, pasi ajo iku në Amerikë me djalin dhe unë ngela këtu.

Rastësisht një miku im, më foli për Verën. E pashë atë, por nuk e doja si grua. Vendosa thjesht ta mirëpres në shtëpinë time dhe t’i fal mbështetje.

Ardit Gjebrea: Ti thjesht vendose t’i hapësh derën, por jo si grua?

Eqeremi: Po, thjesht mbështetje. Por ndërkohë që fillova të njihesha me Verën kuptova që ajo ka pasuri. I thashë shkojmë ta shohim ku e ke ti këtë pasuri. Kur shkoj atje u përballa me disa persona që synonin të merrnin pasurinë e Verës. Ata ishin patriotë, fqinjë dhe njerëz të saj.

Duke parë si qëndronte situata, kontaktova një mikun tim jurist. Ai më sugjeroi që unë ta bëja gruan time Verën në mënyrë që ta kisha rrugën e hapur për ta ndihmuar që ajo të fitonte pasurinë që i takonte. Pas shumë e shumë përpjekjeve dhe vështirësive, arrita të bëj të mundur që ajo të merrte pasurinë. Jam përballur me situata shumë të vështira, që kërkonin guxim dhe kurajo, por ia dola.

Djali i Verës i kërkon asaj të shkojë të jetojë me të në Amerikë. Por ajo nuk pranon. Ajo i është tepër mirënjohëse Eqeremit për gjithçka që ai ka bërë për të dhe thotë që nuk e braktis kurrë. Eqeremi është në studio pikërisht për t’i kërkuar Verës që të bashkohet me djalin dhe familjen e tij në Amerikë sepse ai mund të shkojë të jetojë në azil.

Stafi i së dielës shqiptare i dërgon mesazhin Verës, e cila e pranon atë me kënaqësi. E qeshur dhe me një hije çiltërsie në portret, Vera mbërrin në studio.

Eqeremi: Vera, djalit t’i shkojë rruga mbarë për në Amerikë. Mund të shkosh edhe ti bashkë me të, unë do gjej një zgjidhje për veten time. Unë do shkoj në azil vetëm për të mos i prishur jetën djalit.

Gjebrea: Ky ishte mesazhi që ka ardhur të të japë Eqeremi sot. Do ta lësh?

Vera: Jo! Faleminderit që më dhe një mesazh kaq të bukur, po unë nuk e bëj gjallë në botë këtë gjë. Do të jem mirënjohëse gjithë jetën dhe do të jemi bashkë deri në frymën e fundit. Nëse jam kjo që jam sot është vetëm meritë e jotja.

Mesazhi i Eqeremit për Verën mbyllet me përqafime, humor e batuta. Ndërkohë që Vera është aty edhe për t’i përcjellë një mesazh djalit të saj.

I moshuari kërkon të shkojë në azil, ja çfarë I thotë bashkëshortja… Read More »

Shëroni tiroiden vetëm duke përdorur këtë recetë ruse me 2 përbërës

Shumë njerëz vuajnë nga çrregullimet e gjendrës tiroide, e cila nuk prodhon mjaftueshëm hormone. Ky është edhe shkatari i inflamacionit kronik autoimun të këtyre gjëndrave. Pasojat e kësaj gjendje të quajtur hipotiroidizëm, mund të ndikojnë shëndetin e gjithë trupit.

Për njerëzit që vuajnë nga hipotiroidizmi, mjekësia popullore ruse rekomandon recetën e mëposhtme shumë të thjeshtë. Ajo përmban vetëm dy përbërës është shumë e lehtë për t’u përgatitur.

Përbërësit:
15 hala pishe të reja (si këto në foto)
50 ml raki

Përgatitja:
Në pranverë, q ë është koha ideale për ta bërë këtë, mblidhni rreth 15 degë të pishave të reja. Shkëputini fijet e pishës nga degët dhe hidhini në një kavanoz me raki. Mbyllini kavanozin me kapak dhe lëreni për 10 ditë. Më pas kullojeni lëngun me një kullesë ose garzë. Pini 5 pika në ditë nga kjo përzierje për 3 javë rresht.
Pishat janë përdorur gjithmonë në mjekësinë popullore në trajtimin e reumatizmës, për pastrimin e organeve të frymëmarrjes, për trajtimin e kollës, sëmundjeve pulmonare, duke përfshirë edhe hipotiroidizmin.

Shëroni tiroiden vetëm duke përdorur këtë recetë ruse me 2 përbërës Read More »

Lind vajzë dhe e birëson, gjyshërit kërkojnë mbesën: Nuk njohim as babain e fëmijës

Ajo fajëson bashkëshortin e saj për birësimin e mbesës, ndaj dhe e ka sjellë në këtë seancë ndërmjetësimi. Por Qaniu shprehet se nuk i kanë treguar për shtatzëninë e të bijës, pasi Luljeta e ka çuar vajzën tek i vëllai, që të mos e mësonte ai. Qaniu shton se në qoftë se do të ishte në dijeni që prej muajve të parë, vajza do të kishte abortuar dhe gjërat nuk do të kishin shkuar deri në këtë pikë.

Luljeta –  Nuk tregoja se do më vrisje fëmijën!

Qaniu – Fëmija ka lindur më 9 Shkurt 2006…

Eni Çobani – Në fakt nga kërkimet tona nuk është kjo data e saktë. E dini mirë që ka lindur në Shkurt? Unë kam një informacion që ka lindur në Maj.

Qaniu – E di se ka lindur në një ditë me një grua të fisit tim dhe kanë qenë përballë në dhomë.

Eni Çobani – Duhet vërtetuar informacioni, që unë besoj se është zyrtar. E ka në Maj të vitit 2006.

Qaniu  Zonja më tha që fëmija ka lindur i vdekur.

Luljeta – Ta kam thënë se kisha frikë se mos vrisje fëmijën!

Eni Çobani – Pse e ke patur këtë mendim që Qaniu e vret fëmijën?

Luljeta – Kisha frikë se njeriu me gjaknxehtësi vret. Kishte frikë vajza se do vriste vajzën Qaniu, prandaj s’i tregoja këtij unë.

Qaniu – Unë s’kam vrarë njeri deri më sot. Kam dy funksione të rëndësishme në jetë dhe as kam bërë terrore e as kam vrarë njeri.

Ata disponojnë vetëm një dokument të datës 3.11.2008 nga Shtëpia e Fëmijës, ku thuhet se fëmija është birësuar sipas të gjitha ligjeve dhe rregullave që përmban Kodi Civil në Republikën e Shqipërisë.

Juristja Eni Çobani shprehet se ky dokument nuk jepet, por ndoshta është bërë vetëm nga presioni i ushtruar nga familja Bana. Ajo shton se nuk e kupton si mund të jetë birësuar vajza, kur asnjë nga familjarët nuk ka firmosur për këtë gjë, por duke qenë se nuk kanë asnjë dokumentacion ligjor për të parë se çfarë ka ndodhur.

Qaniu tha se nëse do të ishin interesuar dhe do ta kishin ndjekur çështjen, fëmija nuk do të ishte birësuar. “Që të kërkosh një fëmij në rrugë private unë ngrej duart! Kur kam marrë vesh që vajza ishtë shtatzënë më ra si bombë se isha sëmurë vetë dhe më ishte djegur dhe shtëpia!”, u shpreh ai.

Juristja Çobani tregon se Fatmira nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe psikologjike, por kërkon vetëm të bijën sepse nuk e ka parë kurrë.

I ati i saj thotë se nëse Luljeta do ta kishte dëgjuar dhe do ta kishin dërguar vajzën në shkollë fetare në Durrës, asgjë nga këto nuk do të kishte ndodhur. Por Luljeta i përgjigjet se nuk donte Fatmira, ndaj nuk mund ta çonte me detyrim.

“Kësaj nuk i pëlqeu mbulimi, por i pëlqeu zbulimi që e nxorri jashtë në rrugë. Atë (mbulimin) donte shkolla sipas rregullave të veta. Krahas shkollës fetare, mësimeve fetare, do të merrte dhe një profesion, ose rrobaqepëse ose parukiere. Po të dilte mirë me mësime, mund të shkonte direkt në Turqi se ishte kolegji turk. Do bëhej dikushi vajza, kjo s’e la! Më solle dhe këtu në publik për të më nxjerrë bojën!”, u shpreh Qaniu.

Ai fajëson bashkëshorten për çka ka ndodhur, por ajo i thotë se nuk e ka ndaluar vajzën të shkojë në shkollë dhe përsa i përket mbesës nuk i ka treguar nga frika se mos e vriste.

Eni Çobani shprehet se sipas personave që ajo vetë ka pyetur, Fatmira ka pranuar dhe ka firmosur që vajzën t’ia lejë shtetit, por nuk dihet nëse ajo ka qenë në gjendje për të lexuar dhe vlerësuar se çfarë është ai dokument, pasi nuk është e arsimuar. Pavarësisht këtij vendimi pas lindjes së saj, ajo mund të kishte shkuar për ta kërkuar të bijën, por nuk rezulton asnjë përpjekje e tillë nga ana e saj apo e familjarëve. Ndërsa prindërit thonë që Fatmira nuk ka firmosur asnjë dokument.

Juristja shton se sipas burimeve të saj zyrtare, Fatmira nuk e ka të saktë datëlindjen e fëmijës dhe më pas ka nënshkruar një deklaratë, që e ka kërkuar me dëshirën e saj, për birësimin e fëmijës, duke ia besuar institucioneve shtetërore.

Moderatori i emisionit “E Diela Shqiptare”, Ardit Gjebrea i afrohet Fatmirës, e cila ndodhet në publikun e studios, për ta pyetur nëse vërtetë ka firmosur dokumentin e birësimit të së bijës, çka ajo e pohon duke lotuar dhe shton se ia kanë marrë firmën me zor.

Eni Çobani shpreh habi duke thënë se po e dëgjon për herë të parë këtë gjë, pasi është takuar 4-5 herë me Fatmirën dhe e ka mohuar, duke thënë se ia kanë rrëmbyer fëmijën.

Publiku i emisionit “E Diela Shqiptare” i jep të drejtë Luljetës , ndoshta duke e menduar situatën në sytë e një nëne, por Gjebrea thotë që nuk e kupton këtë “aleancë”, pasi Luljeta e mbron të bijën, duke gënjyer bashkëshortin e duke këmbëngulur që nuk ka firmosur, ndërkohë që vetë Fatmira e pohoi në studio që ka firmosur për birësimin e vajzës së saj. Juristja Çobani thotë se çdo nënë ka natyrën e vetë biologjike se si e mbron fëmijën, por në këtë rast është e gabuar.

Ajo shton se nuk mund të kërkohet pas 12 vitesh një fëmijë që është falur, pasi prishet mirëqënia mendore dhe shëndetësore e fëmijës që është birësuar pranë një familjeje tjetër. Ligji parashikon që dosja e birësimit të fëmijës nuk i jepet kurrë familjes biologjike, por vetëm fëmijës në moshën 18-vjeçare dhe familjes birësuese në raste shumë të veçanta.

Qaniu shprehet se fëmija nuk është fajtor i veprimeve të atyre që e kanë sjellë në jetë, ndaj ai nuk mund t’ua falë gënjeshtrat bashkëshortes dhe vajzës së tij.

Por me këmbënguljen e moderatorit Gjebrea, juristes Çobani dhe publikut të “E Diela Shqiptare” ai vendosi që t’i falë dhe i jep dorën bashkëshortes, duke e përfunduar kështu me sukses edhe këtë seancë ndërmjetësimi.

 

Lind vajzë dhe e birëson, gjyshërit kërkojnë mbesën: Nuk njohim as babain e fëmijës Read More »

Kungulleshka me kos dhe hudher per nje darke te lehte

Kuzhina shqiptare është e pasur me receta të thjeshta e shumë interesante që na ushqejnë stomakun dhe shpirtin çdo ditë.

E tillë është edhe receta e kungulleshkave me kos dhe hudhër. Ky gatim është mjaft i freskët dhe plotësues në shije.

Përgatitja e kësaj pjate është shumë e lehtë. Atë mund ta servirni ose si pjatë të parë ose duke shoqëruar gatime të tjera tradicionale ose jo.

Receta e kungulleshkave me kos kërkon ajkë kosi të bërë në shtëpi. Shija e pjatës ndryshon kryekëput nëse ju përdorni kos të blerë në dyqan.

Përgatitja e Kungulleshkave me Kos

Përbërësit

Për 4 persona rekomandohen:

8 kungulleshka

1 kokë hudhër

800-1000 gramë kos

4-6 lugë vaj ulliri

Kripë

piper të zi

piper i kuq (sipas dëshirës)

Majdanoz (sipas dëshirës)

Përgatitja 

Qëroni hudhrat dhe pritini hollë.

Shtypini me një lugë dhe spërkatini me pak kripë.

Në këtë mënyrë hudhra do të ketë mundësi të çlirojë alicininë, substancën e famshme mirëbërëse.

Ndërkohë lajini kungulleshkat me ujë të bollshëm.

Më pas pritini në feta të holla.

Fetat e kungulleshkave mund t’i skuqni në tigan ose nëse në furrë.

Varianti më i shijshëm është t’i skuqni në tigan deri sa të marrin një nuancë të artë që anon tek kafja.

Hidhini një e nga një në një enë të madhe.

Në një enë tjetër përzieni ajkën e kosit të bërë në shtëpi, hudhrat, vajin e ullirit, kripën dhe piperit.

Përzierja duhet të bëhet mirë që shija të jetë e njëtrajtshme dhe gjithëpërfshirëse.

Masa e kosit duhet të jetë e trashë dhe jo shumë e lëngshme si taratori.

Hidheni atë sipër fetave të skuqura të kungulleshkave dhe vendosini në frigorifer për një orë ose më pak.

Si përgatitet ajka e kosit

Marrim kosin dhe e transferojmë në një napë të pastër të cilës i japim formën e një traste të thjeshtë.

Trasta varet në një vend të caktuar në kuzhinë dhe lihet të kullojë për 12 orë. Vendosni një enë poshtë nëse nuk keni një vend ku të rrjedhë lëngu.

Pasi kosi ka kulluar plotësisht, hapeni trastën e napës dhe hidheni masën e përqendruar të kosit në një enë qelqi.

Kungulleshka me kos dhe hudher per nje darke te lehte Read More »

Ja si te permiresoni shendetin nepermjet pozicioneve te fjetjes

Gjumi  është i paevitueshëm. Trupi ka nevojë për të që të rigjallërohet dhe rimëkëmbet.

Mesatarisht, një person fle 7 deri në 9 orë që përkthehet në 25 vite gjumë.

Megjithatë, pavarësisht kohëzgjatjes së gjumit, pozicioni i trupit gjatë kësaj kohe është shumë i rëndësishëm e ndoshta mund të ketë rol përcaktues për shëndetin.

Në këtë artikull lexoni si të kuroni problemet e shëndetit duke fjetur gjumë.

Pozicioni i fjetjes ndikon një sërë aspektesh të trupit si sinozitin, tensionin e gjakut e të tjerë.

Mësoni si mund të përmirësoni shëndetin nëpërmjet pozicioneve të gjumit.

Problemet me tretjen

Për të ndihmuar tretjen flini në të majtë që të lejoni gravitetin të përmirësojë tretjen.

Dhimbjet e shpinës

Nëse vuani nga dhimbjet e shpinës, atëherë flini në shpinë me një jastëk të vendosur nën gjunj dhe një peshqir të palosur dhe të pozicionuar nën qafë.

Dhimbja e qafës

Nëse dëshironi të mbroni qafën gjatë gjumit vendosni një peshqir të vogël të rrumbullakosur nën qafë.

Tensioni i lartë i gjakut

Studiuesit e shumtë kanë zbuluar që pozicioni i gjumit mund të ndikojë në tensionin e gjakut.

Sipas tyre ulja e tensionit kërkon një pozicion përmbys me fytyrën mbi dyshek.

Urthi

Pozicioni ideal kundë urthit, është fjetja në të majtë.

Sinoziti

Ekspertët e Shkollës Mjekësore të Harvardit shpjegojnë se ju duhet të flini me kokën e ngritur lehtas që të parandaloni akumulimin e sekrecioneve.

Dhimbjet e shpatullës

Flini në anën ku nuk keni dhimbje me këmbët e përthyera ose me një jastëk në mes tyre dhe një tjetër mbështetur në kraharor.

Dhimbjet menstruale

Vendosni një jastëk mes këmbëve për të shmangur dhimbjen e shpinës.

Dhimbjet e kokës

Dhimbjet e kokës në disa raste janë rezultat i përdredhjes së qafës gjatë gjumit.

Përzgjedhja e pozicionit të duhur të gjumit mund të ketë një ndikim të jashtëzakonshëm në shëndetin tuaj.

Përpiquni të flini në pozicionin që ju jep më shumë qetësi dhe do të zgjoheni të freskët dhe plot gjallëri të nesërmen në mëngjes.

Ja si te permiresoni shendetin nepermjet pozicioneve te fjetjes Read More »

Fshati turistik i traditës dhe i kulturës – Dardha

20 kilometra në juglindje të Korçës, në një lartësi gjeografike impresionuese mbi 1300m, që vetvetiu e çon përfytyrimin te dimri i gjtë me borë, te pranverat e ndezura nga blerimi, te verat e puhizave që vijnë nga pyjet, te vjeshta me palete piktorike prej ylberi, ndodhet ky margaritar

Udhëtimi
Jemi në vjeshtën e vonë dhe rrugët e Tiranës janë mbushur me gjethet e fundit të blireve, rrepeve e gështenjave të egra, që kërcasin nëpër këmbët e kalimtarëve, apo që i merr shiu i këtij fundnëntori, si për të na kujtuar se po hyjmë zyrtarisht në stinën e dimrit.
Ne vendosëm që të udhëtojmë sërish drejt Korçës, kësaj radhe për në Dardhë, një fshat shumë i njohur e karakteristik, që përveç bukurive natyrore, ofron edhe kulturë e traditë, ashtu siç në fund të fundit e ofrojnë nga pak të gjitha fshatrat e Korçës.
Pasi kemi përshkuar për rreth tri orë e gjysëm itinerarin e gjatë Tiranë-Korçë, vazhdojmë, në dalje të qytetit, në drejtimin që të çon për Ersekë. Lemë pas rrugën kryesore dhe marrim në të majtë, aty ku tabela turistike shkruan e bardhë mbi kafe “Dardhë-pikë turistike”. Fshati ndodhet rreth njëzet km nga Korça dhe gjithë rruga për atje, është një gjarpërim mbi kodrina të buta, që ashpërsohen gradualisht, derisa përfundojnë në male, gjithnjë të mbushur me bimësi e pemë. Peisazhi vjeshtor është ngjyra-njgyra, ku i gjelbër, ku i verdhë e ku i kuqërremtë, sipas ngjyrave që stina i ka dhënë bimësisë. Por surprizat më të bukura, natyra na i ka rezervuar në fshat, rrethinat e të cilit janë të gjitha të mrekullueshme e dhurojnë panorama të veçanta

Sapo hyjmë në fshat, bashkë me ne ndalon edhe një autobus plot me udhëtarë.
Banorët, na përshëndesin miqësisht, duke ngritur dorën ose duke buzëqeshur. Edhe ne buzëqeshim vetvetiu, sepse mikpritja e tyre na krijon një ndenjë ngrohtësie. Në qendër takojmë kryeplakun e fshatit, i cili na ftoi në shtëpinë e tij. Oborri i shtëpisë së gurtë, ishte plot me lule, të të gjitha stinëve. Kur i thamë se kishim ardhur të bënim një reportazh për Dardhën, ai hyri në shtëpi e na nxori një libër të vjetër. Ishte një guidë turistike për Dardhën, botuar nga intelektualë dardharë e korçarë, në vitin 1938, nën kujdesin e Mitrush Kutelit, dhe drejtoreshës së atëhershme të Turizmit, Princeshës Maxhide Zogu. U habitëm kur pamë një guidë turistike në atë vit e në atë kohë kur mendohej se në Shqipëri kishte vetëm varfëri e luftë.
E shoqja e kryeplakut na qerasi me ëmbëlsira dhe një pije që e kishte bërë vetë. Atyre u dukej krejt normale që të qeraseshin miqtë. Gjithmonë kishin diçka gati për ta, madje edhe dhomën për fjetje. Ata e dinin se fshati ka vizitorë gjithë vitin. Madje kjo kishte ndodhur edhe para 90-ës, në vitet e diktaturës, kuptohet me njëfarë kujdesi. Vizitorët ose turistët priteshin e përcilleshin si miq ose farefis. Atëhere ishte e ndaluar të thoshe se kishe shkuar për turizëm. Por sot, banorët më në fund mund të ishin të lirë të mirëprisnin këdo që vinte për të vizituara Dardhën.

Si fshat turistik Dardha ka qenë i përmendur dhe i preferuar shumë kohë më parë, gjë që e vërtetojnë edhe shumë dokumente e botime të kohës. Përveçse destinacion i mirëfilltë turistik, Dardha rrezaton edhe një kulturë intelektuale e popullore që e bën atë të gëzojë traditë të pasur në vlera. Dardha si shumë fshatra të tjerë të juglindjes së Shqipërisë, ka shtëpitë se saj karakteristike të ndërtuara me pllaka guri, rrugicat me kalldrëm, portat e zbukuruara me motive artistike e oborret plot me lule. Në Dardhë dikur ndodheshin njëqind burime të kthyera në çezma të bukura, ndërtuar nga mjeshtra të ndryshëm, që udhëtarët të freskoheshin e të shuanin etjen. Akoma edhe sot disa prej këtyre burimeve ndodhen nëpër rrugët e fshatit.
Mikpritja e banorëve të Dardhës është e përmendur edhe shumë larg kufijve të saj, duke filluar që nga përshëndetja më e thjeshtë që u drejtohet të gjithëve, e deri tek gatimet e mrekullueshme të zonës, që mahnisin çdo vizitor. Të gjitha stinët janë të bukura në Dardhë, por pranvera është një festë e vërtetë pasi gjelbërimi dhe lulet që Dardha i ka me shumicë, mbulojnë rrugicat e kalldrëmta dhe muret e shtëpive të bukura. Të jetosh në Dardhë mund të konsiderohet një bekim, siç pohojnë banorët e zonës, por edhe ta vizitosh Dardhën, është një kënaqësi e vërtetë, që duhet provuar të paktën një herë në jetë.

Turistët që vijnë në Dardhë, mahniten nga rregullsia e planimetrisë së shtëpive, arkitektura interesante, pastërtia shembullore nëpër rrugët me kalldrëm, që në shumicën e kohës, janë të mbushura edhe me një shtresë bari.

Akomodimi
Në Dardhë të gjitha shtëpitë e banorëve janë të përshtatshme për akomodim, me kushte komode e mjaft të rehatshme. Nga ana tjetër, ka edhe hotele që ju ofrojnë akomodim dhe restorant gjithashtu, me kushte shumë të mira dhe çmime të përshtatshme. Struktura ekzistuese përfshin edhe ish-shtëpinë e dikurshme të pushimit, që funksiononte me fletët e famshme të kampit. Sot ajo është kthyer në hotel e restorant.
Së fundi në Dardhë janë ngritur të paktën dy komplekse të mëdha turistike me parametra modernë, që do të ofrojnë përveç cilësisë së shërbimeve, edhe një kapacitet më të madh akomodues. Njëri prej tyre ndodhet në hyrje të luginës dhe ju mund ta shikoni teksa jeni rrugës për të hyrë në Dardhë, ndërsa tjetri është në qendër të fshatit. Panorama që ju ofron nga dritaret ky kompleks qe ka marrë edhe emrin e fshatit, është e mahnitshme.
Është e pamundur të vini në Dardhë dhe të mos e shikoni strukturën e bukur alpine të Hotel Alpin Dardha.
Gastronomia
Pa dyshim që karakteristikë e kuzhinës dardhare është lakrori me dy petë. Gjithashtu, ju duhet të provoni patjetër edhe pjata të tjera të amvisave të Dardhës, pa lënë mënjanë gatimet e tjera të zonës së Korçës, si oshmaret, kërnackat, mishin e pjekur të zonës etj.
Por edhe produktet e zgarës, duhen provuar, ato sidomos marrin shije tjetër, nëse i konsumoni gjatë një pikniku në natyrë.

Për ski në Dardhë
Dimri është në prag dhe të gjithë ata që duan të shkojnë për ski në Dardhë, mund të pajisen me informacion dhe me instruktorë, duke pyetur për ta në çdo shtëpi fshati. Pista e skive është në funksion të plotë, dhe është sot një nga pikat më tërheqëse dimërore të fshatit.

Rezultate imazhesh për foto fshati dardheRezultate imazhesh për foto fshati dardheRezultate imazhesh për foto fshati dardheRezultate imazhesh për foto fshati dardheImazh i ngjashëm

Fshati turistik i traditës dhe i kulturës – Dardha Read More »

Operatorët turistikë në Sarandë “kryqëzojnë” Mirela Kumbaron

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka patur pasditen  e djeshme një takim me operatorët turistikë të Sarandës, takim i organizuar nga deputeti Alket Hyseni.
Gjatë takimit minitrja Kumbaro prezantoi përpara operatorëve planet dhe masat e qeverisë për sezonin turistik 2018.
Operatorët turistikë kanë kërkuar nga Kumbaro që më parë se të fliste se cfarë do të bëjnë, të bëhet një analizë e asaj se cfarë ishte bërë në 2017, duke përmendur problematikat e sezonit të kaluar, probleme këto të ardhura nga keqmenaxhimi dhe neglizhenca e strukturave lokale dhe qëndrore, duke përmendur problemet me ujrat e zeza në Ksamil dhe Sarandë.
Gjithashtu ata kanë përmendur edhe ndërtimin me lejen e ministrisë të një lokali brenda qytetit antik të Butrintit.
Një problem tjetër i ngritur nga operatorët turistikë ishte edhe rritja e biletës së hyrjes për në Butrint, rritje e cila pritet të ndikojë në uljen e interesit për të vizituar Butrintin.

Operatorët turistikë në Sarandë “kryqëzojnë” Mirela Kumbaron Read More »