Aurora

Si të ulni fryrjen e qepallave me majdanoz

e siguri  të gjithë do të donit një ilaç të thjeshtë dhe efektiv për zgjidhjen e problemit të fryrjes së qepallave.

Dhe ne do ju tregojmë se nuk ka ilaç më të thjeshtë sesa majdanozi. Ja si ta realizoni atë:

Përbërësit:

• 3 degë majdanozi
• Gjysmë filxhani me ujë (125 ml)

Mjetet:

• 2 topa pambuku
• 1 filxhan

Përgatitja:

• Është e lehtë për t’u përgatitur.

Gjëja e parë që duhet të bëni është të ngrohni pak ujë dhe më pas shtoni degët e majdanozit. E lini në vlim për 10 minuta dhe më pas e lini të pushojë për 15 minuta.
• Kur ky lëng të jetë i vakët, lyeni një top pambuku.
• Aplikojeni atë te sytë, në qarqet e errëta dhe mbi qepalla. Kur keni qepalla të fryra, zakonisht grumbullohen lëngje edhe nën sy.

Për këtë arsye, topat e pambukut të lyera me këtë ilaç i lini në këtë zonë për 15 minuta.
• Kini kujdes që lëngu të mos futet në sy.

Qëllimi i gjithë kësaj është për të trajtuar indet që i rrethojnë ata. Pra, mos harroni të mbyllni sytë tuaj dhe vendosni topa pambuku të pastër sipër tyre.
• Pas kësaj, i shpëlani me ujë të freskët.

Si të ulni fryrjen e qepallave me majdanoz Read More »

Dhimbje në shpinë, ënjtje, frymëmarrja e dobë: Shenjat që tregojnë se veshkat nuk po punojnë si duhet

Cdo ditë, trupi ynë kryen shumë funksione, dhe jeta jonë dinamike, si dhe zakone të këqija, ndonjëherë e pengojnë punën e duhur.

Kur diçka nuk shkon mirë, trupi na dërgon mesazhe përmes shenjave që nuk duhet të neglizhojmë.

Çdo pjesë e trupit është e lidhur me disa simptoma, dhe kur mblidheni më shumë në të njëjtën kohë, duhet të veproni.

Pra, nëse keni një problem me më shumë se sa gjërat vijuese, kjo mund të nënkuptojë që veshkat nuk po punojnë si duhet dhe që ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj.

Ja disa nga simptomat

Probleme me gjumin

Kur veshkat nuk punojnë siç duhet, do të thotë që toksinat nuk mund të dalin nga trupi në urinë dhe mbeten në gjak. Nivelet e rritura të toksinave shkaktojnë gjumë të rëndë.

Humbja e frymëmarrjes

Marrëdhënia midis problemeve të veshkave dhe trajtimit me humbjen e ajrit, veçanërisht nëse nuk jeni lodhur nga ndonjë gjë e veçantë, mund të varet nga dy gjëra. Së pari, lëngjet e tepërta lëvizin drejt mushkërive kur veshkat nuk punojnë siç duhet. Së dyti, anemia privon trupin e oksigjenit dhe kjo rezulton në një humbje frymëmarrjeje.

Dhimbje koke, lodhje, mungesë fuqie

Kur veshkat nuk funksionojnë siç duhet, sekreton më pak hormon që luan një rol në krijimin e qelizave të kuqe të gjakut, dhe sasia e reduktuar rezulton në lodhje, dobësi të muskujve dhe aktivitetin e trurit.

Lëkura e thatë, kruajtje

Veshkat e shëndetshme ndihmojnë në heqjen e lëngjeve të tepërta në trup dhe mbajnë një sasi të mjaftueshme të mineraleve në të.

Lëkura dhe kruajtja e thatë janë një shenjë e mosfunksionimit dhe mirëmbajtjes së pasuksesshme të bilancit të mineraleve dhe lëndëve ushqyese, që rezultojnë nga sëmundjet në eshtra ose në veshka.

Ënjtje të kyçeve, këmbëve dhe duarve

Për shkak të lëngjeve të tepërta që mbahen në trup, disa pjesë të trupit si kyçet, këmbët dhe krahët fillojnë të fryhen.

Frymarrje e keqe dhe shija e metalit

Kur akumulohen toksinat e tepërt në trup dhe gjak, ndryshohet edhe shija e ushqimit dhe të lë një shije të metalit në gojë. Gjithashtu mund të humbët oreksi, gjë që çon në humbjen e peshës.

Dhimbje në shpinë

Dhimbjet në shpinë shpesh mund të jetë për shkak të problemeve me veshkat, dhe ajo mund të ndihet në pjesën e sipërme e përparme të këmbës, si dhe në këmbë.

Ndryshimet në urinë

Veshkat janë përgjegjës për urinën dhe heqjen e lëngjeve të tepërta nëpërmjet saj. Ndryshimet në sasi, erë dhe ngjyrë nuk duhet të injorohen.

Rritja e nevojës për urinim, sidomos gjatë natës.
Gjaku në urinë.
Shkumë në urinë.

Dhimbje në shpinë, ënjtje, frymëmarrja e dobë: Shenjat që tregojnë se veshkat nuk po punojnë si duhet Read More »

Festë në Elbasan, Tiranë dhe në gjithë vendin Dita e Verës

Në mbarë vendin ndihet ardhja e pranverës, por më së shumti në Elbasan dhe në Tiranë aty ku sot do të festohet Dita e Verës, një festë e lashtë pagane. Qyteti tradicional që feston këtë ditë është Elbasan, por vitet e fundit vëmendjen ja ka marrë Tirana, ku zhvillohen aktivitete të shumta.

Festimi kryhet në nderim të natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë në këtë datë. Gatimi tradicional i kësaj feste janë ballokumet, ndërsa në disa zona ndizen edhe zjarre

Më 13 mars njerëzit marrin një tufë të vogël bari të njomë bashkë me rrënjët dhe dheun, që ta kenë në mëngjesin e datës 14 mars në shtëpi. Ky zakon i lashtë ruhet dhe festohet jo vetëm në Elbasan po edhe në Dibër, Strugë e Prespë.

Dita e Verës ishte dita e fillimit të vitit sipas kalendarit shumë të lashtë të shqiptarëve, pra një ditë që kremtohej shumë shekuj para se të lindte krishterimi.

Festë në Elbasan, Tiranë dhe në gjithë vendin Dita e Verës Read More »

Femrat shqiptare në luftë kundër dembelizmit, ndryshojnë strukturën e tregut të punës

Femrat shqiptare po udhëheqin jo vetëm ndryshimin e strukturës së tregut të punës, por edhe mentalitetin.

Të dhënat e fundit nga Instituti i Statistikave në vend tregojnë se, gjatë tre viteve të fundit përqindja e femrave ekonomikisht aktive është rritur ndjeshëm.

Në fillim të 2014, ndër 100 femra, 47.9 ishin punëkërkuese ose të punësuara. Në fund të 2017-ës, ky raport u ngjit në 58.4.

Pra në harkun e 3 viteve, raporti i femrave inaktive, që në pjesën dërrmuese janë shtëpiake, me ato aktive është përmbysur, në favor të këtyre të fundit, çka do të thotë se, ndryshe nga 3 vite më parë, sot pjesa më e madhe e femrave shqiptare e duan punën.

Ndërkohë që për femrat, norma e pjesëmarrjes në forcat e punës është rritur me 10.5%, te meshkujt shqiptarë kjo normë është rritur me vetëm 8.4%.

Kjo do të thotë se, janë pikërisht femrat shqiptare ato që po luftojnë fenomenin e dembelizmit, pra të atyre jo aktivë në punë. Kjo normë në vendin tonë vijon të jetë ende mesatares së vendeve të zhvilluara.

Rritjen më domethënëse dhe më të qëndrueshme gjatë këtyre 3 vite e ka pësuar grupmosha nga 15 deri në 29 vjeç, ku ndër 100 femra, 38 janë pjesëmarrëse në tregun e punës, ndërkohë që në 2014 ishin vetëm 28.

Femrat shqiptare në luftë kundër dembelizmit, ndryshojnë strukturën e tregut të punës Read More »

Më shumë taksa për banesat dhe bizneset që nga prilli 2018

Qytetarët shqiptarë do të paguajnë më shumë taksa për banesat, bizneset dhe pronat e tyre të tjera, që prej prillit 2018.

Bazuar në ndryshimet fiskale që Qeveria Rama miratoi në dhjetor 2017, taksa mbi pronat do të llogaritet si përqindje e vlerës së tyre dhe jo një taksë në shumë fikse si deri më tani.

Të ardhurat nga kjo taksë do të mblidhen nga pushteti lokal.

Si do të llogaritet taksa e pronës?

Taksa për banesat, bizneset, garazhet e magazinat do të llogaritet si një përqindje e çmimit mesatar fiskal.

Ky çmim është përcaktuar nga qeveria Rama gjatë procesit të rivlerësimit të shtëpive, proces i përfunduar në maj 2017.

Këto çmime reference ndryshojnë në zona të ndryshme të Tiranës dhe janë çmimet që përdoren nga zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në rastet e shit-blerjeve të banesave.

Më konkretisht Tirana ndahet në 11 zona të ndryshme, të cilat brenda tyre kanë disa nën ndarje sipas zonave kadastrale, dhe çmimet e referencës variojnë nga 60 mijë lekë në 190 mijë lekë për metër katrorë, shkruan exit.al.

Taksa për apartamentet është sa 0,05 për qind e çmimit mesatar fiskal të zonës ku ndodhet apartamenti.

Taksa për garazhet e mbyllura, ato që ndodhen kryesisht në katet nëntokësore të pallatit është sa 0,2 për qind e çmimit fiskal të zonës.

Taksa për ndërtesat që përdoren për veprimtari ekonomike është sa 0,15 për qind çmimit fiskal të zonës.

Përkthyer në llogaritje konkrete, për shumicën e familjeve në Tiranë taksa për banesën do të rritet, Po ashtu do të shtohet dhe taksa për garazhet, për të cilët më parë nuk paguhej.

Sa paguanim më parë për një apartament dhe sa do të paguajmë tani?

Taksa për shtëpinë, deri në vitin 2017, 15 lekë për metër katror për një shtëpi të ndërtuar para vitit 1993, dhe 30 lekë për metër katror për një shtëpi të ndërtuar pas vitit 1993.

Pra, një familje që jeton në një apartament me sipërfaqe 100 metra katrorë, kudo në Tiranë, paguante 1500 lekë në vit nëse shtëpia është ndërtuar para vitit 1993, ose 3000 lekë në vit nëse shtëpia është ndërtuar pas vitit 1993. Kjo taksë paguhej e ndarë në 12 muajt e vitit.

Bazuar në formulën e re, një familje që jeton në një apartament 100 metra katrorë të ndërtuar pas vitit 1993, tek zona Komuna e Parisit (ku çmimi i referencës është 107 mijë lekë për metër katrorë), më parë paguante 3000 lekë në vit, ndërsa tani do të paguajë 5350 lekë, pra 2350 lekë më tepër.

Nëse i njëjti apartament prej 100 metrash katrorë do të përdoret për biznes, taksa që duhet paguar është 16 050 lekë.

Nëse familja ka në pronësi dhe një garazh prej 15 metër katrorë, atëherë duhet të paguajë dhe 3210 lekë në vit si taksë për garazhin.

Vetëm në rastet kur qytetarët e Tiranës banojnë në një apartament 100 metra katrorë në ato zona ku çmimi i referencës është 60 mijë lekë (Porcelan, Kinostudion, Linzë, Bregu i Lumit, Allias, “5 maji”) taksa e shtëpisë shkon 3000 lekë në vit, pra e barabartë me taksën aktuale për shtëpitë e pas vitit 1993.

Për të gjithë banorët e zonave të tjera, taksa e shtëpisë në vitin 2018 do të rritet.

Më shumë taksa për banesat dhe bizneset që nga prilli 2018 Read More »

Festa e Veres dhe simboli i Verores

Gjyshe Marta është një nga festat më të bukura! Më 1 mars Bullgaria ndriçon me ngjyra të bardha dhe të kuqe. Të vegjlit dhe të mëdhenjtë zbukurohen me fije të ndërthurura të bardha е të kuqe. Dielli ndriçon më fort, dita bëhet më e gjatë, njerëzit buzëqeshin më shumë. Dimri po largohet,e ndërsa pranvera po vjen, lind shpresa për me shume shëndet, mbaresi dhe bereqet. Një Marsi, ose Gjyshe Marta, festohet vetëm në Bullgari. Këtë ditë madje Google është zbukuruar me ngjyra të bardha dhe të kuqe për nder të bullgarëve!

Sipas besimeve popullore ”Gjyshe Marta” jeton larg, larg në mal. Ajo sheh dhe dëgjon gjithçka që ndodh në tokë. Emri i saj “Marta” vjen nga emri i muajit “Mars” (“mart” përkthyer ne bullgarisht). Në qoftë se “Gjyshe Marta” buzëqesh dielli ndriçon, në rast se zemërohet moti keqësohet, bëhet ftohtë, fryn erë, bie borë dhe shi, zogjtë nuk cicërojnë. Prandaj që nga kohërat më të lashta deri më sot e kësaj dite çdo vit më 1 Mars bullgarët stolisen me fije të bardha e të kuqe, që të jetë e kënaqur “Gjyshe Marta”. Sipas traditës duhet stolisur edhe bagëtia dhe dera e shtëpisë, që të mos ketë sëmundje dhe për të prishur syrin e keq. Besohet se pasi i sheh këto fije “Gjysha Marta” do të buzëqeshë dhe dielli do të ndriçojë. Sipas traditës çdo vit më 1 Mars bullgarët i dhurojnë njëri tjetrit verore, ose “martenica”, siç është fjala bullgare.

Ngjyrat e martenicës mbajnë simbolikën dhe magjinë e lashtësisë. Fija e kuqe është lidhur me forcën, gjakun, diellin dhe ngrohtësinë. Në fakt e kuqja përdoret shumë edhe në kostumet popullore bullgare dhe në qëndisjet bullgare. Nga ana tjetër, fija e bardhë është fillimi i mirë dhe drita. Sipas traditës verorja hiqet dhe vihet nën ndonjë gur të madh kur shohim lejlekun e parë. Pas nëntë ditësh duhet të shohim se çfarë insektesh ka nën gur. Sa më shumë janë ato, kaq më i madh do të jetë bereqeti i vitit. Sipas një besimi tjetër, veroret hidhen në lumë, që të na ecë mbarë. Ka dhe një zakon tjetër. Çdonjëri duhet të zgjedhë një ditë nga 1 marsi deri më 22 mars. Në varësi të motit ne këtë ditë, i tillë do të jetë edhe fati i njeriut gjatë tërë vitit. Në qoftë se moti është me diell dhe i ngrohtë, njeriu do të ketë fat të mirë, në rast se është i keq – do të ketë një vit të veshtire.

3Sot martenica është simbol i dashurisë, shëndetit dhe jetës së gjatë. Ngjyra e bardhë simbolizon pastërtinë e marrëdhënieve midis njerëzve, kurse e kuqja është simbol i ngrohtësisë dhe miqësisë. Sipas traditës veroret bëhen me fije të kuqe e të bardha prej leshi, por fantazia e bullgarit nganjëherë e ndryshon pak martenicën, duke ndërthurur dhe fije me ngjyra të tjera, rruaza, monedha etj. Veroret më të përhapura janë byzylykët. Më 1 mars disa njerëz madje vishen me rroba të bardha dhe të kuqe. Në qoftë se deri më 25 mars nuk shohim lejlek, verorja lidhet te ndonjë peme.

Ka disa legjenda për prejardhjen e verores bullgare, por të gjitha ato janë lidhur me protobullgarët dhe me themeluesin e shtetit bullgar – hanin Asparuh. Një prej tyre na kthen rreth 1300 vjet prapa, kur Hani Asparuh kërkonte troje të reja për bullgarët, pasi Hunët e kishin shpartalluar atdheun e tij dhe e kishin zënë robinjë të motrën, Huba. Pasi mbërriti në trojet e sotme bullgare Hani Asparuh i dërgoi motrës së tij një lajm me anë të një sokoli, ku e informonte atë për trojet e gjetura nga ai në jug të lumit Danub, ku kishte si qëllim të themeloje shtetin e ri bullgar. Huba arriti të ikë, i lidhi sokolit një fije prej mëndafshi, që ta lajmërojë vëllanë për mbërritjen e vet. Sokoli e çoi vajzën në tokën e re, por një shigjetë armiku e goditi shpendin, ndersa gjaku ngjyrosi fijen. Pas lajmit të mirë për shpëtimin e motrës së tij hani Asparuh filloi ta griste fijen e lidhur në këmbën e sokolit dhe t’ua lidhte duarve të ushtarëve të tij, duke dhënë urdhër që këto dy ngjyra të jenë gërshetuar gjithmonë në këtë mënyrë, si simbol i unitetit bullgar. Kjo ndodhi më 1 mars të vitit 681. Atëherë këtë ditë festohej Viti i Ri. Që nga atëherë deri më sot fija e bardhë dhe e kuqe simbolizon unitetin e bullgarëve dhe na kujton për udhëheqësin e parë bullgar Asparuh.

Edhe ne Shqiperi “ Dita e Veres “, sic quhet, eshte festuar qe ne lashtesi. Kjo dite te ne eshte 14 Marsi, kur njerezit urojne njeri – tjetrin per nje vit me te mbare, per me shume fat dhe shendet. Ne menyren me te bukur dhe me festive kjo dite festohet tradicionalisht ne Elbasan. Simbol i kesaj feste dhe ketu jane veroret, fije te bardha dhe te kuqe te thurura, si dhe ballokumet, simbol i dashurise dhe embelsise.

 

Festa e Veres dhe simboli i Verores Read More »

Ndodh në shkollat shqiptare, ja si ua “rregullon” problemet drejtoresha nxënësve që mungojnë

Një skandal i ka dale ne shesh drejtoreshes  së shkollës profesionale “Petro Sota”, e cila merr para nga nxenesit per t’ju fshire mungesat dhe mos perjashtimin nga shkolla te tyre per plotesim te numrit te mungesave.

Manushaqe Çela është nëna e dëshpëruar e cila ka nxjerre ne drite kete qe ndodh, pasi i përjashtuan djalin nga shkolla.

Ka qene një sanitare e shkolles e cila i ka thene nenes se merzitur se mund ta ndihmonte tja gjente anen ketij muhbati.

Ajo i ka ofruar ndihmë Xhanluka Çelës duke i premtuar se do ta rregullonte situatën në këmbim të 150 mijë lekësh të vjetra. Në fakt pasi djali i dha paratë nën dorë vazhdoi rregullisht mësimin.

Fiks Fare ka evidentuar këtë situatë si dhe ka bërë ballafaqimin e fakteve. “Më përjashtuan djalin në 19 janar të 2018. Atë ditë që e kanë përjashtuar më mori mësuesja kujdestare dhe më tha djali juaj ka 45 mungesa përjashtohet. Të nesërmen kërkova ballafaqim për mungesat në drejtori, por nuk më priti askush.

Një ditë më pas tentova sërish të takoja drejtoreshën, më priti duke më bërtitur dhe më tha të shkoja të konsultohesha me mësuesen kujdestare, por kjo e fundit nuk më tregoi regjistrin. Po atë ditë një sanitare e shkollës i mori numrin e telefonit djalit dhe i premtoi se do ta zgjidhte ajo situatën me para nën dorë.

Të nesërmen im bir i dorëzoi 150 mijë lekë të vjetra dhe më pas nisi shkollën sërish. U interesova të dija çfarë u bë me mungesat, por mësuesja kujdestare sërish nuk më sqaroi. Isha në një dilemë të madhe ndaj ju drejtova emisionit Fiks Fare” u shpreh e z.Çela. Fiks Fare ka xhiruar të gjithë bisedën e bërë midis djalit dhe sanitares.

Kjo e fundit pasi numëron paratë dhe sigurohet që janë 150 mijë lekë të vjetra i thotë djalit të vazhdojë mësimin i qetë. “Nesër shko në mësim dhe të mos mungosh më dëgjove?Për kokë të djalit mos më vini më në të tilla siklete” tha sanitarja dhe numëroi paratë të cilat më pas i futi në xhep. Dy muaj më pas djali ka vazhduar të shkojë rregullisht në mësim, madje nëpërmjet një videoje vërtetohet edhe apeli i cili bëhet nga mësuesja e cila thërret emrin Xhanluka Çela.Fiks Fare i është drejtuar drejtorisë së shkollës profesionale “Petro Sota”.

Drejtoresha Klotilda Naço tha se djali i ka bërë vërtet 45 mungesa, por i janë justifikuar tre mungesa në mënyrë njerëzore. Drejtoresha pas pyetjes së gazetarëve të Fiksit nëse ishte në dijeni të pagesës nën dorë për të shyer mungesat e nxënësit, ajo fillimisht nuk pranon por në bisedë e sipër pohon se kishte dijeni për këtë situatë.

“Djali e filloi shkollën përpara se të jepeshin paratë. Nuk kishte pse t’ia jepte sanitares ,mund t’ia jepte mësueses. Këtu askush nuk e bën këtë gjë dhe për këtë ju garantoj. Ne i justifikuam tre mungesa se na erdhi keq për të ëmën e cila erdhi dhe na takoi me lotë në sy” u shpreh z.Naço. Ajo pohon gjithashtu se për këtë rast se do të ketë një hetim nga ana e shkollës dhe do të merren masa.

Bisedë e prindit me mësuesen kujdestare, pas njoftimit për përjashtim të djalit

Mësuesja kujdestare: Si Kalon mirë, çfarë bëtë ju?

Prindi: Asnjë gjë nuk bëmë. Ne atë ditë vajtëm në drejtori, drejtoresha filloi me të bërtitur, nuk kam të drejtë t’ju pres ju, nuk kam kohë, keni mësuesen kujdestare .Unë jam këtu më ka vënë ministri…

Mësuesja kujdestare: Po pastaj kishe folur me Linditën ti më vonë, se unë e mora vesh me Linditën. Të kishte thënë ajo shko atje ku vajte herën e parë. Nuk fole me të atin e saj ?

Prindi:
Drejtoresha tha s’keni punë me mua e keni me mësuesen kujdestare.

Mësuesja kujdestare:
 E di.Prindi: Mua më tha jam këtu më ka caktuar ministri për të ngarkuar dhe për të shkarkuar punëtorë. I sjell kur të më dojë qejfi mua, i heq nga puna. Jam këtu i heq dhe i vë kur të më dojë qejfi mua, jam punëdhënëse unë këtu. Me mua tha s’keni punë. E keni me mësuesen kujdestare. Shko tako atë. I thashë unë sille regjistrin ballafaqo mungesat. Unë nuk jam e sigurt për mungesat që ka bërë djali…

Mësuesja kujdestare: 
Po se më thirri, i pashë mungesat i kishte.

Prindi: Ajo tha shko shiko regjistrin dhe pastaj hajde më thuaj mua .Regjistri vajti në drejtori s’m’u tregua mua!

Mësuesja kujdestare: Sapo thatë diçka pak më përpara, moj zonjë vajtët atje ku të tha Lindita ?Lindita tha që unë i thashë. Ik atje ku vajtët radhën e parë .Mua më erdhi një gjysmë llafi për atë atje që kishit vajtur tek babai?

Prindi: Po dhe ai do drekë, di unë sa është dreka. Unë duhet ta di se nuk di si të orientohem…

Mësuesja kujdestare: Nuk di unë nga ato muhabete, pse më vë në siklet mua. Mua më vjen shumë turp dhe nuk dua të merrem fare me atë pjesë. Tani ai e di shumë mirë se është në klasë ka shokë qysh tek. Unë nuk mund të marrë përsipër budallallëqe të tilla. Nuk rrezikoj veten time…

Prindi: S’di dhe unë nga ta gjej anën tani, se një pastruese këtu atë ditë më tha mua të ndihmoj unë të çoj tek dikush..

Mësuesja kujdestare: Eee Te Afrimi tha, dhe do t’i qaj hallin tha t’i them që të paguash pak.

Mësuesja kujdestare: E kështu bëni.

Prindi: S’është ajo sot

Djali: Të iki të takoj Afrimin thua?

Mësuesja kujdestare: Atij sikur s’ja kishte qejfi se do abuzoj s’di ca të them do thotë diçka…s’di ca të them …

Prindi:Si do t’ja bëjmë

Mësuesja kujdestare:
 S’di ca të them. Nuk marrë përsipër dhe nuk flas dot për këtë problem. Unë thjesht shikoj numrin e mungesave dhe kaq.

Djali: Po ata që erdhën në klasë?

Mësuesja kujdestare: Di unë për kë thua ti, se kam idenë fare.

Prindi: Po dhe ata për mungesa ishin përjashtuar!

Mësuesja kujdestare: Nuk di gjë, nuk marr përsipër të flas për të tjerë apo qysh tek, unë them zgjidh problemin që ke ti vetë.

Prindi: Po të pyes si motër

Mësuesja kujdestare:
 Po nuk jam unë këtu për të dhënë llogari. Mos prit nga mua nga këto muhabete fare. Mos më vë…Ti ke djalin tënd erdhe more informacion për djalin kaq…S’di ca të them! Mirupafshim

Sanitarja merr lekët

Sanitarja: Vëri këtu. Mos sill mangët. Të hënën në shkollë.

Nxënësi: Do më japësh ndonjë shkresë, ndonjë gjë?

Sanitarja: Asnjë gjë, mësueses shko thoi. Të hënën në shkollë. Dhe me mëndje në kokë. S’ke libër, merr në një klasë tjetër. Mos merr mungesa. Dakord. Mos na vini në siklet. Po them për shpirt të babait.

Nxënësi: Të dal këtej?

Sanitarja: Nga të duash. Ik.

Nxënësi: Mirupafshim.

Ndodh në shkollat shqiptare, ja si ua “rregullon” problemet drejtoresha nxënësve që mungojnë Read More »

Ja cfare duhet te perdorni per pastrimin e veshkave,gjakut dhe melcise

Lëngu i panxharit të kuq dhe hudhrave është një kurë e vjetër popullore, e përdorur ndër breza për të rigjeneruar gjithë organizmin dhe largimin e toksinave.

Largimi i lëngjeve toksike apo helmuese nga organizmi është thlebësor.

Stili ynë i jetesës, dietat por edhe mjedisi i jashtëm përthithin shumë toksina, radikale të lira të dëmshme, mikrobe etj.

Të gjitha këto futen në organizëm dhe ndërpresin funksionin normal të organeve tona vitale.

Largimi i lëndëve helmuese

Detoksifimi i gjakut ndihmonnë eliminimin e të gjitha lëndëve helmuese, papastërtive dhe përmirëson funksionimin e veshkave dhe mëlçisë.

Veshka dhe mëlçia punojnë në mënyrë të rregulltë falë vetive të këtij lëngu fantastik. I cili mbron këto organe nga dëmet që shkaktojnë toksinat.

Gjithashtu ky lëng ndihmon organet edhe nga ndikimi që shkakton stresi dhe ankthi në organizëm.

Vetitë mjekësore të hudhrës, xhinxherit, panxharit të kuq dhe limonit ndimojnë në rigjenerimin e qelizave të mëlçisë, veshkave dhe gjakut duke ndikuar në mirëfunksionimin e tyre.

Pastrimi i gjakut

Pastrimi i gjakut largon toksinat dhe radikalet e lira të cilat krijojnë probleme në trup, siç janë alergjitë, dhimbja e kokës, imuniteti i ulët dhe probleme të tjera shëndetësore.

Gjaku i shëndetshëm ndikon në lehtësimin e funksionit të trupi duke transportuar oksigjen dhe lëndë ushqyese në të gjitha pjesët e trupit.

Lëngu magjik i Panxharit dhe Hudhrës

Përgatitja e këtij lëngu purifikues do t’iu ndihmojë të pastroni natyralisht gjakun nga toksinat, mëlçinë dhe veshkat.

Përbërësit

1 panxhar i kuq mesatar

2 thelpinj hudhra

1 mollë

Dy feta të holla xhinxher

Një lugë çaji me lëng limoni

Përgatitja

Kalojini të gjithë përbërësit në blender (shtrydhëse frutash).

Në fund, shtoni lëngun e limonit, nëse dëshironi edhe pak ujë dhe pijeni me stomak bosh.

Konsumojeni këtë lëng deri në 6 herë brenda gjithë javës dhe në këtë mënyrë gjaku, veshkat dhe mëlçia juaj do të pastrohen tërësisht nga toksinat.

Përfitimet shëndetësore të përbërësve

Hudhra – Përmirëson nivelin e presionit të gjakut dhe lehtëson punën e arterieve.

Panxhari – Pastrues i fuqishëm i gjakut, përmirëson qarkullimin e tij.

Xhinxher – Parandalon mpiksjen e gjakut.

Lëngu i Limonit – Përmban vitamina C dhe antioksidantë .

Mollët – Rregullojnë funksionimin e gjakut.

Ja cfare duhet te perdorni per pastrimin e veshkave,gjakut dhe melcise Read More »