Me vendimin Nr 10680 date 19.12.2016 Keshilli i Bashkise Vlore ka larguar midis te tjeresh nga skema e ndihmes ekonomike per muajin Dhjetor 2016 edhe tre banore te Orikumit. Arsyeja sic mund te shihet ne kopjen e vendimit per dy prej tyre eshte ‘Per mos paraqitje te dokumentave perkatese’ dhe nje prej tyre per nderrim te gjendjes civile.
Per muajin Dhjetor 2016 nga Njesia Administrative Orikum kane perfituar ndihme ekonomike te plote 17 familje, Kompesim per energjine elektrike 3 familje. Per femijet ne shkolle kane perfituar 4 familje.
Oriku ka fituar nje ndeshje te rendesishme sot ne Permet kunder SHS Permetit duke marre nje fitore bindese 0-3.
2 gola u shenuan nga Laze dhe goli tjeter nga Limani.
Me kete fitore ekipi i Orikut ka grumbulluar gjithsej 33 pike dhe vazhdon te ruaje diferencen prej 4 pikesh nga KF Naftetari i cili kryeson renditjen me 37 pike. KF Naftetari mori tre pike te vlefshme ne ndeshjen e luajtur dje ne dt. 11.02.2017 kunder FC Gramozit.
Oriku ndiqet nga KF Delvina e cila ka grumbulluar gjithsej 20 pike me nje diference te madhe prej 13 pikesh.
Premtimet e bera gjate fushates nga Zoti Dritan Leli per Orikumin dhe Dukatin !
Per ORIKUMIN :
1-Aulona dhe Oriku, së bashku do të bëjnë perlën e turizmit shqiptar në 4 vitet që vijnë.
Ndryshimet në infrastrukturë, gjelbërim, kanalizime…! Projekti i madh i kanalizimeve që është duke u bërë në qytet, do të ndryshojë cilësinë e jetës së qyetatarve. Ai është me 4 stacione të reja pompimi të cilat do të bëjnë që ujërat e zeza që prodhohen në qytet, të largohen që këtu duke pastruar 99% të tyre. Do të shkojnë 300 metra në thellësi në det duke mos lejuar ndotjen e brigjeve të cilat do t’i kemi me cilësi më të mirë.
Deri në fund të qershorit, do të mbyllen të gjitha procedurat tenderuese që janë pothuajse të përfunduara, nga OSHEE. Projekti ABC i cili do të ndërtojë të paktën 5 kabina të reja elektrike, transmetim kabllor i energjisë i cili nuk do të lejojë ndërprerje të energjisë elektrike kaq të shpeshtë e cila ka prishur cilësinë e jetës suaj dhe cilësinë e shërbimit turistik në këtë zonë.
Qëllimi im është që të hap zyra të infracionit turistik për të huajt dhe vendasit.
Do të zgjidhet përfundimisht problemi i rehabilitimi të rrugës që të çon në Karaburun.
Per DUKATIN
1-Drita 24 orë në një zonë që do të zhvillojë turizmin
Problemet e ujit të pijshëm, duhen zgjidhur dhe do të zgjidhen.
Problemi i menaxhimit të tokave, i dokumentacionit mbi pronat është shtylla më e rëndëisishme e programit tim elektoral.
Në zonën e Orikut të Vjetër, është një nga kishat më të bukura të zonës sonë, Kisha e Marmiroit. Do të ketë një projekt për rehabilitimin e rrugës që të shkojë deri te Kisha, së shpejti.
Ajo që ndodh në Theth, Valbonë…me ato Bujtina fantastike, duhet që të bëhet pjesë edhe e zonës së Dukatit.
Ekipi i Orikut luan neser ndeshjen e radhes e cila eshte vleresuar si nje ndeshje e veshtire dhe shume e rendesishme. Ai do te luaje ne Permet perballe SHS Permeti.
Ekipi i Orikut ne javen e 13-te vazhdon te ruaje vendin e dyte ne kapionatin e Kategorise se dyte, grupi B. Oriku ka grumbulluar 30 pike dhe ka 4 pike diference nga ekipi KF Naftetari i cili kryeson renditjen.
Kategoria e dyte, grupi B ka gjithsej 13 skuadra dhe ne vendin e fundit per javen e 13 ndodhet FC gramozi.
Ymer Radhima ne prag te shperberjes se perandorise turke, punoi e luftoi per nje Shqiperi te pavarur e perparimtare. Ai ishte mbeshtetes i Ismail Qemalit; nga qeveria e te cilit u ngarkua per organizimin e mbrojtjes se Llogorase prej pushtimit grek; gjat periudhes se shpalljes se pavaresise, Isa Bolutini ka banuar ne shtepine e tij ne Lagjen Muradie.
Ai u bashkua me luften e popullit te Vlores kunder Italise me 1920 dhe kunder intrigave per coptimin e Shqiperise si dhe kunder njerezve si Marka Gjoni, qe donte te luante rolin e agjentit jugosllav kunder pavaresise shqiptare. Ne keto vite ate e gjeje ne Vlore ne krye te kesaj lufte dhe si perkrahes i programit te Avni Rustemit, Ymeri ka dhene nje kontribut te shquar ne luften per clirim kombetar. Me 1921 ai ka qene ne krye te udheheqies se keshillit te Federates “Atdheu” ne Vlore, qe perbehej nga pese veta dhe qe kishte si kryetar patriotin Jani Minga; po kete vit ai ka qene kryetar i keshillit “Mbrojtja Kombetare”.
Se bashku me kryeredaktorin e Gazetes “Fjale e Lire” avokat Agjah Libohoven, Ymeri udhetoi me 17 Nentor 1921 me vaprin “LLOJD” Vlore-Shengjin e pastaj drejt Shkodres per t’u takuar me Avni Rustemin, ku prej nga te tre bashke udhetuan drejt Mirdites per t’u takuar e biseduar me Marka Gjonin si dhe per te protesuar ndaj veprimtarise se tij pro jugosllave ne dem te indipendences se Shqiperise. * Ymer Radhima merr pjese me nje grup bashkefshataresh ne festen qe u organizua ne Vlore me rastin e 1-vjetorit te Luftes se Vlores. Ne kete miting eshte perpiluar e derguar nje telegram Keshillit Kombetar te Qeverise ne Tirane, me anen e te cilit
47
kerkohej te beheshin zgjedhje te lira; te miratohej me ligj liria e votimit per te zgjedhur nje asamble kushtetuese, prej se ciles do te dilte qeveria. Ky telegram, qe nenshkruhet nga 80 burra ne emer te popullit te Vlores, u firmos edhe nga 5 (pese) burra nga Radhima qe ishin: Ymer Radhima, Xhafer Asllan Ramosaco, Avokat Mehmet Halil Lameborshi, Elmaz Ali Alikapo dhe Mulla Sali Xhafer Lameborshi. * * Ymer Radhima gjate gjithe jetes se tij ka qene nje figure e paster patriotike, ai ka qene vullkan patriotik dhe si i tille kujtohet me respekt nga gjithe radhimjotet. Ne kujtim te veprimtarise se tij, me 26 Nentor 1962 eshte dekoruar nga Kuvendi Popullor me medaljen “Per Veprimtari Patriotike”.