Zhvillohet votimi per kreun e ri te Keshillit te Qarkut.
15 votues, 1 abstenim. Sherr ne salle. Nderhyn Policia
Shkarkohet Danaj i cili nuk e pranon kete. Danaj foli edhe ne emer te levizjes ” Zgjidhja” ndersa gjithe kete e quajti nje farse te PS
Nderhyjne te deleguarit e PS gjate nderprerjes se mbledhjes : Jep doreheqjen!
Vazhdon debati. Danaj – Lelit : Ti di vetem fjale. Je mosmirenjohes. Ke 1 muaj lokaleve te Vlores duke u marre me ceshtjen time.
Gjiknuri dhe deputeti i PS Andrea Marto : Ja cfare peshqeshi ka lene Koçua.
Leli: Nuk ngele ti te me gjykosh mua. Me kane gjykuar qytetaret.
LSI braktis sallen.
Sherr ne Keshillin e Qarkut. Acarime dhe tone te ashpra ndermjet keshilltareve. Ervis Mocka pritet te marre mandatin e kryetarit te Keshillit te Qarkut. Danaj thote se duhet te ndiqet rruga ligjore. Keshilltaret e majte kerkojne te ndryshoje rendi i dites. I pranishem ne salle Damian Gjiknuri
Pershkallezohet debati. Keshilltaret e majte caktojne grupin verifikues per protokollin e sekretares se Qarkut per shkak se akuzojne se votimet per ndryshimin e rendit te dites nuk jane mbajtur shenim. Kerkohet interpretimi i juristit.
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin për kapjen e një shtetasi në kërkim për “Vrasje”. Ky shtetas kërkohej nga policia si autor i ngjarjes së ndodhur më 19 Nëntor të vitit 1995 në fshatin Babicë e Madhe, ku ka kryer veprën penale të “Vrasjes” pasi ka vrarë me “koster” fqinjin e tij, për motive pronësie.
Lajmerim !
Po ju njoftojmë që diten e henë ne oren 14:30 do percjellim djalin tonë MEMO TANUSH KONDI në varrezat kokkino milo nea filadelfia (κόκκινο μήλο , Νεα Φιλαδελφια )
Ndahet nga jeta ne menyre te parakoheshme bashkekrahinori yne Fredi Xhemil Kaleshi. Shkak eshte bere nje semundje e rende nga e cila vuante prej kohesh.
Stafi i orikuminews.com bashkohet me dhimbjen e familjareve.
Blegtoria ka qënë aktiviteti ekonomik më i rëndesishëm i zonës tone, sidomos bagëtitë e imëta, rritja e dhive dhe deleve. Si sektor në zhvillim blegtoria zë vendin kryesor në Njesine Administrative te Orikumit.
Në këtë sektor janë punësuar një numër i konsiderueshëm personash. Pozicioni gjeografik, relievi fushor dhe malor ka bërë që numri i krerëve të kafshëve produktive të vijë në rritje. Kjo rritje dhe zhvillim i blegtorisë ka ardhur si rezultat i kërkesave në rritje për produkte blegtorale dhe për konsumin e madh të mishit.
Në këtë zonë rriten gjedhë, lopët për qumësht, dele, dhi, pula, gjela deti, kuaj, bletë, derra. Tufat e deleve kullosin në zonat e Ravenës (zona e Karaburunit), në luginën Tragjas-Orikum-Dukat Fushë, në zonën e Valtos (zonë e mëparshme lagunore) dhe pjesërisht në Radhimë.
Tufat e dhive gjatë dimrit kullosin në vargmalin nga Dhërmiu deri në kepin e Gjuhëzës (zona Rrëzë Kanalit-Karaburun). Shumë pak dhi mbahen në fshatra sidomos në Dukatin e Vjetër. Siç shihet edhe nga grafiku më poshtë Dukat Fushë ka numrin më të madh të gjedhëve (lopë) dhe të leshtave (dele), ndërsa Dukat Fshat ka numrin më të madh të dhirtave (dhive) dhe derrave.
Ndërsa, përsa i përket rritjes së shpendëve, Dukat Fusha ka numrin më të madh pulave, të shpendëve të fushës, të ujit dhe të detit.
Disa nga problemet kryesore që sektori i blegtorisë përballon në zonë ka të bëjë me përmirësimin racor në gjedhët e imta, përmirësimin e strukturës së të ushqyerit, krijimin e kushteve të përshtatshme higjeno-sanitare etj.
Zona njihet për prodhim të konsiderueshëm të qumështit. Për vitin 2008 prodhimi i qumështit ka qenë si më poshtë:
Lopë: 3.099.600 l qumësht
Dele: 1.029.000 l qumësht
Dhi: 800.550 l qumësht
Shpendë: 2.860.000 kokrra vezë
Si pasojë e këtij prodhimi në territorin e bashkisë punojnë 4 baxho për përpunimin e qumështit, të cilat sigurojnë prodhime dhjathi shumë cilësor dhe gjalp.