Andueli

Deshmitaret tregojne tmerrin e vrasjes.

Të shumtë kanë qenë qytetarët të cilët kanë parë ngjarjen e rëndë e cila ndodhi dy ditë më parë në bulevardin kryesor të qytetit bregdetar, ku 58-vjeçari Agim Arapi është goditur për vdekje me mjete të forta nga dy vëllezërit Kostandin dhe Kujtim Ekonomi, si dhe dhëndri i Konstandinit, Jurgen Kurti, i njohur si menaxheri i VIP-ave që vrau babanë, por më pas u lirua.

Dëshmitarët tregojnë se gjithçka ka ndodhur në pak minuta dhe skena ishte e tmerrshme.

“Ishim duke kaluar këtu dhe dëgjuam që po debatonin me njëritjetrin. U afruam për të parë çfarë po ndodhte dhe u përpoqëm t’i ndanim. Nuk e kuptuam se për çfarë po rriheshin, por pamë që e kishin vënë për fund dhe e godisnin pa pushim”- thonë dëshmitarët për “Panorama”.

Sipas tyre, gruaja e viktimës kërkonte ndihmë.

“Bashkëshortja e tij, ndërkohë po kërkonte ndihmë, pasi i shoqi ishte pa ndjenja i shtrirë në tokë. Erdhi policia i mori të tre, ndërsa autoambulanca transportoi drejt spitalit të plagosurin, i cili nuk u mbijetoi plagëve”, tregojnë dëshmitarët që u ndodhën në vendin e ngjarjes.

Deshmitaret tregojne tmerrin e vrasjes. Read More »

Largohet nga shtepia,e kerkojne prej 6 ditesh.

Një gjimnaziste nga qyteti i Librazhdit është zhdukur në rrethana misterioze dhe familja e saj nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen.

Sipas InfoElbasani, B.Mana me banim në fshatin Librazhd Katund në Librazhd, nxënëse e shkollës së mesme “Ibrahim Muça” ka humbur kontaktin me familjen që prej gjashtë ditësh.

E shqetësuar, nëna e saj N.Mana ka bërë një kallëzim penal në polici. Por me gjithë kërkimet e familjes dhe policisë nuk ka asnjë informacion për fatin e vajzës.

Burime familjare shprehen se vajza nuk ka shprehur asnjë shqetësim apo problem që ta detyronte të ikte nga shtëpia. Po ashtu edhe shoqet dhe shokët e shkollës pohojnë se nuk e kanë parë që nga dita e premte.

Ndërkohë në rrjetet sociale miqtë e vajzës kanë shpërndarë foton me qëllim që të gjendet sa më parë.

Largohet nga shtepia,e kerkojne prej 6 ditesh. Read More »

Pista te tjera ne lidhje me vrasjen e ish-Drejtorit te policise se Vlores Artan Cuku.

Vrasja e komisarit të Policisë Artan Cuku ka ngritur shumë pikëpyetje në lidhje me autorët. Atentati që iu bë në derë të shtëpisë së tij ka tronditur jo pak opinionin publik.

Duhet thënë se polica dhe organet hetimore kanë ngritur disa pista në lidhje me shkaqet e ngjarjes, ku pista kryesore është ajo që lidhet me profesionin e tij dhe ushtrimin e detyrës.

Telefonatat e disa personave të dyshuar si autorë apo urdhërues të vrasjes së ish– Drejtorit të Policisë së Vlorës, Artan Cuku, janë në proces verifikimi nga grupi hetimor i ngritur për zbardhjen e ngjarjes.

Burime të rezervuara thanë për Tv Klan se bëhet fjalë për thirrje të kryera mes disa personave që në kohën e vrasjes kanë qenë jashtë Tiranës.

Të dhënat nga antenat celulare tregojne se, ata kanë komunikuar me persona që kanë qenë në rrezen që mbulon antena e zonës, ku u vra 42– vjeçari.

Njëri nga atentatorët, sipas dëshmive të dhëna në polici nga administratorja e pallatit ku ndodhi krimi, komunikonte vazhdimisht në pritje të ardhjes së ish– Drejtorit të Policisë së Vlorës.

Grupi hetimor po verifikon edhe komunikimet në dy aparatet telefonike smartphone të gjetura në vendin e ngjarjes, që i përkasin të ndjerit.

Këta dy telefonë mësohet se janë pjesë e një grupi prej 13 objektesh, të sekuestruara në vendngjarje.

Ata pritet të ekzaminohen nga ekspertët e teknologjisë së informacionit për të parë nëse ka komunikime apo mesazhe kërcënuese, apo komunikime të dyshimta mes Cukut e personave të tjerë.

Hetuesit pritet të kërkojnë edhe tabulatet e komunikimeve telefonike të Cukut.

Prokuroria e Krimeve të Rënda e ka regjistruar krimin si vrasje për shkak të detyrës. Hetimet kanë çuar edhe hapjen e dosjeve të disa grupeve kriminale të goditura nga policia e Vlorës, në kohën kur Artan Cuku ishte drejtues i saj. tvklan

Pista te tjera ne lidhje me vrasjen e ish-Drejtorit te policise se Vlores Artan Cuku. Read More »

Shqiptarja qe e ktheu fabriken ne laborator per perpunimin e droges.

Laboratori i drogës që u zbulua sot në Skrapar ka pasur dy ideatorë. 42-vjeçarja nga Skrapari, Edlira Lame me ndihmën e shoferit, kishte arritur të krijonte një laborator modern për përpunimin e drogës.

Dhe për ta bërë këtë duket se nuk e ka pasur të vështirë, pasi ajo administronte nje firmë private fasonerie ku prodhoheshin çanta kartoni për verë dhe raki, ambjentet e së cilës duket se i ka përdorur edhe për të përpunuar drogën.

Më herët në ambjentet e fabrikës së administruar nga Edlira Lame prodhoheshin edhe bimë medicinale, ndërsa kohët e fundit ajo e kishte kthyer fabrikën në një biznes më fitimprurës siç është edhe përpunimi e prodhimi i kanabisit.

Shqiptarja qe e ktheu fabriken ne laborator per perpunimin e droges. Read More »

Aksident ne rrugen Vlore-Fshati Alikoke,nje i plagosur ne gjendje te rende ne spital.

Nje aksident ka ndodhur ne aksin rrugore Vlore – fshati Alikoke,nje kamion me targe AA 044 FZ eshte perplasur me nje automjet tip mercedes AA 059 DF.Nga perplasja eshte plagosur rende nje punetor i rruga ures i cili ishte duke punuar ne rruge.Po ashtu nga perplasja eshte demtuar dhe nje dyqan anes rruges i cili eshte goditur nga kamioni.

 

Aksident ne rrugen Vlore-Fshati Alikoke,nje i plagosur ne gjendje te rende ne spital. Read More »

Arrestohen ne flagrance dy shtetas,shpallen ne kerkim dy te tjere.

Policia ka sekuestruar 17 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva !

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, shpallen në kërkim 2 të tjerë (njëri prej tyre shtetas grek).

Arrestohen në flagrancë shtetasit:
1- Agron Prenga, 26 vjeç, banues në Sarandë.
2- Mariglen Hysenaj, 24 vjeç, banues në Sarandë.

Policia e Sarandës, ditën e djeshme, mbi bazen e informacioneve të marra në rrugë operative se në qytet po qarkullonin 2 automjete të cilët dyshoheshin se po transportonin lëndë narkotike, menjëherë filloi ndjekja e këtyre mjeteve derisa u bë i mundur bllokimi i tyre në lagjen nr.1 Sarandë.

Në bazë të këtij operacioni, policia bëri të mundur bllokimin e dy automjeteve në lagjen nr.1 Sarandë dhe arrestimin e dy prej autorëve, pasi dy shtetas të tjerë në momentin e ndërhyrjes në flagrancë nga policia, janë larguar me shpejtësi nëpër rrugicat e qytetit.

Nga kontrolli i ushtruar në mjetin tip Benz-ML me targë AA 371 ML, u konstatua një sasi me lëndë narkotike me peshë prej 17 kg e dyshuar Cannabis Sattiva, 16 pako, të futura në një çantë sportive në bagazhin e këtij mjeti.
Në këte mjet, policia bëri arrestimin në flagrancë të shtetasit Mariglen Hysenaj, si dhe ka shpallur në kërkim drejtuesin e këtij mjeti, shtetasin K.L., 29 vjeç.

Gjithashtu, në mjetin tjetër tip Benz C-Clas, me targë AA 109 IL, policia ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e këtij mjeti, shtetasin Agron Prenga, si dhe ka shpallur në kërkim pasagjerin tjetër në këtë mjet, shtetasin grek A.E., 31 vjeç, .

Nga hetimet e kryera, dyshohet se autorët kishin për qëllim destinacionin lëndës narkotike drejt shtetit Grek.

Po punohet për kapjen e autorëve të shpallur në kërkim si dhe të bashkëpunëtorëve të tjerë të implikuar në këtë vepër penale.

Arrestohen ne flagrance dy shtetas,shpallen ne kerkim dy te tjere. Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com