Andueli

‘Parkun Kombëtar Arkeologjik i Amantias,qytet grek’/ Reagon i indinjuar aktori Florjan Binaj: ‘Vazhdojnë tra dhtarêt të paguhen nga taksapaguesit shqiptarë për t’i bërë dem Shqipërisë’

Aktori i njohur i humorit, Florjan Binaj ka bërë një reagim me tone të forta, pasi Parkun Kombëtar Arkeologjik i Amantias në faqen zyrtare, e kanë quajtur qytet grek.

I ind injuar Binaj e ka quajtur një skandal, teksa thotë se “tra dhtarët” që paguhen nga taksapaguesit shqiptarë vijojnë t’i bëjnë d ëm vendit.

Ai ndër të tjera me ironi shkruan se tani duhet të ndërhyjnë ha kerat për të ndryshuar këtë, sepse sipas tij qeveria është e zënë dhe do të mbajë klikimet që ka.

Postimi i Florian Binaj në Instagram:

“SK ANDAL!!!Vazhdojnë tra dhtarêt të paguhen nga taksapaguesit shqiptarë për t’i bërë dem Shqipërisë, shqiptarëve dhe trashgimisë tonë kulturore… Parkun kombëtar arkeologjik të Amantias në faqen zyrtare, e kanë quajtur qytet grek…O Zgarbista të ndyrë!!!!!! Taksirat i ha ckerave të ndërhyjë se qeveria e ka mëndjen te mbajë klikimet meqë s’ja del dot me premtimet!”

Ky postim është komentuar edhe nga gazetari Marin Mema i cili i shkruan:

“Ja pra vëlla që të shiturit i kemi këtu! Nuk po them ndonjë fjalë tjetër se po më vijnë shumë bashkëtingëllore në kokë!”.

‘Parkun Kombëtar Arkeologjik i Amantias,qytet grek’/ Reagon i indinjuar aktori Florjan Binaj: ‘Vazhdojnë tra dhtarêt të paguhen nga taksapaguesit shqiptarë për t’i bërë dem Shqipërisë’ Read More »

Vlorë/ Vendosën himnin e Flamurit në shenjë p roteste, po licia shoqëron pronarët e lokaleve

Lokalet e Vlorës këtë mbrëmje, kanë pr otestuar me një formë të veçantë kundër mbylljes së muzikës në orën 22:00, sipas rregullave të vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Bizneset kanë vendosur Himnin e Flamurit njëherazi me volum shumë të lartë në orën 21:45, vetëm 15 minuta para mbylljes së muzikës.

Me anë të kësaj pro teste ata kërkojnë zgjatjen e orarit po licor, për shkak se po hasin shumë vë shtirësi nga pandemia.
Por po licia ka vendosur jo vetëm t’u mbyllë lokalet brenda orarit të vendosur nga Komiteti i Ekspertëve për Pandeminë, por edhe të shoqë rojë në ko misariat pronarët që lejuan këndimin e himnit me zë të lartë.

https://streamable.com/ev2d0h

Vlorë/ Vendosën himnin e Flamurit në shenjë p roteste, po licia shoqëron pronarët e lokaleve Read More »

‘Edhe për foto, bajpasi i Vlorës’

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mbrëmje foto nga Bypassi i Vlorës. Në foto janë dy të rinj të cilët shihen duke bërë foto në këtë segment.

“Edhe për foto, bajpasi i Vlorës”, shkruan Rama në foton që shpërndan në Facebook.

Bypassi i Vlorës u hap dy ditë më parë, i cili tashmë do të lehtësojë qarkullimin e mjeteve gjatë sezonit turistik, si dhe për të gjithë ata që zgjedhin të pushojnë në bregdetin e jugut.

‘Edhe për foto, bajpasi i Vlorës’ Read More »

Shirat e dendur shkaktojnë përmb ytje dhe në Kosovë

Një shi intensiv dhe i shoqëruar edhe me rr ufe ka përfshirë Prishtinën, kryeqytetin e Kosovës.

Në një video të publikuar nga Klan Kosova, shihet se reshjet e dendura kanë shkaktuar edhe ka os.

Siç edhe shihet në video vërshimet kanë shkaktuar përmb ytjen e rrugëve.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuat për mot të paqendrueshëm.

Shirat e dendur shkaktojnë përmb ytje dhe në Kosovë Read More »

Së shpejti premiera më e re në Teatrin ‘Petro Marko’, komedia ‘Jetët private’

Ata do të kthehen plot mall në takimin e ndërsjelltë e të vonuar ndërmjet tyre…!
Aktorët me publikun dhe publiku me teatrin e tij…!
Do të takohen shumë shpejt, në javën që vjen, në tempullin e shenjtë të teatrit “Petro Marko” me komunikimin e tyre të kahershëm ndjesor dhe emocional nëpërmjet artit të tyre, teatrit…!
“Jetët Private”, është komedia e britanikut Noel Coward që regjisorja Eliona Thomaraj do të sjell për ju në ditët në vijim, në një koncept e trajtim fin. Me një cast profesionistësh të aktrimit që mjeshtërisht shfaqin lojën brilante të tyre si Artan Islami, Loredana Gjeçi, Margent Caushi, Matilda Avduli e Gentian Këllçiu dhe mbështetur po aq mjeshtërisht nga kompozitori Artur Dhamo e skenografi Drini Shehu…!
Privatësia e “Jetëve Private” do të na bëhet publike javën që vjen, ndaj po punohet fort në skenën e teatrit tonë, që në takimin e munguar e të shumëpritur, publikut ti dhurohet sa më shumë kënaqësi, emocion, gëzim e freski arti…!
Që nga sot, numërimi ka filluar mbrapsht… 8,7,6…
Të gjithë kemi nevojë për teatrin, ndaj…
@ejaninëteatër…!

/Genc Demiraj

Së shpejti premiera më e re në Teatrin ‘Petro Marko’, komedia ‘Jetët private’ Read More »

‘Do përm bys nark oshtetin në Shqipëri’/ Berisha konfirmon pjesëmarrjen në parlament

Udhëheqësi historik i të djathtës shqiptare dhe PD, Sali Berisha ka deklaruar se do të jetë pjesëe parlamentit shqiptar kur ai të çeli legjislaturën e X në shtator, ndërsa u zotua se do të përmbysi narko shtetin në Shqipëri.

“Detyra e çdo demokrati sot nga ky Kuvend është një betim solemn, për të mos e lënë gurë pa kthyer, përpjekje pa bërë për të përmb ysur nark oshtetin e vetëm në Europë” tha zoti Berisha.

Ai mori pjesë në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD, ku u prit me ovacione nga pjesmarrësit. “Ky nark oshtet duhet ta ketë orën e numëruar, opozita ka një armatë prej 730 mijë shqiptarësh, të cilëve kreu i Meduzës nuk ia gra biti dot votën, ndaj edhe duhet ti shihni gjëra në kompleksin e tyre” tha zoti Berisha.

“Çdo demokrat, çdo opozitar do ta thojë fjalën e tij fuqishëm, dhe ai duhet dhe do ti ketë kohët e numëruara. Ajo çka them unë është kjo, jo dë shpërim, sepse jemi një ar matë e fuqishme, që mjafton të vendosim të përballemi me re gjimin më të ashpër që ka njohur Ballkani pas Enver Hoxhës. Mezi po pres, mezi po pres, unë jam themelues i parlamentit pluralist në Shqipëri, mezi po pres” tha ish kreu i PD.

Zoti Berisha i cili bashkë me familjen e tij është shpallur i padë shrueshëm nga Departamenti Amerikan i Shtetit, tha se po pret procedurat li gjore për këtë çështje.

“Procedurat gjy qësore nuk janë procedura emergjente, unë kam shumë besim te avokati im, mund tiu them ju se jemi në hapat final para dorëzimit të padisë te gjy kësi, unë qëndroj besimplotë te drejtësia” deklaroi zoti Berisha para gazetarëve.

‘Do përm bys nark oshtetin në Shqipëri’/ Berisha konfirmon pjesëmarrjen në parlament Read More »

Përqafime me mall mes Sali berishës dhe Lulzim Bashës sot në Pallatin e Kongreseve (foto)

Kryetari demokrat Lulzim Basha mblodhi sot Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, pak javë pasi ai mori një mandatë të tretë në krye të forcës më të madhe të opozitës.

Në Pallatin e Kongreseve, Basha u takua me paraardhësin e tij Sali Berisha.

Mes të dyve pati përqafime dhe takim të ngrohtë duke përforcuar bindjen se nuk ka një ngrirje raportesh të dy liderëve demokratë, njëri në pension.

Shikoni në galeri fotot që ju sjell noa.al përmes abonimit në LSA.

Përqafime me mall mes Sali berishës dhe Lulzim Bashës sot në Pallatin e Kongreseve (foto) Read More »

E papritur/ Agron Shehaj largohet nga Kuvendi Kombëtar i PD

Agron Shehaj largohet nga Kuvendi Kombëtar i PD. Ndonëse ishte drejtues politik në Tiranë dhe i ishte parashikuar të mbante fjalim ka refuzuar dhe nuk do të flas.

Kujtojmë se Agron Shehaj ishte një nga kandidatët hu mbës përballë Bashës në zgjedhjet për kryetar në Partinë Demokratike.

Kuvendi Kombëtar i PD-së nisi mbledhjen rreth orës 11:00. Delegatët janë ftuar të miratojnë propozimet e Lulzim Bashës për ndryshimet në statut. Këto punime janë duke vijuar ende dhe pritet të votohet edhe zgjedhja e 300 anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar, mandati i të cilit u ndërpre para kohe.

E papritur/ Agron Shehaj largohet nga Kuvendi Kombëtar i PD Read More »