Andueli

Mbas nje mungese disa javore kane mbrritur kartat e shendetit ne Vlore.

Prej 4 ditësh, pranë Fondit të Detyrueshëm të Sigurimit dhe Kujdesit Shëndetsorë Vlorë, kanë mbërritur kartat e shëndetit mbas një mungese disa javore.

Specialistja pranë këtij institucioni, Dhurata Gjoni ka bërë me dije se tashmë të gjithë qytetarët mund të paraqiten pranë sporteleve të fondit për të rinovuar kartat e tyre të shëndetit.

Mbas nje mungese disa javore kane mbrritur kartat e shendetit ne Vlore. Read More »

“Lufta e Trete Boterore”Thyen Rekorde Historike.

Tensionet janë të larta, qeveritë e botës po grinden kurse njerëzit po shqetësohen tej mase nga raportimet për një Luftë të re Botërore.

Sipas kompanisë Google, përdoruesit e internetit e kanë kërkuar aq shpesh frazën ‘Lufta e Tretë Botërore’ sa që ka thyer rekorde historike.

Fillimisht, njerëzit kërkuan shumë për luftën kur Amerika lëshoi raketa mbi një bazë të Sirisë dhe ekzistoi rreziku i një përplasje me Rusinë.

Pastaj, frika u shtua pas kërcënimeve të Koresë Veriore ndaj Amerikës.

“Lufta e Trete Boterore”Thyen Rekorde Historike. Read More »

Arrestohet Shqiptari ne Greqi me 32kg droge.

Një shqiptar është arrestuar sot në Kostur nga policia greke, që ka sekuestruar një sasi prej më shumë se 32 kilogram drogë, të llojit kanabis.

Droga është gjetur pas një kontrolli të efektivëve të policisë në makinën e shqiptarit (identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat lokale), në rrugën Siatista – Krystallopigi Egnatia Odos.

Droga ishte e ndarë në katër çanta me një peshë totale 32 kg e 330 gr.

Efektivët kishin informacione lidhur me rastin, raportojnë “alphatv”.

Arrestohet Shqiptari ne Greqi me 32kg droge. Read More »

E rrezikshme ajo qe po ndodh ne Gjimnazet e Vlores.

Bulizmi është një sjellje negative dhe agresive, e cila ka si qëllim të dëmtojë ose të ngacmojë dikë që konsiderohet si më i pa fuqishëm fizikisht dhe psikologjikisht.

Vitet e fundit, një numër i madh adoleshentësh kanë qenë viktima të bulizmit që ushtrohet nga bashkëmoshatarët e tyre edhe me përdorimin e teknologjisë (cyber bullying). Duke pasur parasysh pasojat afatgjata të bulizmit, si dhe faktin që të rinjtë janë e ardhmja e një vendi, të gjitha shkollat janë të detyruara të ushtrojnë politika anti-bulizëm, brenda kuadrit të kodit të tyre të përgjithshëm të sjelljes.

Rolet që shfaqen gjatë këtij fenomeni janë: viktima, ushtruesi i bulizmit, bully-victim dhe indiferenti. Kjo sjellje e dhunshme (fizike ose/edhe psikologjike) përsëritet, ose ka tendencën të përsëritet me kalimin e kohës. Si fëmijët që pësojnë, ashtu edhe ata që ushtrojnë bulizëm, rrezikojnë të kenë probleme serioze dhe afatgjata.

Bulizmi çon në frikë kundrejt veprimeve të ushtruesit (ankth, depresion), probleme akademike dhe braktisje të shkollës.

Fakulteti i Shëndetit Publik të Universitetit të Vlorës kreu një studim kros-seksional në 6 gjimnaze të Vlorës. Në studim morën pjesë 800 nxënës. Niveli i viktimizimit 19,8% (të paktën një herë muajin e fundit) dhe indikatori i bulizmit 33,7% (të paktën një herë muajin e fundit) sipas përgjigjeve të nxënësve.

E rrezikshme ajo qe po ndodh ne Gjimnazet e Vlores. Read More »

Shperndahen 460 Leje legalizimi ne Fier.

Kryetari i Bashkisë Fier Armando Subashi, së bashku me deputetët, Gramoz Ruci e Xhevit Bushi kanë marrë pjesë në ceremoninë e shpërndarjes së lejeve të legalizimit në Njësinë Administrative Qendër, organizuar nga zyra vendore e ALUIZNI-t Fier.

Vetëm sot në këtë ceremoni u shpërndanë 460 leje legalizimi, krahas 180 lejeve të tjera të shpërndarë pak kohë më parë po në këtë njësi.

Shperndahen 460 Leje legalizimi ne Fier. Read More »

Alarm per Duhanpiresit nga Organizata Boterore e Shendetesise.

Duhanpirja shkakton çdo vit mbi gjysmë milioni të vdekur në mbarë botën, por pavarësisht kësaj, të dhënat tregojnë për një rritje marramendëse të këtij vesi në mbarë botën.

Vendet më të prekura janë ato në Europën Lindore dhe në Azi. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që publikoi së fundmi një raport mbi duhan-pirjen në mbarë botën, fushatat ndërgjegjësuese dhe ligjet e ashpra anti-duhan në shumë vende, nuk e kanë ulur përhapjen e fenomenit.

Sipas OBSH-së, në 2015 rezultonin mbi 1.1 miliardë konsumatorë të duhanit dhe numri më i madh i tyre vazhdon të jetë meshkuj.

59 përqind e meshkujve në Rusi konsumojnë duhan, në Kinë 47 përqind e meshkujve, në Jordani 70 përqind dhe në Indonezi 76 përqind e meshkujve, ndërsa për Shqipërinë, duhanpirja, vetëm tek meshkujt përllogaritet në rreth 52 përqind.

Ulje të duhanpirësve është vërejtur në një pjesë të madhe të vendeve Perëndimore, ku rekordin e mban Islanda, që ka rënë në rreth 6 përqind duhapirës në total, meshkuj e femra. Edhe në Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara ka patur një ulje të ndjeshme të konsumatorëve të duhanit.

Alarm per Duhanpiresit nga Organizata Boterore e Shendetesise. Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com