Andueli

Igli Tare : I besoj Strakoshes.

Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha vazhdon të mbetet numri një te Lazio.

Paraqitja e tij ndaj Genoas ishte mjaftë e mirë ku Lazio mori një barazim të vlefshëm 2-2.

Në fund të ndeshjes, për shqiptarin ka folur edhe bashkëkombësi i tij Igli Tare që ka rolin e drejtorit sportiv te Lazio.

Tare e ka vlerësuar lartë Strakoshën duke deklaruar se Lazio ka zgjedhur një politikë për t’i besuar të rinjve.

“Ne kemi zgjedhur një politikë që t’iu besojmë të rinjve dhe duhet t’i japim atyre kohën për tu rritur edhe duke bërë ndonjë gabim”.

“Strakosha ka gjithçka që i duhet për tu bërë titullar, të gjithë jemi të kënaqur me të”.

“Marchetti po kalon një moment të vështirë dhe ne e presim që ai të kthehet para fundit të kampionatit”, deklaroi Tare.

Igli Tare : I besoj Strakoshes. Read More »

Qytetaret japin emra:E pame vrasesin e Artan Cukut dhe e njohim.

Vetëm pak ditë më parë u vra nga persona të paidetifikuar ish-komisari Artan Cuku.  Por për vrasjene  tij u publikua një video nga ana e policisë ku shfaqeshin autorët e dyshuar të atentatit. Pas publikimit të kësaj video-je policia e shtetit vuri në dispozicion një shumë parash për ata që duhet të japin informacion rreth idetifikimit të këtyre e personave të dyshuar.

Pas publikimit të kësaj video kanë ardhur një “lumë telefonatash” në Policinë e Tiranës. Gjatë 24 orëve që pasuan publikimin e pamjeve filmike të personit të dyshuar, policia ka marrë në sallën operative të paktën dy telefonata në orë për këtë rast, shkruan Panorama.

Telefonuesit më të shumtë në numrin 0694110299 i kanë dhënë policisë informacione dytësore, që kanë të bëjnë me lëvizjet e personit të dyshuar.

INFORMACIONET: 

“Disa prej telefonuesve pretendojnë se e kanë parë personin duke vrapuar, në një kohë që përkon me disa minuta pasi kishte ndodhur vrasja”, thanë burime nga policia.

Sipas tyre, qytetarë të tjerë që kanë telefonuar pretendojnë se e kanë parë të dyshuarin, por orari që ata kanë dhënë përkon me kohën 30 minuta apo një orë para se të kryhej vrasja me pesë plumba e Artan Cukut te pallati ku banonte në Rrugën e Kosovarëve, pranë Gardës së Republikës.

Burimet policore kanë thënë se një numër më i kufizuar personash që telefonuan në numrin në dispozicion kanë pretenduar se e njohin personin në video dhe kanë dhënë edhe identitetin e tij.

Mësohet se policia po i verifikon emrat e dhënë, ndërkohë që bëhet me dije se identitetet që kanë dhënë qytetarët përkojnë me persona që kanë precedentë të fortë penalë e madje edhe me shtetas në kërkim për vepra të rënda penale.

Qytetaret japin emra:E pame vrasesin e Artan Cukut dhe e njohim. Read More »

Afati i perfundimit te rikonstruksionit te rruges”Veledin kollozi’ para fillimit te sezonit turistik.

Qytetar  investimi ne rrugen Veledin Kollozi po shikohet si  nje projek i dobishem e me parametra modern. E pa fol per hapsirat e formen moderne te trotuareve qytetaret me te domosdoshem shikojne gjelberimin. Gjelberimi i cili po vijon me ritme te shpejta e ne koherenc me trotuaret. Zgjedhja per te patur peme zbukurimi ne kete projket, eshte zgjedhja e duhur sipas qytetareve. Pasi sjell larmishmeri, gjelerim me te bukur e sigurishte njohje me kulturat frutore. Edhe pse keto peme nuk jane frutore origjinale, sjellja e tyre ne blloqe banimi, eshte nje ide e investim qe i kishte munguar qytetit. Mungesa e hapesirave te gjelberta, dhe qe qytetaret te vlersojne kete investim e te shpresojne se te njejtin fat do te kene edhe blloqe te tjera  banimi.  Rikonstruksioni i rrugës Veledin Kollozi”, që, tashmë ndodhet ne mesin e punimeve, është një nga projektet e rëndësishme të parashikuara në programin e investimeve të Bashkisë, për përmirësimin dhe modernizimin e infrastrukturës rrugore në qytet.Ky segment, që kufizohet me rrugën “Ismail Qemali” në lindje dhe në perëndim me kryqëzimin e Zyrës së Punës dhe Bibliotekës Publike “Shevqet Musaraj”, me gjatësi rreth 350 metra, është një nga akset më të rëndësishme. Projekti është i plotë dhe përfshin sistemim asfaltimin, ndërtimin e sistemit të kanalizimeve, rrjetit të ujësjellësit, trotuareve, ndriçimin gjelbërimin dhe krijimi i nje korsie vetem per bicikletat.Fondi i vendosur ne dispozicion per rikonstruksionin e ketij aksi si dhe te bllokut te banimit ne lagjen “29 Nentori ” kap vleren e 70 milion leke te reja. Afati i perfundimit total te ketij investimi eshte para nisjes se sezonit turistik.

Afati i perfundimit te rikonstruksionit te rruges”Veledin kollozi’ para fillimit te sezonit turistik. Read More »

Ja si i pergjigjet Rama nje komentuesi:Dil nga ketu dhe shko atje ku ta lejojne kete fjalore mejhanesh.

Gjatë ditës së djeshme kryeministri Edi Rama ka hapur garën në rrjetet e tij sociale për muzikën që do të shoqërojë fushatën e Partisë Socialiste për zgjdhjet e Qershorit.

‘’ZGJIDHNI MUZIKËN E LUFTËS PËR SH❤IPËRINË QË DUAM🇦🇱💪🇪🇺

Na jepni një mendje për këngën që do na shoqërojë në rrugëtimin drejt fitores së 18 qershorit🙏 Mes propozuesve të këngës fituese do të hidhet një short në ERTV dhe kush fiton do marrë të firmosur një bluzë të dedikuar, nga lojtari i tij apo i saj i zemrës në Champions😀👍✌💪⚽

I dyti do marrë bluzën e autorit të golit të parë në Finalen e Champions këtë vit😀👍✌👍⚽

Dhe i treti do marrë një bluzë të fushatës të firmosur nga unë dhe skuadra e re e deputetëve socialistë të qytetit të tij😀❤🌹

Ndërsa i katërti do marrë një kravatë timen për ngushëllim😜❤

Të tjerët që kanë zgjedhur këngën fituese do marrin bluzën e fushatës me firmën time😀❤
Dhe gjithë pjesëmarrësit do marrin byzylykun plastik të fushatës😍’’, shkruante Rama.

Të shumta kanë qenë sygjerimet e komentuesve shpeshherë edhe tallëse në drejtim tëe fushatës dhe kryeministrit.

KOMENTET DHE REPLIKAT E RAMËS ME NDJEKËSIT:
Komentuesi: E po populli aty ka mendien qe te japim mendim per muzik ju keni vu ne terezi pare keni ba po keshtu talli me popullin. Doni me jau q… nanen me muzik. Hajde shtet hajde mendim prej adoleahenti ….!!!

Rama: Arben, ti nuk je as populli as nje mbeshtetes i luftes sone per Shqiperine qe duam, keshtu qe s’ke cfare kerkon ne kete faqe, prandaj dil qe ketu se ke hyre krejt gabim dhe shko aty ku ta tolerojne kete fjalor mejhanesh! Vetem nje keshille merre me vete po deshe: Mesoje edukaten per vete sepse rrugaceria ne fjalor eshte shume e demshme per shendetin!

Komentuesi: Ti o shoku akoma tek ura Stambolli digjet dhe Kurva krihet me duket se e vure ne terezi me Liken prandaj kerkon keng vendos kengen e Likes se me ate ke shpetim

Rama: Murat, ti po me dukesh poshte ures fare dhe je ne te drejten tende te rrish aty, po jo ketu te kjo faqe shoku se nuk te ka futur njeri me zor e nuk eshte vend per te derdhur ujet e trashe te gjuhes se dale jashte kontrolli! Prandaj mos e perserit te lutem he shoku se s’ka pike lezeti.

Komentuesi: Po na mo na, ceshte kjo “zgjidhni muziken e luftes…”?? pak me bute se individe te ndryshem mund ta lexojne ne menyra te ndryshme thirrjen. skemi lufte me asgje dhe me asnje, gjej ndonje llaf tjeter.

Rama: Lufte per drejtesi, lufte per shtet, lufte per pune, lufte per mireqenie Astrit, po flasim per muzike s’po flasim per bomba

Komentuesi: Mire e keni.Nuk presim te behet ndonje gje.Po te pakten me pak muzike e me nje gote raki i harrojme hallet.SIC BEJNE JEVGJERIT.Raki dhe aheng.Tjeter gje nuk dine te bejne

Rama: Mesa shoh ti e paske qejf te shkreten Bardhyl, po e para mos pi shume, se coroditesh e flet se prapthi sic ke folur ketu per njerezit me ngjyre dhe e dyta mos bej cinikun se nuk te ben mire per shendetin

Komentuesi: Velo Partizani…them un ……cne qe ma hoqe bllokun,.???

Rama: S’merrem me block unblock une Lili Lili po do kesh folur pa edukate e te ka bllokuar roja i etikes

(E.K/SHUPLAKA)

komentet

Ja si i pergjigjet Rama nje komentuesi:Dil nga ketu dhe shko atje ku ta lejojne kete fjalore mejhanesh. Read More »

Perleshje te pergjakshme mes protestuesve dhe mbeshtetesve te Trump.

Të paktën 21 persona janë arrestuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas dhunës që shpërtheu të shtunën mes të dy grupeve, mbështetësit dhe kritikuesit e Trump, duke detyruar kështu policinë të ndërhynte, raporton Daily Mail

Qindra persona hodhën gurë, ndezën zjarre, flakën eksplozivë dhe gaz lotsjellës, si dhe sulmuan njëri tjetrin me armë të improvizuara, pasi policia qëndronte pranë.

Policia ndërhyri për të ndalur përleshjet që mund të kishinrezultuar vdekjeprurëse, duke arrestuar të paktën 21 persona.

Perleshje te pergjakshme mes protestuesve dhe mbeshtetesve te Trump. Read More »

Arrestohet Shqiptari,shperndaresi me i madh i droges ne Bolzano.

Operacioni “Abbuffata 2016” i karabinierëve së Egna ka vënë në pranga një shqiptar 37-vjeçar. Karabinierët u angazhuan për të vënë në pranga një nga shpërndarësit më të fuqishëm në qytet.

Në tetor 2016, në fakt, policia italiane ndërhyri për të shpëtuar një njeri që kishte marrë një mbidozë kokaine. Kujdesi intensiv ndaj tij në dhomën e urgjencës së spitalit San Maurizo në Bolzano për t’i shpëtuar jetën të droguarit, e shtyu policinë për të hetuar se ç’lloj droge kishte përdorur pacienti.Në raportin që u lëshua nga mjekët u shfaq diagnoza “ssubstancë qejfi” prej nga mori emrin edhe operacioni “Abbuffata 2016”.

Policia nisi pas kësaj një operacion të madh prej nga zbuloi trafik droge në sheshin e Bolzanos dhe arrestoi 11 persona dhe 18 ambiente ku përdorej. Ky ishte operacioni që zbuloi fenomenin e heroinës që tymosej nga të rinjtë në sasi të mëdha.

Hetimet e para e çuan policinë në gjurmët e një shqiptari 37 vjeç me iniciale L.M, banor në Appiano, që kishte marrëdhënie të shumta me përdoruesit e substancës së habitshme dhe që përdornin metoda të shumta për t’i shpëtuar policisë: Ndryshonin shpesh makinat, mjetet e transportit, kode në thirrjet telefonike, kujdes të madh në tërësi.

Ndaj policia përdori metodat e saj tradicionale për ta hetuar dhe me provat në dorë ka vendosur të ndërhyjë më 12 prill në zonën e Bolzanos, në jug, për të arrestuar shqiptarin e dyshuar.

Pas arrestimit rezultoi se klientët e tij për drogë ishin të të gjitha moshave, profesioneve dhe gjendjes ekonomike. Çdo dozë droge shitej 100 euro. Në një javë, shqiptari fitonte 2800 euro dhe në një muaj, 12 400 euro.

Arrestohet Shqiptari,shperndaresi me i madh i droges ne Bolzano. Read More »

Prapaskenat e takimit Rama-Meta,propozimi i Metes ne takim.

Koalicioni, Presidenti i ri dhe bojkoti i opozitës kanë qenë temat e diskutuar dje në takimin mes Kryeministrit Edi Rama dhe kryeparlamentarit Ilir Meta.

Rama i kërkoi aleatit të tij që të firmosnin për vijimin e koalicionit, ndërsa Meta është shprehur se kjo nuk është aspak problem, por pengesa është t’i jepet fund krizës politike.

“Koalicionin e konfirmojmë në çdo moment, kjo nuk përbën asnjë problem, por nuk mund të firmos në kushtet kur opozita është në rrugë dhe nuk regjistrohet që të hyjë në zgjedhje. Të mendojmë si do të zgjidhim këtë krizë, sepse koalicioni nuk është aspak problem për mua”, i ka thënë Meta, Ramës.

Po kështu, në të njëjtën linjë kanë qenë edhe bisedimet për Presidentin, teksa kreu i kuvendit ripërsëriti qëndrimin e tij që më parë t’i jepet zgjidhje protestës së opozitës.

Kryeministri i quajti të papranueshme kërkesat e opozitës që të jepte dorëheqjen, duke thënë se mandatin ja ka dhënë populli me votë dhe në 18 qershor do të jetë sërish populli që do të vendosë.

Ndërkohë, burime për Syri.net sqarojnë se Edi Rama i propozoi Ilir Metës që negociatorë për zgjidhjen e krizës me opozitën të jenë eurodeputetët Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein.

Kreu i Kuvendit refuzoi me arsyetimin se “ata nuk e kanë besimin e opozitës”.

Në këtë pikë, Meta ka hedhur idenë që negociatore të jetë PPE, Partitë Popullore Europiane pjesë e së cilës është edhe Partia Demokratike.

“Meqë ti pretendon se PPE është kundër Bashës dhe pro teje dhe meqë PD është anëtare, ftojmë ata si negociatorë. Unë do bëj çfarë të thotë PPE”. Kështu i është drejtuar Meta aleatit të tij Edi Rama, thonë të njëjtat burime për Syri.net.

Mësohet gjithashtu se po ditën e djeshme, Ilir Meta i dërgoi një letër PPE ku i informonte për situatën politike dhe u kërkoi të negocionin për bisedimet mes palëve dhe shprehu gadishmërinë e LSI për të bërë çdo gjë që thonë ata.

Prapaskenat e takimit Rama-Meta,propozimi i Metes ne takim. Read More »

Fluturon ish-ministri i brendshem Saimir Tahiri.Hidhet me parashute nga avioni.

Pas Erion Veliajt, është radha e Saimir Tahirit për të kopjuar ish-Presidentin e SHBA Barack Obama.

Ish-ministri i Brendshëm, pasi u shkarkua nga ky post, ka më shumë kohë për t’u marrë me sporte ekstreme, njësoj si Obama kur la detyrën.

Sikurse mund ta shikoni në fotot e mëposhtme, Tahiri ka bërë hedhje me parashutë nga avioni. Një hobi i ri ky i Tahirit, pas fiksimit që kishte për të frekuentuar lokalet e natës gjatë kohës që ishte ministër.

Por edhe pse nuk është në post zyrtar, nuk ka hequr dorë nga fotografitë për çdo gjë që bën, duke mbajtur nga pas ekipin e tij të “propagandës”.

Fluturon ish-ministri i brendshem Saimir Tahiri.Hidhet me parashute nga avioni. Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com