Andueli

Ja kush jane ata qe e “pushtojne ” Shqiperine per…

Shqipëria duket se është kthyer në një vend të preferuar për të punuar për turqit dhe italianët. 

Të dhënat zyrtare për vitin 2016 tregojnë se shtetasit me origjinë turke zunë 28% të të huajve që kanë zgjedhur të punojnë në vendin tonë vitin e kaluar, ndërsa italianët rreth 23%. Kjo lidhet kryesisht me aktivitetin e shërbimeve apo edhe të ndërtimit që përbëjnë edhe fushat më të preferuar nga të huajt.

Të dhënat e siguruara nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ( Shërbimi Kombëtar i Punës) tregojnë se listën e të huajve të punësuar në vend në 2016-n e pasojnë shtetasit shqiptarë të Kosovës (7%), por edhe ata Kinezë ( 6%) e grekë (5%). Më të paktë në numër janë ata kanadezë, egjiptianë, maqedonas apo edhe indianë.

Në total për vitin 2016 u llogaritën 3,326 leje të reja për shtetas të huaj, me një rritje prej 6% në krahasim me një vit më parë.

Pjesa më e madhe e lejeve (rreth 40.5%) janë në rajonin e Tiranës, por ka dhe në Durrës (10% e Totalit), Lezhe (7%), etj. Nga 3.326 shtetasit e huaj të punësuar për 2016, rezulton se 1,825 janë pajisur me leje  pune dhe 1,501 të tjerë me vërtetime deklarimi për punësim.

Sipas ligjit shqiptar, shtetasit e huaj që dëshirojnë të punojnë në Shqipëri para fillimit të punës pajisen me një leje pune, ku të përjashtuar nga ky detyrim janë vetem shtetasit e Bashkimit Europian,  shtetasit e zonës Shengen, shtetasit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe shtetasit e Republikës së Kosovës dhe ata të Republikës së Serbisë me përkatësi etnike shqiptare, të cilët para fillimit të punës pajisen me një Vërtetim deklarimi për punësim.

Në rritjen e numrit të të huajve të punësuar në Shqipëri ka ndikuar padyshim ndërtimi i veprave të mëdha në sektorin e energjisë, siç është gazsjellësi TAP, apo edhe hec-et mbi lumin Devoll.

Sipas këtyre të dhënave aktiviteti që tërheq më shumë të huaj mbetet ai i ndërtimit (20% të totalit), e më pas shërbimet (18%),  industria nxjerrëse dhe ajo përpunuese me nga 6%, aktivitetet profesionale dhe teknike me nga 9%, telekomunikacioni me 7%. Akomodimi dhe shërbimi ushqimor mbeten më pak të preferuara, pasi të huajt që punojnë në këtë sektor zënë vetëm 1%. /Monitor/

Ja kush jane ata qe e “pushtojne ” Shqiperine per… Read More »

Arbitri nga Vlora pas dhunimit nga lojtari ne fushen e lojes:Nuk Degjoj me!

Dhuna vijon të mbetet një fenomen në kategoritë më të ulëta të futbollit shqiptar, teksa dje në Kategorinë e dytë, gjyqtari Ardit Merdanaj, u dhunua nga lojtari i Domosdovës, Altin Lleshi në stadiumin e Tepelenës.

Arbitri nga Vlora akordoi një 11-metërsh që i rrezikoi jetë. Ai përfundoi në spital, ndërkohë që tashmë nuk dëgjon më nga veshi i djathtë.

Merdaj ka dhënë një intervistë, ku thekson se ajo goditje i ka sjellë probleme serioze.

“Kam dhimbje në kokë dhe nuk dëgjoj fare nga veshi i djathtë. Do të shkoj menjëherë në spitalin e Vlorës për të bërë kontrolle më të imtësishme me skaner. Nuk e kuptoj një veprim të tillë”, tha arbitri për Panorama Sport.

Arbitri nga Vlora pas dhunimit nga lojtari ne fushen e lojes:Nuk Degjoj me! Read More »

Sipas mediave Serbe:HashimThaci eshte padron i droges dhe trafikimit te armeve dhe naftes.

Gazeta serbe Blic, në një artikull që do të publikohet të hënën, e ka quajtur Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, padron të drogës dhe të trafikimit të armëve e naftës, njofton Klan Kosova.

Në ballinën e kësaj gazete për datën 17 prill është vendosur fotografia e Thaçit dhe titulli “Thaçi – Padron i drogës dhe i trafikimit të armëve e naftës”.

Kjo gazetë serbe pretendon se ka zbuluar detaje të panjohura deri më tani “për mafinë shqiptare në Kosovë”.

Bilc shkruan se nesër do të zbardhë se “cilat klane kriminale udhëheqin me Kosovën?”.

“Vrasjet e përgjakshme, ndërlidhja e krimit me politikën, raportet me mafinë në Shqipëri, Çeki, Bullgari dhe Maqedoni”.

Blic edhe në të kaluarën ka pasur shkrime kundër lidershipit kosovar, e atij shqiptar, por që jo rrallë, ato që gazeta i ka quajtur fakte, më shumë kanë qenë përshtypje editoriale të tyre

Sipas mediave Serbe:HashimThaci eshte padron i droges dhe trafikimit te armeve dhe naftes. Read More »

Arrestohen 10 punonjes Policie per kalim droge drejt italise.

Prokuroria për Krime te Renda “shkrin” Stacionin e Policisë se Portit Durrës.

Burime te rezervuara shprehen për “BalkanWeb” se te paktën 10 punonjës policie, përfshire edhe Shefin e Stacionit policor te Portit janë arrestuar, ne vijim te hetimit te nisur pas kapjes se një kamioni me 8 tone droge ne Itali. Burimet thonë se janë arrestuar edhe disa doganiere, te dyshuar se kane krijuar mundësitë për kalimin e kamionit ne drejtim te Italisë.

Ky operacion duket se ka qene edhe qëllimi i vizitës urgjente te premten ne Prokurorinë e Durrësit te Prokurorit te Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i cili shoqërohej nga kreu i Prokurorisë për Krime te Renda, Besim Hajdarmataj. Operacioni për arrestimin e tyre është zhvilluar gjate pasdites se te dielës. Mes të arrestuarve mësohet se janë zyrtarë të lartë të Kufirit dhe Portit. Arrestimet po mbahen sekrete sikurse edhe emrat e zyrtareve të vënë në pranga.

Arrestohen 10 punonjes Policie per kalim droge drejt italise. Read More »

Rikthehen shirat ne vendin tone,ja si do te jete parashikimi.

Zonat veriore do të mbeten nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë prezent ndërsa me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme paraqitet moti në zonat qendrore dhe jugore të vendit.

Parashikohet që pasditja të sjellë përmirësim të kushteve atmosferike edhe në zonat veriore duke bërë që i gjithë vendi të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat e mëngjesit ndërsa mesdita nuk do të sjellë shumë ndryshime të tyre. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi kryesisht jugperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2- 3 ballë.

Rikthehen shirat ne vendin tone,ja si do te jete parashikimi. Read More »

Ja rezultatet finale per referendumin e Turqise nga votimi ne Kosove,Maqedoni dhe Shqiperi.

Sipas rezultateve të para të shpallura nga numërimi i votave të ardhura nga diaspora turke, shtetasit turq në Maqedoni kanë votuar me 57,97 % pro dhe 42,03 % “jo”

Shtetasit turq në Maqedoni dhe Kosovë kanë votuar pro reformave kushtetuese në kuadër të referendumit për ndryshimet kushtetuese në Turqi, të cilat parashohin implementimin e sistemit presidencial të qeverisjes, ndërkohë që në Shqipëri ka dominuar vota “jo”, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas rezultateve të para të shpallura nga numërimi i votave të ardhura nga diaspora turke, shtetasit turq në Maqedoni kanë votuar me 57,97 % pro dhe 42,03 % “jo”, në Kosovë me 57,14 pro dhe 42,86 “jo”, ndërkohë që rezultati i shpallur nga votat e shfrytëzuara në Shqipëri është 41,80 % pro kundrejt 58,20 % të votave “jo”.

Ndryshe, shtetasit turq shfrytëzuan të drejtën e tyre të votimit më 9 prill në Shqipëri dhe Kosovë, dhe më 8 dhe 9 prill në Maqedoni.

Ndërkaq, diaspora turke kishte mundësi të votojë në 57 shtete në një total prej 120 vendvotimeve që ishin hapur në ambasadat dhe përfaqësitë diplomatike dhe konsullore në vende të botës nga data 27 mars deri më 9 prill.

Ja rezultatet finale per referendumin e Turqise nga votimi ne Kosove,Maqedoni dhe Shqiperi. Read More »

Njeri i helmon bashkefshatarit bagetite,tjetri vjedh koshere bletesh,nje tjeter…

Krimi në Shqipëri dhe kronikat e zeza janë të përditshme, por shumë shpesh media nuk pasqyron rastet kur nuk kemi të bëjmë me vrasje, grabitje spektakolare e plagosje, por edhe me sherre e vjedhje të çuditshme

Më poshtë po publikojmë 3 raste që tregojnë më së miri çudira shqiptare.

Në Lezhë ditën e djeshme, policia ka arrestuar një 55 vjeçar në fshatin Kolsh. Arsyeja? Kishte vendosur të helmonte 10 gica të një bashkëfshatari. Se përse e ka bërë këtë 55 vjeçari me inicialet Gj.D mbetet ende mister për t’u zbuluar.

Një rast tjetër ka ndodhur në Mirditë, ku një të moshuari në fshatin Perlat i kanë vjedhur 9 koshere me bletë. Pavarësisht se policia ende nuk e ka gjetur autorin, ajo që të bën çudi dhe përshtypje është… kush do të merrte mundimin për të vjedhur koshere me bletë, kur dihet se është mjaft e rrezikshme t’i marrësh këtyre insekteve mjaltin…?!

Dhe rasti i fundit, i këtij “edicioni” me çudira shqiptare, është i një ndodhie në Lushnje, në fshatin e largët Çiflik. Një 33 vjeçar mesa duket ka dashur të konsumojë disa ullinj. Mënyra më thjeshtë? Nuk është lodhur që të shkojë për ti blerë, por ka menduar që t’ja presë pemën e ullurit bashkëfshatarit 58 vjeçar.

Njeri i helmon bashkefshatarit bagetite,tjetri vjedh koshere bletesh,nje tjeter… Read More »

Noizy – Geti:Ja jeta e tyre e luksit dhe pasioni qe kane per makinat luksoze.

Tregu i muzikës është zgjeruar shumë në vitet e fundit, posaçërisht ai i zhanreve rep dhe hip-hop.

Kur flasim për këto dy rryma në vendin tonë, natyrisht se mendja na shkon së pari te dy nga grupet më të mëdha, BabaStars dhe OTR.

Të parët të drejtuar nga Getoar Selimi (GhettoGeasy), ku pjesë janë edhe këngëtarët Agon Sylejmani (Agon Amiga), Visar Shala (Skivi), Kastriot Rexha (Majku), Ylber Abdullahu (Cozman) dhe Onat Shufta (Onat).

Kurse ty dytit, të drejtuar nga Rigles Rajku (Noizy), që përbëhen nga Denis Hajri (Varrosi), Enca Haxhia (Enca) Çiljeta Gjilaga (Çili) dhe të tjerë me emra skenikë si: Lil Koli, Sekondar, Bohem1 e shumë të tjerë.

Pjesë e BabaStars ishin edhe Arkimed Lushaj (Stresi), Ledri Vula (Ledri), Ronela Hajati, por arsye të ndryshme këta shkëputën marrëdhëniet me grupin dhe vazhduan karrierën individualisht.

BabaStars janë nga Kosova, por shtrirja e tyre e tyre është e madhe që nga paslufta, pasi Geti dhe Agoni i njohur si BIG XI kanë shumë vite karrierë në supet e tyre.

Por, të ndalemi te liderët e këtyre dy grupeve dhe te jeta luksoze që bëjnë këta të dy, të cilën e bëjnë publike nëpërmjet postimeve të ndryshme në rrjetet sociale, Telegrafi.

Edhe Geti edhe Noizy janë autorë të shumë hiteve dhe normalisht që janë shumë të adhuruar në vendet ku flitet shqip, brenda trojeve shqiptare po ashtu edhe jashtë tyre.

Puna e madhe gjithmonë shpaguhet dhe si gjithmonë pas një punë të madhe të gjithë çlodhin vetën duke i bërë dhurata vetes, të cilat janë fryt i punës së madhe.

Ashtu edhe dyshja e lartpërmendur, ku ata posedojnë stoli, vetura dhe gjëra tjera luksoze, të cilat i fituan duke argëtuar publikun.

Instagrami është rrjeti social ku të dy postojnë fotografi nga udhëtimet e tyre në botë, ku shpeshherë vijnë si pasojë e koncerteve të tyre,  por shpeshherë ata shfaqin me këtë rast edhe luksin që i rrethon, shkruan Telegrafi.

Veturat e shtrenjta duket se janë pika e dobët e dyshes dhe duket se një pjesë të madhe të fitimeve i shpenzojnë në to.

Mercedes, BMW, Porsche, Ferrari, Lamborghini, Bently e Jaguar.

Të gjitha këto mund t’i shikoni më poshtë teksa dy reperët pozojnë para veturave, ku një pjesë e madhe të tyre ata mund t’i kenë huazuar nga shokët për klipet muzikore.

Noizy – Geti:Ja jeta e tyre e luksit dhe pasioni qe kane per makinat luksoze. Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com