Andueli

Ja se cfare thone shkencetaret,mos e humbisni!

Shkencëtarët nga Universiteti Shtetëror Iowa thonë se një orë vrapim ju jep shtatë orë jetë shtesë.

Hulumtimi i ri nga Iowa vjen pas një studimi të vitit 2014 të publikuar në Gazetën e Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë që gjeti se të vraposh për 5-10 minuta në ditë ulë rrezikun e vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare.

Sipas hulumtuesve, njerëzit mund të “ikin nga vdekja” duke vrapuar. Hulumtimi, i bërë nga autori Duck-chul Lee, gjeti se të dhënat tregojnë se vrapimi ulë rrezikun nga vdekja e parakohshme për 40%

Ideja e shtatë orëve jetë shtesë u bazua në këto supozime:

Dy orë ushtrime në javë përkthehen në më pak se gjashtë muaj të jetës suaj aktive për 40 vjet. Kjo do të prodhonte më shumë jetëgjatësi të jetës prej 3.2 vite.

Edhe pse çdo orë që kaloni duke vrapuar ju jep shtatë orë jetë shtesë, Lee tha se vrapimi nuk ju bën “të pavdekshëm”.

Ja se cfare thone shkencetaret,mos e humbisni! Read More »

Cila eshte premio qe siguron per ekipin e Flamurtarit,Presidenti i klubit?

20 milione leke te vjetra per ekipin e Flamurtarit per cdo fitore te luajtur jashte fushes dhe 10 milione leke per ato qe do te fitohen brenda fushes .
Kjo eshte premio qe u siguron presidenti I Klubit te Futbollit Flamurtari Sinan Idrizi , ekipit vlonjat .
Deklarata e tij ka ardhur menjehere pas perfundimit te lojes se luajtur ne stadiumin e Gjirokastres , ku Flamurtari e mundi ne shtepi Luftetarin me rezultatin 2-1.

Cila eshte premio qe siguron per ekipin e Flamurtarit,Presidenti i klubit? Read More »

Arrestohet fudbollisti qe dhunoi arbitrin nga vlora gjate ndeshjes.Ja kush eshte.

Dhuna në futboll është një fenomen mjaft i shëmtuar që në vendin tonë ngre kokë herë pas here. Ditën e djeshme një akt dhune mund të rezultonte fatale për arbitrin nga Vlora, Ardit Merdanaj, i cili ra pre e dhunës së lojtarit të Domosdovës, Altin Lleshi dje në stadiumin e Tepelenës

Gjithçka ndodhi vetëm për akordimin e një 11-metërshi që gjyqtari të rrezikojë jetën, përfundon në spital dhe nuk dëgjon më nga veshi i djathtë.

Gjatë një interviste për një të përditshme sportive Merdanaj tregon momentet e goditjes dhe ndër të tjera thekson se ato goditje e kanë lënë me pasoja serioze.

“Kam dhimbje në kokë dhe nuk dëgjoj fare nga veshi i djathtë. Do të shkoj menjëherë në spitalin e Vlorës për të bërë kontrolle më të imtësishme me skaner. Nuk e kuptoj një veprim të tillë”, tha arbitri.

Ndërkohë që sot është arrestuar edhe futbollisti Lleshi. Ai akuzohet për goditje për shkak të detyrës.

Arrestohet fudbollisti qe dhunoi arbitrin nga vlora gjate ndeshjes.Ja kush eshte. Read More »

Kush eshte shefi i arrestuar i stacionit policor te Durresit per kalimin e droges ne Itali.

Julian Doraci është Shefi i Stacionit Policor të Portit të Durrësit, i arrestuar mbrëmjen e së dielës, si një prej 18 të dyshuarve të përfshirë në trafikimin e më shumë se 10 ton hashash drejt Italisë.

Prokuroria e Krimeve të Rënda zyrtarisht njoftoi se Doraci, sëbashku me 9 policë të Portit, si dhe 8 doganierë të Qafë – Thanës, Durrësit e Tiranës, janë të dyshuar se kanë siguruar kushtet për kalimin e dy ngarkesave të ndryshme nga Shqipëria në Itali, në Shkurt dhe Mars 2017.

Por Komisar Julian Doraci, në detyrën e shefit të Stacionit Policor të Portit të Durrësit jepte 10 muaj më parë intervista në media, për sofistikimin e mënyrave të trafikimit të lëndëve narkotike drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Në një intervistë të dhënë për Televizionin Klan, më 26 Qershor 2016, Komisar Julian Doraci deklaronte se: “Janë duke i sofistikuar, sidomos tek pjesa e elektronizimit të modus operandit të trafikimit të lëndës narkotike. Një mjet i vogël që kaloj për kontroll në pikën e kontrollit në garazh kishte një pjesë të modifikuar të makinës në një mënyrë profesionale, me një dritare të elektronizuar, pra me anë të një butoni i bënte hapje e një dritare të fshehtë mbas tapicerisë të këmbës së pasagjerit. Skaneri S2 Albania nuk të nxjerr nëse ka droge apo jo, por skaneri jep dyshime se në strukturën e kamionit, në këtë pjesë ka diçka të dyshuar që nuk duhet të jetë.”

Për më tepër, ndiqni kronikën më lart, ku 39 – vjeçari Julian Doraci shpjegon rreth mënyrave të reja të veprimit të trafikimit.

Dy episodet për të cilat Prokuroria e akuzon:

Rasti i parë, i ndodhur në datën 05.02.2017, kur në Itali u kap një kamion me 8 ton drogë, e cila kishte hyrë në Shqipëri nga Maqedonia nëpërmjet pikës doganore Qafë – Thanë dhe ka dalë nga pika e kalimit kufitar në portin e Durrësit. Për këtë rast, para pak javësh u arrestuan edhe 4 punonjës policie të Qafë – Thanës.

Rasti i dytë ka ndodhur në datën 24.03.2017, kur në Itali u kap një kamion me shofer shqiptar, me rreth 2.2 ton kanabis ne bord.

Kush eshte shefi i arrestuar i stacionit policor te Durresit per kalimin e droges ne Itali. Read More »

Ja arsenali vdekjeprures i Trump,qe mund te fshij nga faqja e dheut Korene e Veriut!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nisën bombën më të fuqishme jo-bërthmore ndonjëherë, për të sulmuar shpellat e ISIS-it në Afganistan, pranë kufirit me Pakistanin.

Rreth 36 xhihadistë u vranë nga bomba e quajtur ‘Nëna e të gjitha bombave’  (Moabit), vetëm disa muaj pasi Trump u zotua për të bombarduar ISIS-in.

Kjo është hera e dytë që ai ka treguar muskujt e tij ushtarak në më pak se një javë pas nisjes së  59 raketave Tomahawk në një bazë ajrore siriane.

Sulmet e tij erdhën si shenjë hakmarrje për sulmin kimik me gaz sarin të Sirisë, nga i cili vdiqën 79 civilë sirianë.

Me tensionet e ‘luftës së ndezur’ në mes të Amerikës, Koresë së Veriut dhe Rusisë në javët e fundit, këto janë vetëm disa nga armët që Trump ka në xhepin e tij prapa, shkruan “Daily Star”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nisën bombën e saj më të fuqishme jo-bërthmore ndonjëherë, për të sulmuar shpellat e ISIS-it në Afganistan, pranë kufirit me Pakistanin.

Rreth 36 xhihadistë u vranë nga bomba e quajtur ‘Nëna e të gjitha bombave’  (Moabit), vetëm disa muaj pasi Trump u zotua për të bombarduar ISIS-in.

Kjo është hera e dytë që ai ka treguar muskujt e tij ushtarak në më pak se një javë pas nisjes së  59 raketave Tomahawk në një bazë ajrore siriane.

Sulmet e tij erdhën si shenjë hakmarrje për sulmin kimik me gaz sarin të Sirisë, nga i cili vdiqën 79 civilë sirianë.

Me tensionet e ‘luftës së ndezur’ në mes të Amerikës, Koresë së Veriut dhe Rusisë në javët e fundit, këto janë vetëm disa nga armët që Trump ka në xhepin e tij prapa. 

Armët nukleare

Vitin e kaluar, Amerika kishte një arsenal prej më shumë se 4.000 raketa bërthamore, të gatshme për përdorim kundër shteteve armike dhe rreth 2,800 të vendosura për t’u shpërbërë.

Dhe Trump ka fuqinë për të nisur një bombë nukleare në vetëm katër minuta.

Pasi u përurua, ai u dha kodet nukelare në një kartë të madhësisë së kartës së kreditit, të cilat mbahen në një çantë, të cilën e bart një zyrtar i sigurisë nga ana e presidentit.

Në rast të një sulmi Trump duhet të thërrasë një konferencë për shtyp me këshilltarët e tij – por kjo mund të zgjasë më pak se katër sekonda dhe vetëm Presidenti e ka fjalën e fundit.

Eksperti Dr Alan Mendoza, i tha Daily Star Online: “Kjo është zgjedhja e presidentit në fund të ditës, nëse ai thotë se ne do të sulmojmë, atëherë do të sulmohet…”

Raketa Tomahawk

Raketat Tomahawks Trump i lëshoi mbi një fushë ajrore siriane javën e kaluar, të nisura nga një luftanije në Detin Mesdhe.

Raketa është e njohur për saktësinë e saj dhe aftësinë për të reduktuar dëmet kolaterale – diçka që ishte e rëndësishme duke pasur parasysh rrezikun e goditjes së civilëve sirianë apo luftëtarëve ruse.

Ushtria amerikane vazhdimisht është duke punuar për të përmirësuar dhe rinovuar raketën Tomahawk, e cili është shpesh arma e parë e përdorur në një sulm.

Rreth 439.000.000 dollarë janë kërkuar nga ana e Marinës për të zhvilluar një softuer që të jetë në gjendje për të nisur një sulm Tomahaëk në mënyrë efektive në një objektiv në lëvizje detare.

Ato janë përdorur për dekada nga ana e ushtrisë amerikane në Irak dhe Libi.

Helikopteri AH-64 Apache

quajtur një nga armët më të mira në fuqi në token e Amerikës , Apache është një forcë e fuqishme.

Të armatosur me raketa zjarr, një top dhe sensorë të avancuar, helikopteri kombinon shpejtësinë, saktësinë dhe fuqinë e zjarrit për të zhdukur armiqtë.

Ai u prezantua fillimisht në SHBA në vitin 1986. Apache ka qenë një armë kyçe në Afganistan, Iran dhe në Luftën e Gjirit.

Nëndetësja sulmuese Virginia

Në 377 këmbë të gjatë dhe 34 këmbë e thellë, kjo nëndetëse është klasifikuar si një nga programet më të suksesshme të armëve të periudhës së pas Luftës së Ftohtë.

Është e pajisur me një duzinë raketash Tomahawk  dhe me teknologji hidrolokatore.

Amerika ka premtuar për të rritur në mënyrë agresive madhësinë e flotës së saj të kësaj nëndetëse.

Droni MQ-9 Reaper

Ekspertët thonë se SHBA është vendi kryesor I armëve pa pilotë pas një dekade të inovacionit në dizajn dhe teknologji.

Nga dronet për vëzhgime vjedhurazi tek dronët e mbikqyrjes në lartësi të mëdha, Amerika ka qenë e pamëshirshme në ndjekjen e saj të luftës së fundit të telekomandës.

SHBA ka nxjerrë në pension MQ-1 Predator e saj, të përdorur që nga luftërat ballkanike në mes të viteve 1990, dhe e zëvendësoi atë me dronët  MQ-9 Reaper.

“Nëna e të gjitha bombave”

Moab, peshon më shumë se dy herë më shumë se  bomba atomike “Djali i vogël” që shkatërroi Hiroshimën në vitin 1945 dhe “Njeriu yndyrë” e cila shkatërroi ditë më vonë Nagasakin.

E enjtja shënoi herën e parë që MOAB u përdornë luftime, në një shfaqje të paparë të forcës nga Amerika kundër ISIS.

Armët nukleare

Ja arsenali vdekjeprures i Trump,qe mund te fshij nga faqja e dheut Korene e Veriut! Read More »

Une jam vrasesi,me arrestoni!Ka thene menjehere pasi ka kryer krimin.

Ai është paraqitur në inspektoratin më të afërm të policisë menjëherë pasi ka kryer vrasjen. Bëhet fjalë për një kosovar 27 vjeçar ndërsa viktima, një 26 vjeçar me prejardhje nga Bosnja.

“Unë jam vrasësi, më arrestoni!”. Këto janë fjalët që ia ka drejtuar policisë pas një akti të kryer të dielën (dje) në Brigittenau të Vjenës, Austri.

Ai është paraqitur në inspektoratin më të afërm të policisë menjëherë pasi ka kryer vrasjen, njofton agjencia austriake e lajmeve APA.

Bëhet fjalë për një kosovar 27 vjeçar ndërsa viktima është një 26 vjeçar me prejardhje nga Bosnja.

Dorasi ka thënë për policinë se aktit i ka paraprirë një zënkë në mes tij dhe boshnjakut në një lokal të afërm, transmeton albinfo.ch. Por ai ende nuk ka thënë asgjë për motivet, duke theksuar se së pari do të konsultohej me avokatin e vet.

Dëshmitarët kishin lajmëruar policinë dje rreth orës 15 për një zënkë të zhurmshme që kishin dëgjuar.

Pak më vonë ishte gjetur një person i qëlluar në kokë nga afërsia.

Nisur nga të dhënat e deritashme, policia konsideron se rrëfimi i kosovarit është i vërtetë, por mbetet ende të merren provat dhe të shqyrtohen. Pas disa ditëve autoritetet do të dalin me qëndrimin përfundimtar.

Une jam vrasesi,me arrestoni!Ka thene menjehere pasi ka kryer krimin. Read More »

Ja kush eshte lojtari qe kryeson garen per Kepucen e Art!

Leo Messi është golashënuesi më i mirë këtë edicion në Evropë.

Kur jemi në fund të edicionit 2016/17, Leo Messi vazhdon të jetë golashënuesi më i mirë i La Ligas dhe Evropës.

Argjentinasi këtë edicion kryeson listën për Këpucën e Artë, me 29 golat e tij.

Në vendin e dytë është sulmuesi holandez i Sporting Lisbona, Bas Dost me 28 gola, i ndjekur nga Aubameyang dhe Lewandowski me nga 26 gola.

Pas tyre vijnë dy sulmuesit italian Andrea Belotti dhe Edin Dzeko me nga 25 gola, ndërsa top tetëshen e mbyllin Luis Suarez dhe Romelu Lukaku me nga 24 gola.

Ja kush eshte lojtari qe kryeson garen per Kepucen e Art! Read More »

Futbollisti Shqiptar Agolli me kater tituj radhazi.

Titulli i katërt rresht kampion për Ansi Agollin në Azerbajxhan. Dy javë pa përfunduar sezoni i rregullt, kapiteni i Kombëtares shqiptare dhe skuadra e tij, Qarabag, arritën të shpalleshin kampionë pas suksesit të pastër 3-0 në fushën e Inter Baku.

Futbollisti shqiptar u aktivizua titullar në sfidën e zhvilluar në kryeqytetin e Azerbajxhanit, ku Qarabagu dominoi në lojë dhe e gjeti avantazhin që në pjesën e parë me autor Medetov.

Në pjesën e dytë, Ndlovu shënoi edhe dy gola të tjerë duke siguruar suksesin e skuadrës së Qarabagut që mbyll një tjetër sezon të suksesshëm dhe siguron të drejtën për të marrë pjesë në fazën para-eliminatore të Ligës së Kampionëve, transmeton SuperSport.

Kur duhen edhe dy javë nga fundi i sezonit, skuadra e Agollit kryeson me 56 pikë, 17 më shumë se Kabala ndjekëse që u mund të udhëtim te Kapazi.

Gjatë këtij sezoni, Agolli është aktivizuar në 20 ndeshje në kampionat duke dhënë një kontribut të madh në titullin e katërt rresht të fituar me skuadrën azere.

Ky është sezoni i shtatë i lojtarit shqiptar me Qarabagun pas eksperiencave njëvjeçare me Tiranën në vitin 2008 dhe Kryvbas në Ukrainë një vit më pas.

Festa e lojtarëve të Qarabagut në zhveshtore

Futbollisti Shqiptar Agolli me kater tituj radhazi. Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com