Andueli

Mbreteresha e Britanise se madhe kerkon sherbetor.Ja sa eshte paga!

Keni ëndërruar gjithmonë që të punoni në shtëpinë mbretërore më të famshme në botë? Jeni të rinj dhe keni shumë dëshirë për të mësuar?

E ndjeni veten të gatshëm për të qenë kryeshërbëtor (mazhordom)? Ky është rasti juaj, por kujdes ndaj rrogës.

Mbretëresha Elizabeth e Anglisë, po kërkon një shërbëtor me mundësi për të bërë karrierë dhe me një kontratë të papërcaktuar.

Oferta duket tunduese, por siç lexohet në lajmërimin e publikuar në sajtin e Royal Household, ka disa gjëra që nuk janë pëlqyer fort. Ndër të tjera pushimet janë të paguara, ashtu sikundër është i përshirë edhe qëndrimi në Buckingham Palace.

Megjithatë nuk kanë munguar kritikat ndaj kësaj oferte, pasi mes kritereve spikat aftësia për të shërbyer me elegancë dhe klasë, ndaj krerëve të shteteve apo mysafirëve të zakonshëm si dhe kërkohet përshatje ndaj çdo dhurate që vjen në pallatin mbretëror, që nga ato të shtrenjta e deri tek më të zakonshme.

Por polemikën më të madhe e shkaktoi rroga, 18 850 sterlina në vit, ose thënë ndryshe rreth 22 mijë euro, shkruan noa.al. Kjo shifër është cilësuar si shumë e ulët për nivelin e punës, ndonëse në lajmërim specifikohet se do të rritet me kalimin e kohës.

Mbreteresha e Britanise se madhe kerkon sherbetor.Ja sa eshte paga! Read More »

I riu i paralizuar ndihmohet nga debuteti Vlonjat Flamur Celaj.

Emiliano , nje i ri i cili si pasoje e nje aksidenti ne det pak vite me pare prej nga mbeti i paralizuar , i dergoi nje meszh ne Facebook deputettit vlonjat te LSI Flamur Celaj ku i kerkoi disa pajisje te cilat bejne te mundur funksionimin e karriges elektrike , pa te cilen ai e ka te veshtire te qendroje. Menjehere deputeti iu gjend afer duke e mbeshtetur ndersa i premtoi se do t’i mundesoje Emilianos nje vizite ne Tirane ne spitalet me te mira , me qellim permiresimin e shendetit te tij . Emiljanio Vrapi jeton me familljen ,e cila nuk ia ploteson dot kushtet qe atij i duhet .

I riu i paralizuar ndihmohet nga debuteti Vlonjat Flamur Celaj. Read More »

Pezullohet nga detyra polici qe dhunoi qytetarin!

Drejtoria e Policisë së Shtetit ka pezulluar nga detyra oficeri i policisë pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan Nënkomisar Arjet Jança, pasi u filmua ditën e sotme duke dhunuar një qytetar në vendin e quajtur ‘’Ura e Zaranikës’’.

Sipas njoftimit, pezullimi i oficerit do të zgjasë deti në përfundimin dhe sqarimin e plotë të çështjes.

Mësohet se ndaj oficerit ka filluar proçedimi disiplinor për veprime arbitare.

Pezullohet nga detyra polici qe dhunoi qytetarin! Read More »

Rritet shperblimi per kedo qe ka informacion per vrasesin e Artan Cukut!Ja sa shkon.

Policia ka rritur shpërblimi për këdo që ka informacion për vrasësit e ish-zyrtarit të policisë Artan Cuku.

Më herët, ishte vënë në dispozicion shuma prej 30 milionë lekësh të vjetra, ndërsa sot kjo shumë ka shkuar në 100 milionë lekë të vjetra për këdo që jep informacione që çojnë drejt zbardhjes së ekzekutimit të ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, ekzekutim ky i ndodhur më 8 prill.

Policia garanton gjithashtu ruajtjen e anonimatit për personat që japin informacione të vlefshme.

Pak ditë më parë, policia publikoi një video nga një kamera sigurie, ku dukej vrasësi i veshur sportiv dhe me një kapele të bardhë.

Gjatë 24 orëve që pasuan publikimin e pamjeve filmike të personit të dyshuar, mësohet se policia ka marrë në sallën operative të paktën dy telefonata në orë për këtë rast.

Rritet shperblimi per kedo qe ka informacion per vrasesin e Artan Cukut!Ja sa shkon. Read More »

Ja se c’ben shqiptari per te fejuaren !

Një shikim drejt një vajze shqiptare, ka përfunduar me një të ri të plagosur dhe një shqiptar në kërkim. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00 në Piacenza, Itali.

Siç shkruan media italiane, ka qenë një maroken 18 vjeç, ai i cili ka parë të fejuarën e shqiptarit dhe më pas ka nisur sherri.

Sherri fillimisht me fjalë, ka vazhduar më pas me përdorimin e armës, që 22-vjeçari shqiptar emri i të cilit nuk është bërë i ditur, kishte shkuar dhe e kishte marrë një pistoletë.

Ai ka qëlluar ndaj marokenit 18 vjeç, i cili është dërguar në spital, ndërsa shqiptari ishte larguar me makinën e tij, menjëherë pas plagosjes.

Vazhdojnë kërkimet për kapjen e tij.

Ja se c’ben shqiptari per te fejuaren ! Read More »

Balla – Bylykbashi takohen serish ne fshehtesi ,large vemendjes se medias!

Dy negociatorët e mazhorancës dhe opozitës Taulant Balla dhe Oerd Bylykbashi janë takuar sërish sot në mëngjes në Kryesinë e Kuvendit, larg vëmendjes së medias, në takimin e dytë mes tyre pas atij të zhvilluar të shtunën në drekë.

Nuk bëhet e ditur çfarë është diskutuar në takimin e sotëm, por dihet tashmë se Bylykbashi dhe Balla po negociojnë mbi modalitetet e një tryeze të mundshme dialogu mes drejtuesve më të lartë të dy kampeve politike. Me këtë mision në Tiranë pritet të vijë edhe kryetari i komisionit të jashtëm të parlamentit europian, David McAllister.

Zëvendës-presidenti i Partive Popullore Europiane është pranuar nga forcat kryesore politike, që të marrë rolin e negociatorit për të zgjidhur krizën nëpërmjet dialogut. Mësohet se McAllister ka shprehur gatishmërinë për të bërë ndërmjetësin mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste shqiptare, por më parë palët duhet të bien dakord për modalitetet e tryezës.

Balla – Bylykbashi takohen serish ne fshehtesi ,large vemendjes se medias! Read More »

Ministri i Jashtem Gjerman:Une dhe Rama jemi socialist,nuk pranojme pyetje!

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Jashtëm i Gjermanisë, socialisti Sigmar Gabriel nuk kanë pranuar pyetje nga gazetarët gjatë konferencës për shtyp nga selia e Kryeministrisë.

Zyra e shtypit e Ramës, që herët në mëngjes kishte njoftuar gazetarët për konferencën Rama-Gabriel dhe u kërkonte që të jepnin emrat dhe median që përfaqësonin. Thjesht për formalitet, pasi do të ishin vetëm spektatorë për të ndjekur konferencën 15 minutëshe dhe nuk do të bënin asnjë pyetje.

Ashtu sikurse tashmë dihet dhe siç ishte orkestruar ditët e fundit, ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel kritikoi bojkotin parlamentar të opozitës.

Megjithatë, e tha diçka të vërtetë. Në konferencën për shtyp e pranoi publikisht se është socialist dhe bashkë me Edi Ramën janë anëtarë të partive socialdemokrate.

Në këtë mënyrë, ka hedhur poshtë lajmet “Fake News” të mediave pranë Qeverisë, të cilin e cilësojnë si “njeriun e Merkel”, kur në fakt Kancelarja gjermane është anëtare e Partive Popullore Europiane (PPE) ku bën pjesë edhe PD.

Pasi zyrtari gjerman përfundoi “sulmin” ndaj çadrës së opozitës, Kryeministri mbylli “konferencën” (nuk mund të quhet konferencë shtypi pa pyetje, por deklaratë) duke mos pranuar asnjë pyetje nga gazetarët dhe u largua së bashku me ministrin Sigmar Gabriel.

Konferenca Rama-Gabriel:

Edi Rama: Nder i veçantë që sot kemi këtu z.Sigmar Gabriel dhe për kontributin e tij, për procesin e Berlinit,  për të rritur bashkëpunimin rajonal dhe në mbështetje të procesit të integrimit të Shqipërisë.

Ne i jemi shumë mirënjohës Gjermanisë, kancelares dhe ministrit të Jashtëm për mbështetjen e reformave transformuese në vend dhe sidomos të reformës në drejtësi, mbështetje e shprehur më së miri në asistencën gjermane për projektet në infrastrukturës, administratën publike, arsimin publik etj.

Ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel: Ajo që po them këtu në Tiranë nuk është pikëpamja ime personale, por e qeverisë federale dhe e kancelares Merkel. Ne të dy (Rama-Gabriel) jemi anëtarë të partive sociademokrate.

Ne kemi marrë seriozisht të gjitha shënimet apo thëniet e Kryeministrit Rama lidhur me entuziazmin e fillimit të procesit të Berlinit, por ka një ngadalësim të këtij procesi. Në takimin e radhës në Trieste të bëjmë dhe njëherë të qartë se ku mund të ndihmojmë.

Deputetë të përzgjedhur bojkotojnë pikërisht parlamentin. Kjo nuk është diçka e pranueshme apo e kuptueshme nga ana jonë. Ky nuk është opinioni im personal, por i qeverisë federale. Së pari të rikthehet opozita në parlament. Së dyti të realizohet procesi i vetingut.

Nëse pozita ka shqetësime për zgjedhjet e lira, ka një mundësi për t’u kujdesur për zgjedhje të lira. Ne jemi të gatshëm të sjellim më shumë vëzhgues zgjedhorë dhe për këtë duhet të diskutohet në parlament dhe jo në çadër, ndaj këshillojmë me urgjencë që ky bojkot i parlamentit të mbyllet.

Nëse zgjedhjet bojkotohen dhe vendi hyn në fazë kaotike, për këtë nuk mund të kemi mirëkuptim dhe nuk mund të ofrojmë mbështetje. Në fund do duhet të vendoset për interesat e qytetarëve të vendit, kush bojkoton parlamentin ai largon vendin nga BE. Mendoj që kësisoj do ishte me rëndësi maksimale që opozita të rikthehet në Parlament. Ne si gjermanë dëshirojmë t’ju ndihmojë por kjo ka për kusht që zhvillimi i vendit të ketë të gjithë aktorët politikë.

Ministri i Jashtem Gjerman:Une dhe Rama jemi socialist,nuk pranojme pyetje! Read More »

Ancelotti zbulon sekretin:Ja pse me larguan nga Reali!

Carlo Acnelotti ka treguar arsyen e largimit nga Real Madridi.

Tekniku italian tregon se i kishte dalë një problem me yllin e skuadrës, Gareth Bale.

”Drejtori i përgjithshëm më tha që presidenti Florentino Perez dëshironte të fliste me mua. Kur shkova në zyrën e tij, më tha se Bejl e kishte telefonuar.

E kisha zëvendësuar më 4 janar. Menaxheri i Bale pastaj ishte ankuar sepse Garet dëshironte që të luante në qendër. Presidenti më pyeti se çfarë kisha ndër mend të bëja dhe iu përgjigja ‘Asgjë’”, deklaroi Ancelotti.

“Nuk mund të ndryshoja sistem loje në mes të sezonit. Që nga ai moment, marrëdhënia që kisha me presidentin nuk ishte më e njëjta. Një fitore me Bajernin në Madrid do të ishte një shpagim i mirë, apo jo?”, shtoi ai.

Një tjetër problem sipas italianit është për faktin se Reali kërkonte më shumë punë në stërvitje, e që sipas tij lojtarët kishin nevojë për më shumë pushim, pasi që ishte pjesa më e lodhshme e kampionatit.

Ancelotti u shpreh se Reali iu besonte më shumë statistikave se punës së tij dhe edhe për këtë arsye erdhi lamtumira.

Ancelotti zbulon sekretin:Ja pse me larguan nga Reali! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com