Andueli

SHBA redukton vizat per puntore sezonal,bizneset i kap frika!

Në disa pjesë të vendit ku sezoni turistik përbën vetëm gjysmën e vitit, bizneset e hotelierisë dhe restorantet shpesh përballen me vështirësitë për të gjetur punonjës amerikanë. Si rezultat, ata mbështeten tek krahu i punës që vjen nga jashtë përmes një sitemi vizash punësimi të përkohëshëm që njihet si H2B. Por një rënie e numrit të këtyre vizave këtë vit, ka shkaktuar shqetësime tek punëdhënësit se modeli i tyre i biznesit mund të jetë në rrezik.

Përgjatë bregdetit në Masaçusets, pranvera dhe vera vijnë më vonë se në pjesët e tjera të vendit. Këtu është qetësi deri në ardhjen e turistëve, thotë Jane Nichols Bishop e cila ndihmon në gjetjen e punëtorëve sezonalë me viza H2B.

“Dua të them me shaka se kemi më shumë peshkaqenë të bardhë se sa individë që kërkojnë punë në Kepin Kod (Cape Cod).”

Detyra e Jane-t është të ndihmojë pronarët e biznesve lokale të sigurojnë punonjës sezonalë me viza H2B nga vende si Xhamejka dhe Filipinet.

“Kush do pastrojë hotelet, gatuajë dhe sherbejë ushqimet apo lajë enët? Nuk kemi asnjë këtu dhe ata që janë nuk mjaftojnë.”

Allen Sylvester menaxhon një biznes që jep me qera tenda në Kepin Kod. Ai thotë se është e vështirë të gjesh amerikanë të punësohen vetëm për pesë muaj në vit.

“Pyetja e parë që shtrohet nga të gjithë është se çfarë do të bësh për të gjetur punonjës?”

Shto edhe rënien katër herë të numrit të mundëshëm të punonjësve sezonal me viza H2B dhe biznese si ky, që nuk u pajis me punonjësit e huaj që kishte kërkuar, mund të pësojë humbje deri në 20 përqind të të ardhurave vjetore. Ai thotë se punonjësit sezonalë janë e vetmja alternativë.

“Duhen plotësuar shumë dokumente dhe nuk ka tjetër alternativë. Pronarët e bizneseve nuk do vareshin nga programi H2B i vizave sezonale po të kishte një mënyrë tjetër.”

Bizneset e varura nga programi i vizave sezonale, të cilët duhet të tregojnë fakte në përpjekjet për të rekrutuar punonjës amerikanë, ofruan 3 mijë aplikime për punonjës të huaj në janar, por vetëm një pjesë janë miratuar. Madje, disa prej bizneseve që përfituan, thotë menaxheri i hotelit “Coonamessett Inn” Jim Underdah, disa probleme në sistem kanë vonuar ardhjen e tyre.

Mes kësaj pasigurie, thotë ai, disa biznese zgjedhin strategjinë e punësimit gjatë gjithë vitit edhe pse nuk kanë nevojë për punonjës pas sezonit.

“Nuk dua të humbas punonjës, ndaj mbaj njerëz që punojnë 40 orë në kuzhinë për periudhën e dimrit, dhe ata nuk do të më braktisin. Do të thonë, ai po na trajton mirë dhe me ardhjen e pranverës vijnë edhe ta.”

Por bizneset që nuk e përballojnë dot këtë model, shpresojnë për një përpjekje të minutës së fundit që ligjvënësit të riautorizojnë para 28 prillit ligjin për punonjësit sezonalë, të cilit i përfundoi afati shtatorin e kaluar. Ideja është se kjo mund të jetë pjesë e buxhetit federal për vitin fiskal 2017 ose në të kundërt ata do të paguajnë haraçin./VOA

SHBA redukton vizat per puntore sezonal,bizneset i kap frika! Read More »

Kuvendi sot dhe neser ne seanca te jashtezakonshme!

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në një seancë të jashtëzakonshme për të votuar përbërjen e komisionit ad hoc që do të përzgjedhë kandidatët për institucionet e Vetingut.

Kuvendi do të mblidhet në orën 18 sipas këtij rendi dite për të votuar vetëm 2 pika:

Projektvendim “Për krijimin dhe përbërjen e komisionit ad hoc me 12 anëtarë të përzgjedhjes së kandidatëve për institucionet e rivlerësimit sipas ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

2. Projektvendim “Për krijimin dhe përbërjen e komisionit ad hoc me 6 anëtarë të përzgjedhjes së kandidatëve për institucionet e rivlerësimit sipas ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Komisioni me 12 anëtarë do të përbëhet nga 6 anëtarë të mazhorancës dhe 6 të opozitës, edhe tjetri po ashtu, gjysëm për gjysëm.

Por mazhoranca do të votojë vetëm 9 anëtarët e saj (në total)  kurse  ata do të opozitës do të lihen në pritje për t’u prezantuar dhe votuar derisa të paraqitet opozita në Kuvend.

Kuvendi sot dhe neser ne seanca te jashtezakonshme! Read More »

Ndahet nga jeta nje prej themeluesve te Internetit!

Një prej themeluesve të internetit, Robert Taylor është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 85 vjeçare.
Gjersa punonte në Pentagon, në 1960 themeloi Arpanet, një rrjet kompjuterik i cili lidh me njëri tjetrin Qendra Kërkimore Amerikane.

Në Xerox, ai mbikëqyri kompjuterin e parë me ikona desktop dhe një procesor word, i cili përbënte bazat e sotshmit Microsoft Word.

Prej kohësh vuante nga sëmundja e Parkinsonit ndërsa janë të shumtë ata që kanë luajtur rol në formësimin e internetit, të paktë kanë bërë aq kontribute sa Taylor.

Në vitin 1999, ai u dekorua me Medaljen Kombëtare të Teknologjisë dhe Inovacionit në SHBA.  Ai u tërhoq nga bota e teknologjisë në vitin 1996.

Ndahet nga jeta nje prej themeluesve te Internetit! Read More »

Nje asteroid i madh po i afrohet tokes!Ja ne cilen date!

Një asteroid i madh me diametër afërsisht 600 m do të kalojë në afërsi të Tokës më datën 19 prill, por nuk do të ketë asnjë rrezik për planetin tonë, njoftoi Agjencia amerikane e hapësirës (NASA).

“Megjithëse nuk ka asnjë mundësi që ky asteroid të përplaset me planetin tonë, një objekt hapësinor i përmasave të tilla do të kalojë shumë afër Tokës”, nenvizoi NASA në një komunikatë.

I pagëzuar si 2014-JO25, asteroidi me diametë rreth 650 m do të kalojë 1,8 milionë km në afërsi të Tokës, dmth pak më pak se pesë herë distanca që ndan planetin tonë nga Hëna. Ai mund të shihet me një teleskop të vogël për një apo dy netë.

Asteroidi 2014-JO25 është shfaqur për herë të fundit para 400 vjetësh dhe nuk do të rishihet më për 2 600 vjetë.

Parashikohet që në vitin 2027, një asteroid me madhësi thuajse të njëjtë t‘i afrohet Tokës.

Nje asteroid i madh po i afrohet tokes!Ja ne cilen date! Read More »

Njihuni me efektet pozitive ne shendet nga konsumimi i qepeve te njoma!

Qepët e njoma janë shumë të ushqyeshme dhe të pasura me vitamina dhe minerale të cilat ndihmojnë në parandalimin e shumë sëmundjeve.

Ato janë edhe burim i mirë i vitaminave A, K dhe C, derisa mineralet përmbajnë mjaft fosfor, kalium dhe kalcium.

Për shkak të përmbajtjes anti-baktere mbrojnë trupin nga to, dhe përmirësojnë tretjen e ushqimit.

Ja, cilat janë dobitë e konsumimit të qepëve të njoma:

1. Ruajnë zemrën 

Qepët e reja janë me plot anti-oksidues, që ndihmojnë në luftën kundër radikaleve të lira që dëmtojnë qelizat në inde. Po ashtu, përmbajnë mjaft vitaminë C, që ndihmon në tensionin e gjakut për të qëndruar në kufijtë e lejuar të normales dhe mbron nga paraqitja e sëmundjeve të zemrës.

2.Mbron shikimin

Qepët e reja mbrojnë nga problemete syve, ndërsa prania e vitaminës A ul rrezikun nga paraqitja e degjenerimit të makulës.

3.Forcon eshtrat dhe imunitetin

Vitaminat C dhe K në qepët e reja mbrojnë dhe forcojnë eshtrat. Ato përmirësojnë prodhimin e kolagjenit dhe ruajnë dendësinë e eshtrave. Një qepë e njomë përmban rreth 20 mikrogramë vitaminë K dhe 1,6 mikrogramë vitaminë C, që është 22 për qind e dozës së rekomanduar ditore të këtyre vitaminave, të cilat përmirësojnë shëndetin e eshtrave.

4.Zvogëlon kolesterolin

Qepët e reja përmbajnë substanca të shumta që ulin kolesterolin e keq në gjak. Pjesa e tij e gjelbër është shumë e shëndetshme dhe përveç asaj që ndihmon në uljen e kolesterolit, është i mirë edhe për kthimin e sheqerit të lartë në shkallë normale.

5.Është i mirë për lëkurën 

Qepët e reja ndihmojnë organizmin që të prodhojë sasi më të mëdha të kolagjenit dhe që ta ripërtërijë. Kolagjeni është i domosdoshëm që lëkura të mbetet e bukur.

Njihuni me efektet pozitive ne shendet nga konsumimi i qepeve te njoma! Read More »

Nga grabites ne trafikant droge!Shkaterrohet tjeter band me Shqiptare dhe Italiane!

Importonin dhe shisnin sasi të mëdha droge në Milano. Policia italiane ka shkatërruar një bandë trafikantësh duke vënë në pranga 33 persona, 27 italianë dhe 6 shqiptarë.
Hetimi nën emrin e koduar “Old story-Eden”, i drejtuar nga skuadra mobile e Milanos, nisi pas monitorimit të një grupi kriminale që kishte tentuar të investonte të ardhurat e disa grabitjeve në tregun e drogës. Analizimi i lëvizjes së parave ka bërë të mundur që policia të arrijë te grupi i trafikantëve, italianë dhe shqiptarë.
Gjatë hetimeve janë sekuestruar rreth 22 kg kokainë, 30 kg marijuanë, 1.5 kg hashash, një pistoletë pa leje, një armë lufte me municione dhe rreth gjysmë milioni euro para Cash.
Gjithashtu është marrë vendosur edhe sekuestroja preventive për 11 automjete, 10 prona të paluajtshme, 32 llogari bankare.

Operacioni përveçse në zonën e Milanos, ka prekur edhe Triesten dhe Varesen

Nga grabites ne trafikant droge!Shkaterrohet tjeter band me Shqiptare dhe Italiane! Read More »

Shkaterrohet Organizata Shqiptare me e Fuqishme ne Ballkan!Ne Pranga dhe Biznesmene!

Trafikimi i 1.5 ton kanabis sativa drejt Italisë kanë çuar në pranga edhe 3 grekë të njohur. Dy janë vëllezër, biznesmenë dhe i treti është një avokat nga Pireu. Kështu raportojnë mediat greke, sipas të cilave bashkë me ta janë arrestuar edhe 2 shqiptarë, trafikantë mjeshtra.

9 veta janë të akuzuar për trafik droge, rreth 1.5 tonë kanabis qe u gjetën në Itali. Mes tyre është një avokat nga Pireu, dy vëllezër nga një familje biznesmenësh nga Athina, si dhe dy shqiptarë mjeshtra tashmë në trafikun e drogës me skafe të fuqishëm që i përkisnin disa kompanive offshore.

Sipas gazetës greke “Free Press”, kjo është një nga organizatat më të fuqishme të trafikimit të drogës në trekëndëshin Shqipëri-Itali-Greqi.

Dy shqiptarët e transportonin drogën ndërmjet Shqipërisë, Greqisë dhe Italisë, që më pas ta shisnin në Europë. Me 7 Prill, pjesëtarë të organizatës shkarkuan mallin në brigjet italiane por u ndjekën dhe u arrestuan në jug të Peloponezit në Greqi. Sipas autoriteteve Italiane, vlera e mallit shkonte tek 10 milion euro.

Pasi u be një hetim nga autoritetet greke, u verifikua se organizata kishte blerë një parking në Athinë, ndoshta për larje parash. Gjithashtu po verifikohet nëse pjesë të lekëve përfundonin tek ‘koka’ më të mëdha në Shqipëri.

Gjithsej në pranga janë vendosur 4 grekë dhe 5 shqiptarë.

Shkaterrohet Organizata Shqiptare me e Fuqishme ne Ballkan!Ne Pranga dhe Biznesmene! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com