Andueli

Nishani: Nuk fitohen zgjedhjet ku nuk të duan as ‘të tutë’

Ish-Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe ish Presidenti Bujar Nishani Nishani i ftuar në emisionin “AKTUALITET” me Bejdo Malon në Fax News është shprehur se Lulzim Basha nuk ndihet aspak i shqe tësuar me çfarë po ndodh për aq kohë sa është thjesht një kryetar dhe është ulur në një karrige, por sipas Nishanit, me këtë veprim PD rre zikon të h umbasë kredibilitetin tek njerëzit, si një alternativë qeverisëse.

Ndaj, sipas Nishanit, interesi personal dhe akomodimi personal i z. Basha, nuk është zgjidhje për situatën në të cilën ndodhet kjo forcë politike, ndërsa vijoi më tej se nuk është çështje emrash të përveçëm, por se e rëndësishme është që të fokusohemi tek kauza, që është situata ku është sot forca e dytë më e madhe në vend, në raportet që ka një parti në sistemin politik që është pikërisht marrja e pushtetit.

Ndërkohë duke folur për mënyrën që zgjodhi z. Basha për të bërë fushatë, sipas Nishanit, strategjia ishte tepër e gabuar, gjë që solli edhe hu mbjen e PD, kjo pasi sipas tij, prej disa kohësh sondazhet nxirrnin Lulzim Bashën më pak të preferuar në raport me forcën politike që ai drejton.

Kjo sipas Nishanit është hera e parë që ndodh në një forcë politike në vend, dhe ishte pikërisht kjo që solli hu mbjen në zgjedhje, pasi PD mori vetëm votat e besnikëve të saj, dhe nuk pati asnjë reagim nga elektorati gri, ose ata njerëz që nuk kanë asnjë lidhje të ngushtë me një parti të caktuar.

“Lulzim Basha nuk mund të dilte në fushatë mbi bazën e identifikimit të tij personal, sepse nuk e kishte mbështetjen e demokratëve. Për këtë ai duhet të krijonte një ekip, dhe jo vetëm pak muaj para zgjedhjeve apo gjatë fushatës elektorale, por duhet ta kishte krijuar kohë më parë, në mënyrë që të kishte në përbërje të tij njerëz me kredibilitet të lartë, që do të bënin që rezultatet të ishin të tjera.”, tha në lidhje me këtë çështje, z. Nishani.

Nishani: Nuk fitohen zgjedhjet ku nuk të duan as ‘të tutë’ Read More »

Braçe: ‘Kemi një pr oblem të madh me ligjin për idiotët që i kthejnë makinat në t ank v rasës në rrugë’

Zv.kryeministri Erion Braçe ka reguar lidhur me lajmin se dy kosovarët që “flu turonin” me makinat e tyre luksoze në Shqipëri, i kishin marrë ato me qira në Zvicër.

Braçe shkruan se “nuk është i habitur nga idiotët me Lamborgini dhe BMW”, por habitet nga fakti se u ndëshkuan pak nga po licia shqiptare.

Zv.kryeministri shprehet se Shqipëria është ende shumë larg Evropës, ndërsa kërkon që të quhet vrasje aks identi i një individi që nget makinën me 228 km/h.

Mesazhi i Braçes

NUK HABITEM QË, IDIOTËT ME ‘LAMBORGINI’ E ‘BMW’ NUK I KISHIN MAKINAT E TYRE!

Pra, I KISHIN MARRË BORXH NË ZVICËR! Me habit që për “fluturimin” këtu, DO GJOBITËN NË ZVICËR NGA 1000-1500 EURO, ndërkohë që këtu ku shkelën çdo ligj PAGUAN 2-3 HERE ME PAK!

Pra, KEMI NJË PROBLEM TË MADH ME LIGJIN PËR IDIOTET QË I KTHEJNË MAKINAT NË T ANK VRA SËS NË RRUGË!

Jemi shumë larg Evropës! Në fakt ne ende se quajme VRA SJE aks identin e nje individi qe e nget makinën me 228 kilometer në orë!

Braçe: ‘Kemi një pr oblem të madh me ligjin për idiotët që i kthejnë makinat në t ank v rasës në rrugë’ Read More »

Kina krijon ‘përb indëshin’ më të shpejtë në botë

Kina avancon edhe më tej në teknologjinë e trenave, ku së fundmi ka krijuar “përbindëshin” më të shpejtë në botë.

Me 600 km/h, një shpejtësi marramendëse, treni i ri që sapo debutoi në Kinë nuk duket sikur ecën, por sikur pluskon në ajër falë një fushe elektromagnetike që e bën praktikisht të rrëshqasë mbi shina.

I prodhuar nga kompania shtetërore, China Railway Rolling Stock Corporation, ai thuajse nuk dëgjohet kur kalon.

Gjithashtu mësohet se ky tren kërkon më pak mirëmbajtje sesa trenat e tjerë të shpejtësisë së lartë.

Një prototip i këtij treni i ishte paraqitur medias në 2019-n.

Për më shumë kurejshtje, shihni videon më poshtë:

Kina krijon ‘përb indëshin’ më të shpejtë në botë Read More »

Plazhet e pastra, deti i kaltër, mirësjellja dhe çmimet e arsyeshme vijojnë te sjellin në Vlorë shumë pushues

Plazhet e pastra, deti i kaltër dhe çmimet e arsyeshme vijojnë te sjellin në Vlorë pushues të huaj.

Përgjatë vijës bregdetare dhe pikërisht në Lungomare 2 shihen turistë jo vetëm nga vendet fqinje të Ballkanit por edhe Europa. Ata në prononcimet e tyre për Top Channel tregojnë përshtypjet e para. Natasha dhe Ana kanë udhëtuar nga Beogradi për të pushuar në brigjet e jonit.

“Më pëlqen plazhi dhe është shumë bukur.,dhe shumë natyrshëm, pastër dhe njërëz mikëpritës”, shprehet Natasha nga Serbia.

“Më pëlqen këtu pasi uji është i mrekullueshëm dhe plazh i pastër”, thotë Ona nga Serbia.

Ndërsa Elisabeta ka ardhur nga Maqedonia e Veriut.
“Është e para herë dhe eksperienca e saj është pozitive, plazhi më pëlqen se bashkohet deti Jon, po ashtu njerëzit janë të sjellshëm dhe te dashur”.

Sikurse edhe vitet e shkuara në Vlorë nuk mungojnë edhe turistët çek.
“Është e para herë qe ndodhen në Shqipëri ,i pëlqen plazhi, deti por dhe folklori shqiptar”.

Plazhet e pastra, deti i kaltër, mirësjellja dhe çmimet e arsyeshme vijojnë te sjellin në Vlorë shumë pushues Read More »

Ja si ndikon uji me kripë i detit në lëkurë, zbuloni cilat janë përfitimet

Zgjidhja më e mirë për të përballuar ditët e nxehta është padyshim afër detit apo pishinave të qytetit. Ndjesia e çlirimit që merrni nga uji i freskët teksa notoni apo futeni në ujë është e jashtëzakonshme. Sidoqoftë përtej kënaqësisë së momentit sipas ekspertëve uji me klor i pishinës dhe ai me kripë i detit kanë ndikimin e tyre afatgjatë në lëkurë. Në këtë artikull ju shpjegojmë pikërisht si ndikojnë këto dy element në shëndetin e lëkurës tuaj.

Çfarë Shkakton Klori Në Lëkurë?
Siç edhe mund t’a dini klori nuk hyn tek produktet që i bëjnë mirë lëkurës. Duke qënë një solucion antibakterial që përdoret me shumicë në pishina për të larguar bakteret e këqija është njëkohësisht i ashpër edhe me lëkurën. Sipas mjekëve dermatologë klori mund të jetë i vështirë për t’u larë dhe për t’u hequr edhe pasi laheni në dush me shampo.

Kjo vjen për shkak të përbërjes së tij të fortë kimike e cila shkakton tharje dhe irritim të lëkurës gjatë kohës që vepron në të. Gjithësesi klori nuk është gjithnjë i dëmshëm, irritimet e mëdha dhe të dukshme ndodhin kur në pishinë apo në ujë ka një sasi të madhe të tij. Veçanërisht kur pishina është plastike apo gome dhe kur vuani nga ndonjë sëmundje e lëkurës si ekzema. Këto kushte mund t’a bëjnë lëkurën më të predispozuar për t’u dëmtuar. tharë dhe irrituar nga klori.

Si Ndikon Uji me Kripë Në Lëkurë?
Kur laheni në det situata është komplet e ndryshme, pasi kripa nuk është e dëmshme për lëkurën. Uji i kripur ndihmon lëkurën edhe kur vuani nga ndonjë irritim, dëmtim apo problem siç janë aknet. Kjo pasi uji i detit është i pasur me minerale që e ushqejnë dhe kurojnë lëkurën duke i dhënë rini dhe shëndet asaj.Gjithësesi një problem të vogël mund t’a shkaktojë edhe ky ujë, sidomos tek lëkurat e thata. Kripa kur mbetet në lëkurë ka tendencën t’a thajë atë duke ju shkaktuar një ndjesi parehatie dhe kruajtje.

Gjithashtu një lëkurë shumë e thatë ka tendencët të rudhet dhe plaket shumë më shpejt se të tjerat. Si ta parandaloni Në rastin e ujit me klor mundohuni që të lani trupin me ujë nga dushi të paktën 10 minuta pasi keni dalë nga pishina. Gjithashtu para se të hyni lyeni lëkurën me ndonjë krem apo vaj shumë hidratues siç janë ato me vaj kokosi apo ulliri.

Në rastin e ujit të detit me kripë, pasi të laheni sigurohuni që sërisht t’a hidratoni lëkurën me kremra apo vajra shumë hidratues. Fillimisht sigurohuni t’a lani mirë trupin dhe fytyrën tuaj në mënyrë që me kripën të largohet edhe kremi i diellit që mund të keni përdorur. Për një lëkurë të shëndetëshme e sidomos në verë qëndroni afër dushit dhe kremrave hidratues. /AgroWeb

Ja si ndikon uji me kripë i detit në lëkurë, zbuloni cilat janë përfitimet Read More »

Kryeministri Edi Rama në një rëfim, tregon lidhjet e tij me artin, kombinimin me politikën dhe ‘ko nfliktin’ që arti i kishte shkaktuar në familje

Në një intervistë për revistën italiane “Arte”, Kryeministri Edi Rama ka treguar lidhjet e tij me artin, kombinimin me politikën dhe “konfliktin” që arti i kishte shkaktuar në familje.

“Unë kam lindur në një ambient ku arti ishte shumë i pranishëm. Kam pasur mosmarrëveshje të mëdha me babanë tim, por ai gjithmonë ka respektuar lirinë time. Ai shqetësohej për problemet që mund të më lindin mua për shkak të ideve të mia, por kurrë nuk e ka penguar lirinë time”, tha Rama.

Kryeministri ka ndarë me revistën italiane edhe përshtypjet e tij mbi lëvizjen antikomuniste që po lindte në Shqipëri në kohën kur ai jepte mësim në Akademinë e Arteve. “Para rënies së regjimit komunist isha i përfshirë në një lëvizje që po lindte brenda Akademisë së Arteve, një ndër grupet e para të asaj lëvizjes së madhe që hyri në konflikt me regjimin”, tregon Rama. “Ne kishim një nevojë absolute dhe të patjetërsueshme për liri dhe arti i kontrolluar nga shteti nuk i jepte hapësirë të menduarit të lirë. Që nga ai moment, jeta ime dhe interesat e mia artistike dhe kulturore janë ndërthurur në mënyrë të pandarë me politikën. Pas rënies së regjimit, unë u transferova në Paris për të jetuar në Qytetin e Artit, aty ku kishte atelie artistësh nga e gjithë bota dhe qëndrova atje për një kohë të gjatë. Pastaj ishin ngjarjet dhe situata që përcaktuan një fat ndryshe për mua”.

Rama e quajti lyerjen e fasadave të Tiranës në periudhën kur ishte kryebashkiak i kryeqytetit, si një “politikë me ngjyra”. “Ajo që bëra në fillim nuk ishte art. Ishte politikë me ngjyra. Nuk ishte një akt estetik, por një gjest politik për të zgjuar qytetin dhe një mënyrë për të krijuar një urë të re komunikimi midis njerëzve. Kjo nënkuptonte kthimin e respektit për hapësirën e përbashkët dhe një dialog të barabartë me autoritet drejtuese. Për shumë vite ne kemi jetuar në mungesë të një komunikimi midis njerëzve dhe autoritetit. Rrënojat e regjimit kishin lënë një boshllëk në të cilin të gjithë, për të mirë ose për të keq, ishin të shq etësuar vetëm për mbijetesën e tyre”.

I pyetur për vizatimet shumëngjyrëshe që bën në blloqet ku mban shënime gjatë takimeve, edhe zyrtare, Rama rrëfeu: “Çdo ditë, gjithmonë. Edhe gjatë takimeve zyrtare: dëgjoj, diskutoj dhe vizatoj. Ato janë vizatime të lehtë, bëhen vetë. Filloj në mëngjes dhe vazhdoj gjatë gjithë ditës. Janë vizatime “instinktive”, pothuajse një lloj shkrimi automatik surrealist, të cilat ndërkohë janë shndërruar edhe në skulptura qeramike. “Doodles” abstraktë në tre dimensione që i vizatoj në një kohë kur kolegët e mi politikanë zakonisht luajnë golf ose shkojnë në pishinë. Gjatë disa të shtunave dhe të dielave të qeta u jap formë atyre në atelienë e një shoku”.

Kryeministri Edi Rama në një rëfim, tregon lidhjet e tij me artin, kombinimin me politikën dhe ‘ko nfliktin’ që arti i kishte shkaktuar në familje Read More »

Opinion nga Shaban Murati: Në Shqipëri asnjë udhëheqës nuk është i rastësishëm

Kryeministrin Fatos Nano e urdhëruan ta sillte djalin e Netës nga Parisi dhe ta emëronte ministër të Kulturës, në një kohë që Partia Socialiste kishte në Tiranë njëqind intelektualë me emra më të njohur, që mund t’i caktonte në atë post…

Nga Ambasador Shaban Murati

Në marsin e vitit të mbrapshtë 1997, kardinali i zi i politikës së Shqipërisë ko muniste në vitet 1985-1990, Sofokli Lazri, duke ndenjur në tavolinë me dy artistë të njohur dhe duke dëgjuar shqe tësimin e artistit të shquar Rikard Ljarja për gjendjen e rëndë të atyre ditëve dhe për Shqipërinë që kishte mbetur pa udhëheqës, i thotë artistit: “Mos u mërzit, sepse kemi djalin e Netës”.

Ishte marsi i viti 1997, kur nuk dihej akoma as nëse Fatos Nano do të bëhej prapë kryeministër, kurse emri i djalit të Netës figuronte në listën e të zhd ukurve. Por kardinali i zi e kishte në bllokun e tij emrin e kryeministrit të ardhshëm.

Rikard Ljarja e mori me vete bisedën e mësipërme dhe nuk e di nëse ia ka rrëfyer dikujt nga rrethi i tij shoqëror apo familjar.

Për fat në tavolinë me ata të dy ishte i pranishëm dhe një i tretë, një artist i shquar, emrin e të cilit miqësia ime me të dhe etika e privatësisë nuk më lejojnë ta ndaj me ju.

Një vit më vonë kryeministrin Fatos Nano e urdhëruan ta sillte djalin e Netës nga Parisi dhe ta emëronte ministër të Kulturës, në një kohë që Partia Socialiste kishte në Tiranë njëqind intelektualë me emra më të njohur, që mund t’i caktonte në atë post.

Derën ia hapën…

Në Shqipëri asnjë udhëheqës nuk është i rastësishëm.

Opinion nga Shaban Murati: Në Shqipëri asnjë udhëheqës nuk është i rastësishëm Read More »

Ja cfarë ndodh te dera e shtëpisë së ish-deputeti i PDIU

Ish-deputeti i PDIU-së Aqif Rakipi, babai i deputetit të zgjedhur të Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës, Ornaldo Rakipi, ka shpërndarë me ndjekësit në facebook disa foto nga bamirësia e bërë për festën e Ku rban Bajramit.

Rakipi në foto shihet duke the rur disa krerë bagëti dhe duke e dhuruar mi shin tek banorët e lagjes. Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme njerëzit nevojtarë shihen në radhë duke pritur të marrin një qeskë me mish.

Postimi i plotë: Me lejoni qe ne emrin tim dhe te familjes tone tju uroj perzemersisht Ge zuar Kurban Bajramin.

Qofte i mbare, i begate per ju dhe Familjet Tuaja.

Ky do te jete Ku rban Bajrami i pare qe dora e Baces tone Kahramanit nuk do tju sherbeje te var ferve dhe nevojtareve.Qofsh i xhenetit babai yne i shtrenjte.

Megjithate ajo qe na frymezon eshte fakti, sa te jemi ne kete jete do vazhdojme te ndihmojme dhe gjendemi cdo personi ne nevoje sipas mundesive tona.

Pacit vetem gezime, mbaresi dhe dite te lumtura kudo ne familjet tuaja.Faxweb

Ja cfarë ndodh te dera e shtëpisë së ish-deputeti i PDIU Read More »