Andueli

Tensione ne Ballkan nga raketat ushtarake Ruse!

Zyrtarët rusë dhe serbë thonë se Serbia është duke kërkuar që përveç aeroplanëve luftarakë dhe tankeve, të ketë edhe një sistem mbrojtës ajror.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka thënë se e ka negociuar blerjen e raketave kundërajrore “S-300” gjatë bisedimeve të fundit me presidentin rus, Vladimir Putin, shkruan AP.

Edhe pse Serbia pohon se dëshiron të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, është duke i forcuar marrëdhëniet ushtarake, ekonomike dhe politike me aleatin e vet sllav, Rusinë, e cila po tenton ta rritë ndikimin në Ballkanin e këputur nga lufta, shkruan AP.

Por, blerja është lënë nën hije në Serbi nga zërat nga rivali, Kroacia, se gjatë luftës për pavarësi nga Jugosllavia e udhëhequr nga Serbia në vitet 1990-ta, Rusia e furnizoi Kroacinë me sistemin e njëjtë raketor – shkelje e mundshme e embargos së OKB-së ndaj armëve në atë kohë.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka thënë sot se zërat nga Kroacia kanë për qëllim minimin e marrëdhënieve të Moskës me Beogradin.

Tensione ne Ballkan nga raketat ushtarake Ruse! Read More »

Po planifikonin sulm terroriste,kapen ne kohe nga Policia!

Pesë ditë para zgjedhjeve presidenciale në Francë, dy persona janë arrestuar në Marseille nën dyshimet për planifikim të sulmeve terroriste.

Të dyshuarit, 23 dhe 29 vjeçar, u arrestuan nga forcat elitare të policisë franceze, pas një operacioni që zgjati disa ditë.

Për të dy burrat u tha që ishin radikalizuar gjatë qëndrimit në burg.

Shteti francez gjendet ende nën gjendje emergjente pas sulmeve terroriste të vitit të kaluar që morën jetën e 230 njerëzve.

5184

Në banesën e të dyshuarve u gjetën mjete për bërjen e mjeteve shpërthyese, ndërkohë që ministri i Brendshëm francez Matthias Fekl tha se sulmi ishte planifikuar të kryhet ditëve në vazhdim.

Po planifikonin sulm terroriste,kapen ne kohe nga Policia! Read More »

SEANCË E JASHTËZAKONSHME, MAZHORANCA VOTON DY KOMISIONET E VETTINGUT

Kuvendi u mblodh vetëm pak minuta sot ne seancë të jashtëzkonshme për të miratuar ngritjen e dy komisioneve Ad Hoc për ligjin e Vettingut.

Nga seanca u miratuan 6 emrat e mazhorancës për komisionet, si anëtarë Ulsi Manja, Bashkim Fino, Pandeli Majko, Evis Kushi, Vasilika Hysi, Ervin Bushati.

Duke qenë se opozita bojkotoi edhe sot punën e Parlamentit, deputetët e mazhorancës kanë miratuar vetëm 6 anëtarët e tyre.

Njëri prej komisioneve do të ketë 12 anëtarë dhe tjetri 6 anëtarë, gjysma prej të cilëve propozohen nga maxhoranca dhe gjysma nga opozita.

Në komisionin me 12 anëtarë, LSI ka tërhequr një nga kandidatët e vetë dhe i ka dhënë një  anëtar PDIU-së.

Ndërsa ishin kandidatë Silva Caka dhe Luan Rama, Caka është tërhequr dhe i ka lënë anëtarin PDIU, që është Mesila Doda.

Ndërkohë që nesër, më 19 prill, Kuvendi mblidhet sërish për të zhvilluar raundin e parë për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës

SEANCË E JASHTËZAKONSHME, MAZHORANCA VOTON DY KOMISIONET E VETTINGUT Read More »

‘Prej kohesh gjendja ime psikologjike…’Keshtu nis letra qe 59 vjecari ka shkruar para se te qelloj veten me arme!

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1, buzë liqenit, ku 59 vjeçari Vladimir Fezollari, banues në Pogradec, i ndodhur në kushte depresioni, ka tentuar të vetëvritet duke qëlluar veten me një armë zjarri tip pistoletë e markës “Ekol”, të cilën e posedonte pa lejen e organeve kompetente.

Si pasojë e plagëve të marra i plagosuri është dërguar për mjekim të specializuar në Tiranë, pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vendngjarje në cilësinë e provës materiale, janë sekuestruar arma tip pistoletë me të cilën ka qëlluar veten, 2 gëzhoja, si dhe një letër e shkruar nga ana e tij. Në letrën e lamtumirës ai shkruan se prej kohësh gjendja e tij ishte rënduar dhe se nuk do t’i bëhet barrë askujt. Ai thotë se vendimin e ka marrë vetë dhe se nuk ka faj familja e tij.

“Prej kohësh gjendja ime psikologjike nuk më le të jetoj i qetë. Jam shumë i rënduar dhe më mirë të shkoj në botën tjetër sepse po bëhem barrë për të gjithë. Kur të lexoni letrën nuk dua të fajësoni askënd. As familjen time, as fëmijët e mi. Ata nuk kanë faj për asgjë. Kam vendosur vet dhe fajtori jam unë. Më falni për çdo shqetësim familja ime e shenjtë. Më falni për këtë që po i bëj vetes por është më e mira për mua”, thuhej në letrën e lamtumirës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprat “Shkaktimi i vetëvrasjes, mbetur në tentativë”; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

‘Prej kohesh gjendja ime psikologjike…’Keshtu nis letra qe 59 vjecari ka shkruar para se te qelloj veten me arme! Read More »

SPIROPALI: BLUSH, ME DOGANIERËT E ARRESTUAR KAM PO AQ LIDHJE SA Ç’KE TI ME BLETËT

Ka vijuar debati për bletët dhe kanabisin midis Ben Blushit dhe Elisa Spiropalit. Spiropali ka shkruar ironikisht në rrjetet sociale duke thënë se ajo ka lidhje me doganierët e arrestuar në Durrës aq sa Blushi ka lidhje me bletët.

“Meqë ke ngritur përmes lexueses pyetjen ç’lidhje kam unë me doganierët e arrestuar, po të përgjigjem. Unë kam me ta po aq lidhje sa ç’ke ti me bletët.
Në fakt ti s’ke lidhje jo vetëm me bletët, po me askënd që ty të bën të ndjehesh ai që je: Nje llups dembel, që di vetëm të fajësosh dynjanë për boshllëkun tënd”, -ka shkruar Spiropali.

Blushi ka akuzuar më herët Ramën se kanabisi po vret edhe bletët.

Postimi i Spiropalit:

Blushi më paska nxjerrë një lexuese të librit bosh të partiçkës së tij, për të recituar pretencën që gjysëmshkrimtari gjysëmpolitikani ka bërë për mua! Po pse kështu o Blush? Apo mendove të më pickoje me gjuhën e lexueses tënde ndërkohë që thumbin tënd ta njeh i madh e i vogël në partinë nga ku na le shëndenë?!
Megjithatë unë s’kam punë me të gjorën lexuese që paska mësuar prej teje edhe biografinë e Lenka Cukos, po e kam me ty punën përsëri. Sepse mirë që je një bosh i madh po ke një të keqe edhe me të madhe: Je llups i madh ti! Ndoshta ngaqë boshllëku të bën makut dhe ty makuteria të ka bërë legjendë sa herë të kanë lënë gjë në dorë. Edhe këtë e dinë të gjithë ata që kanë punuar me ty. Tmerr, thonë.
Megjithatë Blush o Blush, meqë ke ngritur përmes lexueses pyetjen ç’lidhje kam unë me doganierët e arrestuar, po të përgjigjem. Unë kam me ta po aq lidhje sa ç’ke ti me bletët.
Në fakt ti s’ke lidhje jo vetëm me bletët, po me askënd që ty të bën të ndjehesh ai që je: Nje llups dembel, që di vetëm të fajësosh dynjanë për boshllëkun tënd.

Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, LIBRA iu drejtua Spiropalit me fjalët “ish-doganierja që bën biologen”, ndërsa i drejton dhe pyetjen se çfarë lidhje ka me doganierët e arrestuar.
“Ish-doganierja, në vend të na përgjigjet ç’lidhje ka me doganierët e arrestuar, bën biologen. Mos vallë do jetë ministrja e ardhshme e Bujqësisë pas fjalimeve për Skënderbeun? Të paktën shoqen Lenka, e bënë ministre se vilte me të dyja duart. Rilindja bën atë që vjedh me dy duar”, -u shpreh koordinatorja e LIBRA-s, Matilda Terpollari.

SPIROPALI: BLUSH, ME DOGANIERËT E ARRESTUAR KAM PO AQ LIDHJE SA Ç’KE TI ME BLETËT Read More »

FORMACIONET ZYRTARE: LEICESTER – ATLETICO MADRID

Duke filluar nga ora 20:45, Leicester e pret skuadrën e Atletico Madridit për të zhvilluar ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve.

Rezultati i përgjithshëm momental është 1:0 në favor të ekipit spanjoll.

Pas ndeshjes, do të mësohet gjysmëfinalisti i parë.

Formacionet zyrtare janë si më poshtë:

Leicester: Schmeichel; Simpson, Morgan, Benalouane, Fuchs; Albrighton, Ndidi, Drinkwater, Mahrez; Vardy, Okazaki

Atletico Madrid: Oblak; Juanfran, Godin, Savic, Luis; Gimenez, Gabi, Koke, Saul; Carrasco; Griezmann.

FORMACIONET ZYRTARE: LEICESTER – ATLETICO MADRID Read More »

REAL MADRID – BAYERN MUNCHEN : Ja cben Shqiptari para ndeshjes!

Bavarezët do të tentojnë sonte përmbysjen ndaj realit, teksa një ndër tifozët që beson më shumë është Edi Beqari, i cili ka ngjitur malin e Tomorrit (2416 m) duke sfiduar një mikun e tij i cili i tha se “nëse ngjit Malin e Tomorrit, Bayerni e kalon Realin”.

“TGJ, përshëndetje! Edhe unë, si ju, jam i dashuruar me futbollin gjerman dhe sidomos me Bayernin, prandaj vendosa t’ju shkruaj.
Një miku im alpinist profesionist më tha: ‘Aq sa mundesh ti të ngjitësh Malin e Tomorit me mua dhe një grup profesionistësh, aq shanse ka edhe Bayern të martën për të mposhtur Real Madridin’.

Nuk u mendova dy herë dhe pas gjashtë orësh ngjitjeje të vështirë me duar, këmbë dhe zemër, u ngjita. Këtë dua edhe nga Bayerni ynë, të luftojë me të gjitha mënyrat, se do t’ia dalë. Publikojë, po e pe të arsyeshme, se edhe morali i tifozëve tanë më duket i rënë. Faleminderit”, ishte mesazhi i tifozit në faqen “Tifozët Gjermanë”.

tifozi48

REAL MADRID – BAYERN MUNCHEN : Ja cben Shqiptari para ndeshjes! Read More »

Tentohet te merret peng i riu 2 4 vjecar!Ja cfare ndodhi.

Ditën e sotme dy persona tentuan të rrëmbenin një 24-vjeçar për shkak se e akuzonin për vjedhjen e banesës së tyre.

Sipas burimeve  L.L 22 vjeç dhe M.M 34 vjeç dhunuan me sende të forta të riun me iniciale Xh.L dhe tentuan ta fusnin me forcë në makinën e tyre. Ngjarja ndodhi pranë stadiumit të qytetit të Beratit.

Policia arrestoi dy personat që tentuan të rrëmbenin 24-vjeçarin. Pas marrjes në pyetje, ata thanë se Xh.L ka dijeni për vjedhjen e banesës së tyre, ngjarje që ka ndodhur para disa muajsh.

Tentohet te merret peng i riu 2 4 vjecar!Ja cfare ndodhi. Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com