Andueli

Letra pa zarf nga banori i Orikumit – “Ikën Damjan, ikën përsëri…”

Nga Lirim Nezha:

LETER PA ZARF
I dashur Damjan!
Me ndje per keto dy gisht karte ne kete dite wikendi per ty,na i bej hallall qe kur te dalesh nga deti ,pasi te largosh nga trupi ujin e kripur e te kapesh celularin,do lexosh edhe kete letren time.

Iken Damjan,iken edhe sot,te dielen me diell. Do thuash qe nuk thashe ndonje te re? E di vella,e di qe ikja e atyre tek ne nuk edhte gje e re. Madje ketu nuk eshte gje e re as ardhja jote. Por ajo qe na ben merak eshte fakti se sikur ardhjet e tua te shpeshta kane shpeshtuar ikjet e atyre.

E di qe nuk ke faj. Nuk dihet se sa shirit dhe sa pale gershere ke harxhuar,nuk dihet sa ore te tera xhirimesh dhe kronikash televizive ke bere tek ai i famshmi nenstacion,e vetmja veper me te cilen kerkon te mburresh e nuk po mburresh dot. Po nejse. Pavaresisht te gjithave,ato iken. Mbase iken se cubat(me fal,çunat) punojne,nuk e di,po sikur te punonim dot edhe ne te tjeret mire do ishte.

Por ne nuk punojme dot Damjan.Nuk punojme dot sepse sapo ne ndezim kompjuterin,apo veme ne pune nje paisje,fap,ikin ato.Dhe pastaj vijne e ikin aq here sa i teket cubave te tu.Dhe askush nuk pergjigjet.As ti Damjan,qe le leshte duke “punuar” e duke “u lodhur” per kete popull.

Damjan i dashur,u bene 5 vite qe te kemi neper kembe,u bere orator mes nesh,mesove artin e mashtrimit,e perfeksionove aq sa njerezit i ke bere te te duartrokasin ne ato degjesat e tua publike. Jo sepse di te genjesh,por thjesht sepse mbledh rreth vetes nje auditor qe deshiron te jete i genjyer e i mashtruar prej teje dhe sojit tend.
Sepse per ty e sojin tend rilindasit jane populli.ai populli qe nuk te sjell telashe,ai populli qe nuk te bezdis,ai populli qe te degjon me gojen hapur sikur po thua gjera te mencura shume!!!

Por gjithsesi,kjo letra e sotme ka te beje me ato,dritat pra,qe nuk harruan edhe sot te ikin si perhere.
Je qe je,hidh nje sy nga Orikumi Damjan,i thuaj ndonje llaf ketyre te OSHEE-se(apo nuk te shkon llafi?) se njerez jemi edhe ne.Lidhni ndonje tel e nderroni ndonje izolator te care nga vapa e gushtit se vjeshta vjen me shira e shirat vijne me erresire.Te pakten per ne keshtu ndodh.

Ka zera qe thone se do e lesh ministrine tani ne shtator?Nejse,prape nuk eshte zgjidhje.Nuk eshte zgjidhje qe ti te leshosh qeverine.Zgjidhja eshte qe qeveria te na leshoje ne,te na i heqe thonjte nga gryka se nuk po na qeveris,po na vithis.
Kaq Damjan!
Te dua sa me do!
Tung!

Letra pa zarf nga banori i Orikumit – “Ikën Damjan, ikën përsëri…” Read More »

Kurioziteti i shpendëve në Krahinën e Dukatit do ju lerë pa fjalë !

Mbi 225 specie shpendësh, më shumë se 2/3 e shpendëve të Shqipërisë janë shënuar deri më sot në Parkun Kombëtar Llogora, Gadishullin e Karaburunit, Lagunën e Orikumit dhe brigjet detare.

Vetëm në pak vende ndodh që në pak minuta të shkosh nga bregu i detit me lagunën e Orikumit në habitatet e larmishme malore të pyllit të pishës, bredhit, rrobullit, kullotat alpine në lartësi mbi 2000 metra

Këto ishin gjetjet e para të ekspeditës së ndërmarrë nga AOS dhe Nexhip Hysolakoj i ARZM Vlorë me mbështetjen e Projektit NaturAL: “Forcimi i kapaciteteve kombëtare në mbrojtjen e natyrës – përgatitja për rrjetin Natura 2000”.

Kundroni me ne disa nga habitatet dhe shpendët e vëzhguar gjatë kësaj ekspedite ku do të vecojmë Shqiponjën e malit, Shqiponjën gjarpërngrënëse, Gjeraqinën e shkurtës, Thëllëzën e malit, Fishkëllyesin e madh, Qukapiku e zi etj.

Kjo vizitë e parë do të pasohet së shpejti me vizita të tjera për shpendët shtegtarë një pjesë e të cileve do të unazohen së shpejti në një kamp të përbashket me kolegë hungareze.

Kurioziteti i shpendëve në Krahinën e Dukatit do ju lerë pa fjalë ! Read More »

Nis pastrimi i shtegut “Llogara – Qafa e Çezarit” nga punonjesit e …!

Punonjesit e administrates Rajonale te Zonave te Mbrojtura Vlore se bashku me punonjesit e Administrates se Njesise Administrative Orikum  po punojne per pastrimin dhe mirembajtjen e shtegut “Llogara – Qafa e Çezarit”.

Ata kane shkuar ne Qafen e Çezarit, vendi ku Çezari pushoi me ushtrinë e tij për të vazhduar drejt Orikut në betejën e tij kundër Pompeut dhe jane duke bere pastrime e mirembajtje te ketij shtegu.

 

 

 

Nis pastrimi i shtegut “Llogara – Qafa e Çezarit” nga punonjesit e …! Read More »

I vuri zjarrin kullotës së shtetasit Xh.D, arrestohet në flagrancë Fatmir F.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin:

Fatmir Filaj, 43 vjeç, banues në Berat.

Policia e Sarandës ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të këtij shtetasi pasi më datë 07.09.2018, në malin Pagane – Konispol, dyshohet se ky shtetas ka ndezur disa vatra zjarri duke djegur kështu kullotën e shtetasit Xh.D, 46 vjeç, banues në Konispol.

Materiamet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.

I vuri zjarrin kullotës së shtetasit Xh.D, arrestohet në flagrancë Fatmir F. Read More »

“U derëzeza …” – Si i qau me ligje banori i zonës mbylljen e tre shkolla të krahinës se Dukatit.

Mbyllja e tre shkollave te krahines se Dukatit ne vitin 2018 nuk ka lene shije te mire tek nje pjese e madhe e banoreve te kesaj krahine. Njeri prej tyre e shprehu me vargje mos dakordesine e tij  ndaj ketij veprimi te administrates shteterore.

Nga Bill Çapo :

Dukat,Tragjas e Radhimë.
U derëzeza o djem..!

3 mijë vjet kulturë e histori.
U derëzeza o djem.

Shkulen shkollat me tradhëti
U derëzeza o djem.

Ku po e cojme ket Shqiperi.
U derëzeza o djem.

“U derëzeza …” – Si i qau me ligje banori i zonës mbylljen e tre shkolla të krahinës se Dukatit. Read More »

Digjet transformatori në Xhyherinë. Suprizojnë punonjësit e Orikumit, ç’montojnë në Tragjas transormatorin. . .

Djegia e transformatorit të energjisë elektrike në Xhyherinë, ka sjellë probleme në drejtim të furnizimit me ujë të pijshëm. U punua për zëvendësimin e transformatorit dhe me rikthimin e energjisë pritet të normalizohet situata e furnizimit me ujë të Xhyherinës.

Punonjesit e sektorit te Orikumi sa e moren vesh per difektin e transofmatorit ne Xhyherine jane treguar te gateshm per ndihme .Te gjith puntoret shkuam ne Tragjas cmontuam trasformatorin qe ishte jashte funksonit dhe  nepermjet nje vinci e afruam atje ku behej e mundur i  transporti i tij me makinen e ndermarrjes.

Transformatori eshte derguar per montim ne Xhyherine.

Orikuminews.

Digjet transformatori në Xhyherinë. Suprizojnë punonjësit e Orikumit, ç’montojnë në Tragjas transormatorin. . . Read More »

Orikum/ Plas humori në facebook. Ironizon banori “Ngaqë nuk para ka drita natën i lemë ndezur ditën…!

Nderprerja e energjise elektrike ne Njesine Administrative Orikum gjate diteve te fundit ka qene nje nga shqetesimet kryesore te banoreve te kesaj krahine.

Energjia eshte nderprere dhe rikthyer me periudha te shkurtra kohore duke u bere jo vetem shqetesim per banoret dhe turistet qe kane zgjedhur te pushojne ne Orikum e Radhime por duke u kthyer edhe ne humor ne rrjetet sociale.

E tille eshte dhe nje foto e publikuar ne facebook nga nje banor i zones me statusin ” Kot ankohemi,ja si llamburit Orikumi nga dritat. Ngaqë nuk para ka natën i lemë ndezur ditën…!

Orikum/ Plas humori në facebook. Ironizon banori “Ngaqë nuk para ka drita natën i lemë ndezur ditën…! Read More »

Berisha denoncon skandalin! Fëmija 18 muajsh mbahet në rajonin e policisë së Patosit

Policia e Shtetit është bërë protagoniste e një tjetër skandali, atë të mbajtjes së një fëmije 18 muajsh në rajonin e policisë.

Ngjarja ka ndodhur në Patos, ku me urdhër të drejtuesit të policisë së këtij komisariati, është mbajtur në rajon fëmija 18 muajsh.

Denoncimi është bërë nga një qytetar, i cili i ka shkruar për këtë skandal ish-Kryeministrit Berisha.
Berisha pasi reagon ndaj ngjarjes së rëndë, e cilëson “dava narkoshteti”.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Narko apo Xhafopolicia mban ne rajon te saj femijen 18 muajsh! Dava narkoshteti!
Lexoni mesazhin e prindit dixhital. sb
“Prsh Doktor, nje pyetje kam ju lutem ku mund te ankohem dhe te gjej te drejten time pse djali im 18 muajsh eshte mbajtur ne rajonin e policiss se Patosit me urdher te drejtusit te atij rajoni. Ju lutem nje pergjigje”.

Berisha denoncon skandalin! Fëmija 18 muajsh mbahet në rajonin e policisë së Patosit Read More »