Andueli

Angazhim në luftën kundër COVID-19, 1 mijë euro bonus edhe për mjekët në pension

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se i kemi të gjitha kapacitetet e nevojshme për të përballuar një fluks të madh të prekurish me COVID-19, ndërsa bëri të ditur se në kuadër të masave të marra janë thirrur edhe mjekë epidemiolog që janë në pension për të dhënë kontributin e tyre.

Gjatë një komunikimi live së bashku me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu për masat e marra dhe shqetësimet e qytetarëve, Kryeministri Rama tha se qeveria ka vendosur dhënien e një bonusi edhe për mjeket dhe infermierët në pension që do të angazhohen dhe se fondet janë aktive që këtë muaj.

“Kemi të gjitha kapacitetet e nevojshme për disa qindra në projeksionin më negativ, bazuar në modele e algoritme. Masat na ndihmojnë ta shtrijmë në kohë situatën. Ne vazhdojmë të përgatitemi për të patur gatishmëri në sistem. Problemi është numri i mjekëve, pasi na duhen të jenë të gatshëm në të gjithë harkun e kohës.

“Kemi thirrur për mjekë, infermierë dhe epidemiologë që kanë lënë gjurmë në sistemin tonë shëndetësor të na bashkohen dhe për ta do të vëmë bonusin 1 mijë euro mbi pensioni njësoj si me stafin mjekësor në vijën e parë të luftës, bonus 1 mijë euro mbi rrogën që do të jetë aktiv në fund të muajt mars” tha Rama

“Fondi do të jetë aktiv në fund të muajit mars për të gjithë mjekët e infermierët, ashtu si për shoferët e sanitarët në vijën e parë të luftës. Bonusi do të jetë mbi rrogën apo pensionin. Gjithçka është e planifikuar dhe e parashikuar”, deklaroi Rama.//atsh

Angazhim në luftën kundër COVID-19, 1 mijë euro bonus edhe për mjekët në pension Read More »

Manastirliu: Karantina e detyrueshme, do mbrojmë shëndetin e të moshuarve që ky virus mos të përhapet

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka apeluar për të të gjithë qytetarët që të mos drejtohen menjëherë në spital, por të telefonojnë 127 që të ruajnë veten dhe të tjerët.

“Çdo person të kontaktojë në numrin 127. Është i vetmi numër për personat që kanë simptoma apo kontakte në vendet e prekura. Është i vetmi numër që duhet të kontaktojnë, është numri unik. Vetëm dje kanë telefonuar 1 mijë qytetarë të cilët kanë shprehur shqetësimet e tyre dhe janë informuar. Për ato raste që ka patur indikacione, janë marrë mostrat që janë analizuar sipas protokolleve në laboratorin e virologjisë në ISHP”, tha Manastirliu .

Manastirliu apeloi që qytetarët të zbatojnë rregullat për vetëkarantinim dhe karantinim, pasi bazuar në informacionet e skenarëve do të ketë një numër në rritje të rasteve të konfirmuara.

“Dua të informojë që sipas skenarëve që tashmë janë të ndërtuar prej Komitet te Koronavirusit që janë fleksibël, dinamik të ndërtuar nga komiteti i ekspertëve, sipas tyre parashikohet dhe është e pritshme për një rritje të numrit të rasteve. Ky është momenti që ne të kërkojmë që qytetarët të respektojnë masat”, tha Manastirliu.

“Jemi të vendosur për karantinën e detyrueshme, sido që të jetë ne do kujdesemi për ata që janë më të pambrojtur në këtë situatë, për të moshuarit dhe do të kujdesemi që të mos përhapet ky virus”, -tha Manastirliu. /atsh

Manastirliu: Karantina e detyrueshme, do mbrojmë shëndetin e të moshuarve që ky virus mos të përhapet Read More »

COVID-19/ Gonzalez: Shqipëria ka marrë masat në kohën e duhur dhe në përputhje me rekomandimet e OBSH-së

“Shqipëria dhe vendet e Ballkanit kanë kapacitetin për të ngritur sistemin e vëzhgimit”, deklaroi sot Dr. Raul Gonzalez-Montero përfaqësues i Organizatës Botërore të Shëndetësisë

Në një intervistë televizive ai theksoi se, “një sistem i fortë shëndetësor, nuk ecën paralelisht me rastet e identifikuara. Shqipëria dhe vendet e Ballkanit kanë kapacitetin për të ngritur sistemin e vëzhgimit”.

Ai tha se, “është e mundshme të llogaritet sa mund të shkojë numri i të infektuarve në Shqipëri. Shihet sjellja e mundshme e virusit, kapaciteti në mjekësi dhe masat e qeverisë. Transmetimi i tij është në 2 deri në 2.5 persona, në kushte normale mund të infektohet 60% e popullsisë, prandaj duhet qeveria që t’i përcaktojë rregullat”.

“Numri përfundimtar i të prekurve do të varet nga intensiteti i masave të qeverisë dhe mënyra se si njerëzit do të veprojnë ndaj masave që do të vendosë qeveria”, tha Montero.

I pyetur në lidhje me strategjinë e ngritur nga Shqipëria, ku autoritetet thonë që kanë ngritur një strategji sipas OBSH, edhe sipas shembullit të Italisë, Gonzalez tha se, “është absolutisht e vërtetë, masat janë në përputhje me rekomandimet nga OBSH, ky vend dha instruksione shumë të qarta duke pasur vetëm 2 të infektuar, pra janë marrë masa në kohën e duhur”.

“Vende si Italia e Spanja i kanë marrë masat me vonesë, edhe pse kanë sistem shumë të fortë shëndetësor. Nevoja e masave duhet të jetë në proporcion me ekonominë dhe kapacitetin e vendin”, tha ai.

I pyetur nëse autoritetet kanë vepruar mirë në lidhje me anulimin e fluturimeve me Italinë dhe ndërprerjen e shkollave, pas shfaqjes së rasteve të para Gonzalez tha se, “ne i dhamë rekomandime të qarta që të mos mbyllin kufijtë apo të anulojnë fluturimet, sepse nuk jep rezultat. Shtetet janë sovrane dhe i marrin këto vendime vetë. Më parë nuk ishin as të përshtatshme këto masa”.

Mbi masat dhe shqetësimin e qytetarëve Gonazeles tha se, “e kuptoj shqetësimin, por masat këtu nuk janë të njëjta me ato në Itali e as numri i personave të prekur nuk është njësoj. Qytetarët duhet t’i përmbahen masave të qeverisë sepse kjo është thelbësore. Nëse ndodh në Shqipëri varet nga sa e fortë është qeveria për të detyruar zbatimin e masave dhe sa të bindur janë qytetarët për t’ju bindur atyre”./atsh

COVID-19/ Gonzalez: Shqipëria ka marrë masat në kohën e duhur dhe në përputhje me rekomandimet e OBSH-së Read More »

Meta: Fuqizimi i vajzave dhe grave i bën sfidat më të lehta

Presidenti Ilir Meta ka uruar sot në Ditën Ndërkombëtare të 8 marsit gratë shqiptare.

“Një urim të përzemërt për më të shtrenjtat, më të dashurat dhe të pazëvendësueshmet e familjeve tona, për çdo nënë, grua, vajzë e motër shqiptare: Gëzuar 8 marsin! Sot është vetëm një ditë simbolike, por e gjithë jeta e marrë së bashku nuk do mjaftonte për t’ju shprehur me përulje mirënjohjen më të pakufishme për dashurinë, përkushtimin dhe sakrificat e jashtëzakonshme për familjen e ngrohtë, shoqërinë e zhvilluar dhe begatinë e vendit”, shprehet presidenti Meta në urimin e tij.

“Fuqizimi i vajzave dhe grave i bën sfidat më të lehta! Por ne ende kemi një hendek të rëndësishëm për të kapërcyer për t’i vënë përgjithmonë në histori vargjet e Çajupit, i cili protestonte ndaj burrave. Shqipëria do të bëhet një vend edhe më i bukur, vetëm me vajza e gra të lumtura e të realizuara në çdo aspekt, të barabarta me burrin si në jetën publike ashtu edhe atë profesionale, dhe që nuk keqpërdoren nga politika. Duhet të çlirojmë potencialet e vërteta dhe të plota të vajzave dhe grave të Shqipërisë, që të ndalim shpopullimin e Atdheut dhe degradimin e familjes. Lidershipi i tyre do të ndihmojë që Shqipëria të bëhet e shkëlqyeshme dhe frymëzuese për fëmijët dhe të rinjtë tanë”, tha ai.

“Një falenderim të veçantë kam sot edhe për dhjetëra mijëra nëna, gra dhe të reja, të cilat ju bashkuan më 2 mars Pranverës Kuqezi, duke i dhënë me energjinë dhe vitalitetin e tyre më shumë forcë zërit të sovranit”, përfundoi Presidenti urimin e tij./atsh

Meta: Fuqizimi i vajzave dhe grave i bën sfidat më të lehta Read More »

Rama publikon foton e veçantë të Zahos duke i dhuruar lule gjyshes së tij

Kryeministri Edi Rama ka uruar sot gratë shqiptare me rastin e 8 marsit Ditës Ndërkombëtare të Grave.

Kryeministri Rama ka zgjedhur urimin e Zahos që i bënë gjyshes së tij, Anetës, me rastin e 8 marsit për të uruar të gjithë nënat dhe gratë shqiptare.

“Nona gëzuar 8 marsin”, shprehet Rama.

Foton e veçantë të Zahos duke i dhuruar lule gjyshes së tij, Kryeministri Rama e publikoi si si simbol të urimit për çdo nënë shqiptare./atsh

Rama publikon foton e veçantë të Zahos duke i dhuruar lule gjyshes së tij Read More »

Rama përcjell fjalët e shenjta të Profetit Muhamed: Nëse nuk ke turp, bëj çfarë të duash

“Nëse nuk ke turp, bëj çfarë të duash”, tha sot Kryeministri Edi Rama, duke përcjellë të tjera fjalë të shenjta me mesazhin e tij.

Ishin këto fjalë të shenjta nga Profeti Muhamed që Kryeministri Rama përcolli mëngjesin e sotëm përmes rubrikës “Fjalë të Shenjta”.

Duke cituar fjalë të shenjta nga librat e shenjtë, por edhe nga personalitetet botërore, Kryeministri Rama ka përcjellë këto muaj apelin e solidaritetit dhe ndihmës njerëzore ndaj të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit./atsh

Rama përcjell fjalët e shenjta të Profetit Muhamed: Nëse nuk ke turp, bëj çfarë të duash Read More »

Rama jep lajmin e mirë: Mbyllëm tekstin e Projekt-Vendimit për ndërtimin e 3400 shtëpive të para, fondi 8.7 miliardë lekë

Pak para se ora të shënonte 23.00, Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar mbrëmë se “sapo kemi mbyllur tekstin e shkruar të Projekt-Vendimit të Këshillit të Ministrave për ndërtimin e 3400 shtëpive të para, me një fond limit 8.7 miliardë lekë”.

Kryeministri Rama bën të ditur se ky projekt vendim i hap rrugën nisjes së tenderit ndërkombëtarë që të niset me punën për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti në mënyrë që në fund të 2020 familjarët të futen në shtëpinë e tyre të re.

“Sapo kemi mbyllur tekstin e shkruar të Projekt-Vendimit të Këshillit të Ministrave për ndërtimin e 3400 shtëpive të para, me një fond limit 8,7 miliardë lekë, që pas miratimit nesër do t’u hapë rrugën njësive zbatuese të çelin tenderin ndërkombëtar që do të hapet në fillimjavën e ardhshme. Ne do ta bëjmë natën ditë, që natën e fundit e këtij viti familjet e Thumanës dhe të çdo zone rurale në Krujë, Kurbin, Lezhë, Durrës, Shijak, Kavajë, Vorë, Kamëz e Tiranë, të cilat e humbën shtëpinë e vjetër, ta presin ditën e parë të Vitit të Ri në një shtëpi të re, më të fortë e më të bukur se ajo që kishin”, deklaron Kreu i Ekzekutivit./atsh

Rama jep lajmin e mirë: Mbyllëm tekstin e Projekt-Vendimit për ndërtimin e 3400 shtëpive të para, fondi 8.7 miliardë lekë Read More »

Vlorë/ Vijon reforma e ujit, kontrolle për formalizimin e abonentëve

Reforma e ujit po vijon me ritme të larta në qytetin e Vlorës dhe në njësitë administrative të tij.

Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve Vlorë po vijon punën për formalizimin e të gjithë abonentëve, ndërsa po kryen kontrolle në të gjithë qytetin, duke penalizuar të gjithë abonentët që nuk paguajnë.

Po ashtu, UK Vlorë ka vijuar ndërhyrjet për riparimin e avarive në rrjetin e furnizimit me ujë të pijshëm.

Konkretisht është ndërhyrë në zonën e “Ujit të Ftohtë” dhe në lagjet “Lirim” dhe “Kushtrimi”, ku u riparuan disa avari në rrjetin e furnizimit me ujë./atsh

Vlorë/ Vijon reforma e ujit, kontrolle për formalizimin e abonentëve Read More »