Andueli

Bardhi: Në vend të testimeve dhe ndihmës për biznesin, qeveria zgjedh gjobat

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi ka reaguar sot pas votimit në Kuvend të shtesave në Kodin Penal duke theksuar se “qeveria në vend të testimeve dhe ndihmës për biznesin vendos gjoba”.

Bardhi shprehet se “ka 7 vjet që u tregon shqiptarëve burg dhe gjoba dhe vazhdon ta bëjë edhe tani, kur qytetarët nuk kanë siguri as për shëndetin, as për punën, as për bukën e gojës”.

Sipas tij, kryeministri në vend të testimeve, siç bën bota, flet për burg.

“Në vend të ndihmojë realisht bizneset që të mos mbyllin vendet e punës, Rama krenohet me gjobat që i vendos popullit”, u shpreh ai, duke shtuar se “gjoba dhe burgu është alternativa e vetme që ka për qytetarët. Lekët janë për oligarkët e koncesioneve”. /atsh

Bardhi: Në vend të testimeve dhe ndihmës për biznesin, qeveria zgjedh gjobat Read More »

Seanca plenare e Kuvendit/ Ruçi: Mirënjohja shkon për stafet mjekësore, nuk do t’u harrohet vetëmohimi

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi mbajti sot një fjalë hyrëse në çelje të seancës plenare të Kuvendit, e cila u mbajt në respekt të masave mbrojtëse të distancimit social.

“Kjo është një seancë jo e zakonshme. Kuvendi i Shqipërisë është sot në krye të detyrës, në rrethana të jashtëzakonshme, në kushtet e luftës me një armik të padukshëm për syrin njerëzor, por tepër të rrezikshëm për jetët njerëzore në të gjithë globin. Pa u mbyllur gjendja e jashtëzakonshme pas tërmetit të 26 nëntorit, hymë të gjithë në një gjendje tjetër të jashtëzakonshme. Rrallë ndodh që një vend të përballojë njëherësh dy gjendje të jashtëzakonshme. Fakti që po i fitojmë të dy betejat, tregon se jemi vitalë dhe, pavarësisht konflikteve në të cilat e përfshin vendin politika, Shqipëria dhe shqiptarët kanë ruajtur të pacënuara vyrtytet dhe fuqinë e tyre të mbijetesës”, tha Ruçi.

Ruçi theksoi se, “edhe pse situata ishte e rëndë e me kufizime drastike, Kuvendi vazhdon punën në format e imponuara nga pandemia, deputetët mbajnë lidhje me qytetarët dhe agjencitë e shtetit dhe po kontribojnë në plotësimin e nevojave jetësore të tyre bazike. Konferenca e Kryetarëve, Byroja dhe komisionet po funksionojnë në formatin elektronik dhe shërbimet substanciale të administratës janë në punë pa ndërprerje”.

“Në emër të Kuvendit të Shqipërisë, u shpreh ngushëllimet familjeve që humbën njerëzit e tyre të dashur dhe të prekurve, përfshirë kolegun Alimadhi, që zhvillojnë betejën për jetën u uroj shërim sa më të shpejtë. Shpreh mirënjohjen e thellë për mjekët dhe infermierët e Shqipërisë, veçanërisht për mjekët infeksionistë që janë në vijën e parë të betejës dhe po shpëtojnë qindra jetë shqiptarësh, por edhe për qindra mjekë shqiptarë që luftojnë me pandeminë në të pesë kontinentet dhe që këto kohë i kanë lartësuar emrin atdheut të tyre. E kam thënë dhe po e përsëris: Kombi nuk do tua harrojë këtë vetëmohim”, tha Ruçi.

“Mirënjohja jonë shkon për Policinë e Shtetit dhe Forcat e Armatosura, anëtarët e të cilave kontribojnë në shpëtimin e jetëve të njerëzve. Kjo betejë nuk do të kishte rezultuar e suksesshme nëse qytetarët e Shqipërisë nuk do t’u ishin bashkuar masave të Qeverisë. Të gjithë ata, por sidomos të moshuarit, meritojnë mirënjohjen tonë. Të gjithëve u bëj thirrje të vazhdojmë të rezistojmë e të luftojmë, për të dalë të fituar dhe me sa më pak humbje jetësh nga kjo pandemic”, shtoi Ruçi.

“Falenderoj gjithë deputetët që mirëkuptuan vendimin e Byrosë së Kuvendit për përgjysmimin e pagës së tyre për një periudhë tremujore. Kuvendi vlerëson shumë pozitivisht punën e Kryeministrit, Qeverisë dhe Komitetit Teknik, e cilët e vlerësuan këtë situatë si një situatë lufte dhe morën masa radikale mbrojtëse, të cilat rezultuan të suksesshme. Kam bindjen se këtë vlerësim e ndajmë më shumicën e qytetarëve shqipatarë. Sa më drastike të jenë masat dhe sa më të vetëdijshëm qytetarët për zbatimin e tyre, aq më shpejt do të dalim nga kjo betejë, aq më shumë dhe aq më shpejt do të fitojë jeta përballë rrezikut që i kanoset”, theksoi Kreu i Kuvendit.

“Pandemia e koronavirusit tregoi se globalizimi është një proces kontradiktor; progresiv e emancipues për nga avantazhet e të mirat që krijon për njerëzimin, por edhe me rreziqe, jo thjesht hipotetike, por reale. Kjo pandemi po tregon se njerëzimi, me të drejtë, është kujdesur dhe mrekulluar nga avantazhet e globalizimit, por, gabimisht e fatkeqësisht, ka nënvleftësuar rreziqet prej tij”, tha Ruçi.

“Duhet ta pranojmë se të gjitha vendet u gjetën të papërgatitura e pa masat e duhura mbrojtëse për të përballuar pandeminë. Koronavirusi i dha botës një mësim që duhet ta lexojmë me kujdes. Polet vendim-marrëse të globit ishin ambjentuar me faktin se efektet e pasojat e globalizimit godisnin në mënyrë asimetrike. Ekonomitë, prodhuesit dhe konsumatorët e mëdhenj, njëkohësisht edhe ndotësit më të mëdhenj të natyrës dhe mjedisit, përfitonin më shumë nga efektet dhe goditeshin më pak prej pasojave të tij”, theksoi Ruçi.

“Ndërsa vendet e vogla, në zhvillim dhe me burime të kufizuara financiare si Shqipëria, përfitonin më pak nga këto efekte, por vuanin më shumë nga pasojat e tyre. Koronovirusi e ndryshoi këtë rregull, i goditi të gjithë me sa mundi, pa dallim, dhe fati i fitores me të, me sa po shohim, varet jo aq nga niveli teknologjik dhe pasuria e shteteve, por nga shpejtësia dhe thellësia e masave mbrojtëse”, tha Ruçi.

“Shqipëria është një vend i vogël dhe jemi aq modest sa të mos i japim mend njerëzimit dhe as t’u imponohemi fuqive dhe ekonomive të mëdha të globit. Por disa mësime nga pandemia, me të cilën jemi ende në luftë, për vete duhet t’i nxjerrim. Ja cilat janë disa prej tyre: E para, jetën dhe shëndetin duhet t’i përkushtohemi më shumë dhe të mos i marrim si të mirëqena. Jeta na është dhënë për ta gëzuar dhe saj duhet t’i shërbejmë me veprimin e qytetarëve dhe investimin e shoqërisë. Prandaj shëndetësia duhet të përbëjë më shumë se deri tani, një prioritet të qeverisjes dhe investimit tonë politik e kombëtar”, nënvizoi Ruçi.

E dyta, theksoi Ruçi, “shoqëria, forcat politike, Kuvendi, Qeveria e institucionet duhet të korrigjojmë disa prioritete të zhvillimit, mënyrën sesi e konceptojmë dhe e zhvillojmë raportin midis rritjes ekonomike dhe shëndetit. Politikat tona duhet ta bëjnë të qartë se shëndeti i popullsisë është qëllimi madhor i rritjes ekonomike dhe jo një ushqyes dhe në shërbim të saj. Të zhvillojmë ekonominë për të garantuar shëndetin e qytetarëve dhe jo të vemë shëndetin në funksion të rritjes”.

“E treta, brenda sistemit shëndetësor, duhet të korrigjojmë disa prioritete. Shëndeti publik dhe mbrojtja nga epidemitë duhet të mbështeten me më shumë burime, kujdes dhe investime shtetërore. Shëndeti publik duhet të jetë përparësi absolute dhe jo një aneks i politikave tona shëndetësore. Sa më shumë të investojmë në shëndetin publik, aq më pak do të na kërkohet të investojmë për shërbimet e tjera mjekësore e spitalore. Fuqizimi i shëndetit publik e atij parësor dhe parandalimi i epidemive duhet të jenë elemente thelbësorë të racionalizimit të sistemit shëndetësor dhe atij spitalor. Kjo, kërkon ndërgjëgjësimim më të madh të publikut e qytetarëve, mobilizimin e burimeve më të mëdha financiare dhe parapërgatitje efikase kundër epidemive”, tha Ruçi.

“E katërta, kjo situatë duhet të na udhëheqë drejt ripërcaktimit të statusit të mjekëve, infermierëve e profesionistëve të shëndetit. Si të gjithë ju, edhe unë kam përjetuar me emocione atë që pa frikë mund ta quaj heroizëm të punonjësve të mjekësisë dhe jam ndier i detyruar e borxhlli për atë që duhej të kishim bërë për ta. Ne e kemi për detyrë që vlerësimi ynë për për forcën e punës në mjekësi të mos mbetet në kufijtë e një faleminderit, sado e sinqertë qoftë ajo, por të konkretizohet në më shumë investime për shëndetësinë dhe më shumë incentiva financiare për ta”, shtoi Ruçi.

E pesta, nënvizoi Ruçi, “kjo situatë ka shtruar emergjencën e përmirësimit të edukatës shëndetësore, epidemiologjike e parandaluese të popullsisë. Kundër epidemisë, secili duhet të bëhet mjek i vetvetes. Por detyra jonë është të krijojmë kushtet dhe hartojmë programet shkollorë që çdo qytetar të bëhet i tillë. Ashtu si shtruam nevojën e edukimit anti-sizmik pas tërmetit të 26 nëntorit”.

“E gjashta, situatën pas kësaj pandemie globale mund ta shndërrojmë në një oportunitet kombëtar. Shanset janë që të dalim nga kjo pandemi si një ndër vendet e sigurta të planetit. Kjo mund të sjellë një qasje të re të vendeve të zhvilluara për të investuar në Shqipëri dhe ne duhet të mendojmë për politika agresive për tërheqjen e këtyre investimeve. Këto mendime si edhe propozimet tuaja ju ftoj të bëhen objekt reflektimi i punës së komisioneve dhe të “përkthehen” në akte ligjore apo përmirësime të tyre. Në këtë mënyrë do të ndërtojmë disa “diga mbrojtëse” të shëndetit të popullatës nga epidemitë e rreziqet e natyrave të ndryshme”, tha Ruçi./atsh

Seanca plenare e Kuvendit/ Ruçi: Mirënjohja shkon për stafet mjekësore, nuk do t’u harrohet vetëmohimi Read More »

Zv. ministrja e Arsimit: Provimet e maturës do të realizohen, testi i reduktuar

Qëndra e Shërbimeve Arsimore që harton tekste për maturantët, po përgatit disa variante të mundësisë së kohës së rikthimit të nxënësve në shkollë, e cila nuk dihet ende. Por, janë gati të gjitha variantet, në çdo moment të rikthimit në shkollë, sesi do të jetë testi për maturantët.

Kështu u shpreh zëvëndësministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Nina Guga në nje nga mediet e vendit ndërsa tha se të gjitha maturantët që po mësojnë online janë duke përgatitur për provimet e maturës me programet orientuese mësimore.

“Meraku ynë apo shqetësimi ynë më i madh është që të mbyllim një vit shkollor dhe të mos ua djegim nxënësve këtë vit, sepse po themi përqindja më e madhe e temave është realizuar në muajin mars. Në 9 mars ne u shkëputëm nga mësimi direkt dhe i gjithë mësimi online e deri në përfundim, ne mendojmë që do ta kemi të fituar këtë vit shkollor për nxënësit”, u shpreh ajo.

Sipas zv.ministres, teza e maturës do të jetë një tezë e reduktuar nga përmbajtja dhee volumit mësimor siç e quajti ndryshe edhe Guga, një test i standartizuar.

“Meraku tjetër është matura, provimet e maturës shtetërore. Duke qenë se këta maturantë u ndodhën sivjet në rrethana jo të dëshirueshme nga të gjithë ne, ne mendojmë që edhe provimet e maturës do t’i realizojmë”, u shpreh ajo.

“Nëse do të rikthehemi në bankat e shkollës qoftë për një kohë shumë të shkurtër kohë, ne për maturantët do të përqendrojmë të gjithë punën tonë që ata të përforcojnë katër lëndët që do të jenë në provimet e maturës. Kjo do të thotë që të gjithë maturantët me mësimin online nga shtëpia janë duke përgatitur me programet orientuese për atë pjesë të programit mësimor që nënkupton klasat 10, 11 dhe 12 deri në 9 mars”, tha Guga.

“Qendra e Shërbimeve Arsimore që harton tekste për maturantët, po përgatit disa variante të mundësisë se kur ne do të kthehemi në shkolllë, gjë që akoma nuk e dimë këtë gjë por ne i kemi të gjitha variantet në cdo moment të rikthimit në shkollë, sesi do të jetë testi për maturantët. Do të jetë një tezë e reduktuar nga përmbajtja dhe volumit mësimor, do të jetë një test i cili i standartizuar. Kjo tregon që ne duam t’a bëjmë provimin e maturës shtetërore në kushte shumë të mira, në kushte të standartizuara dhe njëkohësisht nxënësit të marrin vlerësimin e duhur”, -tha Guga./atsh

Zv. ministrja e Arsimit: Provimet e maturës do të realizohen, testi i reduktuar Read More »

Brataj: 75% e të prekurve me COVID-19 nuk shfaqin simptoma të rënda

Skënder Brataj, Drejtori i Urgjencës Kombëtare, gjatë një interviste televizive foli për përmirësimin e tij shëndetësor, nga COVID-19.

Ai tha se, tani ndihem mirë por nuk jam në formë 100 %.

“Për fat të mirë kaloj ajo faza e keqe e virusit dhe këtë e konfirmojnë edhe dy përgjigjet negative”, – tha ai, ndërsa theksoi se 75% e të prekurve me COVID-19 nuk shfaqin simptoma të rënda.

“Kam marrë shumë mesazhe nga qytetarët që kanë simptoma të ndryshme, si ndryshim në shije, apo dikush ka temperaturë vetëm dy ditë dhe pjesa më e madhe e këtyre simptomave dihet që shkaktohet nga COVID-19, por që nuk shfaqin probleme të rënda dhe nuk zgjasin në kohë dhe njerëzit nuk kërkojnë ndihmë më tej”, – tha ai.

Numri i të infektuarve të shëruar është më i madh se realiteti, u shpreh Brataj.

Duke u ndalur në disa shifra Brataj tha se, “nga data 1 prill deri më sot janë rreth 78 mijë thirrje të kryera për COVID-19 në numrin e telefonit të urgjencës 127”.

Ndërsa përdorimi i tamponëve nga data 1 prill deri më sot, shënon 668 raste, me pikun më të lartë të përdorimit në datën 9 prill, 75 tamponë. Dje ka qenë 43 numri i personave që kanë marrë tamponë.

“Unë shoh një rritje të numrit të thirrjeve tek 127 në fund të muajt mars dhe rreth vizitave që kemi bërë në datën 10 mars, kemi transportuar 397 të sëmurë me COVID-19 me një pikë (numri më të lartë) në 26 mars”, – tha Brataj.

Për sa i përket Shkodrës tha ai nga data 1 deri sot janë bërë 1 783 thirrje në numrin e telefonit 127 dhe kemi kryer 104 vizita në banesë nga të cilat 14 raste janë shtruar në spital. /atsh

Brataj: 75% e të prekurve me COVID-19 nuk shfaqin simptoma të rënda Read More »

Tomini: Presim ulje të kurbës javën e dytë të majit

Eugena Tomini, shefe e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP, deklaroi sot se “në javën e dytë të majit mund të kemi prezente uljen e kurbës së pandemisë së COVID-19”.

Në një lidhje direkte me një studio televizive, Tomini tha se “gjithçka ngelet duke e parë në vijim në këndvështrimin edhe të masave të lejuara apo të lehtësuara”.

“Jemi përpara projeksioneve dhe parashikimeve dhe ndërkohë ne kemi parashikuar në bazë të përllogaritjeve statistikore ndoshta ulje të kurbës epidemike në javën e dytë të majit. Mund ta kemi prezente uljen e kurbës, por gjithçka ngelet duke e parë në vijim në këndvështrimin edhe të masave të lejuara apo të lehtësuara”, tha ajo./atsh

Tomini: Presim ulje të kurbës javën e dytë të majit Read More »

OBSH: Larja e duarve është masë më e mirë parandaluese sesa dorezat

Dorashkat mund të japin ndjenjë të gabuar të sigurisë, për këtë shkak, larja e duarve është masë më e mirë parandaluese për infektim sesa mbajtja e dorashkave njëpërdorimëshe, deklaroi OBSH dhe Organizata për Bujqësi dhe Ushqim (FAO).

Në udhëzues theksohet se punëtorët mund të përdorin doreza njëpërdorimëshe, por duhet shpesh t’i ndërrojnë, dhe të lajnë duart.

”Larja e duarve është e domosdoshme edhe kur vihen dorashkat edhe kur hiqen”, thekson udhëzuesi.

“Virusi COVID-19 mund t’i kontaminojë dorezat në të njëjtën mënyrë siç kontaminon duart e punëtorëve. Heqja e dorezave mund të sjellë edhe kontaminimin e duarve me virus. Prandaj lani duart gjithmonë”, thekson OBSH. //atsh

OBSH: Larja e duarve është masë më e mirë parandaluese sesa dorezat Read More »

Kalo: Një thirrje shoqërore etike dhe profesionale për gjithologët

Tritan Kalo, mjek pranë Shërbimit Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, thotë se ekipi mjekësor është në gatishmëri në gjithë këtë situatë të vështirë, ndërsa ka kërkuar nga qytetarët të respektojnë masat e distancimit fizik.

Sipas Kalos, vetizolimi, ushqimi i larmishëm janë armët kryesore në këputjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit për sa kohë nuk ka ende një vaksinë kundër COVID-19. Mjeku ka edhe një thirrje të cilën ai e quan profesionale dhe etike për “gjithollogët”.

“KEMI ENDE PUNË PARA NESH…14.04.2020… Ndrim turnesh në Shërbimin Infektiv të QSUT-së… NE JEMI ATY për JU në çdo çast… RESPEKTIMI i distancimit fizik, vetëizolimi/vetëkuarantinimi, higjiena e lartë individuale dhe e mjedisit ku jetoni, ajrosja e shpeshtë e tij, ushqimi sa më i larmishëm sipas edhe mundësive të gjithësecilit, hidratimi i kujdesshëm, janë për momentin “armët” kryesore në këputjen e zinxhirit të transmetimit të infektimit, si dhe në shfaqjen e rasteve të reja me COVID-19 në MUNGESË të një mjekimi specifik dhe të një VAKSINE, për parandalimin e kësaj sëmundje me përhapje të lartë e tinëzare në format e shfaqjes klinike, si dhe të ndërlikimeve jo të pakta që e shoqërojnë në ecurinë e saj… NJË THIRRJE shoqërore, etike dhe profesionale për GJITHOLOGËT tanë… Në mungesë të një protagonizmi në këto kohë COVIDIANE në ato fusha që ju mbuloni, si dhe njihni më mirë për shkak të profilit të edukimit tuaj, JENI SULUR të gjithë të bëni ekspertin në Infektologji, Epidemiologji, Mikrobiologji, Imunologji, Imazheri, Anestezi-Reanimacion, Mjekësinë e Familjes, Shëndetësinë Publike, etj… Kur një pjesë e juaj kanë edhe formim mjekësor ky interes është i kuptueshëm, megjithëse jo shpesh i justifikueshëm, POR kur këtu përzihen në shumicë ata/ato që kanë njohuri vetëm periferike në këto fusha nga leximet poshtë e lartë në internet, këtu “pilafi informues” nuk mban shumë ujë… NJERËZIA në këto kohë stresi emocional, punësor, ekonomik dhe financiar kanë vetëm nevojë për një informacion shkencor të thjeshtë e të mirëkuptueshëm nga të gjithë, dhe jo për hollësira protokollesh mjekuese në testime të preparateve të shumta kudo në botë, në efektet dobiprurëse ose jo të qëndrimeve të shumta e të ndryshme për sa i përket testimeve virologjike apo imunologjike, të të dhënave të hollësishme nga studimet e ndryshme nëpër botë, etj., si dhe e kanë të nevojshme marrjen e informacioneve reale nga burime zyrtare dhe jo të bazuara në fantazira shpesh të kobshme… PUBLIKU e ka po ashtu të nevojshme edhe ushqyerjen e një OPTIMIZMI, bazuar në evolucionin e kësaj “flame në Shqipëri” nëse ka vend për optimizëm, POR JO në zbrazjen nëpër ekrane, mediet online apo të medieve sociale të mërive apo frustruacioneve tuaja personale, të inateve politike, të situatave depresive që një pjesë e juaja përjetojnë, apo edhe më keq thjesht e vetëm për PROTAGONIZËM… Bashkëkombasit e mi, evitoni ekranet, mediat e shkruara, mediat sociale kur individë të tillë shfaqen në to… ËSHTË diçka SHUMË E DOBISHME për sistemin tuaj Imunitar si dhe për Ekuilibrin tuaj mendor… BOLL STRES e vuajtje jeni duke përjetuar këto kohë Covidiane… JU DUAM SHUMË dhe për JU DO TË JEMI ATY KURDOHERË të gatshëm tju shërbejmë e të luftojmë për jetët tuaja!!!… NE SË BASHKU ME SIGURI DO JA DALIM MBANË!!!” – thotë Kalo. /atsh

Kalo: Një thirrje shoqërore etike dhe profesionale për gjithologët Read More »

Fjalë të çmuara/ Aftësia për të imagjinuar kohë më të mira do të thotë që ne nuk kemi lejuar që epidemia dhe frika të na marrin me vete

“Aftësia për të imagjinuar kohë më të mira do të thotë që ne nuk kemi lejuar që epidemia dhe frika të na marrin me vete”, citoi sot Kryeministri Edi Rama, duke zgjedhur të tjera fjalë të çmuara për të përcjellë mesazhin e tij.

Ishin këto fjalë të shkrimtarit izraelit David Grossman, që Kryeministri Rama përcolli mëngjesin e sotëm përmes rubrikës “Fjalë të çmuara”.

Ndërkohë që në Shqipëri vijojnë të zbatohen masat kundër përhapjes së COVID-19, duke kufizuar më tej lëvizjen e qytetarëve, autoritetet shtetërore vazhdojnë t’i bëjnë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të zbatojnë të gjitha rregullat e distancimit social./atsh

Fjalë të çmuara/ Aftësia për të imagjinuar kohë më të mira do të thotë që ne nuk kemi lejuar që epidemia dhe frika të na marrin me vete Read More »