Andueli

‘coronavirus.al’/ 5 080 teste, 539 të infektuar, 283 të shëruar dhe 26 viktima

Në vendin tonë deri tani janë evidentuar 539 të infektuar me COVID-19, 283 të shëruar, 26 të vdekur , ndërsa janë kryer 5 080 teste gjithsej.

Shifrat bëhen të ditura nga adresa zyrtare e platformës “coronavirus.al”, e krijuar me qëllim informimin e qytetarëve për shifrat zyrtare, vetëm për situatën e të prekurve me COVID-19 në Shqipëri.

Përmes kësaj platformë qytetarët kanë mundësi të ndjekin në kohë reale të rejat nga fronti i luftës kundër COVID-19./atsh

‘coronavirus.al’/ 5 080 teste, 539 të infektuar, 283 të shëruar dhe 26 viktima Read More »

Parashikimi i motit, e shtunë 18 prill 2020

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot në vendin tonë parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare transparente. Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim 1-8 m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 0-1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 8/25 Diell re transparente
Kukës 8/26 Diell re transparente
Lezhë 8/25 Diell re transparente
Dibër 7/25 Diell re transparente
Durrës 10/23 Diell re transparente
Tiranë 9/25 Diell re transparente
Elbasan 9/26 Diell re transparente
Berat 4/26 Diell re transparente
Vlorë 8/24 Diell re transparente
Korçë 5/23 Diell re transparente
Gjirokastër 4/26 Diell re transparente
Sarandë 9/23 Diell re transparente/atsh

Parashikimi i motit, e shtunë 18 prill 2020 Read More »

BERZH, 50 milionë dollarë hua për investime në 3 segmente rrugore

Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave ratifikoi sot marrëveshjen e huasë me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim prej 50 milionë dollarësh për financimin e konektivitetit të rrugëve rajonale dhe lokale në Shqipëri.

Zëvendësministrja e Ekonomisë dhe Financave, Vasilika Vjero tha se nëpërmjet huasë nga BERZH-i, sigurohet shuma prej 50 milionë dollarë, e nevojshmë për të financuar 3 segmente rrugore.

“Konkretisht financohet rehabilitimi i rrugës ekzistuese Orikum-Ujë i Ftohtë, ndërtimi i rrugës Shëngjin-Velipojë dhe sistemimi i rrugës Zgosht-Ura e Çereniçit”, tha Vjero.

Komisioni miratoi edhe marrëveshjen e huasë që sigurohet nga qeveria e Kuvajtit për një financim prej 6.8 milionë denarësh kuvajtianë të projektit të rehabilitimit të rrugës së Lumit të Vlorës. /atsh

BERZH, 50 milionë dollarë hua për investime në 3 segmente rrugore Read More »

Të dhënat e rendisin sot Shqipërinë mes vendeve me bilancin më të mirë të mundshëm

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “është fakt që të dhënat e vendit tonë, qoftë për jetët e humbura për 1 milion banorë, qoftë për nivelin e ngarkesës së sistemit tonë shëndetësor, e rendisin sot për sot Shqipërinë, në radhën e vendeve me bilancin më të mirë të mundshëm në këtë situatë”.

Në një komunikim të drejtpërdrejt Kryeministri Rama duke folur për mënyrën se si do të hapemi ndaj COVID-19 tha se “sot kam pasur dy biseda shumë të dobishme me dy miq të mirë, më të zotë e më të ditur se unë, kancelarin e Austrisë dhe kryeministrin e Suedisë. Të dy më kanë komplimentuar për bilancin e Shqipërisë në këtë situatë”.

“Por s’eshtë kjo arsyeja pse po ju informoj për këto dy biseda të sotme. Austria është një vend që ka një strategji thuajse të njëjtë me ne, ndërsa Suedia, e dini, është një vend që ka një strategji krejt të ndryshme,por edhe unikale , botërisht të njohur si e ndryshme nga të gjitha vendet e botës në përballimin e kësaj situate”, – tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “dëgjova dhe shënova me vëmendje opinionet e të dy miqve, të cilat më vlejnë sikundër gjithë opinonet e marra nga ata dhe miq të tjerë gjatë gjithë ksaj kohe për të verifikuar planin tonë të hapjes mbi bazën e informacioneve të marra drejtëpërdrejt nga udhëheqës që janë në vijën e parë të kësaj përpjekjeje në vendet e tyre”. /atsh

Të dhënat e rendisin sot Shqipërinë mes vendeve me bilancin më të mirë të mundshëm Read More »

“Shqipëria, vendi më i sigurt për të bërë turizëm këtë verë”/Rama: Na shohin si shembull

Kryeministri Rama tha sot se agjenci turistike mendojnë se Shqipëria është vendi ku mund të bëhet turizëm këtë verë, pasi nuk ka probleme me COVID-19, por ne do ecim me kujdes.

Në lidhje me periudhën e turizmit dhe lehtësimit të masave për turizëm, Rama tha sonte se “kemi pas disa interesime nga Itali, Çekia, Japonia për turizëm, dhe agjenci të rëndësishme turistike mendojnë se Shqipëria është vendi më i sigurt për të bërë turizëm këtë verë se praktikisht nuk ka probleme me COVID. Marrja e këtij vendimi është një barrë shumë e madhe, nuk di çfarë të them tani se do shikojmë dhe të tjerët”.

“Pra, do ecim me kujdes duke parë dhe të tjerët, por ne nuk jemi Reali, Barcelona, por ne do bëjmë atë që mundemi me forcat që deri tani nuk na kanë lënë në baltë dhe na shohin si shembull dhe po thonë, si po ia dalin kaq kollaj”, tha ai. /atsh

“Shqipëria, vendi më i sigurt për të bërë turizëm këtë verë”/Rama: Na shohin si shembull Read More »

Pipero: Lajm shumë i mirë, të hënën nis analiza serologjike me personelin shëndetësor

Mjeku i njohur infeksionist Pëllumb Pipero, deklaroi sot se të hënën fillon kryerja e analizës serologjike, e cila tregon nivelin e antitrupave COVID në gjakun e personave.

Në një intervistë televizive, Pipero tha se “sapo më erdhi një njoftim që të hënën fillon analiza serologjike me personelin e QSUT dhe besoj edhe me personelin e COVID 2, për të parë ekspozimin dhe nivelin e mbrojtjes dhe për të ditur më shumë rreth situatës qarkulluese të virusit. Është një lajm shumë i mirë që duhet përshëndetur”.

Sipas tij, ky është një vendim i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

“Besoj se në një javë analiza mund të merren të dhëna të rëndësishme për të marrë vendime se si do të vazhdojë më pas”, u shpreh Pipero./atsh

Pipero: Lajm shumë i mirë, të hënën nis analiza serologjike me personelin shëndetësor Read More »

Fjalë të çmuara/ Vetëm bashkëpunimi, solidariteti dhe një përpjekje e përbashkët mund ta zgjidhin problemin

“Sot vetëm bashkëpunimi, solidariteti dhe një përpjekje e përbashkët mund ta zgjidhin problemin dhe të hedhin një hap përpara për shoqërinë tonë”, citoi sot Kryeministri Edi Rama, duke zgjedhur të tjera fjalë të çmuara për të përcjellë mesazhin e tij.

Ishin këto fjalë të historianit izraelit, Yuval Noah Harari, që Kryeministri Rama përcolli mëngjesin e sotëm përmes rubrikës “Fjalë të çmuara”.

Ndërkohë që në Shqipëri vijojnë të zbatohen masat kundër përhapjes së COVID-19, duke kufizuar më tej lëvizjen e qytetarëve, autoritetet shtetërore vazhdojnë t’i bëjnë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të zbatojnë të gjitha rregullat e distancimit social. /atsh

Fjalë të çmuara/ Vetëm bashkëpunimi, solidariteti dhe një përpjekje e përbashkët mund ta zgjidhin problemin Read More »

Mjeku Kalo mesazh për Pashkët: Jetojmë kohë të vështira, por zemra e bardhë dhe besimi nuk do duhet të na shuhen kurrë

Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo e nisi sot ditën me një mesazh për të gjithë shqiptarët duke uruar Pashkët Ortodokse.

“Jetojmë vërtet kohë të vështira, por zemra jonë e bardhë, besimi në veten tone dhe në Zot, besimi dhe përpjekjet në ardhmërinë e Nënë Lokes Shqipëri kurrë nuk duhet të na shuhen”, – thekson doktor Kalo.

Mjeku Kalo shprehet “Pashkë të lumnueme të gjithë ju bashkëkombas, të besimit orthodoks e jo vetëm, sepse kurdoherë ne shqiptarët “Pashkë e Bajramë i festojmë bashkë””.

“Së bashku ne ja kemi dalë kurdoherë të kalojmë çdo vështirësi, me të cilat historia na ka përballur…JU DUAM shumë ndaj dhe ne mantelbardhët, po jetojmë e po punojmë me plot përkushtim që ju t’i jetoni e gëzoni jetët tuaja….Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo që ata frymojnë!Gëzuar!”, – thotë Kalo./atsh

Mjeku Kalo mesazh për Pashkët: Jetojmë kohë të vështira, por zemra e bardhë dhe besimi nuk do duhet të na shuhen kurrë Read More »