Andueli

Shëtitjet e nënave me fëmijë/ Rama: Sa bukur sikur më pas të kishim fundjava pa makina

Sa bukur do ishte sikur gjithnjë më pas të kishim fundjava pa makina fare.

Kështu shpreh sot kryeministri Edi Rama teksa publikoi disa fotografi me pamje nga rrugët e kryeqytetit të shëtitjes së nënae me fëmijë.

“Sa bukur do ishte sikur gjithnjë më pas të kishim fundjava pa makina fare dhe të mbanim mend, se për hir të gjyshërve e të fëmijëve së paku, jetohet edhe pa zhurma e pa bori të shtunave e të dielave, të paktën nga shtatori në prill kur s’ka nisur ende koha e plazhit”, – thekson Rama.

Sot në rrugët e kryqytetit dhe qyteteve të vendit ishte e lejueshme lëvizja e nënave dhe fëmijëve deri në orën 11 të paradites. Ditën e djeshme, ishte dita e të moshuarve pas mbi një muaj izolim për shkak të COVID-19./atsh

Shëtitjet e nënave me fëmijë/ Rama: Sa bukur sikur më pas të kishim fundjava pa makina Read More »

Zjarrfikësit vizitojnë personelin e Spitalit Infektiv/ Rama: Prekëse dhe domethënëse

Zjarrfikësit vizituan sot personelin e spitalit Infektiv në Tiranë për ti shprehur solidaritetin e tyre, pasi që prej muajit mars ata po përballen në vijën e parë me COVID-19.

Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri Edi Rama, i cili publikoi sot disa fotografi nga vizita e zjarrfikësve në spitalin Infektiv duke e cilësuar atë prekëse dhe domethënëse.

“Prekëse, domethënëse. Zjarrfikësit vizitojnë personelin e Spitalit Infektiv, për t’u shprehur mirënjohjen e solidaritetin e tyre luftëtarëve të vijës së zjarrit”, – shprehet Rama./atsh

Zjarrfikësit vizitojnë personelin e Spitalit Infektiv/ Rama: Prekëse dhe domethënëse Read More »

Kastriot Islami: Pas koronavirusit do të vijë kriza ekonomike, Shqipëria mund të përballet me urinë

Ish-deputeti Kastriot Islami thotë se pas pandemisë së koronavirusit, vendi ynë do të përballet me një krizë ekonomike, që sipas tij, do të jetë më e rënda në historinë e Shqipërisë.

Në një intervistë për Ora News, Islami ka thënë se veç krizës Shqipërisë mund të shtohet problemi i pamjaftueshmërisë ushqimore dhe ndoshta i urisë për shumë kategori dhe familje shqiptare.

“Pas kësaj pandemie do të vijë kriza tjetër ekonomike shumë shpejt dhe kjo krizë do të jetë një krizë ndoshta nga më të rëndat në historinë e Shqipërisë. Edhe vende të zhvilluara si Franca, Gjermania, SHBA apo Anglia po përgatiten mirë për të dalë nga kjo krizë në mënyrë sa më të shpejtë dhe graduale që të shmangin një kolaps ekonomik që do të jetë me pasoja disa dhjetëra vjeçare. Për Shqipërinë mund të shtohet problemi i pamjaftueshmërisë ushqimore dhe ndoshta i urisë për shumë kategori dhe familje shqiptare.Sot pashë një revistë me 11 foto nga Afrika, India dhe në to ishte vetëm një vend nga Europa, Shqipëria, ku tregohej si ankoheshin njerëzit edhe për ushqimin e drekës”, ka thënë ish-deputeti Kastriot Islami.

Kastriot Islami: Pas koronavirusit do të vijë kriza ekonomike, Shqipëria mund të përballet me urinë Read More »

Tre qytetet “vatra” të nxehta në Shqipëri

Tirana, Shkodra dhe Fieri janë rrethet me numrin më të lartë të vatrave me Covid-19.

Në një intervistë për Televizionin Klan, shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetin Publik, Eugena Tomini tha se vatrat janë kryesisht familjare.

Përhapjen e Covid-19 nëpër fasoneri, Tomini e sheh të lidhur me mungesën e distancimit fizik.

Kjo ka çuar edhe në mbylljen e tyre.

Lidhur me lehtësimin e masave nga qeveria, Tomini tha se janë ndërmarrë pas vlerësimit të kritereve epidemiologjike.Ndërkohë po vijon gjurmimi dhe testimi i kontakteve për personat e rezultuar pozitive me Covid-19.

Tre qytetet “vatra” të nxehta në Shqipëri Read More »

Mesazhi i Pashkës Ortodokse/ Janullatos: Të transmetojmë dritën e shpresës të mospasjes frikë që na fali Krishti

Krypeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë u ka drejtuar një mesazh urimi të gjithë besimtarëve ortodoksë me rastin e ditës së Pashkëve duke u thënë, Krishi u ngjall, le të besojmë te shpresa për të mos pasur frikë nga COVID-19.

Ne mesazhin e tij nëpërmjet një videoje, Kryepeshkopi Anastas Janullatos uroi Pashkë të Mbara.

“Le t’i kundërvihemi kësaj pandemie me të mos pasur frikë, që na fal Krishti i kryqëzuar dhe i ngjallur. Një mospasje frike plot me paqe dhe solidaritet. Sivjet nuk do mund ta transmetojmë dritën e ngjalljes nga njëra vatër te tjetra. Le të transmetojmë dritën e shpresës të mos pasjes frikë që na fali Krishti nga njëra zemrën në zemra të tjetra. Krishti u ngjall”, tha ai.

“Frika është një këshilluese e keqe e njeriut. Ajo depërton me mënyra të ndryshme në mendimin dhe në vullnetin tonë, duke na ulur rezistencën dhe kreativetin. Te njeriu frikën e shkaktojnë shkaqe të ndryshme: konfliktet e armatosura, katastrofat natyrore, sëmundjet epidemike, si pandemia e tanishme e COVID-19, që ka tronditur mbarë njerëzimin. Në nivelin personal frikë shkaktojnë armiqësitë, padrejtësitë, konfliktet e ndryshme individuale, por shpesh edhe dobësitë tona. Frika njerëzore kulmon veçanërisht kur njeriu ndodhet para vdekjes”, u shpreh Janullatos.

“Sot, mendimi dhe sjellja jonë janë robëruar nga koronavirusi. Por, ne nuk duhet ta lejojmë këtë armik të padukshëm të na gjunjëzojë. Teksa qëndrojmë në shtëpi, nuk duhet të izolohemi, përkundrazi, le ta mbështesim njëri-tjetrin, me fjalë dhe veprime të thjeshta, me heshtje të dhembshur, me dëshirë të mirë dhe gëzim. Për më tepër nuk duhet të kufizohemi duke mbështetur vetëm familjen tonë; le ta zgjerojmë interesimin tonë edhe te miqtë, tek ata që ndodhen afër dhe larg. Është nevojë urgjente që të marrim pjesë në betejën për çlirimin nga sindroma e frikës, e cila po përhapet rreth nesh në mënyrë të pakontrolluar. Nuk do të na braktisë Perëndia! Diçka e mirë do të dalë edhe nga kjo sprovë e madhe. Kjo luftë, e paparë ndonjëherë, do të fitohet me anë të mobilizimit të përgjithshëm, mbarënjerëzor të solidaritetit”, tha Kryepeshkopi Janullatos. /atsh

Mesazhi i Pashkës Ortodokse/ Janullatos: Të transmetojmë dritën e shpresës të mospasjes frikë që na fali Krishti Read More »

Të hënën nis testimi i ri për grupet e rrezikuara nga COVID-19/ Manastirliu: Gati testimi serologjik për stafet mjekësore në laboratorin e QSUT

Një testim i ri serologjik do të nisë të kryhet nga java tjetër në laboratorin e dytë që do të jetë gati edhe për testimet për COVID-19, laboratori i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Deklarata u bë sot nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë inspektimit të laboratorit mikrobiologjik të QSUT-së, i cili do të kryejë testin e ri për konfirmimin e diagnozës dhe vlerësimin e imunizimit, duke filluar nga grupet e rrezikut.

“Komiteti Teknik i Ekspertëve i ngritur në Ministrinë e Shëndetësisë për epideminë e koronavirusit, ka vendosur që të përfshijë një testim të ri, që është testimi serologjik, i cili do të nisë pikërisht nga grupet e rrezikuara, siç janë mjekët, por edhe strukturat e policisë. “Janë përcaktuar protokollet dhe nga dita e hënë do të nisë testimi i ri”, tha Manastirliu.

Në laboratorin e mikrobiologjisë në QSUT janë siguruar aktualisht 6 mijë teste, që janë disponibël. E gjithë struktura e laboratorit e certifikuar është e ngritur për të filluar këtë testim të ri.

Duke theksuar se testimi serologjik do të kryhet në QSUT por nën lidershipin e Institutit të Shëndetit Publik, Manastirliu tha se mbetet prioritet mbrojtja e personelit shëndetësor.

“Dua të them që mbetet prioritet për ne mbështetja dhe mbrojtja e stafit tonë të shëndetësisë. Prandaj dhe ky testim serologjik për të vlerësuar krijimin e antitrupave do të fillojë në grupet më të riskuara që janë personeli mjekësor dhe gjithashtu grupet që janë në shërbime siç janë Policia e Shtetit e të tjerë”, tha ministrja.

Dr. Vjollca Duro u shpreh se laboratori i QSUT-së është i ndërtuar sipas standardeve ndërkombëtare dhe stafi që do të punojë është i trajnuar.

“Laboratori i QSUT-së është ndërtuar sipas standardeve ndërkombëtare, niveli i dytë i biosigurisë. Stafi është i trajnuar, do të punojnë tre mjekë dhe katër staf teknik laborator”, tha dr. Vjollca Duro.

Laboratori i QSUT-së, në një fazë të dytë, do të shërbejë edhe për testimin e kampioneve të dyshuara për COVID-19, me metodën e biologjisë molekulare të Real-Time PCR. /atsh

Të hënën nis testimi i ri për grupet e rrezikuara nga COVID-19/ Manastirliu: Gati testimi serologjik për stafet mjekësore në laboratorin e QSUT Read More »

Prodhimet bujqësore shqiptare shënojnë rritje/ Balla: Konsumoni sa më shumë “Made in Albania

Pavarësisht situatës së krijuar nga COVID-19, prodhimet bujqësore shqiptare kanë shënuar rritje.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ftoi sot shqiptarët që të konsumojnë sa më shumë prodhime “Made in Albania”.

Balla tha se “në nivel kombëtar, edhe pse në një situatë të jashtëzakonshme aktiviteti në sektorin bujqësor vijon, madje sipas të dhënave nga Drejtoria e Doganave vetëm gjatë muajit mars 2020 kemi 18% më shumë eksporte të prodhimeve bujqësore krahasuar me marsin 2019”.

Sipas tij, “edhe tre muajt e parë të këtij viti janë me rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar”./atsh

Prodhimet bujqësore shqiptare shënojnë rritje/ Balla: Konsumoni sa më shumë “Made in Albania Read More »

482 viktima në 24 orë, rritet numri i të shëruarve

Numri i vdekjeve gjatë 24 orëve të fundit në Itali ishte 482 personave, kundrejt 575 të ditës së djeshme, për një total që tejkalon 23 000 personat, sipas buletinit të Mbrojtjes Civile italiane.

”Rastet e reja të infektimit janë ‘fotokopje’ të numrave të djeshëm, 3 491 pozitiv në 24 orë dhe një prirje modeste rritjeje prej 2%, shtoi ajo.

Eshtë regjistruar një ”boom” i të shëruarve me 2 200 persona, ndërkohë të izoluar në shtëpi ndodhen mbi 80 000 persona./atsh

482 viktima në 24 orë, rritet numri i të shëruarve Read More »