Andueli

Bizneset që hapen nesër aktivitet nga 05:00-17:30, vetëm duke zbatuar protokollet e sigurisë

Bizneset që hapen nesër, lejohen të ushtrojnë veprimtarinë e tyre nga ora 05:00-17:30 vetëm duke zbatuar protokollet e sigurisë në punë, për mbrojtjen e qytetarëve dhe punonjësve, është shprehur sot Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Manastirliu, ka publikuar sot listën e bizneseve që hapen nesër nga ora 05:00- 17:30.

“Dyqanet e veshjeve, tekstileve, këpucëve dhe artikujve prej lëkure. Dyqanet që tregotjnë mobilje, pajisje të ndriçimit dhe artikujve shtëpiakë. Dyqanet e luleve, bimëve, të kafshëve të shtëpisë dhe ushqimit të tyre. Dyqantet e pajisjeve elektronike, lodrave për fëmijë, pajisjet sportive, pajisjet e telekomunikacionit. Shërbimi taxi”, thuhet në listën e nxjerrë nga Manastirliu.

“Ndërkohë lista e plotë e bizneseve që hapen gjendet e plotë në portalin E-Albania”, ka theksuar Manastirliu./atsh

Bizneset që hapen nesër aktivitet nga 05:00-17:30, vetëm duke zbatuar protokollet e sigurisë Read More »

Meta: Ndryshimet në Kodin Penal janë të standardeve më të mira europiane

Presidenti Ilir Meta deklaroi sot se ndryshimet në Kodin Penal janë të standardeve më të mira europiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në fushën e shëndetit publik.

Në një intervistë në një nga mediet në vend, Meta tha se ndryshimet janë edhe më të kujdesshme se sa i ka edhe vetë Danimarka, i cili është vendi kampion i mbrojtjes së të drejtave të njeriut në kontinent dhe që është vendi i parë që ka shpikur edhe termin e Ombudsmanit apo të Avokatit të Popullit që në vitin 1241.

Sipas Metës, Kodi Penal kishte një boshllëk të qartë në legjislacion, dhe në rast se nuk do të miratoheshin këto ndryshime, pra jo vetëm do të kishim një boshllëk në Kodin Penal, por e gjithë sjellja do të kishte mundësi të ishte abuzive në raport me qytetarët.

“Unë nuk besoj se një qytetar i Shqipërisë është kundër, që një person i cili është diagnostifikuar nga autoritetet shëndetësore me një sëmundje të rrezikshme apo me një sëmundje ngjitëse, është i paralajmëruar nga ato në mënyrë zyrtare dhe me dashje rrezikon jetën e të tjerëve e sjell si pasojë vdekjen e tyre, gje që provohet padyshim, të mos ketë një dënim”, tha Meta.

Sipas tij, proporcionaliteti dhe siguria juridike janë tërësisht të garantuara.

“Përshkallëzimi nga masat administrative te sanksionet penale, te gjoba apo te dënimi qoftë edhe me burg janë edhe më të kujdesshme se sa vetë legjislacioni për këtë çështje i Danimarkës”, u shpreh Meta.

I pyetur mbi shtyrjen e afatit të gejndjes së fatkeqësisë natyrore, Presidenti tha se “Në vlerësimin tim një shtyrje e re 30 ditore do të ishte më e logjikshme më e arsyeshme”. Por gjithsesi, kreu i shtetit tha se e rëndësishme është të ndërtohet tashmë një rrugë më e qartë drejt rikthimit në normalitet dhe përshtatjes me këtë situateë, pasi është e qartë se kjo do të kërkojë kohën e saj.

Lidhur me efektet e infeksionit COVID-19 në disa sektorë të ekonomisë, Meta tha se duhet të përshtatemi për të rimarrë veten e funksionuar në kushtet e reja.

“Është situatë e vështirë e paparashikueshme, por në javët që vijnë do të ketë përgjigje më të qarta. E rëndësishme është të mos humbasim përqëndrimin nga rritja e testimeve, gjurmueshmëria e rasteve dhe izolimi i vatrave, sepse këto do të na krijojnë mundësinë që gradualisht të kthehemi drejt një normaliteti të ri, sepse ai normalitet që u ndamë dy muaj më parë do të na kërkojë kohë të gjatë“, tha Meta./atsh

Meta: Ndryshimet në Kodin Penal janë të standardeve më të mira europiane Read More »

Policia mbrojtje e monitorim në zonat e gjelbërta Rama: Mundësi dhe përgjegjësi e re për qytetarët

Policia e Shtetit po përgatitet për mbrojtjen dhe monitorimin e zonave të gjelbra, ku prej ditës së hënë do të lehtësohet lëvizja duke respektuar disa rregulla strikte.

Kryeministri Edi Rama tha sot se “qytetarët e zonave të gjelbra do të kenë një mundësi të re, po edhe përgjegjësinë e re që të mbrojnë veten e të tjerët, në kushtet e një lehtësimi të madh krahasuar me pjesën tjetër të vendit”.

Ditën e djeshme, Kryeministri Rama publikoi hartën e zonave të gjelbra,që përfshijnë qarkun Dibër, qarkun Gjirokastër, zona e përbashkët e bashkive Pogradec, Përrenjas, Librazhd, zona e përbashkët e bashkive Sarandë, Himarë, Konispol, Finiq dhe bashkia Divjakë./atsh

Policia mbrojtje e monitorim në zonat e gjelbërta Rama: Mundësi dhe përgjegjësi e re për qytetarët Read More »

Shërbimi taksi rinis më 27 prill, ja protokollet e sigurisë që duhet të respektohen

Të hënën e 27 prillit do të rinisë shërbimi i taksive për lëvizjet brenda qytetit të cilat do të funksionojnë duke respektuar protokollet e ndërmarra në situatën e emergjencës COVID-19.

Fillimisht shoferi dhe pasagjeri duhet të jenë të pajisur me maska, doreza dhe dezinfektant si dhe duhet të shmangin kontaktet fizike.

Ndërkaq, nuk do të lejohet më shumë se një klient në taksi dhe ai duhet të ulet mbrapa dhe diagonalisht me shoferin e mjetit. Përjashtim nga ky rregull bëjnë vetëm rastet nga e njëjta familje dhe të shoqërimit me të mitur apo persona me paaftësi.

Po ashtu, kondicioneri në makinë duhet të qëndrojë i fikur ndërsa dritaret e mjetit duhet të qëndrojnë paksa të hapura. Duhen respektuar gjithashtu edhe kërkesat e ministrisë së Shëndetësisë për të mbuluar gojën dhe hundën me një pecetë ose bërryl kur kolliten apo kur teshtin, si dhe të shmanget prekja e syve, hundës ose gojës me duar të palara.

Rregulla duhet të ndiqen edhe për pagesën e udhëtimit, pasi shoferi pas pagesës me kartë apo kesh, shoferi dhe pasagjeri duhet të dezinfektojnë duart. Ndërkohë shoferi pas çdo pasagjeri, duhet të dezinfektojë: timonin, dorezat e dyerve të mjetit, sediljet, rripat e sigurimit, kontrollet e dritareve, butonin e bagazhit./atsh

Shërbimi taksi rinis më 27 prill, ja protokollet e sigurisë që duhet të respektohen Read More »

Klosi: Nga fundi i majit mund të kemi fluturimet e para charter me turistë

Nga fundi i muajit maj apo fillimqershori mund të fillojnë fluturimet e para charter me turistë drejt vendit tonë nën masa shumë strikte higjieno-sanitare dhe ruajtjen e distancimit social.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, gjatë një interviste televizive theksoi se, duke parë situatën e krijuar nga COVID 19, këtë vit, do të jetë një turizëm i vështirë, por që do të nis të funksionojë por pa humbur vigjilencën. Ministri Klosi tha se mbi 80 % e turistëve vijnë në rrugë tokësore kryesisht nga rajoni.

“Në fund të muajit maj ose fillimqershori nëse gjërat shkojnë kështu siç mendojnë se po shkojnë do të fillojnë Charter-at e parë me udhëtim të dedikuar dhe me kontrolle shumë strikte me turistë të huaj dhe me kontroll të madh të higjienës, distancimit social. Do të jetë një turizëm i vështirtë, por edhe një turizëm që do të fillojë të mbajë të gjithë sistemin e turizmin. Pra shpresojmë të nisim me Charter-at e parë, kompanitë e transportit dhe prenotimet e para. Me këto kushte që kemi por pa humbur vigjilencën ne do të kemi padyshim dhe këtë vit turizëm të organizuara”,- tha Klosi.

“Asgjë nuk do të jetë siç ka qenë, nuk do të kemi organizim e të madh e festa të mëdha, disko apo schuma-party, por struktura që duhet të menaxhohen në mënyrë shumë të organizuar për të ruajtur higjienën dhe distancimin. Jemi ende në fazën e duarve me shkumë dhe jo schuma-party”, u shpreh ministri Klosi.

“Mbi 80 % e turistëve vijnë nga toka shumë më tepër vizitor do të vijnë nga rajoni nga Kosova, Maqedonia, Serbia, Bosnja apo Bullgaria. Sektori ka nevojë që të jetë solid pasi nuk funksionon dot vetëm nga një hotel dhe restorant, por janë mbi 200 mijë kontributor direkt ose indirekt në këtë sektor”-, theksoi Klosi. /atsh

Klosi: Nga fundi i majit mund të kemi fluturimet e para charter me turistë Read More »

Ambasadorja franceze, Vasac në Fier: Dhuron 800 maska shumëpërdorimshme

Ambasadorja e Francës në Tiranë, Christina Vasac i ka dhuruar sot Bashkisë Fier 800 maska shumëpërdorimshme.

Maskat janë destinuar të përdoren nga punonjësit e bashkisë gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre publike si në zyra, ashtu edhe në terren.

Nënkryetarja e Bashkisë, Enkelejda Peshkëpia priti sot ambasadoren Vasac, të cilën e falënderoi për këtë akt solidarizimi në luftë kundër COVID-19./atsh

Ambasadorja franceze, Vasac në Fier: Dhuron 800 maska shumëpërdorimshme Read More »

“Çfarë mrekullish ka Shqipëria”, Rama ndan videon e flamingove rozë në ujërat e kripur të vendit

Kryeministri Edi Rama zgjodhi sot pamje të mrekullueshme nga bregu perëndimor i vendit, ku si pasojë e izolimit të krijuar nga situata e COVID-19 është shtuar numri i flamingove rozë dhe shpendëve të tjerë.

“Çfarë mrekullish ka Shqipëria”, tha Rama ndërsa ndau videon.

Flamingot rozë po shtohen në Shqipëri e tashmë zbaviten në ujërat e kripur në bregun perëndimor të vendit. Në numër janë shtuar deri tre here, teksa shijojnë qetësinë e rivendosur gjatë mbylljen në shtëpi nga situata e COVID-19.

Ata nuk janë të vetmit shpendë që po shtrijnë krahët. Pelikani kaçurrel po ashtu po shtohet në këtë qetësi. Ruajtësit e tyre shpresojnë që qetësia do t’i shtyjë zogjtë të riprodhohen. /atsh

blob:https://www.facebook.com/2e97c239-a650-48c5-abb3-2a540be573da

“Çfarë mrekullish ka Shqipëria”, Rama ndan videon e flamingove rozë në ujërat e kripur të vendit Read More »

Rama: Të shtunë dhe të diel të gjithë në karantinë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “të shtunën dhe të dielën do të jetë çdo gjë e bllokuara siç ishte javën e kaluar. Të gjithë në shtëpi përveç atyre që janë në ato punë të lejuara për të shtunë dhe të dielë”.

Në një komunikim të drejtpërdrejtë Kryeministri Rama tha se “jemi në një situatë positive, por sitiuata positive është përmbysshme sa hap e mbyll sytë, nëse ne lëshohemi”./atsh

Rama: Të shtunë dhe të diel të gjithë në karantinë Read More »