Andueli

Opinioni i Venecias mbi “Antishpifjen”/ Pa humbur kohë të adresojmë në Kuvend sugjerimet e vyera

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit sot të opinionit nga Komisioni i Venecias në lidhje me “Antishpifjen”.

Rama shpreh mirënjohje Komisionit të Venecias për Opinionin, dhe thekson se “pa humbur kohë të adresojmë në Kuvend sugjerimet e vyera”.

“Mirënjohje Komisionit të Venecias për Opinionin mbi “Antishpifjen”! Tani pa humbur kohë të adresojmë në Kuvend sugjerimet e vyera dhe të garantojmë me ligj të drejtën e çdo njeriu për t’u mbrojtur nga Shpifja, si dhe detyrimin e çdo portali për t’u identifikuar si subjekt i ligjit”, thekson Rama.

Pasi Presidenti Ilir Meta dekretoi kthimin e ligjit, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, mazhoranca kërkoi opinionin e Komisionit të Venecias për këtë çështje./atsh

Opinioni i Venecias mbi “Antishpifjen”/ Pa humbur kohë të adresojmë në Kuvend sugjerimet e vyera Read More »

Infektohen me COVID-19 dy vëllezërit Budina/ Rama: U uroj shërim të shpejtë, virusi po përfiton nga neglizhenca

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit për infektimin me COVID-19 të dy vëllezërve Edmond dhe Robert Budina.

Ai shpreh keqardhje që dy vëllezërit Budina pozitiv në testin për COVID-19, ndërsa u uron që ta kalojnë sa më lehtë.

Kryeministri bëri thirrje që të gjithë duhet të bëjnë kujdes maksimal pasi virusi po përfiton nga neglizhenca e qytetarëve ndaj rregullave.

“Më vjen sinqerisht keq që dy vëllezërit Budina kanë rezultuar pozitiv në testin për Covid-19! U uroj ta kalojnë sa më lehtë dhe të kenë shërim të shpejtë! Të gjithë duhet të bëjmë kujdes maksimal sepse virusi s’ka ikur dhe po përfiton nga neglizhenca e qytetarëve ndaj rregullave!”, shprehet Kryeministri Rama./atsh

Infektohen me COVID-19 dy vëllezërit Budina/ Rama: U uroj shërim të shpejtë, virusi po përfiton nga neglizhenca Read More »

Klodiana Lala tregon momentet e fundit të Nehat Kullës/ ‘Ç’gjeneral jam unë, nuk më takon më asnjë njeri’

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar momentet e fundit të Nehat Kullës në bù rg, i cili humbi jetën disa ditë më parë si pasojë e koronavirusit. Kulla u lirua nga bù rgu rreth një vit më parë, pasu kishte shlyer më shumë se 20 vite dë nim për vr asje.

Lala thotë se Nehat Kulla ishte në gjendje të rënduar shëndetësore që prej kohës kur qendronte në qeli, dhe vitet e fundit takohej vetëm nga i biri dhe bashkëshortja e tij.

Ajo ka treguar se ai nuk preferonte më as ti thërrisnin nofkën ‘gjeneral’, që i ishte vënë pasi ai kishte krijuar një repart më vete në Tiranën e viteve 90′, ku kishte ushtarët e tij të bindur.

“Gjatë një takimi në bù rg ku ka qenë edhe ish ministri Besnik Mustafaj si dhe shkrimtarja Flutura Açka, që dhuronin libra, juristi i bù rgut e pyet: “Gjernal për çfarë ke nevojë? Po ç’ gjeneral tha, mua tani s’më takon më asnjeri”.

Vitet e fundit, Kulla nuk takohej me njeri përveçse me djalin apo bashkëshorten e tij. Në b ùrg ishte një person shumë i tërhequr, pavarësisht se më parë ishte një person problematik në botën e kr ímit”, u shpreh Lala në Opinion.

Klodiana Lala tregon momentet e fundit të Nehat Kullës/ ‘Ç’gjeneral jam unë, nuk më takon më asnjë njeri’ Read More »

Parashikimi i motit, ja sa do shkojnë temperaturat sot

Dita e sotme pritet të karakterizohet nga mot me diell dhe pa reshje në të gjithë territorin e vendit tonë.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, temperatura maksimale pritet të shënohet në vendet e ulëta 29°C, ndërsa ajo minimale në vendet malore 9°C.

TEMPERATURAT

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 16 / 26°C

në vendet e ulëta: 14 / 29°C

në vendet malore: 9 / 24°C

ERA

Era pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare.

Parashikimi i motit, ja sa do shkojnë temperaturat sot Read More »

PS për 7 vite qeverisje ka zhvilluar luftë me krimin si asnjë herë më parë

“Partia Socialiste është sulmuar dhe përbaltur në mënyrë të shfrenuar nga një strategji e tërë politike kriminalizuese, e dini pse, pikërisht sepse ka qenë forca që i ka dhënë këtij vendi për afër 7 vite sot qeveri që e ka zhvilluar luftën me krimin si asnjëherë më parë”.

Kështu deklaroi sot në fjalën e tij në Kuvend, Kryeministri Edi Rama duke iu përgjigjur deputetit të opozitës Halit Valteri.

Kreu i qeverisë u shpreh se “patjetër opinionet e ndryshme janë ato që na ndihmojnë që të kuptojmë më mirë dhe të ecim më drejt përpara, por faktet nuk janë opinione. Doni s’doni ju dhe të gjithë ata që flasin si ju nuk ka asnjë krahasim të mundshëm mes Shqipërisë sot dhe Shqipërisë dje, jo Shqipërisë 100 vjet përpara, por 5-6 vjet përpara në aspektin në luftën me krimin. Është fakt i njohur nuk është opinion që kush e lufton seriozisht krimin akuzohet pikërisht për të kundërtën”.

Sipas tij, kush përballet seriozisht me krimin merr baltë dhe goditje pikërisht si bashkëpunëtor i krimit, kjo është e njohur botërisht.

“Kjo ka ndodhur kudo në çdo vend ku krimi është luftuar seriozisht”, shtoi Rama.

Më tej Kryeministri tha se “ndoqa me pezmatim këtë interpelancë jo se është e para, por sepse duke u përgatitur për të folur për raportin e progresit të BE-së siç është detyrimi në axhendën e sotme përsëri po mendoja lidhur me një debat që bëmë bashkarisht, zoti Valteri herën e shkuar apo në një nga herët e shkuara ku ju me të drejtë ishit të shqetësuar për dhunën dhe këtu ju sot bëtë dhunë, përsëri stimuluat dhunën, frymëzuat dhunën, ju dhatë të gjithë të rejave e të rinjve që mund të ishin duke ndjekur fjalën tuaj shembullin më të keq të mundshëm sesi njeriu qëndron në një mjedis public dhe mbron bindjet e tij”.

“Është e paimagjinueshme që një deputet të dalë në foltoren e Kuvendit të bëjë akuza penale të japë edhe deri detaje që lidhen me një hetim duke u shprehur se njeh vrasësit, njeh atentatorët, viktimat, njeh kush është me kapele e njeh kush është pa kapele e ndërkohë ende nuk keni shkuar në prokurori që të viheni në dispozicion të hetimit dhe të ndihmoni në zbardhjen e krimit”, – tha Rama.

Kryeministri u shpreh se “ju nuk jeni as i vetmi dhe ai i pari jeni thjesht zgjatimi i një falange që ka vite e vite që e ka marrë peng detain publik , e ka marrë peng edhe kulturën e parlamentarizmit duke mos e lënë të zhvillohet sipas standardeve europiane për të cilat të gjithë flasim dhe duke kriminalizuar dynjanë”./atsh

PS për 7 vite qeverisje ka zhvilluar luftë me krimin si asnjë herë më parë Read More »

Robert Ndrenika pro Teatrit të ri: Gjej ngushëllim kur mendoj se do ngrihet një shtëpi bashkëkohore

Artisti i njohur Robert Ndrenika u shpreh sot se për prishjen e Teatrit Kombëtar ka ndjerë po atë dhimbje që ndjen qytetari kur i prishet shtëpia e vjetër e babai, por gjen ngushëllim kur mendon se në atë vend do ngrihet një shtëpi bashkëkohore.

Duke folur në një medie, Ndrenika tha se padiskutim që ndjeu dhimbje për shkak të nostalgjisë prej viteve që ka kaluar në atë godinë, por gjen ngushëllim kur mendon se në atë vend do ngrihet një shtëpi bashkëkohore pa hilera.

“Kam ndjerë po atë dhimbje që ndjen qytetari kur i prishet shtëpia e vjetër e babait, në të cilën ka kaluar fëmijërinë dhe është bërë burrë, por gjen ngushëllim kur mendon se në atë vend do ngrihet një shtëpi bashkëkohore pa hilera”, tha Ndrenika./atsh

Robert Ndrenika pro Teatrit të ri: Gjej ngushëllim kur mendoj se do ngrihet një shtëpi bashkëkohore Read More »

Parandalimi i përhapjes së COVID-19/ Policia shpërndan dy tubime, procedohen 7 persona

Policia e Tiranës shpërndau dy tubime të paligjshme të zhvilluara njëkohësisht para Ministrisë së Infrastrukturës dhe asaj të Arsimit, si dhe procedoi 11 persona të identifikuar si organizatorë, për “Organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme”.

Grupi i parë i protestuesve që ishte mbledhur para Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, përbëhej nga disa punonjës të Shoqatës së Transportit Publik, të cilët kanë kërkuar që të lejohet lëvizja e mjeteve të transportit publik. Ndërsa një grup studentësh protestuan para Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, duke kërkuar uljen e tarifave të studimit.

Gjatë zhvillimit të tubimeve, në të dy rastet, Policia para se të ndërhynte për të shpërndarë tubimet, ka bërë thirrje me megafon që protestuesit të shpërndahen, të mbajnë distancë sociale nga punonjësit e Policisë dhe nga njëri-tjetri, duke i paralajmëruar se në rast mosbindje, do të ndërhyjë në bazë të ligjit.

Më pas, Policia shpërndau protestuesit, duke bërë disa shoqërime dhe ka filluar procedimin penal për 7 persona si organizatorë të tubimit tek Ministria e Infrastrukturës dhe për 4 të tjerë si organizatorë të tubimit te Ministria e Arsimit, pasi kanë organizuar dhe protestuar në mënyrë të paligjshme, pa lejen e institucioneve, aq me tepër në situatë të jashtëzakonshme në kohë pandemie, ku ndalohen me ligj grumbullimet apo tubimet.

Materialet për këto ngjarje do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, në ngarkim të 11 personave të identifikuar si organizatorë, për veprën penale “Organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme”.

Policia e Shtetit apelon për respektim në maksimum të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, si dhe u bën thirrje qytetarëve që problematiken dhe shqetësimin që kanë ta adresojnë pranë institucioneve dhe organeve kompetente, pa krijuar grumbullime, pasi grumbullimet dhe tubimet janë në shkelje të Aktit Normativ për parandalimin e pandemisë COVID-19.

Njëkohësisht Policia u bën thirrje qytetarëve që të mos bëhen pjesë e protestave të paligjshme, pasi do të marrë masa dhe nuk do lejojë të zhvillohen protesta të tilla, ndërsa organizatorët dhe pjesëmarrësit do të përballen me forcën e ligjit. /atsh

Parandalimi i përhapjes së COVID-19/ Policia shpërndan dy tubime, procedohen 7 persona Read More »

OBSH e cilësoi zbulim që shpëton jetë/ Bari “Dexamethasone”, në përdorim në Spitalin Infektiv

Bari “Dexamethasone” është një bar i përdorur në shërbimin Infektiv dhe vijon të përdoret për personat që kanë insuficiencë respiratore në gjendje të rëndë, pra ajo që në gjuhën mjekësore quhet “detresi respirator”, që rëndon situatën e këtyre pacientëve. Kështu u shpreh, Najada Como, shefe e shërbimit Infektiv në një prononcim televiziv për medikamentin që një ditë më parë OBSH e përgëzoi si zbulim të rëndësishëm.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka siguruar medikamentin në fjalë, bazuar në kërkesat e shërbimit Infektiv.

Së fundmi OBSH përgëzoi rezultatet paraprake të një studimi britanik mbi një medikament për të luftuar kundër sëmundjes respiratore të COVID-19, duke e cilësuar si një zbulim revolucionar.

”Testet në 2104 pacientë kanë treguar se dozat e ulëta të këtij medikamenti reduktojnë numrin e të vdekurve me një të tretën e pacientëve në ventilatorë dhe me një të pestën mes atyre që marrin oksigjen”, njoftuan studiuesit britanikë.

Studiuesit i kanë përshkruar rezultatet si një zbulim i madh që do të shpëtojë jetë./atsh

OBSH e cilësoi zbulim që shpëton jetë/ Bari “Dexamethasone”, në përdorim në Spitalin Infektiv Read More »