Andueli

Moti/ Më në fund ndryshojnë temperaturat

Pas temperaturave përvëluese, javën e ardhshme priten ditë me shi.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, pjesa më e madhe e javës do karakterizohet nga ulje e ndjeshme e temperaturave.

-Dita e hënë do të ketë mot kryesisht të kthjellët, vranësira të pakta të përqendruara përgjatë relieveve malore. Reshje shiu të izoluara përgjatë maleve në Juglindje të vendit.

-Dita e martë do të nisë me mot të kthjellët e shtim gradual të vranësirave deri të dendura.

-Dita e mërkurë do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit fillimisht në Veriperëndimin e gradualisht reshjet do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit. Përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe në Jugperëndim të vendit reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar, lokalisht reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

-Dita e enjte do të vijojë me kushte atmosferike të paqëndrueshme. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët përgjatë vijës bregdetare dhe intensitet deri mesatar në pjesën tjetër të vendit.

-Dita e premte do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, të cilat në mesditë do të pasohen nga reshje shiu të karakterit lokal përgjatë vijë bregdetare. Në pjesën tjetër të vendit reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Era do të jetë nga Jugperëndimi –Veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s, ndërsa ditën e martë dhe të mërkurë do të fitojë intensitet deri në 15-20m/sek. /noa.al/

Moti/ Më në fund ndryshojnë temperaturat Read More »

Çfarë shihni në këtë foto, pemë, dy fytyra apo dy sy?/ Përgjigjia ka lidhje me personalitetin tuaj

Pemë, dy fytyra apo dy sy? Çfarë shihni në këtë foto?

Përgjigjia ka lidhje me personalitetin tuaj.

Pemë

Keni pasur një fëmijëri shumë të shëndetshme, afër një familjeje që ju ka dashur dhe pranuar gjithmonë dhe ju ka rritur në një mjedis me shumë energji pozitive, kjo ju ka bërë të rriteni të lumtur dhe të sigurt.

Dy fytyra

Ju jeni një person egoist dhe krenar. Kjo ndodh ndoshta ngaqë përvojat tuaja të së kaluarës, veçanërisht gjatë fëmijërisë, ju bënë individualist nga nevoja për t’ju ofruar gjithçka nga ata që ishin përgjegjës për ju, shkruan Class.

Sot e dini që ju jeni i vetmi përgjegjës për veten tuaj, kështu që bëni gjithçka që është e mundur për të shmangur çdo lloj privimi, si financiar, ashtu edhe emocional.

Dy sy

Pavarësisht sa të pavarur e konsiderojmë veten, madje edhe për të kryer detyra të vogla në jetë, ne kemi nevojë për dikë tjetër. Privimi juaj i marrëdhënieve mund t’ju mbrojë deri diku, por gjithashtu ju bën një person të vetmuar me potencial të dobët. Mos e humbisni jetën, hapuni para botës. /k.k/noa.al/

Çfarë shihni në këtë foto, pemë, dy fytyra apo dy sy?/ Përgjigjia ka lidhje me personalitetin tuaj Read More »

Flet nga shtrati i prekuri me Covid: ‘Lutuni për mua!E pesta ditë dhe flaka po më del’

Zekri Agushi, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili gjatë luftës ka humbur edhe njërin krah, ka publikuar një video ku thotë se është prekur nga COVID-19. Ai tregon sesi po e përjeton sëmundjen e vështirë në shtrat, ndërsa apelon që të luteni për të, për t’ia dalë mbanë.

Nga videoja, i shtrirë në shtrat, në gjendje të rënduar, mezi flet, teksa i dridhet edhe zëri.

“Jam i infektuar me Covid-19. Kam temperaturë shumë të madhe”.

“Dikush ka simptoma shumë të rënda, dikush më të lehta”, thotë ai.

Agushi tregon se ka 5 ditë me temperaturë dhe në një rast kur i është dashur të ngrihet, është rrëzuar në banjo, madje i ka humbur vetëdija.

“Më ka humbur fuqia. Jam rrëzuar në banjo dhe më ka humbur edhe vetëdija”.

“E pesta ditë dhe flaka më doli”, thekson ai.

“Jam invalid i luftës dhe krahun e kam humbur në luftë. Kërkoj prej jush veç lutuni për mua të madhit Zot”, shprehet më tej Zekri Agushi, në videon që ndau dhe e bëri publike në Facebook:

Flet nga shtrati i prekuri me Covid: ‘Lutuni për mua!E pesta ditë dhe flaka po më del’ Read More »

Kryeministri Rama poston foton e rrallë me nënën: ‘Mund të bësh atë që nëna do të donte. Të hapësh sytë, të qeshësh, të duash dhe të ecësh përpara’

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë reagimin e parë, në më shumë se 24 orë, pas ndarjes nga jeta të nënës së tij, Anetës.

Rama ka përzgjedhur disa vargje një ditë dhe një mesazh pas lamtumirës krahas një fotoje, kur ishte fëmijë, në krahët e nënës.

Mesazhi i plotë i kryeministrit Edi Rama:

Mund të derdhësh lot pse iku

Ose mund të buzëqeshësh sepse jetoi

Mund të mbyllësh sytë e të lutesh që të kthehet

Ose mund t’i hapësh e të shohësh gjithçka të ka lënë

Zemra jote mund të jetë bosh sepse nuk e sheh dot më

Ose ti mund të jesh plot me dashurinë që ndave me të

Mund t’ia kthesh shpinën të nesërmes dhe jetosh në të djeshmen

Ose mund të jesh i gëzuar me të nesërmen për çka ishte e djeshmja me të

Mund ta kujtosh atë vetëm për ikjen e saj

Ose mund të kujdesesh për kujtimin e saj që ajo të jetojë në të

Mund të qash e të mbyllesh në vete, bosh e me kurriz nga bota

Ose mund të bësh atë që nëna do të donte: Të hapësh sytë, të qeshësh, të duash dhe të ecësh përpara

***Edhe në emër familjes sonë lejomëni t’ju falenderoj përulësisht, për praninë tuaj të paçmueshme përmes mesazheve të pafundme e luleve të panumërta, që disi e lehtësuan peshën ndrydhëse të boshllëkut tonë të pangushëllueshëm.

Duke ju kërkuar një ndjesë të thellë për të qenit i pamundur t’ju përgjigjem, ju uroj me shpirt të gjithë atyre që jetojnë me këtë boshllëk, të rrojnë sa më gjatë që ta kujtojnë nënën e tyre dhe të tjerëve që kanë fatin ta kenë pranë yllin e shtëpisë, t’i kenë nënat sa malet dhe t’i gëzohen sa më shumë dritës së tyre, të pakonkurueshme as nga dielli e nga vetë yjet e qiellit.

/NOA.al

Kryeministri Rama poston foton e rrallë me nënën: ‘Mund të bësh atë që nëna do të donte. Të hapësh sytë, të qeshësh, të duash dhe të ecësh përpara’ Read More »

Delfinët ‘vizitojnë’ detin Jon dhe mahnisin pushuesit

Bregdeti i Jugut njihet për bukuritë e tij të rralla dhe ujin e kristaltë.

Sot në ujin e kthjellët të Jalit janë parë disa ‘vizitorë’ të rinj.
Një grup delfinësh i kanë shtuar akoma më shumë bukurinë detit Jon, teksa shoqërojnë me kërcimet e tyre pushuesit që shkojnë me varkë në thellësi.

Video është publikuar nga Ledi Shamku, ku shihet një tufë delfinësh në Jalë! “Për të tjerët quhet Shqipëri, për miqtë dëshirë për t’u rikthyer, për ne quhet Shpirt,” shkruan Shamku.

Delfinët ‘vizitojnë’ detin Jon dhe mahnisin pushuesit Read More »

Përcillet për në banesën e fundit Aneta Rama, nëna e kryeministrit të vendit, Edi Rama

Është përcjellë pak momente më parë për në banesën e fundit Aneta Rama, nëna e kryeministrit të vendit, Edi Rama.

Për shkak të pandemisë një numër i kufizuar njerëzish kanë marrë pjesë në ceremoninë e varrimit. Vetëm të afërmit dhe miqtë më të ngushtë dhe pak makina e shoqëruan të ëmën e kryeministrit, për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Kryeministri Rama dhe i vëllai Olsi iu drejtuan me një mesazh miqve dhe të afërmve duke kërkuar mirëkuptimin e tyre, për të mos qenë të pranishëm në përcjelljen për në banesën e fundit të Aneta Ramës, për shkak të situatës nga Covid-19.

Aneta do të prehet në varresat e Sharrës.

Aneta Rama ndërroi jetë në orën 05.00 të mëngjesit të sotëm në shtëpinë e saj. Ajo ishte e sëmurë, ndërsa prej ditësh ndodhej e shtruar në spital. Një javë më parë Aneta Rama kishte lënë spitalin dhe qëndronte në shtëpinë e saj.

/NOA.al

Përcillet për në banesën e fundit Aneta Rama, nëna e kryeministrit të vendit, Edi Rama Read More »

Forcimi i kapaciteteve për përballimin e COVID-19, Manastirliu: Shtohen 300 punonjës në sistemin shëndetësor

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, gjatë takimit me epidemiologët e Tiranës, një prej vatrave kryesore në vend, ka deklaruar se sistemit shëndetësor do t’i shtohen 300 mjekë, infermierë, teknikë, në përgjigje të planit dhe strategjisë afatmesme ndaj situatës së shkaktuar nga COVID-19.

“Vendimi i qeverisë ka alokuar 300 punonjës të dedikuar për spitalet që priten të hapen, por edhe për planin tonë afatmesëm në kuadër të përgjigjes të situatës të shkaktuar nga COVID-19. 300 punonjës do të jenë mjekë, teknikë apo infermierë, që do t’i përgjigjen nevojave të spitaleve COVID apo nevojave të tjera që ka sistemi shëndetësor”, tha Manastirliu.

Gjatë takimit me epidemiologët, Ministrja Manastirliu theksoi se po vijon puna me forcimin e kapaciteteve dhe burimeve njerëzore për përgatitjen e periudhës vjeshtë dimër.

“Ne po përgatitemi për vjeshtë-dimrin, që sigurisht do të jetë i vështirë, por po përgatitemi të fuqizojmë asetet sa i përket burimeve njerëzore, epidemiologët, punonjësit në shërbimet e Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor jo vetëm në Tiranë, ku janë dyfishuar ekipet por edhe në të gjithë qarqet, në mënyrë që në terren të kemi më shumë epidemiologë, më shumë punonjës, të cilët të mundet të kenë prioritet jo vetëm testimin, por edhe gjurmimin, hetimin për kufizimin e infeksionit”, tha Manastirliu.

Epidemiologët e terrenit kanë bërë të ditur se nga rastet e identifikuara së fundmi ka rritje të rasteve tek moshat e reja të cilët janë infektuar nga frekuentimi i vendeve me grumbullime masive, kryesisht festa dhe ditëlindje.

“Ajo çfarë vihet re këtë periudhë është rritja e rasteve në moshat e reja. Vatrat kryesore janë nga festat, ditëlindjet apo grumbullimet ne ceremoni mortore”, u shprehën epidemiologët.

Manastirliu ju ka bërë edhe njëherë thirrje të rinjve të tregohen të përgjegjshëm, pasi sjellja individuale në këtë betejë është vendimtare.

“Ajo çfarë konstatohet nga puna juaj është që të rinjtë, apo personat që janë frekuentues të festave dhe të ceremonive të cilat me udhëzime tona janë të ndaluara e që në fakt janë kryer në komunitet, por gjithashtu edhe frekuentuesit e klubeve, bareve, janë bërë shkak për transmetimin e infeksionit. Një thirrje për të rinjtë, të cilët duhet të ndërgjegjësohen më shumë sa i përket këtij virusi të rrezikshëm pasi ata po bëhen bartës të këtij infeksioni dhe më pas ja transmetojnë prindërve të tyre, gjyshërve të tyre. Sot më shumë se kurrë të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm, të përgjegjshëm sepse sjellja e çdo individi në këtë luftë me këtë armik të padukshëm është vendimtare në fitoren e çdo beteje”, apeloi Manastirliu./atsh

Forcimi i kapaciteteve për përballimin e COVID-19, Manastirliu: Shtohen 300 punonjës në sistemin shëndetësor Read More »

ISHP: Nënat e infektuara me COVID-19 mund të ushqejnë foshnjat me gji

Instituti i Shëndetit Publik i ka bërë thirrje të gjitha nënave të cilat rezultojnë pozitive me COVID-19 dhe që janë në periudhën e laktacionit, të vijojnë të ushqejnë me gji foshnjën e tyre, pasi përmes gjirit nënat ushqejnë foshnjën e tyre dhe me antitrupat e nevojshëm për tu mbrojtur nga infeksione të ndryshime.

Përmes një njoftimi të publikuar ditën e shtunë, ISHP thekson se, studimet e deritanishme nuk kanë konfirmuar transformimin e virusit nëpërmjet qumështit të gjirit tek lehonat, të konfirmuara me Covid19.

“1-7 Gusht 2020 është java Botërore e Ushqyerjes me gji. Qumështi i gjirit është alternativa më e mirë për të ushqyer foshnjat gjatë vitit të parë të jetës e më tej. Nëpërmjet tij foshnjat marrin gjithë elementët e nevojshëm ushqimor për mirërritjen dhe zhvillimin dhe për më tepër antitrupat mbrojtëse ndaj infeksioneve të ndryshme”,- thekson ISHP.

“Ushqyerja me gji mbetet çelësi i sigurt për një shëndet të mirë në vazhdimësi.Gratë me COVID-19 gjithashtu mund të ushqejnë foshnjat me gji. Ato duhet: Të lajnë duart shpesh me ujë e sapun ose t’i dezinfektojnë ato me pastrues duarsh me bazë alkooli. Të mbajnë maskë gjatë çdo kontakti me beben Të teshtijnë apo kolliten në një shami letre higjienike një përdorimshe. Të pastrojnë dhe dezinfektojnë rregullisht sipërfaqet e prekura”,- thekson ISHP./atsh

ISHP: Nënat e infektuara me COVID-19 mund të ushqejnë foshnjat me gji Read More »